
Si zakonisht mesazhet, me rastin e festave fetare duhet të shprehin esencën e fesë dhe bashkëjetesën ndër njerëzore si parim kryesor i çdo feje, pa marrë parasysh se për cilin besim fetar është fjala.. Kësaj radhe, si zakonisht mesazhi i Kërshëndellave ishte përgatitur nga Sinodi i Kishës Ortodokse Serbe, i cili u ishte shpërndarë të gjitha kishave ortodokse serbe. Të njëjtin mesazh e kishte lexuar mitropoliti i Malit të Zi si dhe ushtrues i detyrës së Patriarkut, Amfilohije Radoviq,
Si zakonisht edhe kësaj radhe “Kosova e Metojija” ishte në qendër të vëmendjes, ku u bëhej thirrje: “vëllezërve dhe motrave në Kosovë e Metohi të kthehen në shtëpitë e veta, të mbeten të jetojnë në vatrat e tyre të shenjta, duke e ruajtur Kosovën tonë.”
Në mesazh pastaj thuhej: “Asnjë herë nuk do ta humbim shpresën se, ata që sot kanë fuqinë dhe pushtetin mbi shtetet dhe popujt tjerë, që Zoti, do t’i bëjë të kuptojnë që në emër të drejtësisë së Zotit dhe njerëzimit, t’i korrigjojnë vendimet e tyre të padrejta për Kosovën e Metohinë . Kështu që vetëm në këtë mënyrë do të rikthehet paqja dhe bashkëjetesa në Ballkan dhe Evropë si dhe do t’i kthehet dinjiteti i rrezikuar i popullit serb”, kishin porositur peshkopët serbe për Kërshëndella.
Kurse në manastirin e Graçanicës, peshkopi i Dioqezës Rashkë-Prizren, para afër njëqind besimtarëve të tubuar u kishte përkujtuar “se këto ishin Kërshëndellat e njëmbëdhjeta me radhë që po o pritnin në arkipelag, në geto e në mesin e telave me xhemba”.
Në fund t]ë mesazhit, duke u solidarizuar me botën e krishterë, me të cilën serbët nuk po mund të gjejnë gjuhë të përbashkët thuhet: “Ne serbët, jemi popull i lashtë i krishterë, sepse nëpërmes pagëzimit të Qirilit e Metodit dhe të mësimeve të Shën Savës , jemi bërë pjesë e kulturës së botës së krishterë. Në këtë mënyrë ne kemi lënë vulën tanë të pashlyer në civilizimin e Evropës bashkëkokohore dhe botës, duke e lidhur ardhmërinë tonë me të ardhmen e saj.”
Kështu, pra ky është mesazhi i Kishës Serbe, kalon fare pa përmendur popullatën shumicë të Kosovës , sikur të mos ekzistonte fare, apo sikur të mos i kishte ndodhur asgjë më parë nga regjimi serb dhe fqinjët e tyre. Prandaj, është normale që Evropa dhe bota nuk mund të pajtohet me një mentalitet të këtij lloji mesjetar të Kishës Ortodokse Serbe dhe të elitës politike serbe të Beogradit.