DEMOKRACIA DHE PARTITË POLITIKE

Dr. Ali Bulaç

DEMOKRACIA DHE PARTITË POLITIKE



Në botë sot është i pranishëm mendimi se si ndërmjet participimit politik të popullit dhe demokracisë dhe ndër­mjet demokracisë dhe partive politike ekziston korelacioni a priori i pashmangshëm. Unë mbaj qëndrimin e dyshimit jo vetëm kur është fjala për këtë, por edhe për dëshirën e konstituimit të lidhshmërisë së domosdoshme të tregut të lirë dhe të drejtave njerëzore me demokracinë.

Është e saktë se partitë politike janë ato që i aktu­a­li­zoj­në dhe sjellin postulatet demokratike. Por, po ashtu, e konsideroj të nevojshme të pyes: a nuk është e mundur të zbatohet participimi politik, qoftë tërthorazi apo drejt­për­drejt, edhe jashtë ekzistimit të partive politike? Natyrisht, kjo pyetje do të ishte e tepërt në qoftë se ndërmjet parti­ci­pi­mit politik dhe demokracisë nënkuptohet a priori lidh­shmë­ria. Pasi që pohohet se si e vetmja demokracia sigu­ron ekzistimin e participimit politik, në atë rast bëhet i pa­shmang­shëm pranimi i partive politike – institucioneve singu­lare demokratike – si mjete për realizimin e par­ti­ci­pi­mit politik brenda mekanizmit të planifikuar.

Demokracitë liberale konsiderojnë se ky participim i sho­qërisë është i realizueshëm vetëm me anë të partive poli­tike. Për konfirmim të qëndrimit të tillë si shembull i gjallë dhe në kohë i afërt, ceket demokracia popullore në vendet e bllokut lindor, aktuale deri para disa viteve. Perën­dimi ato i ka quajtur vende pas perdes së hekurt. Në to ka qenë e pranishme pjesëmarrja e gjerë popullore poli­ti­ke, si psh. në Bashkimin Sovjetik dhe Bullgarinë e dikur­shme, ku 99% të popullit votat e veta ua jepnin kandi­da­të­ve të caktuar nga kreu. Mirëpo, është e vërtetë e pa­kon­tes­tu­e­shme se ky nuk ka qenë participim i mirëfilltë politik, por vetëm formalitet i rëndomtë. Ende duhet pasur para­sysh dukuritë e pranishme në të gjitha regjimet totalitare: pre­sioni mbi zgjedhësit, mosekzistimi i administrimit au­to­ritativ dhe pamundësimi i çfarëdo opozite dhe veprimit të saj. Demokracitë perëndimore, tipet lindore të sundimit me vite i kanë akuzuar për mosrespektimin e tyre të fak­to­rit garues. Kjo vërejtje, pa dyshim, është me vend. Mirëpo, a është mbështetja e sistemeve politike në ngarendje, domos­doshmëri? Në qoftë se ne ngarendjen e konsi­de­roj­më domosdoshmëri për çdo sistem politik, në atë rast obli­gu­es është pranimi i ekzistimit të domosdoshëm të partive poli­tike.

Këtu është fjala për tentimin e demokracisë së tipit perëndimor që të ballafaqohet me kërkesën mjaft të çudit­shme. Sipas parashtrimeve demokratike, në rast të mos­ek­zis­timit të participimit politik, nuk mund të ekzistojë rend, as i drejtë dhe i shëndoshë politik. Për konstituimin e par­ti­ci­pimit politik, vrapimi është i pashmangshëm. Për këtë është i domosdoshëm edhe ekzistimi i partive politike. Sep­se, ngarendja është e mundur vetëm me anë të partive poli­tike, kurse, në fund, ngarendja siguron participimin e drejtpërdrejtë të popullit, përkatësisht atyre mbi të cilët qeveriset. Modeli politik islam, duke zënë fill në filozofinë poli­tike esencialisht tjetërfare, nuk i pranon këto dër­dë­llis­je, me atë që është e nevojshme saktësisht të ceken shkaqet e mospranimit të tyre.

Para së gjithash, e theksoj nevojën për të treguar ekzis­timin e reciprocitetit të ngushtë të karakterit garues të demokracive perëndimore, me përvojë 700 vjeçare politike të Perëndimit.

Siç është e njohur, ndarja dhe organizimi i shoqërisë gjatë historisë së Perëndimit është bazuar në komponentin shoqëror-ekonomik. Lloji i organizimit të tillë është e pamun­dur të kundrohet i veçuar nga realiteti në të cilin funk­sionojnë klasat. Bashkësia njerëzore në kohën e feu­da­lizmit është organizuar në kategori të kmetëve (serf) dhe feudalëve (senjor), dhe këtë në parim të pronësisë mbi tokën, derisa në fillim të epokës kapitaliste dhe industriale bashkësia rishtazi është organizuar në parim të kategorisë së punëtorëve dhe pronarëve. Konflikti midis kategorive, klasave të shoqërisë, sipas Marks XE "Marks" it, paraqet kërcënimin më të madh për bashkekzistencën dhe mbijetesën e tyre në bash­kësi. Ka pohuar se ky rrezik mund të neutralizohet vetëm me krijimin e tepricës së kapitalit dhe lëndëve të para dhe këtë me përpjekje të jashtëzakonshme. Në këtë mënyrë të gjitha kategoritë në shoqëri më lehtë ndërmjet vete do të merreshin vesh dhe do të kuptoheshin. Nevoja e të kuptuarit të këtillë shpjegohet me faktin e sjelljes së tij të formulës së ngarendjes për pushtetin politik ndër kate­go­ritë e ndryshme të shoqërisë të tubuara në organizatat e ndrysh­me politike që, sërish, progresin e vet e lidhin për rregu­llimin kushtetues. Edhe sot organizimi aktual politik ende e ka atë komponent klasik pa marrë parasysh që shtre­sa e mesme e shoqërisë, në raport me shekullin e kalu­ar, ka përparuar shumë dhe ndonëse në vendet perën­di­mo­re industrialisht lart të zhvilluara, nuk ekziston mun­dë­sia për rrezikun e lartpërmendur.

Edhe përkundër jetës shumëpartiake në Perëndim, push­teti politik sillet vetëm ndërmjet partive majtas nga qend­ra dhe atyre djathtas nga qendra. Kjo, njëkohësisht, është edhe treguesi më i mirë i saktësisë së pohimeve para­pra­ke të shqiptuara.

Kësaj trashëgimie historike duhet shtuar edhe kër­ke­sën bazore të liberalizmit që të gjitha segmentet e akti­vi­te­te­ve ekonomike të zënë fill në garim (rekabet). Gru­pa­ci­o­net shoqërore, në aspekt të ekonomisë, në vijën skajore para­qesin grupacione interesi. Ngarendja dhe garimi, do­mos­­do të pranishme në indin e tyre shoqëror-ekonomik të jetës, edhe në modelin politik kanë karakterin kryesor konstituitiv. Për këtë arsye, sot perëndimorët me një ton më të lartë dëshirojnë ta vënë lidhshmërinë radikale ndër­mjet demokracisë dhe ekonomisë së tregut të lirë dhe gjatë pranimit të modelit të tillë të përvetësohen të gjithë të tjerët. Kurse është e ditur se në raportet dhe kushtet e pabarabarta, i forti e gëlltit të dobëtin. Por, sot kjo quhet ekonomi e lirë ose garim me anë të partive politike. Kësh­tu ky sistem i ngarendjes jo të drejtë, i gjuan patat, kurse krokodilët i paraqet të dobishëm.

Duke kundruar nga ky aspekt, assesi nuk është e rastit që në historinë tonë (islame – v. N.I.) demokracia nuk po shfaqet, kurse jeta shumëpartiake formohet mjaft vonë dhe këtë për shkak që te ne, në Islam, shoqëria në mënyrë pri­ma­re nuk organizohet në bazën shoqërore-ekonomike, por në themele të fesë dhe të drejtës apo edhe në parimet sho­që­rore-kulturore. Në historinë tonë shoqërore nuk ka pasur klasa ekonomike; kanë ekzistuar vetëm grupacionet fetare dhe juridike.

Është e saktë se në historinë politike të muslimanëve, pas Muavivi XE "Muavi"ut, kanalet e pjesëmarrjes politike të popult janë mbyllur. Por, po ashtu është e saktë që edhe sot në demokraci veprohet sipas dëshirës së partisë politike që e ka siguruar pozitën më të lartë në vrapin për të cilin po flasim, dhe është e saktë që gati assesi nuk ka kujdes në shpër­ndarjen e drejtë të të drejtave dhe mundësive. Më në fund, është e saktë që grupacionet ekonomikisht dhe poli­ti­kisht mirë të organizuara do t’i shfrytëzojnë ata që kanë mbetur pakicë.

Në atë situatë është e pamundur të ruhen institucionet natyrore të sistemit demokratik garues siç janë: drejtësia poli­tike e realizuar me anë të partive politike, participimi gjerë i përhapur, opozita e mirëfilltë dhe shpërndarja e rregullt e të drejtave. Islami me skepsë shikon në tërë këtë dhe për këtë ka shkaqe të arsyeshme.

Pasi që gjendja është e tillë, as që mund të mendohet që një parti politike – pa marrë parasysh cila – me të vër­te­të mund t’i zgjidhë të gjitha problemet e shtetit. Gjendja atëherë është totalisht e pashpresë, nëse të lartëtheksuarës ia shtojmë pragmatizmin dhe oportunizmin që burojnë nga ren­di demokratik dhe i cili zhvlerëson dmth., mohon nor­mat morale sikur edhe idealet afatgjate politike. Nga për­vo­jat tona më të reja vrojtojmë që, për fat të keq, edhe mus­limanët, të mbërthyer në pragmatizmin dhe opor­tu­niz­min, karakteristik për natyrën e mekanizmit demokratik, dëshirojnë të abdikojnë nga idealet universale islame dhe pos­tulateve të tij morale.

Sipas meje, kjo gjendje duhet të na paraqesë ibretin (mësi­min) më të madh.

Përktheu Nexhat Ibrahimi

--------------------------------------------------------------------------------
[1] Me këtë autori aludon në fjalët nga poezia më herët e theksuar e Muhammed Ikballit (A.A.).

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme