“Lapot”, viktimizimi i agresorit, Dick Marty dhe bisedimet

Serbia shihej si bontoni i krsitanizmit europian, që duhet të shtypte ottomanët dhe arnautët, që të mos e rrethonin edhe njëherë Vjenën sikurse kishin bërë dy shekuj më parë. 1898-ta, shënonte vitin kur Serbia ishte e ngritur edhe kulturalisht paksa, dhe tashmë fshatarësia tribale serbe, kishte përjetuar mobilitetin social, duke u kthyer në komb. Beogradi kishte muze etnografikal, me zotëriun Trojanoviq drejtor të këtij muzeu. Zotëri Trojanoviq, dukej të mos ishte ndikuar nga nacional-romanticizmi i Dositej Obradoviqit e Vuk Karaxhiqit, dhe as që tentonte t’i hyjnizonte serbët. Në “Nova Tszka”, po në vitin 1898, ai do të dilte me një artikull interesant. Do të shkruante për të parën herë për “Lapot” – një traditë të vjetër popullore serbe. Trojanoviq në artikullin e tij, ofronte dëshmi se si “Lapot” paska qenë një traditë shekullore serbe, e vrasjes së prindërve të moshuar apo të sëmurë, nga të bijtë, për t’i kursyer harxhimet e mbajtjes së tyre nën mbikëqyrje si të moshuar/sëmurë. Nuk shpjegohej se për sa shekuj ka zgjatur një traditë e tillë, apo se sa ishte bilansi i të vdekurve gjatë krejt periudhave për sa kishte zgjatur kjo traditë kanibaleske, por vetëm shtohej se kishte raste edhe të varrosjes së prindërve për së gjalli, apo të zierjes së tyre të vdekur, dhe më pas ngrënies. Nuk ka të dhëna se a është shpallur Trojanoviq asokohe tradhëtar. Dimë se vetëm pesë vite më pas, më 1903, tribalizmi serb ishte bërë edhe më i fuqishëm : princi filo-austriak Aleksandar Obrenoviq, dhe gruaja e tij princesha Draga, ishin vrarë mizorisht në shtratin e tyre të fjetjes në Pallatin Mbretëror, nga opozitarët serbë të Nikolla Pashiqit. Koha po rrmihte zhvillimet, dhe tani ishte rradha për vepër edhe më “madhore” : nisjen e një Lufte Botërore. Për këtë u përkujdes një ngelcan serb, Gavrillo Principi, i papranuar në fakultet dhe i sëmurë nga tuberkulozi. Më 28 qershor 1914, në Sarajevë ky do të vriste arqidukën e fronit austro-hungarez Ostior Potiorekun. Europa dukej se nuk po lëvizte nga qëndrimi i saj pro-serb. Britania dhe Franca do të gjendeshin në aleancë me serbët në Luftën e Parë Botërore. Vetëm gjermanët dhe austriakët kishin ndryshuar mendje për ta : të parët përjetuan zhgënjimin e Gëtes nga “Guslla” - që siç tregon Ingmar Karlson tek “Besimi, terrori dhe toleranca”- kishte thënë se : këngët popullore serbe nuk guxojmë t’i lexojmë në prezencë të grave”, dhe u gjendën kështu që në start pëkrah austriakëve karshi Antantës, përderisa të dytët (austriakët) i shpallën luftë direkte Serbisë. Serbët tani ishin përballë dy fuqive të kohës, dhe pas Betejës së Cerit, kapitulluan. Tanimë ishte koha e tërheqjes për në Korfuz, e të gjithë staffit mbretëror të Karagjorgjeviqëve së bashku me oborrtarët e tjerë, qeveritarët, dhe me një pjesë të ushtrisë. Shteti serb kishte rënë, e me të edhe ligjet, e ndër to edhe ligji i ndalimit të “Lapot” të cilin gjatë tërheqjes për në Korfuz, siç shkruan Malcolm, e rifunksionalizoi dimri i paparë i 1915-tës, si dhe mungesa e ushqimit në rradhët e ushtrisë serbe, por tani me një zbatim më ndryshe : nuk ishin më ushqim prindërit për të birin, por ushtari për ushtarin. Ushtarët serbë therreshin në mes vete me bajoneta, duke ngrënë mishin e njëri tjetrit, si dhe duke i zgjatur mandatin kështu kanibalizmit serb edhe për një shekull.

 

2.

Prekaz, 1998. Prekazi si fshat, por edhe tërë Drenica e Kosova në përgjithësi, kishin përjetuar për një shekull ankthin nga ata të cilët pjesë të traditës, kishin pasur vrasjen dhe ngrënien e prindit, si dhe therrjen në mes vete e më pas ngrënien e mishit. Por rezistenca heroike e Jasharajve më 1998 simbolikisht i kujtoi Europës e botës, atë që Trojanoviq shkroi 100 vite më parë në artikullin e tij. Për dallim nga ai, Jasharajt këtë e bënë jo me penë por me pushkë. Trojanoviq i kujtoi Europës se serbët mund t’i vrasin edhe prindërit, shekulli i XX i kujtoi Europës se serbët vrasin edhe miliona njerëz për toka të huaja, por megjithatë Europa bëri sehir për një shekull. Mjaftuan Jasharajt si familje (por edhe të gjithë dëshmoret e tjerë), ti kujtojnë Europës se si vdiset me prindin, dhe se si vdiset vetëm edhe vetëm për pragun e shtepisë, i prirë nga atdhetarizmi gjenuin e i pastër si loti. Këtu edhe qëndron parabolla në mes agresorit dhe viktimës, përkatësisht relativizimit të këtij raporti rapid në favor të të parit, që në menyrë perfide po tentohet të bëhet. Nuk e di se a duhet rikujtuar lexuesit, por edhe të gjithëve, se nuk mund të gjindet shtet në Ballkan, e as shtet në Europë, që historikisht ka nxjerrur elita politike më anti-humane se sa Serbia. Dhe pyes se a nuk mjafton boll vetëm Srebrenica si fakt, që edhe fëmiu në djep ta dijë se kush ka kryer krime në Ballkan. Them elita politike, duke i ikur rezonit nacionalist, e duke u kursyer nga gjenarlizimi fajësues për tërë kombin serb, por realisht - logjika e thotë - se në një shtet-komb historikisht nacionalist e popullist si Serbia, vështirë se ka pasur/ka distinksion në mes të qëndrimeve të elitës politike dhe pjestarëve të kombit. Natyrisht se ka përjashtime, por realiteti flet për një mendësi totalitariste që gati në unison (por dikush më shumë e dikush më pak), urren. Rënien e Millosheviqit e kam përjetuar në veri të Mitrovicës, kur akoma banoja atje, dhe mbaj mend se Millosheviqi pas përfundimit të Kosovës, vërtetë nisi të urrehej nga serbët, por jo pse kreu krime ndaj të tjerëve, por përse i humbi luftërat. Dikush e urrente edhe për degradimin politik, ekonomik, e moral që i solli Serbisë, por një gjë e di : si shqiptarë urreheshim nga të gjithë serbët. Edhe nga përkahësit e Millosheviqit, edhe nga ata të koalicioni “Zajedno” (opozitës serbe : Drashkoviq, Gjingjiq, OTPOR). Duke qenë vigjilent edhe në përcjelljen e evolimit të mentalitetit serb edhe për këto dhjetë vite, aparenca në përmbyllje të dekadës është dëshpëruese. Disa shkëndiza të përpjekjeve për sfidimin e nacionalizimit në periudhën 2001-2003, përfunduan fatalisht : kryeministri Gjingjiq u vra, nga pëkrahës të atij që Gjingjiq i’a kishte dorëzuar Hagës. Prandaj në vitin 2003, por edhe sot, pyetja më e logjikshme që duhet shtruar mbi nacionalizmin serb është kjo : e rrëzuan sfiduesit e vertetë, apo Millosheviqi ra si “i pasuksesshëm” ? Por as ringjallja e nacionalizimit në Serbi, nuk ka ndikuar dhe nuk po ndikon që relativizimi nga ana e Perëndimit i krimeve më të rënda të kryera të territorin e ish-Jugosllavisë , nga ana e pushtetit ushtarak serb, të rishqyrtohet. Dy më të kërkuarit për pogromin e Srebrenicës, Ratko Mlladiq e Goran Haxhiq akoma janë në liri së bashku me qindra kriminele të tjerë serbë. Serbët në Bosnje u shperblyen me dhënien e 49% të territorit të Bosnjës, nëpërmjet krijimit të Republikës Serbe të Bosnjes – krijesë kjo gjenocidale dhe mbi varre të boshnjakëve muslimanë. Fare pak Serbia është përgjigjur edhe për krimet në Kosovë. Akoma nuk dihet vendndodhja e eshtrave të shumë viktimave shqiptare, akoma fare pak kriminel përgjegjës janë dënuar për krimet e kryera në Kosovë, akoma Serbia nuk i’a ka kthyer borqet shtetërore Kosovës tashmë të pavarur (aq sa është), dhe akoma Serbia vazhdon të jetë e rehabilituar me strukturat e saja paralele në veri të Kosovës. Në krejt këtë konvulsion, raportuesi në Këshllin Europian Dick Marty del dhe e akuzon ish-UÇK-në, si dhe kryeministrin e vendit për pjesëmarrje në trafikim organesh gjatë luftës në Kosovë, dhe këtë në një shtëpi në Burrel të Shqipërisë, duke akuzuar kështë indirekt edhe shtetin shqiptar. Pason aktivizimi i “lobit” serbo-rus në përkrahje të tij dhe në “përforcimin” e këtij pretendimi, duke pretenduar përfundimisht edhe viktimizin e Serbisë si agresore, edhe mohimin e të qenurit të saj shkaktare e luftërave. Argumentin e sjellur deri këtu, rreth asaj se kush në fakt ka kryer krime, nuk e di se a ka nevojë ta plotësojmë me konstatimin se pretendimi i Martyt është gënjeshtër dhe shpifje. Këtë e dijmë të gjithë, por e dëshmojnë edhe faktet e predisponuara. Esenca, kam përshtypjen se qëndron diku tjetër.

 

3.

Ajo që duhet të mësojmë ne, është të kuptuarit holist të situimeve të këtilla, siç është rasti me akuzën e Martyt. Kështu në vend se të merremi vetëm me Dick Martyn dhe akuzën e tij agresore dhe në përkrahje të agresorëve, pa kuptuar gjë më shumë, ne duhet shikuar sfondin e zhvillimeve mbi të cilin është ngritur kjo akuzë, kohën kur është ngritur si dhe interferimet e tjera të mundshme konvergjuese me të. Së pari, nëse botërisht dihet se kush ka qenë agresor dhe mbi kë duhet ngritur akuza, duhet kuptuar qartë që as Marty e as ashkush tjetër nga europianët nuk është aq naiv, sa që të mos e di se duhet marrur me kriminelë serbë e jo me shqiptarët, anipse parapëlqejnë relativizimin e krimeve serbe. Prandaj mundësia që Marty të jetë vetëm provokator, për ata që kanë vetëm pak fije prudence bie si opcion. Së dyti, ditëve të fundit në Ballkan dëgjuam “keq” për tre (ish)kryeministra. Ivo Sanader ish-kryeministri kroat, u arrestua në Austri, i dyshuar për korrupsion dhe keqpërdorime gjatë mandatit të tij. Millo Gjukanoviq i Malit të Zi dha dorëheqje, i përcjellur nga Hashim Thaçi që akuzua rëndë nga Marty menjëherë pas zgjedhjeve që kaluan me jo pak tension e keqpërdorime. Është teori probabiliteti nëse është një ndërrmarësi europiane akuza ndaj Thaçit, në menyrë që nga ndonjë dorëheqje e mundshme eventuale e tij, të krijohet kauzalitet në ndërrimin e elitave politike në Ballkan. Por kjo teori nuk është fort fizibile, përderisa po të mëtohej një gjë e tillë Marty do ta kishte lansuar akuzën e tij para zgjedhjeve, apo në rastin më të mire gjatë fushatës zgjedhore, për ta diskredituar kredon politike e morale të Thaçit. Së treti, shtrohet pyetja logjike, nëse Marty për Thaçin dhe për pjestarë të tjerë të UÇK-së, të etiketuar, paska pasur fakte me vite më herët, ateherë përse i lansoi pikërisht tani, pas zgjedhjeve ? Dhe a nuk është paradoskale që vetë vendet e BE-së dhe politikanët europianë, të cilat jo vetëm pas shpalljes së pavarësisë, por për njëmbëdhjetë vite bashkëpunuan me Thaçin, tani nga Marty ta “mësojnë” se paskan pasur punë me një “trafikues organesh” që na qenka bërë krejt “rastësisht” edhe kryeministër ? Nuk e besoj krejt këtë opcion, dhe natyrisht asgjë nga akuza e sajuar nga Marty e ndihmësit e tij. Mendoj se akuza ndaj Thaçit ka afilacion të drejtpërdrejtë me bisedimet e paralajmëruara me Beogradin, që jo me pak gjasa do të implicojnë në një lloj ndarjeje të veriut të Kosovës. Presioni psikologjik me ngritjen e akuzës nga Marty është njëkohësisht edhe presion politik, për lidhje sa më të shpejtë të koalicionit, rekomandueshëm me AAK-në, AKR-në dhe pakicat, dhe më pas futja në negociata kohëzgjatësia e të cilave nuk është përcaktuar. Sipas lojës politike (“game theory”), presionet e tilla politike që ushtrohen, janë të kuptueshme dhe normale. Por në rastin e Martyt dhe akuzës së tij, nuk është i kuptueshëm vetëm perfiditeti i tij dhe i akuzës : tendenca që duke i bërë avokaturën agresorit, jo vetëm të relativizojë por edhe të përmbsysë gjithqka : luftën çlirimtare në favor të agresorit duke fajësuar dy shtete sovrane dhe komplet një komb. Ura mbi lumin Ibër ka fiksionuar tash e njëmbedhjetë vite, ndarjen e qartë në mes agresorit dhe viktimës të këtij shekulli të fundit. Ibri nën të poashtu rrjedhë qetë, anipse shpesh i janë ngritur floskulat deri mbi urë nga përballja agresorë-viktimë. Kurse Mitrovica dhe mitrovicasit, sikurse të gjithë kosovarët, po e përjetojnë stuhinë e keqe “Marty” që relativizon viktimën dhe agresorin. Por ky relatvizim nuk do të zgjasë gjatë. A do jetë Mitrovica respektivisht veriu i Kosovës “kurbani” i shukatjes së Martyt, kur ndarja në mes agresorit dhe viktimës të jetë territorialisht përfundimtare ? Mbetet të shihet.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme