Një vështrim i shkurtër rreth njohurive të Imam Ebu Hanifes (r.a.) në shkencën e hadithit

Njëherë iu parashtrua një pyetje Imam Ebu Hanifes (rahmetullahi alejh) gjersa ishte i ulur në prani të mësuesit të tij Imam A`meshit (rahmetullahi alejh), i cili ishte ekspert në Kiraet dhe Hadith. Pasi Ebu Hanife iu përgjigj pyetjes që iu parashtrua, mësuesi i tij kërkoi nga ai që t'i sillte argumente për përgjigjen e tij. Për ta argumentuar përgjigjen e tij, Imam Ebu Hanife filloi të citojë hadithe, të cilat i kishte dëgjuar nga vetë Imam A`meshi, me zinxhirin e plotë të transmetuesve deri tek Pejgamberi s.a.v.s.. Kur ai e përfundoi hadithin e gjashtë, Imam A`meshi e ndaloi dhe i tha: “Kjo është e mjaftueshme, ti më ke transmetuar për një kohë të shkurtër atë që të kam transmetuar unë ty për një kohë prej njëqind ditëve. Nuk e prisja që ti do t'i zbatoje të gjitha ato hadithe.

 

يا معشر الفقهاء ! أنتم الأطباء ونحن الصيادلة    

“O fukaha (juristë)!, Ju jeni mjekët ndërsa ne (transmetuesit e hadithit) jemi ilaçi.” (Me këtë nënkuptoi që transmetuesit e Haditheve vetëm transmetojnë Hadithet ashtu siç farmacistët japin ilaçet, por fukahatë tregojnë për zbatimin e këtyre Haditheve ashtu siç mjekët përshkruan medikamentin e duhur për sëmundjen përkatëse). Më pastaj Imam A`amash iu drejtuar Imam Ebu Hanifes duke i thënë:

وأنت أيها الرجل أخذت بكلا الطرفين  

“Por ti i ke arritur të dy drejtimet (ti je edhe muhadith edhe fakih; ti transmeton hadithe dhe po ashtu shpjegon përdorimin korrekt të tyre).” (Menakibul-Imamil-A`dham – `Alij El-Karij, with Al- Jawaahirul Mudeeah, vol. 2, fq. 484).

2. Imam Ahmed bin Hambeli (rahmetullahi `alejh) është pyetur: “A mund të quhet një njeri fakih (jurist) nëse ai i ka njëqind mijë hadithe në memorien e tij”? Ai iu përgjigj: “Jo.” Njeriu e pyeti: “E çka nëse i ka rreth dyqind mijë?” Ai iu përgjigj negativisht. Ai pastaj sërish e pyeti: “Treqind mijë?” Imam Ahmedi iu përgjigj negativisht përsëri. “E çka nëse i ka rreth katërqind mijë”, pyeti përsëri? Imam Ahmedi bëri me gjest me dorën e tij, duke nënkuptuar që mbase ky person mund të jetë kompetent të jetë jurist dhe muxhtehid që mund të lëshojë fetva për njerëzit. (I`lamul-Muwakki`iin vol. 1, fq. 36).

Një rast i ngjashëm ndodhi me Jahja ibn Mai`n (rahmetullahi `alejh). Ai poashtu u përgjigj negativisht derisa pyetësi pyeti rreth mbajtjes mend së pesëqind mijë Haditheve. Pas kësaj ai tha: “Shpresoj që një person i tillë mund të jetë i kualifikuar (kompetent).” (Al-Jaami`u li Akhlaaqir Raawi wa Aadaabis Saami`, fq. 345).

Nga Imam Ahmedi (rahmetullahi `alejh) po ashtu është transmetuar pesëqind mijë. (Al-Musawwadah, Atharul-hadithi’sh-sharif, fq. 175).

            Nëse e shikojmë madhështinë e Imam Ebu Hanifes dhe kalibrin e tij, shohim se ai është një fakt i padiskutueshëm, se ai ishte njëri ndër fukahatë (juristët) më të mëdhenj. Muhadithi dhe fakihu i madh Sufja Thawri (rahmetullahi `alejh) në lidhje me atë tha:

أفقه أهل الأرض

 

“Ebu Hanife është juristi më i madh në sipërfaqen e tokës.” (Qawa`id fi`ulumil-hadith, fq. 310).

Abdullah bin Mubarak (rahmetullahi `alejh) thotë:

 

أفقه الناس أبو حنيفة ، ما رأيت في الفقه مثله

“Ebu Hanife është juristi më i madh. Unë nuk kam parë ndonjë si ai në fikh (jurisprudencë).” (Tahdhibut-Tahdhib, vol. 10, fq. 450). Imam Shafiu (rahmetullahi `alejh) thotë:

الناس عيال في الفقه على أبي حنيفة

“Çdo person është i varur nga Ebu Hanife në fikh (jurisprudencë).” (Tahdhibut-Tahdhib, vol. 10, fq. 450).

Kështu, nëse memorizimi i pesëqind mijë haditheve është minimumi i kërkuar për t’u konsideruar si fakih (jurist), atëherë ju mund të imagjinoni sa hadithe duhet të ketë ditur Imam Ebu Hanife për të marrë një gradë kaq të lartë në mesin e juristëve, dhe për t’u quajtur “Juristi më i madh”. Hafiz Ebu Jahja Zekerija Nejsaburi (rahmetullahi `alejh) në librin e tij "kitab Manakibu Abi Hanifah" citon këtë thënie të Imam Ebu Hanifes:

عندي صناديق من الحديث ، ما أخرجت منها إلا اليسير الذي ينتفع به

 

“Unë kam shumë sëndukë plotë me hadithe. Sidoqoftë unë kam transmetuar vetëm një pjesë të vogël të saj nga të cilat njerëzit mund të përfitojnë me lehtësi prej tyre.” (Al-Imam Ibnu Maxheh wa Kitaabuhu As-Sunan, fq. 54).

 

            3. Mis`ar bin Kidaam (rahmetullahi `alejh) ishte një muhadith dhe bashkëkohës i Imam Ebu Hanifes. Ai posedonte aq njohuri në fushën e Hadithit sa që imamët të mëdhenj si Shu`bah dhe Sufjan Thawriu (rahmetullahi `alejhima) (që të dytë ishin të njohur si Emirul-Mu’minine fil- hadith - Udhëheqës të besimtarëve në shkencën e hadithit) i referoheshin atij kur nuk dakordoheshin në lidhje me ndonjë çështje të hadithit. Ata i drejtoheshin njëri tjetrit duke thënë: “Le të shkojmë sipas mizanit (kriterit) të Mis`ar bin Kidamit.” (Al-Imam Ibnu Maxheh wa Kitabuhu As-Sunan, fq. 50). Ai njëherë pat thënë:

طلبت مع أبي حنيفة الحديث فغلبنا ، وأخذنا في الزهد فبرع علينا ، وطلبنا معه الفقه فجاء منه ما ترون

“Së bashku me Ebu Hanifen kemi kërkuar - studiuar hadithin, por ai na tejkaloi, garuam me të në devotshmëri dhe jetë askete, por edhe këtu ishte para nesh, e së bashku me të kërkuam-studiuam fikhun, dhe ai arriti në këtë shkencë atë që po e shihni” (Manakibu Abi Hanifah – Zahabee, fq.27). Është e ditur se prej vlerësimeve më të mira është komplimenti i bashkëkohësit, sepse zakonisht rivaliteti ekziston në mes të bashkëkohësve. Për më tepër, në këtë rast bashkëkohësi nuk është ndonjë person i zakonshëm. Përkundrazi, ai është ekspert në fushën e hadithit. Këtë qëndrim e përforcojnë edhe më shumë thëniet e Makki bin Ibrahim and Yazid bin Harun (rahmetullahi `alejhima) në të cilët ata thanë:

أحفظ أهل زمانه

 “Ebu Hanife ishte hafidhi më i madh i hadithit në kohën e tij.” (Ibnu Maxheh aur `Ilm Hadith, fq. 166).

            4. Siç ishte zakon i përhapur në mesin e ndriçuesve të mëdhenj të kaluarës ku ata kanë kontribuar në fushën e Hadithit me hartimin e haditheve të të Dërguarit s.a.v.s. në formë të librit, në mënyrë të ngjashme edhe Imam Ebu Hanife vazhdoi në këto gjurmë duke kompiluar: " Kitab-ul-Atharin" e tij. Megjithatë, tipar unik e këtij libri është se ajo është hartuar në një format sistematik duke përcjellë rendin e tematikave të fikhut, sistem ky që më vonë është përdorur përgjithësisht nga fukahatë dhe muhadithët e mëvonshëm. Për më tepër, ajo mbulonte çdo kapitull që dikush mund të gjente në librat e fikhut. Nga ana tjetër, përmbledhjet para Imam Ebu Hanifes nuk ishin sistematikë, por thjesht përmbanin hadithe të ndryshme pa ndonjë temë ose kapitull të caktuar. Në mënyrë të ngjashme, ka pasur edhe përmbledhje të tjera që kanë pasur një rend deri në një farë mase, por kanë përfshirë vetëm disa tema. Kështu që hartimi më i vjetër sistematik i haditheve sahih që është gjetur është "Kitab-ul-Athar" i Imam Ebu Hanifes. (aur Ibn Maxheh `Hadith Ilm, fq. 159).

Ai i zgjodhi ato hadithe aty nga një koleksion prej dyzetmijë haditheve. (Ibid, fq. 164).

Përpos Kitab-ul-Athar, gjenden edhe pesëmbëdhjetë përmbledhje që përmbajnë hadithe (të transmetuara) nga Imam Ebu Hanife. (Sharhu Musnadi Abi Hanifah – `Alij Al-Karij, fq. 7).

Mulla `Alij Al-Karij (rahmetullahi `alejh) shkruan: Shejhët (mësuesit) e Imam Ebu Hanifes arrijnë numrin prej katër mijë. (Ibid, fq.8)


Përktheu: Fatih Ibrahimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme