
“Mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika prej varfërisë. Ne i furnizojmë edhe ata edhe juve, mbytja e tyre me të vërtetë është mëkat i madh!” (El-Isra’ (17): 31)”
Preporodi: Jemi dëshmitarë të zhvillimit të vrullshëm të medicinës. Mjekët dhe teoretikët e kësaj disipline më parë se kushëdo tjetër, janë të obliguar që t’i respektojnë parimet etike. Si e vlerësoni gjendjen e tanishme në medicinë në këtë aspekt?
Liseci: Nuk ka dyshim se sot në medicinë po arrihen rezultate të cilat më herët kanë qenë të parealizueshme. Zbulohen një numër fshehtësishë nga lëmia e fiziologjisë njerëzore, zbulohen shkaktarët e shumë sëmundjeve, arrihet shumë në pengimin e sëmundjeve, perfeksionohet diagnostika dhe terapiumi i shumë sëmundjeve.
Mirëpo, ende ekziston një joharmoni e madhe, sidomos te ne, ndërmjet asaj që diku ekziston e shkruar, që në botë shfrytëzohet, dhe asaj që populli i zakonshëm e di dhe sa arrinë t’i përdorë këto njohuri për të mirë.
Gjithashtu, vërehet që zbatimi i normave etike nga ana e punëtorëve shëndetësorë nuk shkon në atë ritëm sikurse që shkon zhvillimi i teknologjisë në medicinë ose si paraqiten zbulimet e reja.
Ekziston, me të vërtetë, tek punëtorët në shëndetësi krizë e madhe e moralit. Ka të atillë që mendojnë gabimisht se është e lejuar të veprohet çdo gjë që teknikisht është e mundur.
Harrohet se qëllimi i medicinës, dhe obligim i çdo punëtori në shëndetësi, është shërimi i njeriut, pengimi i sëmundjes, shërbimi në të mirë çdo njeriu, e nuk lejohet sjellja sikur ne të jemi zot as në fillim e as në mbarim të jetës. Ne jemi vetëm shërbëtorë të jetës.
Është shkuar tashmë shumë larg në shumë pjesë të botës, e madje edhe në vendin tonë, sa do të kishte më pak dëm sikur të mbylleshin të gjitha institucionet e medicinës, se sa që tash ka pasoja nga sjellja jokorrekte në medicinë. Numri i jetave që mirren me anë të ‘medicines’ p. sh. foshnjëve të palindura, eshtë më i madh se numri i jetave që shpëtohen.
Preporodi: A ka tek ne eutanazi?
Liseci: Për fat të keq, patjetër më duhet ta them, ka, dhe atë më shumë se që ndoshta mendoni. Ja vetëm një shembull. Nëse individi i moshuar gjendet në spital për çfarëdo arsye, nëse familja nuk kujdeset për të ose nëse personeli spitalor sado pak e vëren se familja edhe nuk dëshiron që ky person të jetojë, ka raste që atij personi të mos i ofrohet as diagnostikë adekuate, as përkujdesje e as kurrim.
Nëse ky apo kjo e moshuar përpiqen të ngriten nga shtrati - i lidhin që të mos kujdesen per ta. E nëse edhe kundërshtojnë ose dëshirojnë që të lirohen, u jepet injekcioni për fjetje. Dhe kështu ata vetëm flejnë, shumë pak ose fare nuk hanë, nga qëndrimi i shtrirë shumë shpejtë fitojnë plagë, infektim të kataterit urinor, kalljen e mushkërive, dhe kështu babai ose nëna jonë për disa ditë vdesë i uritur dhe i etshëm në këtë mënyrë të turpshme. Shikojeni gabimin: punëtorët në shëndetësi, e shpesh herë edhe familjarët më të afërt, kumtojnë se ai plak e ka kohën e vdekjes.
Prej nga kjo e drejtë që dikë ta dënojmë me vdekje!
Vetëm Zoti është Zot mbi fillimin dhe mbi fundin e jetës dhe Ai do të caktojë se kur duhet të shkojmë nga kjo botë. Detyrë e jona është që mos ta lëmë pas dore kurrimin dhe shërimin!
Preporodi: Të kalojmë në grupën e dytë të të rrezikuarve, njerëzve të dobët dhe të pa aftë e ata janë foshnjet e pa lindura. Na thuani më parë se si duket foshnja e pa lindur?
Liseci: Patjetër më duhet që në fillim t’ua përkujtoj se terminet i lindur - jo i lindur kanë të bëjnë vetëm me vendqëndrimin e njeriut. Kjo do të thoshte ‘nën zemrën e nënës’ ose jashtë trupit të nënës.
Sigurisht se do të pajtoheni se njeriun nuk e bën njeri vendi se ku ai gjendet, por ajo që ai e ka në vete. Unë jam i njëjti njeri, pa marrë parasysh se a gjendem në Sarajevë apo në Sllavonska Pozhegë, në autobus apo jashtë tij.
Mbasi që foshnja e palindur ka qenë i fshehur nga të pamurit me trupin e nënës, për të dikur shumë pak është ditur. Mirëpo, me zbulimin e fetoskopit, ultrazërit, dhe teknologjive të tjera dhe me zhvillimin e embriologjisë dhe disiplinave tjera medicinale, kjo perde (mbulesë) është larguar dhe sot për këtë foshnje shumë dihet.
Perdja të cilën e përbënte trupi i gruas është larguar dhe foshnja mund të vështrohet drejtpërdrejt, mund t’i admirohemi bukurisë së tij.
Fillimi i shtatzënisë vjen përafërsisht diku rreth dy javë para ndërprerjes së menstruacioneve të nënës, me bashkimin e spermatozidëve dhe vezorëve, e deri aty vjen më së shpeshti në pjesën e jashtme të vepërçuesit. Ky stacion i parë që bën formimin e trupit të foshnjes quhet zigot. Qysh këtu është caktuar se a është vajzë apo djalë, çfarë ngjyre do t’i ketë sytë dhe flokët, i janë caktuar shumë viza të temperamentit, madje edhe numri i këpucëve që do t’i mbajë. Pasi që si spermatozoidi ashtu edhe vezorët kanë qenë të gjalla, kuptohet se edhe stacioni i parë i cili bën formimin e trupit të foshnjes është i gjallë. Kjo, ndërkaq, shihet edhe nëpërmjet metabolizmit, me rritjen dhe shumimin e stacioneve. Argumenti se ka të bëjë me qenien njerëzore është në mes tjerash edhe prejardhja e spermatozoidit dhe vezorëve të strukturës gjenetike. Askush nga ne nuk ka qenë spermij e as vezë mirëpo çdo njëri ka qenë zigot, morulë, blastulë etj. Përafërsisht deri në ditën 7 mbas nxënies së shtatzënisë foshnja udhëton, nëse çdo gjë është në rregull, në në mitër (anë) dhe mbillet në mukozën e saj. Ndërmjet 18-21 ditësh mbas nxënies (ngjizjes), derisa shumica e grave as që e dinë se janë shtatzëne, fillon t’i rrah zemra e foshnjës dhe t’i qarkullojë gjaku nëpër damarë. Me 3 javë në trurin e foshnjes tashmë vërehet membrana e trurit. Lëvizjet e para të foshnjës janë të pranishme qysh në stacionin e parë sepse edhe aty vërehen lëvizje të foshnjës. Mirëpo me pesë javë e gjysmë ai lëvizë me kokë, ndërsa me gjashtë javë edhe me tërë trupin, sikurse foshnja e lindur. Megjithatë, femra këto lëvizje i heton më vonë, në moshën 16-21 javë.
Nëse fëmijës prej 6 javësh i ngacmohet hunda ose goja ai lëkund kokën. Në ditën e dyzet e pestë është bërë incizimi i EKG-së së zemrës së foshnjes, ajo rrah sikurse që kam thënë edhe shumë më herët. Në 6 javë është bërë edhe incizimi i aktivitetit elektrik të trurit me elektroencefalograf (EEG) edhe pse aktiviteti elektrik ekziston qysh në stacionin e parë. Me 8 javë fëmija shtrëngon grushtin dhe gishtin e madh të dorës, e zë lemza zgjohet dhe fle. Nëse fëmijën prej 9 javësh e ngacmojmë në shuplakë të dorës gishtërinjtë i mbledh në grushtë.
Në javën e 10 janë të formuara edhe shenjat e gishtërinjëve të foshnjes sikurse që i kanë edhe të rriturit që i përdorin nëpër gjyqe. Në këtë kohë fëmija është i madh 7,5 cm. Në javën e 11 foshnja e thithë gishtin e madh të dorës. Pyes: Përse dikush me ngulm po i fsheh nga populli këto të dhëna.
Preporodi: Në Kur’an gjithnjë dëgjueshmëria vëhet para të pamurit kur është fjala për krijimin e njeriut.
Liseci: Me të vërtetë është interesante? Shikoni: Sytë e foshnjës janë të mbyllur gjer në muajin e 7. Por edhe kur të hapen këta sy të vegjël është në pyetje se a shohin gjë, nga errësira. Por është konstatuar se foshnja prej 11 javësh, ndoshta edhe më herët, dëgjon.
Dr. Liley këtë e ka vërtetuar me incizimin e TV kamerave: Kur foshnja 11 javëshe është ngacmuar me gjilpërë, ajo është trazuar nga dhembja. Nëse para se ta shpojmë bebën është lëshuar ndonjë sinjal kumbues, dhe kjo është përsëritur disa herë, është parë se ajo foshnje e vogël mëson se mbas zërit kumbues vjen ngacmimi me gjilpërë dhe fillon të trazohet edhe nga ai zë. Kjo është një nga argumentet se dëgjon. Por ka edhe të tjera. P. sh. duke bërë incizimin me EEG kësaj foshnjeje të vogël, është konstatuar se nga zëri i jashtëm foshnja trazohet.
Preporodi: Është e qartë, pra, rrethi i nënës ka ndikim në foshnjen para lindjes?
Liseci: Gjithësesi. Është diferencë shumë e madhe a thua nëna natën fle në qetësi, apo diku punon në zhurmë, ku edhe fëmija nuk do të kishte qetësi për të fjetur. Është një diferencë e madhe a thua kjo foshnje e vogël i dëgjon zërat e mirë, lutjet e mira apo grindjet dhe zhurmën.
Preporodi: Është e qartë se me abortim bëhet mbytja e fëmijës. Mirëpo si kjo që ky gjest shpirtëligësie gjendet tek nëna e fëmijës?
Liseci: Aborti gjithësesi e lëndon atë më të bukurën që e ka femra. Ajo në abort nuk largohet vetëm nga foshnja e saj por edhe nga buzëqeshja e jetës së saj, i shmanget edhe kthjelltësisë së pamjes së saj, i shmanget edhe lumturisë së saj. Nëna, babai i fëmijës, por edhe të gjithë pjesëmarrësit të angazhuar në dështimin e fëmijës, përjetojnë kriza psikike, nga indiferenca emocionuese, rënia e koncentrimit dhe memories, rënia e motivacionit, depresionit, përjetojnë probleme me pagjumësinë. Paraqiten neuroza të ndryshme, ndonjëherë edhe sjellje psikotike, ndryshime dramatike të personit etj. Këtu janë edhe pasojat fizike: Lëndimi i grykës së mitrës, infektimi i mitrës, gjakderdhja, mbeturinat e shtratit të fëmijës, lëndimet e zorrëve dhe organeve të tjera të barkut të brendshëm, kallja në mitër, vezëpërçues, komblik të vogël dhe në zgavër të brendshme të barkut, hematopsisi (helmimi i gjakut), tromboembolitë, shpesh u paraqitet steriliteti, më vonë shpeshherë mbesin shtatzëna jashtë mitrës, kanë çrregullime në ciklet menstruale (menorogjitë, metrorogjitë), shumë shpesh përjetojnë dështime spontane etj.. Nga dështimi edhe sot femra mund të vdesë.
Gratë janë të mashtruara, ato nuk e dinë çka i pret nëse vendosin të abortojnë! Madje as punëtorët e shëndetësisë nuk përpiqen t’i njoftojnë me pasojat e dëmshme të abortimit, me bukurinë e jetës së foshnjes para lindjes, as që të kuvendojnë me to në aspektin e zgjidhjes të problemeve të tyre, e jo të abortojnë.
Kur dikush ka parasysh të gjitha që i thashë, sigurisht nuk do të mund të thotë se ende është për abort. Pra, shohim se problem i madh është mosinformimi. Çiftet tona bashkëshortore, familjet dhe e tërë bashkësia do të ishin shumë më të lumtur, bota do të ishte shumë më e bukur sikur njerëzit të mos ishin të lënduar nga aborti. Dhe, menjëherë të them, prej medicinës nuk mund të pritet të ofrojë mjekim për të gjitha pasojat e abortit; njeriu, nëse është i lënduar me abort duhet t’i dorëzohet Zotit dhe mëshirës së Tij krahas pendimit të vet që të shërohet .
Preporodi: Cilat janë sot mënyrat më të shpeshta të abortit?
Liseci: Ndoshta dikush do të çuditet kur them se nuk është abort vetëm ajo që gruaja bën kundër jetës së fëmijës dhe e heton se është shtatëzënë.
Në ditën e ndërprerjes së menstruacioneve, fëmija është i vjetër, sikur që kam thënë, afër 2 javë. Ekzistojnë mjete të shumëta, të rrejshme të ashtuquajtura si kontracepcione, krahas së cilës vjenë deri te shtatzënia, por të cilat atij fëmije ia marrin jetën qysh në ditët e para të jetës, dhe më së shpeshti me kapërcimin e mbjelljes (kalimin) në mitër, derisa gruas ende nuk i janë ndërprerë menstruacionet.
Me përdorimin e këtyre mjeteve njerëzit i mbysin fëmijët e tyre dhe për këtë nuk janë të vetëdijshëm. Dhe nuk e dinë për arsye se janë të mashtruar nga mashtrimet më të mëdha të këtij shekulli, sipas së cilës me ndalimin e kalimit të fëmijës në mitër është kontracepcion. T’i pengohet fëmijës tashmë të nxënë jeta në çfarëdo mënyre që të mos i lejohet kalimi (mbjellja) në mitër, ose me ndonjë mënyrë tjetër është e barabartë me mbytjen e fëmijës së lindur.
Hutisë së prindërve i kontribuon edhe ajo se ata këto mjete po i përdorin qysh më herët para marrëdhënieve bashkëshortore, dhe gabimisht mendojnë se ky është kontracepcion. Natyrisht, gjithësesi se është përgjegjëse edhe industria farmaceutike që prodhon mjete mbytëse, por edhe punëtorët në shëndetësi të cilët këto mjete i porosisin, i përshkruajnë dhe i aplikojnë. Por përgjegjësia bie edhe mbi të gjithë të tjerët, të cilët kanë lidhje me këtë. Pra, mënyra më e shpeshtë e abortit sot është ajo e cila aplikohet me mjete të rrejshme të ashtuquajtura kontraceptive.
Preporodi: Cilat përafërsisht, këso mjete do të ishin në vendin tonë?
Liseci: Në rend të parë po e përmendi spiralën. Spirala është trup i huaj të cilën femra një kohë e bartë në mitër dhe nuk është e vetëdijëshme se çfarë të keqe po u bën fëmijëve të saj, shëndetit dhe bashkëshortit të saj.
Kur flas për spiralën, unë e përkujtoj dridhjen e tokës, p. sh.: atë dridhje të tmerrshme të Banjallukës.
Në tërmete vdiqën shumë njerëz sepse janë rrënuar shtëpitë në të cilat kanë qenë. Shihni, shtëpia e parë e njeriut nuk është e ndërtuar nga tullat dhe betoni, ajo është shumë më e ndieshme dhe më cilësore, e kjo është trupi i nënës, nëse është çdo gjë në rregull. Por gratë e paarsimuara dhe të mashtruara e shkatërrojnë trupin e tyre, dhe shtëpinë e parë të fëmijës së tyre. Spirala, dhe së shpejti do të shohim edhe hapat (pilulat) dhe mjetet e tjera i shkatërrojnë dhe i dëmtojnë këto banesa të para ku fëmijët qëndrojnë, dhe atë në mënyrë katastrofale se sa termeti që i ka rrënuar shtëpitë e muruara.
Rreth çdo lloji të spiralës zhvillohet një lloj kalljeje dhe paraqiten rrethana jo normale të jetës në mitër. Fëmija krahas spiralës zihet, sikur nëna as nuk e ka, dhe atë mesatarisht disa herë në vit, që është treguar në testet e mëhershme të shtatzënisë (p. sh. beta HGG). Por, kur fëmija nga vezëpërçuesi udhëton për në mitër, ai, nga veprimi i dëmshëm i spiralës, për shkak të mitrës së dëmtuar më së shpeshti nuk arrinë të mbillet (kalojë) në mukozën e saj dhe vdesë. Përfytyrojeni këtë tmerrë: fëmija po vdesë, kurse nëna në atë çast ndoshta është duke qeshur, shetitur, duke pirë kafe. Ose, ndoshta pikërisht në atë kohë është në kishë apo xhami!
Nëse fëmija megjithatë mbillet (kalon) në mitër, vetëm atëherë femrës i ndërpriten menstruacionet dhe e heton se ajo është shtatzënë.
Spirala i kontribuon edhe një numri abortesh gabimisht të quajtur spontane, që pasojnë më vonë, por duhet ditur se nuk ekziston rrezik se fëmija për shkak të spirales do të lind i sëmurë.
Krahas asaj që spirala disa herë në vit e mbytë djalin apo vajzën, ajo seriozisht e dëmton edhe shëndetin fizik të gruas. Paraqiten kallje të ndryshme të cilat përhapen shpesh nga mitra dhe në vezëpërçues, edhe në tërë barkun, femrat e këtilla kanë gjakderdhje intenzive dhe bëhen anemike, gjithmonë mbesin sterile, më shpesh iu paraqiten shtatzënie jashtë mitrës, dikur iu shpohet edhe mitra dhe supozohet që për shkak të spirales gruaja shpesh mund të sëmuret edhe nga kanceri. Nga pasojat e spirales edhe vdiset.
Gjithashtu, edhe pas të gjitha llojeve të anti-baby pilulave gruaja megjithatë, ndonjëherë apo shpeshherë përjeton ovulimin dhe nxënien e fëmijës. Mirëpo, pasi që këto pilula e dëmtojnë edhe mukozën e mitrës dhe çrregullojnë lëvizshmërinë e vezëpërçuesit, fëmija i nxënë kur të arrijë tek mitra vdesë nga uria. Mukoza e mitrës për shkak të pilulave hollohet, në te nuk ka mjaft gjëndrra as ushqim për fëmijën (glikogjen), dhe ky fëmijë vdesë në mënyrën më trishtuese. Unë këtë vdekje të fëmijës e krahasoj me fotografinë e marinarit, i cili e ka përjetuar përmbytjen e anijes dhe i cili noton në drejtim të ujdhesës të cilën prej së largu e ka parë me shpresë se atje do të shpëtojë. Por, kur arrinë atje e sheh se ujdhesa është e shkretë, pa ushqim dhe ujë dhe ai në te vdesë nga uria dhe etja.
Pilula shkakton edhe dëmtime të shumta në shëndetin e gruas, për shembull, tumorret e këqija të mitrës, të lëkurës, të gjive; gruaja, nëse i gëlltitë pilulat, çdo moment mund të bie e vdekur nga paraqitja e shpeshtë e goditjeve të trurit dhe tromboembolive (nga ngjizjet e gjakut që pengojnë mushkëritë). Shpehherë fitojnë kallje të enëve të gjakut, u dobësohet qëndrueshmëria e organizmit ndaj infektimeve të ndryshme, hormonet e pilulave janë të ngjashëm me kortikosteroidet, humbin të pamurin, sepse dëmtohet nervi i të pamurit, dhe paraqiten trombozat e retinës, u dëmtohet mëlqia, fitojnë peshë trupore etj. Në të vërtetë, gratë të cilat i gëlltisin pilulat vjetrohen para kohe. Kjo shihet edhe në fytyrat e tyre, me gjithë kremet që i përdorin rregullisht.
Me pasoja vdekjeprurëse ndikojnë edhe: Depo-Provera, sepse edhe krahas marrjes së këtij injekcioni vjen deri te nxënia e fëmijës, pastaj mjetet postkoitale, ndërsa para do kohe prof. Kruse nga Marburgu ka paraqitur të dhënat që vijnë në shprehje se madje edhe mjetet spermicide që përmbajnë në vete ‘noxinol 9’ mund të reagojnë me vdekje në fëmijën kur gjatë përdorimit të tyre vjen deri te nxënia e fëmijës. Pra, vijnë në shprehje edhe mjetet e vendit: Emko, Patentex, Neo-Patentex, kanë ndikuar në mbytje në fëmijën posa të nxënë, edhe pse ata që i kanë përdorur kanë menduar se vetëm po e pengojnë nxënien e fëmijës. Këtë substancë të rrezikshme, ‘nonoxinol 9’ e llogarisin madje edhe në disa lloje prezervativësh.
Ja pra po e shihni, ekziston luftë e mirëfilltë kundër të palindurve, e cila po zgjerohet aq rrëmbyeshëm sikur asnjë luftë deri tash, e të cilën unë e quaj si luftë të tretë botërore! Edhe kjo luftë ka fushëbetejën e saj, më së shpeshti kjo fushë është trupi i nënës. Por, edhe shumica e fëmijëve të nxënë në epruvetë mbyten para se të vendosen në mitër. Palët ndërluftuese janë prindërit dhe punëtorët në shëndetësi ndaj fëmijëve të pafajshëm, të cilët vetë nuk mund as të mbrohen as të kërkojnë ndihmë. Kurse, arsenali i armëve të ndryshme, sikur që e kemi parë, gjithashtu është i madh. A mund të flitet për qetësinë dhe lumturinë në zemrat e njerëzve dhe në shoqëri, deri sa luftohet kundër qenieve më të pafuqishme?
Preporodi: Cilat metoda të planifikimit të familjes ekzistojnë e që të mos dëmtohet as jeta e fëmijës e as shëndeti i prindërve?
Liseci: Çdo mënyrë artificiale e pengimit të nxënies (së fëmijës) çrregullon dashurinë bashkëshortore dhe krahas kësaj e hedh barrën e planifikimit të familjes në një person, me dëmtimin e shëndetit, e shpeshë edhe në llogari të vdekjes së fëmijës së nxënë. Por ekzistojnë edhe metoda natyrale të planifikimit të familjes, të cilat janë besnike, më besnike se çfarëdo kontracepcion, njëherit që i mësojnë edhe gratë lehtë me cikle jo të rregullta, të cilët nuk e dëmtojnë shëndetin dhe me ndihmën e burrit dhe gruas fillojnë të kenë më shumë kujdes njëri ndaj tjetrit. Shumica nuk kanë besim në këto metoda, sepse menjëherë mendojnë në metodën Ogino-Knaus. Metoda Ogino-Knaus nuk ka qenë aq e sigurtë sikur që janë metodat e reja natyrale, metoda e Bilingsovit dhe e simpto-termikës.
Gruaja në pjesën më të madhe të ditëve është joproduktive dhe që të mund të jetë shtatzënë është i nevojshëm një varg i tërë ndodhishë paraprake në organizmin e saj. Nuk është e vërtetë se ndonjë grua mund të jetë shtatzënë në çdo kohë.
Ekzistojnë simptome të cilat femra i vëren në vete në fillim të ditëve të frytshme dhe rregulla me anë të të cilave e di kur i janë ndërprerë ditët e saj të frytshme. Simptomet janë sekrecioni cervikal (te metoda e Bilingsovit), kurse sekrecioni dhe temperatura te metoda simpto-termike. Por krahas kësaj, duhet ditur edhe disa rregulla. Për këtë, mbase, do të flasim herëve të tjera më gjerësisht.
Preporodi: Supozoj se gratë përcaktohen në të a. q. mjetet kontraceptive dhe në abortus më së shpeshti nga frika, si të ushqehen më shumë fëmijë dhe si t’u ofrojnë standard më të lartë. Në botë është e njohur teoria mbi stërpopullizimin e Tokës. Gjoja se toka nuk mund t’i ushqejë gjithë ato miliarda qenie njerëzore.
Liseci: Kurrsesi nuk mund të flitet për stërpopullizimin e Tokës! Tërë popullësia e sotme e Botës, do të vendosej në një park të një qyteti të Australisë, emrin e të cilit një ditë e dëgjova, dhe as që do të prekeshin ndërmjet veti.
Krahas saj, ne jemi të vetëdijshëm se njeriu e posedon shpirtin e pavdekshëm të cilin e ka krijuar Zoti, sikur edhe atë se Zoti njeriut i ofron rast ta arrijë jetën e amshueshme në Qiell, ku syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar, që Zoti ua ka përgatitur atyre të cilët e donë!
E që ta arrijmë jetën e amshueshme në Qiell, nuk duhet që të jemi të pasur as të jemi me shkollim të lartë. Madje njerëzve kjo shpesh edhe u pengon.
Zoti për të gjithë njerëzit ka vend në Qiell, dhe u jep edhe në Tokë, vetëm se disa njerëzve me shkapërderdhjen, përtacinë, papërgjegjësinë, punën, mashtrimin me udhëheqje të dobët politike, me luftërat, me armatim dhe në mënyra të shumta të tjera, i varfërojnë të tjerët, ose as nuk i plotësojnë obligimet e veta për t’iu ndihmuar të varfërve.
Asnjëherë nuk mund të jenë të shumtë banorët e ardhshëm të Qiellit dhe njerëzit që dashurinë e tyre ndaj Zotit do ta dëshmojnë nëpërmjet lutjeve, nëpërmjet dashurisë, mëshirës dhe mirësisë ndaj të gjithë njerëzve, dhe edhe ndaj armiqëve të vet.
Pasi që Zoti na urdhëron në dashrinë ndaj çdo njeriu dhe pasi që në ne nuk është që t’i gjykojmë dhe nuk guxojmë të jemi kundër ekzistencës as të një në dashrinë ndaj çdo njeriu dhe pasi që në ne nuk është që t’i gjykojmë dhe nuk guxojmë të jemi kundër ekzistencës as të një personi e as kundër shumicës të çfarëdo populli qoftë.
E jona është që ta duam Zotin, që të jetojmë sipas dëshirës së Tij të shenjtë, që t’i kryejmë urdhërat e Tij, që ta pranojmë fjalën e Tij, e nëse jetojmë sipas fjalës së tij do ta ndiejmë ndihmën e Tij të veçantë në vështirësitë e jetës të kësaj bote.
Preporodi: Doktor Lisec, jeta është dhuratë e Zotit. Si po sillemi ne para kësaj dhurate, të cilën na e dhuroi Zoti i dashur nga mirësia e Tij!
Liseci: Do t’i porosisja lexuesit tuaj që ta respektojnë jetën dhe shëndetin. Jeta është dhuratë e Zotit. Nëse me angazhimin e tonë dhe me përhapjen e dashurisë ndaj më të vegjëlve, më të nevojshmëve, më të pambrojturve, më të varfërve, më të sëmurëve, ndaj atyre që as nuk mund të na falënderohen, ne do të dëshmojmë edhe dashurinë tonë ndaj Zotit, por edhe humanitetin tonë. Pikërisht në këso shembuj do ta ndërtojmë edhe humanitetin edhe butësinë, dhe pastaj do ta kemi më lehtë që të jemi të mirë edhe ndaj anëtarëve të tjerë të familjes sonë dhe ndaj të gjithë njerëzve të tjerë. Do të jemi të aftë që ta ndërtojmë një botë më të bukur dhe më të mirë.
Ta shfrytëzojmë pozitën tonë dhe mundësitë tona, dhuratë të cilat na i dha Zoti i dashur që ta ndalojmë luftën kundër të palindurve. Pretendimi ynë për mbrojtjen e jetës, pa marrë parasysh, se a ka të bëjë me njeriun e shëndoshë apo të sëmurë, të palindur apo të lindur, pa marrë parasysh në mënyrën se si ka ardhur deri te nxënia, duhet të bëhet pjesë përbërëse e jetës sonë. Ne jetojmë në kohën kur kjo nga ne kërkohet!
Veçanërisht janë përgjegjës ata që shkaktojnë cilindo lloj të abortusit, por edhe ata që marrin pjesë në prodhimin, distribuimin, porosinë, dhënien dhe aplikimin e mjeteve mbytëse, nga të cilat disa i kam theksuar. Në emër të humanitetit, nderit, tanishmërisë, dhe ardhmërisë, kërkoj nga ata, që menjëherë t’i ndërprejnë ato.
Por, nuk ka aborte vetëm për shkak se e veprojnë ata të cilët janë për abort, por edhe për shkak se e veprojnë edhe ata të cilët deklarohen se janë kundër abortit, por për shkak se janë qyqarë, megjithatë e veprojnë. Aborte ekzistojnë edhe për shkak që heshtin dhe pamjaftueshëm punojnë kundër abortit ata të cilët thonë se janë kundër abortit. Është përgjegjësi e veçantë mbi ata njerëz që e punojnë me të tjerët, e këta janë punëtorët arsimorë, dhe shëndetësorë, nëpunësit fetarë, shërbimi social, punëtorët me mendime publike, artistët e të gjitha profileve të cilët do të duhej të manifestojnë më shumë dashuri ndaj të palindurve, pastaj juristët por edhe prindërit, sepse edukojnë fëmijët e tyre, por në të vërtetë edhe të gjithë njerëzit, sepse të gjithë ne kontaktojmë me të tjerët dhe kemi ndaj të tjerëve njëfarë ndikimi. Të zgjerojmë te të gjithë dashuri mbi të palindurit, të informojmë, të arsimojmë dhe të shkruajmë, të flasim. Gjithnjë duhet thënë njerëzve ta braktisin spiralen, pilulen dhe mjete të ngjashme, sepse në këtë mënyrë mbrojmë edhe jetat e fëmijëve të tyre por edhe shëndetin e tyre. Ne nuk mund të heshtim dhe të shikojmë derisa mbyten këto foshnje të vogla me spiralë, pilulë dhe në mënyra të tjera. Heshtja nuk do të ishte njerëzore! Të mbrohet jeta e dikujt, por edhe të provohet të mbrohet, kjo është njëra nga veprat më të mëdha fisnikëruese, që jemi në gjendje ta bëjmë për njeriun. Këto bamirësi Zoti nuk i harron! Duhet sjellë edhe ligjin shtetëror, i cili absolutisht do ta mbrojë pa përjashtim jetën njerëzore nga nxënia!
Apeloj të luftohet kundër pornografisë, e cila aq shumë i rrënon vlerat martesore, e cila përçmon njeriun dhe nxit në urrejtje mbi të palindurit, në papërgjegjësi ndaj martesës, ndaj njeriut. Ta ruajmë pastërtinë paramartesore dhe besnikërinë martesore. Mos të infektohemi me pornografi.
Përveç tjerash, në këtë mënyrë ne ruhemi edhe prej SID-ës (AIDS-it), e cila mund të përcillet madje edhe me puthje.
Të angazhohemi për ndërtimin e drejtësisë dhe të paqes ndër të gjithë njerëzit, kurse kjo fillon me ndërtimin e paqes në zemrat vetjake.
Nëse dikush dëshiron, jam i gatshëm t’i huazoj në video-shiritë filma VHS mbi jetën e fëmijës para lindjes dhe mbi dëmin e abortit sikur edhe material tjetër nga fusha e punës në mbrojtjen e të palindurve.
Përktheu: Lumturije Ibrahimi