Një kanal televiziv Britanik, fyen gjithë myslimanët

Dokumentari me titullin “Undercover Mosques”, i kryer dhe përgatitur nga njerëz britanikë, të cilët me kamera në xhaketë (sic besohej) ishin futur brenda xhamiave, e pastaj kishin inçizuar cdo gjë.

Këtë e kishin shfrytëzuar jo vetëm në xhamia, ngase në reportazhet e bëra, ata kishin inçizuar nga shkollat, nga manifestimet e ndryshme, nga tubimet, nga vizitorët e huaj myslimane,,sidomos ata arab.

Dokumentari la shumë të këqija për myslimanët, i paraqiti xhamijat, vende ku flitet vetëm për xhihadin, dhe këtë e solli me disa dëshmi dhe inserte nga ligjëruesit e xhamiave, dhe disa dëshmi tjera nga librat që shiten dhe shpërndahen në Britani.

Ndërsa për çudi, ishte thënia e një ligjëruesit: "Ne, gratë tona i rrahim nëse nuk mbulohen"

Në dokumentar, kishte edhe keq-interpretime të qëllimshme, si p.sh.: Një ligjërues fliste për Dexhallin, dhe ata transmetuan vetëm pjesën ku ai thotë: Se në ballin e tij shkruan 'Kafir', ndërsa reportazhi aludonte se në ballin e jomyslimanit shkruan kafir.

Gjithashtu termit 'kafir' iu qasen shumë, në fillim sollën një ajet nga Kur'ani, e pastaj shumë inserte nga ligjëruesit e xhamive, të cilët flisnin për kafirët (dukë përfshirë këtu Jehudët dhe Krishterët), më pastaj u drejtuan tek dëshmitë e librave në gjuhën angleze, të cilat flisnin për jehuditë dhe krishterët, duke i quajtur të dyja palët kafir (mosbesimtarë-mohues të besimit të drejtë).

Thelbi dhe esenca e këtij dokumentari ishte 'Levizja Vebabiste', nga kush financohet dhe përkrahet? Ata që flisnin për lëvizjen Vehabiste ishin profesorë myslimanë, të cilët pothuajse e patën një mendim: Lëvizja Vehabiste financohet dhe përkrahet nga Arabia Saudite, e cila ndan bursa për studentët e huaj, duke përfituar zemrat e tyre, dhe duke rritur numrin e radikalizmit.

Ndërsa dokumetari solli një dëshmi nga arabia Saudite, e cila në mënyrë kategorike refuzonte financimin dhe përkrahjen e grupeve radikale. Në atë dëshmi në mes tjerash thuhej: Islami është fe tolerante për gjithë njerëzit. Arabia Saudite refuzon çdo financim, përkrahje dhe bashkëpunim me grupet radikale.

Dokumentari “Undercover Mosques” la këto përshtypje:

Islami është fe e dhunës dhe e luftës.

Xhamijat janë vende ku bëhet ftesë për luftë ndaj jomyslimanëve.

Vehabizmi është rrymë radikale, që importohet nga Arabia Saudite.

Radikalizmi Vehabist është i pranishëm dhe në rritje në Britani.

Ndërsa, atë që duhet ta kemi parasysh, është kujdesi dhe ruajtja, përderisa ndodhemi në vende joislame, ku çdo lëvizje e myslimanit është nën kontroll. Kërkohet që myslimanët të jenë shembëlltyrë, e sidomos në vendet perëndimore. Dhe mos të bëhemi shembull për të keq, që pastaj të tjerët të na marrin shembull për çdo gjë dhe ta na akuzojnë me akuza të ndryshme.

Besoj se storiet e “Undercover Mosques” janë dëshmi për gjithë ata që e shikuan dokumentarin, që pas shikimit të tij të gjithë ndahen të keqardhur, e disa nga besimi i dobët, mund edhe të dyshojnë në vetë besimin e tyre, ndërsa britanezët dhe të tjerët pas shikimit të tij, mund t’iu shtohet edhe më shumë urrejtja ndaj islamit dhe myslimanëve.



RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme