Hallalli dhe harami në Islam

Një prej instinkteve të tilla është instinkti për ushqim, me të cilin garanton vazhdimin e llojit të vet si individ, kurse nëpërmjet instinktit seksual vazhdon gjininë e vet. Ky instinkt është i thelluar brenda njeriut dhe kërkon kënaqësitë dhe nevojat e veta. Njerëzit i janë përgjegjës instinktit seksual në tri mënyra të ndryshme:



Qëndrimi i njeriut para instinktit seksual



1. Plotësimi i instinktit seksual në mënyrë plotësisht të lirë e të pakufizuar nga feja, morali ose tradita. Ky është parimi i doktrinave për lirinë seksuale, të cilat nuk pranojnë as fenë e as virtytin. Me këtë qëndrim njeriu degradohet në nivelin e kafshës dhe shkatërrohet individi, familja dhe mbarë shoqëria.

2. Përpjekja për të bërë presion dhe shtypje mbi instinktin e tillë ashtu siç veprojnë doktrinat e asketizmit, monasticizmit dhe pesimizmit. si psh. maoizmi dhe filozofitë tjera vetëmohuese.

Ky qëndrim ngulfatë instinktin, ndalë funksionin e tij, kundërshton urtësinë e Atij që e ka gërshetuar në strukturën e njeriut dhe ballafaqohet me parimin e jetës që i shfrytëzon instinktet e tilla për të vazhduar.

3. Ose të përcaktohen rregulla e kufij, të cilët as nuk do ta shtypin e as nuk ofrojnë liri të pakufizuar, ashtu siç vepruan të gjitha fetë qiellore, që institucionalizuan martesën dhe ndaluan shkeljen e kurorës; në veçanti duhet të theksohet Islami, i cili e pranoi këtë instinkt, e lehtësoi me hallall dhe ndaloi largimin prej grave ashtu siç ndaloi kurvërinë dhe mënyrat e faktorët që shpiejnë në kurvëri. Ky qëndrim është mesatar dhe i drejtë. Sikur të mos ishte legalizimi i martesës, instinkti nuk do ta luante rolin e vet për vazhdimin e jetës së njeriut. Sikur të mos ndalohej lidhja seksuale e pakufizuar dhe sikur të mos përcaktohej njeriu për një grua (të lejuar), atëherë nuk do të ekzistonte familja, e cila konsiderohet faktor kryesor i forrnimit të ndjenjave të larta shoqërore, të dashurisë, të mëshirës dhe të sakrifikimit. Sikur të mos ishte familja, nuk do të formohej shoqëria e as nuk do ta arrinte zhvillimin dhe përkryerjen e sitj.



Mos iu afroni prostitucionit (zinasë)



S'duhet habitur se të gjitha fetë qiellore e ndalojnë dhe e luftojnë kurvërinë (zinanë), posaçërisht Islami i cili rreptësisht e ndalon dhe tërheq vërejtjen se në këtë mënyrë mund të shkaktohen rrjedha kaotike, krime të lindjes, devijime familjare, shkatërrime të lidhjeve, përhapje të sëmundjeve të pashërueshme, mbizotërime të epsheve dhe rrënime të moralit. E vërtetë është fjala e Zotit kur thotë:

"Dhe mos iu afroni amoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe". (Isra, 32).

Siç e dimë, kur Islami ndalon diçka, së pari i ndërmerr masat parandaluese për t'i penguar të gjitha mënyrat dhe format që shpiejnë në haram. Ai nuk i ka konsultuar instinktet e tilla që t'i hapë të gjitha dyert e dritaret për mashkullin apo femrën dhe të paraqitet amoraliteti. Islami, pra, ndalon çdo gjë që nxitë epshet duke ndërmarrë masa parandaluese.



Ndalohet qëndrimi me femër të huaj në vetmi



Islami ndalon burrin të qëndrojë në vetmi me ndonjë grua të huaj, gjegjësisht me atë që nuk e ka të martuar por vetëm nëse e ka të afërt e me të cilën s'mund asnjëherë të martohet, si p.sh. motra, halla, tezja etj...

Kjo nuk nënkupton mosbesimin ndërmjet tyre ose ne njërin prej tyre, por e konsideron si masë parandaluese ndaj cytjeve të këqija dhe pëshpëritjeve të të keqes, të cilat mund të lindin gjatë takimit të mashkullit me fernrën pa të tretin tyre. Në këtë kontekst, Pejgamberi a.s. thotë:

"Le të mos qëndrojë mashkulli në vetmi me ndonjë grua që nuk është e ndaluar për të, në qoftë se beson Zotin dhe Ditën e gjykimit, ngase i treti i tyre është djalli." (Transmetim i Ahmedit nga Amir Ibn Rebia, kurse në Sihahajnin e Abdull-llah ibn Abbasit thuhet: "Mos të mbetet në vetmi ndokush prej jush përveç me ato që ju ndalohet".)

Në ajetin kur'anor rreth grave të Pejgamberit, Zoti i Madhëruar thotë:

"E kur të kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkone pas perdes, kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre." (Ah'zâb, 5).

Imam Kurtubiu e komenton këtë atjet dhe thotë: "Ka për qëllim mendimet e rrezikshme që mund të lindin në mendjen e burrave ndaj grave dhe anasjelltas. Kjo formë më së miri e largon dyshimin e akuzimin dhe është më e fuqishme për mbrojtje. Kjo tregon se askush nuk duhet të mbështetet në vetveten në rast të qëndrimit në vetmi me të pandaluarën për të, por më mirë do të ishte sikur të largohej e ta mbronte plotësisht vetveten." (Tefsiri i Kurtubiut, vëll, 14, f. 228)

Këtu Pejgamberi a.s. tërheq vërejtjen e pasaçme ndaj vetmisë së femrës me të afërmit e burrit të vet si p.sh. me vëllain ose kushëririn e tij ngase mund të ndodhë gjithçka në raste të tilla. E njëjta gjë aplikohet edhe me të afërmit e saj, si p.sh. kushërirën e saj. Pejgamberi a.s. thotë:

"Kini kujdes dhe mos hyni te gratë". Një ensar e pyeti Pejgamberin: "O Pejgamber i Zotit, po me të afërmit (e burrit)?" e ai i përgjigjet: "Aty qëndron vdekja". (Transmetim Unanim) (Termi "hamv" nënkupton të afërmit e burrit). (Imam Neveviu thotë se në këtë hadith nënkuptohet vetmia me të afermit e burrit përveç prindit dhe fëmijëve të tij. Maziri mendon se ky term nënkupton edhe prindin e burrit. (Shiko Fet-hul-bari, vëll. 11/344))

Ai do të thotë se qëndrimi në vetmi paraqet rrezik dhe shkatërrim. Shkatërrohet feja nëse ndodh mëkati, shkatërrohet gruaja në qoftë se ndodh diçka e pamoralshme dhe shkatërrohen lidhjet shoqërore nëse përhapet mendimi i keq ndërmjet të afërmve ndaj njëri-tjetrit. Këtu nuk i kërcënohet rreziku vetëm instinktit njerëzor por vihet në pyetje edhe familja dhe jeta e burrit dhe e gruas nga fjalët e atyre që flasin tepër, janë kureshtarë dhe dëshirojnë t'i shkatërrojnë familjet (shtëpitë). Në këtë konktekst, Ibn Ethiri thotë: "Arabët si zakonisht e përdorin termin 'El-hamvu el-mevtu' sikur që i përdorin frazat 'Luani është vdekje' dhe 'Mbreti është zjarr', gjegjësisht takimi te këta është i barabartë me vdekjen dhe zjarrin. Fraza: "Vetmia me të afëmit (e burrit) është vdekje, është më e keqe se me të huajt ngase mund të ndodhë diçka e papritur dhe e vështirë për burrin, e bashkëshortët nuk kanë dëshirë që të afërmit t'i dijnë fshehtësitë e tyre.



Shikimi i giinisë tjetër me sy epshi



Në sferën e instinktit seksual, Islami gjithashtu ndalon shikimin që ia hedh burri gruas dhe anasjelltas, ngase syri është çelësi i zemrës, shikimi është zëdhënës i epshit dhe bartës i mesazhit të amoralitetit. Një poet antik thotë:

Çdo gjë me shikimin fillon,
Zjarrin e madh xixa e përfundon!

Një poet bashkëkohor thotë:

Një shikim, një buzëqeshje e përshëndetje pastaj lidhje, biseda e takime.

Për këtë shkak, Zoti i Madhëruar i urdhëron të gjitha besimtaret dhe besimtarët që t'i ruajnë shikimet, e pastaj menjëherë i urdhëron t'i ruajnë edhe organet e tyre:

"Thuaju besimtarëve t'i ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është hollësisht i njohur për atë që bëjnë ata. Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të vënë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, baballarëve te vet ose baballarëve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë për fëmijë e për femra ose fëmijëve që nuk kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të zbuluar fshehtësitë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjthë te All-llahu o besirntarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim". (Nur, 30-31).

Në këto dy ajete ka disa udhëzime hyjnore: dy prej tyre janë të njëjta për burrat e gratë dhe kanë të bëjnë me ndaljen e syve dhe me ruajtjen e pjesëve të turpshme, ndërsa udhëzimet tjera u referohen vetëm grave.

Në këto dy ajete vërehet dallimi mes shprehjeve: "t'i ndalin sytë" dhe "t'i mbrojnë organet seksuale ", ngase organet seksuale duhet krejtësisht të jenë të mbrojtura pa kurrfarë përjashtimi, përderisa " ndalimi i syve " është i pjesërishëm, sepse nevoja dhe interesi i përgjithshëm i popullit mund të lejojnë shikimin.

"Mbyllja e syve" nuk do të thotë mbyllje e syrit e as ulje e kokës përtokë. Një gjë e tillë jo që nuk kërkohet por as që është e mundshme.

Të shprehurit e njëjtë e kemi edhe në fjalën e Zotit:

"Ule zërin tënd!" (Llukman, 19)

Këtu nuk nënkuptohet mbyllja e plotë e gojës. Mbyllja e syve aludon uljen e shikimit nga fytyrat e kalimtarëve dhe të mos përcillen tiparet atraktive të gjinisë femërore, të mos i shikojnë gjatë dhe të mos e përqëndrojnë vëmendjen në to!

Për këtë, Pejgamberi a.s. i ka thënë Ali ibn Ebi Talibit:

"O Ali! Mos lejo të ta pasojë shikimi i dytë të parin! Shikimi i parë lejohet po jo edhe i dyti!" (Transmetim i Ebu Davudit dhe i Tirmidhiut.)

Pejgamberi a.s. pohon se shikimi me sy epshi, qoftë për burra apo për gra, konsiderohet amoralitet i syrit e në këtë kontekst, ai thotë:

"Dy sytë bëjnë amoralitet! Amoraliteti i tyre është shikimi!" (Transmetimi i Buhariut dhe i të tjerëve) Ai e quan amoralitet ngase shikohet me sy epshi dhe kënaqësie të instinktit seksual në mënyrë të palejuar.

Kjo përputhet me atë që theksohet në Inxhil rreth Isait a.s.:

Ata para jush thonin : "Mos bëni amoralitet", e unë ju them: "Ai që shikon me syrin e tij, bën amoralitet". (Mateu, 5:27-28).

Shikimet e tilla plot uri dhe epsh nuk rrezikojnë vetëm dëlirësinë por rezultojnë edhe me shqetësimin e mendjes dhe përzierjen e mendimeve. Një poet thotë:

Nëse lejon që shikimet tua të enden,
ato një ditë zemrën do ta ndezin!
Atë që e sheh, nuk mund ta keshë në tërësi,
e as pjesë-pjesë kënaqesh të paktën lehtësi!



Ndalimi i shikimit të pjesëve të turpshm e të trupit

Ndalohet shikimi i pjesëve të turpshme të trupit. Pejamberi a.s. e ka ndaluar shikimin e tillë ndërmjet burrave ose grave, qoftë shikimin epsharak ose joepsharak:

"Le të mos shikojë mashkulli pjesët e turpshme të mashkullit tjetër e as gruaja të gruas tjetër! Le të mos mbulohet mashkulli me mashkullin e as femra me femrën me një mbulesë!" (Transmetim i Ahmedit, Ebu Davudit dhe Timiidhiut)

Vendet e turpshme të mashkullit apo të femrës përcaktohen prej kërthizës e deri në gjunj. Ky kuptim ceket në hadith, kurse sipas disa imamëve, si Ibn Hazmi dhe disa malikitë, gjunji përjashtohet.

Si pjesë e turpshme e gruas për njeriun e huaj konsiderohet i tërë trupi përveç fytyrës dhe duarve, ndërsa për ata të cilët janë "mahrem", gjegjësisht për të jatin dhe vëllain e saj, do të flasim në kapitullin rreth zbulimit të zbukurimit.

Ato pjesë që nuk lejohen për t'u shikuar, gjithashtu nuk lejohen as të preken me dorë ose me ndonjë pjesë të trupit.

Të gjitha këto ndalime, me prekje ose me shikim, vlejnë në qoftë se nuk paraqitet ndonjë nevojë e domosdoshme si p.sh. ndonjë gjendje urgjente ose shërimi. Në atë rast ndalimi përjashtohet.

Lejimi i shikimit kushtëzohet me sigurim nga amoraliteti dhe epshi, e nëse nuk mund të sigurohet nga amoraliteti e epshi, atëherë lejimi ndalohet si masë parandaluese.



Çka lejoh qet të shihet në trupin e burrit dh e të gruas



Nga ajo që cekëm më parë, vërejtëm se lejohet të shikojë gruaja atë që është jashtë pjesëve të ndaluara (auretit) tek burri (mbi kërthizë dhe nën gjunj), po qe se nuk provokohen epshet as nuk ka frikë nga fitneja. Pejgamberi a.s. e ka lejuar Aishenë t'i shikojë abisinët, të cilët luanin me shtiza në Xhaminë e Pejgamberit, dhe kështu, ajo i ka shikuar derisa është lodhur e pastaj është larguar. ( Transmetim unanim )

E njëjta gjë vlen edhe për burrin ndaj gruas (vetëm fytyrën dhe duart), por kushtëzohet gjithashtu mosprovokinù i epsheve dhe të mos ketë frikë nga fitneja.

Nga Aisheja transmetohet se Esma, e bija e Ebu Bekrit (motra e saj) ka hyrë e veshur me një veshje të hollë kur ka qenë i pranishëm edhe Pejgamberi a.s., mirëpo ai e ka kthyer fytyrën në anën tjetër dhe ka thënë:

"Oj Esma ! Kur fillojnë te përmuajshmet e femrës, i lejohet t'i shihen vetëm kjo dhe kjo (vetëm fytyra dhe duart).( Transmetim i Ebu Davudit )

Ky hadith është i dobët mirëpo e përforcojnë hadithet tjera autentike të cilat lejojnë vetëm shikimin e fytyrës dhe të duarve për t'u mbrojtur nga fitneja.

Në përgjithësi lejohet shikimi i pastër i pjesëve që janë jashtë "auretit", si për burrin ashtu edhe për gruan, por me kusht nëse nuk ripërsëritet dhe nuk provokohen epshet.

Islami toleron shikimin e shpejtë që ndodh befasisht. Xherir ibn Abdull-llahu thotë: se e ka pyetur Pejgamberin a.s. për shikimin e shpejtë, e ai i ka thënë: "Largoi sytë!" (Transmetim i Ahmedit, Ebu Davudit dhe Tirmidhiut) që nënkupton: Mos e përsërit shikimin edhe një herë.



Cili zbukurim i lejohet gruas ta zbulojë e cili jo



Kjo ka të bëjë me ndalimin e shikimit, të theksuar në dy ajetet Kur'anore për meshkujt dhe për femrat. Prej udhëzimeve hyjnore për femrat, në ajetin e dytë është edhe ky:

a. "Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre". (Nûr, 31).

Në stolitë e femrës bën pjesë çdo gjë që e zbukuron, qoftë zbukurimi natyror, si fytyra, flokët dhe trupi, apo artificial, si veshmbathja, stolitë dhe grimimi. Në këtë ajet Zoti i detyron gratë t'i fshehin stolitë e tyre. Ai ua ndalon atë vetëm me një përjashtim:

"Përveç atyre që janë të dukshme".

Mendimet e dijetarëve rreth ajetit "Përveç atyre që janë të dukshme " janë të ndryshme, si p.sh. ajo që duket në rast të paqëllimtë, konkretisht atë që e zbulon era, ose ajo që tradicionalisht dhe instinktivisht shihet!

Pjesa dërrmuese e fukahave të selefit e pranojnë mendimin e dytë. Është i njohur komentirni i Ibn Abasit në ajetin "Përveç atyre që janë të dukshme", i cili thotë se kjo ka të bëjë me "kohlin" (Zbukurimi i syve me ngjyrë të zezë) dhe unazën. Një komentim i tillë transmetohet edhe nga Enesi.

Lejimi i "kohlit" dhe i unazës krahasohet me lejimin e fytyrës dhe të duarve. Këtë mendim eksplicit e kanë mbështetur Said ibn Xhubejri, Atai, el-Evzai etj. Aisheja dhe Katadeja lejojnë edhe zbulimin e byzylykëve, dhe kjo nënkupton përjashtimin e një pjese të krahut. Mendimet janë të ndryshme rreth pjesës së lejuar duke filluar prej katër inçave deri në gjysmën e krahut.

Kundër këtij zgjerimi ishin Abduil-llah ibn Mes'udi dhe Nah'i, duke e komentuar ajetin "vetëm ato që duken ", se ka të bëjë me teshat e jashtme që s'mund të mbulohen.

Një grup prej sahabëve dhe tabi'inëve mendojnë se ky ajet "Përveç atyre që janë të dukshme ", ka të bëjë me fytyrën, duart dhe me stolitë e rëndomta e të patepruara, si p.sh. unaza e dorës, kohli i syve, të cilin mendim e përkrah edhe unë. (Ky është mendimi i Taberiut, Kurtubiut, Zamahsheriut, Raziut dhe i komenmtuesve tjerë. (Shiko më gjerësishtë në tiparet e tyre!).)

Lejimi këtu nuk e përfshin kozmetikën që e përdorin gratë sot për faqet, buzët e thonjtë e tyre, ngase ky lloj i zbukurimit konsiderohet teprim i urrejtur dhe lejohet vetëm brenda shtëpisë. Ndalohet kozmetika e grave që e përdorin sot jashtë shtëpisë për të tërhequr vëmendjen e meshkujve.

Komentimi i ajetit "Përveç atyre që janë të dukshme" që ka të bëjë me teshat e jashtme refuzohet, ngase nuk mund të përjashtohet diçka nga ajo që s'mund të ndalohet. Të njëjtin trajtim e ka edhe zbulimi i paqëllimtë, si p.sh. zbulimi nga era ngase s'ka kontroll qoftë me përjashtim apo pa përjashtim.

Nga "përjashtimi" mund të nënkuptojmë lehtësimin për femrën besimtare që të zbulojë diçka që mund të mbulohet, dhe mund të kuptohet se përjashtimi ka të bëjë me fytyrën dhe duart.

Lejohet zbulimi i fytyrës dhe i duarve ngase mbulimi i tyre është i vështirë për gruan, posaçërisht kur ka nevojë të dalë e të kryejë ndonjë punë të lejuar, si p.sh. përpjekja e vejanes për t'i rritur fëmijët jetima, ose puna e të varfërës për t'i ndihmuar burrit të saj. Siç shihet, obligimi i saj për t'i mbuluar duart dhe fytyrën do të shkaktojë pengesë dhe vështirësi, për të.

Kurtubiu thotë: "Meqë fytyra dhe duart janë tradicionalisht të pambuluara dhe meqë duhet të jenë të pambuluara gjatë adhurimit, si p.sh. në namaz dhe në haxh, atëherë mendoj se përjashtimi ka të bëjë me to." Ky konkludim mbështetet edhe me transmetimin e Ebu Davudit nga Aisheja r.a. Ajo thotë se Esma, bija e Ebu Bekrit njëherë ka shkuar te Pejgamberi a.s. me tesha të holla, e ai e ka kthyer fytyrën anash dhe i ka thënë:

"Oj, Esma! Kur t'i fillojnë të përmuajshmet femres, i lejohet ta zbulojë vetëm këtë dhe këtë (fytyrën dhe duart) ".

Në fjalën e Zotit:

"Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit)", nënkuptohet se fytyrat e grave nuk kanë qenë të mbuluara, dhe sikur t'i kishin të mbutuara trupin dhe fytyrën, nuk do të kishte nevojë për t'i ndalur shikimet, ngase s'ka ç'të shihet.

Sidoqoftë, më e preferuar është që gruaja muslimane t'i mbuloje stolitë e saj, bile sipas mundësisë edhe të fytyrës për ta penguar amoralitetin e përhapur në kohën tonë, e posaçërisht kur bëhet fjalë për femrën e bukur.

b. "Le t'i vënë shamitë mbi kraharorin e tyre". (Nûr, 31).

Obligohet gruaja muslimane ta mbulojë kokën, gjoksin e fytin ashtu që shikuesit të mos kenë mundësi të shohin asgjë.

c. "Të mos ja tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, baballarëve të vet..." (Nûr, 31).

Ky udhëzim ndalon muslimanen t'i zbulojë stolitë e saj të brendshme, si p.sh. stolitë e veshëve, flokëve, fytit, gioksit dhe nyjeve të këmbëve, para burrave të huaj, kryesisht para të cilëve i lejohet vetëm zbulimi i fytyrës dhe i duarve.

Nga ky ndalim përjashtohen dymbëdhjetë kategori njerëzish:

1. Bashkëshortët e tyre - burrit i lejohet të shohë çka të dëshirojë nga e shoqja e vet dhe anasjelltas. Në një hadith thuhet:

"Ruaji pjesët e turpshme të trupit tënd përveç nga gruaja jote!

2. Baballarët e tyre - këtu bëjnë pjesë edhe gjyshërit si nga ana e nënës ashtu edhe nga ana e babait.

3. Baballarët e burrave - ngase trajtohen si prindër të tyre.

4. Djemtë e tyre - gjithashtu edhe nipat nga bijtë e bijat.

5. Djemtë e burrave të tyre - për shkak të jetës së përbashkët dhe trajtimit të tyre si nëna.

6. Vëllezërit e tyre - qofshin edhe vëllezër vetëm nga nëna ose nga babai.

7. Djemtë e vëllezërve të tyre - ngase ndalohet përgjithmonë martesa mes nipit dhe hallës së tij.

8. Djemtë e motrave të tyre - për shkak të ndalimit të përhershëm të martesës mes nipit dhe tezes së tij.

9. Gratë e tyre - gratë që kanë lidhje nga gjeneza ose nga feja. Gruas jomuslimane nuk i lejohet t'i shohë stolitë e gruas muslimane përveç atyre që i lejohen mashkullit.

10. Robëreshat të cilat i kanë në pronësinë e tyre - ngase Islami i konsideron si anëtare të familjes. Disa fukaha i lejojnë vetëm robëreshat e jo edhe robërit.

11. Meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat - ngase nuk anojnë nga gratë për shkaqe fizike apo psikike. Këtu është me rëndësi të ekzistojnë dy kushte: të jenë shërbëtorë të tyre në shtëpi dhe të mos kenë epsh seksual.

12. Fëmijët që nuk kanë arritur pjekurinë për gra - këtu nënkuptohet fëmija që nuk ka ndjenja seksuale. Kur të vërehen simptomet e ndjenjave të tilla, atëherë u ndalohet grave t'i zbulojnë stolitë e fshehura para tyre, - edhe në qoftë se ende nuk kanë hyrë në periudhën e adoleshencës.

Ajeti nuk i cekë xhaxhain dhe dajën ngase tradicionalisht kanë statusin e babait. Në një hadith thuhet:

"Xhaxhai zëvendëson babain." (Transmetim i Muslimit)



Pjesët e turpshme të gruas



Nga ajo që u cek më parë, kuptojmë se çdo gjë që s'i lejohet femrës ta zbulojë, konsiderohet "auret" - pjesë e turpshme e trupit, e cila duhet të mbulohet dhe e cila ndalohet të zbulohet.

Aureti vlenë për burrat e huaj dhe për gratë jomuslimane, përveç fytyrës dhe duarve, të cilat, sipas Raziut, lejohen të zbulohen për shkak të nevojave të përditshme obligative. Gratë urdhërohen ta mbulojnë atë që nuk dikton nevoja për zbulimin e saj, por u lejohet si lehtësim ajo që moralisht është e zbuluar dhe të vërtetohet toleranca e parimeve të pastra të Islamit.

Raziu thotë: "Meqë nevoja dikton zbulimin e fytyrës dhe të duarve, atëherë (dijetarët juristë) i konsiderojnë si pjesë trupore jasht "auretit". Meqë zbulimi i këmbës nuk është i domosdoshëm, vërejmë se janë ndarë mendimet rreth asaj se a konsiderohet "auret" apo jo!" (Tefsiri i Fahrud-din Raziut, vëll. 23, f. 203-206.) Për dymbëdhjetë kategoritë e përmendura në ajetin e sures "Nûr", femrës i lejohet t'i zbulojë stolitë e brendshme të saj, si p.sh. të veshëve, të fytit, të flokëve, të gjoksit, të të dy krahëve e të të dy nyjeve të këmbëve. Pjesët tjera të trupit, si p.sh. shpina, barku, kofshet, gjoksi dhe pjesa intime e trupit, janë të ndaluara para të tjerëve përveç bashkëshortit.

Kjo më mirë kuptohet nga ky ajet se mendimet e disa juristëve islamë që thonë se "auret" konsiderohet pjesa mes kërthizës dhe gjunjve. Siç duket, ajeti përputhet me disa juristë, të cilët thonë se, "aureti" i ndaluar është ajo që nuk lejohet të zbulohet gjatë kryerjes së punëve, të shtëpisë; këtu nënkuptohet se çdo gjë që zbulohet gjatë punëve të shtëpisë, lejohet të shihet për ata që ndalohen për martesë.

Për këtë shkak, Zoti i detyron gratë besimtare ta mbulojnë trupin e tyre me mbulesë të gjerë kur të dalin jashtë (shtëpisë), me të cilën do të dallohen nga gratë tjera jobesimtare. Me këtë rekomandim, Zoti i drejtohet Pejgamberit dhe i thotë:

"O Pejgamber! Thuaiu bashkëshorteve tuaja, bijave tuaja dhe grave të besimtarëve le të vënë shamitë (mbulojne) e veta mbi trupin e tyre, sepse kjo është më afër qe ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen". (Ah zab, 59).

Në periudhën e xhahilijetit paraislam, disa gra dilnin në rrugë me trup të zbuluar, gjegjësisht nuk i mbulonin fytin, gjoksin dhe flokët, dhe për këtë shkak përcilleshin nga të papunët dhe të dhënit pas epsheve. Ajeti kur'anor i urdhëron gratë të mbulohen me qëllim që të mos u duken pjesët atraktive të trupit, dhe në këtë mënyrë e dallon besimtaren dhe e mbron nga rrugaçët dhe hipokritët. Pra, është e qartë se ky urdhër i ajetit përmban në vete mbrojtjen e grave nga të këqijat e të pamoralshëmve dhe aventurierëve, e kurrsesi nuk ka të bëjë me humbjen e besimit ndaj tyre. Gruaja që është e zbukuruar me stoli e veshmbathje të bukur, që ec në mënyrë provokative dhe që flet me stil joshës gjithmonë tërheq vëmendjen e meshkujve dhe i nxit t'i shkojnë pas. Këtë e vërteton ajeti kur'anor:

"Mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, por thuani fjalë të matura" (Ah'- zâb, 32).

Islami ka qëndrim rigoroz në çështjen e mbulesës dhe të mbrojtjes së femrës muslimane; ai jep lehtësime vetëm për femrat në moshë. Zoti i Madhëruar thotë:

"E gratë e moshuara të cilat nuk dëshirojnë martesë më, për to nuk është mëkat ta heqin petkun mbulues të tyre, po duke mos qenë zbuluese të bukurive, megjithëse për to më së miri është të jenë të përmbajtura. All-Ilahu dëgjon, e di!" (Nûr, 60).

Këtu bëhet fjalë për gratë që janë në periudhën post-monopauzale, të cilat nuk kanë dëshirë për martesë e as për burra, si dhe nuk janë tërheqëse për burrat. Pra, Zoti u ofron grave të tilla lehtësime në heqjen e mbulesës së jashtme. Kur'ani e kufizon lehtësimin e tillë me kushtin: "Duke mos qenë zbuluese të bukurive ", ngase ka për qëllim lehtësimin dhe gjendjen komforte. Edhe pse ekziston ky lehtësim, më mirë do të ishte sikur të kërkonin më të përkryerën dhe largirnin nga e dyshimta: "Më së miri për to është të jenë të përmbajtura".



Hyrja e gruas në banjot publike



Për shkak të kujdesit të Islamit ndaj mbrojtjes së pjesëve të turpshme të trupit (auretit) dhe ndaj mbulimit të tyre, Pejgamberi a.s. e ka ndaluar femrën të hyjë në banjot publike dhe ta zbulojë trupin e saj para grave, të cilat i shfrytëzojnë rastet e tilla për bisedat e ditës. Pejgamberi a.s. giithashtu tërheq vërejtjen rreth hyrjes së mashkullit në banjot publike përveç nëse është i mbuluar e të mos e shohin të tjerët. Nga Xhabiri r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:

"Kush beson në Zotin dhe në Ditën e giykimit, le të hyjë në banjo publike vetëm me mbulesë (të pjesëve intime). Ai që beson në Zoti dhe në Ditën e giykimit, le të mos e lejojë gruan e vet të hyjë në banjot publike". (Mundhiri thotë se këtë e transmetojnë Nesaiu, Tirmidhiu e Hakimi. Gjithashtu thotë se është sahih sipas Muslimit.)

Nga Aisheja r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. e ka ndaluar hyrjen në banjot publike pastaj ua ka lejuar meshkujve, por me kusht që t'i mbulojnë organet intime. (Ebu Davudi e transmeton dhe e mbështet hadithin, pastaj e transmetojnë edhe Tirmidhiu e Ibn Maxhe.)

Leja specifike i jepet gruas që është e sëmurë. Nga Abdull-Ilah ibn Amri transmetohet se Pejgamberi a.s. për banjot publike ka thënë:

"Le të hyjnë burrat por të mbuluar, dhe u ndalohet grave përveç të sëmurës dhe lehones ". (Transmetim i Ibn Maxhes, Ebu Davudit dhe në senedin e tij është Abdurrahman ibn Zijade ibn En'am El-Afriki.)

Në isnadin e këtij hadithi ka diçka të dobët, mirëpo parimet e sheriatit rreth lehtësimit për të sëmurët dhe lehtësimit për t'i kryer obligimet dhe adhurimet, e përforcojnë dhe e përkrahin atë. Gjithashtu e përforcon edhe parimi i njohur se s'ndalohet si masë preventive por lejohet për nevojë dhe interes. Gjithashtu e përforcon edhe transmetimi i Hakemit nga Abdull-Ilah ibn Abbasi se Pejgamberi a.s. ka thënë:

"Largohuni (frikohuni) prej shtëpisë që quhet banjo! " Kur i kanë thënë Pejgamberit të Zotit se aty shkojnë për pastrim dhe për shërim, atëherë ai u është përgjigjur: "Le të mbulohet ai që hyn!" (Transmetimi i Hakemit, i cili e pranon si sahih me kushtin e Muslimit, Mundhiri nuk e kritikon në Tergib.)

Nëse femra hyn pa kurrfarë shkaku ose nevoje të domosdoshme, bën, mëkat (haram) dhe meriton qortimin e Pejgamberit a.s. Ebul-Melih El-Hudhelij (r.a.) rrëfen se disa gra nga Humsi Shami kanë shkuar te Aisheja r.a. dhe ajo u ka thënë: "A jeni ju prej vendeve ku shkojnë gratë e tyre në banjot publike! Pejgamberi a.s. ka thënë:

Ajo që zhveshet në ndonjë vend tjetër përveç në shtëpinë e bashkëshortit të sai, shkatërron perden mes saj dhe Zotit të saj! (Transmetimi i Tirmidhiut dhe thotë se është hasen, pastaj Ibn Maxhe, Ebu Davudi dhe Hakemi.)

Nga Ummu Seleme transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:

"Çdo femër që zhveshet në ndonjë vend tjetër përveç shtëpisë se saj, Zoti do ta shkatërrojë perden e Tij ndaj saj! " (Transmetimi i Ahmedit, Ebu Ja'la, Taberaniur dhe Hakimit.)

Meqë Islami ka këso qëndrime të rrepta ndaj hyrjes së grave në shtëpinë me katër mure, ku hyjnë vetëm gratë, atëherë si do të jetë dispozita për lakuriqet, të cilat e ekspozojnë auretin e tyre para burrave në rrugë e në plazhë, kryesisht para syve të uritur dhe instinkteve të provokuara?

Pra, këto shkatërrojnë çdo mbulesë midis tyre dhe Zotit mëshirues. Edhe burrat e tyre janë mëkatarë ngase janë kujdestarë me përgjegjësi edhe atë sikur ta dinin!



Ndalimi i shfaqjes së bukurisë (tebeituxh)



Femra muslimane posedon karakteristika të cilat e dallojnë nga pabesimtarja dhe nga gruaja që i përket periudhës së xhahilietit. Muslimania është e përmbajtur, me dinjitet, vetërespektuese dhe modeste, kurse gruaja që i përket periudhës së xhahilijetit mbështetet vetëm në shfaqjen e bukurisë dhe në atraksion.

Termi arab teberruxh, nënkupton ekspozimin e pjesëve atraktive të trupit, veshjen ose bisedën në formë provokuese, shfaqjen e stolive dhe veshjen e teshave të tejdukshme e provokative.

Mënyrat dhe format e shfaqjes së tillë janë të njohura për njerëzit e kohëve të lashta dhe të reja. Disa prej tyre i theksojnë edhe mufesirët gjatë komentimit të fjalës së Zotit, drejtuar grave të Pejgamberit a. s.:

"Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj siç shfaqej në injorancën e hershme". (Ah'zâb,33).

Muxhahidi thekson se këtu mendohet në daljen dhe shëtitjen e grave me burrat, siç ishte zakon në kohën e xhahilijetit. Katadeja thotë se gratë e kishin zakon të ecnin me stil seduktiv dhe ndijimor, kurse sipas Mukatilit, gratë e hedhnin shaminë në kokë pa e lidhur fare dhe zbulonin vathët, qaforet dhe stolitë tjera në mënyrë provokative.

Këto ishin format e teberruxhit në periudhën e injorancës paraislame, dhe me sa duket, këto forma janë të pranishme edhe në periudhën e injorancës bashkëkohore por në një mënyrë edhe më ekstreme, saqë periudha e injorancës paraislame mund të karakterizohet me dëlirësi e dinjitet.



Si duhet të jetë femra muslimane?



Nëse gruaja muslimane dëshiron të pajiset me moralin, kulturën dhe etikën e Islamit, atëherë duhet t'i aplikojë dispozitat vijuese:

1. Ndalja e shikimit: stolia më e bukur e muslimanes është turpi dhe elementi më karakteristik i turpit është ndalja e shikimit. Zoti i Madhëruar thotë- "Thuaju besimtareve që t'i frenojnë sytë".

2. Mospërzierja intime me meshkujt, p.sh. siç ndodh sot gjatë hyrjes në kinema, në amfiteatrot e universiteteve, në sallat e ligjëratave, në mjetet e transportit e kështu me radhë. Ma'kal ibn Jesari transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë:

"Ti shpohet ndokujt koka me gjilpërë hekuri është më mirë se të prekë gruan që i ndalohet ". (Mundhiri thotë se këtë hadith e transmetojnë Taberaniu dhe Bejhakiu. Transmetuesit janë të besueshëm.)

3. Veshmbathja e saj duhet të përputhet me parimet dhe dispozitat e sheriatit Islam. Veshja e sheriatit i posedon këto karakteristika:

a. Të mbulojë tërë trupin përveç asaj që veçon Kur'ani, dhe më i saktë është mendirni se veçohen fytyra dhe duart.

b. Të mos ietë e tejdukshme. Pejgamberi a.s. thotë:
"Në zjarr do të hyjnë gratë lakuriqe, ato që veshin tesha të tejdukshme dhe provokative, nuk do të hyjnë në xhennet dhe nuk do ta shijojnë aromën e tij ".

Kur shkuan disa gra nga fisi Temîm me tesha të tejdukshme te Aisheja r.a., ajo ju tha:

"Nëse jeni besimtare, atëherë këto tesha nuk janë të besimtareve". Kur ka hyrë te Aisheja r.a. një nuse me mbulesë të hollë, ajo i ka thënë:

"Ajo që veshet kështu nuk i beson sures Nûr ".

c. Që të mos i tregojë pjesët provokative të trupit edhe pse nuk është e tejdukshme, si p.sh. veshmbathja e qytetërimit të turpit dhe epshit (qytetërimi perëndimor), ku bëhen gara se cili model më së shumti i theksori pjesët provokative të trupit, me qëllim që të nxiten epshet e kësaj bote. Pastaj kjo mënyrë e veshjes është më provokative se veshja e hollë dhe e tejdukshme.

ç. Të mos i ngjajë veshmbathjes së meshkujve, si p.sh. pantallonat në kohën tonë, ngase Pejgamberi a.s. i ka mallkuar gratë që i imitojnë burrat në veshje dhe anasjelltas, ai e ka ndaluar mashkullin të veshë veshjen e gruas.

d. Që të mos jetë veshje që është specifike vetëm për pabesimtaret, hebraiket, të krishteret dhe idhujtaret, ngase në këtë mënyrë Islami orvatet t'i garantojë gruas Islame pavarësinë në identitet duke e dalluar nga pabesimtaret. Pejgamberi a.s. thotë:
"Ksvh i ngjanë një populli, bëhet prej tyre"
4. Të jetë e drejtë dhe e matur në ecje e në fjalë e t'u shmanget gjesteve provokative, ngase mënyra e tillë nuk i përket kulturës së muslimaneve. Zoti i Madhëruar thotë:
"Mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai qe ka sëmundje ne zemrën e tij, po thoni fjalë të matura". (Ah'zâ 32).

5. Të mos nxitë vëmendjen e meshkujve me stolitë e fshehura, me parfume apo me diç tjetër. Zoti i. Madhëruar thotë:

"Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre". (Nûr, 31).


Në periudhën paraislame kur ecte femra, i kërciste këmbët me qëllim që t'i dëgjoheshin tringëllimat e byzylykëve të këmbëve. Këtë gjest e ndaloi Kur'ani me qëllim që të pengojë nxitjen e iluzioneve epsharake të meshkujve, dhe se një gjest i tillë tregon qëllimin e keq për t'i provokuar njerëzit. Këtij rangu i takojnë edhe ato që provokojnë me parfume e erëra të ndryshme nxitëse. Në këtë kontekst, Pejgamberi a.s. thotë:

"Në qoftë se gruqja e parfumosur kalon pranë mexhlisit, është e pamoralshme." (Mundhiri thotë se këtë hadith e transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thotë se është hadith hasen. Gjithashtue transmetojnë edhe Nesaiu, Ibn Huzejme dhe Ibn Habbani në sahihët e tyre. Pejgamberi a.s. thotë: "Cila grua parfumoset për t'i provokuar njerëzit, konsiderohet e pamoralshme". Gjithashtu këtë e transmeton edhe Hakemi.)

Nga kjo nënkuptojmë se Islami nuk e burgosë femrën në shtëpi deri në vdekje, pra e lejon të dalë për namaz e për t'i kryer obligimet tjera të lejuara, qofshin fetare apo jofetare. Kështu vepronin gratë e sahabëve (r.a.), e disa dilnin dhe e shoqëronin Pejgamberin a.s. në luftë ashtu siç i shoqëronin edhe halifët dhe udhëheqësit pas tij. Pejgamberi a.s. i thotë gruas së vet Sevdasë:

"Zoti ju lejon të dilni për t'i kryer nevojat tuaja" (Transmetimi i Buhariut në Kitabun-nikah.)

Pejgamberi a.s. përsëri thotë:

"Nëse gruaja e ndonjërit prejjush kërkon leje për në xhami, mos e pengoni!" (Transmetimi i Buhariut dhe Ibn Amrit)

Në një hadith tjetër thotë:

"Mos i pengoni robëreshat e Zotit nga xhamitë e Zotit". (Shiko tefsirin e Kurtubiut, vëll, 12, f. 228.)

Disa dijetarë ekstremistë mendojnë se gruas i ndalohet të shikojë në çfarëdo pjesë të trupit, duke u mbështetur në transmetimin e Tirmidhiut nga Nebhani, rob i Ummu Selemes, se kur ka hyrë ibn Ummu Mektumi, Pejgamberi a.s. i ka thënë asaj dhe Mejmunes: "Mbulohuni!". Kur përgjigjen se ai është i verbër, ai u thotë: "Po ju a jeni të verbëra? A nuk e shihni atë?" Hulumtuesit thonë se ky hadith nuk është autentik për transmetuesit, ngase transmetues i këtij hadithi është Nebhani, robi i Ummu Selemes, i cili nuk merret si argument.

Edhe nëse pranohet si autentik, atëherë kjo rrjedh nga përpikëria e Pejgamberit ndaj grave të tij që kishin status special, ashtu siç ishte çështja edhe me mbulesën.
Kështu thonë edhe Ebu Davudi dhe imamët tjerë. Vazhdon domethënia e hadithit të vërtetë autentik, ku Pejgamberi a.s. e urdhëron Fatimenë, të bijën e Kajsit që ta kalojë idetin te shtëpia e Ummu Sherikit. Më vonë e ndërron mendimin e vet dhe thotë:

"Tek ajo tubohen sahabët e mi, pra shko te Ummu Mektumi ngase ai është i verbër dhe nëse zhvishesh nuk të sheh" (Transmetimi i Buhariut dhe Ibn Amrit)



Respekti i bashkëshortes ndaj musafirëve të bashkëshortit



Gruaja mund t'i shërbejë musafirët e burrit të saj në praninë e tij përderisa u përmbahet normave Islame në veshmbathje, në lëvizje dhe në të folur. Natyrisht ata do ta shohin atë dhe gjithashtu edhe ajo do t'i shohë. Këtu nuk ka kurrfarë mëkati përderisa nuk ka rrezik nga involvimi i anës tjetër.

Buhariu, Muslimi dhe të tjerët transmetojnë se Sehl ibn Sa'di El Ensariu ka thënë: Ebu Usajb Sa'di e ka thirrur Pejgamberin a.s. me sahabët e tij në martesën e vet, dhe ushqimin ua ka përgatitur e shtruar vet e shoqja e tij, Ummu Usajd. Ajo u kishte përgatitur gjatë natës një lëng prej hurmave në një enë guri. Kur e ka mbaruar Pejgamberi a.s. ushqimin e vet, ajo i ka bërë hurmat si qull dhe ia ka dhënë pijen Pejgamberit.

Shejhul Islami Ibn Haxher thotë se nga ky hadith nënkuptojmë faktin se gruas i lejohet t'ju shërbejë musafirëve të burrit të saj. Është evidente se shërbimi i tillë lejohet në qoftë se nuk ekziston frika nga fitneja dhe nëse gruaja është e veshur me veshje të rregullt. Nëse gruaja nuk është e veshur si duhet (sikur pjesa dërrmuese e grave tona në këtë kohë), atëherë paraqitja e saj para meshkujve është e ndaluar.



Homoseksuilizmi është mëkat i madh



Na ka mbetur të dijmë atë që ka të bëjë me sistematizimin e instinktit seksual hë Islam. Ashtu siç ndaloi amoralitetin dhe atë që shpie në kurvëri, lslami ndaloi edhe perversionin seksual që njihet me emrin "homoseksualizëm". Ky akt perveç se kundërshton rendin natyror, korrupton seksualitetin e njeriut dhe konsiderohet krim kundër të drejtave të femrave.

Përhapja e kësaj dukurie të fëlliqtë në shoqëri, shkatërron jetën e tyre, i shndërron në robër kështu që ata plotësisht harrojnë moralin, traditën dhe shijen. Mjafton të cekim atë që e potencon Kur'ani rreth popullit të Lutit, të cilët e praktikonin këtë ves të fëlliqtë dhe i braktisnin gratë e tyre me qëllim që ta praktikonin aktin e tillë jo të rëndomtë, të gabuar dhe të ndaluar. Për këtë shkak, pejgamberi i tyre Luti u ka thënë:"

"(Të Mjerët ju) A shkoni pas meshkuive të kësaj bote! E gratë tuaja i lini anash, të cilat Zoti juai i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kalon çdo kufi!". (Esh-Shura, 165-166)

Prej qëndrimeve më të çuditshme të këtij populli që kundërshtonte instinktin, që kishte humbur rrugën e drejtë, që kishte moral të ulët dhe shije të prishur, është qëndrimi ndaj musafirëve të Lutit, të cilët ishin engjëj të dërguar nga Zoti në formë të njerëzve me qëllim për t'i dënuar, për t'i sprovuar dhe për ta argumentuar qëndrimin e tyre. Në Kur'an thuhet kështu:

"E kur të dërguarit tanë i erdhën Lûtit, ai u keqësua për ta dhe u ngushtua rëndë me ardhien e tyre e tha: "Kjo është ditë e vështirë!" Dhe populli i tij, që më parë bënte punë të turpshme, erdhi me nguti te ai (te Lûti) e ai tha: "O populli im, qe këto bijat e mia (gratë e atij vendi), janë më të pastra për ju, kini frikë pra All-Ilahun e mos më turpëroni me musafirët e mi, a nuk ka ndër ju ndonjë njeri i mençur (e tu ndalojë nga e keqja)?" Ata thanë: "Po ti e ke të ditur se ne nuk kemi kurrfarë lakmie në bijat tua, ti e di me siguri se çka dëshirojmë ne!" Ai tha: "Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush (t'ju zbrapsë), ose të kisha mbështetje në ndonjë përkrahje (të fisit), të fortë (do t'i mbroja musafirët e mi)!".(Engjjëjt) thanë : " O Lut, ne jemi të dërguarit e Zotit tënd, ata (populli yt) nuk kanë për t'u afruar te ti, e ti nga fundi i natës udhëto me familjen tënde dhe askush prej jush të mos vështrojë mbrapa (familja do të shpëtojë), pos gruas sate. Ajo do të jetë e goditur me çka do të goditën edhe ata. Afati i tyre është mëngjezi, a nuk është mëngjezi afër ? ". (Hud, 77-81)

Mendimet e dijetarëve rreth dënimit të atij që praktikon një ves të tillë të fëlliqtë janë të ndryshme. A duhet të dënohet si pusht apo të vritet aplikuesi dhe i aplikuari? Si të vriten, me shpatë, me zjarr apo me hedhë nga majat e fortesave ?

Kjo vrazhdësi e tyre ka për qëllim pastrimin e shoqërisë islame nga këto mikrobe të dëmshme që shkatërrojnë individin dhe shoqërinë.



Masturbimi (Istimnâ)



Presioni nga grafullimi i instinktit (seksual) e detyron të riun që me anë të masturbimit ta ejakulojë spermën nga trupi i tij, për t'i qetësuar nervat dhe tensionin seksual. Shumica e dijetarëvekëtë e ndalojnë duke argumentuar me fjalët e Malikit që mbështeten në ajetin kur'anor:

"Dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime) me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar, e kush kërkon prej tyre (dëfrim nga të ndaluarit), të tillë janë ata që kanë shkelur normat e caktuara. (El-Mu'minun, 5-7)

Transmetohet se imam Ahmed ibn Hanbeli e ka konsideruar spermën si sekrecion nga trupi dhe kështu ka lejuar nxjerrjen e saj. Kështu mendonte edhe Ibn Hazmi.

Fukahatë hanbelitë e kushtëzojnë masturbimin me dy gjëra:

1. Frika se mos po praktikohet prostitucioni, dhe
2. Mosmundësia për martesë.

Sipas mendiniit të Ahmed Ibn Hanbelit, kjo çështje e kushtëzuar me dy gjërat e lartpërmendura, mund t'i lejohet të riut që studion ose punon në vend të huaj, i cili gjendet para provokimeve të shumta dhe frikohet të mos bëjë ndonjë mëkat. Pra, në këto raste specifîke, lejohet shuarja e tensionit seksual, por me kusht që të mos shndërrohet në traditë.

Këshilla e Pejgamberit a.s. ndaj të riut musliman që s'mund të martohet është më e preferuar se masturbimi, pra, të agjërojë, ngase agjërimi ia forcon dëshirën, ia mëson durimin, ia forcon devotshmërinë ndaj Zotit të Madhëruar dhe frikën prej Tij. Pejgamberi a.s. thotë:

O ju të rinj, ata që mund ta mbajnë gruan le të martohen, ngase në këtë mënyrë i mbyllin sytë, dhe mbrohet dëlirësia. Ai që s'mundet (të martohet), atëherë le të agjërojë, ngase agjërimi ftoh pasionin seksual ". (Transmetim i Buhariut)

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme