
Studimi akademik dhe hulumtues i Fehim Dragushes rreth prezences dhe aktivitetit te organizatave misionariste joislamike ne Kosove eshte i pari i ketij lloji tek ne. Vlen te theksohet se studime dhe hulumtime te ketilla jane te shumta dhe te preferueshme ne shume intitucione shkencore – hulumtuese si dhe punime seminarike, magjistrature apo doktorati ne universitete te ndryshme te botes te cilat merren me studimin e fese, socilogjise dhe psikologjise se religjionit. Nje pervoje e ketille ne te ardhmen shpresojme se do te aplikohet edhe ne institucionet tona qe merren me çeshtje te sociologjise, psikologjise dhe religjionit.
Reagimet e mediave
Reagimet ndaj studimit te Fehim Dragushes aq sa kam mundur te percjelli ishin prej me te ndryshmeve. Prej atyre qe e anatemuan ne teresi si "i demshem", "denigrues", "joshkencor" , deri te nje numer i vogel perkrahesish ne web faqet me tematike islame. Te paret kane frike se veprimet e ketilla mund te na qesin ne taborrin ekstrem islam dhe mund ta humbim perkrahjen qe kauza jona ka nga Perendimi e ne veçanti nga SHBA –ja, ne keto momente kritike neper te cilen po kalon Kosova. Kete me se miri e ilustron fakti se Keshilli i Bashkesise Islame te Gjakoves suspendoi nga puna zyrtarin qe mbante web faqen dhe perkohesisht mbylli ate per shkak te publikimit te studimit te Dragushes. Ne anen tjeter grupi tjeter me pikepamje proislame nga frika se aktivitetet e shtuara te ketyre organizatave misionariste jomuslimane ne Kosove te perkrahura nga Perendimi mund ta rrezikojne qenien tone fetare, e sulmuan ashper Bashksine Islame per mbylljen e web faqes duke e quajtur akt "qyqar", "diktat te ish regjimit komunist", si dhe "ngulfatje te shprehjes se lire".
Andaj ne nje situate te reagimeve diametralisht te kunderta rreth studimit te Fehim Dragushes ne shtypin kosovar kualifikimi me i bute qe mund te thuhet per to, se ato nuk ishin te balancuara. Ka munguar nje analize objektive, e paanshme e nje studimi qe per ne kosovaret ndoshta edhe ne nivelet akademike eshte i ri, teme tabu.
Kritikat ishin ne adrese te BIK –ut
Aq sa kam mundur te kuptoj prej studimit ne fjale esenca e kritikave ka qene e drejtuar ne adresen e Bashkesise Islame te Kosoves, per nje angazhim te saj me te madh ne terren, se sa ndaj organizatave te huaja misionariste jomuslimane. Normalisht duke perjashtuar keqperdorimin e gjendjes se veshtire ekonomike te popullates kosovare nga disa prej tyre.
Andaj alarmimi i Ambasades amerikane ne Shkup nuk ka qene ne vendin e duhur dhe i ka dhene kesaj çeshtjeje nje dimension krejtesisht tjeter, qe mund te keqperdoret nga qarqe te caktuara esktremiste islame se administrata amerikane ka gisht ne aktivitete te ketilla misionare, gje qe nuk perkon me realitetin dhe kursin e pergjithshem te politikes amerikane, e cila eshte e interesuar per respektimin e lirive fetare, por jo edhe per propagandimin e ciles do fe qofte ajo. Andaj me gjithe respektin kur jane ne pyetje çeshtje te ndjeshme siç jane ndjenjat fetare, duhet te kemi kujdes dhe te mos t'i lendojme ato, kushdo qofte ai. Une jam i bindur se Fehim Dragusha i cili aktualisht ndjek studimet ne Brunei , specializohet ne studime krahasimtare te feve, ne studimin e tij i eshte qasur nje teme nga aspekti thjesht teologjik, e cila eshte realitet ne shoqerine kosovare. Andaj parimisht aty nuk ka asgje te keqe. Paragjykimet kane nisur kur ai per ta argumentuar konstatimin e vete, se ne Kosove, ka shume organizata humanitare, te cilat nen ombrellen e humanitetit dhe bemiresise, bejne edhe konvertimin e popullates se varfer kosovare ne krishterizem. Autori per ta vertetuar kete sjelle adresat e te gjitha organizatave te ndryshme misionariste qe zhvillojne aktivitetin e tyre ne qytete te ndryshme te Kosoves. Sipas autorit numri i tyre arrin ne 37, duke perfshire aty edhe disa organizata islame.
Shmangia e temes bosht
Jo qe vlen te theksohet me kete rast se rreth kesaj çeshtje edhe jane perqendruar kritikat, duke lene temen bosht anash. Ajo ka te beje se a ka konvertime ne Kosove, a ka keqperdorim te misionit humanitar nga organizatat humanitare qofshin ato te krishtera apo islame? A merren ato me misione humanitare e bemiresie apo me pune tjera qe jane jashte misionit te tyre e shume gjera tjera, te cilat jane me rendesi per shoqerine kosovare dhe ardhmerine tone?
Artikujt e botuar ne Koha ditore si : "Akuzohen misionaret joislamike, alarmohen amerikanet", (22 tetor 2007) , "Torkemada, (27 tetor 2007), "Ku mbeti SHPK –ja ne rastin e misionareve joislamike, (1 nentor 2007), e te ngjashme si keta kane qene jashte kontestit te studimit ne fjale. Me teper jane marre me paragjykime, keqinterpretime se sa kane pasur te bejne me realitetin e problemit.
A jane te rrezikuar misionaret joislamike?!
Mirepo derisa autori se paku ne ate pjese te shkrimit te tij, qe kam pasur rast ta lexoje, nuk ben thirrje per tiu kundervene atyre me perdorimin e dhunes, apo diçka qe mund te nxit nje akt te ketille, nuk besoj se ai meriton nje anatemim te ketij lloji, apo apriori studimi te kualifikohet si "denigrues" dhe "antishkencor" per shkak te publikimit te emrave dhe adresave te organizatave misionariste. Puna e te gjitha organizatave misionariste qofte ne Kosove, por edhe ne vendet tjera eshte transparente. Kjo nuk eshte nje sekret ne pervojen tone kosovare dhe shqiptare. Te gjitha keto organizata aktivitetet e tyre i zhvillojne haptazi, bile misionaret e krishtere na sjellin broshura dhe fletushka edhe neper shkolla, shtepite dhe banesat tona. Edhepse ata jane te vetedijshem se veprimtarine e tyre e zhvillojne ne nje shoqeri ku shumica derrmuese e popullates i takon besimit islam. Grupet e ndryshme protestante, ane e kend Kosoves zhvillojne aktivitetin e tyre te papenguar prej askujt. Ata propagandojne idete e tyre ne shtyp dhe ne mediat tjera. Titujt vijues, te publikuar ne periudha te ndryshme, ne shtypin kosovar e ilustrojne kete me se miri: "Jehovai zevendeson Allahun", (Express 12 shtator 2005), "E dua burrin por me shume besimin" (Koha jone 6 dhjetor 2003), "Shamia , konvertimi dhe studentet" (Java 15 shtator 2005), " Ju do ta njihni te verteten dhe e verteta do tju beje te lire!" (Epoka e re 18 janar 2006), " As nuk duhet te konvertohemi, as ta theksojme Myslimanizmin" (Bota Sot 29 dhjetor 2003), "Si dhe pese e nderrova fene, isha musliman u bera i krishtere" (Java, fror 2002), " Hapja e Loyola Gimnasium, ngjarje e shenuar ne kulturen tone" (Koha ditore 2 korrik 2005) e shume tituj e tema tjera te ketij spektri.
A ka konvertime ne Kosove?!
Kur jemi te çeshtja e konvertimeve nuk ka dyshim se ky eshte nje problem i komplikuar, sepse perveç dimensionit fetar aty eshte edhe ai shoqeror e psikologjik. Andaj, secili besim bene çmos qe besimtaret e vete tu mbesin besnik parimeve te fese se tyre. Ne veçanti kjo ndjenje eshte e theksuar ne ato mjedise ku besimtaret e nje besimi te caktuar jane pakice. Sepse ata si te tille e ndjejne veten te rrezikuar nga dominimi i shumices.
Ne ane tjeter shume militante fetare te inspiruar nga ideologjia e tyre fetare bejne perpjekje qe ne fene e tyre te kovertojne besimtaret e feve tjera. Dominimi fetar ne te kaluaren i ka sjellur shume tragjedi popujve ne te kaluaren. Ky eshte nje realitet qe duhet te pajtohemi. Andaj edhe behen perpjekje qe secila fe te jete sa me e organizuar dha sa me afer besimtareve te vete. Te kujdeset per plotesimin e nevojave te tyre ne te gjitha aspektet e mundshme e ne veçanti ne njoftimin e tyre me nevojat elementare shpirterore te fese se tyre. Andaj ne kete aspekt eshte i perqendruar edhe punimi i studiuesit te ri Fehim Dragushes. Ne veçanti kur dihet se te paret tane, ne periudha te ndryshme kohore jo fort te largeta, perveç dhunes dhe gjenocidit kombetar, nga armiqte tane i jane ekspozuar edhe konvertimeve me dhune nga feja islame ne ortodoksizem. Per tu mbetur besnik parimeve islame dhe besimit te te pareve tane ata shume here kete e kane paguar edhe me jeten e tyre.
Verrejtja qe mund ti behet autorit eshte se nje numer i organizatave qe jane permendur aty, me kohe e kane kryer aktivitetin e tyre dhe ato me nuk jane prezente ne Kosove.
Ne anen tjeter ne mesin e organizatave qe figurojne ne ate liste, ka te atilla qe pjesa me e madhe e aktivitetit te tyre i eshte perkushtuar aspektit humanitar dhe bemires, per çka ne duhet tu jemi mirenjohes per ndihmen qe kane dhene per ta ndihmuar popullin e Kosoves ne momentet me te veshtira neper te cilat ai ka kaluar.