Fjalorth i termave islame

· As’hab: shokët dhe bashkëpunëtorët e të Dërguarit, Muhammedit a.s.



· Dhahiritët: shkollë juridike dhe doktrinare, me themeluesin Davud El-Esbahanin dhe me personalitetin kryesor të tyre Ibn Hazmin.



· Ebu Jusuf – Nxënësi më i madh i Ebu Hanifes dhe njëri prej juristëve më të mëdhenjë të së drejtës islame. Kadi supreme i halifatit në periudhën abasite.



· Et-Ta’zîr: sanksionet për veprat penale të cilat nuk janë të përcaktuara me Kur’an dhe Sunnet dhe të cilat bëjnë pjesë në domen të gjykimit dhe vlerësimit diskretiv të gjyqtarit.



· Fakih: jurist, jurist islam; ai i cili themelësisht kupton. Gjatë historisë ka pasur edhe kuptime tjera.



· Fetvaja: zgjidhjet fetare, decizionet të cilat i japin muftitë për ndonjë pyetje, çështje a problem; komentimi specific juridik.



· Fikhu: E drejta islame dhe shkenca juridike, jurisprudenca islame. Përfshinë dy fusha të përgjithshme të cilat bazohen në qasjet e ndryshme dhe kundërshtuese metodologjike: ibadati, rregullat ku janë të lejuara vetëm ato që janë të përcaktuara dhe muamelati, punët shoqërore, ku të gjitha janë të lejuara përveç atyre që shprehimisht janë të ndaluara; rregullat dhe vendimet e nxjerra nga Kur’ani dhe Sunneti.



· Hadd - Hudud: Kjo fjalë d.m.th. kufij, pengesë. Në të drejtën sheriatike d.m.th. ndëshkimet, sanksionet sheriatike të konfirmuara me Kur’an dhe Sunnet për disa veprime.



· Halifi (Hulefai rashidinët): trashëgimtari i përkohshëm i pejgamberit, Muhammedit a.s.; i tilli trashëgon pushtetin dhe autoritetin përveç autoritetit pejgamberik. Katër halifët e drejtë janë: Ebu Bekri r.a., Umeri r.a., Uthmani r.a., Aliu r.a.; hilafeti, halifati respektivisht përfaqësimi i sheriatit të Allahut nëpërmjet muslimanëve, të cilët e ushtrojnë atë në territoret ku ata sundojnë.



· Hallall: e lejuar; ajo që është e lejuar me Kur’an, Sunnet dhe me fe.



· Hanbelitët: pasuesit e shkollës juridike hanbelite me themeluesin Ahmed ibn Hanbelin. Shkolla më e vogël juridike islame. Pasues të saj sot pjesërisht kemi vehabitët.



· Hanefitët: pasuesit e shkollës (medhhebit) juridike hanefite, me mësuesin me te madh te kësaj shkolle dhe te te drejtës dhe mësimit islam përgjithësisht, Nu’man ibn Thabit - Ebu Hanifeh (jetoi 80-150 h.).



· Haram: e ndaluar, ajo që është e ndaluar me Kur’an, Sunnet ose me fe.



· Imami: imami, lideri, udhëheqësi, ai që udhëheq namazin.



· Istihsani: burim dytësor i të drejtës islame; përparësia juridike që i jepet një deduksioni ndaj një tjetri; aplikimi i preferencës juridike, vlerësimi i diçkahit si e mirë.



· Ixhmai: koncenzusi, unanimiteti i dijetarëve të një kohe për një çështje. Burimi i tretë i te drejtes islame.



· Ixhtihadi: Angazhimi, përpjekja e aftësive intelektuale që në bazë të Kur’anit, Sunnetit dhe traditës islame të arrihet deri te Zgjidhja e dobishme, korrekte islame për çështjen, problemin, nevojën e caktuar etj. Kemi disa lloje ixhtihadesh: mutllak, mustekil-l etj.



· Kadi’: kadiu, gjyqtari musliman.



· Kijasi: analogjia, gjykimi në bazë të analogjisë, konkludim në bazë të parimit të dhënë në Kur’an, Sunet ose Ixhma. Burimi i katërt i të drejtës islame.



· Kur’ani: Kitabi, Libri, Libri i shenjtë i Islamit, Fjala e amshuar e Allahut..



· Malikitët: pasuesit e shkollës juridike malikite me themeluesin e shkollës Enes ibn Malikun.



· Maslehat’ul-mursele: parimi i interesit publik; nuk aplikohet në ibadat, sepse kjo i përket fushes e cila rregullohet vetëm me rregulla hyjnore.



· Medhheb: shkollë juridike.



· Mendub: e rekomanduar, e preferuar.



· Mexhlis’ush-shura: këshilli, kuvendi këshillues, konsultativ,



· Mu’tezilitët: shkollë e madhe teologjike e dogmatikës spekulative islame, që erdhi pas përçarjers dhe ndarjes së Hasan El-Basriut dhe Vasil ibn Atait.



· Mubah: e lejuar;



· Muftiu: personi i autorizuar i cili jep fetva, decizion juridik. Personi i cili formulon mendime specifike juridike në bazë të teksteve joshprehimore ose në mungesë të teksteve specifike.



· Muxhtehidi: Dijetari i cili merret me burimet e shpallura tekstuale me qëllim që prej tyre të nxjerrin gjykime dhe rregulla juridike.



· Nisabi: minimumi i paraparë pasuror në bazë të të cilit jepet sasia e caktuar e zekatit.



· Selefi: brezi i dijetarëve që përfundon me Muhammed ibn Hasen Esh-Shejbaniun. Ky grup komenton jashtësinë e teksteve dhe refuzon të japë mendim dhe të interpretojë brendësinë e teksteve. E kundërta e selefit është halefi: brezi i dijetarëve prej Muhammed ibn Hasen Esh-Shejbaniut e deri te Shemsu’l-eimmeh El-Hulvaniu. Këta i sqarojnë tekstet jo të qarta në pajtim me tekstet e qarta.



· Shafi’itët: pasuesit e shkollës juridike shafi’ite, në krye me Imam Shafi’un.



· Shkenca e hadithit: Shkenca e cila merret me fjalët dhe veprat e Muhammedit a.s. Hadithi është aspekti verbal i Sunetit.



· Suneti: Fjala, vepra, veprimi, miratimi në heshtje të një fjale a veprimi etj., të Muhammedit a.s.



· Tabi’inët: tabiinë quhen pasardhësit e as’habëve, shokëve të Muhammedit a.s.



· Talak: shkurorëzimi, divorci, lëshimi i gruas nga kontrata martesore.



· Ulemaja: dijetarët, dijetarët fetarë, autoriteti fetar. Dijetari në kuptim të gjerë, i cili mund të jetë i specializuar në një degë shkencore islame. Sot ky emërtim nënkupton njeriun me përgatitje universitare.



· Ummeti: bashkësia, bashkësia muslimane, bashkësia e Muhammedit a.s..



· Urfi: tradita, adeti, doket, zakonet, ligji zakonor.



· Usul’ul-fikh: Parimet bazore të të drejtës islame; i formulon parimet dhe metodologjinë me anë të të cilave rregullat juridike nxirren nga burimet e tyre. Inkuadron studimin dhe formulimin e komentimeve juridike, detyrimeve dhe ndalimeve, parimet universale,ixhttihadin )ixhmain, kijasin) etj.



· Vakuf: e drejta vakufore islame, legata, e cila formohet nga bamirësia pasurore e njerëzve të pasur dhe të devotshëm për qëllime humanitare, si shkollat fetare, spitalet etj.



· Xhihadi: përpjekje, orvatje e muslimanit në emër të Allahut, për ta plotësuar përgjegjësinë islame, si në vewprimet e jashtme ashtu edhe në përmirësimin e brendshëm të gabimeve personale; xhihadi në rrugën e Allahut, xhihadi me dije, me pasuri, me jetë e të tjera në emër të Allahut.



· Xhizja: tatimi që shtetasit jomuslimanë ia paguajnë shtetit musliman, si kundërshpërblim për shërbimet shtetërore.




Literatura

(për hartimin e fjalorthit)

1. Abdulhamid A. Ebu Sulejman, Drejt një teorie islame për marrëdhëniet ndërkombëtare, Shkup, 1419/1998.

2. Dzon Espozito, Oksfordska Istorija Islama, Beograd, 2002.

3. Enciklopedija zivih religija, Beograd, 1990.

4. Enes Karic, Kur’an u savremenom dobu, II, Sarajevë, 1997.

5. Nerkez Smailagic, Leksikon islama, Sarajevë, 1990.

6. Nexhat Ibrahimi, Shkolla juridike hanefite dhe karakteristikat themelore të doktrines së saj, botimi, II, Prizren, 1421 h./2000.

7. Tarik Ramadan, Biti evropski musliman, Sarajevë, 2002.

8. Teufik Muftic, Arapsko-srpskohrvatski rjecnik, I-II, Sarajevë, 1974.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme