Çfarë duhet të jetë “lideri” i mirëfilltë! (Skicë)

Në pikëpamjen e teorisë politike, nocioni lider nënkupton aftësinë momentale të liderit të vendos dhe veprojë për nevojën e caktuar në vend dhe kohë të caktuar. Në pikëpamje të teorisë së filozofisë politike, lideri nënkupton aftësinë intelektuale dhe dominimin e intelektit si të tillë në zgjidhjen e çështjes së caktuar, kurse në pikëpamjen fetare islame lideri nënkupton nënshtrimin e përhershëm të tij para Autoritetit Suprem, i cili e kufizon fushëveprimin e fuqisë së liderit por dhe të ndikimit të tij.
Ekzistojnë edhe interpretime të tjera të nocionit lider, por vëllimi i shkrimit nuk lejon zgjerim më të hollësishëm.
Në kuptimin e përgjithshëm lider është individi i talentuar, i aftë të cilit i jepet besimi dhe zotimi nga grupi i caktuar apo nga populli i caktuar. Por, ndodh shpesh që liderët të jenë manipulantë, despotë, perfidë etj., dhe të cilët vënë në lëvizje masat e caktuara në favor të përkrahjes së tyre dhe kontestimit të liderëve të mirëfilltë, të cilët në fakt janë reflektim i masës popullore dhe reflektim i nevojave kohore. Këto janë dy situata mjaft të rëndësishme dhe ekstreme të cilat janë të pranishme gjatë historisë.


2. A ekziston lideri ideal?

Në shoqëritë bashkëkohore demokratike lideri është autoritet i cili mund të përkrahet dhe të lavdërohet publikisht, por kjo nuk është domosdoshmëri. Në rast mospërkrahjeje, nuk ka ndonjë ndëshkim të drejtpëdrejtë. Por, lideri nuk mund të përçmohet, të sulmohet, ofendohet ose shqetësohet publikisht pa të dhëna të besueshme dhe valide në rast se dyshojmë diçka apo nuk jemi të kpnaqur me mënyrën e tij të veprimit. Në shoqëritë demokratike jeta private e liderëve është e mbrojtur kurse puna e tyre është transparente.
Në vendet me anarki e tirani, joliri e jodemokraci, jeta afatriste e liderit është e pacenueshme dhe e mbyllur. Figura e liderit është e gjithëpashme dhe e gjithëpranishme, madje imponuese dhe detyruese. Çdo tentim për depërtim në jetën e tyre apo tentim për cenimin e personalitetit të tyre, privat apo afarist, politik apo kulturor, do të ndëshkohet rëndë. Së paku ne shqiptarët dhe ballkanasit kemi përvoja të hidhura me Titon dhe Enverin dhe me liderë të tjerë më të vegjël, por skajërisht gjakpirës.
A ekziston lloj ideal i liderit? Çfarë duhet të jetë lloji ideal i liderit? Është temë interesante, jo sa për ta kaluar kohën e bezdisshme në ndonjë kafene apo në ndonjë ndeje rasti.
Lideri ideal i liderit sipas diskursit modern filozofik ka lejuar që të bëhet bomba atomike. Lideri ideal sipas diskursit modern politik ka urdhëruar që bomba e tillë të përdoret. Lideri ideal sipas diskursit modern shkencor ka zhgënjyer miliona njerëz të infektuar nga SIDA tmerruese e shkatërruese por edhe nga sëmundjet e tjera te shumta infektuese ...!


3. Ku do të na çojnë liderët aktual?


Vallë, ishin këta liderë në nivel të detyrave të tyre të besuara nga masa e popullit. Vallë, do të jetë kjo masë e njerëzve e kënaqur me liderët të cilët hapin kampe përqëndrimi, të cilët lejojnë përdorimin e helmeve bio-kimike dhe shumë e shumë armë për vrasje masovike, do të jenë të kënaqur me gjakftohtësinë dhe indiferencën e akullt dhe pa u brengosur të shikojnë gjenocidet, ekzoduset, varfërinë ekstreme, sëmundjet ngjitëse etj etj.?
Ku mund të na çojnë liderët të cilët nuk e dëshirojnë udhëheqjen e Zotit dhe këshillat e Tij, nuk përfillin provat hyjnore dhe madje bëhen arrogantë dhe shpërfillës ndaj të vërtetave absolute? E qartë – ata mund të na çojnë në ambis, atje ku shkuan edhe shumë tagutë para tyre. Shembujt janë të shumtë për ata që dinë të mendojnë.
Nnë fund të fundit, kush mund të udhëheq pa ndihmën dhe dritën e Zotit Krijues në këtë rrëmujë të pafund?
Nëse edhe ofrohet ndonjë program, ai më tepër i ngjan figurës artistike të kuazi-artistit. Programe të tilla patën deri dje edhe shtetet ateiste, kurse sot na ofrohen edhe nga shtetet dhe liderët shekullaristë. Si të ndiqet lideri që edhe vetë nuk di kah të shkojë? I cili është në pritje të sinjalit kah të shkojë, në pritje të sinjalit të liderëve botërorë! Çfarë absurdi! Nuk pranon udhëheqjen hyjnore ndërsa i robëron liderëve ateistë, shekullaristë, kriminelë apo të ngjashëm.
Por, për këtë vetëmashtrim nuk duhet fajësuar vetëm liderët. Faji qëndron edhe te ne. Është e qartë se lideri që nuk di të pilotojë, nuk duhet t’i besohet flutarakja. Pra, pse e ndjekim njeriun e gabuar? Pse të ndiqet lideri politik, filozofik, ushtarak, shkencor, i cili nuk posedon as përgatitjen elementare fetare, morale, intelektuale e njerëzore. Sa e rrezikshme, qesharake por dhe bizare është kjo gjendje.


4. Gishtin në kokë!

Pra, të ecim drejt liderëve që posedojnë kulturë elemetare fetare, personalitet human, dashuri dhe solidaritet njerëzor, të cilin njerëzit edhe do ta lavdërojnë edhe qortojnë, edhe respektojnë edhe dojnë. Ky lider do të ishte i afërt me masën, i afërt me problemet e tyre dhe njëkohësisht pjesë e tyre.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme