Fjala e Myftiut të Kosovës Mr. Naim Tërnava në manifestimin “Mesazhi i paqes” të mbajtur më 26 maj 2008 në Prishtinë

Festonim ngase në vazhdimësi kishte atdhedashës qe donin lirinë,dhe për këtë nuk kursyen as veten e tyre kishte burra të mëdhenj të cilët u flijuan brez pas brezi, por edhe në luftën e fundit me Serbinë të udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari. Familja Jashari, Haradinaj, Pajazi, Ramadani e shumë familje e shehid tjerë që ranë për të mos vdekur kurrë ishin shembujt më të mirë se si mbrohet dhe luftohet për fe e atdhe. All-llahu xh sh thotë: “ Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë Allahut e disa prej tyre e realizuan premtimin duke e dhënë jetën....... “

Të nesërmen dëgjojmë lajmin nga Tanzania e largët ku presidenti Bush thotë : “Populli i Kosovës meriton Pavarësinë “Për të vazhduar më vonë edhe shumë shtete tjera në njohjen e pavarësisë së vendit tonë. Ndodhi ajo që u tha presidenti Sarkozi fëmijëve të një shkolle të Parisit se :”Kufijtë e kësaj harte do të ndryshojnë së shpejti ngase në Evropë po lind një shtet i ri”. Kjo edhe ndodhi Kosova shtet sovran e i pavarur.
Ndaj edhe njëherë në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe në emrin tuaj i drejtohem opinionit botërorë duke i thënë:

Botë e qytetëruar: Ju faleminderit për tërë atë që keni bërë për këtë popull të përvuajtur, i cili e pat një histori sa të dhimbshme po aq edhe krenare. Ju faleminderit që në momentin më kritik i dolët në ndihmë UÇK që njëherë e përgjithmonë të largohen nga Kosova forcat paramilitare ushtarake policore të Serbisë.
100 - vjet robëri, ndarje,dhunë, maltretim, burgosje, vrasje, shpërngulje,100 vjet flijim të cilat rezultuan me 100 ditë pavarësi. Sot Kosova e pavarur, plotë shpresë dhe energji për një të ardhme sa më të mirë.

Bërja e shtetit është detyrë e të gjithë neve puna, sjellja, respekti, zhvillimi, mirësjellja, toleranca, paqja, janë veçori të cilat duhet të na shoqërojnë neve si individ, familje dhe shoqëri.
Largohuni nga punët e liga: vëllavrasja, vetëvrasja, krimi, ekstremizmi ngase këto e të ngjashme janë të liga nga të cilat duhet flakur nga mesi jonë.
Mënyra më e mirë për ta kuptuar një fe, është studimi i burimit të saj hyjnor.
Burimi hyjnor i Islamit është Kurani që mbështet konceptet e moralit, dashurisë, mëshirës, përkushtimit, sakrificës, tolerancës dhe paqes. Një mysliman që i zbaton siç duhet këto parime në jetën e tij, është një njeri i sjellshëm, i thjeshtë, i drejtë, i besueshëm dhe me të cilin është e lehtë të krijohen marrëdhënie të mira. Ai përhap dashuri, respekt, harmoni dhe kënaqësi te të gjithë ata që jetojnë pranë tij.
Vlerat e Kuranit i bëjnë myslimanët të përgjegjshëm për t'i trajtuar të gjithë njerëzit, myslimanë apo jo, me mirësjellje e drejtësi, për të mbrojtur ata. All-llahu xh sh thotë:
"Mos përhapni çrregullim në tokë, pasi ajo të jetë bërë e begatë dhe drejtojuni Atij me frikë e dëshirë! Mëshira e Zotit është pranë atyre që kryejnë vepra të mira." (Kurani 7:56)
Ata që nuk janë të interesuar për ngjarjet që ndodhin rreth tij përderisa ato nuk ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre, janë të zhveshur nga largpamësia, këta njerëz përpiqen të kënaqin egot e veta duke i shpërdoruar në mënyrë të rëndomtë mjetet e tyre, pa pasur aspak kujdes për kërcënimet që i kanosen njerëzimit. Sidoqoftë, në Kuran, Zoti lavdëron moralin e atyre që përpiqen me mish e me shpirt për të sjellë mirësi në vendin ku jetojnë dhe janë të interesuar për ngjarjet që ndodhin rreth tyre për të tjerët dhe për ata që veprojnë gjithmonë në rrugën e mirësisë dhe drejtësisë:
All-llahu xh sh. thotë:
"...Punoni punë të mira... mos kërkoni të shkaktoni mizori në tokë! Zoti nuk i do mizorët." (Kurani 28:77)
Mësimet Islame në vazhdimësi kanë sjellë një atmosferë lirie dhe tolerance mes njerëzve me fe, gjuhë dhe kultura plotësisht të ndryshme që të jetojnë së bashku në paqe dhe harmoni.
Toleranca e vërtetë mund të sjellë vetëm paqe dhe mirëqenie në botë, nëse zbatohet sipas linjave të përshkruara në Kuran. Për këtë tërheq vëmendjen veçanërisht ajeti kuranor : "Nuk mund të jenë të barabarta një vepër e mirë dhe një vepër e keqe. Largoje të keqen me diçka të mirë dhe ai, nga i cili të ndante armiqësia, do të bëhet për ty një mik i dashur." (Kurani 41:34)
Burimi i vërtetë i bamirësisë është dashuria për Zotin. Kjo dashuri nxit, njëkohësisht edhe dashurinë për atë që Zoti ka krijuar. Kjo dashuri e fortë dhe afria që besimtari ndjen ndaj Zotit që e krijoi atë dhe gjithë njerëzimin, e nxit besimtarin në manifestimin e një morali të kënaqshëm, si ai që është urdhëruar në Kuran
Muhamedi a. s me porosit hyjnore është krenaria e njerëzimit. Që prej katërmbëdhjetë (14) shekujsh, gjenitë më të mëdhenj dhe filozofët me përmasa botërore si dhe shumë e shumë teoricienë e mendimtarë-yje të qiellit tonë të mendimit- kanë ndenjur të përulur nën hijen e tij duke i thënë: “ Ti je njeriu për të cilin ne krenohemi se i përkasim.”ndaj edhe ne të krenohemi se jemi ymet i Muhamedit a.s.
Edhe sot kur analizohen thëniet e Muhamedit a.s të rinj e të reja vrapojnë pas Muhamedit (s.a.s.) ashtu si fluturat pas dritës, gjë që përmban një dukuri të pashembullt në botë. Koha,sistemet,dhuna, etj nuk mundën ta zbehin tek ne, në ndjesitë tona, asnjëherë nga të vërtetat që i përkasin atij. Po, ai vazhdon të jetë po aq i gjallë e i freskët!Ashtu siç ishte në të gjallë të tij saqë shpesh herë na duket se pas pak do ta takojmë edhe fizikisht, dhe do të dëgjojmë zërin e tij,nga dashuria dhe respekti që kemi ndaj shëmbëlltyrës së pakrahasueshme të tij.
Ja, pra, kaq i freskët është ai në shpirtin tonë, e me kalimin e kohës, bëhet edhe më i freskët.!
Njerëzimi do të vrapoj pas tij, katedrat shkencore do të bëjnë kërkime rreth tij dhe zemrat e hapura ndaj klimës së mendimit do të bien pas tij.
Në të njëjtën kohë ai qe edhe njeriu i paqes e i qetësisë. Ne e dimë dhe e besojmë kategorikisht se mesazhi që solli Muhamedi a.s. që një burim paqeje e qetësie dhe historia është dëshmitarja më e madhe e kësaj. Ja pra e vetmja zgjidhje për ta bërë njerëzimin që ta shijoj përsëri këtë paqe e qetësi, është që tua bëjë të njohur njerëzve Atë dhe dritën që solli Ai.
Zoti xh sh. thotë:”Allahu ju ka bërë një favor të madh besimtarëve duke u dërguar nga mesi i tyre një pejgamber që t’ua lexoje argumentet e Tij, ti pastroj (nga të këqijat, nga mëkatet) dhe t’ua mësojë Librin dhe urtësinë.”
Një dimension i rëndësishëm i Islamit të ardhur me idenë e sigurisë dhe paqes universale është edhe distancimi i individit mysliman nga gjërat që i sjellin dëme materialo- shpirtërore si dhe kujdesi për të mos i shkaktuar, qoftë edhe sado pak dëme tjetrit .
Mysliman i vërtetë është përfaqësuesi më i sigurt i besueshëm i paqes së përgjithshme në botë.
Myslimani e reflekton kudo këtë ndjenjë të lartë që e mban gjallë në thellësinë e shpirtit të vet.
Kjo do të thotë se parimet edukative të sjella prej tij ishin universale, të tilla që mund tu përgjigjeshin dhe t’ju jepnin zgjidhje të gjitha kërkesave të njerëzimit. Kështu që Pejgamberi Muhamed (s.a.s.) është edukatori me ndikim më të madh i të gjitha kohëve dhe se ndikueshmëria e tij edukative, është më e madhja e të gjitha kohëve! Në mënyrë të veçantë, ne, vlerën dhe madhësinë e edukatorit e kërkojmë në qëndrueshmërinë e parimeve edukative të sjella prej tij.

Ndaj unë ju porosis:
- Që të respektoni All-llahun – urdhrat e Tij
- Që të respektoni Muhamedin a.s. dhe thëniet e tij
- Të kemi frike All-llahun o robërit e Zotit
- Të bëjmë namaz
- Të edukojmë fëmijët tanë
- Të shtrijmë dorën e pajtimit mes vete
- Të punojmë për vendin, e ta ndërtojmë atë
- Ti luftojmë të gjitha dukurit negative në shoqëri
- Të ruajmë identitetin kombëtar dhe atë fetar
- Feja, kultura dhe tradita janë elemente për ruajtjen e identitetit tonë
- Të integrohemi në NATO, dhe Bashkimin Evropian, kështu me këtë identitet fetar e kombëtar që kemi

Të nderuar vëllezër e motra së shpejti do të shihemi në manifestime të ngjashme nëpër qendrat e tjera të Republikës sonë.
Ju faleminderit
Veselamu Alejkum
Prishtinë
Myftiu i Republikës së Kosovës 25.05.2008
Mr. Naim Tërnava

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme