Abdurrahman ibn Halduni është dijetar i shquar musliman në mesjetë. Lindi në Tunizi, në një familje elitare, të shpërngulur nga Sevila e Spanjës. Jetoi gjatë viteve 733 - 808 h./1332-1406.
Qysh si i ri hyri në politikë, edhe pse nuk e dëshironte politikën. Punoi për shumë halifë, emirë e sundues tjerë të kohës. Jepte shërbimet e tij në administratë, apo si këshillëdhënës. Por, për shkak të karakterit të tij të papërkulshëm, shpesh përballej me kundërshtimet e tyre. Shumë herë u burgos, madje njëherë edhe nga mongolët të cilët e patën okupuar Damaskun. Vetëm gjetshmëria e tij e shpëtoi nga prijësi mongol Timurlenku.
Ibn Halduni ka shkruar shumë vepra. Abdurrahman Bedeviu mendon se shtatë veprat e para që do të ceken më poshtë janë të Ibn Haludinit, kurse tre të fundit janë nga nxënësit e tij që i kanë shkruar në bazë të ligjëratave të mësuesit. Sipas Abdurrahman Badaviut dhe librit të tij të veprave të Ibn Hald?nit (Muel-lifatu Ibn Haldun),[1] Ibn Hald?ni ka shkruar trajtesat dhe veprat vijuese: Lubâbu’l-muhassal fî us?li’d-dîn, Talhîsu’ kutubin kathîratin li-bni Rushd, Takjîd fî’l-mantik, Kitâb fî’l-hisâb, Sherhu rexhez fî us?li l-fikhi li lisâni’d-dîni’bni’l-hatîb), Sherhu’l-burdeh , Shifâu’s-sâ’ili li tahdhîbi’l-masâ’il , At-Ta‘rîf bi ibn Hald?n ve rihlatuhu garben ve sharkan). Kitâbu al-‘ibar wa dîwânu’l-mubtadâ’ wa’l-habar fi ayyâmi’l-‘arab we’l-‘axhem we’l-berber wa man âsarahum min dhavî’s-sultâni’l-ekber, kjo vepër e Ibn Hald?nit bashkëkohësit e tij e përmendin ndonjëherë edhe me tituj të modifikuar, për shembull: Al-‘Ibaru fî târîhi’l-mul?ki wa’l-umami wa’l-barbari, Wasfu bilâdi’l-magrib.[2]
Vepra më e njohur e tij është El-Mukaddimeh, e cila si në përmbajtje ashtu edhe në metodë, stil e tjera i tejkalon të gjitha të tjerat. Ajo është hyrje e veprës Kitab’ul-iber, dhe është përkthyer në gjuhën shqipe. Mukaddima është shkruar më 1337 dhe përbëhet prej gjashtë pjesëve. Konsiderohet vepra më e mirë e këtij lloji.[3]
Në aspektin intelektual Ibn Halduni u preokupua me histori, historiografi, filozofi të historisë, sociologji, logjikë, filozofi, drejtësi, gjuhë dhe politikë ditore. Numërohet si themelues i historiografisë dhe sociologjisë moderne dhe shumë shkencave të afërta. Pas shumë shekujsh e thekson rëndësinë e mendimit empirik nëpërmjet teorisë normative. Tre meritat kryesore të tij janë: rëndësia e fakteve empirike, teoria e ndryshimit dhe ka identifikuar solidaritetin fisnor (asabijetin) si forcë lëvizëse për ndryshime. Po ashtu, teoria e tij politike dhe diplomacia zënë vend me rëndësi të mendimin e tij të përgjithshëm.[4]
Për shkak të gjerësisë së shpirtit dhe thellësisë së veprës, vëllimit dhe aktualitetit të veprës, Ibn Halduni meriton të gjendet në çdo bibliotekë, kurse në librat shkollorë duhet të bëhet njësi thuajse e çdo lënde mësimore. Nëse metodat e tij nuk ka hyjnë në rrugë edhe aq shumë, fryma e veprës së tij gjithsesi është e patejkalueshme. Bota islame ende nuk e ka trajtuar sa e si duhet veprën e tij.
[1] ‘Abdurrahmân Badawî, Mu’al-lafâtu’bni Haldûn, Kajro, 2006, fq. 9.
[2] Enes Kariq, Ibn Halduni, jeta dhe vepra, Shkup, 2012, fq. 49-56.
[3] Në gjuhën shqipe tashmë ekziston përkthimi i El-Mukaddimes nga Jahja Hondozi.
[4] Shih: http://www.britannica.com/biography/Ibn-Khaldun.
Ibn Halduni ndër të tjera asabijen e sheh si metodë të re dhe model të angazhimit apo ixhmait të përbashkët shoqëror dhe intelektual musliman, me qëllim që të vijë deri te rilindja në kohën ngecjes së përgjithshme. Ai këtë e ka zbuluar, e ka ideuar në mënyrë të freskët dhe të re me vetë të menduarit të konceptit dinamik, të konceptit të asabijes. Asabija sipas Ibn Haldunit është emër tjetër për konceptin e konsensusit shoqëror dhe intelektual (ixhma’) në zgjidhjen e çështjeve më të rëndësishme të shoqërisë muslimane. Umrani është kultura dhe qytetërimi, format e ndryshme të shtetit me logjikën e brendshme dhe dinamizmin drejt umranit. Umrani është deti në të cilin derdhet asabija. Shih: Nexhat Ibrahimi, Fjalori Enciklopedik Islam, zëri Asabija dhe Umrani, Logos-A, Shkup, 2017.