
Që si vashë virgjine qëndron në verand',
Më jep një çikë shpresë,
Dhe fare mos dil në ankand!
Oj trajtë zëri që kumbon në vesh,
Dhe ti oj zhurmë uji që të bën të flesh,
Dhe ti oj pikturë artisti, kur në botë tjetër fton,
Së bashku me bukurshkrimin që bebëzën verbon.
Dhe si ato flokë femërore,
Që më duken se erën ndjekin,
Dhe si ato sy të saj që tregojnë shumë,
Dhe si atë turp që ka, që është sa një lumë!
Bukuri është kur bora e bardhë tokën bojatis,
E kur shiu i madh dëshirën ta jaratis,
Bukuri thonë është edhe buzëqeshja,
Që për mua kushton sa mbretit veshja!
E karakteri, vallë, si zbukurohet,
Kur ngjyra prej ngjyrës mirë nuk dallohet,
Kur e bardha me të zezën më shpesh largohet,
Kur gishti tregues sa më rrallë tregohet!
E për artin e bukur, me puthje ndër sjetull,
Që është i vijëzuar si i një vashe vetull,
Nëse do, të shtrydh, të bën sa një petull,
Nëse do të ngre, se është sa një hekur!
Nëse do, të çan, se është si sëpat',
Po deshe, të kthen, të ngjet e të zgjat!
Se është si mjaltë blete,
Është me miligramë,
Vaj halli për vartësit,
Që për të japin piskamë!
Bukuri është të kesh edhe dije,
Të jesh modest, punëtor e me besim,
Bashkë me atë mjekër të bardhë e fije-fije,
Që në pamje të parë tregon kushtrim!
Ah, moj bukuri, sa të lumtur që më bën,
Vërtet në shpirt himni yt këndohet,
As laps nuk e përshkruan, as poet varg nuk thur,
Se mes shpirtit dhe trupit, unë ty të kam urë!
Edhe kur ndjehem keq e i sëmurë,
Mbiemri yt në prehër më ul!
www.poezia-islame.blogspot.com