
Në vendin tonë në “oazën e paqes” shumëçka është politizuar për të mos thënë gjithçka, por nuk është ekonomizuar asgjë për të mos thënë diçka, sepse politika po e sundon ekonominë, a dihet të gjithë studentët e kanë mësuar nga profesorët se shtylla kryesore e shtetit është ekonomia, kurse shtylla kryesore e ekonomisë është prodhimi, këtu nuk po ceket se shtylla kryesore e shtetit, është politika, e pse pra të sundoj politika ekonominë, tash ndokush mund të thotë po shteti është bëra nga politikat, nëse është ashtu pse shqiptarët kanë mbetur kaq shumë të coptuar, të nëpërkëmbur, të viktimizuar,të torturuar, pa status të zgjidhur, “fabrikë konfliktesh” e në anët tjetër Amerika, Gjermania, Franca e shumë të tjera e kanë zotëruar, po e zotërojnë botën me anë të ekonomisë, ndonëse ne nuk kemi pasur politikan të zgjuar, edhe ne kemi pasur politikan prijës të shkathtë, që i kanë ditur nga 14 gjuhë të huaj, kemi pasur mbretër, historianë, prijësja fetarë, diplomatë, luftëtar, por asnjëherë nuk kemi mësuar nëpër shkolla për veprimtarinë dhe biografinë e ndonjë ekonomisti shqiptarë, për pos të huaj - F.Ë. Taylor, H. Fayol, Adam Smith, Rikardo e shumë të tjer. E ne në botën e fantazmës kemi fluturuar duke u krenuar me legjendat tona, me të lindur ndonjë fëmijë ne shqiptarët menjëherë do të bëjmë politik me te duke i thënë se Shqipëria është vend i pasur me resurse të shumta me lisa dhe male të gjata, krenohemi me dhunti që na i ka dhënë Zoti, duke harruar të turpërohemi që këto dhunti nuk i shfrytëzojmë, prindi në Japoni i thotë djalit të vetë të porsalindur vendi jonë është i varfër andaj ne duhet të punoj shumë, përkundër që dihet se Japonia çfarë vendi është, shumica e qytetarëve në perëndim nuk e dinë se kush është kryetari i shtetit të tyre, sepse atje ekonomia sundon politikën, te ne nëse e pyet një të mitur, lere se e dinë kush është kryetarë, por edhe deputetët i dinë kush, kujt cilës parti i përket. E gjithë kjo vejnë si rrjedhojë e partizimit, politizimit, ku partitë politike e udhëheqin ekonominë duke mos ditur apo dashur ta menaxhojnë ashtu siç duhet, sepse dihet në strukturat partiake politike kemi historian, mjekë, biologë, artistë, dirigjentë dhe këta e qeverisin ekonominë. Në kohën e komunizmit në Shqipëri ka pasur disa fabrika që kanë prodhuar ngapak, por me ardhjen e demokratëve në pushtet janë mbyllur ato fabrika. Pse? Sepse aty ka vendosur politika pa u konsultuar me ekonominë, Nëse dëshirojmë shtet progresivë, duhet flakur disa ideologji sepse përparimi, zhvillimi nuk pyet se kush dhe kur janë ndërtuar ato fabrika, por: investime, punësim, zgjerim të plasmanit.
Sidoqoftë siç e ceka edhe në fillim se politika dhe ekonomia janë të ndërlidhura ngushtë mes njëra tjetrës, njëra pa tjetrën nuk bënë dhe nuk mundë të ekzistoj, gjithëher çdo njëra duhet të qëndroj në vendin e vetë dhe ta luaj rolin e vetë, grupi i unitetit duhet të negocioj në Baden, kurse Feronikeli duhet të prodhoj, ECT-ja të importojë mbi 80% të produkteve, ekonomia kosovare të jetë e varur nga importet e vendeve që grupi i unitetit po negociojnë e kështu kemi një ndërlidhje mjaft të dukshme ekonomike-politike. Këtë shkrim po e përmbylli me një fjalë të urtë nga Pr.dr Zeki Bejtullahu “Në politikë është sikur në lojën e bixhozit – për të fituar veprohet me letra të fshehura. Në ekonomi është e kundërta – letrat duhen të jenë të njohura para fillimit të lojës.