LARGIMI I PROFESORIT TË MADH FIKRET KARČIĆ

“Këto fjali po i shkruaj me dhimbje dhe pikëllim të madh për rahmetli prof. dr. Fikret Karçiqin. Opinioni ynë shkencor dhe akademik, Bosnja e Hercegovina dhe Evropa, ka humbur ekspertin më të mirë në fushën e shkencave juridike dhe sheriatiko-juridike, si dhe të studimeve krahasuese juridike dhe të historisë të së drejtës. Profesor dr. Fikret Karçiq ishte i shkëlqyer në këto dhe disiplina të ngjashme.

Fikret Kar?i? (Foto: Preporod.info)

(1955-2022)

Edhe si nxënës i Medresesë Gazi Husrevbeu fliste arabisht dhe anglisht. Kujtojmë se si atëherë, në Fakultetin Filozofik në Sarajevë, ai e kaloi shkëlqyeshëm provimin e gjuhës arabe para profesor Sulejman Grozdaniqit, si udhërrëfyes ekspert për vizitorët shkencorë arabë në Ballkanin Perëndimor dhe Jugosllavi.

Profesor dr. Fikret Karçiq u diplomua me notat më të larta në studimet për drejtësi në universitetet e Sarajevës dhe Beogradit, nga studimet universitare deri në magjistraturë dhe doktoraturë.

Përveç Fakultetit Teologjik Islam, Fakultetit të Shkencave Islame dhe Fakultetit Juridik të Universitetit të Sarajevës, profesor dr. Fikret Karçiq ka dhënë mësim në disa universitete nga Malajzia në Evropë e Amerikë, është pritur mirë dhe është mirëpritur si profesor universitar i drejtësisë dhe si poliglot, dhe ka folur rrjedhshëm anglisht, arabisht dhe turqisht. Ai ka marrë pjesë në simpoziume eminente botërore për ligjin e sheriatit dhe reformën e tij në shoqëritë moderne gati pesëdhjetë herë. Disa institucione të larta qeveritare në Evropë kanë kërkuar ndihmën shkencore të profesor dr. Fikret Karçiqit në aspektin e qasjeve moderne në studimin e të Drejtës së Sheriatit.

Fakulteti i Teologjisë Islame, gjegjësisht Fakulteti i Shkencave Islame në Sarajevë do t'i mbetet përherë borxh prof. dr. Fikret Karçiqit mbi vendosjen e themeleve moderne të studimeve fetare dhe juridike. Gjithashtu, nuk duhet harruar asnjëherë se, nëpërmjet namit dhe reputacionit të prof. dr. Fikret Karçiqit, Fakulteti i Shkencave Islame është bërë i njohur gjerësisht në Evropë dhe në botë.

Na vjen keq për largimin e parakohshëm të prof. dr. Fikret Karçiqit. Dhjetëra libra, studime, diskutime shkencore dhe ese të tij mbeten në boshnjakisht, anglisht, turqisht, gjermanisht, arabisht, shqip … - të gjitha për t'i studiuar të rinjtë.

Me dhimbje të thellë, por edhe me krenari dua të them këtë: Profesor dr. Fikret Karçiq ishte shembull (shpesh i paarritshëm!) për shumë prej nesh në shkencë, studim dhe sjellje në jetë. Sidomos në seriozitetin me të cilin ai iu qasë punëve dhe detyrave të tij mësimore, akademike dhe pedagogjike.

Mbetet për t'u mbajtur mend guximi dhe rregullsia e tij njerëzore dhe profesoriale. Për shumë prej nesh, ajo mund dhe duhet të jetë ende një pikë referimi.

Rahmet pastë shpirti i tij i mirë.”

 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme