Dy gjëra janë të pafundme: Universi, dhe budallallëku i Reshat Sahitaj. Për këtë t'parën sjam i sigurtë!

“Gjeniu” ynë thotë:

"Ndërsa në tërë Kosovën sekti mysliman vehabi ndërtoi xhami edhe aty ku nuk kishte nevojë, e madje xhamitë i ndërtonin në vendet më strategjike. Për këtë sekt religjioz nuk është me rëndësi që xhamia të jetë funksionale, por ajo duhej të ndërtohej në vende të dukshme si buzë rrugës, në hyrje të qyteteve dhe fshatrave, në vende siç është në Sllatinë dhe rrethinën e aeroportit në atë mënyrë që kushdo që vjen në Kosovë të shohë se Kosova është "vendlindja" e myslimanizmit.”

 

- Zotnia juaj, "mendjendrituri" (po e them në thonjëza të mëdha të shtypi)!

S’je as i pari as i fundit që provon të dukesh “dikushi” me sulme anti-islamit. Mirëpo ni gjë e keni të përbashkët, ti dhe ata të tjerët: Të gjithëve ju bashkon i njëjti nivel i njohjes së islamit! E ky s’është i lartë, por tejet i ulët.

 

Duhet të të mësojë diçka: Qëllimi i xhamisë nuk është të zihet një parcelë toke diku në periferi, ku askush se di që ekziston ajo. Xhamisë është duhet të jetë sa më afër besimtarëve, qëllimi i saj është që t’u shërbejë atyre, që ata t’i kryejnë ritet e tyre fetare, dhe këtë të kenë mundësi ta bëjnë në mënyrën më të shpejtë dhe më të lehtë të mundur.

 

Ne nuk ndërtojmë xhami që “të dukemi”, sepse feja jonë s’na mëson sy-e-faqësinë. Dihet se njeriu kur flet diçka, niset prej vetes. Kjo dëshmon se JU veprat tuaja i bëni sa për sy e faqe. Ju jeni ata që vdisni që dikush të thotë për ju “Ah, shih çfarë bëri filani”. Edhe ky shkrim i juaji s’është më tepër se kaq. Interesant, pse s’u pengon një mega-katedrale midis Prishtine? A s’është kjo pikë goxha “strategjike”? Ah, po po, “toleranca fetare”! E kapa! 

 

Më tutje vazhdon e thotë:

“Numri i xhamive të ndërtuara në Kosovën e pasluftës dhe atyre ekzistuese jo vetëm që janë të mjaftueshme, por edhe të tepërta. Besimtarët tanë të religjionit mysliman masovikisht shkojnë në xhami vetëm për drekën e të premteve, kurse ditëve të tjera xhamitë janë krejtësisht të zbrazëta dhe jofunksionale.”

 

- S’do merrem me këtë, se për të diskutuar për diçka me dikë, duhet të dy palët ta njohin mirë subjektin për të cilin diskutohet! Veç desha të pyes, a je prej “pesë-vakëtlinjve” ti që i ditke këto gjëra, apo edhe këtu (si në shumicën e shkrimit) e ke “me t’nime”? S’kam dëgjuar ende që paska inspektorë të veçantë që mbajnë evidenca për përpikërinë e faljes së xhematit nëpër xhamia?!! Tek “ne” (Muslimanët) mjafton të jenë dy persona (imami dhe thirrësi i ezanit), për tu formuar Xhemati, kështu që, edhe sikur të mos vi askush tjetër, kjo mjafton për tu përmbush kushtin e Faljes në Xhemat! Nëse u lejuaka supër-mega-katedralja, për një pakicë tejet të vogël të qëndroj në qendër të prishtinës, që ata NJË HERË NË JAVË t’i kryejnë ritet e tyre, pse s’u lejuaka të ketë xhamia për shumicën dërmuese të popullsisë, që kryejnë ritet e tyre 5 herë në ditë, 7 ditë të javës, 365 ditë të vitit? Ku mbet “toleranca fetare”?

 

 

-Më interesantja vjen këtu:

Çdo ditë tjetër xhamitë shërbejnë vetëm si dekor dhe natyrisht këtij dekori i shtohet muzika e lutjeve në gjuhën arabe, që çdo shqiptari të ndershëm dhe kombëtarisht të brumosur këto lutje arabe na shqetësojnë dhe na neverisin. Këto "këngë" mashkullore të burrave nga Arabia, të amplifikuara përmes altoparlantëve duke ua ngritur zërin deri në maksimum janë shqetësuese e sidomos në orët e hershme të mëngjesit. Imagjinoni se në ato orë të hershme të mëngjesit të na lëshonin çdo ditë të njëjtën këngë më të bukur shqipe! Edhe kënga më e bukur shqipe do të na shqetësonte sikur ajo të na imponohej ta dëgjojmë në orët më të hershme të mëngjesit kur tërë shqiptarët bëjnë gjumë. Jam plotësisht i bindur se Perëndia nuk ka nevojë që shqiptarët t'i luten në gjuhën arabe e t'i këndojnë arabisht çdo ditë të njëjtat këngë. Jam i bindur se Perëndia nuk ka nevojë që lutjet fetare t'i këndohen me altoparlantë e t'ia ngremë zërin që të shqetësojmë popullsinë aq herët në mëngjes.

 

- Sa e mërzitshme kur njerëzve duhet t’u mësosh edhe gjërat elementare. Pse mor xhaxhi se pyete ndonjë fëmi rrugës, të t’tregoj se ezani s’është “muzikë” as nuk është “lutje”. Mesa duket si di as çka do të thonë këto dy fjalë të “thonjëzuara” më sipër?

 

Ok, kam aq durim sa të merrem me të paditurit ekstrem, dhe të t’i shpjegoj. Është detyrë e imja fetare të i mësoj ata që nuk dinë:

* Muzika: Art që e pasqyron jetën dhe shpreh ndjenjat, përshtypjet, mendimet etj. me anë të tingujve të bashkërenduar në një mënyrë të tillë ritmike që të tingëllojnë këndshëm, të formojnë një melodi e të kenë harmoni.

 

* Lutja:

Akt i komunikimit me Zotin, një zot, ose objekt tjetër adhurimi, (që kryhet) për shkak të devocionit, rrëfimit, lavdërim, ose falënderimit!

 

NDËRSA, Ezani [sipas Wikipedias]:

Thirrja e cila përdoret për të shpall kohën e faljes së Namazit quhet Ezan. (...) Anembanë botës ezani thirret në një gjuhë të përbashkët: gjuhën Arabe.

 

Pra, zotëri, para se të merreni me ezanin, mendoj se është e udhës ta mësoni çka është ajo së pari.

 

Tjetra është se, ti “je i bindur se..., je i bindur se....”, por bindjet tua janë “diçka” e realiteti është diçka tjetër. Pasi të ta tregoj edhe definicionin e “bindjes” mbase e kupton pse “je i bindur”.

BINDJE: 1. Besimi i plotë se diçka është e vërtetë dhe e drejtë; 2. Mendim i ngulur e i palëkundur. 3. Tërësia e pikëpamjeve që ka një njeri, mendimet që mbështeten në botëkuptimin e tij. Bindje politike (ideologjike, morale, filozofike).

Siç edhe mund ta vëresh nga këto definicione, bindja është ni realitet imagjinar, i formuar në kokën tënde, dhe jo domosdoshmërisht një realitet, apo pasqyrim i të vërtetës.

 

Mbase mjafton të të them se, Zoti ynë të cilit ne i nënshtrohemi, nuk ka nevojë për nënshtrimin tonë, por ne kemi nevojë për nënsthrimin ndaj tij. Mbase juve ju pengojnë ezanet, thirrjet për devocion, sepse s’ke faj, keni arritur në një far moshe, ku edhe fjalët e mira ju duken sharje. Kjo është problemi juaj. Pleqëria, stresi, nervat... Problem... Mirëpo, një shumicës absolute nuk i pengojnë këto. Që disa shekuj, çdo ditë, nga pesë herë në ditë,e njëjta “këngë”, është “kënduar” (madje pa kurrfarë zbukurimi apo manipulim zërit në studio). Sikur vërtetë t’i kishte penguar dikujt, ashtu siç thua ti - më beso kur të them - s’do gjeje asnjë minare në tërë botën! Është normale që dikë irriton ezani (juve p.sh.), siç irriton dikë edhe kambana (mua p.sh.)!!!  Është çështje shijesh e preferencash, apo më mirë, çështje përkatësie ideologjike. Ah moj “tolerancë fetare”, na e more në qafë xhaxhin Reshat!!!

----

 

 

 

 Uuh, kjo s’guxon të huqet: RESHATI, dijetari i ri i shekullit, mësuesi i madh i Islamit!

- Nuk është e vërtetë se Perëndia ka dëshirë që ne të bërtasim deri në kupë të qiellit që t'i lutemi. Në fakt në Kuran, thuhet që secili t'i lutët Perëndisë në heshtje dhe për veten e tij e në gjuhën e tij.

 

Është pak për të çeshur (“ç” e fortë, ngase në fakt kjo është të vdesësh së qeshuri).

Z. Muxh’tehid Reshati (titull që i jepet shkallës më të lartë të njohësit të islamit)!

 

Pak më sipër të mësuam elementaren: Ezani s’është lutje! Është thirrja për tu mbledhur e për tu lutur! Medoemos që duhet të jetë me zë të lartë. Me atë pak logjikë që përdorni, më trego, a thirret dikush që është larg, dikush që është në gjumë (në sabah p.sh.), dikush që është brenda katër mureve, duke pëshpëritur brenda, në skaj të xhamisë? Paj qoftë edhe jashtë në oborr? Mirë, po kambana që rreh, sa larg dëgjohet? Pse s’përdorin ata një zile të dorës, ose më mirë, pse nuk i marrin dy lugë e të bëjnë thirrjen e tyre me ato? Do thuash: S’i dëgjon askush! Epo do them: Po neve, heshtazi, do na dëgjoj dikush thirrjen tonë??

Nëse ke dëgjuar që dikush gjatë LUTJEVE (jo ezanit) të bërtasë, më trego, sepse do shkoj t’ia mësoj të kundërtën. Të jap fjalën!

E sa për,  “të lutet në gjuhën e tij”, mendoj se prapë je futur arë e livadh. Kur ti të ç’pikësh një religjion të ri, mund ti bësh lutjet shqip. Po deshe, bëji “multi-language” që të gjithë të ndahen të kënaqur! Problemi yt në definimin e parimeve të “religjionit” tënd!

Kur flasim “për islamin”, atëherë patjetër që duhet vepruar ashtu “siç thotë islami”, e jo qejfet e teket e secilit. Nëse secili do të bënte ashtu siç do donte, të shtonte e hiqte  ç’të donte nga Islami, për 2 javë s’do mbeste asgjë nga ajo.

.........

Fjalët që z. Reshati përmend pas citatit të mësipërm janë ëndrra dhe shpifje të tij, marifete që vetëm një njeri shumë i ulët moralisht mund t’i nxjerrë. Nuk ia vlen të humbet koha me to. Nëse lexoni shkrimin, mund të vëreni se ato që përmend janë trillime imagjinare, personazhe imagjinare, që i sjellë për të forcuar pretendimet e tij. Mbase, duhet cekë se, nëse është dikush që duhet të merret me fraksionet brenda Islamit, atëherë, personi i fundit (mbase mbase i parafundit) jeni ju Reshat ‘efendi’. Ka persona kompetent që merren me këto punë.

 

Mos të harrojmë, edhe ni komentin të shkurtër:

“Mysliman i vërtetë është ai që fëmijëve tanë u ndërton shkolla e jo xhami. Secili prej nesh po e sheh se nxënësit tanë nuk kanë vend ku të mësojnë dhe për këtë shkollat tona punojnë edhe me tri ndërrime. Do të ishte më mirë që fëmijët tanë të mësojnë në dy ndërrime apo pse jo edhe vetëm në një ndërrim, si tërë shkollat e botës së civilizuar.”

Mendoj, thjesht, e ke parasysh, kam të drejtë të mendoj apo jo? Pra, mendoj, se, për çështjen e shkollave, NËSE duhet akuzuar dikush, atëherë: à Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (m.a.sh.t.), TË CILËS, i janë ndarë 34 milionë e 817 mijë e 820 euro  nga buxheti i Kosovës për këtë punë që ti përmende më sipër, e jo besimtarët muslimanë nga xhepat (tatimet) E TË CILËVE e kanë prejardhjen këto para! Pra “shul shqip”, meritat për ndërtim të shkollave i kanë besimtarët (sepse janë paratë e tyre), ndërsa “meritat” për mos-ndërtim, i ka MASHT-i! Shko kap për fyti ndonjë ministër e mos humb me pallavra të tilla.

 

 

“Nuk mund të jesh mysliman i mirë nëse nuk punon për Kosovën, sepse në Kuran shkruan: "Pa din nuk ka iman", e që në shqip do të thotë: "Pa atdhe nuk ke fe". Pra, ta ndërtojmë atdheun tonë, t'u krijojmë kushte fëmijëve tanë.

 

Xhaxhi “eksperti” i Islamit dhe njohësi i “shkëlqyer” i gjuhës (arabe) dhe terminologjisë duket se të janë mbështjellur pak (si shumë) telat.

DIN do te thotë FE, IMAN do te thotë BESIM (bindje). A ka nevojë të përmend që thënja “Pa din s’ka iman” s’është nga Kur’ani?

 

Bazuar në fjalët e librit të shenjtë, Zoti do të hidhërohet në të gjithë ata shqiptarë që pretendojnë se Arabia është atdheu i tyre. Arabia është vendi ku ka lindur profeti Muhamet, e Kosova është vendi ku kanë lindur profetë të gjitha kohëve si: Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Adem Demaçi, Adem Jashari, i cili do të mbetet profet i profetëve tanë. Meka është vendi i të gjithë myslimanëve, por Prekazi është vendi më i shenjtë në botë, sepse aty u vranë mizorisht edhe fëmijët në djep. Nëse nuk i respektojmë ngjarjet e Prekazit, Zoti do të zemërohet kundër shqiptarëve. “

- Bazuar në atë se ti s’di kuptim e fjalës “Profet” s’ka nevojë të hy më tutje, se më qesharak se që je dukur me këto që i ke shkruar s’ke ku shkon.

Këta emra që përmende, janë burra të mëdhenj - e gjynah që goja jote po i përmend emrat e tyre - por sidoqoftë, këta janë figura TË SHQIPTARËVE, ndërsa Muhamedi (paqja dhe Mëshira e Allahut qoftë mbi të) është figurë -jo globale, por- UNIVERSALE, e tërë botës, pa dallime etnie, gjuhe, race a ku di unë!

 

Si fund, një ankesë drejtuar Zotit: Pse o Zot e morre Milloshin kaq herët, kur ka lënë ende disa punë të pakryera? Pse o Zot e le Milloshin të vriste gjithë ata njerëz të mirë, kur kishte plot kësi “njerëz” të tjerë? Lëre se e di përgjigjen: Nuk vriten VËLLËZËRIT në mes vete!!!

 

Me keqardhje per kohën (time) të humbur,

Fatih Ibrahimi!

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme