Le tė jetė nga ju njė grup qė  thėrret nė atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja

 

 

Emri 

E-mail 

Mesazhi

Nexhat Ibrahimi

 

 

Natyra, manifestimet, problemet dhe perspektiva e zgjimit islam nė Ballkan

 

 

Hyrje

 

            Shkrimi qė keni para vetes pėrpiqet tė shtrojė gjendjen e muslimanėve nė Ballkan sipas shteteve dhe regjioneve, nė mėnyrėn mė tė shkurtėr nga e kaluara, nė tė tashmen dhe vizionet pėr tė ardhmen. Natyrisht, pėr shkak tė gjendjes politike nė kėto vende dhe luftrave tė njėpasnjėshme, nuk posedojmė tė dhėna tė sakta, por tė pėrafėrta. Pasaktėsitė eventuale shpresoj tė kuptohen nga lexuesit si gjendje normale tranzitore e jo si qėllimkėqija dhe dezinformuese.

            Po ashtu, ky shkrim pėrpiqet tė pėrgjigjet, apo pjesėrisht tė pėrgjigjet nė disa prej pyetjeve:

Ēfarė janė rrethanat shoqėrore-historike dhe ēfarė ėshtė natyra e zgjimit islam te muslimanėt nė Ballkan? Cilat modele tė zgjimit islam janė tė pranishme nė Ballkan dhe cilat janė manifestimet e zgjimit islam nė Ballkan? Cilat janė problemet dhe vėshtirėsitė objektive dhe subjektive qė e pėrcjellin kėtė zgjim islam tė muslimanėve nė Ballkan? Cila ėshtė natyra e radikalizmit dhe ekstremizmit islam nė Ballkan dhe cilat janė pėrmasat e tij nėse ai ekziston? Cilat sfida dhe probleme qėndrojnė para zgjimit islam nė Ballkan dhe ēfarė janė lidhjet e lėkundjeve dhe tė pėrplasjeve bashkėkohore islame nė Ballkan me ato nė botė? Ekziston ndėrlidhshmėri apo ky zgjim ėshtė rezultat i vetėdijėsimit spontan? Ēfarė ėshtė raporti i organeve zyrtare islame kundrejt lėvizjeve dhe organizatave proislame te ne? Cilat janė mundėsitė reale pėr zgjimin islam dhe cila ėshtė perspektiva e zgjimit islam nė Ballkan? Pėrgjigjja e hollėsishme dhe meritore nė kėtė gjitha kėto pyetje do tė ēonte larg, por megjithatė pėrpjekjet tona do tė jetė modeste dhe njėkohėsisht orientuese pėr shqyrtime tė ngjashme.[1]

 

 

Rrethanat shoqėrore-historike dhe treguesit statistikorė pėr numrin

e muslimanėve nė Ballkan

 

I. Muslimanėt e Ballkanit pėrbėjnė njė tėrėsi heterogjene nė pikėpamje politike, ekonomike, etnike, gjuhėsore, kulturore por edhe fetare. Por, ky heterogjenitet pėrbėnė nė vete edhe pikat e pėrbashkėta, qė janė mė tė rėndėsishme se sa pikat qė ndajnė. Janė qėllimkėqija pretendimet e disa intelektualėve dhe politikanėve qė integrimet jomuslimane nė Ballkan po forcohen nga sindromi “i frikės nga muslimanėt”, sikurse edhe pretendimet e disa intelektualėve muslimanė qė pėr hir tė islamofobisė sė tė tjerėve tė neglizhojė apo braktisė tėrėsisht faktorėt integrues nga mesi i vet.

            Takimet e para tė muslimanėve me popujt ballkanikė, me intenzitete tė ndryshme, datojnė nga shekulli VIII[2], pėr t’u intensifikuar dhe institucionalizuar me ardhjen e osmanlinjve nė shekullin XIV-XV.[3] Ėshtė indikativ edhe fakti se procesi i islamizimit tė vullnetshėm tė popujve ballkanikė ka zgjatur me shekuj pėr t’u deislamizuar vetėm pėr disa dekada si pasojė e dhunės, vrasjeve, persekutimeve, dhunimeve nga pala tjetėr. Kjo gjendje ka qenė mė pak e praktikuar nė Kosovė, Shqipėri, Sanxhak, Bosnjė e Hercegovinė dhe pjesėrisht nė Bullgari.[4]

II. Numri i saktė i muslimanėve nė Ballkan paraqet problem tė llojit tė vet. Mosekzistimi i rubrikės dhe mosevidentimi i qytetarėve gjatė regjistrimeve kombėtare sipas pėrkatėsisė fetare nė vendet komuniste ka bėrė qė shifrat vetėm pėrafėrsisht tė jenė tė sakta. Disa hulumtues mendojnė se numri i muslimanėve nė Ballkan ėshtė rreth 10 milionė, respektivisht rreth 24 % tė popullsisė sė pėrgjithshme.[5] Vetėm nė Shqipėri e sidomos nė Kosovė muslimanėt pėrbėjnė shumicėn dėrmuese. Nė Bosnjė e Hercegovinė muslimanėt pėrbėjnė shumicėn relative, kurse nė Sanxhak muslimanėt janė tė defaktorizuar, sepse janė tė ndarė ndėrmjet Serbisė dhe Malit tė Zi dhe nuk paraqesin subjekt homogjen politik dhe territorial. Nė Maqedoni muslimanėt pėrbėjnė rreth 30% tė popullsisė, kurse nė Bullgari rreth 13 %. Nė Greqi, Rumani dhe nė Kroaci e Slloveni muslimanėt pėrbėjnė pakicė tė konsiderueshme. Pėrqindja e muslimanėve nė kėto vende ballkanike kushtėzon edhe natyrėn e zgjimit dhe tė renesansės muslimane.[6]

            Muslimanėt e Ballkanit kryesisht janė popullsi autoktone, e cila ka pranuar islamin shumė herėt, e masovikisht dhe institucionalisht vetėm me ardhjen e osmanlinjve. Popujt mė tė njohur janė iliro-shqiptarėt, boshnjakėt[7], torbeshėt, goranėt, pomakėt etj. Numri mė i vogėl janė ardhacakė nga viset tjera e sidomos nga Turqia. Grupi etnik i iliro-shqiptarėve dhe i boshnjakėve ėshtė me numėr mė tė madh.

            Muslimanėt e Ballkanit flasin disa gjuhė, por mė tė rėndėsishmet dhe mė masoviket janė gjuha shqipe, boshnjake, turke, rome dhe ajo bullgare. Tė gjithė kėta popuj pėr gjuhė fetare kanė gjuhėn arabe. Gjuha arabe ka qenė edhe gjuhė e diturisė dhe e shkencės, kurse gjuha turke deri mė 1912 ishte gjuhė e administratės shtetėrore. Gjuha persiane ka qenė gjuhė e letėrsisė, e sidomos e poezisė islame.

            Nė aspektin juridik dhe doktrinar muslimanėt e Ballkanit i pėrkasin shkollės hanefite – maturidite[8], kurse nė aspektin kulturo-qytetėrues i pėrkasin zonės kulturore osmane. Janė tė pranishme edhe tarikate tė tesavufit, kryesisht sunitė.

            Forma mė standarde organizative e muslimanėve tė Ballkanit ėshtė “Bashkėsia Islame” nė krye me kryetarin apo muftiun (nė Bosnjė, Maqedoni, e Mal tė Zi quhet Reis’ul-ulema, kurse nė Kosovė kryetar / mufti). Territorialisht, por edhe nė aspektin kadrovik e organizativ Bashkėsia Islame e Bosnjė e Hercegovinės ėshtė mė e madhja, kurse tė tjerat janė diē mė tė vogla.[9]

Statusi politiko-juridik i muslimanėve nė Ballkan dallon nga vendi nė vend, me ndryshime tė kohėpaskohshme, varėsisht nga ideologjia dhe sistemi politik qė ndjek shteti i caktuar.

 

 

Pasqyrė e gjendjes sė muslimanėve nė Ballkan

 

Bashkėsia Islame e Hungarisė.- Kjo bashkėsi numėron disa dhjetėra mijė muslimanė, kryesisht arabė, turqė, pakistanezė, iranianė dhe konvertitė tė paktė vendorė. Mirėpo, numri i tyre ėshtė nė rritje e sipėr.[10] Sipas kryetarit tė Bashkėsisė Islame tė Hungarisė, Sulltan Bollek, aktualisht numri i muslimanėve ėshtė mbi 30 mijė muslimanė. Nga ky numėr ėshtė 5 mijė muslimanė janė hungarezė vendorė. Muslimanėt e Hungarisė, krahas vendorėve, janė turqė, shqiptarė boshnjakė dhe arabė. Sipas tė njėjtit burim, nė Hungari ka gjithsej tre imamė. Nė kryeqytet, sipas burimeve tė mėhershme, nė Budapesht, ekzistojnė dy mesxhide pėr nevoja tė besimtarėve. Mirėpo, burimet aktuale tė Bashkėsisė Islame theksojnė se nė Budapesht ekzistojnė gjashtė mesxhide, nė Miskolc njė, nė Siklos njė dhe nė pecs njė mesxhid. Ekziston edhe nė revistė me emrin “Calling Word” - revistė mujore.[11] Ekzistojnė dy pėrkthime tė Kur’anit nė hungarisht.[12]

Bashkėsia Islame e Rumanisė.- Muslimanėt kryesisht janė tė vendosur nė zonėn e Dobruxhės. Mė sė shumti ka turqė, pastaj tatarė, romė dhe shqiptarė[13]. Nė ēėshtjet juridike-akaidologjike ndjekin mėsimet e shkollės hanefite-maturidite. Numri i muslimanėve llogaritet tė jetė rreth 1 %. Sipas njė burimi, llogaritet tė jenė rreth 200 mijė banorė apo 2.3 % muslimanė.[14] Nė Rumani funksionojnė mė se 80 xhami, kurse qendra e tyre ėshtė nė Konstancė.[15] Kah fundi i shekullit XX ėshtė hapur “Shkolla e mesme teologjike-pedagogjike muslimane Mustafa Kemal Ataturk”.[16]

Bashkėsia Islame e Greqisė.- Nga qindra xhami nė fillim tė shekullit XX, disa gjimnazeve dhe medrese nė Komotin, Ksant, Ehinos, ku mėsonin muslimanėt, mbeti shumė pak.[17]

Pas kėmbimit tė popullsisė nė vitin 1923 ndėrmjet Turqisė dhe Greqisė, nė Greqi kanė mbetur numėr i vogėl muslimanėsh, kryesisht nė Thrakinė perėndimore tė Greqisė veri-lindore. [18]Mendohet se janė rreth 270 mijė muslimanė apo mbi 2%. Njė pjesė e konsiderueshme e muslimanėve nė Greqi kanė qenė shqiptarė, sidomos nė Ēamėri, prej nga me dhunė janė dėbuar nga shtėpitė e tyre kurse pasuria e tyre ėshtė nacionalizuar.[19] As nė ditėt e sotme gjendja e muslimanėve nė Greqi nuk ėshtė e mirė. Mendohet se nė Greqi ka rreth 800 mijė emigrantė muslimanė, sidomos nga Shqipėria, por edhe nga Pakistani, Egjipti, Bangladeshi, Palestina, Iraku etj.[20] Shpesh herė emigrantėt shqiptarė qė punojnė nė Greqi janė tė detyruar tė ndėrrojnė emrin dhe fenė pėr tė gjetur punė. Mendohet se Greqia ka rreth 250 xhami.[21]

Bashkėsia Islame e Bullgarisė.- Sipas vitit 1992 nė Bullgari kishte mbi 1.110.000 muslimanė (apo 13,1%) nga tė cilėt rreth 92,3% sunnitė dhe 7,7% shi’itė alevitė (nė krahinėn Deli orman).[22] Bashkėsinė Islame tė Bullgarisė e pėrbėjnė tri tėrėsi etnike kryesore: bullgarėt e islamizuar (tė njohur si pomakė), turqit dhe tatarėt.[23] Ka tė dhėna se edhe romėt dhe ēerkezėt pėrbėjnė pėrqindje tė caktuar tė popullsisė.[24] Dikur Bullgaria kishte mbi 2300 xhami, qė nė vitin 1966 tė ketė 1300.

Nė tė kaluarėn muslimanėt e Bullgarisė kanė pėrjetuar gjendje tė rėndė, madje edhe duke u kryquar me dhunė. Sot ekzistojnė tri shkolla tė mesme islame sikur nė Shumen. Nė Sofje ekziston Instituti i Lartė Islam (Visshij Isljamski Institut) ku studiojnė numėr i vogėl studentėsh.[25]

Bashkėsia Islame e Shqipėrisė.- Shqipėria, krahas Kosovės, ėshtė vendi i vetėm me popullsi shumicė muslimane nė Evropė. Numri i muslimanėve nė Shqipėri duhet tė jetė mbi dy milionė e 700 mijė muslimanė. Shqiptarėt janė populli mė i madh muslimanė nė Ballkan dhe kapėrcen shifrėn prej 6 milionė. Shqipėria pas largimit tė Turqisė mė 1912 kaloi njė periudhė tė rėndė. Kjo gjendje ishte e rėndė pėr shkak tė orekseve tė pangopura tė shteteve fqinje tė Serbisė, Maqedonisė, Greqisė. Gjendja sidomos u vėshtirėsua pas vitit 1945, kur nėn regjimin komunist tė Enver Hoxhės u rrėnuan shumica e xhamive dhe objekteve islame. Deri nė vitin 1967 Shqipėria ka pasur 1666 xhami kurse sot mendohet tė ketė mbi 400 xhami dhe mesxhide. Gjatė sundimit komunist nė Shqipėri u burgosėn, u internuan apo u vranė shumė punėtorė fetarė. Pas rėnies sė komunizmit mė 1991, edhe Shqipėrinė e pėrfshiu vala e zgjimit islam, me njė numėr tė vogėl objektesh fetare dhe me pak punėtorė fetarė kryesisht tė moshuar. Bashkėsia Islame e Shqipėrisė ballafaqohet me mungesė tė mjeteve materiale dhe me mungesė kuadrosh cilėsore fetare. Aktualisht punojnė rreth 350 imamė. Ka shtatė medrese me rreth 2000 nxėnės. Boton gazetėn “Drita Islame”. Ekzistojnė edhe revista e gazeta jashtė Bashkėsisė Islame si Univers, Impakti, qė mbrojnė vlerat kulturo-historike dhe aktuale islame etj.[26]

Bashkėsia Islame e Shqipėrisė ballafaqohet edhe me njė numėr tė madh organizatash fetare kristiane, tė ndihmuara drejtpėrdrejt nga shtetet kristiane por tė pėrkrahura edhe nga faktori politik dhe intelektual vendor.

Bashkėsia Islame e Bosnjės dhe Hercegovinės.- Kėtė qindvjetėshin e fundit Bashkėsia Islame e Bosnjės dhe Hercegovinės ėshtė etnia mė e organizuar fetare e muslimanėve nė Ballkan dhe aktualisht mban primatin e qendrės islame nė Ballkan. Zgjimi i muslimanėve nė Bosnjė ka filluar mė herėt, nė vitet e 70-ta tė shekullit XX, por mori hov sidomos me fillimin e luftės.

Kjo bashkėsi pėrfshinė muslimanėt e Bosnjės, Kroacisė e Sllovenisė dhe Sanxhakut. Bashkėsia Islame ka mbi 20 doktorė shkencash fetare, disa dhjetėra magjistėr shkencash fetare dhe mbi 500 qė kanė pėrfunduar fakultetet islame.

Bashkėsia islame ka Fakultetin e Shkencave Islame nė Sarajevė nė dy katedra: teologjik dhe pedagogjik, ka tri Shkolla tė Larta Islame me 800 studentė dhe pesė medrese me mbi 1300 nxėnės. Bashkėsia Islame ka Bibliotekėn e Gazi Husrev-beut tė vjetėr 450 vjetė, Qendrėn Botuese El-Kalem, Drejtorinė e Vakufit, gazetėn Preporod, revistėn Novi Mual-lim, Glasnik, Analin, Takvimin, Vjetarin e Fakultetit Islam etj. etj.[27]

Bashkėsia Islame e Kosovės.- Bashkėsia Islame e Kosovės nga viti 1993 ėshtė pavarėsuar nga Rijaseti i Bashkėsisė Islame tė ish-Jugosllavisė. Popullsia e Kosovės pėrbėn mbi 90% muslimanė, respektivisht mbi 2 milionė e 400 mijė muslimanė. Popullsia tjetėr qė nuk arrinė 10 % janė serbė ortodoksė dhe mė pak se 1% katolikė shqiptarė.

Bashkėsisė Islame e Kosovės gjatė luftės serbo-shqiptare 1998-1999 iu rrėnuan, dogjėn apo dėmtuan mbi 218 xhami dhe qindra objekte tjera tė Bashkėsisė Islame, iu mbytėn shumė punėtorė fetarė dhe shumė nxėnėsa tė medreseve nė Kosovė.[28]

Pėrveē shqiptarėve si shumicė dėrmuese, ka edhe boshnjakė, turqė, romė, egjiptianė dhe ashkalinjė muslimanė. Bashkėsia Islame ka njė medrese me pesė paralele dhe atė dy paralele (djemė dhe vajza) nė Prishtinė, dy paralele (djemė dhe vajza) nė Prizren dhe njė paralele (djemė) nė Gjilan. Bashkėsia Islame ka edhe Fakultetin e Studimeve Islame tė hapur mė 1992. Bashkėsia Islame boton Takvimin vjetor, revistėn Edukata Islame dhe Dituria Islame dhe libra tė tjerė islamė dhe disa revista tė nxėnėsve dhe tė studentėve.

Bashkėsia Islame e Sanxhakut.- Sanxhaku sipas vitit 1991 kishte mbi 400 mijė banorė dhe me 54% muslimanė. Njė numėr i tyre prej 80 mijė muslimanėsh janė shpėrngulur nė Bosnjė apo nė Perėndim. Bashkėsia ka xhami tė shumta, ka medresenė e djemve dhe vajzave, Shkollėn e Lartė Islame, Shtėpinė Botuese “El-Kelimeh” dhe mujoren “Glas islama”. Bashkėsia Islame e Sanxhakut nga viti 1993 nė vend tė Prishtinės ėshtė e lidhur me Bashkėsinė Islame tė Sarajevės.[29]

Bashkėsia Islame e Serbisė.- Nė Serbi nuk kemi ndonjė bashkėsi islame homogjene. Aktualisht vepron Bashkėsia Islame e Sanxhakit me seli nė Novi Pazar, ajo e Beogradit me seli nė Beograd dhe pėrfshinė disa qytete dhe ajo e Kosovės lindore (Presheva, Bujanovci dhe Medvegja), e cila mbanė lidhje me Prishtinėn dhe ajo po ashtu e Kosovės lindore, e cila ėshtė shkėputur nga Prishtina dhe mbanė lidhje me Qeverinė e Beogradit dhe vepron e pavarur.

Serbia ka qenė nėn sundimin osman mbi 400 vjet dhe aty kishte disa qindra xhami dhe objekte tjera islame. Mirėpo, largimi i Turqisė tėrhoqi njė valė dhune tė paparė ndaj muslimanėve. U prishėn thuajse tė gjitha xhamitė, medresetė, hamamet, kronet dhe objektet tjera kulturore islame, dėboi qindra mijė muslimanė. Vetėm nga Sanxhaku i Nishit etnikisht u pastruan mbi 600 fshatra me shumicė muslimane. Aktualisht nuk kemi ndonjė pėrqindje tė muslimanėve nė Serbi.

Bashkėsia Islame e Malit tė Zi.- Sipas regjistrimit tė vitit 1991 muslimanėt nė Mal tė Zi pėrbėjnė mbi 20% tė popullsisė dhe atė rreth 13 % boshnjakė dhe rreth 7 % shqiptarė. Mendohet se janė rreth 140 mijė muslimanė tė etnive tė ndryshme.

Bashkėsia Islame selinė e ka nė Podgoricė, numėron rreth 120 xhami, 70 imamė, 13 kėshilla komunal tė BI-sė. Podgorica boton gazetėn “Elif” nė gjuhėn boshnjake dhe shqipe.[30] Nė ndėrtim e sipėr ėshtė edhe medreseja.

Bashkėsia Islame e Kroacisė.- Nė Kroaci jetojnė mbi 80 mijė muslimanė. Kanė 13 Kėshilla Komunal Islam dhe dy xhami e 20 mesxhide. Nga viti 1992 ėshtė hapur edhe medreseja nė Zagreb. Kjo bashkėsi kohė pas kohe boton literaturė islame dhe organizon tubime shkencore dhe garat e kėndimit tė Kur’anit me rėndėsi ndėrkombėtare.[31] Gjatė vitit 2005 ėshtė marrė vendim pėr hapjen e Fakultetit tė Diturive Islame dhe Sociale.

Bashkėsia Islame e Sllovenisė.- Nga tė dhėnat e vitit 2001 nė Slloveni ka pasur mbi 47 mijė muslimanė, apo 2.4%. Bashkėsia Islame mendon se ky numėr arrinė nė rreth 100 mijė muslimanė. Por, edhe ne mendojmė se ky numėr ėshtė disafishuar, nė bazė tė emigirimit tė shqiptarėve tė Kosovės, Maqedonisė dhe muslimanėve boshnjakė. Nė Slloveni deri tash nuk ėshtė lejuar ndėrtimi i ndonjė xhamie, por nė vitin 2003 ėshtė lejuar ndėrtimi i xhamisė. Qyteti Jasenicė nė Slloveni ka mbi 20% muslimanė nga numri i pėrgjithshėm i popullsisė.[32]

Bashkėsia Islame e Maqedonisė.- Nė Maqedoni jeton bashkėsia muslimane tė cilėn e pėrbėjnė 99 % shqiptarėt muslimanė, dhe turqit dhe boshnjakėt (torbeshėt). Sipas tė dhėnave tė vitit 1991 kishte 441.987 shqiptarė, mbi 70 mijė turqė dhe mbi 50 mijė romė.  Tė dhėnat e palės shqiptare pohojnė se nė Maqedoni ka mė shumė muslimanė se sa qė argumentojnė tė dhėnat zyrtare, dhe kjo shifėr mund tė arrijė deri nė 40% tė popullsisė sė pėrgjithshme.

Bashkėsia Islame posedon medresenė e mesme dhe Fakultetin e Shkencave Islame. Ka mbi 520 xhami, 690 mektebe dhe afėrsisht dyfishė imamė aktivė. Boton gazetėn “Hėna e Re”.[33]

 

 

Natyra, faktorėt dhe manifestimi i zgjimit islam nė Ballkan

 

I. Natyra e zgjimit islam respektivisht e interesimit pėr zgjimin e muslimanėve nė vendet ballkanike me shumicė muslimane, sikurse janė Kosova dhe Shqipėria, por edhe Bosnja, dhe mjediset sikur te muslimanėt nė Maqedoni, Kosovėn lindore dhe Mal tė Zi, kryesisht ėshtė spontane, jopolitike, mė tepėr si nevojė e brendshme e besimit tė besimtarėve se sa si rezultat i ndonjė organizimi politik. Gjendja aktuale ofron tė dhėna se edhe pėr njė periudhė kohore nuk mund tė pritet nė horizont ndonjė ndryshim, apo radikalizim i gjendjes.

Po ashtu, nuk kemi asnjė parti apo grupim politik tė spektrit islam[34], e qė pretendon ta thyejė status-kuonė e tanishme. Po ashtu, nuk ekziston asnjė personalitet fetar apo intelektual musliman, i cili pretendon tė ofrojė rrugėn dhe mėnyrėn pėr aplikimin e sheriatit nė kėto vende. Edhe ato pak kėrkesa qė ekzistojnė mė tepėr janė rezultat i devotshmėrisė individuale se sa rezultat i njė kėrkese kolektive. Shkaqet dhe arsyet pėr njė gjė tė tillė janė tė shumta por nė kėtė shkrim nuk do t’i trajtojmė.

II. Zgjimi islam nė Ballkan pati filluar nė vitet e 70-ta tė shekullit XX, sidomos nė Jugosllavi. Kėtė e ndihmoi edhe liberalizmi politik, ekonomik dhe kulturor i Jugosllavisė kundrejt botės dhe po ashtu edhe hapja ndaj vendeve arabo-islame pėr shkaqe politike dhe ekonomike. Kjo bėri qė fuqia ekonomike e muslimanėve tė vijė nė shprehje nė rikonstuktimin e objekteve fetare, nė shkollimin e kuadrove tė reja nė vende tė ndryshme dhe rikthimi dhe fuqizimi i kuadrove tė vjetra nė rrethana pak-a-shumė tė reja. Marrėdhėniet e mira tė Jugosllavisė me shtetet arabo-islame nė grupin e Shteteve tė painkuadruara, fatkeqėsia palestineze e sidomos Revolucioni islamik nė Iran bėri qė edhe popujt muslimanė nė Ballkan tė ndihen mė tė fuqishėm dhe tė krijojnė ‘njėfarė’ identiteti islam kundrejt popujve tė tjerė. Kėtij zgjimi sado pak i ndihmoi edhe arrestimi dhe gjykimi i intelektualėve boshnjakė nė krye me Alija Izetbegoviqin (1983) dhe jehona e kėtij gjykimi nė tėrė Jugosllavinė e atėhershme dhe dalja e A. Izetbegoviqit nė krye tė boshnjakėve nė vitin 1990, pas daljes nga burgu 6 vjeēar.[35]

            Kėtė zgjim e ndihmoi sidomos agresioni me pėrmasa tė kontrolluara, selektiv i Jugosllavisė, por kundėrproduktiv, nė Kosovė (1981 e pas), pastaj lufta e Jugosllavisė sė cunguar nė Bosnjė 1992-1995, lufta nė Kosovė 1998-1999 dhe ardhja e aktiviteti i shoqatave humanitare nga vendet arabo-islame. Zgjimi islam erdhi edhe si pasojė e rėnies sė komunizmit dhe e demokratizimit tė Ballkanit nė pėrgjithėsi dhe e tokave shqiptare nė veēanti. Pėrmirėsimi i gjendjes sė muslimanėve nė tė gjitha vendet nė Ballkan ka qenė nė rritje, me pėrjashtim tė pozitės sė muslimanėve nė Greqi, sigurisht si pasojė e raporteve tė tendosura ndėrshtetėrore ndėrmjet Turqisė muslimane dhe Greqisė ortodokse por edhe ndėrmjet Shqipėrisė muslimane dhe Greqisė ortodokse (problemi ēamė).

III. Zgjimi islam nė Ballkan mund tė vėrehet nė mėnyra tė ndryshme, por mė tė dukshme janė:

- Religjioziteti mė intenziv individual, i cili mund tė hetohet nė vizitueshmėrinė e xhamive dhe tė manifestimeve islame, kurorėzimet islame, blerja e literaturės islame, praktikimi i religjiozitetit tė tij mė intenziv nė vendin e punės apo nė shtėpi e tė ngjashme. Mirėpo, ky ėshtė vetėm njė vlerėsim individual, sepse nuk kemi ndonjė anketė tė bėrė apo ndonjė studim serioz tė kėtij lloji;

- Rindėrtimi dhe ndėrtimi i xhamive dhe e qendrave islame qė ka filluar me vitet e 70-80-ta nė ish-Jugosllavi dhe pas viteve tė 90-ta nė vendet tjera ballkanike. Pėrkundėr ndėrtimit tė objekteve tė reja, kapaciteti i tyre nuk ėshtė i mjaftueshėm as sot sidomos gjatė namazit tė xhumasė, teravisė dhe tė bajrameve.[36]

- Arsimimi islam nė Ballkan ka pėrjetuar njė zhvillim tė mirė. Ekzistojnė katėr fakultete islame (Sarajevė, Prishtinė, Shkup, Zenicė), dy shkolla tė larta islame (Bihaq dhe Novi Pazar) dhe njė Institut islam nė Bullgari dhe njė Institut islam privat nė Shqipėri AIITS). Punojnė edhe rreth 20 medrese – shkolla tė mesme islame: pesė nė Bosnjė, pesė nė Kosovė, dy nė Maqedoni, shtatė nė Shqipėri, tre nė Bullgari etj.;

- Veprimtaria botuese islame nė vendet ballkanike pas rėnies sė komunizmit ka filluar me intenzitet mė tė gjallė. Deri sa Bashkėsia Islame por edhe botuesit privat nė Bosnjė e Hercegovinė janė diē mė mirė, kjo nuk mund tė thuhet edhe pėr Bashkėsinė Islame tė Kosovės, tė Maqedonisė, Shqipėrisė etj. Po mos tė ishte veprimtaria e gjallė dhe cilėsore e shtėpive botuese private (mė herėt Zėri Islam, pastaj Logos-A, Furkan, Asr, AIITS etj.) gjendja do tė dukej e mjerė;

- Zgjimi islam ka ardhur nė shprehje edhe nė pėrdorimin e simboleve dhe shenjave tė ndryshme me motive islame sikurse janė veshja islame te femrat muslimane dhe lėshimi i mjekrės te meshkujt, pėrdorimi i simboleve tradicionale islame nė flamuj apo nė rekuizite tė tjera: ēelėsa, varėse, korniza muri, dekore tė ndryshme etj.

Pėrkundėr kritikave mjaft tė vrazhda, shpeshherė edhe ekstreme nga ana e shekullaristėve, ky lloj zgjimi islam ėshtė nė rritje e sipėr;

- Ndonėse nuk ekziston ndonjė parti apo organizim politik, dhe ndonėse islami nuk ka arritur tė bėhet faktor vendimtar pėr formulimin e programeve tė ndonjė organizmi politik, shumė muslimanė kanė filluar tė vetėdijėsohen dhe tė pozicionohen afėr partive qė janė mė afėr fesė islame; e etillė ėshtė SDA nė Bosnjė, Partia e Drejtėsisė nė Kosovė, Partia e Aksionit demokratik – rruga islame nė Maqedoni etj.

- Paraqitja e organizatave kulturore dhe humanitare islame, vendore apo tė jashtme, janė shprehje dhe shenjė e zgjimit dhe e solidaritetit musliman dhe ndėrmusliman dhe njėkohėsisht janė pengesė nė sytė e fundamentalizmave antimuslimanė, tė cilėt dėshirojnė fushė tė hapur pėr eksperimentimet e tyre ndaj muslimanėve.

- Vlejnė tė pėrmenden edhe disa nisma nė dobi tė regjionit ballkanik si formimi i Kėshillit Islam tė Evropės Lindore nė gusht tė vitit 1991 nė Sarajevė, i cili nuk funksionoi dhe formimi i Kėshillit evro-aziatik i propozuar nga Turqia, i cili nuk dha rezultate tė dėshiruara.

- Ndėrtimi i disa institucioneve islame alternative si Bankat islame (Bosna Bank International), ēerdhet islame, ambulancat islame, thertoret islame, e pse jo edhe shkolla tė specializuara islame etj., pėr t’ua lehtėsuar jetėn besimtarėve muslimanė nė shoqėritė shekullare ateiste.

- Simpatia dhe solidarizimi i popujve muslimanė ballkanikė me vuajtjet e popujve tjerė si: boshnjak, shqiptar, ēeēen, palestinez, afganistanez, irakien, morotė filipinezė, kashmiras etj.

- Ringjallja e frymės sė xhihadit te muslimanėt e Ballkanit duke iu falėnderuar luftės shkatėrrimtare ortodokse nė Bosnjė e Hercegovinė, Kosovė, Maqedoni, Luginėn e Preshevės, por edhe duke iu falėnderuar supremacionit politik dhe ekonomik dhe animit tė shqiptarėve jomuslimanė nė Shqipėri kah pėrkatėsia fetare, sikurse simpatia e maqedonėve dhe grekėve nė favor tė serbėve. Nė zgjimin e muslimanėve ballkanikė ndikoi edhe ndihma e pashterrshme dhe solidarizimi i vendeve muslimane me shqiptarėt, boshnjakėt etj.

 

 

Orientimet fetare dhe organizatat e muslimanėve nė Ballkan

 

            Ndonėse ėshtė vėshtirė tė tėrhiqet njė vijė e saktė, megjithatė islami tradicional ėshtė dominant nė Ballkan kurse bartės tė kėtij manifestimi janė bashkėsitė fetare.

            Edhe sufitė, apo tarikatet janė njė faktorė me rėndėsi, por dallojnė nga vendi nė vend. Deri sa nė Bosnjė e Hercegovinė tarikatet funksionojnė brenda Bashkėsisė Islame, nė Kosovė ata funksionojnė tė pavarur si organizatė por shėrbimet e varrimit i kryejnė me Bashkėsinė Islame. Nė anėn tjetėr, nė Shqipėri tarikati bektashi nga ana e shtetit shqiptar ėshtė shpallur pėr fe tė veēantė, me qėllimin e vetėm qė Bashkėsia Islame sunnite tė humbė nė numėr kurse Islami mos tė paraqitet fe shumicė.

            Viteve tė fundit ėshtė i hetueshėm nė shumė aspekte edhe depėrtimi i mendimeve revivaliste kryesisht nėpėrmjet literaturės sė pėrkthyer dhe studentėve qė kanė diplomuar nėpėr ato vende. Mėnyrat tjera tė dnikimit janė edhe ligjėratat, kampimet, shoqėrimet, ndihmesa studentėve dhe takimet e shumta nė tė cilat studiohet Kur’ani dhe Sunneti. Pėrparėsia e kėtij aktiviteti ėshtė se janė mė tė lėvizshėm, mė aktivė, por shpesh pa platformė tė studiuar dhe me imitime tė vendeve tė huaja.[37]

            Botėkuptimet vehabiste (duke u identifikuar me shprehjen selefiste) janė tė reja nė Ballkan dhe lidhen me kthimin e disa studentėve nga Medineja dhe Amani. Por, si nė Bosnjė ashtu edhe nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni e regjion, pikėpamjet vehabiste erdhėn sidomos me ardhjen e shumė shoqatave arabo-islame pas rėnies sė komunizmit dhe gjatė dhe pas luftėrave nė Ballkan.

            Qė nga vitet e 70-80-ta kemi njė tėrheqje, respektivisht njė heshtje tė theksuar tė modernizmit nga skena publike intelektuale nė Ballkan. Sidomos kjo ka ndodhur me depėrtimin e ideve revivaliste.

            Edhe idetė shi’ite kanė pasur njė reflektim tė vogėl nė Ballkan. Kjo ka ndodhur sidomos pas revolucionit islam nė Iran mė 1979. Muslimanėt e Ballkanit nuk e simpatizuan kėtė revcolucion pėr shkak tė shi’izmit, por pėr shkak tė fenomenit se bota muslimane pa nė vepėr se muslimanėt mund t’i kundėrvihen botės perėndimore nėse janė unik dhe konstruktiv. Nė simpatinė e muslimanėve tė Ballkanit pėr mėsimet shi’ite ndikoi edhe paraqitja e propaganduesve tė tyre nė mėnyrė mė tė organizuar dhe nė mėnyrė mė efikase krahasuar me arabėt. Tė gjitha grupet e sipėrme nuk mund tė rradhiten nė grupin e organizatave ekstremiste.[38]

Mirėpo, nė mesin e shumė organizatave ka edhe asosh qė mund tė quhen ekstremiste. Nė kėtė grup bėnė pjesė Supporters of Sharia apo Ensaru-sh-sheri‘a.[39] Natyrisht, kėto ide nuk janė tė pranishme nė masė mė tė madhe, por nė disa individė, tė cilėt ende qėndrojnė pas pseudonimeve. Simpatizuesit e tyre kryesisht janė tė rinjė, studentė. Nė paraqitjen e kėtyre grupeve ekstremiste ndikon edhe korruptimi material e moral i elitės fetare nė trojet ballkanike, respektivisht nė trojet shqiptare, pastaj ndikon edhe paaftėsia e autoriteteve tė bashkėsive islame pėr angazhime mė serioze.

 

 

Politika e antiterrorizmit global pas 11 shtatorit 2001 –

Islami dhe muslimanėt nė Ballkan

 

            Prezentimi medial i islamit dhe muslimanėve nė fillim tė mileniumit tė tretė, e sidomos pas 11 shtatorit 2001, ishte tejet i vrazhdė dhe nga viktimat e gjenocidit, etnocidit dhe urbicidit, u shndėrruan nė armiqė tė botės sė qytetėruar. Si boshnjakėt ashtu edhe shqiptarėt u paraqitėn si gjakpirės dhe pengesa tė integrimit islamo-perėndimor.

            11 shtatori 2001 dhe ngjarjet qė pasuan pas tij ndikuan negativisht nė zgjimin musliman nė Ballkan, por SHBA-tė dhe aleatėt e saj nuk fituan simpati pėr shkak tė arrogancės sė tyre por antipati. Madje, sjellja arrogante e tyre solli deri te njė valė e re e interesimit pėr islamin si brenda muslimanėve ashtu edhe tė jomuslimanėve.

 

 

Pengesat dhe vėshtirėsitė e zgjimit islam nė Ballkan

 

            Rezistenca kundėr zgjimit islam nė Ballkan, por edhe nė qendrat tjera nė botė, buron nga disa qendra.

            Burimi i parė dhe mė i fuqishėm i rezistencės kundėr zgjimit islam ėshtė shtresa sunduese e Evropės shekullariste dhe kristocentriste. Po ashtu, sundimi gjysmėshekullor komunist nė Ballkan pas vetes la breza tė edukuar dhe arsimuar nė frymėn e shekullarizmit, ateizimit dhe evropocentrizmit vullgar dhe agresiv. Kėtė e provon secila gazetė e Kosovės, Shqipėrisė, Bosnjė etj.

Burimi i dytė i rezistencės kundėr zgjimit islam janė paragjykimet, fobia dhe armiqėsia e hapur e jomuslimanėve nė regjion. Ky mjedis armiqėsor paraqet kėrcėnim jo vetėm pėr afirmimin e islamit dhe identitetit kulturor-qytetėruers musliman, por edhe pėr vetė ekzistimin fizik tė muslimanėve nė Ballkan. Kėtė mė sė miri e vėrtetoi armiqėsia katolike kroate, ortodokse serbe-malazeze, ortodokse maqedone, ortodokse greke kundrejt muslimanėve gjatė viteve 1990-2000.[40]

Burimi i tretė i rezistencės pėr zgjimin islam nė Ballkan janė paragjykimet e madje edhe armiqėsia e disa qarqeve ndėrkombėtare tė cilėt synojnė njė kontroll tė plotė mbi muslimanėt. Kėshtu mund tė kuptohet edhe sjellja e perėndimit ndaj luftės nė Bosnjė dhe Kosovė. Faktori ndėrkombėtarė duhet tė zgjedh mes dy obcioneve: ose muslimanėt dhe islamin do ta shpallė armiqėsorė dhe si tė tillė do ta trajtojė dhe me kėtė do t’i pėrkrahė elementet radikale ose muslimanėt dhe islamin do ta pranojė si religjion evropian sikurse judaizmin dhe kėshtu do tė Faktori ndėrkombėtarė duhet tė zgjedh mes dy obcioneve: ose muslimanėt dhe islamin do ta shpallė armiqėsorė dhe si tė tillė do ta trajtojė dhe me kėtė do t’i pėrkrahė elementet radikale ose muslimanėt dhe islamin do ta pranojė si religjion evropian sikurse judaizmin dhe kėshtu do tė veprojė nė eliminimin e kushteve socio-ekonomike dhe politike qė pėrkrahin ekstremizmin.[41]

Burimi i katėrt i rezistencės ndaj zgjimit islam ėshtė perceptimi tradicional i islamit, tė cilėt zakonisht rezufojnė ndėrrimet pėr shkak tė mehtalitetit tė tyre konservativ. Kjo shtresė ėshtė inerte dhe nuk mund ta tolerojė islamin e gjallė, tė zgjuar e dinamik, i cili pėr moto ka ixhtihadin si mekanizėm tė pazėvendėsueshėm pėr hulumtimin dhe gjetjen e rrugėve pėr problemet e reja. Kėtė e ka pohuar edhe Malik ibn Nebi qysh nė mesin e shekullit XX. Fjala ėshtė se kolonializmi ėsjhtē fjatorė pėr prapambeturinė muslimane, por faktori kruyesor ėshtė ajo qė i ka parapritė kolonializmit, braktisja e ixhjtihadit, respektivisht, “ēlirimi i muslimanėve do tė vijė kur tė shqyrtohen padrejtėsitė tė futura nė mendimin dhe politikėn e islamit nė fund tė shekullit XIII”.[42]

Po ashtu, probem nė vete ėshtė edhe rezistenca e atyre qė islamin e kanė kuptuar si tė atillė nga i cili jetojnė, por pėr tė nuk jetojnė. Islamin e shohin si zeje, profesion e jo si mision. Aktivitetet tė cilat i ofrojnė kėta kuadro dhe besimtarė janė sterile, inerte dhe joproduktive dhe mė e keqja, para njerėzve krijojnė pėrshtypjen se po punohet dhe jetohet sipas islamit.

Pėr tė dalur nga kjo gjendje, dijetarėt thuajse janė unikė se duhet ide e re e cila: 1) Do tė lirojė traditėn nga historia e fosilizuar dhe ta transformojė nga njė ndjenjė asfiksuese nė diē qė gjallėron; 2) Do ta formojė fikhun e ri – shkencėn e re tė fikhut dhe tė drejtėn tė pėrqėndruar nė nevojat, kėrkesat dhe problemet bashkėkohore me tė cilat ballafaqohet shoqėria muslimane; 3) Sėrish tė hapen dyert e ixhtihadit dhe tė udhėhiqet me luftė arsyeshėm dhe kėmbėngulėsisht, deri te tė kuptuarit e freskėt dhe deri te perceptimi i ri i mėsimit tė Kur’anit dhe i jetės dhe hadithit tė Muhammedit a.s.[43]

 

 

 

 

 

Predimenzionimi medial i zgjimit islam nė Ballkan

 

            Nėse gjykojmė sipas hapėsirės qė i kushtohet manifestimit tė zgjimit islam nė mediume nė mjediset me shumicė islame nė Ballkan, mund tė pėrfundohet se fjala ėshtė pėr lėvizje me pėrmasa tė gjera. Kjo mund tė shihet edhe nga fakti, tė cilin e pohon njė autor boshnjak se “edhe njė kėngėtar mesatar nė Sarajevė mund tė tubojė mė shumė simpatizues se sa edhe oratori mė i mirė islam.”[44] Qarqet islame kryesisht janė nė margjina tė jetės publike, politike dhe ekonomike. Nuk ka asnjė tregues, asnjė anketė pėr intenzitetin e religjiozitetit tė muslimanėve nė Kosovė e vendet tjera nė Ballkan qė do tė provonte se nė Ballkan ekziston ndonjė lėvizje serioze islame. Disa hulumtime nė Bosnjė tė bėra nga Programi zhvillimor i OKB-dė (UNDP) tregon se muslimanėt religjiozė janė pakicė nė Ballkan. Zgjimi religjioz qė ekziston te muslimanėt, katolikėt dhe ortodoksėt ballkanikė ėshtė i dukshėm por, sipas tyre, ende nuk e ka pėrfshirė amzėn e shoqėrisė.[45] Mediumet qė predimensionojnė zgjimin muslimanė nė Ballkan e sidomos nė Kosovė dhe tokat shqiptare, me apo pa vetėdije ndikojnė nė krijimin e paragjykimeve, mostolerancės dhe armiqėsisė. Ėshtė e domosdoshme qė hulumtimet tė kapin edhe aktivitetin katolik dhe ortodoks nė tokat shqiptare. Shembulli i Kosovės ėshtė mjaft dėshmues. Pas luftės ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, pas vitit 1999 e pas, nė Kosovė kanė vepruar dhe veprojnė mbi 1000 shoqata e fondacione evroperėndimore kristiane, pėrballė numrit minor rreth 30 shoqata islame, tė cilat strikt kanė punuar sipas instrukcioneve nga KFOR-i dhe UNMIK-u. Ngjashėm ėshtė edhe nė Shqipėri, por pėr fat tė keq me tė madhe flitet pėr fundamentalizmin dhe radikalizmin musliman e jo pėr atė kristian. Shumicės sė intelektualėve tė vendit dhe tė huajė i pengon renovimi i xhamive tė rrėnuara e tė djegura nga lufta ortodokse serbe, ndonėse besimtarėt detyrimet e tyre fetare tė xhumave, tė teravive e sidomos tė bajrameve i kryejnė nėn qiell tė hapur gjatė katėr stineve tė vitit.

 

 

Problemet, sfidat dhe kėrcėnimet pėr mbijetesėn

e muslimanėve nė Ballkan

 

            Mbijetesa biologjike.- Jomuslimanėt e Ballkanit kanė qėndrim tė pandryshueshėm negativ lidhur me muslimanėt dhe zgjimin, pa marrė parasysh cila parti apo sistem politik ėshtė nė pushtet. Nacionalizimi dhe shovinizmi i jomuslimanėve ballkanikė ėshtė kėrcėnimi kryesor pėr muslimanėt. Mirėpo, pėrkundėr pėrndjekjeve masovike tė muslimanėve, pėrkundėr luftėrave tė shpeshta shkatėrrimtare kundėr muslimanėve, popujt muslimanė, boshnjakėt apo shqiptarėt nuk kanė treguar vetėdijėsim tė mjaftueshėm ta kuptojnė kėrcėnimin e fqinjve tė tyre. Ata janė tė pėrēarė, tė thyer, si nė rrafshin politik e ekonomik ashtu edhe nė rrafshin fetar. Pėr mė tepėr, kur asnjėri grupim etnik apo fetar, i vetmuar, nuk ka fuqi t’i kundėrvihet sulmeve tė njėpasnjėshme. Boshnjakėt i quajnė shqiptarėt “juzhnjaci” (jugorė, me kuptim tė pagėdhendur), kurse shqiptarėt i etiketojnė boshnjakėt si “kokėtrash e shkije”.

            Krahas demokratizimit tė mjedisit jomusliman nė Ballkan, shpresa e muslimanėve ballkanikė pėr ditė mė tė mira ėshtė shenjė pozitive pėr zhvillimet e reja. Ata presin qė ta kenė njė shtet apo njė bllok shtetesh muslimane, qoftė edhe sikurse Organizata e Konferencės Islamike, qė t’i mbrojė interesat muslimane sikurse qė katolikėt i mbronė Evropa katolike, apo ortodoksėt i mbronė Rusia e Greqia.[46]

            Ruajtja e identitetit.- Identiteti ėshtė brenga dhe sfida vijuese qė i preokupon muslimanėt ballkanikė. Deri sa proceset e integrimit politik e ekonomik evropian janė intensifikuar, procesi kulturor ėshtė ēėshtje e ndieshme, sepse Evropa nuk po e integron Ballkanin nėpėrmjet vlerave, por nėpėrmjet nus-prodhimeve, si: nėpėrmjet klubeve tė natės, shfrenimit moral, nihilizmit, egoizmit, narkomanisė etj., tė cilat kanė efekte negative mbi fenė dhe shpirtėroritetin. Pėr t’u mbrojtur nga uragani evroperėndimor, por edhe pėr t’iu kundėrpėrgjigjur evroperėndimorėve, muslimanėt duhet ndėrtuar infrastukturė islame qė nėnkupton formimin e institucioneve alternative pėr ruajtjen e vlerave islame tė muslimanėve. Shembull kemi nė disa shekujt e parė tė historisė islame, si nė Lindjen islame ashtu edhe nė Perėndimin islam.

            Provokimi intelektual.- Muslimanėt, sidomos intelektualėt muslimanė, kanė pėr detyrė qė islamin ta bėjnė interesant dhe relevant pėr muslimanėt e regjionit. Ata duhet tė pushojnė tė “importojnė” modele nga Lindja e mesme dhe e afėrm, por tė fillojnė tė pėrsiasin dhe meditojnė vetė pėr mjedisin e tyre, vetė t’i identifikojnė problemet e tyre dhe vetė t’i gjejnė zgjidhjet pėr ta, duke pasur parasysh pėrvojat e tė tjerėve. Ky angazhim duhet tė jetė i sinqertė dhe intelektual.

            Provokimi, sfida intelektuale ėshtė mė seriozja, sepse epėrsia e Evropės dhe Perėndimit ėshtė pikėrisht nė rrafsh tė intelektualizmit. Qė islami dhe muslimanėt tė mund tė garojnė me sukses nė tregun evroperėndimor pėr shpirtrat njerėzorė duhet tė bėjnė dallimin ēka ėshtė mėsim burimor islam dhe ēka interpretim dhe traditė. Pėrgjigjet duhet tė jenė reale, tė aplikueshme nė kėtė mjedis dhe me gjuhėn e kohės. Pėrgjigjet e nxituara rreth ēėshtjes sė femrės nė islam, bashkėjetesės me fetė dhe popujt tjerė e dėmtojnė islamin nė raport me tė tjerėt. Islami ėshtė fe e matur, e tė maturės, fe e lehtėsisė, e mirėkuptimit dhe tolerancės dhe kėtė e kėrkon nga pasuesit e tij. Pėr kėtė arsye, sfidė e veēantė pėr institucionet islame arsimore tė Ballkanit ėshtė integrimi i diturisė profane dhe sakrale, nė mėnyrė qė kuadri i saj tė pėrgatitet pėr akces nė rrjedhat evropiane dhe tė mos mbeten nė margjina tė rrjedhave.

Uniteti.- Sfidė e veēantė pėr zgjimin musliman nė Ballkan ėshtė edhe sektarizmi dhe jouniteti thuajse nė tė gjitha nivelet. Kjo ka bėrė qė shumė organizata me qėllim tė njėjtė tė konsumojnė kohė tė tepruar pėr ēėshtje tė parėndėsishme e triviale, e edhe ēėshtje mospajtimesh e rivalitetesh personale. Pėr kėtė arsye, zgjimi musliman nėnkupton pluralizimin islam dhe dialogun ndėrmusliman, i cili ėshtė detyrim dhe domosdoshmėri. Nėse nuk vjen deri te pėrmirėsimi i kėtyre raporteve historia e pėsimit tė muslimanėve nga jomuslimanėt nė Ballkan do tė pėrsėritet deri nė shkatėrrimin pėrfundimtar.

Aleatėt nė Perėndim.- Nė kėtė proces tė mbijetesės biologjike dhe kulturore ėshtė me rėndėsi qė tė gjithė evropianėt mos tė kategorizohen nė shportėn e njėjtė. Kėtė dallim e ka bėrė edhe Muhammedi a.s. me jomuslimanėt e kohės sė tij: ka dalluar jomuslimanėt agresiv nga ata joagresiv. Ka edhe rreziqe, kėrcėnime dhe sfida tė tjera. Mendoj se historikisht mundet dhe duhet hulumtuar miqtė dhe armiqtė e muslimanėve nė Ballkan por edhe nė botė, dhe duhet vendosur aleanca konstruktive tė ndėrsjella, jo tė dėm tė kundėrshtarėve ideorė, por nė mbrojtje tė ekzistencės fizike dhe kulturore.

Pajtohemi dhe mendimin e Tarik Ramadanit dhe tė papa Gjon Palit II-tė se problemi i mirėfilltė nuk qėndron nė pamundėsinė e pajtimit ndėrmjet islamit dhe kristianizmit, nuk qėndron nė keqkuptimin ndėrmjet Islamit dhe Kristianizmit, por qėndron nė “frikėn se shekullarizmi, ashtu ēfarė ėshtė kuptuar nė shoqėritė e industrializuara, do tė mund tė ishte vetėm emėrtim, perde, pas sė cilės fshehet realiteti i ateizmit dhe joreligjiozitetit.”[47]

 

 

Raportet e Bashkėsive Islame zyrtare kundrejt organizatave

e lėvizjeve /pro/islame

 

            Raportet ndėrmjet Bashkėsive Islame dhe lėvizjeve dhe organizatave /pro/islame janė me rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr zgjimin islam nė Ballkan. Nė botėn islame zgjimi islam nuk ka qenė nė relacion tė njėjtė me bashkėsitė islame zyrtare. Institucionet zyrtare islame nė botėn arabo-islame kryesisht kanė qėndrim negativ ndaj organizatave tė tjera islame. Kjo klimė si duket ėshtė bartur edhe nė hapėsirat ballkanike. Por, pėr dallim prej vendeve muslimane, kėtu edhe institucionet zyrtare edhe ato jozyrtare janė opozitė dhe minoritet kundrejt isntitucioneve tė feve tjera apo tė orientimit ateist tė shteteve.

            Por, ėshtė i dukshėm mosdurimi ndėrmjet institucioneve zyrtare tė Bashkėsisė Islame dhe shoqatave proislame joqeveritare. Faktorėt pėr kėtė gjendje janė tė llojllojshėm, por pėrcaktimi ideor dhe joprofesionalizmi i disa aktivistėve tė shoqatave, pastaj ngurtėsia dhe shkurtėpamėsia e disa personaliteteve brenda Bashkėsisė Islame ka qenė shkak pėr marrėdhėnie tė ērregulluara. Aktivistėt jashta Bashkėsisė Islame humbin respektin pėr organet e Bashkėsisė Islame nė rastet kur nuk hasin nė mirėkuptim tek ata, apo kur hasin nė injorim dhe injorancė tė zyrtarėve tė Bashkėsisė Islame. Sidomos marrėdhėniet prishen kur bėhet pėrzierje apo ndėrhyrje e kompetencave.

 

 

Pėrmbyllje

 

Islami ėshtė /ende/ nė margjina tė jetės politike, shoqėrore dhe kulturore nė tė gjitha vendet e Ballkanit. Megjithkėtė, islami nė kėto vende ėshtė vital, dinamik dhe paraqet njė intensifikim i aktivitetit islam ndėr besimtarėt. Nuk mund tė flitet pėr njė riislamizim, por as pėr njė deislamizim. Mirėpo, pas pėrfundimit tė luftrave nė Bosnjė, Kosovė dhe Maqedoni, dhe ardhjes sė tė huajve si forcė ushtarake, humanitare e tė tjera, morali publik ka rėnė tejet ēdo mase.

Ėshtė vėshtirė qė muslimanėt e Ballkanit nė kohėn e globalizmit tė vetekzistojnė pa ndihmėn e vendeve islame. Pėr kėtė arsye, duhet mė shumė solidaritet ndėrmjet muslimanėve tė Ballkanit dhe tė botės muslimane pėrgjithėsisht. Duhet mė shumė mirėkuptim material dhe doktrinar, mė tepėr komunikim, dialog dhe tolerancė ndėrislame. Para Bashkėsive Islame tė Ballkanit qėndrojnė detyra shumė tė rėndėsishme pėr shkak tė diskontinuitetit historik, fragmentarizimit territorial, jounitetit doktrinar dhe moskuptimit tė islamit dhe muslimanėve nė kėto troje nga tė tjerėt. Liderėt fetarė nė Ballkan duhet tė gjejnė dhe tė ofrojnė zgjidhje autoktone islame pėrballė sfidave tė modernizmit, postmodernizmit dhe evropeizimit nė vend tė huazimit tė reēetave tė gatshme nga Lindja e mesme, nga periudha tė veēanta historike apo nga grupime e individė tė skajshėm. Zgjidhja duhet tė jetė e studiuar mirė dhe tė pėrfillė pėrvojat bazore tė lėvizjeve botėrore islame dhe traditėn regjionale tė reformizmit bashkėkohor islam. Pėr shkak tė vendosjes gjeografike tė vendeve ballkanike, duhet tė pėrfillet edhe faktori evropian qė rinia muslimane tė ketė aftėsi tė dialogojė me kulturėn dhe qytetėrimin evropianė.

Krahas dobėsive subjektive tė muslimanėve nė Ballkan, rreziku mė i madh kundrejt muslimanėve vjen nga nacionalizmi dhe shovinizmi agresiv i fqinjve kristianė dhe nga fundamentalizmi shekullar antiislam i shoqėrive ballkanike. Mirėpo, shansi mė i mirė pėr muslimanėt e Ballkanit ėshtė demokratizimi i regjionit dhe respektimi i tė drejtave njerėzore nė kėtė regjion. Natyrisht, nuk duhet ushqyer iluzione tė mėdha nė kėtė kuptim, duke e marrė parasysh disponimin antiislam qysh nė fillim tė mileniumit tė tretė.

 


 

[1] Pyetje tė ngjashme shtron edhe Tarik Ramadan, njėri ndėr inteektualėt relativisht tė rinjė muslimanė sot. Shih: Tariq Ramadan, Biti evropski musliman, Sarajevė, 2002, fq. 193 e pas.

[2] N. Ibrahimi, Islami nė Ballkan para shekullit XV, bot. II, Prizren, 2000. N. Ibrahimi, Islami dhe muslimanėt nė tokat shqiptare dhe nė Ballkanin mesjetar, Shkup, 2003.

[3] Thomas W. Arnold, Historia e pėrhapjes sė islamit, Prishtinė, 2004.

[4] Numri i disa qindra xhamive dhe objekteve muslimane nė Serbi pėr shembull gjatė kohės sė osmanlinjve, dhe rrėnimi i tėrė atyre pėr njė kohė tė shkurtėr, tregon karakterin militant dhe fundamentalist tė ortodoksisė. Shih: Nexhat Ibrahimi, Islami si provokim global, Shkup, 2006.

[5] Zentrak-Institut Islam-Archiv Deutchland (SOEST) pohon se aktualisht nė Evropė jetojnė 53 milionė muslimanė. Personalisht mendoj se numri prej 53 milionė ėshtė rrėgjuar sė tepėrmi. Sipas: Over 53 Milion Muslims live in Europe, nė: http://www.emunion.org/?action=artikle&id=39.

[6] Ahmet Alibašic, Revitalizacija islama na Balkanu, nė: http://www.bosanskialim.com/.

[7] Ndonėse njė pjesė e autorėve boshnjakė-serbė-kroatė mendojnė se boshnjakėt kanė prejardhje sllave, unė mendoj se kjo nuk qėndron. Boshnjakėt kryesisht janė ilirė, dhe vetėm me ardhjen e sllavėve ka ardhur deri te pėrzierjet mė tė theksuara. Ky mendim me kalimin e kohės dhe me thellimin e studimeve historike po gjenė gjithnjė e mė shumė pėrkrahės edhe nė mesin e vetė boshnjakėve.

[8] N. Ibrahimi, Shkolla juridike hanefite …, bot. II, Prizren, 2000/1421 h.

[9] Shih kushtetutat e Bashkėsive Islame tė vendeve pėrkatėse.

[10] Shih pėr Bashkėsinė Islame tė Hungarisė: http://www.magyariszlam.hu/eng/hicnow.html.

[11] Tė dhėnat autori i shkrimit i ka siguruar nga kryetari i Bashkėsisė Islame tė Hungarisė Zoltan Bolek mė 30. 03. 2006, nėpėrmjet internetit: magyariszlam@freemail.hu.

[12] Atlas Islamskog svijeta, Sarajevė, 2004, fq. 578.

[13] Musulmanii din Romania, sipas: http://www.islam.ro/despre_musulmani.htm.

Edhe D. Tanaskoviq pohon se nė Rumani ka muslimanė shqiptarė. Shih: Enciklopedija zivih religija, Beograd, 1990, fq. 300.

[14] Tarile musulmane ale lumii, Populatie si resurse, http://www.islam.ro/s-capitol-14.htm.

[15] Musulmanii din Romania, sipas: http://www.islam.ro/despre_musulmani.htm

[16] Atlas Islamskog Svijeta, op. cit., fq. 580.

[17] Enciklopedija zivih religija, op. cit., fq. 304-305.

[18] Aleksandar del Val, Islamizam i Sjedinjene drzave alijansa protiv Evrope, Beograd, 1998, fq. 205 e pas.

[19] Klerikėt grekė haptazi theksojnė se “lufton pėr helenizmin dhe pengimin qė ky vend tė bėhet islamik.” Pierre Pinta, Notre Histoire, N0 101, sipas: Aleksandar del Val, op. cit., fq. 207.

[20] Greek Muslim minority, nė: http://en.wikipedia.org/wiki/Greek_Muslims.

[21] Ahmet Alibašic, op. cit. Atlas Islamskog svijeta, op. cit., fq. 574-575.

[22] The Human Rights of Muslims in Bulgaria in Law and Politics since 1878 , Sofia, November 2003, BULGARIAN HELSINKI COMMITTEE, MEMBER OF THE INTERNATIONAL HELSINKI FEDERATION FOR HUMAN RIGHTS, sipas: http://www.bghelsinki.org/special/en/2003_Muslims_fm.doc.

Shih: Enciklopedija zivih religija, op. cit., fq. 303.

[23] Deri nė shekullin VIII bullgarėt ishin fis turk qė sė pari u krishterizuan e njė shekull mė vonė edhe u sllavizuan. Sipas: Nexhat Ibrahimi, Islami dhe muslimanėt nė tokat shqiptare …, op. cit., fq. 15-38.  

[24] Enciklopedija zivih religija, op. cit., fq. 302.

[26] Disa tė dhėna pėr Shqipėrinė i sigurova nga intelektuali zotėri Olsi Jazexhi nga Tirana.

[27] www.rijasetnet.ba

[28] Barbaria serbe ndaj monumenteve islame nė kosovė, Prishtinė, 2000.

[29] Atlas Islamskog Svijeta, op. cit., fq. 582.

[30] Disa tė dhėna pėr Malin e Zi i kam siguruar nga zotėri Omer ef. Kajoshi, nėpunės i Bashkėsisė Islame nė Mal tė Zi. Atlas Islamskog Svijeta, op. cit., fq. 582.

[31] Disa tė dhėna janė marrė nga: http://www.islamska-zajednica.hr/medzlisi.php dhe http://www.islamska-zajednica.hr/nasi_uzori.php.

[32] Atlas Islamskog Svijeta, op. cit., fq. 580.

[33] http://www.bim.org.mk. Atlas Islamskog svijeta, op. cit., fq. 578-579.

Ndonėse kėsaj Bashkėsie Islame iu drejtova nė e-majlin zyrtar pėr tė dhėna tė sakta (mars 2006), edhe pas shumė pritjesh, nuk arriti ndonjė njoftim. Pėr kėtė arsye iu referova tė dhėnave tė literaturės, qė sigurisht nuk janė tė freskėta.

[34] Ekzistimi i SDA-sė bė Bosnjė, Sanxhak, Kosovė, pastaj i Partisė sė Drejtėsisė nė Kosovė apo i ndonjė partie tjetėr nė Ballkan, tė cilat nė programet e tyre pėrkrahin edhe vlerat islame, as pėr sė afėrmi nuk mbulon nevojat politike tė muslimanėve nė Ballkan.

[35] Alija Izetbegovic, Islamska deklaracija. Disa botime nė gjuhėn boshnjake. Nė gjuhėn shqipe sė pari ėshtė botuar me titull “Islami sot dhe nesėr”, Prizren, 1990/1411 h., pėr t’iu shmangur ndjekjes sė policisė jugosllave, kurse botimet tjera janė me titull: Deklarata islame.

[36] Deklaratat e liderėve fetarė nė Kosovė, Bosnjė, Shqipėri etj., tregojnė se numri i xhamive as pėr sė afėrmi nuk i plotėson nevojat e besimtarėve. Mirėpo, si niveli komunal ashtu edhe ai qendror i pushtetit, tė motivuar nga shekullarizmi vullgar por edhe nga qėndrimi servil ndaj faktorit ndėrkombėtar, nuk brengosen pėr kėtė problem.

[37] Ziauddin Sardar i Zafar Abbas Malik, Islam – kratak pregled kulture i civilizacije, Sarajevė, 1426 h./2005, fq. 157.

[38] Ziauddin Sardar, op. cit., fq. 157.

[39] Ahmet Alibasic, op. cit.

[40] Muharem Omerdic, Prilozi izucavanju genocida nad bosnjacima (1992-1995), Sarajevė, 1999.

[41] Ahmet Alibašic, op. cit.

[42] Ziauddin Sardar, op. cit., fq. 165. Mendim tė ngjashėm ka edhe Fazlur Rahman, ne librin e tij me titull: Duh Islama, Beograd, 1983.

[43] Ziauddin Sardar, op. cit., fq. 166.

[44] Ahmet Alibašic, op. cit.

[45] Ahmet Alibašic, op. cit.

[46] Ziauddin Sardar, op. cit., fq. 155-156.

[47] Shih: John Paul II, Encyclique, L’Evangele de la vie, … i N’ayons pas peur de la verite (Bayrad - Centurion, Paris, 1995), sipas: Tariq Ramadan, op. cit., fq. 227.