HUTBEJA DHE MESAZHI I BAJRAMIT TË KURBANIT

 

{ ???????? ????????????? }
???? ???? ? ???? ???? ? ??? ????? ????? ???? ? ?? ????? ???? ? ???? ???? ? ? ??? ????? . ?????????? ??? ?????? ?????? ??????????? ???????? ?????????? . ?? ??????? ?????? ?????????????? ????? ??????? ??????????? . ?? ?????? ?????? ????????? ?????? ??????????? . ?? ?????? ??????????? ????????? ??????? ?????????? . ??????? ??? ?????????? ?? ??????????: " ?????? ????????? ???? ????????? ??????????? ????? ?????? ??????????? ????????? * ????? *

????????? ??????? ?????????? ?? ???????????? ?? ??????? ?????????? ?? ?????????? ?? ???????????? . ?????? ?????? ??????????? ???????? ????????? * ????? *

?????? ????????? ???????? ???????????? . ?? ????????? ???????????? ?????? ???? ?? ????? . ???? ?????????? ???????? ???????? ?? ???????? ?? ???????? ???????????. * ????? *

???????? ??? ??? ???? ????? ????? ?????????? ?????????? . ?? ???????? ???? ?????????? ?????? ???????? ?? ?????????. ??????? ????????? ?? ????????? ?? ???????????? . ?? ??????? ?? ??????? ????? ????? ?????????? ?? ????? ????? ?? ?????????? ?? ?????????? ???? ?????? ??????????? .

***** *****
SA LARG MESAZHIT TË HAXHIT JANË BESIMTARËT E SOTËM?

Edhe këtë vit miliona besimtarë nga e gjithë bota do ta kryejnë obligimin e pestë islam, haxhin; simbolin e fesë së pastër në Një Zot dhe simbolin e Unitetit të atyre që kapen për litarin e Tij. Për fat të keq, duhet të kthehemi larg në të kaluarën që të gjejmë kohë më të rënda për Umetin musliman.

Atë që e quajmë botë islame, sot paraqet gjithçka vetëm jo “islame”. Numri i madh i shteteve me shumicë banorësh muslimanë, ose gjenden në skaj të konflikteve të brendshme ose më kanë rënë në humnerën e luftërave vëllavrasëse. Konflikti i lashtë sunito – shiit u ringjall sërish. Regjimet despotike janë të gatshme të sakrifikojnë shtete dhe popuj të tërë, që t’u dërgojnë masave muslimane mesazhin se për ta është një zgjedhje e përjetshme mes regjimeve të korruptuara despotike dhe anarkisë.

Ndaj, me të drejtë mund të pyetemi në çfarë gjendje ta presim haxhin e këtij e viti dhe sa janë larguar besimtarët muslimanë nga mesazhi që e la Pejgamberi savs amanet në Haxhin e Lamtumirës, i cili ishte edhe kulmi i misionit tij si Pejgamber pak para se të ndërron jetë. Ai tha:

"O ju njerëz! Dëgjoni çka do t’ju them, sepse nuk e di se a do t’ju takoj juve në këtë vend pas këtij viti.

O ju njerëz! Frikësohuni Allahut dhe respektoni Atë. Bëhuni të njerëzishëm e të drejtë ndaj vetës e ndaj të tjerëve. Kjo është dita e flijimeve në emër të Allahut. Me të vërtetë gjaku juaj, pasuria juaj janë të shenjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vend.

Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e personalitetit njerëzor.
Njeriu është vepër madhështore e Allahut dhe vaj për atë kush e përçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së Allahut.

O Zoti im! A e kam përmbushur detyrën time dhe misionin e besuar?

O Zoti im, dëshmo për këtë!"

Pasi që iu drejtua besimtarëve iu rikthye edhe një herë mesazhit me të cilin edhe e filloi fjalimin e tij të famshëm duke ua tërhequr vërejtjen besimtarëve:

"Kam lënë tek ju dy gjëra që, nëse u përmbaheni, nuk keni për të humbur kurrë; Librin e Allahut (Kur`anin) dhe Sunnetin tim. 
O njerëz, je keni një Zot dhe një paraardhës. Të gjithë jeni nga Ademi, ndërsa Ademi nga dheu. Më i mirë ndër ju është ai që është më i devotshëm. Nuk ka përparësi arabi ndaj jo arabit, përveç se në devotshmëri.

O Zoti im! A e kam përmbushur detyrën? O Zoti im, dëshmo për këtë!

“Po”, iu përgjigjën të pranishmit.

“Le ti lajmërojnë të pranishmit ata që nuk janë këtu.”

Mu për atë, haxhi duhet t’i rikujtoj muslimanët në këtë mesazh të Pejgamberit savs dhe ndër ta të zgjojë ndjenjën e unitetit musliman, shenjtërisë së jetës, nderit dhe solidaritetit vëllazëror.

Do të mjaftonte sikur ata që derdhin gjakun e të pafajshmëve ta përkujtojnë atë që na mësoi i Dërguari i Allahut savs:

“Shenjtëria e jetës së një besimtari është më e madhe se shenjtëria e Qabesë“.

Kjo tregon se nuk ka asnjë ideal i cili vlen të sakrifikohet një jetë e pafajshme e lëre më me mijëra.

Abdullah Ibn Abbasi transmeton: “I Dërguari i Allahut e shikoi Qabenë dhe tha: La ilahe il-lallah, sa e pastër dhe sa e dashur që je, sa e bukur është aroma jote dhe sa e madhe është shenjtëria jote! Por, besimtari me shenjtërinë e tij është më i madh se ti. Vërtetë Allahu të bëri të shenjtë, por Ai e bëri të paprekshme edhe pronën e besimtarit, gjakun e tij, nderin e tij dhe na ndaloi që të kemi mendime të këqija për besimtarin.” (Mexhme-u-zevaid)

A nuk na thotë Allahu i Madhëruar në Kur’an:

“E paimagjinueshme është që besimtari ta vret besimtarin, kjo mund të ndodh vetëm pa dashje.”

Ndërsa Dërguari i Allahut savs, ka thënë:

“Kur përleshen dy muslimanë të armatosur me shpata, në xhehenem (zjarr) do të hyjë edhe vrasësi edhe i vrari.” O Resulullah, vrasësi po, por pse edhe i vrari? “Për shkak se edhe ai ka lakmuar (synuar) ta vrasë vëllain e vet musliman.” – është përgjigjur (Pejgamberi savs) (Buhariu dhe Muslimi)

Pejgamberi savs, gjithashtu ka thënë: “Mëkat më i madh pas shirkut janë (1) vrasja, (2) mosbindja ndaj prindërve dhe (3) dëshmia e rrejshme.”

Sa muslimanë sot e kanë thyer këtë udhëzim të Pejgamberit savs duke i ndjekur verbërisht ideologët e tyre të ligë, të cilët në emër të Islamit janë duke vrarë njerëz të pafajshëm në luftëra vëllavrasëse, shkatërrojnë familje, shpifin dhe gënjejnë në rrjetet sociale etj..

Nuk na dhimbset vetëm gjaku i muslimanëve i cili derdhet, por edhe gjaku i të gjithë atyre të cilët pa asnjë faj u gjendën në këtë vorbull të çmendur të luftërave dhe trazirave.

Akoma më rëndë është kur i sheh disa të cilët pretendojnë se janë, jo vetëm muslimanë - por të vetmit në të drejtë, dhe në emër të Islamit vrasin ithtarët e feve të tjera dhe pakicat. Sot në Irak dhe Siri shohim pastrim etnik të pakicave, të cilët nuk janë prekur apo detyruar ta ndërrojnë fenë në kohën e kalifëve të Drejtë, emevit, abasid apo othman.

Sot, ndoshta më tepër se kurrë më parë bota islame ka nevojë për fenë, por jo fenë e cila kërkon arsyetime për dhunën ndaj atyre që mendojnë dhe besojnë ndryshe; jo fenë e cila është shndërruar në disa ideologji që njerëzit i shpijnë në përleshje dhe gjakderdhje; po kemi nevojë për fenë si shpresë për një të nesërme më të mirë, fenë e cila jep fuqi që të bëhet durim edhe në çastet më të vështira dhe të mbështeten tek Allahu i Madhërishëm.

Sot kur flet arma dhe derdhet gjaku, rëndë është për të avokuar dialogun, tolerancën dhe kontrollin, por nuk ka rrugë tjetër veç kësaj.

Haxhi i këtij viti është një mundësi unike për të gjithë muslimanët, si dhe liderët e tyre dhe inteligjencën muslimane të mos ngurrojnë t’i dëgjojnë mesazhet e Pejgamberit savs, i cili ua la në amanet mu në këto ditë dhe në këto vende të cilat hanxhinjtë do t’i kalojnë dhe promovojnë idetë e shenjtërisë së jetës, nderit dhe dinjitetit të të gjithë njerëzve.

Në fund, vëllezër të dashur, e lusim Allahun xh.sh. që të na i pranojë veprat tona, e të na i falë mëkatet tona, kur të vdesim të japim shpirtin me iman, dhe kur të ringjallemi të dalim fytyrë bardhë, kur të vijnë shënimet, ato tonat të vijnë nga e djathta, kur të peshohen veprat tona të peshojnë thevabet tona e le të falen mëkatet tona. Ja Rabbel-Alemin !

Me fat ju qoftë Bajrami - e gëzofshi për shumë vite!

Përshtati: Miftar Ajdini

 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme