Unë jetova vetëm njëzetegjashtë vjetë. Edhe dy javë do të festoja ditëlindjen e njëzeteshtatë të jetës sime, që e imagjinoja më të gjatë, së paku gjashtëdhjetë vjetë!
Diplomova në Universitet dhe mora diplomën, sot krejtësisht të pavlerë për mua. U punësova në detyrën e kryeshefit të marketingut në një kopani të madhe të dizajnimeve të veshjeve. Përveç të ndonjë problemi anësor, çoja jetë normale. Shoqja, me të cilën po kaloja që katër vjetë, kërkonte vazhdimisht të merrja një banesë e të jetonim bashkë! E di, në rend të parë unë nuk duhej të kisha një shoqe për të kaluar, por e kisha në qefë shoqërimin, dhe nuk munda ta refozoja praninë e saj në jetën time. Shpesh ma përshkonte mendjen një brengë, se si do të më dukej kjo jetë mëkatare në vitet e pleqërisë sime!?
Preokupimet me punën, me shoqen e me shokët e mij të vjetër, nuk më lenin kohë as për faljet e namazit! Unë madje nuk kisha kohë të ulesha as gjatë ushqimit. Falja e namazit më dukej një obligim i imi, që duhej ta kryeja, por gjithmonë gjendej një pengesë sepse nuk i isha përkushtuar, dhe ashtu më iknin njëra pas tjetrës pa i falur.
Atë ditë, nuk arrijta në shtëpi për faljen e jacisë. Skenat e frikëshme të filimit që shikova, dukeshin si bahçe të parajsës në krahasim me atë që do të përjetoja pak çaste më pas!
Në një rrugë të hapur, po e ngisja makinën me një shpejtësi prej njëqindenjëzet kilometrash në orë. Omari, në ulësen e parë, po kërkonte radiostacione muzikore, ndërsa Malikun në ulësen e prapme, e kishte zënë gjumi. Edhe unë po ndihesha shumë i përgjumuar dhe mezi i mbaja sytë të hapur. Omari bërtiti “Hej... “, por ishte bërë vonë, shumë vonë... Makina ishte përplasur në murin që ndante rrugët, dhe ishte hedhur në mesin e trafikut, kur një makinë tjeter e shtypi derën time... e pastaj, pas një rrotullimi, edhe një makinë tjetër u shkapet për ne... duke përfunduar disa metra jasht rrugës...
Nuk ndjeja ndonjë dhembje, vetëm isha pak si tronditur. I dëgjoja Omarin e Malikun tek ofshanin, pasi njerëzit e mirë mundoheshin të na nxjerrin prej makinës. Kur erdhën zjarrfikësit, edhe mua më nxorrën të mbytur në gjak. Frymëmarrja më ishte vështërsuar. Zjarrfikësit bashkë me ekipin e ndihmës së shpejtë më rrinin pranë duke u munduar, dhe pastaj, njëri prej tyre tha: “Ky nuk ka shpëtim”
Unë nuk kam shpëtim!? Si!? Nuk ndjeja se po vdisja! Unë nuk kisha asnjë vështërsi! Zemra filloi të dridhet. E pashë Malikun tek qëndronte përmbi mua me sy të përlotur dhe më thoshte: “Të lutem, mos na lëj...” Vetëm atëherë e kuptova se gjithçka kishte përfunduar. Fillova të qajë! Zjarrfiksët e larguan ate dhe bënë provën e fundit në mua për të më kthyer në jetë. Unë vdiqa. Engjëlli erdhi për të ma larguar shpirtin tim. E pashë tek fluturoi në lartësi, dhe ende nuk doja të besoja: “Si mundesh, unë ende nuk i kam mbushur të njëzeteshtatat”? E pastaj “Eshtë koha” më tha dhe iku. Dy minuta më vonë më mbuluan me një çarçaf të bardhë. Omari dhe Maliku, që nuk ndiheshin keq, e larguan edhe një herë çarçafin për të më parë për herë të fundit. Ata qanin për mua, për shoqërinë tonë, për vdekjen time... Ata i njihja që kur isha trembëdhjetë vjeç, dhe asnjëherë nuk i kisha parë duke qarë. Gjithëçka ishte jo e zakonshme.
Udhëtimi për në morg, ishte eksperienca më e shëmtuar që ndonjëherë kisha pasur. Isha i vetmuar. Errësirë e të ftohtë. Më kishte marrë madhi për nënën, për vëllaun, për motrën... ah sikur ta kisha kaluar këtë natë me familjen time në vend të shoqërimit të Omarit e Malikut...! Kisha brengosje se ç’do të bënte nëna kur të më shihte në këtë gjendje!? Isha i shëmtuar. Kur mbërrijtëm, më vendosën në një vend tjeter të ftoftë, në mesin e shumë kufomave të tjera.
Ikën çaste, ikën orë, e nëna nuk erdhi. As babai nuk u duk! Qava sërish! Pastaj në një kohë, dëgjova ca zëra të njohur. Babai erdhi me nënën në duar, që dukej se po humbaste ndjenjat. Në pamje dukeshin shumë të shqetësuar. Ata më shikonin me pikëllim e qanin. Unë, doja t’u thoja sa shumë i doja, por nuk munda. Nëna i ledhatoj flokët e mij të përgjakur e shkoi.
Të nesërmen kishin caktuar ditën që do të më varrosnin. E ndjeva veten keq pse u larguan prindërit. Unë isha borxhli para Allahut për namazet që nuk i kisha falur. Vetëm dy vitet e fundit kisha lënë qindra namaze pa falur. Dhe tash, tek Ai ishte kthimi im. Doja të çohesha e të falë namazin e jacisë, por nuk munda, kishte përfunduar gjithçka dhe nuk më jepej shans tjetër!
Pastaj fillova të mendoj. Nuk e kisha ditur kurr se kisha kaq memori të mirë. Kisha kohë mjaft për të menduar, deri në varrimin tim. I kisha mbajtur mend të gjitha namazet që nuk i kisha falur, madje edhe arsyen që më ishte bërë pengesë. Më së shumti përtesa e moskujdesi. E dija se do të kisha problem. Do kisha dëshiruar që ky varrim të ishte sa më i gjatë...
Edhe shoqja ime erdhi për të bërë vizitën e fundit. Ajo ishte vetë djalli. Kur isha gjallë, më dukej si një engjëllushë e bukur, një engjëllushe që më donte e që ishte gati të bënte çdo gjë për të më gëzuar mua, për të më bërë të lumtur... Po të kisha fuqi, do e kisha përjashtuar menjëherë nga morgu. Ajo, ju afrua kufomës time, ma qiti dorën mbi qafë dhe filloi të qajë. Mu desh ta lija sepse që katër vjetë e doja përqafimin e saj. E tani që do e kisha kundërshtuar isha i pafuqi. Djalli qau disa orë pranë kufomës sime. Ajo s’donte të largohej. U ndjeva i mposhtur. Më dukej se ajo kishte mposhtur jetën time për katër vjetë me radhë. E urreja këtë djall, ajo ishte e shëmtuar dhe kundërmonte një aromë të keqe. Iku, por trishtimin e la me mua.
Funerali ishte shumë i shjeshtë. Trupin ma pastruan dhe as që më brejti ndërgjegja për ekspozimin e lakuriqësisë. Ndërgjegja ime ishte krejt diku tjeter. Më mbështodhën me një çarçaf të bardhë dhe më përcollën në praninë e rreth treqind njerëzve. Ishte e pabesueshme që nana ime nuk merrte pjesë. Do të dëshiroja të vinte e të më shikonte për herë të fundit, para se të më mbulonte dheu. Nuk do ta kisha besuar kurrë se kaq shumë njerëz do të qanin për mua. Shumë prej tyre filluan ankimin e zëshëm.
Pjesmarrësit u falën për mua. Ata lutën Allahun të ketë mëshirë për mua. E luten Allahun të m’i falë gabimet e mangësitë. Edhe unë doja të falesha, por s’mund të lëvizja. Më bartën tek një gropë në mesin e një shkretire plot varreza. Edhe aty, nga pafuqia lëvizja mendjen, sa shumë kisha punuar, sa shumë isha munduar deriqë diplomova. Kisha gjetë punë me pagesë të mirë. Kisha humbur kohë duke ushtruar e duke mirëmbajtë trupin. Kisha një shoqe të bukur që më donte. Dhe për atë jetë, të gjitha këto konsideroheshin krenari. Por këtu, derisapo më ulëshin në varrin tim, vija re se asnjëra prej tyre nuk më sillte ndonjë beneficion. Vetëm po të i isha përkushtuar namazit, unë do të isha i qetë tani, dhe jo kështu në aknkthe të frikshme.
Dheu mbuloj gropën time dhe terri u bë vizitori i parë në shtëpinë time të re. Lopata e fundit sajoj kuminë mbi varrin tim, kurse ‘përcjellësit’ e mij të pikëlluar një nga një u larguan, e fundit familja ime.
Në mbrëmje, unë i vetmuar, dhe plot nervoz po pritja engjëjt që do të kërkonin llogaritë. Dhe vërtetë erdhën. Gjykimi im final ende nuk ka ardhur. Po pres për ditën e gjykimit këtu i shtrirë në dheun e tokës së ftoftë, të errtë. Do të takohem me Allahun dhe Ai do të vendosë nëse do të më falë ose jo.
Unë vetëm po rri këtu i shtrirë duke pritur shpresën e Mëshiruesit që të mos më dënojë.
Shpresoj.
E vetmja gjë që më ka mbetur tani.
Sipas artikullit “The Day I Died” të Saleh Ali, botuar në revistën mujore
“Al-Jumuah”, Vol.19, nr#1, Muharrem 1428.
Përgatitur nga: Hajrudin S. Muja