Denacionalizimi i vakufit kërkesë e kohës

Nacionalizimi dhe konfiskimi i pronës së BFI ishte një dhunë e vërtetë ndaj besimtarëve dhe ndjenave të tyre fetare dhe në kundërshtim me çdo normë morale dhe njerëzore, e cila nuk u bë rastësisht por me strategji dhe perfiditet të jashtzakonshëm me qëllim të arritjes së qëllimit kryesor, e ai ishte prerja e rrënjëve ekonomike të organizimit fetarë me qëllim të dobësimit dhe zhdukjes së “botëkuptimit të vjetër”, “opiumit të popullit” të quajtur fe, siç e kishte zakon të thot ideologjia sllavokomuniste..
Kjo padrejtësi ka qenë dhëmbje e thellë e besimtarëve islam dhe një dëm i paparë që ndikoi thellë në stagnimin e vetëdijes fetare, e pse të mos themi edhe kombëtare të popullit tonë në përgjithësi dhe njëra ndër metodat e shtypjes së popujve musliman në këtë nënqiell dhe në të njejtën kohë luftë e vërtetë ideologjike për t’u arritur sa më lehtë qëllimi i ideologjisë sllavokomunsite në nëpërkëmbjen e vlerave fetare, për të asimiluar dhe zhdukur sa më lehtë popullatën muslimane në këtë nënqiell.
Me padurim është pritur përfundimi i një periudhe të zymtë komuniste dhe fillimi i pluralizmit demokratik, me çka përveç shumë shpresave për liri e barazi të plotë në të gjitha sferat e jetës, ekzitonte një shpresë shumë e fuqishme se me fillimin e pluralizmit demokratik do të përmirësohet një e padrejtë e madhe e ajo ishte denacionalizimi i pronave të nacionalizuara nga ish sistemi. Fatkeqësisht kjo edhe pas plotë pesëmmbëdhjetë viteve mund tëthermis se kjo cështje ka filluar dhe ka mbetur palëvizë. Cdo kush sot paraqet pyetjen pse të mos ndodhë kjo tashmë kur dihet mirë se është sjellë ligj i posaçëm për denacionalizim, kur kjo është kërkesë edhe e faktorit ndërkombëtar, e drejtë me konventat ndërkomnbëtare, etj.
Nuk ka dyshim se ndër faktorët kryesorë për këtë është vetëdija e ulët fetare e të gjitha subjekteve politike si dhe mosnjohja e rrjedhave të kohës e në veçanti në botën bashkëkohore – perëndimore. Fatëkeqësisht edhe më tutje si duket zhvillohet politikë nën ndikimin e të së kaluarës komuniste se feja duhet maksimalisht të dobësohet dhe të jetë jashtë rrjedhave të edukimit të përgjithshëm dhe të vendoset edhe më tutje në pozicion jasht shoqëror pa asçfarë ndikimi dhe shërbimi. Ajo edhe më tutje të jetë çështje private dhe se shoqëria ta len ate në mëshirë dhe jo mëshirë të individëve dhe rastit e vetëdishme se kjo është mënyra që çon drejt zhdukjes dhe eliminimit të saj nga jeta dhe skena shoqërore. E gjith kjo është në kundërshtim me përcaktimin tonë të përgjithshëm për një shoqëri të drejtë, demokratike ku çdo një subjekt pra, edhe ai fetarë do të gjejë hapsirë dhe pozicion për të kontribuar me vlerat e saja dhe të jetë element kreativ i shoqërisë në përgjithësi. Është në kundërshtim me pozicionion që i jepet fesë m’u në ato vende në bashkësinë e të cilave ne e shofim ardhmërinë tonë si komb dhe popull, në të cilat vende ekziston vetëdia se nuk ka shoqëri stabile dhe të fortë pa bashkësi të fortë fetare, dhe nuk është e rastit që kisha katolike, protestante, etj kanë pozicion të lartë, jo vetëm në rrjedhat politike, por edhe në ate ekonomike.
Jo vetëdia e subjekteve politike për vlerën dhe peshën e votës së elektoratit shqiptaro islam, e cila votë pa dyshim është dydimenzionale:e para, votë për realizimin e mirëqenies në sferën e të drejtave kombëtare dhe ate shoqërore, dhe e dyta: votë për një ardhmëri më të fortë në sferën fetare. Këtë e tregoi fakti se elektorati shqipëtarë i përbërë nga të gjitha shtresat, profesionet, e në veçanti elementi teologjik me fillimin e pluralizmit demokratik u vu në shërbim të zhvillimit të pluralizmit demokratik në njërën anë, dhe në shërbim të luftës politike e ushtarake të popullit shqipëtarë për avansimin e pozicionit të tij në shoqëri, në anën tjetër. Në këtë shërbim me kujdes të veçantë kur e deshti nevoja për ngritjen e vetëdijes kombëtare e fetare u përdorën institucionet fetaro – arsimore, objektet fetare- xhamitë e mektebet, u zhvillua aktivitet i paparë në sferën humantare, etj. E gjith kjo u bë me qëllim të avansimit të pozicionit të popullit tonë në të gjtha sferat e jetës dhe për krijimin e një ardhmëria më të lumtur dhe më të begatshme.. Është koha që për këtë të shpërblehet edhe faktori i quajtur fe, t’i realizohen dy kërkesa që për rrjedhat për të cilët mëtojmë janë racioanle, të rëndëishme dhe të lehta, e ato janë kthimi i pronës së nacionalizuar dhe inkorporimi i lëndës fetae në sitemin arsimor, si dhe pozicionimi i vërtetë ligjor i fesë në shoqërinë në të cilën jetojmë.
Dikush do të pyes mos vallë organizimi i dobët dhe jo stabil i vet Bashkësisë fetare islame bëri që procesi i denacionalizimit ngeci dhe ja sot e kësaj dite nuk ndodhi asgjë në sferën e këtij procesi ? Është e vërtetë kjo se BFI e kaploi kriza organizative, por mos harojmë se një ndër shkaqet e kësaj krize është edhe mos kthim i pasurisë si dhe organizimi i bazuar në lëmoshë, taksa, fitra e zeqate, që janë kontribute që u dedikohen skamnorëve me qëllim që të zbusin sadopak urinë dhe varfërinë, e në këto kushte, aspak për të organizuar një jetë stabile dhe të begatshme fetare. Andaj, kam bindje se ngecjen e këtij procesi me të madhe e shkaktoi joserioziteti i politikës ditore e subjekteve politike si mos vendosja e kësaj çështje në rend të ditës. Pse mendojmë kështu? Faktori poltik shqipëtarë, secili në kohën e vet arriti të bëjë ndryshime të konsiderueshme në sfera të ndryshme, ne veçanti ky i fundit, kur na gëzoi pa masë me zyrtarizimin e USHT, decentralizimin, avansimin e cështjes së gjuhës shqipe, përfaqësimin e popullit shqipëtarë në instanca të ndryshme shtetërore, etj., por fatkeqësisht asnjiherë nuk u mor seriozisht me çështjen e denacionalizimit, që ne jemi thellë të bindur, se faktori shqipëtar, e në veçanti faktori që është në pushtet, nëse ia msynë kësaj çështjeje edhe e çkynë. Bile ne këtë e presim m’u nga faktori i ynë poltik, dhe nga askush tjetër, jo pse ia dham votën, por për arsye se për ne vetëm ai është pushteti i ynë, e jo ai maqedonas, dhe ne jo vëtëm që jemi të bindur se faktori politik shqipëtar këtë e bënë nëse ia msynë, por këtë ekskluzivhst nga ai edhe e kërkojmë.
Kjo është kërkesë urgjente kur dihet se pronat e lartpërmendura janë lënë në mëshirë dhe jo mëshirë të kohës, dhe nga vetëdia apo jovetëdia, mosdija apo nga tendencat komercilaiste të faktorëve të ndryshëm, sot po përdhoset vakufi, uzurpohet edhe ajo që ka mbetë nga e kaluara, konfiskohet nga qarqe të ndryshme poltike e ekonomike, bisnismen të ndryshëm, shtohet apetiti i individëve e anarhistëve të llojllojshëm për të ngrënë gjithçka që është pronë vakufi me qëllim të pasurimit vetanak, e pse të mos themi edhe me qëllim të dhënies fund të bazës mbi të cilën mund të mbijetohet organizimi i fesë si faktorë shumë i rëndësishëm edhe për rimëkëmbjen e kombit në përgjithësi.
Në anën tjetër, derisa ne shqipëtarët hamendemi çka të bëjmë me çështjen e denacionalizimit, maqedonasit në forma të ndryshme fesë së tyre ia kthejnë pronën dhe në të njejtën kohë nga pasuria shtetërore, në të cilën pjesë kanë edhe shqipëtarët, ndërtojnë dhe mirëmbajnë objekte të ndryshme fetaro-krishtere dhe investojnë në projekte të ndryshme fetaro-ortodokse.
Bashkësia fetare, me gjith dobësitë dhe problemet e saja me të cilat është ballafaquar dhe po ballfgaqohet në kohë dhe vend, gjithçka që është kërkuar nga ligji për denacionalizim është plotësuar në mënyrë profesionale dhe juridike, dhe nga ky aspekt nuk ka asçfarë argumenti për mos realizimin e denacionalizimit të pronës – vakufit të BFI në RM.
Ajo që mban gjallë shpresën e madhe tek besimtarët dhe bartësit e jetës fetare është besimi i thellë se më në fund subjektet poltike, e në veçanti ai që na përfaqëson në pushtetin aktual do ta nisin seriozisht punën e tyre drejt realizimit të dëshirës së kahmotshme të besimtarëve për kthimini e pronës së vakfit dhe në këtë mënyrë do të bëjnë hapin histrorik për të jetuar në bashkësitë bashkëkohore duke treguar përcaktimin e vërtetë për idenë e demokracisë, lirisë dhe tolerancës në të gjitha sferat e jetës.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme