
Në vijim teksti i deklaratës:
Nuk është në emrin tonë
Që mos të thuhet se populli në Shtetet e Bashkuara nuk ka bërë asgjë atëherë kur qeveria shpalli luftë të pakufizuar dhe i vëndoi themelet e principeve represioniste dhe të vrazhda.
Ne të nënshkruajturit më poshtë, e thërrasim popullin e Shteteve të Bashkuara Amerikane që të rezistojnë politikat dhe kahjet e politkës së përgjithshme, të cilat lindën mënjëher pas 11 shtatorit të vitit 2001, gjë që paraqet rrezik të ri, i cili u kanoset mbarë popujve të botës.
Ne besojmë se popujt dhe shtetet posedojnë të drejtën e pëcaktimit të ardhmërisë së tyre, dhe të janë të lira nga presionet ushtarake që i imponojnë forcat e mëdha. Ne, poashtu, besojmë se të gjithë personat që i kanë burgosur shtetet e bashkuara të Amerikës, ose i kanë gjykuar, doemos duhet ti gëzojnë mu ato të drejta të cilat i përcaktojnë kartat dhe konventat e njohura. Ne besojmë se medoemos duhet të vlerësojmë pyetjen dhe kritikën, sepse e kemi të qartë se të drejta dhe vlera si këto, vazhdimisht janë të polemizuara, andaj medoemos duhet luftuar për to.
Besojmë se njerëzit e ndërgjegjshëm duhet të bartin përgjegjësi për atë që bëjnë qeveritë e tyre, për këtë duhet, së pari, të kundërshtojmë të gjitha padrejtësitë që bëhen në emrin tonë. Për këtë edhe i thërrasim të gjithë amerikanët që të REZISTOJNË luftën dhe represionin të cilat ia imponon tërë botës administrata e Bushit. Ato janë veprime të padrejta, të pamoralshme dhe të paligjshme. Kemi zgjedhur që të përkrahim bashkarisht mbarë popujt e botës.
Edhe ne kemi përjetuar, të traumatizuar, ndodhitë e trishtueshme të 11 shtatorit, 2001. Edhe neve na ka dhimbur vrasja e mijëra të pafajshmive, jemi trishtuar nga pamjet e masakrës së pamëshirshme, saqë kur e rikthyem përkujtimin e pamjeve të tillë nga Bagdadi, Panama City, e një gjeneratë më herët Vietnami, nuk mundemi e të mos i shoqërohemi zërit të miliona amerikanëve, të cilët parashtruan pyetjen, të ç’rehatuar: pse duheshte të ndodhë një gjë e tillë?
Po sa filloi mbajtja zi, udhëheqësit e lartë të vendit i liruan ferret e shpirtit hakmarës dhe vënduan një skenar tejet të thjeshtë të të ashtuquajturës “e mira përballë të keqës”, të cilën media e përdori me vetdëshirë dhe frikë në të njejtën kohë. Na thanë se parashtrimi i pyetjes për shkakun e kësaj fatëkeqësie është afër tradhtisë. U imponua se nuk duheshte te ketë debate për këtë. Nuk ka mbetur asnjë hapësirë për polemikë, nuk ka mbetur asnjë pyetje politke ose morale dhe legjitime. Përgjigjeja e vetme ishte lufta diku jashtë dhe repression në shtëpi.
Në emrin tone, administrata e Bushit, me një konsenzus të përafërt të kongresit, dhe në emër tonin, nuk u mjaftua me sulmë ndaj Afganistanit, por me dhunë e nxori të drejtën për vehten dhe aleatët e sajë që të vendos të dërgojë forca ushtarake në çdo vend dhe në çdo kohë. Ky aktivitet la pas vehte rezultate të kobshme duke filluar që nga Filipinet e deri në Palestinë, ku tankset dhe buldozerat izraelite lanë pas vehte vdekje dhe rrënim gjigante. Qeveria tani bëhet gati publikisht për sulm të përgjithshëm ndaj Irakut, i cili është vend të cilin asgjë nuk e ndërlidh me ndodhitë e trishtueshme të 11 shtatorit. Çfarë bote do të bëhet bota jonë nëse qeveria amerikane mbetet e lirë që të dërgojë njësite komando, vrasës dhe bomba, aty ku të dëshiron?
Në emër tonin, dhe brenda shteteteve të bashkuara, qeveria krijoi dy shtresa të njerëzve: ata që u janë premtuar të drejtat esenciale përbrenda sistemit ligjor të Amerikës, si minimum dhe ata që tani nuk gëzojnë asnjë të drejtë. Qeveria ka tubuar ma shumë se një mijë imigrant dhe i ka burgosur fshehurazi deri në afat të pacaktuar, ashtu sikurse ka larguar me qindra njerëz jashtë vendit, në kohë kur me qindra njerëz poashtu qëndrojnë nëpër burgje, gjë e cila ta rikthen përkujtimin e dhimbshëm të kampeve të burgosjes së amerikanëve dhe japonezve gjatë luftës së dytë botërore. Për here të pare gjatë dekadave, zhvillimi i proceseve në sektorin e migracionit qartë kryen ndarje dhe diskriminim ndaj disa nacionaliteteve.
Në emrin tonë qeveria hedhi një vell të zi mbi shoqërinë. Ndërsa, zëdhënësi zyrtar i cili flet në emër të kryetarit të krejt njerëzve tërhoqi vërejtjen “që të jenë të kujdesëshëm se çka thonë ata”. Andaj aktorët, intelektualët dhe profesorët opozitar vërejnë se opinioni i tyre mundet të ndryshohet, deformohet, të sulmohet dhe të ngulfatet. Ajo që njihet si “manifesti patriotik”, edhe disa procese të ngjajshme në nivel të shtetit, policisë i mundëson pushtet të gjërë për të kontrolluar dhe burgosur, nëse ka nevojë, nën mbështetje të aktpadive gjyqësore sekrete, të cilat ngriten në gjykata sekrete.
Në emrin tonë, insistoi pushteti ekzekutiv që përdhunshëm të merr rolet e institucioneve qeveritare dhe detyrat e saja tjera. Ata hapën gjykata ushtarake, me rregula të buta të cilat nuk kërkojnë argumente prerëse, nuk kanë të drejtë të rishqyrtimit të lëndës, edhe ate nëpërmjet urdhërave procedurale, e publikohen grupacionet “terroriste” me guxim të lapsit presidencial.
Ne duhet ti kuptojmë seriozisht eprorët e vendit me grada të larta kur flasin për luftë e cila do të zgjasë gjatë kohë dhe kur flasin për një sistem të ri lokal.
Jemi në prag të ballafaqimit politik të jashtëm, imperial, publik dhe të re dhe një politke të re lokale e cila lind frikë dhe e lëviz dëshira për të mangësuar të drejtat.
Kahja e ndodhive në muajtë e fundit dërgon patjetër në shkatërrim, andaj doemos duhet parë në formën e sajë të vërtetë e pastaj duhet rezistuar. Shumë herë në histori njerëzit kanë pritur tepër gjatë kur më nuk ka pasur asnjë dobi nga rezistenca.
Bushi shpalli parrollën: “Ose me ne ose kundër nesh”. Ja, na i përgjigjemi: “refuzojmë të të lejojmë që të flasish në emër të mbarë popullit amerikan dhe nuk do të hjekim dorë nga e drejta për të pyetur. Nuk do t’i dorëzojmë ndërgjegjet tona përballë premtimit bosh për siguri. Ne themi NUK ËSHTË NË EMRIN TONË. Ne refuzojmë të jemi palë në këtë konflikt, poashtu distancohemi nga çdo ndërhyjre që ndodh ose në emër tonin ose për shkak të së mires tone. Ne ia zgjasim dorën atyreve që vuajnë nga kjo politikë në mbarë botën, edhe përkrahjen tonë ndaj tyre do ta shprehim edhe me fjalë edhe me vepër.
Ne që jemi nënshkruar më poshtë, i thërrasim amerikanët që të na bashkohën që të ballafaqohemi me këtë sfidë. Ne e përkrahim gjendjen e skepsës dhe kundërshtimit edhe pse pranojmë që kjo nuk mjafton dhe duhet bërë edhe më tepër për të ndaluar këtë forcë rrënuese. Ne i kemi për burim inspirimi ushtarët rezervist izraelit të cilët rezikuan jetën e tyre kur thanë: “Çdo gjë KA kufi” dhe refuzuan shërbimin në okupimin e bregut perendimor dhe Gazës.
Ne poashtu përkrahim edhe ata shumë shembuj të rezistencës dhe vetëdijes nga e kaluara e shteteve të bashkuara Amerikane; duke filluar nga ata që rezistuan skllavërinë, duke përdorur moslojalitetin dhe revolucionet e deri te ata që sfiduan luftën e Vietnamit, duke refuzuar urdhërat dhe shërbimin ushtarak dhe duke u solidarizuar me rezistuesit.
Ta ndalojmë botën vëzhguese që të bjer në dëshpërim nga shkaku i heshtjes dhe mosaktivitetit tonë. Në vend të kësaj të na dëgjon bota duke u zotuar: do ta rezistojmë maqinerinë ushtarake, represionet dhe do të veprojmë që ti nxisim tjerët që të bëjnë ç’mos për ta ndalur këtë.
Michael Albert, Laurie Anderson, Edward Asner, actor, Rosalyn Baxandall, historian, Russell Banks, shkrimtar, Jessica Blank, aktor/skenarist, Medea Benjamin, Shkëmbime Globale, William Blum, autor, Theresa Bonpane, rejtor ekzekutiv, Zyra e Amerikave, Blase Bonpane, drejtor, Zyra e Amerikave, Fr. Bob Bossie, SCJ, Leslie Cagan, Henry Chalfant, autor/film prodhues, Bell Chevigny, shkrimtar, Paul Chevigny, profesor i drejtësisë, U Noam Chomsky, Robbie Conal, artist vizual, Stephanie Coontz, historian, Evergreen State College, Kimberly Crenshaw, Profesor i drejtësisë, Columbia, UCLA, ia Corthron, dramaturg, Kevin Danaher, Shkëmbime Globale, Ossie Davis, Mos Def, Carol Downer, bordi i drejtorëve, Chico (CA) Qendra shëndetësore e grave feministe, Eve Ensler, Leo Estrada, UCLA profesor, Planifikime Urbane, John Gillis, shkrimtar, profesor i historisë, Rutgers, Jeremy Matthew Glick, redaktor i Një Botë Tjetër është e Mundëshme, Suheir Hammad, shkrimtar, Rakaa, science, hip hop artist, David Harvey, profesor i dalluar i antropologjisë, CUNY Qendra për Diplomim, Erik Jensen, aktor/dramaturg, Casey Kasem, Robin D.G. Kelly, Martin Luther King III, kryetar, Konferenca e udhëheqësisë Jugore Krishtere,Barbara Kingsolver, C. Clark Kissinger, Refuzo & Rezisto! ,Jodie Kliman, psikolog ,Yuri Kochiyama, aktivist ,Annisette & Thomas Koppel, këngëtar/kompozues. Trëndafilat e Egër ,Dave Korten, autor ,Tony Kushner ,James Lafferty, drejtor ekzekutiv, Gildi i Avokatëve Kombëtar /L.A. ,Rabbi Michael ,rner, editor, TIKKUN Magazin ,Barbara Lubin, Aleanca e fëmijëve të Lindjes së Afërme ,Staughton Lynd ,Anuradha Mittal, co-drejtor, Instituti për Ushqim dhe Politikë të Zhvillimit/Së pari ushqim ,Malaquias Montoya, artist vizual ,Robert Nichols, shkrimtar ,Rev. E. Randall Osburn, nëndrejtor ekzekutiv i Konferenca e Udhëheqësisë Jugore Krishtere ,Grace Paley ,Jeremy Pikser, skenarist ,Juan G—mez Quiñones, historian, UCLA ,Michael Ratner, kryetar, Qendra për të drejta Kushtetuese ,Adrienne Rich, poet ,Boots Riley, hip hop artist, Grushteti ,David Riker, film prodhues ,Edward Said ,Starhawk ,Michael Steven Smith, Gildi i Avokatëve Kombëtar /L.A. ,Bob Stein, botues ,Gloria Steinem ,Alice Walker ,Naomi Wallace, skenarist ,Rev. George Webber, kryetar emeritus, NY Kolexhi Teologjik ,Leonard Weinglass, avokat ,John Edgar Wideman ,Saul Williams, artist i fjalës së folur ,Howard Zinn, historian