Në fund të Ramazanit - Nata e Kadrit si fillim

Edhe pse në jetëshkrimin e të Dërguarit të Zotit ekzistojnë shenja të qarta që Zoti ka përgatitur për të të Dërguarin, përvoja me Shpalljen e parë, me thirrjen: "Mëso, në emër të Zotit Tënd" dhe takimin me Ruhu’l-Emin, Shpirtin e Shenjtë, e lemerisi. Muhamedi a.s., pas pranimit të shpalljes së parë në kodrën Hira, frika dhe ankthi i dyshimit, dhe rezervat serioze ndaj vetes së tij, kanë ndihmuar për të kuptuar dëshmitarët e parë të fjalës së Zotit drejtuar botës: meleku, një grua dhe një murg i krishterë, saktësisht Xhibrili a.s., Hatixhja r.a. dhe Vereka ibn Naufel.

 

               Jemi në fund të Muajit Ramazan. Në besimtarët u përpoqën të ndryshonin veten për të mirë, të forcojnë lidhjen e tyre me Zotin dhe këtë botë ta bëjnë një vend më të mirë. Shumica prej nesh, pjesëmarrës në jetën e Ramazanit, beson se në këtë kohë raportet tona personale ndaj vetes dhe të tjerëve, ndaj botës dhe Zotit, ishin më afër jetës së 'muslimanit të vërtetë.' Duke shqyrtuar ndjenjat e tilla do të duhej, pra, që secili prej nesh t’i parashtrojë vetes pyetjen: se si është e mundur që bashkësitë tona muslimane nuk janë bashkësi në të cilat e mira e përgjithshme, përgjegjësia, solidariteti, uniteti, dialogu, liria dhe barazia nuk janë përmbajtje themelore dhe të  padiskutueshme! E si bashkësitë tona muslimane, shoqëritë tona muslimane nuk janë bashkësi dhe shoqëri për të cilat Zoti në Kur’an thotë që janë "më të mirat nga të gjitha"?!

           Ramazani është koha e mëshirës së veçantë të Zotit, dhe te njerëzit lë gjurmë përmes agjërimit të qëndrueshëm, namazit, shoqërimit të shpeshtë me Kur’anin dhe të vetreflektimit e cila është pjesë e të gjitha adhurimeve të Ramazanit. Kështu, edhe këtë vit jemi në fund të dhjetëditëshit të fundit të këtij muaji të bekuar, në kërkim të Natës së Kadrit, që me lutjet tona, me pasqyrimin tonë sa më të mirë, të gjejmë atë natë e cila është, siç e përshkruan Kur’ani, është më e mirë se njëmijë muaj. Kjo nevojë është e kuptueshme. Është njerëzore dhe fetare. Megjithatë, parashtrohet pyetja, çfarë në të vërtetë, ne individët, besimtarët lutemi nga Zoti i Madhërishëm, derisa gjurmët e dëshirave tona janë të dukshme në mënyrë sporadike në bashkësitë tona? Krahas të gjitha sfidave dhe problemeve shoqërore, vallë a kërkojmë ndoshta drejtësinë, sigurinë, paqen - parimet themelore të besimit tonë pas të cilave qëndrojmë të gjithë në mënyrë deklarative?

             Në netët e fundit të Ramazanit kemi kërkuar Natën e Kadrit dhe në të dërguam lutjet dhe shpresat tona ndaj Zotit të Madhërishëm. Dijetarët muslimanë vetëm për vlerat e saj kanë shkruar me mijëra faqe. Kur’ani dhe Hadithi na tregojnë se si në te filloi Shpallja e Fjalës së Zotit, e cila – u drejtohet njerëzve – ka sjellë dhe sot vazhdon të sjellë ndryshime.

               Në fund të Ramazanit, në fakt, ndodhi fillimi. Në Natën e Kadrit ndodhi fillimi i hapjes së një horizonti të ri për takimin e njeriut dhe Zotit, por edhe për takimin e njeriut me botën.

                Për besimtarët janë të njohura ngjarjet e kësaj Nate, në të cilën filloi Shpallja e Kur’anit.

            Edhe pse në jetëshkrimin e të Dërguarit të Zotit ekzistojnë shenja të qarta që Zoti ka përgatitur për pejgamberinë, përvoja me Shpalljen e parë, dhe thirrjen, e që ishte "Mëso, në emër të Zotit Tënd" dhe takimin me Ruhu’l-Eminin, Shpirtin e Shenjtë, e tmerroi. Muhamedi a.s., pas pranimit të shpalljes së parë në kodrën Hira, frika dhe ankthi i frikës dhe rezervën serioze ndaj vetes së tij, e ndihmuan që t'i largonte dhe të kuptonte dëshmitarët e parë të fjalës së Zotit drejtuar botës: një engjëll, një grua dhe një murg i krishterë, më saktë Xhibrili a.s., Hatixhja r.a. dhe Vereka ibn Naufeli. Kështu filloi shpallja e Mesazhit dhe misionit të Muhamedit, paqja qoftë mbi të, me Shpirtin dhe njerëzit që e pranuan atë. 

               Në vitet që pasuan, Muhamedi a. s., pasi pranoi atë që iu besua me përkrahjen e disa njerëzve, ishte njeri me mision botëror. Xhibrili e përcolli Shpalljen e cila i mësoi njerëzve se Zoti është Një dhe se njerëzit janë të barabartë para Tij, se dituria dhe e vërteta janë vlera, që të dobëtit të mbrohen dhe të fortët të përmbahen, që të mos i frikësohen të dhunshmit dhe se besimi, jeta, nderi njerëzor, dinjiteti dhe prona duhet të mbrohen nga abuzimi. Me përpikëri ndryshoi imazhin dhe rrethanat e shoqërisë në të cilën jetoi – porosia e Zotit për barazinë njerëzore dhe drejtësinë shoqërore arriti te njerëzit që ishin të gatshëm që ta pranonin atë. Dhe për te luftonin. Vitet e pejgamberisë nuk ishin të lehta as për Muhamedin a.s., as për ata që e pranuan Islamin. Poshtërimet dhe persekutimet që nuk u ndalën, varfëria, shpërngulja nga atdheu, mosgjeturia, dyshimet, dhe as humbjet nuk e penguan këtë bashkësi të vogël muslimanësh që në mesazhin e Zotit të gjejnë forcë në luftën për të vërtetën, për rezistencë ndaj të fuqishmëve dhe padrejtësisë, dhe të jenë dëshmitarë se një shoqëri e drejtë eshtë e mundur. Dhe kur bënin kompromise dhe marrëveshje, nuk e humbnin busullën, ose më saktë, nuk lejuan që të identifikoheshin me atë kundër së cilës kanë luftuar. Për ata Nata e Kadrit ishte fillim, e jo vetëm fundi i Ramazanit.

 

Përktheu[1]:

Shaban Basha  

 

 ________________________

 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme