
publikuesve. Gjithashtu, njeriu ka mundësi të dëgjoje leksione të ndryshme, të marrë pjesë në seminare dhe ceremoni, takime që trajtojnë tema të larmishme, mediton, lexon revista, ndjek programet televizive në të cilat përdoret i gjithë potenciali njerëzor dhe teknologjik.
Nga kjo, dimë se njeriu bashkëkohor nuk fle në mbrëmje para se të lexojë, shohë apo të dëgjojë informacione dhe shfaqe të cilat ofrojnë mendime, art, thirrje dhe që të gjitha kanë si synim të tërheqin vëmendjen e njeriut tek qëllimet e tyre dhe kjo është një rrethim total ndaj të cilit nuk ka rrugëdalje apo shpëtim, një rrethim të cilën njeriu nuk e ka parë në asnjë kohë tjetër.
Lidhja me masat bashkëkohore mund të realizohet nëpërmjet këtyre mënyrave kryesore: Nëpërmjet mjeteve të lexueshme si gazeta, agjenci informacioni, botime të ndryshme duke filluar nga librat deri tek broshurat apo afishet. Mjeteve të dëgjueshme si radio, leksione, simpoziume, diskutime. Mjeteve të shikueshme si vepra arti, parrulla të ndryshme, reklama, vallzime. Mjeteve të dëgjueshme dhe të shikueshme si radio, televizioni, teatri, kinemaja.
Mjeteve personale si takime, biseda.
Shkenca dhe teknologjia moderne i shtojnë çdo ditë këto mjete, duke vënë në funksion gjithçka të re që mund t'i ndihmojë ato, për të tërhequr njeriun drejt qëllimeve të tyre. Për të rritur vëmendjen e ndikimin mbi këtë njeri, media nuk ndalet para asgjëje. Atë nuk e pengon largësia gjeografike, as gjerësia e deteve dhe oqeaneve, dendësia e pyjeve, lartësia e maleve, etj. sepse ajo ka mundur ti kapercejë të gjitha këto pengesa për të arritur tek çdo njeri, në shtëpinë e tij, për t'i përcjellë atij të rejat dhe të ndikojë tek ai nëpërmjet ideve, paraqitjes së problemeve dhe përgjegjësive aq sa, tani është bërë e mundur për çdo njeri, në çdo vend që të ndodhet, të dëgjojë dhe të shohë çfarë ndodh anë e kënd botës, në të njëjtin moment kur ndodh ngjarja dhe kjo arrihet nëpërmjet satelitëve. Gjithashtu, gjejmë se shumë nga mjetet më të fundit moderne shkencore përdoren për transmetimin e ndonjë ideje apo çështje të caktuar duke e shoqëruar këtë me materiale mediatike dhe propogandistike për të ndikuar tek qytetari si individ, si kolektiv apo edhe tek mbarë një popull.
I gjithë ky kontribut shkencor galobant, përdor një metodë të përhapur që mund të konsiderohet si një zinxhir i përbërë nga tri hallka… e para përfshin idenë ose qëllimin e medias, të cilën ekziston dëshira për ta kaluar në hallkën e dytë. Kjo hallkë e dytë përfshin mjetet mediatike. Ndërsa hallka e fundit është marrësi (pritësi) i këtyre materialeve –dhe pikërisht, mendja e njeriut.
Me qëllim që ideologjia dhe materialet mediatike si dhe kontributi shkencor dhe teknik, të mirëpriten nga intelekti e qytetarit, që ai të bindet e të punojë sipas udhëzimeve të tyre, që të ndikojnë në sjelljen e tij, duhet të ndërtohen mbi bazën e metodave shkencore.
Objektivi i teorisë së kontaktit mediatik
Qëllimi kryesor i medias dhe kontakti me masën është transmetimi i ideve dhe informacioneve tek individët dhe grupet e ndryshme kudo që janë, sepse baza dhe parimi i punës së medias është transmetimi i një ideje të caktuar tek pritësi i cili është individ, grup, popull apo grup popujsh. Pra, në rast se pritësi ndjek sjelljen tek e cila e fton ideja, atëherë njeriu mediatik – respektivisht media- ka realizuar objektivin e tij dhe ka arritur synimin e tij të dëshiruar. Ndërsa në rast të kundërt, njeriu mediatik konsiderohet se ka dështuar në objektivin e tij, ose minimalisht nuk e ka arritur realizimin e qëllimit të tij.
Ky parim fillestar përbën hapin e parë në rrugën e vlerësimit të medias dhe është e qartë se ky princip, përfshin një sërë operacionesh dhe reagimesh të cilat duhen studiuar dhe për të cilat duhen kryer kërkime, me qëllim që të qartësohet rruga që ka ndjekur njeriu i medias, për t'u siguruar se pritësi e ka marrë idenë me sukses.
Ky zinxhir operacionesh në tërësi përbëhet nga:
Personaliteti i njeriut të medias. Tema e idesë dhe thelbi i çështjes. Metodat shkencore dhe teknike që ndiqen për paraqitjen e idesë. Përdorimi i mjeteve të kontaktit me masën, si ato të dëgjura, të shikuara apo kontaktet personale. Personaliteti i pritësit të materialit të servirur dhe natyra e tij qoftë si individ, grup, popull apo grupe popujsh. Lloji i ndikimit që do të ndodhë tek pritësi. Faktorët ndikues qofshin ato konkretë, logjikë apo psikologjikë. Reagimet që do të ndodhin si pasojë e ndikimit.
Sjellja ose reagimi. Kjo është hallka e fundit e këtij zinxhiri dhe n.q.s sjellja ose reagimi i individit ose grupit, është në përputhje me qëllimin që synonte idea, atëherë media ka realizuar objektivin e saj dhe ka arritur qëllimin që synon.
Opinioni publik në këndvështrimin e njeriut të medias
Studimi i opinionit publik, përbën një rëndësi të veçantë r njeriun e medias, për arsye se ky studim, ia qartëson mënyrën e trajtimit të publikut, të cilit ia drejton fushatën e tij mediatike qoftë për tematikën e idesë, mjetet e paraqitjes së saj apo kohën e paraqitjes.
Opinioni publik ka disa funksione si; vendosjen e ligjeve dhe aprovimin apo anullimin e tyre, mbështetjen e insitucioneve shoqërore dhe politike, lidërve dhe mendimtarëve, si dhe kujdesi për idealet shoqërore dhe morale dhe ngritjen e gjendjes shpirtërore.
Funksioni i fundit, ngritja e gjendjes shpirtërore, tek masa e cila përbën opinionin publik, është më i rëndësishmi sepse, dominimi i opinionit publik domosdoshmërisht, largon përçarjen midis qytetarëve të një vendi, eleminon dallimet dhe unifikon ndjenjat e tyre. Sa më shumë forcohet pushteti i opinionit publik, aq më shumë shtohet forcimi i sigurisë së interesave të popullit dhe n.q.s dobësohet ky pushtet, atëherë interesat e popullit ekspozohen para reziqeve.
Pushteti i opinionit publik vendos shpirtin e bashkëpunimit midis bijve të një vendi, afron grupet e ndryshme të popullit duke unifikuar drejtimet e tyre dhe dominon mbi një parim themelor në jetën e popujve.
Pra, media është mjeti i kontaktit me masat, për formimin e opinionit publik dhe ndikimin në arenën lokale dhe ndërkombëtare duke transmetuar lajmet, problemet dhe incidentet, nga burimet e tyre origjinale, pa ndryshime, me sinqeritet dhe pa anim nga e vërteta. Nëse media është e hapur në paraqitjen e ideve dhe të problemeve atëherë, ajo do të ketë ndikim pozitiv, efikas, dhe nëpërmjet saj u jepet mundësia atyre që janë përgjegjës, që ta parashtrojnë problemin, ta nxjerrin atë në pah, në mënyrë objektive, të tillë që të hyjë në mendjet dhe zemrat e njerëzve menjëherë dhe për rrjedhojë njeriu të reagojë ndaj problemit dhe ta përjetojë atë me të gjitha dimensionet, ndodhitë, ngjarjet dhe rrjedhojat e tij. Më pas, njeriu mund ti gjykojë gjërat me imtësi, ti shohë problemet me vështrim të ndjeshëm, madje të njohë problemet e shoqërive të dhunuara dhe popujve të persekutuar. Në këtë rast njeriu jeton me zemrën dhe ndjenjat e tij me këta popuj dhe shoqëri, duke marrë në konsideratë se ata janë njerëz, pavarësisht nga besimi, vendi, kultura apo filozofitë që kanë. Dhe nga këtu njeriu jep atë që mund të japë për këta popuj, për zgjidhjen e krizave të tyre, e ngre çështjen e tyre në të gjitha instancat ndërkombëtare, duke trajtuar kështu në mënyrë të drejtë kriteret njerëzore dhe të drejtat që gëzon njeriu tek vëllai i tij njeri, pa marrë parasysh asgjë tjetër.
Media mund të bëjë atë që nuk e bën arma dhe të ndikojë tek masa veçanërisht atëhere kur ajo është e hapur dhe i merr informacionet e saj nga burime origjinale.