|
GRUAJA NĖ
ISLAM
Prof. Dr. Beqir TOPALLOGLLU
Universiteti Marmara Fakulteti Teologjik
E pėrktheu nga origjinali:
Mithat
HOXHA
PARATHENIE
Nė emėr tė Allahut, Mbrojtės
dhe Dhurues!
Lavdia dhe falenderimi i
pasosur i pėrkasin Allahut, krijuesit, zhvilluesit dhe drejtuesit tė Gjithėsisė
pa anė e pa fund; lutja dhe pėrshėndeta pėr Muhammedin-Paqja qoftė mbi Tė-pėr tė
fundit profet dhe shpėtimtar tė njerėzimit! Lus Allahun t’u falė mėshirė e
shpėtim atyre qė e besuan Atė dhe atyre qė do tė ndjekin rrugėn e Tij gjer ditėn
e Kiametit!
Sipas Islamit qė pėrbėn hallkėn
e fundit tė fesė hyjnore, njeriu ėshtė qenia mė e vlerė e Gjithėsisė. Gjithė
natyra ėshtė krijuar pėr t’i shėrbyer Birit tė Njeriut dhe ėshtė dhėnė nėn
urdhėrin e mendjes sė tij tė ndriēuar dhe zemrės sė tij tė zbukuruar.
Allahu i Lartė, pėr tė ndėrtuar
dhe rregulluar faqen e tokės, ka krijuar njeriun qė ta popullojė atė dhe
riprodhimin e shumėzimin e tij e ka kushtėzuar me ligjėsinė e bashkimit tė tė dy
sekseve grua-burrė. Pėr kėtė shkak, gruan dhe burrin i ka krijuar si dy qėnie tė
gjalla qė e duan njėri-tjetrin, tė tillė qė janė nevojtarė fiziologjikisht dhe
psikologjikisht pėr njėri-tjetrin dhe, mė nė fund, qė e plotėsojnė
njėri-tjetrin. Njėkohėsisht, kėto dy sekse janė pajisur me veēori tė dallueshme
tė ndėrtimit trupor dhe tė aftėsive psikologjike. Si pėr shkak tė kėtyre
ndryshimeve, si pėr shkak tė vėshtirėsive qė lind lufta pėr jetėn, posaēėrisht
pėr shkak tė zilisė midis individėve dhe bashkėsive, kohė mė kohė midis dy
sekseve janė shfaqur mosmarrėveshje dhe, nė pėrgjithėsi, kėto mosmarrėveshje
kanė konkluduar mbi gruan.
Duke parė nėn kėtė
kėndvėshtrim, ėshtė e domosdoshme tė thuhet se, qė kur u krijua bota, u krijua
edhe problemi "grua" dhe se nė jetėn e ēdo bashkėsie apo shoqėrie gruaja ka
luajtur njė rol tė rėndėsishėm pozitiv apo negativ.
Ndėrsa lindte Islami, pothuaj
nė ēdo vend tė botės gruaja ndodhej nė njė gjendje tė rėndė. Paralelisht me
kėtė, edhe fakti qė profeti i fundit, Hz. Muhammedi, si me shpalljen e urdhrave
fetare, si me zbatimin praktik tė tyre, u njohu grave tė drejta tė mėdha, tashmė
ėshtė diēka e njohur dhe e pėrvetėsuar nga ēdokush. Eshtė njė realitet
domosdoshmėrisht i pranuar qė nė shoqėritė ku Islami zotėroi mendjet dhe zemrat,
pėr shekuj tė tėrė gruaja kaloi njė jetė dukshėm tė lumtur. Kurse nė tė njėjtėn
epokė, pra, nga lindja e Islamit gjer nė shekullin e nėntėmbėdhjetė, pėr
dymbėdhjetė shekuj me radhė, gratė nė vendet e tjera nuk qenė aspak tė lumtura,
ndėrsa u mohohej respekti pėr tė cilin ishin tė denja.
Dyqind vjet mė parė, nė botėn
Perėndimore tė shndėrruar nė skenė tė ndryshimeve tė mėdha mendore, shkencore
dhe shoqėrore, u hodhėn hapa tė konsiderueshme pėr tė drejtat e gruas. Nė
pėrfundim tė pėrpjekjeve tė vazhdueshme nė lidhje me gjithēka i pėrkiste
universit femėror, u siguruan arritje tė gjera. Vetėm se kėto arritje qė
meritonin tė pėrshėndeteshin, nuk zgjatėn pėr shumė kohė. Bota Perėndimore, duke
sendėrtuar mbi gruan njė formė tė caktuar trajtimi si pasojė e tė shtėnit pas
saj intensivisht pėr shekuj me radhė, kishte kaluar nė ekstremin tjetėr duke
pandehur se i kish siguruar asaj njė liri tė plotė e tė vėrtetė.
Po, liria ishte bėrė slogani mė
i rėndėsishėm, mė i pėrhapur dhe mė emociondhėnės midis shekujve nėntėmbėdhjetė
e njėzetė. Pa dyshim, liria ėshtė njė ndėr vlerat mė tė larta. Por, lexues i
shtrenjtė, ē’e do qė njė liri pa kusht e pa kufi, pėr opinionin tim, ndoshta
ėshtė e mundur pėr qėniet e tjera, por pėr njeriun, jo, sepse njeriu ėshtė njė
qėnie shoqėrore, pėr pasojė, ėshtė i detyruar tė jetojė sė bashku me njerėz tė
tjerė si ai vetė. Veēse, ndėrkaq, detyrimi pėr tė jetuar nė bashkėsi me tė tjerė
nuk nėnkupton njė pėrngjasim, bie fjala, me milingonat, ai buron nga vetėdija e
njeriut. Tė jesh i vetėdijshėm, do tė thotė tė pranosh edhe ekzistencėn e tė
tjerėve si ti, pėrveē vetes, pėr pasojė, sjelljet dhe veprimet e tua t’i
pėrcaktosh nė pėrshtatje me ta. Detyrimi, parashkrimi dhe kushtėzimi i lirisė
nuk janė nocione konkrete, tė harmonizuara dhe definitive nė tė njėjtėn kohė,
varet se sa dhe si do t’i vlerėsosh ato.
Nė emėr tė lirisė, gruaja e
ditėve tona nė Perėndim po shfrytėzohet nė shumė dimensione. Ai shpirti i saj
delikat, ndjenjat e holla, zemra e pastėr dhe trupi joshės po thithen pėr
reklamė, pėr tregti, pėr politikė, pėr pėrplasjet ideologjike, pėr konkurrencėn
personale, pėr terror dhe, nė pėrgjithėsi, pėr epshe poshtėruese. E, kur shihet
nė kėtė pamje, duhet thėnė qė gruaja ndodhet sot nėn detyrimin e nėnshtrimit
ndaj njė dhune mė tė pangopur, mė sistematike e mė sadiste se sa nė Mesjetė.
Pėrsa i pėrket ēėshtjes sė tė
drejtave tė gruas, kjo periudhė aktuale qė po pėrjetohet nė Perėndim, nė njė
drejtim pėrbėn njė ngritje, ndėrsa nė njė drejtim tjetėr, rėnie. Ē’e do qė
sukseset e arritura nė Perėndim nė planin mendor-konceptual, nė shkencė, teknikė
dhe ekonomi, bashkė me to edhe jeta shoqėrore dhe trajtimi i gruas kanė ndikuar
gjithė botėn. Dhe ky ndikim pėrbėn njė tė vėrtetė. Bota Islame ka marrė edhe ajo
pjesėn e saj.
Nė ēėshtjen e gruas bota Islame
nuk ka pėrjetuar njė histori tė errėt si nė Perėndim, por, dyqind vjetėt e
fundit, posaēėrisht nė shekullin e njėzetė, nuk ka mbetur pas nga lėvizjet
feministe. Duhet tė pranojmė se ekziston njė problem i gruas edhe nė kombet
muslimane tė kėtij shekulli, tani, nė kėto vitet e fundit. Pėr opinionin tim, ky
problem ka dy aspekte tė rėndėsishme: i pari ėshtė ndikimi perėndimor; i dyti ka
tė bėjė me specifikat vetiake tė kombeve muslimane. Pa dyshim, gruaja nė kombet
muslimane ka pėrfituar nga ndikimi perėndimor pėrsa i pėrket konceptit tė lirisė
nė njė kuptim tė gjėrė dhe demokratizimit. Veēse gruan muslimane e kanė ndikuar
edhe shqetėsimet moralo-etike tė lindura nga koncepti i lirisė sė pakontrolluar
nė Perėndim, e kanė ndikuar degjenerimi si dhe dobėsimi e dekompozimi i
organizimit tė familjes e probleme tė tjera tė ngjashme me kėto. Nė fund tė
fundit, ėshtė vetė gruaja ajo qė ka pėsuar mė tepėr dėm nga ky realitet i cili,
i pėrhapur dalėngadalė nėpėr tė gjitha kombet, ka filluar dhe ka marrė pamjen e
njė fatkeqėsie, ėshtė ai trupi i saj i brishtė, ndjenjat e holla, nderi,
krenaria e saj... Keqtrajtimi brutal, por, nė fakt, i hapur e publik, i shekujve
tė kaluar, tani, pas aparencave tinzare, ėshtė bėrė mė konsekuent dhe sadist.
Duke kaluar tek specifikat
vetiake tė kombeve muslimane nė lidhje me problemin e gruas, sė pari desha tė ve
nė dukje kėtė qė feja, nė pėrgjithėsi, posaēėrisht feja Islame - shumė dinamike
dhe e fuqishme - ėshtė faktori me ndikim mė tė madh mbi njeriun. Pėrkundėr
kėsaj, fusha ku vazhduan mė shumė tė veprojnė veset dhe zakonet paraislamike tek
kombet e ndryshėm qė pėrvetėsuan Islamin, ėshtė martesė-ndarja dhe fusha ku
shfaqet tėrėsia e qėndrimeve ndaj gruas. Po tė doni, le tė shprehemi kėshtu:
Gruaja ėshtė fusha ku urdhėrat e Islamit janė pėrqėndruar nė mėnyrė mė tė hapur
ndaj interpretimit. Si pasojė e kėsaj, pothuaj ēdo komb konceptimin e vet tė
posaēėm nė lidhje me gruan dhe familjen kishte dashur ta zbatonte mė tej edhe nė
Islamizėm nė kėtė apo atė formė. Prandaj nuk ėshtė e drejtė tė vlerėsohet
koncepti Islam mbi gruan duke vėshtruar nė vijim qėndrimin e kombeve muslimane
ndaj gruas. Kėtu desha tė kujtoj njė thėnie tė njohur tė Hz. Aliut: "Mos vlerėso
tė vėrtetėn me fjalėt dhe sjelljet e njerėzve, por njerėzit me kriteret e sė
vėrtetės!"
Ja, pra, i dashur lexues, libri
qė keni nė dorė, ka pėr qėllim tė pėrshkruajė konceptin Islam mbi gruan duke
pėrfituar nga burimet e tij. Plani kryesor i librit ėshtė ēėshtja e vlerės sė
gruas nė Lartėsinė e Allahut, nė kuadėr tė Islamit, si njė krijesė dashurie e
Allahut, ėshtė ēėshtja e gruas si individ, si antare e familjes dhe e shoqėrisė.
Nė se lexuesi nė kėtė libėr nuk sheh me pėlqim tė drejtat, detyrat dhe tipin e
gruas me njė vend tė pėrcaktuar brenda gjinisė njerėzore ose drejton kritikė nė
disa pika, kėtė gjė e pres me respekt. Veēse do tė desha tė shtoj qė veset dhe
zakonet e pėrftuara qoftė pėrmes traditave qė gjallojnė ende nė shoqėrinė tonė,
qoftė pėrmes atyre qė ndikojnė nga jashtė, nuk e pėrfaqėsojnė ēdo kohė tė
vėrtetėn dhe nuk na e sigurojnė dot lumturinė. Disa herė, disa gjėra qė i shohim
si tė pagabuara dhe lumturindjellėse, ose janė kalimtare dhe mashtruese, ose i
shėrbejnė qėllimit tė disa familjeve, njė grupi ose njė kaste. E vlerėsoni,
besoj, qė asnjeri nga kėta nuk janė zgjidhje qė u japin pėrgjigje nevojave tė
njeriut tė sotėm dhe qė e bėjnė atė tė lumtur nė njė plan tė gjerė.
Shprehja "nė njė plan gjerė" qė
sapo pėrdorėm, pėrfshin pranė njeriut-vlerė tė njė miliard e gjysmė bote Islame,
gjithė njerėzit e botės, posaēėrisht shtrihet gjer nė Jetėn e Pasosur qė do tė
fillojė pas jetės sė kėsaj bote tė pėrkohshme. Siē bėra tė qartė edhe pak mė
parė, njeriu, sipas Islamit, ėshtė qėnia mė e vlerė e natyrės. Jeta e tij merr
fund pas 50-100 vjetėsh, pra, domosdo, duhet tė jetojė edhe nė Pėrjetėsi. Nė
fakt, jeta e vėrtetė dhe lumturia e vėrtetė atje ėshtė dhe njeriu pėr lumturinė
e asaj bote duhet tė pėrgatitet qė kėtu. Do tė desha t’i kujtoj lexuesit edhe
kėtė qė disa herė, kur mendja na i rrok tė vėrtetat nė formėn e njė ndriēimi tė
shkurtėr e tė prerė, ndjenjat tona, veset, interesat dalin kundėr dhe pėrpiqen
tė na bėjnė tė harrojmė tė vėrtetėn. Por ne mund ta kapėrcejmė kėtė pengesė me
besimin tonė, me vullnetin dhe largpamėsinė tonė. Unė them qė tė vėrtetėn ta
pranojmė edhe nė qoftė e hidhur e ta ruajmė besimin. Vjen njė ditė e ia arrijmė
ta zbatojmė nė praktikė.
Libri qė keni nė duar, si
produkt i njė pėrvoje qė i kalon tė tridhjetė vjetėt, u ėshtė paraqitur lexuesve
turqishtfolės me ribotime qė e kalojnė njėzetėshin. Autori, pėr shkak tė
lidhjeve tė sė shoqes, e pat parė veten borxhli ndaj kombit shqiptar dhe
personalisht ka vizituar Shqipėrinė dhe veēanėrisht vende si Maqedonia ku
shqiptarėt pėrbėjnė njė shumicė tė konsiderueshme.
Me kėtė rast, autori e njeh pėr
detyrim t’u shprehė falenderimet e tij zotėrinjve Dr. Muhammed Aruēi qė i dha
rėndėsinė e duhur pėrkthimit, e planifikoi atė, e redaktoi dhe siguroi botimin e
librit, posaēėrisht pėrkthyesit tė vyer Mithat Hoxha.
Sė pari kombit shqiptar qė u
njeh dhe u jep vlerėn e merituar konceptit tė nderit dhe konstitucionit tė
familjes, dhe ēdo lexuesi u uroj nga Allahu shėndet dhe, nė tė dy botėt,
lumturi.
Stamboll, tetor 1996
Prof.Dr. Beqir TOPALLOGLLU
HYRJE
I
GRUAJA SIPAS KRIJIMIT
"Asnjė mėkatar nuk bart
peshėn e mėkatit tė tjetrit. Njeriut i takon vetėm ajo qė ka punuar".
(Kurani, Nexhm, 53/38-39)
KRIJIMI I GRUAS
SIPAS LIBRAVE TE SHENJTE
Sipas Librave tė Shenjtė, nėna
jonė, Hava, ėshtė krijuar kėshtu: "Atėherė Zoti Perėndi e futi nė njė gjumė tė
thellė njeriun, tė cilin e zuri gjumi; dhe mori njė nga brinjėt e tij dhe e
mbylli mishin nė atė vend.". "Pastaj Zoti Perėndi me brinjėn qė i kishte
hequr njeriut formoi njė grua dhe e ēoi te njeriu. Dhe njeriu tha: Kjo sė fundi
ėshtė kocka e kockave tė mia dhe mishi i mishit tim. Ajo do tė quhet grua sepse
ėshtė nxjerrė nga burri".
Sipas tregimit tė Dhjatės sė
Vjetėr, nė Parajsė, nga pėrdredhjet mashtruese tė njė gjarpėri, nė fillim
Havaja, pastaj, me nxitjen e saj, edhe Ademi, hėngrėn nga pema e ndaluar.
"Pastaj dėgjuan zėrin e Zotit Perėndi qė shetiste nė kopsht nė flladin e ditės;
dhe burri e gruaja e tij u fshehėn nga prania e Zotit Perėndi midis pemėve tė
kopshtit... Dhe Perėndia i tha:... Mos vallė ke ngrėnė nga pema qė unė tė kisha
urdhėruar tė mos haje? Njeriu u pėrgjigj: Gruaja qė ti mė vure pranė mė dha nga
pema dhe unė e hėngra. Dhe Zoti Perėndi i tha gruas: ... Unė do tė shumėzoj nė
masė tė madhe vuajtjet e tua dhe barrėt e tua; me vuajtje do tė lindėsh fėmijė;
dėshirat e tua do tė drejtohen ndaj burrit tėnd dhe ai do tė sundojė mbi ty.
Pastaj i tha Adamit: Me qenė se dėgjove zėrin e gruas sate dhe hėngre nga pema
pėr tė cilėn tė kisha urdhėruar duke thėnė: 'Mos ha prej saj', toka do tė jetė e
mallkuar pėr shkakun tėnd, ...".
Ky faj qė i ngarkohet, nė krye,
Hz. Havasė, pėr pasojė, edhe Hz. Ademit nė Librat e Shenjtė, ky mėkat i
prindėrve tė parė, sipas besimit tė atyre librave, bartet nga tė dy krahėt brez
pas brezi. Kėshtu, gjithė gratė e botės janė "me gabim e me njollė".
KRIJIMI I GRUAS SIPAS
ISLAMIT
Kuptimi i ajetit nė Kuran mbi
krijimin e Hz. Havasė, ėshtė kėshtu: "O njerėz! Kinie frikė Zotin tuaj qė ju ka
krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj e prej atyre dyve u
shtuan shumė burra e gra". Nė kėtė thėnie s’shihet asnjė shenjė pėr ndonjė
eshtėr tė kraharorit. Kurse nė hadithi sherifin e Hz. Pejgamberit, thuhet:
"Bindiuni porosisė sime se veprimi me takt ndaj grave ėshtė mė dobiprurės. Sepse
ato janė krijuar nga eshtra e kraharorit. Pjesa mė e harkuar e kėsaj eshtre
ėshtė ana e sipėrme e mesit tė saj. Nė se pėrpiqesh pėr ta drejtuar atė, e
thyen, nė e lėnē siē ėshtė, mbetet pėrherė e harkuar. Prandaj bindiuni kėshillės
sime pėr gratė". Rreth nėntekstit tė kėsaj porosie, sipas disa tė diturve, kėtu
nuk ka njė pohim tė hapur pėrsa i pėrket lėndės sė krijimit. Kjo porosi
pėrfaqėson faktin qė gruaja, nė vetė krijimin e saj, ėshtė e pashkueshme dhe
nevrike dhe se nuk do t’u nėnshtrohet plotėsisht kėrkesave tė burrit. Pėr
pasojė, ėshtė e nevojshme qė ndaj saj tė veprohet me takt dhe, duke e pranuar
ashtu siē ėshtė, tė mos lėndohet. Nė njė rrėfim tjetėr tė Buhariut kjo veēori
duket qartazi. Pėrsėri, Lartėsia e Tij Profet urdhėron: "Gruaja ėshtė si brinja.
Nė se pėrpiqesh pėr ta drejtuar, e thyen. Nė se dėshiron tė kalosh njė jetė tė
lumtur, edhe kėtė s’e bėn, edhe pėrfiton nga shtrembėria e saj".
Sipas tė diturve tė tjerė, ky
grup porosish (hadithesh) pohon qartazi krijimin e gruas nga brinja. Ē’ėshtė e
drejta, kėtė e tregon ajeti i madhnueshėm i cituar mė sipėr. Nė komentin e kėtij
ajeti, komentuesit bėjnė shpjegime tė ngjashme me pohimet e Librave tė Shenjtė.
Por tek Taberiu, rrėfimi i bartur nga Ibni Ishaku, e ndriēon plotėsisht kėtė
veēori. Sipas kėtij, pėrsa i pėrket krijimit tė Hz. Havasė, pohimet e ngjashme
me ato tė Librave tė Shenjtė qė shfaqen nė bibliografinė Islame, janė dėgjuar
nga lexuesit pasues tė Tevratit (Tora) dhe nga dijetarė tė tjerė, kėto
interpretime pėrbėjnė opinionin e tyre. Tė vėrtetėn e kėsaj pune vetėm Allahu e
di.
Jo krijimin e Hz. Ademit nga
balta, por edhe krijimin e gruas nga brinja po ta pranonim, nė lidhje me mėnyrėn
e kėtij krijimi s’kemi njohuri tė sakta. Nė kėtė ēeshtje, nė ndryshim nga Librat
e Shenjtė, as nė Kuranin e Madhnueshėm, as nė hadith nuk pėrfshihen hamendjet
dhe pohimet njerėzore.
Ngjarja e "pemės sė ndaluar",
pėrsa tregohet nė Kuranin e Madhnueshėm, ka lidhje me dy vetė. Djalli kishte
nxitur dyshim dhe pavendosmėri tek Ademi dhe Havaja veē e veē, ua kishte kthyer
mendjen dhe kishte bėrė qė ata tė hanin nga pema e ndaluar. Madje, nė kaptinėn
"Tāhā" (20/116-122), si bashkėbiseduesi dhe pėrgjegjėsi i vėrtetė shėnohet Hz.
Ademi. Sepse ai e mėsoi tė drejtėn e urdhėrave (evamir) dhe ndalesave (nevahi)
tė Allahut. Dhe ishte ai qė do ta drejtonte Havanė pėr zbatimin e tyre. Vetėm
njė hadith i Lartėsisė sė Tij Profet, tregon se pikėrisht kėtu qėndron puna, qė
Havaja zotėronte njė zell tė veēantė: "Po tė mos qenė tė bijtė e Izraelit,
gjella s’do tė thartohej, mishi s’do tė binte erė. Dhe, po tė mos ishte Havaja,
asnjė grua s’do t’i bėnte pabesi tė shoqit".
Nuk ėshtė gjarpėri ai qė
lėkundi Hz. Ademin dhe Havanė, por djalli. Fahreddini Raziu, nė tefsirin -
komentin e tij, e kundėrshton ngjarjen me gjarpėrin.
Kėtė gabim tė prindėrve tė
parė, feja Islame e pėrcjell me mjaft mirėkuptim. Pėr njerėzimin ky s’ėshtė njė
mėkat i pafalshėm, njė njollė, ashtu siē pohohet nė Librat e Shenjtė dhe ashtu
siē ėshtė trajtuar filozofikisht gjerė e gjatė nė kristianizėm. Sigurisht, Ademi
bėri njė "gabim", por i shfaqi pendesėn Allahut. "...
prandaj Ai i a fali
(gabimini), Ai ėshtė mėshirues dhe pranues i pendimit".
Lartėsia e Tij Profet urdhėron
kėshtu: "Ademi dhe Musai (ka tė ngjarė nė botėn shpirtėrore) bėnė debat.
Musai tha: O Adem! Ti je im atė. Ti na privove dhe na shkretove ne, na nxore nga
Parajsa". Dhe Ademi i tha atij: "Dhe ti je Musai; Allahu ty tė lartėsoi duke
bashkėbiseduar me ty, tė shkroi libėr me dorėn e Tij. Dyzet vjet para se tė mė
krijonte, Allahu shkroi pėr mua kėtė veēori e pėr kėtė ti mė kritikon kaq
ashpėr?" Ademi kėshtu e bėri tė heshtė Musanė.
Pėrkundėr trajtimit pesimist tė
gabimit tė njeriut tė parė nga ana e kristianėve, muslimanėt mendojnė
krejtėsisht ndryshe. Largimi i Ademit nga Parajsa dhe zbritja nė tokė ėshtė bėrė
shkak mirėsie dhe bekimi. Si pasojė e kėsaj, toka nuk ėshtė "veshur me
urrejtje", nė tė kundėrt, ajo ėshtė rregulluar me brezin njerėzor. Eshtė bėrė
fushė veprimi e sa e sa qytetėrimeve, sa e sa profetė ka shėtitur nė supe e i ka
mbrojtur nė gjirin e saj. I Dėrguari i Madh (Resūl-i Ekrem) - Paqja e Allahut
qoftė mbi Tė - urdhėron kėshtu: "E premtja (xhumaja) ėshtė dita mė me
mbarėsi ndėr gjithė ditėt mbi tė cilat lind dielli. Sepse Ademi atė ditė u
krijua, atė ditė hyri nė Parajsė dhe atė ditė u nxorr qė andej. Edhe Katastrofa
(Kiameti) do tė shpėrthejė ditėn e premte". Sheh Ebu’l-Hasan Shazeli
thotė kėshtu: "Ē’incident i lartėsuar qė e paska ngritur autorin e saj nė rangun
e pasuesit tė Allahut (halifetull-llahi fi'l-ard: detyra e formėsimit dhe
zbatimit tė urdhrave tė Allahut nė tokė) dhe tė mėsuesit tė pendesės pėr tė
gjithė brezat e ardhshėm gjer nė Kiamet". Nė kėtė thėnie qėllimi ėshtė tė
lėvdohet jo Ademi, por akti i pendesės me tė cilėn ai konkludoi dhe i rikthimit
te Allahu.
Feja Islame, ashtu siē nuk i
pėrshkruan njė faj tė veēantė gruas sė parė, nėnės sonė tė madhe, Hava, e
kundėrshton edhe pėrcjelljen e gabimit tė prindėrve tė parė tek bijtė e tyre dhe
tek brezat pasues. Nė Kuran, pasi bėhet fjalė pėr profetėt dhe popujt e tyre,
urdhėrohet kėshtu: "Ai ishte njė popull qė kaloi, atij i takon ajo qė fitoi e
juve ju takon ajo qė fituat, prandaj ju nuk jeni pėrgjegjės pėr atė qė vepruan
ata".
II
BARAZIA BURRE-GRUA
"Pa dyshim, gruaja ėshtė e
njėjtė, e ngjashme dhe e barabartė me burrin"
(Hadithi sherif)
GRUAJA NE HISTORI
Le t’i hedhim njė vėshtrim tė
shkurtėr gjendjes sė gruas nė popuj tė ndryshėm gjer nė lindjen e Islamit (shek.
VII e.r.)
Nė Hindinė e Vjetėr
Sipas tė drejtės sė Hindisė sė
Vjetėr, gruaja nuk zotėronte tė drejtėn e martesės, tė trashėgimit dhe asnjė tė
drejtė nė fusha tė tjera. Duke u nisur nga konsiderata pėr prirje tė kėqia, pėr
karakter tė dobėt dhe moral tė shėmtuar, sistemi juridik "Manu" e detyronte
gruan tė lidhej pas njė burri; nė fėmijėri pas tė atit, nė rini pas burrit, me
vdekjen e tij pas tė birit ose pas njė farefisi tė burrit. Nė Vedat hindiane
gruaja pėrshkruhej si njė krijesė mė e keqe se cikloni, vdekja, helmi dhe
gjarpėri.
Themeluesi i budizmit, Buda, nė
fillimet e tij nuk e pranonte gruan nė fe. Pyetjes sė mikut tė tij mė tė afėrt,
djalit tė xhaxhait, Anenda, "si duhet tė sillemi ndaj grave", i ishte
pėrgjigjur: "Nuk duhet t’i shihni aspak!"
- Po nė qofshim tė detyruar t’i
shohim?
- Nuk duhet tė bisedoni.
- Po nė qofshim tė detyruar tė
bisedojmė?
- Atėherė, me to duhet tė jeni
gjer nė fund tė kujdesshėm!
Anenda i mbikqyrte gratė. Me
kėmbėnguljen e tij, Buda, pas shumė ngurrimeve, i pat pranuar gratė nė fenė e
tij, por edhe pat shprehur rrezikshmėrinė e madhe tė kėsaj pėr bashkėsinė
budiste. Dhe njė radhė i pat thėnė kėshtu Anendės: "Po tė mos e kishim pranuar
gruan nė fe, budizmi do tė mbetej i pastėr pėr shumė shekuj. Por, mė nė fund,
gruan e kemi mes tonė e, kėshtu, nuk pandeh se kjo fe do tė mund tė jetojė gjatė
pas kėsaj".
Nė Babiloni
Nė Ligjet e Hamurabit, tė
nxjerra nga sundimtari babilonas Hamurabi (2123-2081 p.e.r), qė kishin fituar
famė, pėrmbaheshin mjaft nene tė favorshme lidhur me tė drejtat e familjes.
Ndėrsa i pėrmbaheshin nė themel monogamisė, kėto ligje, nė disa raste pranonin
edhe mbajtjen e mantenutave si dhe poligaminė. Njėkohėsisht vihet nė dyshim edhe
zbatimi praktik ashtu siē duhet i Ligjeve tė Hamurabit nė bashkėsinė e vet.
Nė tė drejtėn izraelite
Nė tė drejtėn izraelite, burri
kishte tė drejta absolute mbi familjen. Madje, vajzat ēifute nė shtėpinė atėrore
ishin si shėrbėtore. I ati mund t’i shiste ato. E drejta e ndarjes i pėrkiste
burrit pėr kėnaqėsinė e tij. Veēse vajzat mund tė merrnin pjesė nga trashėgimi
atėror nė se s’gjendej ndonjė trashėgimtar tjetėr.
Nė Iran
Nė shtetet Sasani, martesa me
motrėn ishte e lejueshme. Madje, njė gjė e tillė nxitej. Afėrsia e gjakut nuk
pėrbėnte njė veēori me vlerė pėr respektin ndaj motrės dhe nėnės.
Nė Romė dhe nė Greqinė e
Vjetėr
Nė Romė dhe nė Greqinė e Vjetėr
gruaja nuk zotėronte asnjė tė drejtė. Qėllimi kryesor i martesės pėr mashkullin
ishte plotėsimi i kėnaqėsive, zotėrimi i fėmijėve, sjellja e njė kujdestari dhe
shėrbėtori pėr mallin dhe pasurinė e shtėpisė. Nė Spartė, gruaja, pėr tė lindur,
shtrėngohej tė kishte marrėdhėnie edhe me persona tė tjerė pėrveē burrit tė saj.
Sipas Platonit, gruaja na qenkėsh "njė mall i shkėmbyeshėm qė duhet tė kalojė
nga dora nė dorė". Aristoteli thotė: "Gruaja ėshtė njė mashkull i mbetur pėr
gjysmė qysh nė krijim".
Nė Kinėn e Vjetėr
Te kinezėt gruaja nuk trajtohej
si njeri, madje as emėr s’i vihej. Gruaja thirrej me numra: njėshi, dyshi,
treshi... Djemtė trajtoheshin tė denjė, ndėrsa vajzat pėrmendeshin me fjalėn
"dosa".
Nė Angli
Ndėrmjet shek. V-XI, burrat
mund t’i shisnin gratė. Popujt pesimistė kristianė, duke i besuar pikėpamjes se
gruaja (nėna jonė, Hava) ishte shkaktare e mėkatit tė parė, pėr pasojė, e
pėrgatitjes sė fatkeqėsisė njerėzore, vazhdimisht e kishin vėshtruar gruan si
"djall". Nė Angli, gruaja, e trajtuar si njė qenie e fėlliqur, nuk mund tė
prekte Ungjillin. Ky status vetėm nė kohėn e sundimit tė Henrikut VIII
(1509-1547) ishte mundur tė hiqej me njė vendim tė dalė nga parlamenti. Sipas
kėtij vendimi, gratė mund tė lexonin Ungjillin.
Nė Arabi
Kur po lindte Islami, nė
Gadishullin Arabik, gruaja trajtohej pikėrisht si mjeti i plotėsimit tė epsheve
tė mashkullit. Gruaja ishte e privuar nga rregullimet pėrkatėse tė martesės,
krijimit tė familjes dhe ndarjes si dhe nga e drejta e trashėgimisė. Gjithashtu,
nė pikėpamje tė vlerave shpirtėrore si besimi, liria e ndėrgjegjes dhe respekti
ndaj vetvetes (izzetu'n-nefs, amour propre), gruaja pranohej shumė poshtė nga
burri.
Vajza nė familje, nga pikėpamja
materiale trajtohej si barrė dhe, nga ana shpirtėrore, si shkak turpi dhe
poshtėrimi. Babai, zotėruesi i tė drejtave tė pakufizuara nė qeverisjen e
familjes, nuk shihte ndonjė kufizim ose pengesė pėr tė vrarė vajzėn e vet, madje
pėr ta mbuluar nė dhe tė gjallė...
REVOLUCIONI QE KREU ISLAMI
Siē u kuptua nga kėto sqarime
tė shkurtera, gjer nė lindjen e Islamit, pothuajse nė tė gjithė botėn, gruaja
nuk zotėronte asnjė tė drejtė qė do t’i jepte asaj ndonjė rėndėsi. Madje,
specifika nė se gruaja ishte njeri apo jo, pėrbėnte njė ēėshtje tė diskutueshme
midis mendimtarėve dhe ligjėvėnėsve.
Ja, pra, feja Islame i erdhi nė
ndihmė gruas nė keqtrajtimin e saj. Islami shpalli barazinė nė krijim tė burrit
e gruas, tė njerėzve tė ēfarėdo race, tė tė gjithė njerėzimit: "O ju njerėz,
vėrtet Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise
qė tė njiheni ndėrmjet vete e, s’ka dyshim, se tek Allahu mė i ndershmi ndėr ju
ėshtė ai qė mė tepėr u ėshtė ruajtur (kėqijat) e Allahu ėshtė shumė i
dijshėm dhe hollėsisht i njohur pėr ēdo gjė". "O ju njerėz! Kinie frikė Zotin
tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palėn
(shoqėn) e saj e prej atyre u shtuan burra shumė e gra".
Gruaja ka njė pozitė tė veēantė
nė Islam. Kur Profeti Islam, duke sjellė fenė e sė drejtės, sapo filloi tė
njoftonte njerėzimin, njeriu i parė qė besoi, ishte njė grua. "Allahu nuk mė ka
dhėnė mua njė grua mė tė dobishme se Hatixhenė. Ndėrsa askush s’mė besonte, ajo
mė besoi. Ndėrsa ēdokush mė pėrgėnjeshtronte, ajo mė miratonte. Ndėrsa njerėzit
largoheshin prej meje, ajo mė mbeshteti me pasurinė e saj dhe, jo nga gratė e
tjera, por nga ajo grua, Allahu mė favorizoi fillimisht me fėmijė". Nė tė
njėjtėn kohė, gruaja ėshtė dėshmorja e parė e Islamit. Symejje, nėna e Ammarit,
qe ndėr tė parėt qė pranuan fenė Islame nė Mekė, pėr pasojė, ajo iu nėnshtrua
torturave tė padurueshme. Kurejshėt, asaj, tė shoqit Jasir dhe tė birit Ammar u
vishnin rrobe tė hekurta mbi rėrėn e nxehtė dhe i braktisnin nėn diellin
pėrvėlues. I Dėrguari i Allahut, kur i shihte, u thoshte: "Bėni durim, familja
Jasir! Vendi ku do tė mbėrrini, ėshtė Parajsa!" Si pėrfundim, plaka Symmejje
kishte dhėnė shpirt nėn bajonetėn e Ebu Xhehlit. Dėshmorja e parė Islamit!
Hz. Pejgamberi pat dhėnė shumė
shembuj tė dashurisė, respektit dhe dhembshurisė ndaj gruas. Ai urdhėron kėshtu:
"Nga bota juaj tri gjėra mė kanė gėzuar: bukuria dhe pastėrtia, gruaja, dhe
namazi si veprimtaria publike mė e lumtur".
Para Islamit arabėt silleshin
shumė ashpėr me gratė. Njė ndodhi e Hz. Omerit qė njihej pėr seriozitet dhe
ashpėrsi, bėhet njė shembull i bukur pėr kėtė. Sad b. Ebi Vakkas tregon: "Njė
ditė Omeri kėrkoi lejė tė hynte nė praninė e tė Dėrguarit tė Allahut. Atė radhė
pranė Hz. Pejgamberit ndodheshin gratė kurejshe. Ato bisedonin me zė tė lartė
dhe po e pyesnin atė pėr shumė gjėra. Porsa dėgjuan zėrin e Omerit, u ngritėn
dhe filluan tė mbuloheshin me ngut. Kur Omeri u fut brenda dhe vuri re
buzėqeshjen e tė Dėrguarit, tha: "O i Dėrguar i Allahut, ē’ta shkaktoi
buzėqeshjen ty?" Dhe Profeti iu pėrgjegj: "U ēudita me kėto. Rrinin pranė meje,
por, me ta dėgjuar zėrin, vrapuan me ngut tė mbuloheshin". Kurse Hz. Omeri: "O i
Dėrguari i Allahut, ti je shumė mė tepėr i denjė pėr drojtjen dhe frikėn e
tyre!" Pastaj iu kthye grave: "O armike tė vetvetes! Nga unė frikėsoheni dhe nga
i Dėrguari i Allahut s’frikėsoheni?" Ato i thanė: "Po. Ti, nė krahasim me tė
Dėrguarin, je mjaft i ashpėr dhe i pazemėr". Mbi ēka ngjau, Hz. Pejgamber
urdhėroi kėshtu: "Betohem nė Allahun qė mė ka nė dorė, se djalli i ėshtė nisur
njė qėllimi tė caktuar; le tė ballafaqohet me ty; atėherė me siguri do tė marrė
njė drejtim tjetėr, do tė ikė!"
Pėr shumė shekuj, ndėrsa bota e
krishterė, duke e njohur gruan si njė krijesė tė ndyrė, nuk e lejonte tė hynte
nė mjediset e adhurimit, Hz. Omerit, pėr tė cilin sollėm ndodhinė e sipėrme, mu
brenda nė xhami njė grua i pat dhėnė mėsim drejtėsie dhe e pat bėrė tė heshtte.
Njė ditė, nė Medine, nė xhami, Kalifi i Dytė, Omer, duke hipur nė shkallėt
(minber) ku predikonte Profeti, u kishte folur bashkėsisė sė besimtarėve. Nė
ligjėratėn e tij u kishte thėnė qė nė martesė tė mos u jepnin shumė para (mehr)
grave. Nga radhėt e grave ishte ngritur njė zonjė shtatgjatė: "Ej, Omer, s’ke tė
drejtė tė thuash kėshtu!" Dhe i kishte cituar nga ajetet e Kurani Kerimit.
Atėherė Kalifi, duke i marrė fjalėt mbrapsht, kishte thėnė: "Allah! Allah! Njė
grua debatoi dhe e bėri tė heshtė Omerin!"
Ngritja e zakoneve tė kėqia
dhe e bestytnive
Kurani i Madhnueshėm e kishte
ndaluar me forcė krimin ndaj vajzės: "Ju mos i mbytni fėmijėt tuaj nga frika e
varfėrisė, se Ne ua sigurojmė furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre ėshtė
mėkat i madh". Kurani e kritikon ashpėr babanė qė e ndjen veten tė turpėruar nga
rėnia rob nė luftė e vajzės ose nga martesa e saj: "Kur ndonjeri prej tyre
lajmėrohet me (lindjen) vajzė, fytyra e tij i prishet dhe bėhet plot mllef.
Fshihet prej njerėzve, pėr shkak tė asaj tė keqeje me tė cilėn u lajmėrua (e
konsideron bela, e jo dhuratė prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajė atė,
ashtu i pėrulur, apo do ta mbulojė (tė gjallė) nė dhe. Sa i keq ėshtė ai gjykim
i tyre!" Veēanėrisht, kur pėrshkruan tmerrin e Kiametit, urdhėron kėshtu: "Dhe
kur tė pyeten ato vajza tė varrosura tė gjalla, pėr ēfarė mėkati ato janė
mbytur..."
Nė fakt, si djalin, edhe vajzėn
e ka dhėnė Allahu. Kėtu njeriu s’luan asnjė rol. Kurse veprimet e Krijuesit nuk
mund tė pėrbėjnė diēka tė keqe ose turp. "Vetėm i Allahut ėshtė pushteti i
qiejve e i tokės; Ai i krijon ēka tė dojė; Ai i fal vetėm femra atij qė do, e i
fal vetėm meshkuj atij qė do; Ose i fal ēift, meshkuj e femra, por atė qė do e
le pa fėmijė (steril); Ai ėshtė i dijshėm, i fuqishėm". Hz. Pejgamberi ka
urdhėruar: "Me atė qė ushqen dhe rrit gjer nė maturi dy vajza, ditėn e Kijametit
(dhe bėn shenjė me dy gishta) ja, kėshtu do tė bėhemi!"
Politeistėt e Mekės i pandehnin
engjėjt si vajza tė Allahut. Ndėrsa pranonin qė vajzat janė krijesa tė rėndomta,
kishin rėnė nė alogjizėm duke ia pėrqasur ato Allahut. Kurani iu pėrgjigjet
atyre kėshtu: "E ti (Muhammed), pyeti ata (idhujtarėt): A tė Zotit tėnd janė
vajzat, kurse tė tyre djemtė? Apo, Ne i krijuam engjėjt femra, e ata ishin
dėshmitarė (kur Ne i krijuam engjėjt femra)?!" Vini re se si ata nga trillimet e
tyre thonė: "Allahu ka lindė!" S’ka dyshim se ata janė gėnjeshtarė (kur thonė se
engjėjt janė bijat e Zotit)! A thua vajzat Ai i ka bėrė mė tė zgjedhura se
djemtė?" Fakti qė politeistėt e Mekės djemtė ia kushtonin vetes dhe vajzat
Allahut, nė Kuran formulohet "njė ndarje e padrejtė".
Barazi shpirtėrore
Sipas Islamit, nuk ka asnjė
dallim midis burrit dhe gruas nė besimin ndaj Allahut dhe bazave tė fesė, nė
njohjen e urdhėrave dhe ndalesave tė Allahut nė lidhje me botėn dhe pėrjetėsinė,
nė ndėshkimin ose shpėrblimin e duhur, nė hyrjen nė Parajsė ose Ferr. Allahu,
Hz. Ademit dhe Hz. Havasė u kishte bėrė zė nė tė njėjtėn mėnyrė. Ashtu siē
hėngrėn sė bashku pemėn e ndaluar, po ashtu reflektuan dhe shprehėn pendim.
Burrė - grua, i pasur - i
varfėr, i bardhė - i zi, ēdo trup nė qiej dhe ēdo njeri nė tokė, ditėn e
Kiametit do tė dalė para Allahut i vetėm duke ardhur absolutisht si njė rob i
Tij, asnjė dallim nuk do tė bėhet.
Allahu premton se, pasi tė ketė
besuar, ēdo grua ose burrė, me veprime dhe sjellje tė mira do tė kalojė njė jetė
shumė tė mirė nė botė si dhe nė Pėrjetėsi duke, hyrė nė Parajsė, do t’ia arrijė
lumturisė sė pasosur. Ata qė, duke i dalė kundėr kėtij amaneti tė shenjtė, e
mohojnė dhe nuk besojnė, qė i njohin Allahut ortak dhe tė ngjashėm, qė ndėrsa me
shpirt dhe me tė vėrtetė nuk besojnė, nga jashtė shtiren si besimtarė, duke
mashtruar, nė kėtė mėnyrė, bashkėsinė Islame e duke provokuar grindje, tė
tillėt, burrė ose grua, do tė mbeten nė ndėshkim tė pėrjetshėm.
Nga bashkėshortėt, nė se gruaja
nuk do tė besonte, fakti qė i shoqi do tė ishte i mirė, madje sikur tė kishte
arritur nė lartėsinė e njė profeti, asaj nuk do t’i sillte asnjė dobi. Si
shembull janė gratė e profetėve dhe robėve tė dobishėm tė Allahut, Hz. Nuh dhe
Hz. Luti, tė cilat u kishin bėrė pabesi burrave. Nė se bashkėshortja beson,
kurse i shoqi jo, atėherė edhe e keqja e tij s’e dėmton gruan; ai hyn nė Ferr
dhe ajo nė Parajsė. Po ashtu, shembull i kėsaj ėshtė bashkėshortja e Faraonit
bashkėkohės tė Profetit Musa. Nė kundėrshtim me shthurjen e tė shoqit (Faraon)
qė u thoshte egjiptasve "Unė jam zoti juaj mė i lartė", bashkėshortja Asije i
kishte besuar Musait (a.s.) dhe ishte lutur kėshtu: "Zoti im, mė bėn njė vend
pranė mėshirės sate nė Parajsė dhe mė shpėto pre Faraonit e brutalitetit tė tij
dhe mė shpėto prej ppullit mizor!"
Dukė e bėrė tė ditur vendin e
gruas nė Islam nga pikėpamja e krijimit, besimit, lirisė sė ndėrgjegjes dhe
jetės sė pasosur, ėshtė e domosdoshme tė themi edhe se nė Kuranin e Madhnueshėm,
ashtu siē ndodhet njė kaptinė e gjatė e emėrtuar "en-Nisa (gratė)", pėrmbahet
edhe njė kaptinė e emėrtuar "Merjem" kushtuar posaēėrisht nėnės sė Hz. Isait. Nė
Kur’an, pėr nėnat e profetėve Musa dhe Isa ka shumė shprehje delikate, tė
ndjeshme e me kuptim tė thellė.
Nė Egjipt, Faraoni i vriste
fėmijėt e bijve tė Izraelit. Kur lindi Musai, e ėma, pėr kėtė shkak, kishte rėnė
nė njė rrezik tė madh pėr jetėn e foshnjės sė vet. "Ne nėnėn e Musait e
inspiruam: t'i japė atij gji, e kur tė keshė frikė pėr tė, atėherė atė hidhe nė
lumė, e mos u frikėso, as mos u pikėllo, se Ne do ta kthejmė atė ty dhe do ta
bėjmė atė nga tė dėrguarit". Mbi kėtė frymėzim, ndjenjat dhe emocionin e nėnės
qė kishte lėshuar nė Nil tė voglin e saj, Kurani i Madhnueshėm i pėrshkruan nė
mėnyrė lakonike: "Nė zemrėn e nėnės sė Musait mbeti vetėm shqetėsimi pėr tė
birin".
Duke u kthyer te nėna Merjem,
kaptina me vetė emrin e saj, parashtron lindjen e pangjashme tė Hz. Isait.
Merjemen e veēon nga ēdo shpifje dhe akuzė. Faktin qė ēifutėt e gjetėn tė
pėrshtatshme ta akuzonin Hz. Merjemen pėr zina (adulter), Kurani e konsideron
"buhtan-i adhim, shpifja e madhe". Pėrsėri nė Kuran ndaj nėnės Merjeme pėrdoren
pohimet mė qiellore e respektuese, mė tė holla, delikate e tė pastra. Modeli mė
i bukur i kėsaj ėshtė kaptina "Merjem". Engjėjt bisedojnė me Hz. Merjemen:
"Pėrkujto kur engjėjt i thanė: Oj Merjeme, Allahu tė dalloi ty (me besim e
karakter), tė pastroi (nga shpifjet ebreje) dhe tė lartėsoi mbi
gratė e botės".
Dėnimet nė kėtė botė
Sipas sė drejtės Islame tė
ndėshkimit, faji i kryer kundėr gruas, ndaj personit tė saj, mallit, nderit
(reputacionit), ndėshkohet sikur tė ishte kryer kundėr njė burri. Madje, kėtu
pėrshkruhen edhe kushte nė anė tė gruas. Nė se burri e akuzon gruan pėr
prostitucion, po s’e faktoi kėtė nė mėnyrė tė mjaftueshme, edhe ndėshkohet pėr
shpifje, edhe me vendim tė gjykatės i shpallet heqja e tė drejtės sė dėshmitarit
pėr jetė. Nė Islam, personi qė, pasi ėshtė bėrė musliman, kthehet nė tjetėr fe
(murted), nė qoftė se nuk pendohet, ai dėnohet me vdekje. Sipas Ebu Hanifesė,
gruaja femohuese (gruaja murted) nuk mund tė vritet. Nė se konsiderohet e
domosdoshme goditja e trupit tė gruas si ndėshkim nė tė njėjtėn masė e formė me
fajin e kryer (pėr vdekjen-vdekje, pėr syun-sy, etj.), mashkulli i nėnshtrohet
tejkalimit tė masės sė ndėshkimit nė raport me masėn e fajit. Nė se konsiderohet
e domosdoshme gjoba (dijet), pėr gruan pėrshkruhen disa kushte tė posaēme.
Gruaja fajtore ndėshkohet si
burri. Institucione tė tilla tė caktuara si administrimi i familjes, trashėgimia
dhe dėshmia, nė tė cilat gruaja, nė krahasim me burrin zotėron tė drejta tė
veēanta, shkaqet dhe realizimi i tyre, do tė parashtrohen mė tej, kur t’u vijė
vendi.
III
NGA PIKEPAMJET E HULUMTUESVE
DHE
MENDIMTAREVE PERENDIMORE
Satnley Lane-Poole thotė:
"Ndryshimet e rėndėsishme qė
bėri Muhammedi nė ēėshtjet e gruas, asnjė ligjėvėnės i madh nuk i ka bėrė.
Vendimet nė lidhje me gratė gjithsesi janė dispozita tė kodifikuara nė Kuran
gjer nė ēėshtjet e imta. Fillimi i reformės sė Muhammedit ėshtė pikėrisht kėtu.
Kjo reformė, duke krahasuar gjendjen pėrkatėse tė gruas me sistemin ligjor tė
vjetėr, edhe sikur njė europiani t’i dukej sado i parėndėsishėm, tek e vėrteta
ka peshė tė madhe. Kufizimi i poligamisė, kėshillimi i bashkėshortėsisė me njė
grua, zėvendėsimi i elementėve tė bashkėshortėsisė tradicionale arabe qė
shkaktonin frikė pėr shkak tė ortakllėkut dhe pėrzierjes, me nivele tė tjera
ndalimi, kufizimi i ndarjeve, vendosja e rregullave shumė tė forta pėr dhėnien e
kontributit, kujdesin dhe ushqimin pėr njė kohė tė grave tė ndara nga ana e
burrave, sė bashku me trajtimin e pėrpjestimit tė ushqimit tė fėmijėve nė raport
tė barabartė midis burrit e gruas, organizimi i risisė qė garantonte zbatimin e
statusit tė tyre si trashėgimtarė ligjorė dhe heqja e zakonit dhe traditės qė e
pat lėnė gruan e ve nė cilėsinė e mallit tė trashėgueshėm tė burrit; tė gjitha
kėto formojnė njė kuadėr tė madh ndryshimesh dhe reformash".
Pėrsėri pėr ēėshtjen e tė
drejtave tė gruas, Will Durant shkruan kėshtu: "Nė se do tė ishte e nevojshme tė
gjykohej nga njė kėndvėshtrim tjetėr, gruaja muslimane, krahasuar me disa gra nė
Europė, ishte nė gjendje mė tė mirė. Ēdo mall ose para qė fitonte, i mbetej
pėrkatėsisht asaj. As i shoqi nuk ia prekte ato qė fitonte. Nė dhomat e veta, nė
siguri, endte, qėndiste, qepte, administronte shtėpinė dhe rriste fėmijėt. Nga
ana tjetėr, i mbetej kohė edhe pėr lojė e biseda tė shoqėruara me ngrėnie
ėmbėlsirash me shoqet e saj".
Nė lidhje me barazinė
burrė-grua, Jacques C. Risler, njė nga profesorėt e Institutit Islam, thotė: "Nė
ēėshtjet juridike gruaja u ngrit plotėsisht nė nivel barazie me burrin. Duke
filluar qė nga ajo kohė, mė sė fundi, gruaja u bė zotėruesja e tė drejtave tė
lirisė pėr t’iu njohur njė vend i caktuar, pėr tė trashėguar dhe pėr tė lėnė
testament".
Gaudefroy-Demombynes, qė i
pėrmbahet opinionit se, nga pikėpamja e juridiksionit tė gruas, e drejta Islame
qėndron mė lart se ligjet e sotme europiane, thotė kėshtu:
"Dispozitat ligjore tė Kuranit
qė anojnė deri nė fund nga gruaja, edhe sikur tė jenė vetėm nė aparencė, nga
sheriati i ėshtė ofruar njė status mė i favorshėm se garancia qė i japin asaj
ligjet e sotme tė Europės. Gruaja Islame nė punėt e parave zotėron tė drejtėn
ligjore tė pasurisė sė veēantė. Me peshėn qė iu dha, ėshtė zotėruesja gjer nė
fund tė jetės e mallrave qė do t’i kalojnė asaj si pajė, dhurata dhe trashėgim
si dhe i produkteve tė fituara prej punės sė saj. Nė praktikė, janė garantuar,
sė bashku me pėrfitimin nga kėto tė drejta, edhe vėshtirėsitė qė paraqet
realizimi i tyre si dhe, nė pėrputhje me gjendjen dhe nivelin e saj, ushqimi,
banesa dhe shėrbimet.
Filozofi francez Voltaire
thotė:
"Vėllait tim musliman do t’i
thosha: "Feja jote mė duket njė fe me shumė vlerė respekti. Adhuron vetėm njė
Zot. Ēdo vit je i detyruar tė japėsh si zekat njė tė dyzetėn e tė ardhurave dhe,
ditėn e Bajramit tė bėsh paqė me armiqtė.
Priftėrinjtė tanė, qė shpifin
pėr tėrė botėn, ndoshta njė mijė herė thanė se u kapėn pas idesė se feja jote
ėshtė njė fe qė ēon plotėsisht pas dėshirės. Tė gjithė kėta tė mjerė kanė
gėnjyer. Feja jote ėshtė shumė e pastėr".
LIBRI I PARE
GRUAJA DHE FAMILJA
PJESA E PARE
LIDHJET BURRE - GRUA
I. Prirja seksuale
II. Martesa
III. Liria e martesės
IV. Ēėshjet e tjera tė martesės
V. Ndalesat martesore
I
PRIRJA SEKSUALE
"Kush dashuron dhe mbron
virtytin, nė se vdes duke ruajtur sekretin e dashurisė, vdes si dėshmor".
(Hadithi sherif)
Feja Islame e pranon dhe e
deklaron prirjen e fuqishme reciproke tė burrit e gruas ndaj njėri-tjetrit. Kjo
prirje, si njė domosdoshmėri e krijimit, ka shumė tė mira si vazhdimi i brezit
njerėzor dhe zhvillimi i botės. Nuk mund tė mendohet qė njė njeri normal t’i
shmanget kėsaj prirjeje. Njė nga shokėt e Profetit, Sad b. Vakkas, thotė: "Osman
b. Mazuni kishte kėrkuar leje nga Hz. Pejgamberi pėr tė hequr dorė nga bota dhe
gruaja, por i Dėrguari nuk i kishte dhėnė. Po ta kishte lejuar, edhe ne vetė do
tė tredheshim".
Nė kaptinėn Ali Imran (3/4)
gratė pėrmenden nė krye tė gjėrave pas tė cilave njerėzit jepen me pasion. Nė
kėtė botė ēdo gjė ėshtė krijuar nė antagonizmin ēift. Sipas ndodhisė moralizuese
tė Jusufit, Zelihaja, pasi kish mbyllur tė gjitha dyert dhe kishte marrė tė
gjitha masat, i kishte shfaqur dėshirėn Jusufit nė atė mėnyrė qė, po tė mos
ishte mbrojtja hyjnore, patjetėr ai do t’i jepej asaj.
Sipas pikėpamjes Islame,
prirjet seksuale qė zotėrojnė burri dhe gruaja, nuk janė diēka e turpshme, e
keqe dhe e shėmtuar. Konteksti musliman e pranon njeriun ashtu siē ėshtė, bashkė
me domosdoshmėritė dhe detyrimet e krijimit, nuk pretendon ta bėjė engjėll duke
iu shmangur krijimit, ndėrkohė qė edhe nuk e kafshėron duke ia zhvlerėsuar
nevojat e detyrueshme, ndėrsa e drejton nė synimin pėr t’u lartėsuar tek Allahu.
Nė kėtė veēori tė tėrheqin vėmendjen porositė e Lartėsisė sė Tij Profet: "Bota
ėshtė njė shesh pėrfitimesh. Dhe, nga tė mirat e kėsaj bote, mė e bekuara ėshtė
njė grua e mirė". "Kush dashuron dhe mbron virtytin, nė se vdes duke ruajtur
sekretin e dashurisė, vdes si dėshmor".
Feja Islame pranon se siguria e
individėve qė kėrkojnė realizimin e kėnaqėsive seksuale nė rrugė tė tjera veē
atyre qė ajo i tregon si tė ligjishme, pėrbėhet nga elementė shkatėrrues. Njė
grua e lėshuar nė shpėrthimet histerike tė kėrkesave seksuale, ėshtė e aftė pėr
dredhi dhe mashtrime tė posaēme. Nė kaptinėn "Jusuf" tė Kuranit flitet pėr
ndikimin e madh tė gėnjeshtrave dhe mashtrimeve tė grave njė herė me gojėn e
Azizit (ministrit) tė Egjiptit dhe dy herė me gojėn e Jusufit. Nė lidhje me
kėtė, Hz. Pejgamberi ka thėnė: "Pas meje nuk kam lėnė ndonjė intrigė mė tė madhe
se ajo e grave mbi burrat". Kėtė e mbėshtesin edhe disa ajete.
II
MARTESA
"Martohuni me gra qė lindin
fėmijė dhe qė e duan familjen. Nė ditėn e Kiametit krenohem me ju para popujve
tė tjerė".
(Hadithi sherif)
DOMOSDOSHMERIA E MARTESES
Nė ajetin 21 tė kaptinės "Rum"
tė Kuranit tė Madhnueshėm, pėrmenden tri veēori tė mėdha tė martesės. E para,
qetėsia dhe prehja e bashkėshortėve. Kjo prehje, siē ėshtė trupore lidhur me
nevojat dhe kėrkesat pėrkatėse tė tij, ėshtė edhe morale e shpirtėrore. E dyta,
lindja e dashurisė mes ēiftit. Dhe, si pėrfundim, e treta, dhembshuria midis dy
sekseve. Kjo veēori e tretė pėrbėn njė veti shumė delikate e tė thellė qė
pėrmbledh nė vetvete ēdo gjė tė mirė. Nė njė ajet tjetėr u tėrhiqet vemendja
burrave: "Gratė janė rroba juaj dhe ju pėr to po ashtu". Ashtu siē merr kuptim
veshja, mbulimi nga njeri-tjetri pėr tė parandaluar rėnien nė rrugė tė kėqia tė
ndiesive tė vrullshme tė dala sheshit, ashtu edhe merr kuptim fakti qė, duke
qenė nevojtarė pėr njėri-tjetrin, ēiftet plotėsojnė njėri-tjetrin nė ēdo
drejtim. Kėtė ajet e sqaron edhe njė porosi e tė Dėrguarit tė Allahut (a.s.):
"Pa dyshim, gruaja ėshtė e njėjtė, e ngjashme dhe e barabartė me burrin". Nė se
njė njeri model do ta ngjasonim me njė mollė, dy copat e saj tė ndara nė mėnyrė
krejt tė barabartė do tė ishin njėra-gruaja, tjetra burri. Duke u bėrė bashkė tė
dyja, do tė formohej "njeriu". Kėshtu e plotėson burri gruan dhe gruaja burrin.
Nė njė ajet tė tretė shpallet
se gratė janė pėr burrat njė arė pėr tė mbjellė dhe rritur fėmijė pėr formimin e
brezit njerėzor, gjė qė ėshtė rezultat i natyrshėm i martesės. Mendoj se kėto
tre ajete tė shenjta sqarojnė qė martesa sipas Islamit ėshtė rruga e vetme e
lejueshme pėr realizimin e kėnaqėsive seksuale.
Rruga e lejueshme pėr
kėnaqėsinė seksuale ėshtė martesa. T’i shmangesh martesės ėshtė rrugaēėri dhe
shkak qė njė energji, e cila zbret gjer nė thellėsi tė vetėdijės sė njeriut dhe
ėshtė pjesė pėrbėrėse e saj, tė shndėrrohet nė diēka tė dėmshme. Te ēdo njeri
ekziston nevoja e kėnaqėsisė seksuale. Nė se kjo s’realizohet pėrmes njė rruge
tė lejueshme siē ėshtė martesa, do tė shpėrthejė nė rrugė tė palejueshme.
Onanizmi, homoseksualizmi, lezbitizmi, seksualizmi infantil, marrėdhėniet me
kafshėt... Gjithė kėto mbrapshti seksuale e kanė shkakun kryesor te mosmartesa.
Mosmartesa dhe mosplotėsimi i nevojave seksuale nė forma tė tjera ėshtė diēka e
rrezikshme dhe e dėmshme pėr trupin dhe shpirtin e njeriut.
T’i ikėsh martesės ėshtė shkak
pėr tė shtuar pasurinė, t’i largohesh detyrės dhe ka tė bėjė me ndjenjėn e
shmangies nga krijimi i ēerdhes familjare qė siguron kėnaqėsinė dhe lumturinė e
shoqėrisė. Kurse t’u kthesh shpinėn pėrparėsive shpirtėrore duke vlerėsuar
gjėrat materiale, kjo tė hedh nė teprime tė skajshme qė do ta rrezikonin lirinė
dhe pavarėsinė e shoqėrisė, tė bėn rob tė dėfrimeve dhe epsheve.
Popujt kanė kėrkuar
rrugėzgjidhje pėr t’i ēuar tė rinjtė nė martesė me qėllim qė tė mundin tė
vazhdojnė ekzistencėn dhe bashkėsinė e tyre. Nė perandorinė romake institucioni
i familjes qe tronditur nga pėrhapja e madhe e jetės beqare e tė lirė. Pėr kėtė
shkak, sipas ligjeve qė nxori perandori August, ēdokush ishte i detyruar tė
martohej sipas mundėsive tė veta dhe tė martuarit tė bėnin fėmijė. Kush nuk
vepronte nė pėrshtatje me kėto urdhėra, u nėnshtrohej pasojave serioze e tė
rėnda.
Njė njeri qė martohet dhe e do
familjen e tij, ai di tė dojė edhe tė tjerėt Dimė shumė beqarė pleq tė prapė,
shpirtkėqinj, mizorė e tė padobishėm. Pėr t’ia vėnė nė lėvizje dikujt ndjenjat e
mėshirės, i thuhet: "Ty s’tė lindi nėna, vallė, s’ke fėmijė ti?" Kur Musai
(a.s.) ia dorėzoi tė vėllait, Harunit, njerėzit e tij dhe shkoi tė merrte
"shkrimet" e shenjta, tė bijtė e Izraelit pėrsėri ndėrruan rrugė. Nė kthim, Hz.
Musai sheh mjerimin e popullit tė tij dhe e mbėrthen me forcė tė vėllanė. Kurse
Haruni ia tėrheq vėmendjen me kėto fjalė: "O biri i nėnės sime!". Kėshtu ia
qetėsoi zemėrimin tė vėllait duke i kujtuar nėnėn, burimin e dhembshurisė,
dashurisė dhe mėshirės.
Francezėve tė mundur nė Luftėn
e Dytė Botėrore, mareshali Peten ua tėrheq vemendjen kėshtu: "O miq, ne na
shkatėrroi dėfrimi!" Pastaj vazhdon: "Shqyrtoni mirė gabimet tuaja dhe do t’i
gjeni mė tė rėnda. Ju s’deshėt fėmijė, e braktisėt jetėn familjare. I shqelmuat
vlerat e larta shpirtėrore. Kudo kėrkuat epshin..."
Urdhri pėr martesė
Nė Kuranin e Madhnueshėm ėshtė
urdhėruar martesa. Ky urdhėr, nė pėrputhje me gjendjen dhe nevojėn pėr martesė
tė personit nėn detyrim, shkallėzohet nga farzi e poshtė. Ajeti prek edhe
gjendjen pasurore tė martesės si pengesa mė e madhe pėr vazhdimin e saj dhe, nė
kushtet e varfėrisė sė ēiftit tė porsamartuar, lajmėron se, me ndihmėn e
Allahut, edhe ata do tė pasurohen. Hz. Pejgamberi ka dhėnė myzhden se Allahu tre
vetė do tė ndihmojė jashtė ēdo dyshimi: skllavin qė me marrėveshje kėrkon tė
fitojė lirinė, tė riun e porsamartuar qė ia arrin qėllimit tė virtytit dhe atė
qė lufton nė rrugė tė Allahut. Nė porositė e tjera urdhėrohet kėshtu: "Me
martesėn personat kanė plotėsuar gjysmėn e besimit, ndėrsa gjysma tjetėr ėshtė
respekti ndaj Allahut". "Martojeni vajzėn me atė qė do t’ua kėrkonte, nė se do
tė ishit tė kėnaqur me sjelljet dhe fenė e tij. Po s’ia dhatė, do tė shkaktohej
ndonjė intrigė dhe grindje e madhe". Njerėzit thanė: "O i Dėrguari i Allahut, po
s’pati pasuri dhe fis tė dėgjuar?" Ai u pėrgjegj kėshtu duke pėrsėritur tri
herė: "Martojeni me atė qė ia pėlqyet besimin dhe sjelljet!"
Nė Kuran, pėr kurorėn e
ligjshme pėrdoret termi "ihsaan = mbrojtje" qė do tė thotė ta futėsh nė kala, ta
mbrosh. Sepse secili person i ēiftit me anė tė martesės ėshtė i mbrojtur nga
mėkati, nga pasioni i epshit dhe nga rreziqet e jetės. Me tė vėrtetė, bashkimit
tė paligjshėm i kanė thėnė "sifah", nė kuptimin e rėnies nė zina (adulter).
Sepse secila anė, me atė veprim, kolektivisht, e shpenzojnė kot spermėn, "ujin e
jetės" dhe e rjedhin nderin e tyre.
Duke i dhėnė fund diskutimit
pėr domosdoshmėrinė e martesės, tė shtojmė se martesa dhe lindja e fėmijėve ka
qenė edhe nė traditėn e profetėve.
III
LIRIA E MARTESES
"Nuk mund tė vihet kurorė pa
vendimin e gruas sė ve dhe lejen e vajzės. Leja e vajzės ėshtė heshtja e saj".
(Hadithi sherif)
Nė martesė, burri dhe gruaja
janė tė lirė secili tė zgjedhin shokun e vet. Sipas Imami Malikit dhe Imami
Shafiiut, gruaja, nga frika se mos mundet prej ndjenjave tė saj, duke u treguar
posaēėrisht e kujdesshme ndaj shokut tė ardhshėm tė jetės, nuk e zgjedh dot,
gėnjehet. Nga kjo pikėpamje, nuk mund tė martohet pa lejen e prindit tė saj.
Kurse sipas Hanefive, femra, qoftė e ve, qoftė vajzė, ėshtė e lirė nė zgjedhjen
e bashkėshortit. Nuk mund tė martohet me detyrim nga tė tjerėt pa vendimin dhe
lejen e saj. Nė se martohet, ka tė drejtėn e rishikimit, po deshi, e prish
kurorėn. Me tė vėrtetė, nė kohėn e Hz. Pejgamberit njė zonjė e quajtur Hansa,
nga ensarėt - muslimanėt medinas, kurorėzohet nga i ati nė kundėrshtim me
vendimin e saj. Gruaja e ve, duke njoftuar Pejgamberin, e kishte prishur
kurorėn. Edhe njė vajzė, nė tė njėjtėn mėnyrė kishte bėrė kėrkesė. Pejgamberi e
kishte lėnė tė lirė atė pėr tė rishikuar kurorėn pėr po ose jo.
MARTESA E GRUAS MUSLIMANE
ME NJE JOMUSLIMAN
Nė Islam ka njė pėrjashtim nė
lirinė e martesės. Njė femėr muslimane nuk mund tė martohet me njė burrė
jomusliman. Sepse gruaja muslimane, duke dalė nga njė mjedis musliman, hyn nė
njė mjedis tė huaj. Aty feja dhe tradita Islame e gruas pėrballohet me rreziqe.
Edhe edukata e fėmijėve qė do vijnė, do tė jetė larg Islamit. Ndėrsa kjo situatė
bie nė kundėrshtim me politikėn pėrhapėse tė Islamit.
Nė tė drejtėn moderne, siē i
ishte dhėnė rėndėsi edhe nė tė drejtėn romake, nuk mund tė martohen dy persona
me ndryshime fetare midis tyre. Sikur tė kujtojmė se sot njė katolik nuk mund tė
martohet me njė person tė njė fraksioni tjetėr kristian, na bie nė sy
mirėkuptimi i Islamit.
Le tė themi edhe kėtė qė, nė
Islam, ēdo veprim i muslimanit ėshtė fetar, synon drejt lartėsimit tek Allahu.
Nė Kuran martesa quhet "hududullah" - "dispozita tė Allahut". Muslimani qė nė
ēdo veprim i shėrben Islamit, ėshtė ai qė i thėrret njerėzit nė rrugėn e
Islamit, nė bashkėsinė e lumtur tė Allahut.
Njė grua muslimane, ashtu si
nuk mund tė vejė kurorė me njė jomusliman, nuk mund tė martohet as dhe me njė
njeri, musliman nė dukje, por qė e ka besimin tė prishur nė atė gjendje, sa
ėshtė krejt pranė mohimit. Nė se ndodhi njė martesė nė kushte tė tilla, martesės
i jepet fund. Dy palėt qė bėjnė marrėveshje, madje edhe ata qė nė kėtė mes
pėrdoren si mjet, dėnohen nė njė mėnyrė tė merituar.
Le tė pėrcjellim njė ngjarje
historike, kur martesa u pėrdor si njė pretekst i bukur pėr thirrjen nė Islam.
Nė kohėn e Lartėsisė sė Tij
Profet, Ebu Talha, para se tė bėhej musliman, i propozon pėr martesė Ummi
Sulejmes, e quajtur ndryshe Rumejsa. Ummi Sulejm i pėrgjigjet kėshtu:
- Ē’ėshtė e drejta, edhe unė tė
dėshiroj ty, njė rast si ti nuk mund tė humbet. Por ti je njė qafir, kurse unė
jam muslimane, s’ėshtė e drejtė tė martohem me ty.
Mbi kėtė pėrgjigje zhvillohet
njė dialog i tillė:
Ebu Talha:
- Ē’po ndodh me ty, Rumejsa?
- Ē’po ndodh me mua?
- E ke fjalėn pėr ar dhe
argjend?
- Unė s’po kėrkoj ar dhe
argjend. Ti je njė njeri i tillė qė adhuron njė gjė qė as dėgjon, as sheh, nga e
cila s’ke asnjė dobi. A nuk mėrzitesh nga adhurimi i njė cope druri tė mbirė nga
toka, qė e pruri nga mali duke e rrokullisur shėrbėtorja zezake e dikujt? Po u
bėre musliman, kjo qoftė garancia e kurorės, nuk dėshėroj gjė tjetėr!
- Rumejsa, kush e kryen kthimin
tim nė musliman?
- I Dėrguari i Allahut e kryen,
tek ai shko.
Pas kėsaj, Ebu Talha niset
drejt Hz. Pejgamberit. I Dėrguari i Allahut, duke ndejtur mes pasuesve tė tij, e
sheh dhe thotė: "Po vjen Ebu Talha qė i shkėlqen midis dy syve tė ballit drita e
Islamit!" Para Profetit Ebu Talha pohon besimin dhe e njofton atė pėr fjalėt e
Rumejsasė. Nė pėrputhje me kushtet e Rumejsasė, i Dėrguari i Madh e lidh
kurorėn.
Ja, pra, pėr njė luftėtare tė
tillė nė rrugėn e Islamit Hz. Pejgamberi ka urdhėruar kėshtu: "Pashė se kisha
hyrė nė Xhennet dhe ndieva para meje zhurmė kėmbėsh... kur, ē’tė shoh:
Rumejsaja!"
MARTESA ME NJE GRUA
JOMUSLIMANE
Ndryshe nga martesa e
palejueshme midis njė jomuslimani dhe njė gruaje muslimane, nė tė drejtėn Islame
njė burrė musliman mund tė martohet me njė grua jomuslimane. Vetėm se ėshtė
kusht qė kjo grua duhet tė jetė adhuruese e Librave tė Shenjtė (ēifute ose
kristiane). Nuk lejohet martesa me njė adhuruese tė diellit, zjarrit, yjeve dhe
statujave. Ndėrsa nė pamje njė grua duket muslimane, po qe se i vlerėson me zero
urdhėrat dhe ndalimet fetare, refuzon qoftė edhe njerin nga urdhėrat e
pėrhershėm tė mbėshtetur me fakte kategorike dhe e pranon ndalimin (haramin),
martesa me tė nuk mund tė bėhet.
Nė lidhje me ēėshtjen e
martesės me gra adhuruese tė Librave tė Shenjtė (Ehl-i Kitab), midis dijetarėve
Islamė, edhe nė se kanė dalė nė shesh disa pikėpamje tė ndryshme, shumica e
madhe mbėshteten nė opinionin se ėshtė e lejueshme. Kurse Abdullah Ibn Omeri njė
gjė tė tillė s’e sheh tė drejtė.
Ne kohėn e Kalifatit tė Hz.
Omerit armata Islame pushtonte shumė vende, kombe tė rinj pėrfshiheshin nė
shtetin Islam. Nė kėtė mes luftėtarėt Islamė dhe disa Pasues martoheshin me gra
adhuruese tė Librave tė Shenjtė. Kalifi, duke e parė tė rrezikshėm kėtė veprim
pėr familjen Islame dhe pėr gjeneratėn muslimane, kėtė e pranonte me dyshim dhe
rezervė. Njė nga pasuesit, Hz. Hudhejfe, ishte martuar me njė grua ēifute, kurse
Hz. Omeri i kishte shkruar: "Lėshoje atė!" Kur e kishin pyetur Omerin (r.a.) nė
se martesa e Hudhejfes ishte haram apo jo, ishte pėrgjigjur kėshtu: "Jo, nuk
ėshtė haram, por kam frikė se mos mbeteni tė befasuar nga qė cilėsitė etike tė
atyre grave nuk janė tė kodifikuara".
Kuptohet se Hz. Omeri martesėn
me njė grua jomuslimane nuk e kishte quajtur haram, por, nga pikėpamja e tė
ardhmes sė familjes Islame dhe tė gjeneratės muslimane, i ishte dukur e
rrezikshme. Kur Abdullah Ibn Omerin e kanė pyetur pėr tė drejtėn e martesės me
gra ēifute ose krishtere, ėshtė pėrgjigjur nė kėtė mėnyrė: "Allahu i ka ndaluar
gratė politeiste pėr burrat muslimanė". Pas pohimit tė njė gruaje "Zoti im ėshtė
Isai ose dikush tjetėr" (nga robėrit e Allahut), unė nuk njoh ndonjė politeizėm
mė tė madh se ky!"
Sipas sė drejtės Islame,
dallimi fetar pėrbėn pengesė trashėgimie. Lidhur me kėtė, njė grua jomuslimane
nuk mund tė marrė trashėgim nga i shoqi musliman. Edhe nga kjo pikėpamje,
martesa me tė pengohet prej mundėsive ekonomike.
Vitet e fundit nė vendin tonė
janė shtuar shumė martesat me tė huaj. Praktikisht, vajzat e huaja, duke iu
pėrshtatur procedurave pėrkatėse, shpallin qėnien e tyre muslimane nė zyrat e
myftinive. Por, me sa di unė, nė tė shumtėn e herės kjo mbetet vetėm njė
formalitet. Nė tė vėrtetė, ato nuk ndėrtojnė njė familje Islame, nuk shkrihen nė
mjedisin Islam. Nėpėr shtėpi vazhdojnė me mendėsitė e veta, madje as turqishten
nuk ua mėsojnė fėmijėve. Edhe burri musliman vjen duke e humbur fenė dhe
kombėsinė. Qė nga ai shqetėsim i madh i Kalifit Omer, njėrit prej Pasuesve tė tė
Dėrguarit tė Allahut, gjer nė ditėt tona, si ėshtė gjendja tek ne?
NJOHJA RECIPROKE E
BASHKESHORTEVE
TE ARDHSHEM
Martesa ėshtė njė shoqėri jete
qė do tė vazhdojė gjer nė tė gjallė. Njeriu do tė kalojė nė kėtė shoqėri kohėn
mė tė gjatė e mė tė vlefshme tė jetės sė tij. Shumė faqe tė hidhura dhe tė ėmbla
tė jetės do tė kalohen sė bashku. Pėr kėtė arsye, nga pikėpamja fetare, nuk ka
dyshim se ndėrtimi i njė lidhjeje qė do tė kapėrcente pėrmasat e njė jete tė
vdekshme, duhet mbėshtetur nė themele tė shėndosha. Siē kuptohet edhe nga fryma
e Hadithi sherifit, burri dhe gruaja, secili mė vete, pasi gjejnė nga njė gjysmė
parcele, rrinė e presin nė kėtė botė ekzistence; pastaj, pasi tė kenė gjetur
gjysmėn tjetėr, qė do t’i vinte pėrshtat tė vetės, bashkohet me tė dhe atėherė
formohet njė parcelė e plotė. Mbi kėtė parcelė ndėrtohet themeli i jetės.
Martesa bazohet nė dashurinė.
Dhe, pėr tė dashuruar, duhet njohur dhe pėlqyer. Nga kjo pikėpamje, feja Islame
e pėlqen njohjen paraprake tė ēiftit tė ardhshėm, madje pėr kėtė urdhėron. Njė
ndėr Pasuesit qė donte tė martohej me njė grua ensare (nga Medine), ia
parashtron kėrkesėn tė Dėrguarit tė Allahut i cili e pyet: "A e ke parė atė?"
Pasi merr pėrgjigjen "jo", i Dėrguari e urdhėron: "Shko shihe, sepse nė sytė e
grave ensare mund tė vihet re ndonjė gjė (tė meta tė syrit)". Edhe dikujt tjetėr
qė donte tė martohej, Hz. Pejgamberi kėshtu i tha: "Njė herė shihe atė, sepse
kjo gjė mund tė bėhet shkak pėr vazhdimėsinė e martesės". Siē dihet, bukuria e
pamjes ndryshon nga njė njeri tek tjetri. Pėr kėtė, shokėt e jetės duhet ta
shohin vetė njėri-tjetrin dhe s’duhet t’ua venė veshin pėrshkrimeve tė tė
tjerėve.
Porse kjo njohje ėshtė me masė
dhe e kufizuar. Sepse nė mes nuk ka asnjė lidhje. Dhe palėt nuk kanė ndonjė
afėrsi midis tyre. Nė kėtė takim secila palė mund tė shohė vetėm fytyrėn, duart
dhe kėmbėt e tjetrit. Zaten linjat kryesore dhe konfiguracioni i trupit bėhen tė
qartė. Nė kėto lloj takimesh kėshillohet mbikqyrja e njė personi tė tretė me
afėrsi gjaku.
Po qe se secila palė do tė
dėshironte tė njihte etikėn dhe mendimet e tjetrit - gjė dhe kjo e rėndėsishme -
kjo mund tė realizohej duke pyetur vazhdimisht fqinjėt dhe tė njohurit. Eshtė nė
kundėrshtim tė hapur me rregullat fetare bashkėjetesa e dy palėve pa vėnė
kurorė. Nė fakt, nė kohė tė tilla, kur ēdokush pas njė pamjeje delikatese fsheh
personalitetin e tij tė vėrtetė, shanset pėr njohje janė mjaft tė pakta. Nė kėto
periudha tek njerėzit ndjenjat sundojnė mbi mendjet. Hz. Pejgamber ka urdhėruar:
"Dėshirimi i pasionuar i diēkaje tė kthen nė njė hutaq qė syri s’i sheh dhe
veshi s’i dėgjon!"
"Shkrimtari i madh francez
Molier, te vepra e tij, Mizantropi, ligjin e dashurisė si mashtrim tė partnerit
dhe vetėmashtrim, pasionet e dashnorėve tė tilla sa qė tė bėhen pengesė pėr tė
parė tė metat e partnerit dhe synimin pėr tė mbrojtur momentin e fuqishėm tė
shikimit, i shpreh kėshtu nė gojėn e heronjve tė tij: "Dashnorėt ēdo pjesė tė
trupit tė njėri-tjetrit e shohin tė pėrkėdhelur duke iu dukur pėrsosmėri tė
metat, dinė t’u venė emra tė bukur e pėrkėdhelės aq sa njė ngjyrė fytyre tė
shpėlarė, e bardhė si jasemin t’u duket, njė e zezė e frikshme-esmere e ėmbėl
pėr ta lėpirė, hileqari-shpirtkulluar dhe abdalli-zemėrmirė t’u duket".
Sot, nėn emėrtimet "tė fejuar",
"nėn fjalė", shumė tė rinj, duke u bėrė bashkė, duke jetuar e dėfryer bashkė,
duke u kėnaqur, pėrpiqen edhe ta gėnjejnė njeri-tjetrin. Nė tė shumtėn e herės,
vajza ėshtė ajo qė dėmtohet. Edhe nė pikėpamje ligjore, shtrėngimi i tė fejuarve
pėr t’u martuar nuk lejohet.
Njė fshehtėsi tjetėr e jetės sė
tė fejuarve pa kurorė ėshtė se pas ndarjes me zemėrim, ia pėrplasin
njėri-tjetrit tė metat dhe kėshtu, e copėtojnė tė ardhmen e tyre.
IV
ĒESHTJET E TJERA TE MARTESES
CILESITE QE KERKOHEN TE
BASHKESHORTJA
1. I Dėrguari i Allahut
(S.A.V.) nė kėshillat e tij pėr kėtė ēėshtje, gjithmonė ka parapėlqyer bukurinė
shpirtėrore mbi bukurinė trupore. E para ėshtė e pėrhershme, nuk vyshket, tjetra
ėshtė e vdekshme, zbehet, mbaron. Ka shumė bukuri qė pėr shkak tė shėmtive
shpirtėrore, s’mundet ta bėjnė njeriun tė lumtur. Ja disa nga kėshillat e Hz.
Pejgamberit: "Mos vini kurorė me gratė vetėm pėr bukuritė e tyre, ėshtė e mundur
qė bukuritė t’i rrėzojnė ato nga morali. Gjithashtu, mos u martoni pėr pasurinė
e tyre, ndoshta pasuria e varfėron vlerėn personale tė tyre. Martohuni pėr
pamjen e tyre besimtare. Jashtė ēdo diskutimi, ėshtė mė e vlefshme njė grua me
rrobė tė grisur, e zezė, por besimtare". "Atij qė i janė dhėnė kėto katėr gjėra,
do tė thotė se i janė dhėnė e mira e botės dhe e pėrjetėsisė: zemra qė
falenderon, gjuha qė pėrmend Allahun, trupi qė duron tė keqen, bashkėshortja qė
ruan nderin, tė shoqin dhe pasurinė". "Me gruan lidhet kurorė pėr katėr gjėra:
pėr pasurinė, fisin, bukurinė dhe besimin. Ti gjeje atė qė ėshtė besimtare dhe
do tė bėhesh i lumtur!"
2. Tė jetė e virgjėr. I
Dėrguari i Allahut i kėshillonte Pasuesit qė tė martoheshin me tė virgjėra.
Sepse kėshtu bėhet mė e lehtė dashuria dhe mirėkuptimi midis ēiftit. Por ka
lutur edhe tė mirėn e tė martuarve me gra tė veja pėr shkak tė punėve tė shumta
tė shtėpisė dhe fėmijėve tė shumtė.
3. Siē e bėmė tė njohur
martesėn mė sipėr, njė nga synimet e saj ėshtė dhe lindja e fėmijėve. Prandaj
duhet tė parapėlqehet gruaja pjellore nga ajo shterpė. I Dėrguari i Allahut
urdhėron: "Martohuni me gra qė lindin fėmijė dhe e duan familjen. Nė ditėn e
Kiametit krenohem para popujve tė tjerė me shtimin tuaj".
4. Eshtė e domosdoshme qė
gruaja tė dojė fėmijėt, por edhe tė mbrojė pasurinė, nderin dhe autoritetin e
burrit. Nė njė fjalė tė urtė tė Anadollit tonė thuhet se, nė se mashkulli ėshtė
njė lumė qė rjedh, gruaja ėshtė shtrati i tij. Me tė vėrtetė, gruaja, po s’qe e
suksesshme dhe e shtrėnguar nė punėt e shtėpisė, ē’fiton burri, derdhet si uji
nga shosha. I Dėrguari i Allahut urdhėron: "Mė dobishmja nga gratė
(gratė arabe)
qė hipi nė deve, ėshtė elita e grave kurejshe dhe prej tyre ajo mė e dhembshura
pėr fėmijėn e vogėl dhe mbikqyrėsja mė mirė e pasurisė sė burrit". Gjithashtu,
kur e kanė pyetur: "O i Dėrguari i Allahut, kush ėshtė mė e mira ndėr gratė?",
ėshtė pėrgjigjur kėshtu: "Gruaja qė gėzohet kur e sheh i shoqi, qė e ēon nė vend
kėrkesėn e tij me njė tė thėnė, qė nė ēėshtjet e nderit dhe tė pasurisė nuk
vepron nė kundėrshtim me pėlqimin e tė shoqit".
CILESITE QE KERKOHEN TE
BASHKESHORTI
Ashtu si tek bashkėshortja,
edhe tek bashkėshorti, cilėsia e parė qė kėrkohet, ėshtė besimi. Njė hadith
(porosi) qė ua pėrcollėm gjatė diskutimit tė domosdoshmėrisė sė martesės, do ta
pėrsėrisim edhe njė herė kėtu: "Martojeni vajzėn me atė qė do t’jua kėrkonte, nė
se do tė ishit tė kėnaqur me sjelljet dhe fenė e tij. Po s’ia dhatė, do tė
shkaktohej ndonjė intrigė dhe grindje e madhe". Njerėzit thanė: "O i Dėrguar i
Allahut, po s’pati pasuri dhe fis tė dėgjuar?" Ai u pėrgjegj kėshtu duke
pėrsėritur tri herė: "Martojeni me atė qė ia pėlqyet besimin dhe sjelljet".
Barazia
Nė sistemet e tjera juridike
kihej kujdes ndryshimi i mundshėm klasor midis ēiftit qė do tė martohej. Nė tė
drejtėn Brehmene tė hershme, fillimisht, prapėsohej dhe zgjidhej martesa e njė
burri me njė grua mė poshtė se klasa e tij, pastaj prapėsimi dhe zgjidhja e
martesės sė personave qė u pėrkisnin kasteve tė ndryshme ishte bėrė traditė. Nė
tė drejtėn romake martesa mund tė bėhej vetėm midis njė burri dhe gruaje me
qytetari tė njėjtė. Nė se njėra nga palėt e humbiste qytetarinė romake nė
ēfarėdo kushtesh, martesa prishej.
Nė tė drejtėn e Islamit
pėrshkruhen disa kėrkesa nė favor tė gruas. Gruaja ose prindi i saj, te burri qė
do tė bėhet dhėndėr, munden tė kėrkojnė disa kushte. Se si duhet tė jenė kėto
kushte, nga ana e juristėve janė zhvilluar pikėpamje tė ndryshme. Kėsaj
ēėshtjeje tė veēantė i thuhet "Kyfyv" -drejtpeshim, ngjashmėri, barazi.
Fraksionet kanė qenė tė
bashkuar nė pikėpamjen se barazia e besimit midis ēiftit qė do tė martohet,
pėrbėn kusht. Jashtė kėsaj, Hanefitė kishin vėnė si kusht edhe qė burri tė mos
jetė poshtė gruas si nivel fisnor, sipas kėsaj formule: Kurejshėt janė tė
barabartė midis tyre, arabėt e prapambetur midis tyre, joarabėt midis tyre dhe
kėshtu mund tė martohen. Veēanėrisht burri duhet tė kishte fuqi pronėsore tė
tillė qė tė mund t’i jepte gruas garancinė e kurorės dhe t’i siguronte asaj tė
ardhurat pėrkatėse tė jetesės pėr 6 muaj ose 1 vit; dhe nga pikėpamja e
profesionit, sipas opinionit tė bashkėsisė ku jetojnė, ta ketė tė tillė qė tė
mos ia thyejė zemrėn gruas.
Sipas Shafiive, burri mund tė
jetė mė poshtė se gruaja nga ana e shkallės sė besimit, fisit, profesionit dhe
lirisė (por tė mos jetė skllav).
Edhe Hanbelitė kanė zhvilluar
pikėpamje tė afėrt me kėtė.
Ndėrsa Malikitė kishin menduar
mė lirisht duke i dhėnė mė tepėr rėndėsi ēėshtjes sė fesė. Sipas tyre, barazia
duhet tė kėrkohet vetėm nė besim si dhe nė atė qė tė mos ketė tė meta trupore
dhe tė organeve.
Kritika dhe parapėlqimi
Shihet se juristėt Islamė nuk
kanė ardhur nė njė pikėpamje tė pėrbashkėt pėrsa u pėrket cilėsive qė kėrkohen
tek burri dhe barazisė. Imami Malik, Sevri, nga Hanefitė Imam Kerhi, sipas njė
tregimi Imami Shafii, nga nxėnėsit Muhammed b. Sirin dhe Omer b. Abdulaziz, janė
tė opinionit se barazia kėrkohet vetėm nė fe dhe nė moral. Me tė vėrtetė, edhe
hadithi (porosia), pėrkthimin e tė cilit e pėrsėritėm nė krye tė diskutimit, e
pohon kėtė opinion haptaz. Hadithet qė merren me ēėshtjen e kėrkimit tė barazisė
fisnore mes ēiftit, nuk i shpėtojnė dot tė qėnit tė dobėt (hadis daif) e tė
sajuar (hadis mevdu‘). Hadithet e vėrteta nuk mund tė nxjerrin njė urdhėr tė
tillė.
Pėrveē ngjashmėrisė fisnore,
barazia profesionale ndėrron sipas kohės dhe mjediseve. Disa profesione qė
konsiderohen tė ulta nė disa kohė dhe vende, nė kohė dhe vende tė tjera mund tė
mos konsiderohen kėshtu. Nė periudhėn e Emevive ka edhe qė kėmbėngulin se mbi
kėtė pikėpamje tė dijetarėve ėshtė ndikimi i fanatizmit arab.
Erdhi vendi qė tė themi se ka
hadithe (porosi) tė vėrteta tė tė Dėrguarit tė Allahut qė e shkulin me rrėnjė
dallimin midis njerėzve pėr shkak tė sojit. Pikėsėpari, nė kaptinėn el-Huxhurat
tė Kuranit (49/13), bėhet e qartė se Providenca Hyjnore tė gjithė njerėzit i
krijoi nga njė mashkull e njė femėr, pėr ē’arėsye ata janė tė barabartė, vetėm
se, pėr tė mundur tė njohin njėri-tjetrin me anė tė veēorive dalluese, i ndau
ata nėpėr fise. Lartėsimi midis njerėzish mund tė kėrkohet vetėm nė atė se sa
ata janė besimtarė. "S'ka dyshim se tek Allahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė
mė tepėr ėshtė ruajtur (kėqijat)". Edhe Hz. Pejgamber urdhėron kėshtu: "Njerėzit
janė tė barabartė si dhėmbėzat e krėhėrit. Asnjė arab nuk ka pėrparėsi nga
joarabi. Pėrparėsia ėshtė vetėm tek zbatimi i urdhrave fetare dhe ruajtja nga
ndalimet (takva)" Njė nga idetė e Ligjėratės sė Lamtumirės sė njohur tė tė
Dėrguarit tė Allahut, ėshtė kėshtu: "O njerėz! Jashtė ēdo diskutimi, Zoti juaj
ėshtė njė dhe babai juaj ėshtė njė. Tė gjithė jemi bijtė e Ademit, kurse ai
ėshtė nga dheu. Pranė Allahut, mė i vlefshmi nga ju ėshtė ai qė tregon mė shumė
nderim pėr Tė. Midis arabit e joarabit s’ka ansjė pėrparėsi pėrveē dimensionit
tė nderimit ndaj Allahut".
Le tė shtojmė edhe se Hz.
Pejgamber, vajzėn e menēur e tė bukur tė Kurejshve, i pranuar si fisi mė i
njohur dhe autoritar, vajzėn Kajs, tė quajtur Fatime, e kishte martuar me
Husame, djalin e njė skllavi tė liruar. Veēanėrisht, nė kohėn e tij, motra e
Abdurrahman b. Avfit nga fisi Kurejsh, pėrsėri me njė skllav tė liruar ishte
martuar, me Habeshliun Bilal. Ebu Hudhejfe, vajzėn e motrės, Fatimen, e kishte
lidhur me kurorė me skllavin e tij, Salim. I Dėrguari i Allahut, njė pjesė tė
kėtyre lidhjeve i kishte bėrė vetė, njė pjesė i kishte miratuar duke u bėrė
mbėshtetje e tyre.
Nė luftėn midis tė drejtės dhe
tė shtrembrės, qė nga njeriu dhe profeti i parė, Hz. Ademi, gjer mė sot, ajo qė
po e tregon forcėn e fundit sot, janė humbjet e mėdha nė frontin e sė drejtės,
nė krye tė tė cilave qėndron familja Islame. Numri i familjeve tė lidhura pas
besimit Islam, pas traditės dhe zakoneve tė tij, vjen duke u pakėsuar e u
pėrhumbur. Shkaku i kėsaj ėshtė prishja e kritereve dhe vlerave tė martesės.
Vajzat e rritura nė familjet muslimane hyjnė nė mjediset vėrtet me gjendje
pasurore tė favorshme, por qė s’besojnė, ndėrkaq, edhe meshkuj tė kujdesshėm
ndaj fesė, martohen me vajza qė s’i kushtojnė rėndėsi fesė. Kėshtu, nė familjen
Islame, shmangia vazhdon tė dalė nė shesh nė dy drejtime. Aspekti i hidhur i
kėsaj pune ėshtė qė edhe prindėrit, nė dukje besimtarė, tregohen tė
pakujdesshėm. Duke thėnė "kėrkojmė besimtar", dhėndėr tė pasur kėrkojnė. Kėta
njerėz, me trup tė kthyer nga Kiblja, por me zemrat nga malli, me thėniet e tyre
hyjnė nė tė pėrgjithshmen e asaj qė shpreh kjo porosi e tė Dėrguarit tė Allahut:
"Ēdo bashkėsi ka njė ambicje dhe ambicja e bashkėsisė sime ėshtė pasuria".
Njė nga Pasuesit, Sehl b. Sa’d
es-Saidi, tregon: "Njė ditė, para tė Dėrguarit tė Allahut kaloi njė burrė.
Atėherė ai e pyeti njerin nga ata qė i rrinin pranė: "Ē’thua pėr kėtė qė kaloi?"
Ai u pėrgjigj: "Ėshtė njeri nga aristokratėt, vallahi ėshtė shumė i denjė t’i
jepet vajzė po kėrkoi dhe t’i dėgjohet fjala, po foli diēka". I Dėrguari i
Allahut nuk foli. Ca mė pas kaloi njė tjetėr. Kėtė herė pėrsėri pyeti: "Po pėr
kėtė, ē’thua?" Njeriu u pėrgjegj: "O i Dėrguari i Allahut, ky ėshtė njėri nga tė
varfėrit e muslimanėve. Eshtė i denjė tė mos i jepet vajzė, po kėrkoi, tė mos i
pranohet ndėrmjetėsimi, po e bėri, tė mos i dėgjohet fjala, po foli". Nė lidhje
me kėto dy pėrgjigje, i Dėrguari i Allahut urdhėroi e foli kėshtu: "Ky ėshtė mė
e vlefshėm se ai tjetri, sa e gjithė bota!"
KERKIMI I VAJZES
Nė kohėn e Hz. Pejgamberit, pėr
tė kėrkuar njė vajzė, pothuajse veprohej lirisht. Hz. Aliu, nėnėn tonė Fatime,
ia kishte kėrkuar tė Dėrguarit tė Allahut personalisht. Pasuesit e Profetit,
vajzat ose motrat e tyre nė moshė tė martesės ua propozonin personave qė u
dukeshin tė pėrshtatshėm dhe ata ose pranonin, ose e prapėsonin propozimin. Nga
gratė besimtare tė vyera kishte dhe tė tilla qė personalisht propozonin pėr
martesė. Kjo vinte nga zelli fetar, afėrsia dhe thjeshtėsia.
I Dėrguari i Madh urdhėron e
thotė: "Njė person le tė mos i bjerė nė qafė vėllait besimtar duke kėrkuar tė
njėjtėn vajzė. Nė se i pari ka hequr dorė ose i jep leje, nuk ka ndonjė
pengesė".
Nuk ėshtė e lejueshme t’i
propozohet haptaz pėr martesė njė gruaje qė ndodhet nė periudhėn e pritjes pas
ndarjes ose vdekjes sė tė shoqit (iddet)
GARANCIA E KURORES (MEHIR)
DHE DHURATA
Garancia e kurorės nė tė
drejtėn Islame quhet sasia e caktuar e mallit qė lind si e drejtė e gruas nė
aktin e lidhjes sė kurorės. Kjo vlerė pasurore ėshtė e drejta pasurore personale
e kandidates pėr martesė dhe jo e nėnės, babait apo mbikqyrėsit - "velī" (nė se
s’i ka prindėrit). Kjo ėshtė njė pagesė kompensimi qė kryhet nga ana e
mashkullit. Plotėson nevojat e femrės dhe i jep vlerė asaj. Mehiri, siē mund tė
jetė i parapaguar, -quhet pagesė e rėndė-, mund tė jetė edhe i paspaguar (nė
shkurorėzim ose vdekje). Mehiri ėshtė i detyrueshėm nė lidhjen e kurorės. Edhe
nė s’u pėrmendtė gjatė aktit tė kurorėzmit, madje edhe nė u kryeftė akti me
kusht qė tė mos jepet mehir, dhėnia e tij lind si detyrim te mashkulli pa e vėnė
femrėn para njė situate.
Nuk ka kufij maksimalė dhe
minimalė pėr garancinė e kurorės. Vetėm se duhet bėrė e qartė menjėherė qė nė
Islam martesa nuk vihet para ndonjė shtrėngimi. Pėrkundrazi, pėrsosja e
institucionit tė martesės lehtėson shtimin e brezit dhe zhdukjen e
prostitucionit. Nė vartėsi tė kėsaj, pėlqehet qė, nė pajtim me gjendjen pasurore
tė burrit, garancia e kurorės tė mos jetė e tepėrt. Hz. Pejgamber urdhėron e
thotė: "Mė e mira e mehirit ėshtė e pakta". Mehiri ėshtė e drejta personale
ekskluzive e femrės. Ajo s’ėshtė e detyruar tė bėjė pajė me tė.
Prindėrit e vajzės ose tė
afėrmit e saj nuk mund tė kėrkojnė asnjė lloj pagese nga burri. Pagesat qė bėhen
nė vendin tonė nga dhėndėri pėr nam nė formėn e bakshisheve (dhuratave) dhe tė
njohjes sė parė, nuk kanė asnjė lidhje me Islamin. Eshtė mė tepėr njė praktikė e
mbetur nga fiset primitive. Nė fenė Islame, njė njeri i lirė nuk mund tė shitet
nė asnjė formė. Qoftė kėrkesa e tepruar nė formėn e shpenzimeve tė mėdha si
parapagesė pėr nusen, qoftė dhurata e njohjes sė parė, diēka e palegalizuar,
pėrbėjnė shtrėngime ndaj martesės. Dhe kjo po shton marrėdhėniet jolegale dhe
rrėmbimet e vajzave. Dhe pėrfundim i kėsaj janė armiqėsitė, grindjet dhe
vrasjet...
DASMA
Dasma ėshtė sunnet (traditė). I
Dėrguari i Allahut (S.A.V.) urdhėron e thotė: "Bėj dasmė, bėj gosti qoftė edhe
me njė dele". Dasma ėshtė edhe mundėsia e lajmėrimit tė njė pune tė mirė, edhe e
bashkimit tė gėzimit me dėfrimin, edhe e ushqimit tė vobegtėve. Ftesės sė dasmės
ėshtė e domosdoshme t’i pėrgjigjet. Hz. Pejgamber urdhėron kėshtu: "Haja mė e
keqe ėshtė ajo kur tė varfėrit e braktisin hajen e ftuar tė tė pasurve. Kush s’i
pėrgjigjet ftesės, ka kundėrshtuar Allahun dhe tė Dėrguarin e tij".
Nuk ka asnjė fshehtėsi ndalese
pėr dėfrimin normal nė dasėm, sepse ajo ėshtė shkak e mundėsi pėr hare, gėzim e
dėfrim. Madje, kjo ėshtė urdhėruar. I Dėrguari i Madh urdhėron kėshtu: "Dallimi
midis lejimit (martesės) dhe ndalimit (zina-adulter)
ėshtė lidhja e kurorės, dėfrimi dhe rėnia e dajres".
Islami nuk u bėhet pengesė
dėfrimeve normale nė ditė gėzimi e festash, pėrkundrazi, u jep rėndėsi atyre.
Eshtė e domosdoshme pėr njė shoqėri sendėrtimi dhe vazhdimi i vetėdijės dhe
botės emocionale karakteristike nacionale. Shoqėria qė realizon kėrkesat e saj
me anė tė ēdo fronti tė Islamit, ėshtė njė bashkėsi qė ēon pėrpara forcėn e vet
jetike. Duke ekzistuar fjala dhe veprimi i tė Dėrguarit tė Allahut nė formėn e
shumė porosive, tė pengosh dasmėn dhe dėfrimin nė dasmė, mbi ēdo gjė ėshtė nė
kundėrshtim me sunnetin (traditėn). Dhe, tė pėrsėrisim, dasma dhe dėfrimi tė
pėrshtatshme me moralin Islam, me kėrkesat fetare Islame...
Njė ditė kurban bajrami, Hz.
Ebu Bekir shkon te vajza e tij, Aishe. Nė shtėpi, i Dėrguari i Madh, i mbuluar
me veshjen e tij nė pėrputhje me rregullat, ndiqte kėngėn me dajre tė dy vajzave
tė reja. Ebu Bekri i hesht vajzat. Hz. Pejgamber i thotė: "Leri ato, Ebu Bekir,
ēdo njeri ka festė. Kjo ėshtė festa jonė!" Muavizi tregon pėr vajzėn e tij,
Rubej: "Kur po bėhej dasma, erdhi e u ul Hz. Pejgamber. Vajzat e reja i binin
dajres dhe kujtonin me kėngė babėn dhe xhaxhallarėt e mi tė rėnė dėshmorė nė
luftėn e Bedrit. Njė njė ēast, njėra nga vajzat kėndon: "Mes nesh ėshtė Profeti
qė njeh tė nesėrmen..." Menjėherė Pejgamberi i nderuar i kthehet asaj: "Lere
kėtė fjalė! Vazhdo me kėngėn e parė". Hz. Aisheja kishte martuar njė vajzė tė
afėrmen e saj me njė nga ensarėt. Pejgamberi i nderuar i tha asaj: "Aishe,
ndoshta nė dasmėn e tyre s’kishte dėfrim. Por ensarėve u pėlqen dėfrimi". Sipas
njė tregimi, Hz. Pejgamber i thotė kėshtu Aishesė: "A dėrguat bashkė me nusen
ndonjė vajzė t’i bjerė dajres dhe tė kėndojė?" Dhe Aisheja: "Po tė dėrgonim, ēdo
tė thoshte?" I Dėrguari i Allahut iu pėrgjigj me njė vjershė tristrofėshe duke
shtuar nė fund: "Ja, kėshtu mund tė thoshte!"
Njė person i ftuar nė dėfrimet
e kurorės ose tė ngjashme me to, po vėrejti ndonjė gjė tė palejueshme, duhet ta
ndalojė. Po s’ia arriti, s’duhet tė marrė pjesė nė atė ftesė, s’duhet tė marrė
pjesė nė gosti. Hz. Pejgamber ka urdhėruar kėshtu: "Kush nga ju sheh njė tė
keqe, ta prapėsojė me dorėn e tij. Po s’pati forcė, ta pengojė me fjalė. Po s’e
bėri edhe kėtė, tė paktėn me zemėr ta urrejė, gjė qė ėshtė pika mė e dobėt e
besimit". "Kush i beson Allahut dhe Ditės sė Pasosur, tė mos ulet nė sofrėn ku
ka pije alkoolike".
V
NDALIMET MARTESORE
Nė tė drejtėn e Iranit tė
Vjetėr nuk u jepej rėndėsi ndalimeve nė martesė, madje martesa kėshillohej edhe
midis vėllait e motrės. E drejta e Iranit nuk i kishte ndaluar marrėdhėniet
seksuale mes afėrsisė gjinore. Gjendja ishte e njėjtė edhe nė tė drejtėn e
Egjiptit tė Vjetėr.
Sipas sė drejtės sė Kinės,
ndėrsa nuk lejohej martesa e personave me afėrsi nga ana e atit, afėrsisė nga
nėna nuk i kushtohej rėndėsi.
Nė Kuranin e Madhnueshėm, nė
kaptinėn Nisa (4/22-24) dhe nė disa hadithe sqarohen personat midis tė cileve
ėshtė e ndaluar lidhja e kurorės. Kėta mund tė radhiten kėshtu:
1. Me lidhje atėrore: nėnat,
vajzat, motrat, hallat, tezet, mbesat.
2. Me lidhje farefisnore:
vjehrrat, thjeshtrat, nuset, njerkat.
3. Me lidhje qumėshti: Te
gjithė sa u pėrmendėn mė sipėr, nė se kanė lidhje qumėshti. P. sh. nėnėqumėshti,
motėrqumėshti, etj.
4. Nė Islam, siē do ta
shpjegojmė mė tej, kur plotėsohen disa kushte, ėshtė e lejuar martesa deri me
katėr gra. Por ėshtė e ndaluar martesa me mė shumė se katėr. Pėr pasojė, njė i
martuar me katėr gra, nuk mund tė martohet me tė pestėn.
5. Eshtė e ndaluar tė bashkohen
nė njė kurorė femra me lidhje gjaku. Nė kėtė ēėshtje merret pėr bazė ky rregull:
Nė se dikush do tė martohet me mė shumė se njė grua dhe njėrėn nga kėto pėr njė
ēast e supozojmė mashkull, nė se ky mashkull do tė martohej, pastaj, me njerėn
nga ato gratė me tė cilat bie nė lidhje afėrsie sipas tri pikave tė para,
atėherė ai dikushi nuk mundet t’i mbledhė ato gra nėn njė kurorė. Pėr shembull,
dy motra ose tezen me mbesėn, etj.
6. Nuk lejohet martesa me tė
fejuarėn e njė tjetri ose me atė qė ndodhet nė periudhėn e pritjes (iddet) pas
ndarjes ose vdekjes sė tė shoqit.
7. Nuk lejohet martesa me njė
jomuslimane, pėrjashtuar ēifute ose krishtere.
8. Pas pėrfundimit tė plotė tė
ndarjes, gruaja e ndarė nuk mund tė martohet sėrish po me atė burrė. Veē nė se
gruaja e ndarė, pasi martohet me njė burrė tė dytė dhe ėshtė ndarė ose i ka
vdekur burri, ėshtź e lirė tė martohet pėrsėri me tė parin.
AFERSIA E QUMESHTIT
Nė Kuranin e Madhnueshėm, duke
numėruar gratė me tė cilat ndalohet martesa, urdhėrohet: "...nėnat tuaja
tė qumėshtit, dadot e qumėshtit..." Edhe Hz. Pejgamber urdhėron: "Siē ndalohen
ato nė afėrsinė atėrore, ndalohen edhe ato nė afėrsinė e qumėshtit". Edhe nė
identitetin e afėrsisė farefisnore me afėrsinė e qumėshtit, imamėt e katėr
fraksioneve (mezhebeve) kanė rėnė nė njė pikėpamje tė pėrbashkėt. Kėsaj vetėm
Ibn Tejmijje i del kundėr.
Nė Kuran nuk ka ndonjė shėnim
nė lidhje me urtėsinė e afėrsisė sė qumėshtit. Kurse nė hadithet (porositė) janė
shėnuar disa urtėsi.
Pėrsa i pėrket ndalimit tė
martesės sė atyre qė janė tė afėrt me lidhje atėrore dhe farefisnore, qėndrojnė
dy shkaqe tė rėndėsishme. I pari, ėshtė shkaku gjenetik: Te fėmija qė do tė
lindė nga prindėr me afėrsi gjaku, (me rrugė trashėgimie, me kromozome dhe gene
kalojnė cilėsi tė ndryshme dhe veēori shpirtėrore), pėr shkak tė ngjasimit tė
madh tė tyre tek tė dy prindėrit, fėmija i lindur do tė jetė i mangėt nga ana
mendore ose i marrė.
Shkaku i dytė ėshtė shpirtėror
dhe moral. Nga pikėpamja e qėnies tė afėrt, personat qė duhet tė tregojnė
respekt ndaj njėri-tjetrit, pas martesės, ky respekt zhduket. Gjithashtu, kjo
ėshtė nė kundėrshtim me konceptet njerėzore, natyrėn e moralin njerėzor.
Tė mendojmė tani, tė njėjtat
shkaqe pėr afėrsinė e qumėshtit. Fėmija i periudhės sė qumėshtit, duke thithur
nėnėn, e ushqen trupin, i rrit eshtrat dhe mishin. Me kėtė lėndė ushqyese tė
shkėlqyer qė pėrmban lėndėt ushqimore bazė, mos vallė kalojnė edhe veēori
shpirtėrore? Nė kėtė ēėshtje ende nuk ka ndonjė mendim pozitiv ose negativ
shkencor. Por dihet nga mjekėsia se disa sėmundje imunitare ose tė fituara tė
nėnės kalojnė tek fėmija. Eshtė e mundur qė njė ditė, mjekėsia tė provojė
kalimin tek fėmija edhe tė veēorive shpirtėrore me anė tė qumėshtit.
Nė hadithi sherif urdhėrohet:
"Njė e dy thithje gjiri nuk lindin afėrsi". Nga dy tregimet e ardhura nga Imami
Shafii dhe Imami Ahmed, sipas njėrit, pėr tė krijuar afėrsi tė vazhdueshme me
rrugė qumėshti, fėmija duhet tė thithė gjirin gjer nė ngopje pesė herė nga pesė
thithje. Sipas disa tė tjerėve, ėshtė e mjaftueshme tri herė. Por Hanefitė, me
qė nuk ėshtė i lehtė kontrolli nė dhėnien e gjirit, duke u treguar tė
kujdesshėm, kanė thėnė se, edhe sikur njė herė tė ndodhė, me njė thithje gjiri
absolute afėrsia mbetet e pėrhershme. Nė njė hadith tjetėr ėshtė urdhėruar
kėshtu: "Afėrsia e qumėshtit realizohet vetėm nė periudhėn e nevojės pėr
qumėsht. Pas periudhės sė qumėshtit (dy-dy vjeē e gjysmė), dhėnia e gjirit
eventuale nuk mund tė shkaktojė afėrsi gjiri. Kėto eventualitete tė afėrsisė sė
gjirit pohojnė se veēoritė fizike e shpirtėrore qė merr fėmia me anė tė
qumėshtit nga nėna, ndėrtojnė bazėn e atyre veēorive tek ai.
Kurse tek pengesat
moralo-etike, si pengesa nė martesėn midis farefisit, futet edhe qumėshti. Njė
grua qė merr fėmijėn nė prehėr dhe i jep gji, qė i pėrcjell ushqim mishit,
eshtrave dhe gjakut tė tij, gjithsesi bėhet e denjė pėr t’u respektuar si nėnė.
Shah Velijjullah ed-Dihlevi
thotė: "Gruaja qė bėhet shkak pėr zhvillimin dhe rritjen e njė fėmije, pėr
ngritjen e tij nė kėmbė, nga kjo pikėpamje i ngjan nėnės sė vėrtetė. Aq sa nėna
e ruan fėmijėn nė bark, edhe nėna e gjirit, pas lindjes, i siguron atij nevojėn
pėr qumėsht. Pas nėnės sė vėrtetė, ajo i bėhet njė nėnė e dytė. Dhe fėmijėt e
saj janė ashtu si motrat e vėllezėrit e vėrtetė tė tij. Kur nėna e qumėshtit i
hap prehėrin atij, i ka treguar afėrsi, prandaj, sidoqė tė jetė, mbi fėmijėn ka
lindur si detyrim, pėr tė mbetur e tillė gjithmonė, e drejta e nėnės. Nė vegjėli
fėmija ka parė shumė tė mira prej saj. Pėrkundėr tė gjitha kėtyre, t’i dalėsh
pėr zot asaj duke i thėnė bashkėshorte e tė kryesh marrėdhėnie seksuale me tė,
ėshtė diēka qė s’do ta pranonte kurrė njė njeri i vėrtetė. Kur ka gjithato
kafshė tė pamend qė nuk veprojnė kėshtu ndaj nėnės ose nėnės sė qumėshtit,
njerėzit si mund tė veprojnė?
MARTESA ME NJE GRUA
TE PAMORALSHME
"Laviri nuk duhet tė martohet
me tjetėr pėrveē me lavire ose politeiste, kurse lavirja tė mos martohet me
tjetėr pėrveēse me lavir ose ndonjė politeist. Ajo ėshtė ndaluar pėr
besimtarėt".
Pėrmbi kėtė ajet juristėt kanė
zhvilluar pikėpamje tė ndryshme. A mund tė martohet njė musliman me njė grua qė
bėn zina (adulter, marrėdhėnie jashtė kurore)? Shumica janė tė opinionit se mund
tė lidhet kurorė me njė grua qė ka bėrė zina. Kurse sipas njė tregimi tė ardhur
nga Hz. Ali, Aisheja, Berai dhe Ibni Mesudi, kjo gjė s’ėshtė e lejueshme. Ibni
Kajjimi mbron pikėpamjen e dytė. Ai thotė: "Nė Kuranin e Madhnueshėm besimtari
ėshtė urdhėruar tė martohet me njė grua tė virtytshme dhe vetėm me kėtė kusht
martesa ėshtė konsideruar e rregullt. Dhe martesa qė s’e pėrmban kėtė kusht,
ėshtė e pamundur. Ai qė do tė martohet, ose e pranon kėtė kusht tė Allahut, ose
jo. Po s’e pranoi, ėshtė femohues, ėshtė politeist. Nė se e pranon, por s’e
praktikon, domethėnė martohet me njė grua qė bėn zina, kėtė radhė edhe kurora
nuk ka vlerė ligjore, gjithashtu edhe vetė konsiderohet se bėn zina. Ja, pra, ky
ėshtė edhe kuptimi i ajetit. Ibni Kajjimi pėr kėtė ēėshtje bėn edhe parashtrime
tė tjera.
Ēdo grua qė bėn zina, nuk
qėndron nė tė njėjtin nivel tė fajit. Dikush ka shprehur pendim, dikush ėshtė
zvarritur nė kėtė fatkeqėsi pa dashje, po tė gjente ndonjė qė ta shpėtonte, do
tė ishte shumė e kėnaqur. Gjithsesi, tė shpėtosh njė tė tillė, duhet tė jetė njė
gjė e mirė. Dikush gjen prehje nė prostitucion, edhe po u martua, syrin do ta
ketė tek tjetri. Ja, pra, tė martohesh me njė tė tillė, do tė thotė tė miratosh
prostitucionin. Kjo do tė thotė tė jetosh me njė qėnie qė nė Kuran ėshtė
cilėsuar "habis -e fėlliqur", gjė qė nuk i pėrshtatet njė besimtari.
Sipas sė drejtės romake, ishte
e ndaluar martesa me njė prostitutė, me njė aktore dhe me njė grua tė dėnuar.
Ishte e ndaluar edhe martesa e klaseve tė larta me libertė ose me fėmijtė e
aktorėve tė teatrove.
BIRESIMI
Ashtu si nė tė drejtėn romake
qė pėrbėn themelin e sė drejtės moderne, edhe nė periudhėn e injorancės para
Islamit, pėrfshihej birėsimi i fėmijėve. Fėmija i ardhur nga atėsia e njė
tjetri, merrej nė familje dhe trajtohej si fėmijė i vėrtetė, pėr pasojė, i
ndalohej martesa me ndonjė nga pjesėtarėt e tjerė. Thirrej si fėmija i asaj
familjeje dhe mund t’i lihej si trashėgim atij qė e kishte birėsuar.
Edhe Hz. Pejgamber kishte
birėsuar Zejdin, tė birin e Harisesė, tė cilin ia kishte dhuruar gruaja e tij e
parė, Hz. Hatixheja. Prandaj atė e thėrrisnin Zejdi i biri i Muhammedit (Zejd b.
Muhammed). Por mė vonė ishte hequr zakoni i birėsimit. "Allahu nuk krijoi dy
zemra nė gjoksin e asnjė njeriu e as nuk ua bėri djem tuaj tė adoptuarit tuaj.
Kėto janė vetėm thėnie tuaja qė i shqiptoni me gojėt tuaja e Allahu e thotė atė
qė ėshtė realitet dhe ai udhėzon nė rrugėn e drejtė. Ju thirrni ata nė etėrit e
vėrtetė tė tyre kjo ėshtė mė e drejtė tek Allahu e, nė se nuk ua dini etėrit e
tyre, atėherė ata janė vėllezėrit tuaj dhe tė afėrmit tuaj nė fe". Pas kėtyre
ajeteve, Hz. Zejdi ėshtė quajtur Zejdi, i biri i Harisesė.
Duke u hequr instituti i
birėsimit, hiqet edhe afėrsia e fėmijės sė birėsuar. Nuk ka ndonjė ndalesė pėr
t’u martuar me tė ose me tė afėrmit e tij. Madje, zbatimin e kėsaj Providenca
Hyjnore fillimisht e kishte bėrė te Profeti i vet.
Thėniet "birėri ahireti" ose
"vėllazėri ahireti" nuk pėrbėjnė pengesa pėr martesėn. Nė fakt, nė tė drejtėn
Islame, pėrveē afėrsisė atėrore, afėrsisė fisnore dhe afėrsisė sė qumėshtit, nuk
pranohet vėllazėria midis njė mashkulli dhe njė femre.
KURORA E PERKOHSHME
Lidhja e kurorės ėshtė akti qė
pėrfaqėson mbėshtetjen nė prehje e kėnaqėsi, nė dashuri e dhembshuri, qė
realizon qėllimin e krijimit tė familjes dhe lindjes sė fėmijėve. Qoftė edhe nė
prani tė dėshmitarėve, nėnshkrimi i njė akti pėr lidhje tė pėrkohshme me njė
grua, nuk pranohet si kurorė. Qoftė edhe pėr dhjetė ose njėzet vjet. I Dėrguari
i Allahut kėtė veprim tė quajtur "kurorė tė huajsh" nė gjuhėn e popullit, e
kishte ndaluar nė mėnyrė pėrfundimtare. Nuk ėshtė e drejtė thėnia se Abdullah b.
Abbasi e ruajti opinionin e tij sipas tė cilit kurora e pėrkohshme ėshtė reale.
Nga Pasuesit dhe bashkėkohėsit (tabiin) nuk ka asnjė qė ta ketė pranuar kėtė
lloj kurore.
PJESA E DYTE
GRUAJA NE FAMILJE
I. Gruaja nė familjen Islame
II. Tė drejtat dhe detyrat e
gruas dhe
burrit ndaj njėri-tjetrit
III. Poligamia
IV. Shkurorėzimi
V. Rimartesa e penguar
VI. Gruaja nė trashėgimi
HYRJE
Para lindjes se Islamit, nė tė
njėjtėn kohė nė ēdo vend tė botės, femra zotėronte shumė pak tė drejta si nė
vajzėri, si nė martesė. Nė periudhat mė tė shkėlqyera tė qytetėrimit tė vjetėr
grek, nė Romė gjer nė shek. III e.r., nė Kinė, nė tė drejtėn indiane, nė tė
drejtėn izraelite... gruaja ndodhej nėn tutelė dhe nuk mund tė ushtronte nė emėr
tė saj asndonjė ēfarėdo tė drejte. Para martesės jetonte nėn urdhėrat e tė atit,
nė martesė nėn burrin dhe, pas vdekjes sė tij, nėn urdhėrin e djalit tė madh ose
tė njė mashkulli tė fisit. Edhe gjendja nė Gadishullin Arabik nuk kishte ndonjė
ndryshim nga kjo.
I
POZITA E GRUAS
NE FAMILJEN ISLAME
"Xhenneti ndodhet nėn kėmbėt e
nėnave".
(Hadithi sherif)
MUNDESITE FIZIOLOGJIKE DHE
PSIKOLOGJIKE
TE BURRIT DHE GRUAS
Eshtė njė e vėrtetė e
pamohueshme fakti qė femra dhe mashkulli ndryshojnė pėr nga ndėrtimi trupor.
Personat e mirinformuar qė zhvillojnė pikėpamjet nė ēėshtjen e tė drejtave tė
gruas, pėrpiqen tė shqyrtojnė shkaqet e ndryshme tė kėsaj mosbarazie. Disa
pretendojnė se me kohė ndryshimet fiziologjike do tė zhduken dhe, pėr pasojė,
edhe si psikologji, do tė vijė njė ditė qė femra dhe mashkulli do tė jenė tė
ngjashėm me njėri-tjetrin. Duke i lėnė mėnjanė kėto diskutime, kur shohim
gjendjen e sotme, sekset e kundėrta qė zotėrojnė ndėrtime trupore tė ndryshme,
nė vartėsi tė ndėrtimeve, kryejnė funksione tė ndryshme. Ashtu si asnjė mashkull
nuk mund tė lindė fėmijė, ashtu edhe asnjė femėr nuk mund tė fekondojė. Nuk
duhet minimizuar ky ndryshim midis dy sekseve. Sepse "instinkti seksual, pa qenė
njė vlerė psikofizike krejtėsisht mė vete, por duke qėnė njė element bazė i
fiziologjisė sė pėrgjithshme tė trupit tė njeriut, ėshtė i lidhur me sistemet e
tij nė mėnyrė tė pazgjidhshme ...Duhet tė dimė mirė edhe kėtė qė analiza e
instinktit seksual mund tė na ēojė nė veēoritė fiziologjike tė njė njeriu".
Nė vartėsi tė ndėrtimit
fiziologjik, edhe nė fushėn e psikologjisė, gjithsesi, do tė ketė ndryshime tė
rėndėsishme. Ndjenjat e holla tė femrės, sjelljet me tė cilat ajo u pėrshtatet
kėrkesave dhe ndryshimeve tek fėmija, nuk mund t’i gjeni tek njė mashkull.
Mashkulli zotėron aftėsinė pėr tė pėrballuar shfaqjet e ashpra dhe zemėrthyerėse
tė natyrės si dhe vėshtirėsitė e panumėrta tė jetės. Psikologėt shpjegojnė
ndryshimet shpirtėrore midis mashkullit dhe femrės. Pėr mashkullin nė shtėpi
ėshtė esenciale t’i dalė pėr zot femrės, kurse pėr femrėn esenciale ėshtė t’i
nėnshtrohet mashkullit, ta ruajė personalitetin e saj nė njė nivel tė mundshėm
dhe t’ia bėjė tė pranueshėm burrit, ta mbajė burrin "tė varur ndaj shpirtit dhe
trupit tė saj". "Pėr burrin familja ėshtė njė rezidencė, pėr gruan, njė
istikam". Nė organizmin e femrės ka disa veēori fiziologjike natyrore.
Temperaturėn e ka mė tė lartė, pulsin dhe frymėmarrjen mė tė shpeshtuar. Te
mashkulli mbisundon forca muskulare. Eshtė thėnė se kjo gjendje e ve gruan nė
njė pozicion medis fėmijės dhe burrit".
Madam Xhina Lombrozo, qė njihet
pėr kėrkimet e saj nė fushė tė psikologjisė sė femrės, "me njė mendėsi akademike
shumė tė zgjuar dhe tė paanshme", tek L’ame de la famme dhe La famme dans la
societe actuelle bėn shpjegime qė tė tėrheqin vėmendjen: "Pėr shkak se femra
ndien dashuri nga tė tjerėt, vazhdimisht ėshtė nė vartėsi tė tė tjerėve. Uni i
mashkullit ėshtė njė fener vezullues qė i tregon atij rrugėt drejt vetvetes. Nga
ky shkak mashkulli nuk kėrkon udhėzues dhe nuk mbėshtetet tek askush. Kurse
altruizmi (vetmohimi) i gruas vazhdimisht e mbėshtet atė tek tė tjerėt dhe i
bėhet pengesė pėr tė ecur vetė pa udhėzues. Kjo gjendje s’ka lidhje vetėm me
dashurinė dhe me tė dashuruarit, ndoshta nė tė njėjtėn kohė ėshtė e tillė edhe
nė jetėn e pėrditshme. Gruaja ėshtė si njė lianė (dredhkė), ashtu qė, edhe sikur
rrėnja t’i jetė tharė, gjen njė degė tė thatė ose njė mur pėr t’u mbėshtetur dhe
vazhdon tė jetojė. Fatkeqėsia mė e madhe pėr tė ėshtė qė tė mbetet pa njė
mbėshtetje ose njė pėrkrahje. Ka njerėz qė kėtė nevojė pėr mbėshtetje e kėtė
dobėsi pėr t’iu kushtuar tė tjerėve-gjė qė, nė tė njėjtėn kohė, pėrbėn forcėn e
femrės, -ia veshin asaj si mungesė edukate. Porse edhe femra mė e arsimuar dhe e
edukuar ka nevojė pėr njė mbėshtetje tė tillė.
Specialisti Prof. Dr. Mazhar
Osman, pasi prek ēėshtjen e ndryshimeve organike e shpirtėrore femėr-mashkull,
thotė: "Nė kohėt e vjetra, pretendimi i tė rinjve feministė tė sotmė nė formėn e
konceptit tė barazisė ligjore, nuk ekzistonte. Barazia ligjore nuk i bėn tė
lumtur dy breza tė krijuar jo nė tė njėjtėn rrugė dhe qė idealet dhe kėnaqėsitė
nė jetė i kanė tė ndryshme, ndoshta, si diēka jo e natyrshme, qė tė dy i
shtrėngon. Meshkujt e kafshėve sa tė ashpėr e vulgarė janė ndaj femrave! Me kohė
femra shkėmbehej, blihej, vidhej, shitej. Si tė thuash, s’ishte e zonja e
vetvetes. Ajo ishte njė gjė, njė gjė qė nevoitej pėr vazhdimin e brezit...
Madje, akoma nė vendet ku femra trajtohet si kurorė koke, martesa i jep njė
formė ekzistence tjetėr, ia humb plotėsisht ndjenjėn e mėparshme tė vetevetes.
Nga zonjushė bėhet zonjė, bart emrin e tė shoqit, njihet si mall i atij burri.
Porse tek mashkulli martesa nuk shkakton ndonjė ndryshim. Martesa, sado e
shkėlqyer qė tė bėhet, nė fund tė fundit, ėshtė akti qė e vė gruan nė shėrbim tė
burrit. Nė Angli, detyra e bashkėshortes ėshtė tė dashurojė, tė shėrbejė, tė
jetė e bindur, shprehje kėto qė pėrsėriten vazhdimisht. Poeti Shelly thotė:
"Bindja ėshtė detyra e gruas nė botė". Pėrballė epėrsisė sė jashtme tė burrit,
gruaja zotėron njė qėndresė tė fshehtė. Pėr tė nėnshtruar burrin, gruaja
pėrfiton nga delikatesa natyrore e saj dhe pasivitetin e ndjenjės e zbaton nė
formėn qė tė dojė. Nė kėtė martesė tė lumtur delikatesa e njėrit kėmben
ashpėrsinė e tjetrit. Njėra anė kėrkon tė bėjė presion, tė urdhėrojė, tė
lartėsojė vullnetin gjer nė dhunė. Kurse ana tjetėr fiton me dobėsi dhe
nėnshtrim tė thellė, me bindje dhe dorėzim. Ja, pra, kjo ėshtė shija e martesės.
Krijimi kaq i ndryshėm i dy sekseve nga njėri-tjetri lind respekt reciprok dhe
dashuri".
NDARJA E DETYRAVE
Feja Islame nė institucionin e
martesės ka pėrcaktuar ndarjen e detyrave midis gruas e burrit nė pėrputhje me
mundėsitė e tyre materiale e shpirtėrore. Ēdo seksi i ka dhėnė punėn qė mund ta
pėrballojė, "ka respektuar specialitetin". Gruas nuk i ka ofruar punėn qė s’mund
tė bėhet, nuk i ka ngarkuar pėrgjegjėsinė qė s’mund tė bartet.
Nė Kuranin e Madhnueshėm
njerėzve, nė pėrgjithėsi, u ėshtė drejtuar nė gjininė mashkullore, fjalėt u
pėrkasin meshkujve. Shkaku i kėsaj ėshtė veēoria e gjuhės arabe. Nė arabisht,
pėr t’iu drejtuar njė grupi njerėzish tė pėrbėrė prej meshkujsh e femrash, ose
pėr tė folur nė adresė tė tyre, pėrdoret gjinia mashkullore.
Para Islamit, ashtu si nė
vendet e tjera tė botės, edhe nė Arabi gruaja ndodhej nė gjendje tė keqe. Feja
Islame i kish sjellė tė drejtat gruas, e kishte ngritur atė nė njė nivel tė
lartė. Nė kuadrin e lirisė qė dha ky revolucion i papritur dhe i mrekullueshėm,
gratė mund t’i shprehnin krejt hapur mendimet e tyre. Ashtu siē e bėmė tė ditur
edhe pak mė parė, pavarėsisht nga pėrdorimi i formės mashkullore tė pohimeve tė
Kuranit tė Madhnueshėm pėr shkak tė veēorive gjuhėsore, gratė kishin kėrkuar
zbritjen e ajeteve Kuranore qė bėnin fjalė posaēėrisht pėr to. Njė ditė, zonja
Ummi Umare, nga muslimanet ensare, kishte shkuar pranė tė Dėrguarit tė Allahut
dhe i kishte thėnė kėshtu: "O pėrfaqėsues i Allahut, shoh se ēdo gjė ėshtė pėr
burrat, emri i grave nuk pėrmendet". Nė lidhje me kėtė, zbriti ky ajet: "Nuk ka
dyshim se pėr muslimanėt e muslimanet, besimtarėt e besimtaret, adhuruesit e
adhurueset, tė sinqertit e tė sinqertat, durimtarėt e durimtaret, tė
pėrvuajturit e tė pėrvuajturat, sadakadhėnėsit e sadakadhėnėset, agjėruesit e
agjėrueset, ruajtėsit e nderit e ruajtėset e nderit, shumė pėrmendėsit e Allahut
e shumėpėrmendėset e Allahut, Allahu ka pėrgatitur falje dhe shpėrblim tė madh".
Nga pikėpamja e shpėrblimit
shpirtėror, vlera nė lartėsinė e Allahut mes gruas e burrit, ėshtė pikėrisht
barazia qė kėrkon gruaja muslimane! Bashkėshortja e Hz. Pejgamberit, nėna jonė
Ummi Seleme, shpreh dėshirėn: Ē’bėhej sikur edhe ne tė bėheshim burra, tė
luftonim si ata dhe tė fitonim shpėrblimin e tyre!" Nė lidhje me kėtė, zbriti ky
ajet: "Mos lakmoni nė atė qė Allahu gradoi disa nga ju mbi disa tė tjerė.
Burrave u takon hise nga ajo qė fituan ata dhe grave gjithashtu u takon hise nga
ajo qė fituan ato. Allahut i kėrkoni nga tė mirat e Tij. Allahu ėshtė i dijshėm
pėr ēdo send".
Djali s’bėhet dot si vajzė
Nėna e Hz. Merjemes, Hanne,
ndėrsa ishte shtatzėnė nė Merjemen, duke e parashikuar djalė fėmijėn ende nė
bark tė saj, ia kushton atė shėrbimit tė Bejti Mukaddesit. Por, kur e lindi
vajzė, e mbėrtheu mėrzitja dhe e shprehu atė duke thėnė: "Zoti im, unė atė e
linda vajzė!" Allahu qė e dinte mirė ē’kishte lindur ajo, urdhėroi kėshtu:
"Djali s’ėshtė si vajza". Si tė thuash, djali qė kėrkove ti, nuk mund tė bėhet
si vajza qė tė dhashė unė. Nė shėrbim tė Bejti Mukaddesit nuk mund tė bėhet i
suksesshėm si ajo.
SOVRANITETI I BURRIT
Pas kėtij parashtrimi, themi se
nė institucionin e familjes "Grave u takon e drejta sikurse edhe pėrgjegjėsia nė
bashkėshortėsi e burrave u takon njė pėrparėsi ndaj tyre". Edhe ajeti qė bėn tė
ditur kėtė epėrsi, thotė kėshtu: "Burrat janė pėrgjegjės pėr gratė ngase Allahu
ka graduar disa mbi disa tė tjerė dhe ngase ata kanė shpenzuar nga pasuria e
tyre". Ky ėshtė ajeti qė diskutohet nga hulumtuesit jomuslimanė, tė cilėt
mbrojnė pikėpamjen se e ka vėnė gruan nėn urdhėrin dhe pėrdorimin absolut tė
burrit.
Pėr ta sqaruar mė mirė
ēėshtjen, ėshtė e nevojshme tė ndalemi tek fjala (e ajetit) "kavvamun" (drejtues
dhe mbrojtės). Nė arabisht kjo fjalė vjen nga rrėnja "kijam". Detyrės "kijam" tė
burrit burimet i japin dy kuptime: 1. Tė realizojė mjetet e jetesės dhe nevojat
e tjera. 2. Ta mbikqyrė atė (gruan), domethėnė ta ketė nėn kujdes e mbrojtje. Nė
kuptimin e parė nuk ka diēka nė dėm tė gruas, pėrkundrazi, nė dobi tė saj. Nė
kuptimin e dytė, nė lidhje me mbikqyrjen e gruas nga ana e burrit, pėr kėtė nė
Islam ka kufinj tė pėrcaktuar.
E para, nė se gruaja ėshtė
jomuslimane, (ēifute ose kristiane), burri nuk mund tė pėrzihet nė fenė e saj.
Gjithashtu, burri nuk mund tė pėrzihet as nė pasurinė vetiake tė gruas. Nė aktin
e lidhjes sė kurorės gruaja merr prej burrit garancinė e kurorės, pasuri, e
cila, edhe kjo, ėshtė personalisht e vetja dhe burri nuk ka asnjė tė drejtė mbi
tė, si dhe gruaja nuk ėshtė e detyruar tė shpenzojė pėr pajė prej saj. Nė fakt,
gruaja, qoftė pėr martesė, qoftė pas martese, nuk bart ndonjė detyrim pagese.
Gruaja, po pati edhe titull
tjetėr pasurie pėrveē garancisė sė kurorės, zotėron mbi tė tė drejtė pronėsore
dhe pėrdorimi tė plotė, edhe nė se burri ėshtė nevojtar. Gruaja ka kompetencė tė
plotė ta shtojė pasurinė me tregti, ta dhurojė, ta japė me qira dhe pėr kėto
s’ėshtė e detyruar tė marrė lejė nga burri. Ndėrsa burri s’ėshtė i autorizuar tė
japė sadaka nga pasuria e gruas pėr pėlqim tė Allahut, gruaja e ka kėtė
autorizim edhe pa marrė leje nga burri.
Nė Kuranin e Madhnueshėm, kur
flitet pėr bashkėshortėt burrė-grua, pėr gruan pėrdoren termat "e njohur",
"ligjore", "e pėrshtatur ndaj zakoneve e traditave". Po qe se burri nuk siguron
nevojat e domosdoshme tė gruas dhe fėmijėve pėr shkak tė kurnacėrisė, gruaja, pa
e njoftuar tė shoqin, ėshtė e autorizuar tė shpenzojė aq sa ėshtė e lejueshme
dhe e zakonshme.
Madje, nga pikėpamja ligjore,
gruaja s’ėshtė e shtrėnguar tė punojė nė shtėpinė e burrit dhe tė bėjė punėt e
shtėpisė. Por, gjithsesi, nė martesėn Islame tė mbėshtetur nė dashuri, ndihmė
reciproke dhe dhimbshuri, pėrgjegjėsisht, gruaja nuk mund tė mbetet jashtė
kėtyre punėve.
Gratė e Pasuesve, ashtu siē
bėnin punėt e shtėpisė, ashtu u ndihmonin edhe burrave nė punėt e tyre. Dimė se
si i vriteshin duart nė mullirin e dorės nėnės sonė Hz. Fatime. Nėna jonė Esma,
vajza e Ebu Bekrit dhe kunata e Hz. Pejgamberit, merrte pjesė nė punėt e tė
shoqit Zybejr, i bėnte tė gjitha shėrbimet kalit, nė largėsinė 1 km. bartte nė
kokė bėrthama hurmaje. Njė ndihmė e tillė mes bashkėshortėve tė dashuruar dhe tė
lidhur fort me njėri-tjetrin, nuk ėshtė ngarkesė, por kėnaqėsi. Njėri nga
Pasuesit, Esved b. Jezid, kur i Dėrguari i Allahut pat mbetur ca kohė nė shtėpi,
e pat pyetur Hz. Aishenė se me ē'merrej ai dhe ajo i ishte pėrgjigjur: "Ndihmon
njerėzit e shtėpisė nė punėt e shtėpisė dhe, kur dėgjon ezanin, del nė falje".
Pas kėtij parashtrimi, mund tė
themi se burri nuk mund tė vejė dorė mbi lirinė fetare, pronėsore e juridike si
dhe mbi autoritetin e gruas. Atėherė, sovraniteti i burrit ku mbeti? Le tė
pėrpiqemi ta sqarojmė fushėn e kėtij sovraniteti.
Nė ajet tregohen dy lloj
shkaqesh tė sovranitetit tė burrit. 1. Pėr nga krijimi, burri ėshtė mė i
fuqishėm se gruaja, i duron mė shumė vėshtirėsitė. Eshtė mė i matur, mė i
kujdesshėm e kėmbėngulės. Pėr pasojė, ka fituar tė drejta tė veēanta si nė
profetėsi, udhėheqje shteti, dėshmi, luftė dhe nė marrjen e njė trashėgimie mė
tė madhe. 2. Burri, qoftė me dhėnien e garancisė sė kurorės, qoftė me sigurimin
e jetesės nė institucionin e familjes, ėshtė nėn ngarkesė pronėsore. Sipas
kėsaj, sovraniteti i burrit lind nga pėrgjegjėsitė e tij. Kjo mbėshtetet nė
parimin e pranuar nga tė gjithė: "Pozita ėshtė nė raport me pėrgjegjėsinė".
Burri ėshtė udhėheqėsi dhe
pėrgjegjėsi i familjes. Fėmijėt janė tė lidhur pas tij. Gjetja e shtėpisė dhe
mbrojtja e saj ėshtė borxh pėr burrin. Autoriteti i shtėpisė ėshtė i tij. Ai
ėshtė zot shtėpie. Pėr pasojė, kur burri ndodhet nė shtėpi, nuk mund t’i japė
lejė njė tė huaji pėr tė hyrė nė shtėpi. Nė kėrkesat e saj tė njohura, gruaja i
bindet udhėheqėsit tė shtėpisė. Gruaja nuk mund t’i tregohet e pabindur burrit
qė mban njė detyrė dhe pėrgjegjėsi tė rėndė, qė i ve gjoksin luftės sė jetės. E
drejta e burrit ėshtė e madhe. Hz. Pejgamber urdhėron: "Po qe se njė njeri do ta
urdhėroja t’i binte nė sexhde njė tjetri, pėrveē Allahut, do t’i urdhėroja gratė
t’u binin nė sexhde burrave, pėr shkak se Allahu realizoi tė drejta tė burrave
mbi gratė". Kuptimi i njė hadithi tjetėr ėshtė kėshtu: "Mua m’u tregua
Xhehennemi. Kur pashė, shumica ishin gra. Ato bien nė femohim". Kur Pasuesit e
pyetėn: "O i Dėrguar i Allahut, mos vallė ato mohojnė Allahun?", ai urdhėroi e
foli: "Tregohen mosmirėnjohėse ndaj burrave, tregohen mosmirėnjohėse ndaj tė
mirave. Sikur ndonjėrės prej tyre t’i bėsh tė mira me shekuj, pastaj, po pa
diēka tek ty qė s’i pėlqen, do tė thotė: Se mos pashė unė ndonjė tė mirė prej
teje!"
Vatra familjare ėshtė si njė
shtet i vogėl. Sigurisht, ky do tė ketė udhėheqėsin e vet. Burri ėshtė udhėheqės
i domosdoshėm nga krijimi, detyrat dhe pėrgjegjėsitė. Ja, pra, epėrsia qė u njeh
Islami burrave ndaj grave.
Edhe sipas koncepteve tė sotme
juridike, nė institucionin e familjes burri zotėron tė drejta prioritare nė
raport me gruan. Burri ėshtė udhėheqėsi i familjes. Atij i pėrket zgjedhja e
vendosjes sė shtėpisė. Bashkėshortja bart mbiemrin e burrit. Ajo ėshtė
kėshilltarja dhe ndihmėsja e tij. Burri pėrfaqėson bashkėsinė e martesės. Pa
lejen e burrit gruaja nuk mund tė merret me ndonjė punė ose art. Nė tė drejtėn
Islame, bashkėshortja, qė nga akti i lidhjes sė kurorės gjer nė mbarimin e
afatit tė pritjes (iddet) pas divorcit, ėshtė nėn kujdesin e burrit. Qoftė
ēfarėdo shpenzimesh tė gruas, qoftė tė fėmijėve, burri i ndjek dhe i plotėson.
Gruaja nuk pėrzihet kėtu. Pėrkundėr kėsaj, nė tė drejtėn moderne gruaja merr
pjesė nė shpenzimet e domosdoshme tė rritjes dhe edukimit tė fėmijėve.
II
TE DREJTAT DHE DETYRAT
E GRUAS DHE BURRIT NDAJ
NJERI-TJETRIT
"Siē keni ju tė drejta mbi
gratė, edhe ato kanė tė drejta mbi ju".
(Nga "Ligjėrata e Lamtumirės")
Nė Kuranin e Madhnueshėm
bashkėsia e martesės emėrtohet "hududullah" - kufijtė e vėnė nga Allahu. Martesa
nuk ėshtė vetėm njė ngjarje midis dy njerėzish. Nė tė njėjtėn kohė, martesa hedh
themelet e familjes. Kurse familja ėshtė shtylla kryesore e shoqėrisė. Martesa,
pėrveē kėtij aspekti tė rėndėsishėm njerėzor dhe juridik, ka edhe aspektin
hyjnor dhe fetar, Pėr vazhdimin e saj nė kėnaqėsi dhe lumturi, pėrbėjnė kusht
"kufijtė e vėnė nga Allahu". Vazhdimi i martesės bėhet duke mbrojtur kėto
kufinj. Kapėrcimi i tyre ėshtė shembja e martesės. "Shkelėsit e kufinjve tė
Allahut janė vetė mizorėt".
I Dėrguari i Madh (a.s.)
pėrgjegjėsitė burrė-grua nė bashkėsinė e martesės i pėrcakton kėshtu: "Dijeni
mirė kėtė qė secili prej jush ėshtė njė ēoban dhe ēdokush ėshtė pėrgjegjės nė
atė ēka pritet prej tij. Udhėheqėsi i shtetit ėshtė njė kujdestar dhe nė
drejtimin e tij mban pėrgjegjėsi para popullit. Burri ėshtė mbrojtės i njerėzve
tė shtėpisė edhe ai mban pėrgjegjėsi para tyre. Gruaja ėshtė kujdestare e
shtėpisė sė burrit dhe e fėmijėve dhe pėrgjigjet pėr ta. Shėrbėtori ėshtė rojė e
mallit tė zotėrisė sė tij dhe ėshtė pėrgjegjės para tij. Shkurt, secili prej
jush eshtė njė ēoban dhe ēdokush ėshtė pėrgjegjės nė atė ēka pritet prej tij".
TE DREJTAT E GRUAS MBI
BURRIN
Njė parashtrim i domosdoshėm
"Mos e diagnostiko tė drejtėn
me anė tė njerėzve, por njerėzit me kriteret e sė drejtės". Nga pikėpamja e
temės sė bisedės, kjo thėnie ka njė rėndėsi tė madhe. Bazat e besimit tė fesė
Islame sė bashku me adhurimin, etikėn dhe tė drejtėn, pėrbėjnė njė tė tėrė tė
vetme Eshtė Muhammedi (a.s) ai qė me anė tė revelacionit tė vazhdueshėm tė
Kuranit tė Madhnueshėm nga Allahu, mori urdhėrat dhe kėshillat rreth Islamit dhe
ua bėri tė njohura ato njerėzve. Nė tė vėrtetė, Pejgamberi "i paarsimuar" qė
ishte vazhdimisht nė lartėsinė e revelacionit, ishte bėrė zotėruesi i ēdo dijeje
tė domosdoshme. Pėr pasojė, edhe fjalėt e tij janė njė burim nė fe. "Dhe ai nuk
flet nga mendja e tij. Ai (Kurani) nuk ėshtė tjetėr, pos shpallje qė i
shpallet".
Veprat e tė Dėrguarit tė Madh,
veprimet dhe sjelljet e tij janė vetė drejtėsia. Tė drejtėn e pati bėrė tė
njohur me fjalė, e pati zbatuar nė praktikė. Nė Kuran ėshtė urdhėruar: "Ju e
kishit shembullin mė tė lartė nė tė Dėrguarin e Allahut..." Pėr pasojė, Islamin
e kuptojmė nga Kur’ani, komentin e tij dhe urdhėrat e Islamit nga sunneti i tė
Dėrguarit tė Allahut, qė ėshtė plotėsuesi i tyre. Duke dhėnė konkluzione pėr
fenė Islame, nė radhė tė parė duhet tė lexojmė burimet e tij. Edhe mėnyrat e
veprimit tė muslimanėve duhet tė vlerėsohen sipas kėtij kriteri.
Gjatė gjithė historisė sė
Islamit, gruaja muslimane, nė vende tė ndryshme ėshtė pėrballur me trajtime tė
ndryshme. Kjo gjė mund tė thuhet pėr tė gjitha gratė e botės. Jam i opinionit se
tė thuash qė gjatė gjithė historisė gruaja muslimane nė raport me gratė e tjera
ka jetuar njė jetė shumė tė prapambetur, ėshtė diēka e papranueshme. Nė
periudhėn e Osmanėve, gruaja, ashtu siē u pėrball me vlerėsime kohėsh tė
ndryshme, nė fshatra e qytete, nė popujt e ndryshėm tė perandorisė sė madhe,
kishte pėrshkuar njė jetesė tė larmishme. Nė tė vėrtetė, kjo s’ėshtė tema e
bisedės sonė. Duke pėrsėritur, le tė themi se nė disa periudha dhe nė disa popuj
tė botės Islame, duke parė kah trajtimet e bėra, nė ēėshtjen e vlerėsimit tė
gruas Islame nuk duhet tė bėjmė konkluzione.
Tė drejtat e bashkėshortes
Pyetjes se cilat janė tė
drejtat e gruas mbi burrin, i Dėrguari i Allahut i ėshtė pėrgjigjur kėshtu: "Kur
tė ushqehesh ti, ta ushqesh edhe atė, kur tė vishesh, ta veshėsh edhe atė. Kurrė
tė mos i biesh nė sy. Tė mos i thuash "e shėmtuar" asaj ose punėve tė saj. Tė
mos e lesh vetėm pas zemėrimit, vetėm brenda nė shtėpi (mund tė rrish
pėrkohėsisht i zemėruar)". Nė hadithe tė tjera urdhėron kėshtu: "Ushqejini ato
me ē’ushqeheni vetė, vishini me ē’visheni vetė, mos i rrihni, mos u thoni "e
shėmtuar", mos pėrdorni fjalė tė kėqia".
1. Nevojat materiale dhe mjetet
e jetesės sė gruas i pėrkasin burrit. Kjo ndryshon sipas gjendjes ekonomike tė
tij. E rėndėsishme ėshtė tė jetė nė nivelin e tij vetiak. Siē thamė edhe mė
lart, gruaja, nga pikėpamja ligjore, nuk ėshtė e detyruar tė punojė nė shtėpi.
Sipas disa Pasuesve, tabiinėve (bashkėkohėsve tė Pasuesve) dhe Imami Malikut, po
qe se burri ėshtė i varfėr, gruaja duhet tė punojė. Po qe se burri tregohet
dorėshtrėnguar dhe nuk bėn shpenzimet e lejueshme e tė zakonshme, gruaja, pa
dijeninė e tij, mund tė shpenzojė pėr vete dhe pėr fėmijėt. Hz. Pejgamber e ka
lejuar kėtė gjė.
2. Gruas s’duhet t’i thuhet "e
shėmtuar" qoftė pėr tė, qoftė pėr punėt e saj. Pėr sa mund ta pranojė ajo, e
keqja mė e madhe qė mund t’i bėhet gruas, ėshtė t’i thuhet "e shėmtuar". Gruaja
pėrpiqet qė t’ia bėjė tė pranueshme burrit bukurinė shpirtėrore dhe qėnien e
vet. T’i thuhet asaj "e bukur", ėshtė mirėsi e madhe dhe delikatesė.
3. Nė hadith, pranė kėsaj
porosie, zė vend edhe ajo qė gruas s’duhet t’i zėmėrohesh dhe s’duhet ta lėsh
vetėm. Tė shkuarit mirė me gruan ėshtė urdhėruar edhe nė Kur’an: "...Ēoni jetė
tė mirė me to. Nė se i urreni ato, bėni durim, pse ndodh qė Allahu tė japė shumė
tė mira nė njė send qė ju e urreni".
Nė lidhje me kėtė ēėshtje, ka
shumė porosi tė Hz. Pejgamberit: "Kėshilloni pėr mirė midis njeri-tjetrit"
"Besimtari tė mos i nervozohet e zemėrohet besimtares. Nė se njė sjellje e saj
s’i vjen pėr mbarė, nga tjetra mund tė mbetet i kėnaqur". Ē’ėshtė e vėrteta,
edhe mund tė mos na pėlqejė ēdo sjellje e njė njeriu. Por njeriu i shkuar e me
prirje tė mira, tek tjetri, veēanėrisht tek gruaja e tij, do tė gjejė shumė
sjellje tė mira qė do t’i vijnė pėr shtat. Duhet tė jeni tė kėnaqur e tė lumtur
me to. Njė tjetėr porosi e tė Dėrguarit tė Madh ėshtė kėshtu: "Nė aspektin e
besimit, mė i pėrsosuri ndėr besimtarėt ėshtė ai mė i miri moralisht. Mė i
dobishmi ndėr ju ėshtė ai mė i sjellshmi dhe delikati ndaj grave".
Tė pėrsėrisim se ėshtė e
ndaluar tė zemėrohesh e tė mos flasėsh me gratė, t’i bojkotosh ato. Sepse gruaja
kėrkon qė burri tė merret vazhdimisht me tė, sepse ndien nevojė shpirtėrore qė
ai vazhdimisht tė pranojė qėnien dhe vlerat e saj vetiake. Duke mos e parė kėtė
interesim, ajo hidhėrohet pa masė. Madje, nga anketat ėshtė kuptuar se ky ėshtė
shkaku kryesor qė i ēon gratė nė lidhje tė palejueshme.
Nė vendin tonė, nė ēdo dhjetė
hapa, na vret syrin "e keqja e kokės sė vet" e Lindjes, pamja e kafeneve, ku
qindra e mijra vetė me orė tė tėra pėrpiqen qė, nė indiferentizmin mė tė madh,
tė kalojnė kohėn mirė me njėri-tjetrin. Dhe shumica e kėtyre tė martuar e tė
moshuar. A s’ėshtė mė mirė qė, nė vend qė tė rrinė nė ato vende tė zhurmshme e
tė thithin atė atmosferė tė helmuar, tė jenė pranė fėmijėve e familjes? Edhe
bashkėshortet i bėjnė tė kėnaqura, edhe merren vetė me edukimin e fėmijėve. I
Dėrguari i Madh urdhėron e thotė se, "edhe sikur tė mos gjeni asnjė mundėsi pėr
tė bėrė diēka tė mirė nė shtėpi, mjafton qė tė flini me bashkėshortet tuaja, do
tė ishte njė gjė e mirė pėr ju".
4. Njė ndėr tė drejtat e gruas
mbi burrin ėshtė qė ai tė argėtohet nė shtėpi me tė, ose tė shkojnė bashkė pėr
tė ndjekur njė dėfrim tė lejueshėm. Nėna jonė, Aishe, bėnte gara vrapimi nė
rrugė me tė Dėrguarin e Allahut, disa herė ajo ia kalonte, disa herė fitues
dilte ai. Nė xhaminė e Medines, ndėrsa djelmoshat Habeshė bėnin lojra luftarake
me shigjeta, Hz. Pejgamber me Hz. Aishenė i ndiqnin nga dera. E mbulonte Aishenė
me hirkėn e vet e kėshtu ajo mund tė shihte gjersa tė mėrzitej. Pėrcillet njė
thėnie e tillė e Ibni Abbasit: "Ashtu siē dėshiroj qė ime shoqe tė zbukurohet
pėr mua, mė pėlqen qė edhe unė tė zbukurohem pėr tė. Sepse Providenca Hyjnore
urdhėron: "Ashtu siē kanė tė drejta burrat mbi gratė, ashtu edhe gratė kanė tė
drejta mbi burrat". I Dėrguari i Allahut nė njė hadith urdhėron kėshtu: "Tė
gjitha lojrat janė bosh, pa vend. Mbi ēdo gjė ėshtė tė gjuash me shigjetė, tė
stėrvitėsh kuaj dhe tė luash me bashkėshorten. Kėto janė tė drejta e me vend".
5. Gratė nuk duhet tė rrihen.
Duke iu drejtuar grave, Hz. Pejgamber urdhėroi: "Mos i rrihni robėreshat e
Allahut". Njėfarė kohe mė vonė vjen Hz. Omeri dhe ankohet duke thėnė: "Tė gjitha
gratė filluan t’i kundėrshtojnė burrat". Mbi kėtė ankesė, i Dėrguari i Allahut
dha lejė pėr t’i rrahur ato. Kėtė radhė u shtua numri i grave qė vinin pėr t’u
ankuar ndaj burrave tė tyre. Si pėrfundim, Pejgamberi ynė urdhėroi: "Shumė gra
po parashtrojnė ankesat e tyre te familja e Muhammedit. Dijeni se ata qė rrahin
gratė, kurrė nuk janė tė bekuarit ndėr ju".
Nė Islam burri ėshtė udhėheqėsi
i familjes. Udhėheqėsi i familjes, pėr tė vendosur disiplinėn nė shtėpi, a mund
ta rrahė gruan pa i shkaktuar shumė dhimbje e pa plagė? Po qe se gruaja ėshtė "e
fryrė", si tė thuash, ka ngritur krye ndaj tė shoqit dhe i ėshtė vėnė shembjes
sė bashkėsisė sė martesės, burri mund ta rrahė atė. Te kjo rrahje ka edhe urtėsi
tė tjera. Kjo temė do tė diskutohet mė tej mė vete. Jashtė kėsaj, burri nuk ka
tė drejtė ta rrahė gruan. Hz. Pejgamber urdhėron e thotė: "Askush tė mos rrahė
bashkėshorten sikur tė rrihte shėrbėtoren. Ndoshta edhe kthen e nė fund tė ditės
mund tė bjerė nė marrėdhėnie me tė".
Burri dėnohet po ta rrahė tė
shoqen me dhimbje, plagė dhe dėmtime tė tjera. Zakonisht burri e rreh lehtė nė
formė tė paralajmėrimit dhe kėshillės kur ajo i shmanget detyrės sė
bashkėshortes kur bie e ngrihet me njerėz tė huaj, jo tė gjakut, kur shėtit jo
si zakonisht dhe pa lejen e tė shoqit, kur pasurinė e tij e shpenzon me tė
tepėrt dhe e shpėrndan. Por, edhe nė kėto raste, qoftė edhe lehtė, nuk mund ta
rrahė menjėherė. Nė fillim do ta kėshillojė, do t’i flasė ėmbėl, pastaj do t’i
drejtohet ashpėr, do t’ia bėjė tė qartė pakėnaqėsinė dhe zemėrimin e tij. Po
s’bėnė efekt edhe kėto, mund ta rrahė lehtė. Porse, po e parashikoi se edhe
kėshtu nuk do tė japė rezultat, pėrsėri nuk e rreh dot. Sepse qėllimi nuk ėshtė
qė tė rrihet gruaja, por tė paralajmėrohet dhe bindet ajo. Po s’u arrit ky
qėllim, rrahja konsiderohet goditje ndaj tė drejtave tė saj. Po qe se gabimi ose
faji i gruas i ka kaluar njė institucioni zyrtar pėrkatės, nuk bėhet fjalė mė
pėr ndonjė paralajmėrim tjetėr.
6. Burri, duke e trajtuar gruan
nėn dyshim, nuk mund t’i ushtrojė asaj presion, nuk mund ta mbajė fshehtas nėn
mbikqyrje. Vetėm po u gjetėn fakte tė forta dyshuese. Nė hadith urdhėrohet: "Po
qe se dikush nga ju ėshtė larguar nga familja pėr njė kohė tė gjatė, nė kthim tė
mos hyjė nė shtėpi fshehtas".
Burri nuk mund tė marrė vendim
duke u bindur menjėherė tek thėniet e tė tjerėve pėr gruan e tij. Nė fakt,
prishja e marrėdhėnieve midis bashkėshortėve ėshtė njė ndėr mėkatet e rėnda. Hz.
Pejgamberi urdhėron e thotė: "Ai qė i bėn tė njohur informacion tė keq tė shoqit
pėr gruan, nuk ėshtė prej radhėve tona". Nuk duhet qė burri t’i shkojė pranė
befasisht gruas dhe gruaja nuk duhet tė jetė aq e gatshme dhe e pėrgatitur sikur
do t’i dilte ballėpėrballė burrit. Disa rastėsi tė kėqia mund tė bėhen shkak pėr
lindjen e pashkuarjes midis bashkėshortėve.
7. Pėrhapja e tė fshehtave tė
jetės private midis bashkėshortėve, sipas pikėpamjes morale e etikės fetare,
ėshtė parė plotėsisht e palejueshme. I Dėrguari i Madh e vlerėson kėshtu kėtė
veprim qė thyen (prish) ndjenjat e turpit te gruaja, ndiestė e holla dhe tė
pastra tė saj: "Nė ditėn e Kiametit, nė Lartėsinė e Allahut, nė gjendjen mė tė
keqe do tė jetė ai qė, ndėrsa bėn marrėdhėnie me tė shoqen, e pėrhap tė fshehtėn
e saj". Sigurisht nė kėtė specifikė delikate edhe gruaja ėshtė para tė njėjtit
detyrim.
TE DREJTAT E BURRIT MBI
GRUAN
1. Ashtu siē u tregua nė
diskutimet e kaluara, burri ėshtė i ngarkuar me sigurimin e ushqimit, banesės
dhe nevojave tė tjera tė gruas dhe fėmijėve, mban mbi vete pėrgjegjėsinė e
familjes. Si reflektim i kėsaj pėrgjegjėsie, burri ėshtė udhėhėqėsi i familjes.
Ai ėshtė i zoti i shtėpisė. Nė punėt e zakonshme gruaja i bindet atij. Nė
veēoritė pėrkatėse tė bashkėsisė sė familjes, pėrveē rolit udhėzues, pikėpamja e
burrit fiton pėrparėsi nė kushtet kur nuk arrihet njė pikėpamje e pėrbashkėt. Tė
rikujtojmė domethėnien e ajetit "Burrat janė drejtuesit e grave..."
Gruaja ėshtė shok jete i
burrit, shkak prehjeje e qetėsie, burim dashurie dhe dhimbshurie dhe, nė tė
njėjtėn kohė, burri ėshtė udhėzuesi i saj. Bashkėshortėt plotėsojnė
njėri-tjetrin. Por kjo nuk do tė thotė se burri bėn ēdo gjė qė dėshiron gruaja
ose ve nė vend ēdo gjė qė t’i vijė ndėr mend asaj. Bashkėsia Islame mbėshtetet
nė pėrgjegjėsinė e burrit. Sipas kėtij elementi bazė, gruaja bindet, burri ėshtė
ai tė cilit i binden.
Tipi i familjes "moderne"
europiane po pėrhapet qė nga qytetet e mėdha gjer nė qytetet e vogla, madje,
gjer nė fshatrat tona. Nė kėtė tip familjeje, nė vend tė nėnės qė e lindi djalin
me njė mijė e njė kėrkesa, pėrpjekje e vėshtirėsi, qė e zhvilloi dhe e rriti,
pėr tė cilėn Pejgamberi i Lartė lajmėroi se "Xhenneti ndodhet nėn kėmbėt e
nėnave", nė vend tė kėsaj nėne tė vyer, preferohet bashkėshortja. Nga froni i
kėndit mė tė zgjedhur tė zemrės njerėzore zbritet nėna dhe ulet gruaja apo
vjehrra. Kėtu, ndėrsa nuk u jepet vlerė gjėrave tė vyera e tė shtrenjta, njeriu
ėshtė i dėnuari i ndjenjave vulgare dhe i dėfrimeve tė ulta. Hz, Pejgamberi,
pasi ka urdhėruar: "Pasi ka punuar pesėmbėdhjetė tė kėqia, bashkėsisė sime mbi
kokė i zbret belaja", shton edhe kėto tė kėqia brenda tyre: "kur personi i
bindet gruas dhe i kundėrshton nėnės, kur sheh nė sy shokun e tė atin nuk e
dėgjon..." Nė njė tjetėr hadith urdhėron kėshtu: "Kur drejtuesit t’u bėhen juve
mė tė dobishmit dhe tė pasurit-mė bujarėt, kur nė punėt tuaja tė shkohet para
vazhdimisht me drejtim, mbitoka ėshtė mė dobiprurėse se nėntoka. Por, drejtuesit
t’u bėhen mė tė kėqinjtė dhe tė pasurit mė dorėshtrėnguarit, kur punėt t’ua lini
urdhėrit dhe mbikqyrjes sė grave, atėherė nėntoka pėr ju do tė jetė mė e
dobishme se mbitoka".
2. Gruaja ėshtė kujdestare dhe
mbrojtėse e shtėpisė sė burrit. Ashtu siē ėshtė e ngarkuar tė mbrojė pasurinė e
familjes dhe fėmijėt, edhe nderin do ta mbrojė nga ndalimet. Hz. Pejgamber, nė
njėrin nga hadithet, tėrheq vėmendjen: "Shtratin tuaj nuk duhet ta marrin nėpėr
kėmbė tė huajt, nuk duhet tė lejoni qė nė shtėpitė tuaja tė hyjnė njerėz qė s’ju
pėlqejnė". Edhe nė Kuranin e Madhnueshėm urdhėrohet: "Prandaj, me atė qė Allahu
i bėri tė mbrojtura, gratė e mira janė respektuese, janė besnike ndaj tė
fshehtės". Nė termin "e fshehtė - gajb" pėrfshihen pasuria e familjes, sekretet
e familjes, nderi, madje, edhe fėmija nė barkun e gruas. Gruaja duhet t’i mbrojė
kėto dhe tė mos e dėshtojė fėmijėn. Me kėto gruaja realizon njė pjesė tė
detyrave fetare mė tė mėdha. Nė hadith urdhėrohet kėshtu: "Po qe se gruaja fal
pesė kohė namaz, agjėron njė muaj nė vit, ruan virtytin e saj dhe tregon bindje
ndaj burrit, le tė hyjė nga cilado portė e Xhennetit qė dėshiron".
3. Gruaja s’duhet tė pėrpiqet
tė prishė harmoninė e familjes. Kur, nga njera anė, situatat tė jenė tė tilla qė
tė mos favorizojnė vazhdimin e martesės, gruaja, nga ana tjetėr, nuk duhet tė
bėjė kėrkesė pėr ndarje nga i shoqi. Radha e ndarjes vjen ose pėr shkak tė
lidhjeve me ndonjė burrė tjetėr, ose pėr shkak tė njė konkluzioni pėr
parashikimin e njė fundi jo tė mirė. E para ėshtė imoraliteti, mashtrimi, kurse
e dyta lind pendimin. I Dėrguari i Madh urdhėron kėshtu: "Gruas qė kėrkon ndarje
nga burri pa qėnė e domosdoshme, i ėshtė ndaluar aroma e Xhennetit".
4. Nė martesė, pėr vazhdimin e
dashurisė dhe tėrheqjes ndaj njėri-tjetrit, duhet t’u jepet rėndėsi disa
gjėrave. Mbi gjithēka, martesa mbėshtetet nė shijimin e kėnaqėsisė reciproke.
Bashkėshortėt bėjnė secili detyrėn e tij pėr realizimin e kėsaj. Nė specifikėn e
potencės seksuale, kalimi mbi normalen ose rėnia nėn normalen, si gjendje tė
sėmura, pranohen si tek meshkujt, ashtu edhe tek shumė gra. Bota ndiesore e
njeriut nė dėshirėn seksuale ndikohet nga pėrfytyrimet dhe iluzionet, kėshtu
jeta seksuale e njė ēifti ndikon edhe tek ēifti tjetėr. Pėr kėtė arsye, ėshtė e
ndaluar pėrcjellja tek tė tjerėt e veprimeve seksuale qė janė njė fshehtėsi e
posaēme e martesės.
Bashkėshortėt duhet ta njohin
potencėn seksuale tė njėri-tjetrit dhe duhet tė veprojnė sipas saj. Nė njė
hadith urdhėrohet kėshtu: "Burri e thėrret gruan nė shtrat dhe, nė se ajo, pa
ndonjė pretekst tė dukshėm, nuk i pėrgjigjet pozitivisht, engjėjt atė e
mallkojnė gjersa tė vijė mėngjesi ose gjersa tė kthehet sėrish nė shtrat". Njė
ditė pranė Pejgamberit vjen njė grua dhe ankohet pėr tė shoqin Safvani: "Kur fal
namaz, mė rreh, kur agjėroj, ma prish agjėrimin". Atė kohė aty ndodhet edhe
Safvani i cili, pyetjes sė Profetit i pėrgjigjet: E vėrteta ėshtė kėshtu: nė
namaz kėndon dy sure, kurse unė ia ndalova kėtė". Mbi kėtė,i Dėrguari i Allahut
urdhėroi: "Pėr njerėzit do tė ishte e mjaftueshme njė sure". Pastaj Safvani i
tha se ajo kėrkon tė agjėrojė vazhdimisht. "Kurse unė jam i ri, nuk mund tė
duroj". Edhe pėr kėtė, i Dėrguari i Allahut urdhėroi kėshtu: "Pa lejen e tė
shoqit gruaja s’duhet tė agjėrojė nafile (agjėrim qė nuk ėshtė i detyruar)".
Atėherė, pas plotėsimit tė farzeve (veprimeve tė detyrueshme), adhurimet pėr
pėrsosmėri fetare tek gruaja nuk duhet tė bėhen pengesė pėr detyrėn si
bashkėshorte.
Kjo situatė diskutohet edhe pėr
burrin. Edhe ai kryen detyrėn e tij. Ibni Hazmi thotė se kėto detyra reciproke
tė bashkėshortėve ndaj njėri-tjetrit pėrbėjnė pėr secilin farz (detyrim). Tė
rrish asnjanės nė kėtė ēėshtje, nuk pėrbėn njė qėndrim fetar. Kundėrshtimi i
nefsit, si njė nga mundėsitė e bashkėlindura tė njeriut, posaēėrisht ndaj
bashkėshortes, ėshtė padrejtėsi dhe dhunė, ėshtė shkak qė ēon nė marrėdhėnie
seksuale jashtėkurore dhe nė marrėdhėnie tė palejueshme. Njė ditė, tre nga
Pasuesit ishin bėrė bashkė dhe ishin marrė vesh kėshtu: I pari: "Unė, sa tė
jetoj, gjithė netėt do t’i kaloj me namaz". I dyti: "Edhe unė, njė jetė tė tėrė
do tė agjėroj, hiē nuk do ta ndėrpres". I treti: "Do tė rri larg nga gratė,
asnjėherė nuk do tė martohem". Kur e merr vesh Pejgamberi (a.s.) i takon ata dhe
urdhėron kėshtu: "Ju jeni qė keni thėnė kėshtu e kėshtu? Betohem nė Allahun se
ndėr ju, ai qė e ka mė shumė frikė Allahun dhe ai qė druhet mė shumė t’i dalė
Atij pėrpara, jam unė. Duke qėnė kėshtu, unė nganjėherė agjėroj, nganjėherė
s’agjėroj, edhe falem, edhe fle. Dhe me gra martohem. Kush kthen kokėn mėnjanė
nga tradita ime (sunnet), nuk ėshtė prej radhėve tė mia".
Abdullah Ibni Amr Ibni'l-As
ishte i njohur pėr asketizmin e tij dhe pėr respektimin gjer nė fund tė gjėrave
tė ndaluara. I Dėrguari i Allahut e pyeti atė: "A ėshtė e vėrtetė se ti ditėn
agjėron dhe natėn fal namaz?" Ai u pėrgjegj: "Po, o i Dėrguari i Allahut".
Atėherė Hz. Pejgamber urdhėroi kėshtu: "Mos vepro ashtu. Disa herė agjėro, disa
herė, jo. Natėn edhe fal namaz, edhe fli. Duhet tė dish se trupi yt ka tė
drejtat e veta, edhe bashkėshortja jote ka tė drejtat e veta". Pa dyshim,
diskutimi i namazit dhe agjėrimit kėtu bėhet pėr pjesėn jashtė farzeve
(detyrimeve). Sigurisht, farzet do tė kryhen.
DISA ĒESHTJE RRETH JETES
SEKSUALE
Situatat e posaēme tė gruas
Ka disa urdhėra tė posaēme
kushtuar tė pėrmuajshmeve (hajz) dhe lehonisė (nifas) tek gratė. Njė herė nė
kryemuaji, te gruaja qė s’ėshtė shtatzėnė, ndodh njė gjakrjedhje me zgjatje 3-10
ditė. Lehoni quhet periudha pas lindjes gjer mė 40 ditė, gjatė sė cilės ndodh
gjakrjedhje.
Gruaja me tė pėrmuajshme ose
lehonė, gjatė gjithė periudhės pėrkatėse, nuk mund tė falė namaz, nuk mund tė
agjėrojė, nuk mund tė hyjė nė xhami, nuk mund tė kryejė adhurimin rreth Qabes,
nuk mund tė kėndojė Kuran ose ta prekė atė. Posaēėrisht nė ato gjendje nuk mund
tė kryejė marrėdhėnie seksuale.
Nė kohėn e Hz. Pejgamberit,
ēifutėt qė jetonin pėrreth Medines, nuk rrinin bashkė me gratė me tė
pėrmuajshme, nuk hanin bashkė, nuk flinin bashkė. Kurse Profeti Islam kishte
pohuar ēdo formė tė bashkėjetesės me to pėrveē marrėdhėnieve seksuale. Nė kėto
kushte, ushqimi i gatuar nga gratė me tė pėrmuajshme ose lehonė, hahet, me to
rrihet, flihet. Vetėm se ėshtė i ndaluar afrimi seksual. Nė Kuranin e
Madhnueshėm urdhėrohet kėshtu: "Tė pyesin ty pėr menstruacionin. Thuaj: Ajo
ėshtė njė gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatė menstruacionit
dhe mos iu afroni atyre derisa tė pastrohen. E, kur tė pastrohen, afrohuniu
atyre ashtu siē ka le juar Allahu". Nė kėtė ēėshtje le tė dėgjojmė shpjegimin e
specialistit: "Nė tė pėrmuajshmet gruaja nuk duhet tė afrohet me burrin. Gruaja
qė humb gjak, qė kalon njė shqetėsim tė madh, nė kėtė periudhė duhet pranuar si
mjaft e paqetė dhe i duhet ndejtur larg ēfarėdo afrie seksuale. Nė tė
pėrmuajshmet, rrugėt e organeve gjinore tė riprodhimit janė plot gjak, vazat e
mitrės tė fryra dhe tė acaruara. Madje edhe te gratė mė tė kujdesshme e tė
pastra ka miliona mikrobe qė presin nė fshehtėsi gati pėr t’u zhvilluar. Nė tė
pėrmuajshmet kėto menjėherė prodhohen me shpejtėsi, shumėzohen, fuqizohen kapen
pas rastit dhe, me njė shkak tė vogėl, menjėherė pėrhapen nė organet e
riprodhimit tė acaruara, nė mitėr, nė vezoret dhe, afrimi seksual eventual, nė
kėtė rast, bėhet shkak pėr pėrhapjen e tyre nė ēdo anė. Kjo gjendje e godet
gruan, e sėmur. Po ndodhi vazhdimisht, bėhet shkak pėr lindjen e shumė
shqetėsimeve serioze tipike tė gruas si gjakrjedhjeve me sasi, dhimbjeve tė
belit dhe vitheve. Nga ana tjetėr, gruaja me tė pėrmuajshme ka njė kundėrmim tė
rėndė tė posaēėm. Ky kundėrmim pushton trupin dhe djersėn e grave edhe mė tė
pastra. Nga kjo edhe vetė gruaja neveritet. Ne rast tė njė afrimi seksual, ky
kundėrmim e neverit edhe burrin. Duke i ditur kėto, nė kėtė periudhė gruaja
duhet tė tregojė mė shumė kujdes dhe t’i rrijė larg tė shoqit, tė mos kryejė
afėrsi me tė.
Edhe nė lehoni ėshtė i ndaluar
afrimi me burrin pa kaluar tė dyzetat. Sepse nė situatėn e lindjes mitra fryhet
e acarohet, shumė herė shfaqen ēarje. Afria me gruan nė kėto kushte e dėmton
mjaft keq atė, fillimi i menjėhershėm i veprimtarisė mikrobike bėhet shkak pėr
shfaqjen e shqetėsimeve tė rėndėsishme posaēėrisht femėrore. Prandaj nė asnjė
mėnyrė nuk i duhet afruar gruas pa u zvogėluar mitra dhe organet e riprodhimit
pa marrė formėn e tyre normale. Tolstoi e bėn pėr turp atė burrė qė e shqetėson
gruan nė kėto situata: "Kur njė burrė pėrkėdhel gruan "e dashur" lehonė, nė tė
njėjtėn kohė s’duhet tė harrojė se ajo ėshtė njė nėnė. Njė grua nuk mund tė
pėrballojė nė tė njėjtėn kohė tė jetė edhe njė e dashur, edhe njė nėnė e lodhur,
edhe njė njeri i sėmurė.
Po qe se burri nuk ėshtė shumė
i zjarrtė e i padurueshėm, pa iu afruar plotėsisht gruas, mund t’i plotėsojė
dėshirat e tij edhe duke e pėrkėdhelur atė. Pėr njė burrė tė respektueshėm, kjo
kėnaqėsi ėshtė e mjaftueshme".
Duhet vepruar drejt nė
marrėdhėniet seksuale sipas ndalesave fetare nė periudhėn e tė pėrmuajshmeve e
tė lehonisė. Veprimet e tjera jashtė kėtyre (pėrkėdheljet, etj.), nuk janė tė
ndaluara. Vetėm me kusht qė tė jesh i sigurtė nė vetvete dhe veprimin tė mos e
shmangėsh drejt ndalimit.
Nga pikėpamja fetare, nuk ka
ndonjė pengesė a shmangie pėr marrėdhėniet seksuale me gruan shtatzėnė. Vetėm se
mjekėt flasin pėr shmangien e kėtyre marrėdhėnieve midis tre muajve tė parė e tė
fundit tė shtatzanisė. Nė kėto periudha ekziston mundėsia e abortit (dėshtimit),
e lindjes sė parakohshme dhe e gjakrjedhjes. Nė kėtė ēėshtje duhet vepruar me
shumė kujdes, nė pėrputhje me gjendjen shėndetėsore tė gruas.
Afrimi seksual
Nė Kuranin e Madhnueshėm
urdhėrohet: "Gratė tuaja janė vendmbjellja juaj". Njė nga synimet e martesės
ėshtė edhe vazhdimi i brezit. Dhe kjo ėshtė e mundur me marrėdhėnie nė rrugėn e
caktuar. Nė ajetin e cituar mė lart, urdhėrohet marrėdhėnia me gratė e pastruara
vetėm "nė vendin e urdhėruar nga Allahu". Pėr pasojė, burri, pėrveē rrugės
natyrore tė riprodhimit, nuk mund t’i afrohet gruas nga pas. Kjo ėshtė njė
kėnaqėsi jonormale. Nuk ėshtė as morale dhe etike. Nė hadith urdhėrohet: "Eshtė
i mallkuar ai qė i afrohet gruas nga ana e pasme". Nė njė hadith tjetėr thuhet
kėshtu: "Allahu nuk e sheh me mėshirė atė qė i afrohet njė mashkulli ose nga pas
njė gruaje".
Pengimi i fekondimit
Nė afrimin seksual, derdhjen e
spermės jashtė me qėllim qė tė mos hyjė nė mitėr e tė mos kryhet fekondimi, e
quajmė "zhvendosje - azil". Nė lidhje me ēėshtjen nė se kjo "zhvendosje" ėshtė
apo jo e lejueshme, janė zhvilluar pikėpamje tė ndryshme. Kur ėshtė pyetur pėr
kėtė ēėshtje Hz. Pejgamberi, ka pėrdorur, nė pėrgjithėsi, pohime tė buta. Nė njė
hadith ai urdhėron kėshtu: "Nuk keni dėm po tė mos e zbatoni zhvendosjen. Sepse,
gjer nė, ditėn e Kiametit, sigurisht qė do tė krijohet njė qėnie qė do tė
prezantojė ekzistencėn e Allahut". Xhabir b. Abdullah thotė: Erdhi njė person
dhe e pyeti tė Dėrguarin e Allahut: "Unė kam njė mantenutė, nė marrėdhėniet me
tė cilėn pėrdor zhvendosjen, ē’thoni pėr kėtė?" Hz. Pejgamber u pėrgjegj: "Kjo
nuk mund t’i bėhet pengesė njė qėllimi tė caktuar tė Allahut". Dikur, mė vonė,
po ky person vjen e thotė: "O Pėrfaqėsues i Allahut, gruaja pėr tė cilėn tė
fola, ka mbetur shtatzėnė". Hz. Peygamberi urdhėroi e foli: "Unė jam robi dhe i
Dėrguari i Allahut!" (Pėr pasojė, ēka them, ėshtė e vėrtetė". Nė tė vėrtetė,
hyrja e spermės nė mitėr dhe fekondimi mund tė bėhen edhe nė forma tė
paparashikuara. Nga spermatozoidet e panumėrt qė ndodhen nė spermėn e
mashkullit, ka tė tillė qė i afrohen shumė lehtė mitrės. Nė fund tė fundit, nė
afrinė seksuale, qė ėshtė ēast i njė ndjeshmėrie tė lartė, kontrolli i spermės
nuk ėshtė i lehtė.
Disa nga juristėt Islamė,
njėkohėsisht, duke shfaqur mospėlqimin pėr zhvendosjen, kanė pohuar se ajo ėshtė
e lejueshme. Eshtė i vėrtetė tregimi i pėrcjellur se njė nga Pasuesit ka thėnė:
"Nė kohėn e tė Dėrguarit tė Allahut ne pėrdornim zhvendosjen, nuk na nxirrej
pengesė pėr kėtė. Disa janė tė opinionit se lejohet vetėm nė se gruaja e lejon
kėtė gjė. Sepse nė marrėdhėnien seksuale kėnaqėsia seksuale e gruas mundėsohet
me hedhjen e spermės drejt mitrės. Duke mos u realizuar kėnaqėsia seksuale, tek
gruaja diskutohen disa pasoja negative shpirtėrore e trupore.
Nė tė njėjtėn kohė, zhvendosja
ėshtė njė mėnyrė pėr tė penguar shtimin e brezit. Dhe kjo ėshtė nė kundėrshtim
me politikėn e pėrhapjes sė Islamit.
Si pėrfundim, "zhvendosja", apo
"derdhja jashtė" domethėnė derdhja e spermės jashtė kanalit pėrkatės nė
marrėdhėnien seksuale, mė qėllim qė tė pengohet shtatzania, nuk pėrbėn njė
ndalim fetar. Por me qė nuk bazohet nė ndonjė objeksion, nuk ėshtė as e
miratuar. Kushti pėr tė marrė lejen e gruas mund tė konsiderohet njė mospėlqim
pranė miratimit. Institucioni Vendimor (makamu'l-fetva) Egjiptian ka dhėnė
vendim miratimi pėr mbrojtjen nga shtatzania bazuar nė kushtet e detyruara nga
pasoja e lindjes sė grindjeve nė jetėn e pėrditshme ose tė dėmeve tė
shtatzanisė.
Aborti
Nė Kuranin e Madhnueshėm dhe nė
disa hadithe, pėr fazat qė kalon fekondimi i kryer nga sperma e mashkullit nė
mitėr, shprehet kėshtu: "Dyzet ditėt e para, 'njė pikė e kthjellėt uji njerėzor
- nutfe', dyzet ditėt e dyta, njė copė gjaku e mpiksur dhe dyzet ditėt e treta,
njė mish i grirė. Pas kėsaj, domethėnė pas katėr muajsh, formohen organet e
fėmijės dhe atij i fryhet jetė". Dijetarėt e vjetėr kishin mbrojtur pikėpamjen
se ėshtė i lejuar aborti nė kėtė periudhė, por ende pa i ardhur shpirti. Porse,
edhe para kėsaj fėmija ėshtė i gjallė zotėron cilėsitė e tė gjallės.
Spermatozoidet janė qėnie tė gjalla. Pėrveē kėsaj, kėtu ka edhe njė gjė tė
rėndėsishme: shėndeti i nėnės. Aborti ėshtė mjaft i dėmshėm dhe i rrezikshėm nga
aspekti i shėndetit tė nėnės. Pėr kėtė ēėsht je lė tė dėgjojmė shpjegimet e njė
mjeku:
"Eshtė veēanėrisht i rrezikshėm
ngacmimi i mitrės gjatė barrės. Ky veprim disa herė e trondit fėmijėn, e vdes
ose e aborton dhe, nė shumė raste, para fėmijės, e ēon nėnėn nė varr. Nė
shtatzani mitra hollohet, pėr pasojė, ndėrhyrja nė tė pėr abort ose pėr qėllime
tė tjera, ėshtė shumė e rrezikshme. Nga prania e vazave tė mėdha tė gjakut pranė
hyrjes sė mitrės dhe acarimit tė tyre, mund tė shkaktohet gjakrjedhje
vdekjeprurėse pėr gruan ose, me acarimin e mitrės, acarohet edhe cipa e quajtur
"periton", barku mbushet me mikrobe dhe papastėrti. Sėmundja e quajtur
Peritonit, e ēon gruan drejt vdekjes. Gruaja mund tė vdesė, nė kėto kushte, edhe
nga helmimi i gjakut (septicemi, piemi).
Pėr kėto shkaqe, ndalohet me
forcė ndėrhyrja nė mitėr me qėllim aborti, nė ēfarėdo formash qoftė. Kjo situatė
pėrvijon njė kuadėr shumė tė hidhur. Kėto rreziqe nuk ndodhin vetėm nė duart e
njerėzve tė paditur, por edhe nė duart e obstretėrve, madje edhe nė duart e
specialistėve pėrkatės duke bėrė kyretazh (nė rastet e abortit tė detyruar).
Ashtu siē mund tė vdesė gjatė
abortit, gruaja mund tė vuajė shumė edhe pak kohė pas tij.
Hz. Pejgamber i takonte dhe u
merrte fjalėn grave tė kthyer rishmė si muslimane. Njė nga ēėshtjet pėr tė cilėn
jepej fjala pėr t’i mbrojtur vetė ato, ishte "tė mos vriten fėmijėt". Nė
komentin e ajetit tė Kuranit tė Madhnueshėm ku flitet pėr njė nga pikat e
marrėveshjes sė tė Dėrguarit tė Allahut me gratė qė hynin nė Islam, tė formuluar
"mosvrasja e fėmijėve", Ibn Kethiri nėnvizon se aborti pėrfshihet nė vrasjen e
fėmijėve. Gruaja muslimane Azza, vajza e Habilit, thotė: "Nė marrėveshjen qė
bėra me tė Dėrguarin e Allahut, mė vuri kėtė kusht: "Nuk do tė vrasėsh fėmijėn
tėnde hapur ose fshehur". Se ē’kuptim kishte fjala "hapur", kėtė e dija (gjendja
para Islamit). Pėr kuptimin e fjalės "fshehur", nuk e pyeta, as ai vetė nuk ma
tha. Krijova mendimin se "fshehur" do tė thoshte "abort". "Betohem nė Allahun se
sa tė jem gjallė, kurrė nuk do tė bėj abort". Nė Kuranin e Madhnueshėm
urdhėrohet: "Gratė e mira janė respektuese, janė besnike ndaj tė fshehtės". Kėtu
nėnkuptohet besnikėria, mbrojtja e fėmijės nė bark pėrkundėr abortit.
Pa e pėrfunduar diskutimin
"gruaja nė familje", tė pėrcjellim njė fjalė qė, nga pikėpamja e rėndėsisė qė i
dha Islami gruas, e kuptimit tė revolucionit tė madh qė realizoi tė drejtat e
gruas, mbart vlera. Abdullah b. Omer thotė kėshtu: "Nė tė gjallė tė Hz.
Pejgamberit, me drojtjen se mos zbret ajet pėr ne, kishim frikė t’u flisnim
ashpėr grave tona, t’u silleshim rreptė. Por, pas vdekjes sė tij, mė nė fund,
filluam t’u flisnim ashpėr e t’u silleshim rreptė".
III
POLIGAMIA
"Kush ka dy gra me kurorė dhe
ndaj njerės tregon mė shumė interesim, nė Kiamet do tė vijė me njėrėn anė tė
trupit tė paralizuar".
(Hadithi sherif)
POLIGAMIA NE SISTEMET FETARE
DHE JURIDIKE TE VJETRA
Nė tė drejtėn e Egjiptit tė
Vjetėr qė nė raport me tė drejtėn greke dhe romake, i njihte gruas tė drejta
prioritare, pėrjashtuar priftėreshat, burri mund tė merrte mė shumė se njė grua
nėn disa kushte tė caktuara.
Nė tė drejtėn e Babilonisė,
sipas ligjeve tė Hamurabit, po qe se gruaja nuk lindte fėmijė ose e mbėrthente
ndonjė sėmundje e rėndė, burri mund tė mbante mantenuta.
Kurse nė tė drejtėn kineze, po
qe se e lejonte pasuria, burri mund tė merrte gra tė rangut tė dytė, tė tilla qė
fėmijėt e lindur prej tyre, konsideroheshin si fėmijė tė gruas sė parė tė
vėrtetė.
Nė brehmenasit e vjetėr, sipas
librit tė Vichnout, burrat, sipas klasės shoqėrore ku bėnin pjesė, mund tė
martoheshin me njė gjer mė katėr gra. Kurse nė librin Apastamba vihen kufizime
pėr kėtė ēėshtje: po qe se gruaja i kryente detyrat e saj dhe lindte njė fėmijė
mashkull, burri nuk mund tė martohej me njė grua tė dytė. Nė tė kundėrt, po. Nė
kodin Manu, burri ishte i detyruar ta zgjidhte gruan nga kasta e vet. Mund tė
merrte njė grua tė dytė nga njė kastė mė e ulėt. Dhe, nė pėrfundim, sipas
instituteve Narada, pėrsėri, nė vartėsi tė gjendjes klasore, njė burrė mund tė
martohej me njė, dy ose tre gra. Sipas disa prej kėtyre instituteve, edhe gruaja
mund tė martohej me mė shumė se njė burrė.
Edhe nė Iranin e Vjetėr ishte e
pranuar poligamia.
Nė tė drejtėn romake pėrfshihej
edhe bashkėjetesa me grua pa kurorė.
Nė Dhjatėn e Vjetėr pėrmendet
se Davudi (a.s.) ishte martuar me shumė gra. Gjithashtu, duke folur pėr bazat e
rregullimit tė ndarjes sė pasurisė sė babait midis djemve, flitet pėr dy gra si
diēka normale, pa u quajtur turp. Pėr pasojė, tek feja e ēifutve pėrfshihet
martesa me shumė gra.
Nė Dhjatėn e Re nuk kishte
ndonjė nen qė tė ndalonte martesėn me mė shumė se njė grua. Vetėm se, nė thėniet
e profetit Polis, pėr njė njeri qė kishte hequr dorė nga bota, do tė ishte e
mirė tė kėnaqurit me njė grua. Nė botėn kristiane, gjer nė shek. XVI, ishte
mormale martesa me mė shumė se njė grua. Westermarck flet pėr kėtė gjė duke
dhėnė modele nė historinė e tij. Dimė edhe se nė botėn kristiane praktikohej
trajtimi i shėrbėtoreve si mantenuta.
Nė Gadishullin Arabik, qė u bė
arena e lindjes dhe e pėrhapjes sė Islamit, pėr kėtė ēėshtje nuk kishte asnjė
kodifikim. Ashtu siē njė burrė mund tė martohej me shumė gra, mund tė bėhej edhe
kėmbimi i grave midis burrave. Pėrveē kėtyre, kishte edhe prostituta qė
trajtoheshin si pronė e pėrbashkėt.
POLIGAMIA NE ISLAM
Me anė tė ajetit tė shenjtė tė
kaptinės Nisa, feja Islame kishte lejuar martesėn me mė shumė se njė grua.
Kuptimi i kėtij ajeti ėshtė kėshtu: "Nė qoftė se frikoheni se nuk do tė jeni tė
drejtė ndaj bonjakeve, atėherė martohuni me ato gra qė ju pėlqejnė; me dy, tri e
me katra. E nėse i frikoheni padrejtėsisė (ndaj tyre), atėherė vetėm me njė, ose
(martohuni) me ato qė i keni nėn pushtetin tuaj (robėreshat). Ky (pėrkufizim)
ėshtė mė afėr qė tė mos gaboni". Nė kėtė ajet flitet pėr "padrejtėsi ndaj
vajzave jetime". Nė lidhje me kėtė, Hz. Aishe bėn kėtė sqarim: Vajza jetime
ndodhet nėn mbrojtjen e kujdestarit tė saj dhe kujdestari, duke dėshiruar mallin
dhe bukurinė e saj, kėrkon tė martohet me tė nė kėmbim tė njė garancie kurore
mjaft tė thjeshtė (tė pavlerė). Ja, pra, tė tillėt u ndaluan qė tė martoheshin
me vajzat jetime dhe, nė mėnyrė qė tė jepnin garancinė e plotė pėr kurorėn duke
u treguar tė drejtė, u lejuan tė martoheshin me gra tė tjera pėrveē vajzave
jetime. Ibn Xherir et-Taberi, nė komentin e kėtij ajeti, duke pėrmendur kuptime
tė diskutueshme, nėnvizon edhe kėtė: "Disa thonė se kuptimi i kėtij ajeti ėshtė
ky: "Ashtu siē do tė frikėsoheshit nga padrejtėsia ndaj jetimeve, frikėsohuni
edhe nga marrėdhėniet jashtė kurore (adulter-zina) me gratė. Mos bėni zina, por,
ēka ėshtė e miratuar pėr ju, merrni dy, tre e katėr gra me kurorė". Edhe
Shevqaniu, nė komentin e tij me titull Fethu’l-kadir, e pėrsėrit kėtė trajtim
(IV, 155-160).
Duket qartė se detyrimi i
nevojshėm pėr martesėn me dy, tre, gjer nė katėr gra, nuk ėshtė njė urdhėr i
nivelit tė farzit ose vaxhibit, por njė rrugėzgjidhje e varur nga domosdoshmėria
pėr t’iu shmangur marrėdhėnieve jashtėkurore (zina-adulter). Megjithatė, kjo
rrugėzgjidhje ėshtė pėrcaktuar edhe me kushte ligjore. Me sqarimin e ajetit se
martesa me njė grua tė vetme ėshtė mė afėr ruajtjes sė drejtėsisė, bėhet e ditur
se baza e martesės ėshtė kėnaqėsia me njė grua.
Revolucionin qė kreu Islami nė
lindjen e tij nė ēėshtjen e martesės me shumė gra (poligaminė), pa asnjė lloj
pėrcaktimi gjer atėherė, mund ta pėrmbledhim kėshtu:
1. Solli kufizimin e tij.
Lejohet martesa vetėm gjer nė katėr gra. Duke u mbėshtetur nė ajetin e mėsipėrm,
do tė ishte gabim tė pohohej lejimi i martesės me mė shumė se katėr gra. Hz.
Pejgamberi i martuar me mė shumė se katėr gra, nė ēastin e zbritjes sė ajetit,
kishte urdhėruar ndarjen e grave mbi numrin katėr pėr muslimanėt e kthyer
rishmė.
2. Drejtėsinė e kishte vėnė si
kusht.
3. Kishte urdhėruar mjaftimin
me njė grua po qe se nuk zbatohej drejtėsia.
Do tė ruhej midis
bashkėshortėve drejtėsia nė ushqim, veshmbathje, marrėdhėnie seksuale, dashuri e
tė tjera. Midis kėtyre, dashuria bart njė veēori mė vete. Mirėpo, a ėshtė
psikologjikisht e mundur tė ushqehet e njėjta dashuri si ndaj tė bukurės, tė
shėmtuarės, tė resė dhe plakės nė bashkėsinė e grave? Po s’qe e mundur, do tė
thotė qė s’ka drejtėsi. E, po s’pati drejtėsi, duhet mjaftuar me njė grua. Nė
kushte padrejtėsie nuk lejohet martesa me shumė gra.
Ka qė thonė se, duke u nisur
nga njė gjykim i tillė, nė Islam, ndėrsa nga njėra anė lejohet poligamia, nga
ana tjetėr vendosen kushte tė pamundura, do tė thotė se ky lejim ėshtė revokuar.
Porse ky ėshtė njė opinion i gabuar. Sepse kėtė nyje e ka zgjidhur ajeti i
zbritur mbi urdhėrin e ruajtjes sė drejtėsisė qė po shqyrtojmė.
Mė nė fund, burri, i ndodhur
nėn detyrim me njė deri katėr gra nėn kurorė, pasi tė ketė arritur tė veprojė
plotėsisht me barazi ndėrmjet tyre nė ēėshtje materiale si ushqim, veshmbathje,
madje tė jetė pranė tyre edhe natėn, ēėshtjen ndiesore, qė s’e ka nė dorė, do ta
realizojė sipas kėtij ajeti: "Ju kurrsesi nuk do tė mund ta mbani drejtėsinė mes
grave edhe nė se pėrpiqeni, pra, mos anoni plotėsisht nga ndonjera e tė lini
tjetrėn si tė varur". Hz. Pejgamberi sillej i drejtė midis grave dhe thoshte
kėshtu: "Allahu im! Kjo ėshtė njė drejtėsi aq sa mė vjen ndoresh mua. Mos mė bėj
pėrgjegjės pėr njė drejtėsi ku ti je zotėrues, kurse unė nuk jam as kujdestar!"
Pėrjashtuar specifikat qė
s’janė nė dorė tė njeriut si dashuria, nė tė gjitha veprimet e tjera burri
tregon kujdes pėr barazi ndaj grave tė veta. Hz. Pejgamber urdhėron: "Kush ka dy
gra me kurorė dhe ndaj njerės tregon mė shumė interesim, nė Kiamet do tė vijė me
njėrėn anė tė trupit tė paralizuar". Edhe nė se njėra nga gratė ėshtė
jomuslimane, edhe ndaj saj praktikohet e njėjta drejtėsi.
A ESHTE E NEVOJSHME
POLIGAMIA?
Siē dihet, martesa nė Islam nuk
ėshtė vetėm kėnaqėsi seksuale, por ka pėr qėllim edhe prehjen, dhembshurinė dhe
lumturinė, virtytin dhe vazhdimin e brezit. Edhe Hz. Pejgamber, me urdhėrin
"Martohuni, por mos u ndani, sepse Allahu i Madhnueshėm nuk i do burrat e gratė
tė pasionuar nė dėshira", e ka ndaluar shfrytėzimin e martesės pėr dėshira tė
ulta. Nė kėto kushte, duke hedhur vėshtrimin mbi lejimin e martesės me shumė gra
sipas Islamit, nuk ėshtė i drejtė pretendimi se gratė bėhen rob tė dėshirave dhe
qejfeve tė burrave. Po pėrsėrisim se nė Islam, martesa me shumė gra, duke mos
qėnė njė urdhėr i detyrueshėm i tipit farz ose vaxhib, ėshtė njė mėnyrė
zgjidhjeje e pranueshme pėrballė disa rrethanave detyruese. Ashtu siē do ta
parashtrojmė edhe mė tej, nuk mund tė mendohet qė feja Islame, nė njėrėn anė,
duke zbatuar sanksione ligjore gjer nė dėnimin me vdekje pėr zina (adulter), nė
anėn tjetėr t’u lejė shteg shkaqeve pėr zina.
Dijetarėt Islamė i kanė
radhitur kėshtu disa shkaqe qė do ta bėnin tė nevojshme martesėn me shumė gra:
1. Mungesa e dėshirės dhe
paaftėsia seksuale si tė meta tė bashkėlindura tė gruas.
2. Ndonjė sėmundje kronike qė
bėhet pengesė pėr tė kryer detyrėn si bashkėshorte.
3. Shterpėsia e gruas.
Nė kėto kushte, nuk ėshtė
zgjidhja mė e mirė ndarja e gruas dhe martesa me njė tjetėr, sepse njė gjė e
tillė sjell mė shumė dėm dhe fatkeqėsi. Njė grua e tillė e pafat e ndarė, po s’u
martua me njė tjetėr, do tė shkatėrrohet.
4. Potenca seksuale e gruas
pėrgjithėsisht dobėsohet, nė krahasim me burrin, 10-20 vjet pėrpara. Porse mund
tė ndodhė qė nė kėtė periudhė pėr familjen do tė duhej lindja e njė fėmije.
5. Prishja e ekuilibrit midis
burrave e grave, kryesisht nė luftė, por edhe nė fatkeqėsitė e mėdha si pasojė e
zvogėlimit tė numrit tė burrave. Njė nga shembujt mė domethėnės ėshtė Gjermania
pas Luftės sė Dytė Botėrore. E dimė se nė ē’gjendje tė trishtuar ranė gratė
gjermane ato vite, aq sa kėrkuan edhe "import burrash". Edhe Faraoni i kohės sė
Musait (a.s.) i vriste fėmijėt meshkuj tė ēifutėve, kurse vajzat i linte.
Kur"ani i Madhnueshėm kėtė mungesė ekuilibri e cilėson "torturė e trishtuar,
torturė e madhe, disfatė".
Europa qė sulmoi ashpėr
martesėn me shumė gra tė Islamit, tė gjitha kėto domosdoshmėri tė radhitura mė
lart, deshi t’i fshinte vetėm me njė gjė, duke mbyllur sytė ndaj zinasė
(adulterit). U parapėlqye zinaja, prostituta, fėmija kopil ndaj kurorės sė
ligjshme, bashkėshortes sė ligjshme, fėmijės sė ligjshėm. Sė bashku me kėtė,
filloi shkatėrrimi i jetės dhe i pasurisė sė meshkujve si pasojė e mosekuilibrit
femra-meshkuj, shtimi i fėmijėve jashtėkurore dhe i krimeve, i abortit tė
tepruar. Ata qė shihnin kėtė gjendje dhe mendonin, kishin filluar tė silleshin
pozitivisht ndaj martesės me shumė gra.
Westermarck, nė historinė e
tij, thotė kėshtu: "Pasi nė Perėndim u hoq martesa me shumė gra, kjo nuk do tė
thotė se nuk praktikohej. Pastaj, mos vallė mjaftimi me njė grua pas
sorollatjeve tė njerėzimit, ėshtė rregullimi mė i shkėlqyer tė cilit i ėshtė
drejtuar mė sė fundi?" Pėrgjigjja e kėsaj ėshtė kontradiktore. Sipas H.
Spenserit, rregullimi i fundit ėshtė ai me njė grua. Sipas Le Bonit, ligjet
europiane sė afėrmi do ta lejojnė martesėn me shumė gra. Prof. Ehrenfel e sheh
tė domosdoshme martesėn me shumė gra pėr ruajtjen e gjeneratės ariane. Nė kėtė
ēėshtje, shpjegimin mė tė mirė ta marrim nga libri i Prof. Muhammed
Hamidullahut:
"Pėrballė martesės me dy gra, e
parė si njė faj i rrezikshėm dhe i rėndė, njė mėkat, e parė si mungesė respekti
ndaj gjėrave tė shenjta, martesa pėrkatėsisht vetėm me njė grua nė kuadrin e sė
vėrtetės ėshtė shumė e rrallė. Jashtė zhvillimeve relativisht tė vonshme tė
kulturės moderne perėndimore, ėshtė e pamundur tė gjesh, nė lidhje me martesėn,
njė pikėpamje tė tillė ideale, tė rreptė qė s’bėn lėshime. Madje, as nė
doktrinėn kristiane nuk ka ndonjė pohim qė do t’i hapte rrugė njė pikėpamjeje tė
tillė. (Shih Encyclopaedia Britannica, termat "Mariage" dhe "Polygamy").
Askush nuk ka tė drejtė tė
thotė se kristianizmi ėshtė ai qė i detyroi botės qytetare perėndimore martesėn
vetėm me njė grua. Pėrveē statusit tė peshkopėve dhe dhjakėve, kristianizmi nuk
e ka ndaluar haptas martesėn me shumė gra. (Bibla - Dhjata e Vjetėr dhe Dhjata e
Re, 1 Timoteut, 3/2, 12)... Asnjeri nga Koncilet e shekujve tė parė tė
krishterimit nuk i pat dalė kundėr martesės me shumė gra, nuk i ishte bėrė
pengesė vazhdimit tė martesės me shumė gra nga ana e mbretėrve tė atyre vendeve
ku kjo gjė praktikohej qė nė kohė tė idhujtarisė. Nė mes tė shekullit tė
gjashtė, mbreti i Irlandės Diarmaiti, kishte dy princesha dhe dy mantenuta tė
veēanta (D’Arbois de Jubainville, VI, 292). Martesa me shumė gra ka qėnė
praktikuar, pa hasur nė ndonjė pengesė, nga mbretėrit Merovingien. Sharlmanji
kishte dy princesha dhe shumė mantenuta dhe nė ligjet e tij nuk ishte diēka e
panjohur poligamia midis murgjve (Thierry, Narratives of the Merovingian Era,
faqe 17 etj.; Hellwald, Die Menschilche Familie, f. 558, nr. 1; Hallam, Europe
During the Middle Ages, I, 420, nr. 2.) Mė vonė, Philipe de Hesse dhe
Frederic-Guillaume de Prusse, me miratimin e murgjve tė juridiksionit tė
Luther-it, morėn nga dy gra (Friedberg, Lehrbuch des kath., u. evang.
Kirchenrecht, 436, nr. 2. paragraf 143). Luther'i personalisht e pa tė
pėrshtatshme qė njeri nga tė sipėr pėrmendurit tė merrte dy gra dhe Melantahon'i
bėri tė njejtėn gjė (Koestlin, Martin Luther, II, 475 etj.). Nė mjaft raste,
vetė Luteri flet pėr martesėn me shumė gra me mjaft tolerancė: Kjo gjė (martesa
me shumė gra) nuk ėshtė e ndaluar nga Zoti... Pa dyshim, martesa me shumė gra
parapėlqehet ndaj divorcit (e njėjta vepėr, I, 347. II, 693 etj.). Pak mė vonė
nga marrėveshja e Vestfalisė, nisur nga pakėsimi i meshkujve si pasojė e luftės
tridhjetėvjeēare, parlamenti i luftės i Franconie-s (Kriegstag) mori vendim pėr
lejimin e martesės sė ēdo burri me dy gra (Hellwald, faqe 559, etj.). Disa
fraksione kristiane luftuan shumė pėr poligaminė. Mė 1531 nė Mynster,
Anabaptistėt u pėrpoqėn ta pėrhapnin atė krejt haptas dhe thanė se njė kristian
i vėrtetė duhet tė ketė shumė gra (e njėjta vepėr, nr. 1, 558) Dhe Mormon-ėt siē
dihet nga tė gjithė, e panė martesėn me shumė gra si njė institucion hyjnor
(Westermarck, III, 50-51).
Nė instruksionin e dhėnė nga
princi gjerman Philipe de Hesse nė lidhje me kėrkesėn drejtuar teologut Martin
Bucer pėr tė pyetur teologėt Martin Luther dhe Philipe Melancheton, lexohet:
"Paragrafi i dhjetė. E di se Luteri dhe Melancheton-i i kėshilluan mbretit
anglez martesėn me njė grua tė dytė pa e ndarė gruan e parė" (J. P. Bossuet,
Histoire desvariations des Eglises Protestantes, libri VI, 1537-1546: Oeuvres
completes de Bossuet, nouvelle ed. Bar-le-duc 1877, III, 233-250, veēanėrisht nė
f. 244). Shihni Dictionnaire de la Bible, F. Vigoureux, Paris, 1912, Tema
"Poligamia", IV, 513).
Nė martesėn me shumė gra,
gruaja e parė, nga martesa e burrit tė saj me njė grua tjetėr, do tė ndiejė zili
dhe keqardhje, do t’i thyhet respekti pėr vetveten (izzetu'n-nefs). Por,
pėrkundėr kėsaj, nė marrėdhėniet e paligjshme, nė jetėn jashtė kurore me
metresa, diskutohen kėto dėme: asgjėsimi i virtiytit tė gruas dhe burrit qė
bėjnė zina; bashkėshortja e burrit qė bėn prostitucion, duke e ndjerė veten grua
tė njė burri tė pavirtytshėm, do tė dėmtohet edhe ajo, dhe, pėr tė marrė hak
ndaj burrit, ekziston mundėsia qė tė bjerė nė rrugėt e prostitucionit e, si
pėrfundim, dėmi qė do tė pėsojė burri. Nga ana tjetėr, po qe se gruaja me tė
cilėn shkon burri, do tė jetė e martuar, tradhtia qė do tė bėjė burrit i saj,
madje hakmarrja qė do tė kėrkojė tė marrė pėr burrin tjetėr, do tė jetė tė
shqetėsojė gruan e tij e, kėshtu, kjo do tė dėmtohet. Nga gjithė kėto bashkime
tė paligjshme do tė dalin nė shesh krime fėmijėsh, infeksione me sėmundje
veneriane, hasmėri midis palėve... Shihet se po u pengua martesa me shumė gra nė
kushtet e nevojės dhe domosdoshmėrisė sė saj, ashtu siē shthuret njė ēorap, do
tė vijnė fatkeqėsi njė pas njė.
Le tė themi edhe se nė tė
drejtėn Islame gruaja, duke u pėrgatitur akti i martesės, mund tė vejė si kusht
qė burri tė mos martohet mbi tė. Me mėnyrėn e formulimit tė aktit, respektohet
rregullimi kontraktual pėr moslejimin e martesės sė burrit me grua tė dytė ose,
nė se martohet, pėr tė drejtėn e gruas sė parė pėr divorc. Nė njė hadith ėshtė
urdhėruar: "Kushti mė i denjė qė do tė zbatonit, do tė ishte pėrftimi i bekuar i
nderit tė grave (duke lidhur kurorė me to). Nė kėtė rast, nė martesėn me shumė
gra, gruaja do tė ishte dėshmitare e gjithēkaje dhe dėmet morale qė mund tė
pėsonte, do tė shuheshin. Si pėrfundim, mund tė thuhet se feja Islame, e vėnė
pėrballė disa domosdoshmėrive, e ka pranuar martesėn me shumė gra. Nė se
njerėzimi qė aktualisht i ēmon pėrfitimet e saj, ende nuk e ka pranuar atė, kjo
nuk do tė thotė se pas njė pėrvoje relative, njė ditė nuk do ta pranojė.
IV
SHKUROREZIMI
"Martohuni, por mos u ndani.
Sepse Allahu nuk i do burrat dhe gratė tė pasionuar pas dėshirave".
(Hadithi sherif)
SHKUROREZIMI NE HISTORI
Nė tė drejtėn e Egjiptit tė
Vjetėr qė njihet pėr respektin ndaj tė drejtave tė gruas, shkurorėzimi ndodhej
nėn autorizimin e burrit. Vetėm i duhej dhėnė njė sasi parash gruas qė do tė
shkurorėzohej. Posaēėrisht ngarkonte lėnien si trashėgim fėmijėve tė lindur nga
ajo kurorė tė pasurisė qė zotėronte nė ēastin e shkurorėzimit dhe qė do tė
zotėronte mė vonė. Pas pushtimit tė Egjiptit nga maqedonasit, si rezultat i
ndryshimeve nė fushė tė sė drejtės, i ishte dhėnė edhe gruas e drejta e
shkurorėzimit, duke iu afruar, kėshtu, tė drejtės greke.
Sipas ligjeve tė Hamurabit, e
drejta e shkurorėzimit i pėrkiste burrit. Vetėm se gruaja, nga burri qė e ndan,
merrte njė lloj pagese nė monedhė ose nė njė formė tjetėr. Kjo pagesė ndėrronte
nė vartėsi tė asaj qė gruaja e ndarė ishte me fėmijė apo jo. Po qe se gruaja
bėhej vetė shkak ndarjeje, i shoqi, mbi bazėn e mosdetyrimit pėr t’i dhėnė
diēka, e braktiste atė ose, edhe pa e shkurorėzuar, e pėrdorte nė shtėpinė e tij
si shėrbėtore dhe mund tė martohej me njė grua tjetėr.
Sipas tė drejtės kineze,
shkurorėzimi mund tė realizohej me marrėveshje dhe pėlqim tė dyanshėm. Vetėm nė
shtatė rrethana tė pėrcaktuara burri mund ta shkurorėzojė gruan duke vendosur
vetė. Ishte i detyruar shkurorėzimi nė rrethana shkeljeje kurore. Burri mund ta
shiste gruan qė kishte shkelur kurorėn dhe paratė t’i merrte vetė. Nė tė drejtėn
e hershme brahmane kishte forma tė ndryshme shkurorėzimi. Burri mund ta ndante
gruan pėr ēdonjerin nga shkaqet e pėrcaktuara. Gruan e keqe, hileqare dhe
zemėrashpėr burri mund ta ndante dhe ta hidhte nga shtėpia.
Nė kodin romak tė familjes,
prishja e bashkėsisė familjare fillimisht bėhej nė dy mėnyra:
1. Prishja e martesės pėr
shkaqe tė jashtėzakonshme tė burrit ose gruas. Kėto ishin vdekja ose rėnia rob e
burrit ose gruas, humbja ose dobėsimi i statusit ligjor personal si humbja e tė
drejtės sė qytetarisė.
2. Me kėrkesėn e gruas ose
burrit pėr t’i dhėnė fund martesės. Kjo ndarje, nuk ishte e lidhur me ndonjė
vendim gjykate, siē ndodh nė tė drejtėn moderne. Fillimin e martesės e
mbėshteste si akt tė lindur drejtėsisht dhe ndarjen e quante "contrius actus" -
"kundėrakt".
a. Nė formėn e martesės
mbėshtetur sundimit tė burrit, nė se pas blerjes sė vajzės ose bashkėjetesės me
tė pėr njė vit, martesa realizohej, ndarja bėhej duke ia shitur gruan njė
personi tjetėr, sikur tė ishte vajza e familjes e jo gruaja. Natyrisht,
shkurorėzimi bėhej vetėm nga ana e burrit, gruaja kėtu s’luante asnjė rol. Mė
saktė, kjo ishte, mė shumė se njė ndarje, njė refuzim i gruas nga ana e burrit.
Po qe se martesa do tė ishte bėrė me njė ceremoni fetare, procesi i
shkurorėzimit ndiqej nga priftėrinjtė. Nė mungesė tė ndonjė preteksti bazė tė
njohur nga tradita fetare dhe ligji, prifti i bėhej pengesė prishjes sė
martesės.
b. Nė martesat e pambėshtetura
sundimit tė burrit, martesa mund tė prishej me shkak ose pa shkak, me dėshirėn e
secilit prej bashkėshortėve ose me kėrkesėn e njėrit prej tyre.
Nė Romė, me kalimin e kohės,
ishte pėlqyer martesa e pambėshtetur sundimit tė burrit. Ndarjet pėrhapeshin pa
kufi. Nuk kishte vendime ligjore qė tė pengonin shkurorėzimet e pashkak. Edhe nė
se mė vonė ishin vėnė detyrime pronėsore, kėto s’kishin patur ndonjė ndikim tė
madh.
Nė Librat e Shenjtė
Sipas Dhjatės sė Vjetėr, burri,
po pa diēka qė nuk i pėlqen te njėra nga gratė me tė cilat ėshtė i martuar, i
bėn shėnim nė letrėn e bardhė, ia jep dhe e pėrze nga shtėpia. Dhe kjo grua,
pasi tė kėtė dalė nga shtėpia e burrit tė parė, mund t’i shkojė njė mashkulli
tjetėr. Po qe se burri i dytė nuk e pėlqen, ia plotėson letrėn e bardhė, ia jep
nė dorė dhe e largon nga shtėpia e vet. Nė kėtė rast, ose nė se burri i dytė
vdes, burri i parė nuk mund ta rimarrė si bashkėshorte "pasi ajo ėshtė ndotur".
Duke ardhur te Dhjata e Re,
sipas Ungjillit tė Shėn Mateut, farisenjtė, me qėllim pėr tė provuar Hz. Isanė,
e kishin pyetur kėshtu: "Atėherė iu afruan disa farisenj pėr ta provokuar dhe i
thanė: A ėshtė e lejueshme qė burri ta ndajė gruan pėr njė shkak ēfarėdo? "Dhe
ai, duke u pėrgjigjur u tha atyre: A nuk keni lexuar ju, se ai qė i krijoi qė nė
fillim, i krijoi mashkull dhe femėr? Dhe tha: Pėr kėtė arsye njeriu do ta lėrė
babanė dhe nėnėn e vet dhe do tė bashkohet me gruan e vet; dhe tė dy do tė jenė
njė mish i vetėm. Dhe kėshtu ata nuk janė mė dy, por njė mish i vetėm; prandaj
atė qė Perėndia ka bashkuar, njeriu te mos e ndajė. Ata i thanė: Atėherė pėrse
Moisiu urdhėroi tė jepet letėrndarja dhe tė lėshohet? Ai u tha atyre: Moisiu ju
lejoi t'i ndani gratė tuaja pėr shkak tė ngurtėsisė sė zemrave tuaja, por nė
fillim nuk ka qenė kėshtu. Por unė ju them se kushdo qė e lėshon gruan e vet,
pėrveē rastit tė kurvėrisė, dhe martohet me njė tjetėr, shkel kurorėn; edhe ai
qė martohet me gruan e ndarė, shkel kurorėn". Sipas kėtij kuadri, nė
kristianizėm shkurorėzimi ėshtė i ndaluar. Vetėm shumica e dijetarėve
protestantė, po qe se burri e braktis tė shoqen pėr njė kohė tė gjatė, mundėsinė
e lejimit tė ndarjes midis bashkėshortėve e mbrojnė mbėshtetur si mė poshtė:
"Kurse tė martuarve u urdhėroj, jo unė por Zoti, qė gruaja tė mos ndahet nga
burri, dhe nė qoftė se ndahet, tė mbetet e pamartuar, ose tė pajtohet me burrin
e saj. Dhe burri tė mos e lėrė gruan"?
SHKUROREZIMI NE ISLAM
Nė Kuranin e Madhnueshėm na
ėshtė urdhėruar tė shkuarit mirė me gratė, madje edhe nė se ato disa herė nuk na
vijnė pėr shtat. Sepse ėshtė e mundur qė, po qe se ndonjė gjė nuk na vjen pėr
shtat, nė ato kushte, duke bėrė durim, te qėndresa jonė Allahu ka vlerėsuar
shumė gjėra tė dobishme pėr ne. Ashtu si ndėrtimi fiziologjik i njerėzve nuk i
ngjan plotėsisht njėri-tjetrit, edhe bota shpirtėrore e tyre, dėshirat dhe
kėrkesat janė pak a shumė tė ndryshme midis tyre. Gruaja pėr burrin dhe burri
pėr gruan nuk duhet tė kėrkojė qė tė mendojė e tė ndiejė njėlloj si vetja.
Marrėveshja dhe lumturia lindin nė sakrifica reciproke dhe me to vazhdojnė mė
tej. Hz. Pejgamber ka urdhėruar: "Njė burrė qė ka besuar tė mos i shfaqė mungesė
dashurie gruas qė ka besuar. Nė se njė sjellje e saj s’i pėlqen, nga njė tjetėr
mbetet i kėnaqur".
Pėr tė shkuar mirė,
bashkėshortėt duhet tė jenė tė gatshėm nė sakrificė dhe tė respektojnė
njėri-tjetrin. Vetėm se kjo nė njė pikė pėrbėn momentin e tė qėnit kryengritės
ndaj Krijuesit. Sakrifica dhe bindja reciproke nuk mund tė realizohet po qe se
kėrkon braktisjen e njėrit prej urdhrave tė Allahut ose kryerjen e njėrit prej
gjėrave tė ndaluara prej Tij. Sepse fjalėt e mėposhtme tė Hz. Pejgamberit "Atje
ku i bėhet kryengritje Allahut, nuk ka bindje ndaj krijesave". dhe "Nuk ka
bindje nė kryengritje, bindje ka nė gjėrat e ligjshme"., pėrbėjnė nga parimet e
palėkundura tė Islamit. Por kjo ka njė pėrjashtim. Ndėrsa nė Islam gėnjeshtra
konsiderohet njė gjė e shėmtuar, nė tri raste ėshtė lejuar pėrdorimi i
gėnjeshtrės: nė luftė, nė mes tė tė zemėruarve pėr tė gjetur pikėn e pajtimit
midis tyre dhe burri ndaj gruas e gruaja ndaj burrit pėr harmoninė e familjes.
Ky rasti i tretė i lejimit tė gėnjeshtrės midis burrit e gruas nuk ėshtė pėr
ēėshtje tė rėndėsishme si p.sh. nė ēėshtjen e nderit ose nė tė drejtat e mėdha;
ajo lejohet tek fjalėt dhe thėniet qė tė bėjnė pėr vete kur pėrdoren pėr
vazhdimin e harmonisė e tė dashurisė dhe nė premtimet e dashurisė.
Nė fenė Islame ėshtė diēka
shumė e keqe dhe e shėmtuar qė tė hysh ndėrmjet bashkėshortėve dhe t’i hedhėsh
ata kundėr njėri-tjetrit. Detyra e muslimanit ėshtė qė tė gjejė tė pėrbashktėn
midis besimtarėve, veēanėrisht tė krijojė prehje midis bashkėshortėve. Hz.
Pejgamber ka urdhėruar: "Ai qė e ēon nė pozitė tė keqe njė grua duke e pėrfolur
atė tek i shoqi, nuk ėshtė prej nesh".
E PASHKUARA MIDIS
BASHKESHORTEVE
Sipas botėkuptimit Islam,
kėnaqėsia psikologjike dhe fiziologjike e martesės mbėshtetet nė elementėt e
prehjes e tė kėnaqėsisė, tė dashurisė e dhembshurisė. Kėto elementė zotėrojnė
edhe nė jetėn e familjes. Ē’e do qė ēerdhja familjare, e ngrehur mbi qėllime dhe
shpresa tė mėdha, nuk mundet tė ndjekė ēdo herė tė njėjtin vizatim. Nė njerėn
anė problemet qė lind lufta e njė jete tė vėshtirė, nga ana tjetėr, tiparet e
ndryshme trupore e shpirtėrore tė bashkėshortėve, kundėrveprimi i tė cilėve mund
tė nxjerrė nė shesh pashkuarje nė ēerdhen familjare. Eshtė e vėshtirė tė gjendet
njė familje ku kohė mė kohė tė mos nxjerrė krye njė e pashkuar e lehtė ose
tronditėse, gjer te familjet e profetėve.
Le tė mbetet nė diskutim
ēėshtja nė se beqaria apo martesa ėshtė "mbretėrim"; e vėrtetė ėshtė kjo qė ēdo
bashkim, ēdo ortakėri njerėzore, mund tė vazhdojė vetėm mbi njė sakrificė dhe
mirėkuptim reciprok. Nga ky kėndvėshtrim, nė ēdo punė tė pėrbashkėt ka njėfarė
humbje lirie. Ndėrsa sytė qė shohin me dashuri dhe mirėsi, nuk venė re tė metat,
sytė e mbushur me neveri dhe urrejtje, mund tė sajojnė edhe shėmti tė paqena. Pa
dyshim, familja ėshtė, ndėr bashkėsitė qė historikisht ka krijuar njeriu, mė e
rėndėsishmja, mė e qėndrueshmja dhe mė e pakontestueshmja. Themeli i kėsaj
bashkėsie ėshtė kushti "tė mos sajohen probleme". Po, secili nga bashkėshortėt
duhet ta dijė se ėshtė detyra e tij qė tė sakrifikojė e tė mos nxjerrė probleme
dhe kėtė virtyt ta ruajė nga vetvetja. Kur njeriu nuk ka rėnė nėn stresin e
pritjes sė mirėkuptimit nga partneri, mirėkuptimi qė do tregojė vetė, bėhet njė
veprim akoma mė i thjeshtė.
E pashkuara e bashkėshortes
Palėt qė mund tė nxjerrin tė
pashkuar nė folenė familjare, janė njėri, gruaja, tjetri, burri. Po tė hedhim
sytė nė tė gjithė ajetet dhe hadithet lidhur me shkuarjen e ēifteve, duket
kėshilla qė i jepet burrit pėr tė mos u sjellur ashpėr dhe nė mėnyrė tarshanike
dhe gruas pėr tė mos u treguar e pabindur. Kur rastis tė dalė nė shesh ndonjė
mosmarrėveshje nė ēfarėdo forme qoftė, shihet me pėrparėsi zgjidhja e saj brenda
familjes pa ia bėrė tė ditur, madje, as farefisit mė tė afėrt. Nė kėtė zgjidhje,
detyrė mė e madhe i ėshtė ngarkuar burrit qė ndodhet nė statusin e udhėheqėsit
tė familjes.
Nė fillim tė japim pjesėn e
ajetit nė lidhje me ēėshtjen nė fjalė: "E ato qė u keni dro kryelartėsisė sė
tyre, kėshilloni, madje largohuni nga shtrati (e, mė nė fund) edhe
i rrihni (lehtė nė se nuk ndikojnė kėshillat as largimi), e nė se
ju respektojnė, atėherė mos u sillni keq ndaj tyre". Termi "kryelartėsi" kėtu
shpreh njė kundėrshtim sistematik qė ka kaluar nė pashkuarje. Nė kėtė kuadėr
kuptimor nuk hyjnė mosmarrėveshjet e vogla kalimtare midis bashkėshortėve. Kėto
gjėra tė pahijshme qė mund tė formėsohen nė fusha tė ndryshme tė jetės
familjare, me njė gjest tė thjeshtė, me njė fjalė tė ngrohtė ose me njė veprim
delikatese mund tė mėnjanohen e harrohen. Veēse duhen marrė seriozisht sjelljet
qė bartin inicialet e njė synimi tė vazhdueshėm dhe tė njė kundėrshtimi tė
vėrtetė. Pėr shmangien e kėsi pashkuarjesh, nė ajet ka njė plan tri pjesėsh:
a. E para, kėshillimi. Burri
mund tė bėjė shpjegime qė do tė shuanin lėkundjet e gruas; po pati keqkuptime,
mund t’i kthjellojė ato. Po e pa veten nė njė veprim tė gabuar, kėrkon falje.
Kujton ndjenjat e dashurisė dhe lidhjen midis tyre. Nė kushtet kur gruaja e
vazhdon pashkuarjen, duke folur pėr rreziqet qė mund tė dalin nė shesh, burri e
paralajmėron atė pėr tė mos prishur lumturinė e ēerdhes familjare.
b. Po qe se kėshillimi nuk jep
ndonjė rezultat, praktikohet masa e dytė. Ajo ėshtė ndėrprerje e marrėdhėnieve
seksuale pėr njė farė kohe, pra, jo ndarje shtrati e vėrtetė. Kjo masė ushtron
tė njėjtin ndikim si tek mashkulli, ashtu edhe tek femra. Vetėm se duhet tė
kujtojmė qė, sipas tė drejtės Islame, nė kėtė pikė mashkulli ka disa pėrparėsi.
Islami, nga njera anė, duke ia afruar shėrbėtoren dhe mantenutėn nivelit tė
lirisė, nga ana tjetėr kishte hedhur hapat e shkuljes me rrėnjė tė institucionit
tė shėrbėtorit. Por edhe Islami, statusin e shėrbėtorit dhe tė mantenutės, qė
kishte marrė rėndėsinė e elementit pėrgjegjės tė sundimit pėr shumė shekuj nė
botė, e kishte mbartur nė kuadrin e botėkuptimit tė tij. Sipas kėsaj, nė pauzėn
e mosmarrėveshjes midis bashkėshortėve, burrit i ndodhet mantenuta. Veēanėrisht,
siē u diskutua mė parė pėr martesėn me shumė gra, burrit mund t’i ndodhet njė
grua e dytė. Nė kėto kushte, jashtė ēdo diskutimi, forca e veprimit seksual do
tė ndikojė akoma mė tepėr mbi gruan. Por nuk ėshtė gjetur e drejtė zgjatja e
kėtij veprimi, sepse tek njėra nga palėt ose tek tė dy mund tė lindin shqetėsime
tė tjera dhe pėrfundime tė rrezikshme.
c. E pashkuara qė mund t’u
afrohet pėrmasave tė njė revolte te gruaja, e cila pėrbėn shtyllėn kryesore tė
ēerdhes familjare, po qe se nuk mėnjanohet me kėshilla dhe bojkot seksual, si
duhet vepruar? Kurani i Madhnueshėm porosit kėtu, sė pari, njė veprim tė
pėrhapur nė tė gjithė botėn gjatė shekujve tė jetės sė njerėzimit: rrahjen.
Shumė vetė qė diskutojnė ēėshtjen e gruas nė Islam, kėtė porosi pėr rrahje e
analizojnė me njė gjuhė tė ashpėr. Kėtu ka njė specifikė qė tėrheq vėmendjen:
Hz. Pejgamber qė ishte ngarkuar me detyrėn pėr t’ua bėrė tė ditur dhe sqaruar
njerėzve revelatėn hyjnore, veprimin e rrahjes nuk e kishte praktikuar as nė
familjen e tij, as dhe Pasuesve nuk ua kishte kėshilluar. Mirėpo edhe gratė e
tij kohė mė kohė kishin treguar pashkuarje dhe i kishin shkaktuar shqetėsime
atij. Ka ajete qė flasin pėr kėtė tė vėrtetė.
Dihet se Hz. Pejgamber u kishte
dhėnė mjaft kėshilla Pasuesve pėr t’ua ndėrruar zakonin e sjelljes sė ashpėr e
trashanike ndaj grave, tė trashėguar qė nga periudha paraislamike. Ashtu qė
Pasuesit, nėn ndikimin e atmosferės sė re tė krijuar, duke folur pėr faktin qė
gratė e tyre tani po vėrshonin mbi ta, herė-herė ankoheshin pėr prishjen e
kėnaqėsisė dhe lumturisė sė tyre. Njė ditė, njė Pasues kishte ardhur pranė tė
Dėrguarit tė Allahut dhe i ishte ankuar posaēėrisht pėr gjuhėn e hidhur tė gruas
sė tij. Dhe Hz. Pejgamberi, pėr tė matur pėrmasat e pashkuarjes sė tyre, i
kishte thėnė atij: "Me qė ashtu, ndaje gruan!" Kėtė radhė, Pasuesi ishte
pėrgjigjur: "Ē’ėshtė e drejta, ajo ėshtė shok jete pėr mua, pa kemi edhe
fėmijė". Nė lidhje me kėtė pėrgjigje, Hz. Pejgamberi kishte urdhėruar e folur
kėshtu: "Kėshilloje pėr mirė atė, nė kėshillė qėndro. Po pati ndonjė vlerė nė
vetvete, do ta zbatojė kėshillėn. Kujdes, nė asnjė mėnyrė tė mos e poshtėrosh
gruan duke e rrahur si shėrbėtore!" Nė njė hadith tjetėr ai thotė kėshtu:
"Askush prej jush tė mos e rrahė gruan si tė ishtė njė shėrbėtore. Ndoshta nė
mbarim tė ditės bie nė marrėdhėnie me tė".
A ka tė drejtė burri ta rrahė
gruan dhe cilat janė pėrmasat e rrahjes? Me qėllim qė tė shtrohet gruaja e cila
bėhet e pashkueshme duke kundėrshtuar, kėshillimi dhe bojkoti seksual qė
porositen nga Kurani i Shenjtė, kuptohet qė pėrbėjnė tė drejta pėr burrin. Kurse
rrahja, qė pėrbėn formėn e tretė, a ėshtė njė e drejtė, apo njė rekomandim? Po
tė vėrehet tradita gojore dhe veprimore e tė Dėrguarit tė Madh, fiton peshė
pikėpamja se ajo ėshtė njė rekomandim. Vetėm se dijetarėt Islamė, nė kushtet kur
burri mbetet i detyruar tė zgjedhė rrahjen, kanė bėrė tė ditur nė mėnyrė tė
prerė kufizimet qė ai duhet t’i mbajė parasysh. Mbi ēdo gjė, sė pari, ėshtė
ndaluar goditja nė fytyrė, kushdo qė tė jetė ajo. Krahas kėsaj, janė tė ndaluara
edhe veprimet goditėse shumė tė dhimbshme qė shkaktojnė gėrvishtje ose plagė tė
konsideruara-si njė ndėshkim i posaēėm ndaj gruas. Njė pjesė e dijetarėve janė
shprehur se ajo mund tė rrihet vetėm me njė si top prej lecke qė luajnė fėmijėt,
ose me misvakun me tė cilin gruaja pastron gojėn. Sipas kėtyre konsideratave, qė
tė shuhet mosmarrėveshja familjare e lindur nga kundėrshtimi i gruas, forma e
rrahjes qė do tė praktikojė burri, mė shumė bart njė vlerė simbolike se sa ėshtė
njė veprim real dhe njė goditje dėmprurėse. Kjo formė, duke theksuar tė vėrtetėn
se pėrmasat e shqetėsimit tė familjes po shkojnė pėrpara, lajmėron se, po
vazhdoi kėshtu, ēerdhja do tė prishet.
Nga koha kur Kurani i
Madhnueshėm e pėrmend formėn e tė rrahurit tė gruas - e pėrhapur nė tė gjithė
botėn - gjer mė sot, kanė kaluar katėrmbėdhjetė shekuj. Nė kushtet e gjykimit me
dashamirėsi, do tė pranohet se kjo formė u praktikua nė kėtė dhe atė shoqėri, nė
atė variant dhe nė kėtė variant dhe kėshtu do vazhdojė. Ashtu siē ndodhi nė
martesėn me mė shumė se njė grua, a ėshtė mė e dobishme qė disa realitete tė
pandara kurrė nga shoqėritė njerėzore t’i rregullosh duke i marrė pėrsipėr me
njė vėshtrim realist, t’ua minimizosh tė kėqiat e t’ua shumėzosh tė mirat, apo
t’i braktisėsh nė kaos duke mbyllur sytė apo duke iu kundėrvėnė plotėsisht?
Nė fund tė ajetit qė flet mbi
pashkuarjen e gruas, me formulimin "e nė se ju respektojnė, mos u sillni keq
ndaj tyre" ėshtė pohuar se format e diskutuara qė do tė pėrdoreshin me qėllim
pėr tė mėnjanuar mosmarrėveshjen familjare, janė veprime tė pėrkohshme.
E pashkuara e bashkėshortit
Veprimet qė mund tė prishin
lumturinė e familjes, mund tė nxjerrin krye edhe tek burri. Edhe pėr kėtė,
Kurani i Madhnueshėm pėrdor termin "nushuz" dhe, pėr zgjidhjen e problemit midis
bashkėshortėve, i jep rėndėsi pajtimit sepse ai ėshtė forma mė e dobishme. Nuk
duhet tė na shpėtojė nga syri edhe kjo qė egoizmi ėshtė gati edhe pėr kopraci
dhe zili.
Siē dihet, Kurani i Madhnueshėm
burrin e ka pranuar si udhėheqės tė familjes dhe nė kushte normale, autorizimin
e shkurorėzimit ia ka dhėnė atij. E parė nga ky kėndvėshtrim, gruaja nuk ka
forcė ligjore vepruese qė mund ta pėrdorė kundėr burrit. Vetėm se ajetet
pėrkatėse i japin rėndėsi pajtimit dhe marrėveshjes, dhe pėr tė dy i japin
rėndėsi sjelljes delikate duke patur frikė Allahun. Nė tė vėrtetė, gruaja
zotėron mė shumė mundėsi fiziologjike e psikologjike pėr tė rindėrtuar dhe
mbrojtur lumturinė familjare nė raport me burrin i cili, i nisur nga
kundėrshtimi, e merr nė sy prishjen e asaj lumturie. Tėrheqja seksuale e saj,
durimi, natyra e butė, dashuria dhe delikatesa, tė shumtėn e herės veprojnė mbi
burrin dhe e tėrheqin atė drejt marrėveshjes.
Vendimi i arbitrave
Nė kushtet kur mosmarrėveshja
dhe pashkuarja eventuale e bashkėshortėve nuk mėnjanohet midis tyre, sipas
urdhėrit tė Kur’anit, zgjidhet nga njė arbitėr nga tė dy palėt e familjes. Sipas
shumicės sė dijetarėve, ėshtė nė kompetencė tė gjykatėsit tė zgjedhė nga nė
arbitėr prej familjeve tė gruas e burrit. Posaēėrisht arbitrat dėgjojnė secilėn
palė dhe pėrpiqen t’i afrojnė. Nė ajetin pėrkatės urdhėrohet: "Nėse ata tė dy
(ndėrmjetėsuesit) kanė pėr qėllim pajtimin, Allahu ju mundėson afrimin mes tyre
(burrit e gruas). Allahu ėshtė i dijshėm, ėshtė njohės i mirė". Arbitrat
konsiderohen tė pėrshtatshėm, kur janė zgjedhur nga tė dy palėt e familjes, kur
nuk nxjerrin jashtė tė fshehtat e familjes, kur njohin mė mirė e nė mėnyrė tė
posaēme gjendjen e bashkėshortėve, kur mund tė thonė hapur para tyre secila palė
ankesat e veta.
Po qe se arbitrat, pėrkundėr
gjithė pėrpjekjeve pėr pajtim, nuk kanė sukses e po qe se e gjejnė tė
pėrshtatshme t’i ndajnė bashkėshortėt, vendimi i tyre ka fuqi ligjore. Shumica e
juristėve islamė janė tė kėtij mendimi.
NDARJA SI ZGJIDHJE E FUNDIT
Pėrkundėr gjithė pėrpjekjeve
dhe qėllimeve tė mira, mosmarrėveshja dhe e pashkuara e shfaqur mes
bashkėshortėve disa herė nuk kapėrcehet. Nė kėto kushte, vatra familjare kthehet
nė njė ferr. Ta bėsh njeriun qė tė shijojė njė vuajtje tė tillė, ėshtė diēka qė
durimi nuk e nxė. Mundėsia mė e dobishme pėr tė dalė nga kjo gjendje, ėshtė
shkurorėzimi i ēiftit. Nė Kuranin e Madhnueshėm, pasi flitet pėr metodat e
afrimit midis bashkėshortėve, pėr pėrpjekjet dhe vendimin e arbitrave,
urdhėrohet kėshtu: "Por, nė se ndahen nga njėri-tjetri, Allahu begaton me
mirėsinė e Tij secilin prej tyre. Allahu ėshtė bujar i madh, i plotdijshėm".
Ashtu siē shpjeguam nėn
titullin "Shkurorėzimi nė histori", nė tė drejtėn e gjithė popujve tė vjetėr ka
ndarje (shkurorėzim) dhe, pėrgjithėsisht, kjo e drejtė i pėrket burrit. Vetėm nė
kristianizėm, duke pranuar parimin se "kėshtu ata nuk janė mė dy, por njė mish i
vetėm; prandaj atė qė Perėndia ka bashkuar, njeriu tė mos e ndajė", pėr disa
shekuj Kisha Katolike e kishte ndaluar ndarjen. Porse nė veprėn e famshme Hukuk
Felsefesi (Filozofia e sė Drejtės) tė juristit tė madh gjerman Kohler (f. 121),
thuhet me plot tė drejtė se "martesa midis burrit e gruas me pamundėsi
shkuarjeje nuk mbetet sė qėni vetėm njė burim vuajtjeje e torture, ajo mund tė
bėhet pengesė pėr zhvillimin shpirtėror dhe kapacitetet e mėdha mund t’i
zhvlerėsojė gjer nė asgjėsim". Ja, pra, nė gjendjen qė pėrshkruam, pėr
shtrėngimin e vazhdimit tė martesės asnjė mendim moral dhe shoqėror nuk vlen.
Eshtė njė nevojė sa shoqėrore aq edhe kulturore dhėnia fund e njė martese tė
tillė nė njė mėnyrė mundėsisht tė shpejtė. Nė lidhje me kėtė, pikėvėshtrimi i
Kishės Katolike, nga ēdo aspekt, ėshtė i tėrhequr.
Megjithatė, populli
ngadalė-ngadalė ėshtė pėrpjekur tė shpėtojė nga ky rregull i kishės i
papėrshtatshėm ndaj realiteteve tė jetės, ndaj nevojave dhe detyrimeve tė tij.
Edhe kisha, pėrballė kėsaj kėrkese dhe detyrimi tė pėrgjithshėm, kishte mbetur e
detyruar tė pranonte disa gjykime lehtėsuese. Kėto rregulla tė emėrtuara "Rastet
qė pėrcaktojnė dėmtimin e martesės", esencialisht nuk ndryshonin shumė nga
gjykimet nė lidhje me ndarjen (shkurorėzimin). Nė fund tė fundit, protestanizmi
bėri reformė nė kėtė ēėshtje dhe pranoi shkurorėzimin pėr shkaqe tė pėrcaktuara.
Drojtja nga ndalimi i
shkurorėzimit ėshtė bėrė shkak pėr pakėsimin e martesave. Sepse, dikush qė e di
se, po iu desh tė shkurorėzohet, nuk do tė mundet, tutet nga martesa. Njeriu nuk
hyn nė njė derė, pėr tė cilėn e di se do t’i mbyllet pas pėr jetė. Pakėsimi i
numrit tė martesave ēon, gjithashtu, nė pėrhapjen e prostitucionit, shpėrbėrjen
e familjes dhe nė krim.
Kuadri ligjor i
shkurorėzimit
Nė tė drejtėn Islame
shkurorėzimi ėshtė mundėsia e fundit pasi nuk mbetet asnjė mundėsi pėr vazhdimin
e jetės martesore. Nė Kuranin e Madhnueshėm, me urdhėrin "Po iu bindėn gratė,
mos kėrkoni njė tjetėr udhė pėr to", ndalohet shkurorėzimi pa shtrėngim. Edhe
Hz. Pejgamber ka urdhėruar: "Martohuni, por mos u ndani. Sepse Allahu nuk i do
burrat dhe gratė tė pasionuar pas dėshirave". Njė hadith tjetėr thotė kėshtu:
"Nė Lartėsinė e Allahut, veprimi ligjor mė i papėlqyeshėm ėshtė praktika e
ndarjes". Juristėt Islamė janė bashkuar nė mendimin pėr tė mos miratuar
shkurorėzimin pa kushte.
Sipas Hanefive, baza e
shkurorėzimit pėrbėn njė "veprim tė ndaluar - haram". Sepse nė kėtė drejtim ka
shumė hadithe tė rėnda. Shkurorėzim, nė tė njėjtėn kohė, do tė thotė prishje e
bashkėsisė sė familjes si gur themeli i shoqėrisė, do tė thotė refuzim i dobive
tė posaēme qė shoqėrojnė kurorėn. Nė lidhje me kėtė, ėshtė ndaluar ndarja pa
ndonjė shtrėngesė. Nga Pasuesit, ata qė janė shkurorėzuar, kanė vepruar kėshtu
pėrballė nevojės dhe shtrėngesės.
Nė hadithin qė bėn fjalė pėr
statusin e shkurorėzimit, disa dijetarė qė pranojnė si pikėnisje pėrcaktimin e
kėtij veprimi "si miratimi mė i papėlqyeshėm ose ligjshmėria mė e papėlqyeshme
nė Lartėsinė e Allahut", janė shprehur pėr shkurorėzimin si veprimi mė i
neveritshėm (mekruh) i afėrt me ndalesėn (haram). Porse ndarja, nė rrethana tė
ndryshme, ka vlerėsime ligjore tė ndryshme.
Shkaqet e shkurorėzimit
Eshtė e nevojshme t’i bėhet
shkurorėzimi njė burri i cili nuk ėshtė i aftė tė kryejė detyrimin si mashkull
ndaj tė shoqes ose tė sigurojė jetesėn. Sepse, nė tė kundėrt, mund tė lindin
probleme morale dhe etike. Nė rastin kur ėshtė e sigurtė se personi do tė bjerė
nė situata jomorale, shkurorėzimi i tij ėshtė i ndaluar.
Situatat qė bėjnė tė lejueshėm
shkurorėzimin e gruas pėr burrin, janė "kufinjtė qė pėrcaktoi Allahu". Nė se
midis bashkėshortėve urrejtja, pashkueshmėria e rėndė, impotenca seksuale e
bėjnė tė pamundur vazhdimin e martesės; edhe kur potencės seksuale nuk i jepet
mundėsi pėr shkak tė urrejtjes; gjendje tė tilla i pėrngjajnė njė zinaje.
Nė periudhėn e Shejhu'l-Islamit
Hajri Efendi, me rregullimet pėrkatėse sipas Hejeti Telifijes, tė legalizuara me
protokollin e datės 10 mars 1333 me anė tė Kryesisė sė Fetvasė, tė pranuara
zyrtarisht nė po atė datė nga Dekreti Juridik i Familjes; nė bazė tė kėtyre, nė
kushtet e poshtėshkruara, gruaja mund tė kėrkojė shkurorėzimin nga i shoqi.
1. E privuar nga afėrsia
seksuale pėr shkak tė tė metave qė konstaton si sėmundje tek i shoqi, gruaja ka
tė drejtė tė kėrkojė ndarjen duke iu drejtuar gjykatėsit (neni ll9). Nė se
sėmundja e burrit ėshtė e pamjekueshme, gjykatėsi merr vendim tė menjėhershėm
pėr ndarje. Po qe e mjekueshme, njihet njė vit kohė mjekimi. Nė se brenda kėsaj
periudhe nuk shfaqet ndonjė pėrmirėsim dhe gruaja ngulmon nė kėrkesėn e saj,
edhe po s’qe dakord i shoqi, gjykatėsi vendos ndarjen (neni 121).
2. Nė kushtet kur burri ėshtė i
prekur nga infeksione kronike tė lėkurės ose sėmundje veneriane tė cilat ėshtė e
pamundur tė lejojnė njė bashkėjetesė tė padėmshme, gruaja mund tė kėrkojė
ndarjen sapo tė zbulojė njėrėn nga kėto sėmundje tek i shoqi. Po pati shpresė
mjekimi, njihet njė vit kohė, nė tė kundėrt, bėhet ndarje e menjėhershme (neni
122).
3. Pas aktit tė kurorės, nė se
burri pėson ērregullime mendore dhe gruaja i paraqet gjykatėsit kėrkesėn pėr
ndarje, shtyhet njė vit. Nė se brenda kėsaj periudhe ērregullimet nuk zhduken,
vendoset ndarja (neni 123).
4. Pėrveē kėtyre, kur burri
humbet pa lėnė gjurmė dhe tė ardhurat e jetesės bėhen tė pamundura, pas hetimeve
tė nevojshme, gjykatėsi vendos ndarjen mbi bazėn e kėrkesės sė gruas (neni 126).
5. Nė se personi i humbur ka
lėnė pasuri qė mundėson jetesėn dhe gruaja bėn kėrkesė pėr ndarje, gjykatėsi bėn
hetime nė lidhje me atė person. Pas ēastit kur humbasin shpresat pėr tė marrė
njoftim mbi vendndodhjen ose jetėn a vdekjen e personit, caktohet afati i
pritjes prej katėr vjetėsh. Brenda kėsaj periudhe, nė se nuk merret ndonjė lajm
dhe gruaja ngulmon nė kėrkesėn e saj, gjykatėsi vendos ndarjen (neni 127) Kjo
periudhė largimi midis burrit e gruas, konsiderohet ndarje.
6. Nė se midis bashkėshortėve
nxjerr krye e pashkuara dhe njėra nga palėt i drejtohet gjykatėsit, ky i fundit
kėrkon nga familjet e tė dy palėve nga njė pėrfaqėsues si arbitėr. Po qe e
pamundur njė gjė e tillė nga njėra apo tė dyja palėt, gjykatėsi cakton njė
person nga tė tjerėt. Ky kuvend familjar, i sajuar nė kėtė mėnyrė, dėgjon palėt
dhe pėrpiqet tė gjejė pikat e bashkimit. Nė pamundėsi tė kėsaj, po qe fajtor
burri, bėhet ndarja. Po qe fajtore gruaja, e gjithė sasia e garancisė sė kurorės
ose njė pjesė e saj i kalohet burrit dhe vendoset ndarja.
Ne se kėta arbitra nuk arrijnė
nė njė marrėveshje unanime, gjykatėsi komunikon njė tjetėr komision gjykues me
cilėsi tė domosdoshme. Vendimi pėrfundimtar i gjykatėsve ėshtė i parevokueshėm.
Shkurorėzimi pėr ndėrrimin e
fesė
Sipas tė drejtės Islame,
martesa, si akt i realizuar nga tė dy palėt muslimanė, bart edhe aspektin e saj
fetar dhe tė besimit. Ashtu siē del qartazi nė Ligjėratėn e Lamtumirės sė Hz.
Pejgamberit se bashkimi i dy muslimanėve duhet tė bėhet nė emėr tė Allahut dhe
me lejėn e Tij. Nė lidhje me kėtė, nė se njėri nga bashkėshortėt kthehet nga
feja Islame, kurora e humbet vlerėn menjėherė dhe bashkėshortėt ndahen. Nė se
shfaqet pendimi, por njė vdekje eventuale e pengon risimin e besimit e tė
kurorės, ēėshtjet trashėgimore midis tyre nuk realizohen.
Nė se njėra nga specifikat e
njohura si detyrime fetare tė patjetėrsueshme nė Islam, pėrshembull, Dita e
Gjyqit, namazi, ose detyrime si agjėrimi; refuzohet ose bėhet objekt talljeje,
pėr pasojė, shkaktohet kufur (femohim), dhe ėshtė i domosdoshėm risimi i besimit
dhe i kurorės. Pėrsėri, sipas librave tė vendimeve fetare ligjore (fetva),
poshtėrimi i Musafit, Qabes, Sheriatit, mjediseve tė namazit (mesxhid), tė
konsideruara si objekte tė nderuara fetare, sharja e fesė dhe e besimit, quhen
femohim. Sharja dhe tallja nė adresė tė Hz. Muhammedit, gjithashtu, janė ndėr
mėkatet qė e asgjėsojnė besimin dhe kurorėn.
AUTORIZIMI I SHKUROREZIMIT
Nė tė drejtėn Islame, martesa
ėshtė njė akt i pėrjetshėm. Pėr pasojė, kurora e pėrkohshme nuk ėshtė reale. Pėr
vazhdimin e martesės, mes bashkėshortėve detyrimisht duhet dashuri dhe
dhembshuri. Ky ėshtė themeli i jetės martesore.
Kur midis bashkėshortėve shuhet
dashuria dhe dhembshuria, pėrkundėr gjithė pėrpjekjeve, po s’u arrit njė
marrėveshje, ē’ndodh? Sipas shkaqeve tė detyrueshme qė shpjeguam deri tani, s’ka
mundėsi tjetėr veē ndarjes. Por autorizimi i ndarjes kujt i pėrket? Le t’i
analizojmė kėtu njė nga njė katėr rastet e mundshme:
1. Ndarja me pėlqim tė
dyanshėm
Nė tė drejtėn romake, njė kohė
ishte pranuar dhėnia fund e martesės me pėlqim tė dyanshėm. Edhe nė tė drejtėn
kineze dhe gjermanike shihej si e mundur. E njėjta situatė ishte pranuar njė
kohė edhe nė Francė. Ka edhe vende Europiane qė pranojnė, krahas shkaqeve tė
tjera pėr ndarje, edhe pėlqimin e dyanshėm: Belgjika, Luksemburgu, Rumania,
Estonia, Letonia, Skandinavia, shtetet latinoamerikane, Rusia.
Nė tė drejtėn Islame, pėlqimi i
dyanshėm, pa qenė njė formė esenciale e shkurorėzimit, njėkohėsisht, nė kuadrin
e disa kushteve tė pėrgjithshme, ėshtė i mundur. Pėrshembull, burri qė, si
rregull, bart autorizimin e ndarjes, mund t’i njohė gruas tė drejtėn e ndarjes.
Ky ėshtė njė lloj pėlqimi i dyanshėm. Sepse, nė pėlqimin e dyanshėm, pėrveē
vullnetit tė burrit, ekziston edhe vullneti i gruas. Kjo situatė nuk ka ndonjė
aspekt antagonist ndaj Islamit nga pikėpamja ligjore.
Kritikė
Nė pamje tė parė, edhe sikur tė
duket si diēka pa rrezik, dhėnia fund e martesės me pėlqim tė dyanshėm nuk ėshtė
njė formė praktike. Ta lesh punėn vetėm nė dorėn e dy palėve, gjatė zbatimit u
hapet rrugė pengesave. Disa bashkėshortė nuk bien dakord tė ndahen edhe kur
ėshtė e nevojshme njė gjė e tillė. Kurse disa tė tjerė, si pėrfundim i njė
grindjeje, nervozohen dhe bien dakord, por pastaj pendohen.
2. Ndarja me gjyq
Sot ka marrė njė pėrhapje tė
gjerė koncepti i ndarjes vetėm nė bazė tė vendimit gjyqėsor mbi shkaqe tė
njohura. Kjo kahje ėshtė pranuar posaēėrisht nga ana e tė drejtės sė Kishės
Protestante dhe, pėrmes formave tė ndryshme, ka kaluar nė ligjet e shteteve tė
ndryshme. Nė njė pjesė tė vendeve qė kanė pranuar kėtė mėnyrė, ekziston
institucioni i shkurorėzimit. Edhe Turqia bėn pjesė nė kėtė grup.
Kritikė
Eshtė mjaft e vėshtirė qė
gjykatėsi tė futet nė tė fshehtat e martesės, pasi ėshtė e pamundur qė njė
person i tretė tė njohė mjetin misterioz tė shėrimit qė garanton lidhjen
reciproke tė bashkėshortėve ose tė masė nivelin e dashurisė ndėrmjet tyre.
Ndarja nėpėrmjet gjykatės kėrkon nga pala qė paraqet kėrkesėn, tė mbrojė shkaqet
e saj, tė tregojė rrethana dhe tė sjellė prova. Por gjykatėsi, po shfaqi njė
opinion tė nisur nga ndėrgjegjja lidhur me shkaqet qė paraqesin faktet, nuk mund
tė japė njė vendim shkurorėzimi. Nė kėtė ēėshtje nuk merren nė konsideratė as
betimi ose prova qė mund ta zėvendėsojė atė. Pėr pasojė, gjykatėsi, pėr tė
formuar njė opinion, detyrohet tė hulumtojė veēoritė e jetės sė bashkėshortėve,
tė njohė, pėrmes pyetjeve, aspektet e fshehta dhe intime tė jetės sė tyre. Kurse
kjo s’ėshtė e drejtė.
Nė shkurorėzimin pėrmes
gjykatės, nga nxjerrja nė shesh e intimiteteve para trupit gjykues ose personave
tė tjerė tė huaj, dėmtohet mė tepėr gruaja, lindin thashetheme, fyhet
personaliteti i saj, pėr pasojė, njė lidhje tjetėr martesore e saj vėshtirėsohet
shumė. Jemi duke parė se si barten nė gazeta apo mjetet e tjera tė informacionit
kėto lloj thashethemesh.
Megjithatė, vėnia pėrballė
gjykatės, i bėhet pengesė bashkėshortit qė kėrkon tė shembė bashkėsinė e
familjes si gur thmeli i shoqėrisė, e ēon nė veprime mė tė matura e mė tė
pėrpikta. Por, siē thotė Dr. Mazhar Osman, "ata qė, tė ndodhur nė njė pozicion
shtazėror, kėrkojnė tė ndajnė bashkėshorten pėr ndonjė shkak tė vogėl ose pa
shkak, edhe po s’u ndanė, me njė mėnyrė tjetėr do ta braktisin bashkėshorten dhe
familjen". Tė gjithė e dimė se nė kėto lloj gjyqesh, me qėllim qė tė realizohet
ndarja dhe palės tjetėr t’i bėhet sa mė shumė dėm, bėhen mashtrime me forma qė
s’ta kap pėrfytyrimi. Po s’u gjetėn prova ligjore ose dėshmitarė sipas mendimit
tė gjykatės dhe gjykatėsi nuk pranon shkakun e ndarjes, nė praktikė, shumė herė,
bashkėshortėt, pėr tė shpėtuar nga jeta plot tortura siē e paraqesin, pėrpiqen
tė kėrkojnė hile tė vėshtira pėr t’i nxjerrė nė shesh, tė bėjnė turli
kombinacionesh, tė gjejnė dėshmitarė tė rremė. "Nga shtyrja e afatit tė ēėshtjes
sė shkurorėzimit nė favor tė grave nga gjykatat, nga vendimet pėr detyrime
ekonomike tė majme nė favor tė tyre, ėshtė shtuar numri i grave qė edhe pėr tė
jetuar tė lira pa u kujdesur pėr detyrat e tyre familjare, edhe pėr tė marrė
shpenzimet e nevojshme jetėsore, hapin ēėshtje shkurorėzimi ose, pėr tė zgjatur
ēėshtjen e hapur ndaj tyre, sjellin dėshmitarė fqinjė ose tė largėt qė s’kanė
asnjė lloj dijenie pėr ēėshtjen...
Praktikisht, ndaj fjalėve tė
palės qė pretendon pėr pashkuarje me bashkėshortin (a bashkėshorten), s’mbetet
shumė pėr tė bėrė, veēse tė besosh. Po tė mendojmė se ēdo iniciativė pėr tė
ndarė ēiftet e lumtur qė duhen, qė janė tė lidhur nė jetėn martesore nė interesa
kėnaqėsie dhe raportesh materiale e shpirtėrore, mbetet e pasuksesshme, atėherė,
ēiftet qė do tė ndaheshin pa ndonjė shkak, do tė ishin njė pakicė e
pakonsiderueshme.
Pa dyshim qė, edhe t’i dalėsh
pėrballė dikujt qė kėrkon t’i japė fund bashkėsisė sė martesės, me qėllim pėr ta
ftuar qė tė mendohet dhe tė sillet mė i matur, pėr ta ftuar me fjalė pajtuese qė
tė tregojė durim pėr vazhdimin e bashkėsisė, ėshtė njė punė e nevojshme dhe e
dobishme. Kėtė mund ta bėjė njė kuvend familjar me nga njė arbitėr nga persona
tė afėrt nga secila palė, me persona tė padrojtur e tė dobishėm, me autoritet,
me pėrvojė dhe tė respektuar nė fjalėt e tyre.
3. Shkurorėzimi vetėm me
dėshirėn e gruas
Njė nga format e shkurorėzimit
ėshtė edhe ajo e realizuar vetėm me dėshirėn e njėrit nga bashkėshortėt. Kjo
formė, mė e lehtė, e zbatuar nė Rusi, po u hap rrugė shumė kontradiktave,
pėrzierjes sė gjenealogjisė dhe lėkundjes sė familjes nga themeli. Kėtu do tė
analizojmė veē e veē format e dhėnies fund tė bashkėsisė sė martesės nga
bashkėshortėt me dėshirėn e secilit prej tyre.
Te frankėt e vjetėr, e drejta e
ndarjes nė disa raste i ishte njohur edhe gruas. Te romakėt, ndėrsa nė martesat
patriarkale (tė varura sundimit tė burrit) e drejta e ndarjes i pėrkiste vetėm
burrit, nė martesat jopatriarkale, qė me kohė morėn njė pėrhapje tė gjerė, kjo e
drejtė i ishte njohur edhe gruas.
Kritikė
Gruaja qė zotėron tė drejtėn e
fjalės nė aktin e kurorėzimit, po qe e autorizuar edhe pėr ta prishur atė, nė
pamje tė parė, kjo gjė, edhe po u duk logjike, pėr shkak se ajo zotėron njė
shpirt tė lėkundshėm, duket sheshit qė njė gjė e tillė ėshtė e rrezikshme pėr
bashkėsinė e familjes. Dėshira seksuale e gruas ėshtė shumė mė e ndryshme nė
raport me atė tė burrit. Njė grua, qė, nisur nga njė ndodhi e vogėl, zemėrohet
dhe arrin nė opinionin se jeta martesore i ėshtė bėrė njė vuajtje qė s’shtyhet,
do tė parapėlqejė menjėherė rrugėn e ndarjes. Mos vallė gruaja e sotme, brenda
njė konstrukti psikologjik tė ndikuar nga dhėnia pėrparėsi veshjes e lidhur me
dėshirat e ndryshimit tė modės, a ėshtė e zonja tė marrė vendim mė vete pėr t’i
dhėnė fund institucionit tė martesės?
Sipas tė drejtės Islame, nė
martesė burri jep garanci pasurore (mehir). Bėn edhe shpenzime tė tjera. Ashtu
siē parapaguan garancinė, ashtu bėn pagesa edhe nė ndarje ose nė vdekje. Gruaja
qė do tė ndahet, po qe shtatzėnė, merr nga burri tė ardhura gjersa tė lindė. Po
qe se do t’i japė gji vetė fėmijės, i paguhet rrogė pėr kėtė gjė. Atėherė, ashtu
si nė martesė, edhe nė ndarje, burri ndodhet para detyrimesh materiale. Nuk
ėshtė e drejtė t’i ngarkohen burrit detyrime materiale kur gruaja ndahet nė kokė
tė vet dhe pėr qejf (mė sipėr ėshtė sqaruar e drejta e gruas pėr ndarje nė
kushte detyruese).
4. Ndarja vetėm me dėshirėn
e burrit
Nė tė drejtėn e vjetėr turke
dhe gjermanike sė bashku me atė romake, nė periudhat e para (nė martesat
patriarkale), e drejta e ndarjes i pėrkiste vetėm burrit. Nė tė drejtėn e
Egjiptit tė Vjetėr dhe tė Babilonisė, ishte e njėjta gjendje.
Nė tė drejtėn Islame, kjo ėshtė
forma bazė e ndarjes. Nė Kuranin e Madhnueshėm bėhet e qartė se lidhja e kurorės
ėshtė nė dorėn e burrit. Pėrsėri nė Kuran, nė ajetet e ndarjes (talak), ndarja,
praktika e ndarjes gjithmonė anon nga burrat.
Kritikė
Burri, nga krijimi, ėshtė mė i
matur se gruaja dhe mė gjakftohtė ndaj ndodhive. Pasojat e veprimeve ėshtė nė
gjendje t’i mendojė mė mirė.
Si nė martesė, si nė ndarje,
sipas tė drejtės Islame, burri ka detyrime materiale. Burri qė ndan, edhe nė
ndarje edhe nė martesėn pasuese do tė bėjė shumė shpenzime. Kėto, e shtyjnė atė
nė veprime mė tė kujdesshme. Pėr pasojė, mashkulli, me ndarje tė njėpasnjėshme,
nė tė njėjtėn kohė do tė shembė folenė e tij, fėmijėt dhe punėt e shtėpisė do
t’i pėrmbysen.
Njėkohėsisht, burri mund tė
mbetet nėn presion. Edhe pa nevojė dhe domosdoshmėri, me njė vendim tė ēastit,
mund tė ndahet. Veēanėrisht burri, duke parė pakėsimin e dashurisė nė lidhjen
reciproke, e sheh tė rrezikshėm vazhdimin e martesės dhe mund tė pėrdorė
autorizmin e ndarjes, Atėherė edhe gruaja, pse tė mos zotėrojė tė njėjtėn tė
drejtė nė se kupton tė njėjtat gjėra si burri? Kjo pyetje ėshtė me vend. Kėsaj
do t’i jepet pėrgjigje nė kapitujt "Llojet e ndarjes" dhe "Ndarja e gruas pa
pagesė garancie".
Duhet tė kuptojmė edhe se
individi nė Islam nuk ėshtė i varur vetėm nga sanksione materiale. Sanksioni mė
i madh ėshtė vetėdija se njė ditė, pėrballė Allahut, do tė japė llogari pėr ato
qė ka bėrė. Njė nga parimet bazė tė besimit ėshtė bindja se ajo ditė sigurisht
do tė ndodhė. Nė tė gjithė kompleksitetin e ēėshtjeve, martesa, siē ėshtė njė
mėnyrė trajtimi brenda rregullave tė caktuara, ashtu ėshtė edhe njė e drejtė
hyjnore. Nė Kuran martesa quhet "hududullah -kufinjtė qė vuri Allahu". Ky
formulim veēanėrisht pėrsėritet nė ajetet e ndarjes (talak), ku kėrkohet qė nė
asnjė mėnyrė tė mos merren nėpėr kėmbė kėto kushte, tė mos kapėrcehen ato dhe
qartėsohet se ata qė i kapėrcejnė, quhen mizorė.
Nė ajetet pėr ndarjen, disa nga
pohimet qė pėrsėriten mė shpesh, janė kėto: "Kinie frikė Allahun dhe dijeni qė
Allahu di pėr ēdo gjė dhe sheh ēdo gjė qė bėni... kush frikėsohet nga Allahu,
fiton njė lehtėsi pėr vete nė ēdo punė". Pėrsėri nė Kuran bėhet e ditur sjellja
e mirė me gratė e ndara, kėshillohet pajtimi me urdhėrat e Allahut nė kėtė
ēėshtje pėr ata njerėz qė besojnė nė Ditėn e Gjyqit dhe nė Jetėn e Pasosur.
Allahu i Madhnueshėm qė, pa
dyshim, ėshtė ai qė njeh mė mirė sjelljet mė tė bukura e mė tė pėrshtatshme tė
njerėzve nė ēdo punė, nė lidhje me ndarjen, urdhėron kėshtu: "E kur t’i keni
lėshuar gratė dhe ato i afrohen afatit tė tyre, atėherė ose i mbani siē duhet,
ose i leni siē duhet e mos i mbani sa pėr t’i dėmtuar e tė bėheni tė padrejtė. E
kush bėn atė, e ka dėmtuar vetveten. Dispozitat e Allahut mos i merrni pėr
shaka".
Prof. M. Reßid Belgesay, pasi
flet pėr autorizimin e ndarjes qė i jep e drejta Islame burrit -nė njė formė tė
tepruar- thotė kėshtu: "Porse, duke patur parasysh se kodet morale fetare dhe
shoqėrore janė mė tė fuqishme se ligjet nė rregullimin e marrėdhėnive familjare,
nga trajtimi si mėkat dhe turp i ndarjes sė gruas nga burri pa ndonjė shkak
serioz dhe, nė kushtet e ekzistencės sė shkaqeve tė rėndėsishme, nga detyrimi i
burrit pėr tė pranuar nga gruaja kėrkesėn pėr ndarje, ligji i vėnė nga e drejta
Islame nė praktikė nuk u kishte dhėnė shumė mundėsi abuzimeve".
Pėr tė penguar pėrdorimin e
autorizimit tė ndarjes tė dhėnė burrit nė dėm tė gruas, nė tė drejtėn Islame
janė marrė disa masa. Me pak fjalė, burri i ndodhur nė shtratin e vdekjes, e
ndan gruan me njė vendim pėrfundimtar dhe po qe se vdes pa mbaruar periudha e
pritjes (koha e pritjes sė gruas sė ndarė ose tė mbetur e ve nga ky ēast gjer nė
njė rimartesė, qė zgjat 8-9 muaj), nė zgjatjen maksimale tė mundshme vepron e
drejta e gruas pėr trashigim ose pėr tė marrė pagesė dhe, nė parim, ajo i jepet.
Nė kundėrshtim me kėtė, brenda tė njėjtės periudhė, nė se nuk vdes burri qė bėri
ndarjen, por gruaja, burri nuk mund tė bėhet trashėgimtar i saj pasi, duke
pėrdorur autorizimin e ndarjes, e ka humbur tė drejtėn e trashėgimisė.
Me ē’kuptohet nga kėto
shqyrtime, individi qė Islami e mėsoi dhe e edukoi, ėshtė njė njeri i pjekur, qė
njeh pėrgjegjėsinė, i ndjeshėm, i drejtė dhe i dashur. Koha kur veproi
plotėsisht Islami, formonte njerėz tė tillė me radhė dhe nėnshtetas tė rregullt.
Porse, siē ndodh edhe nė fusha tė tjera, nė popujt ku veprimet e individėve, nga
pikėpamja fetare, janė dobėsuar, kanė mbetur pas e nė ēdo drejtim janė prishur,
nuk kemi tė drejtė t’ia ngarkojmė Islamit tė kėqiat, abuzimet dhe pėrfitimet e
tyre dhe, nga ky aspekt, s’kemi tė drejtė ta qortojmė atė.
A MUND T’I JEPET GRUAS
AUTORIZIMI I SHKUROREZIMIT?
Juristėt Islamė kanė pranuar
mundėsinė e dhėnies sė tė drejtės sė shkurorėzimit gruas. Vetėm se nė hollėsitė,
midis tyre kanė lindur ndryshim pikėpamjesh.
Nė aktin e kurorės, si rregull,
burri, nė dorėn e tė cilit ndodhet autorizimi i shkurorėzimit, mund t’i japė
gruas tė drejtėn e shkurorėzimit me kėrkesėn e saj. Kėsaj i thonė "abdikim
(tefviz)". Burri kėtė tė drejtė mund ta japė edhe pas aktit tė kurorės. Burri
pėrcakton formėn dhe kushtet e tjera tė ndarjes. Gruaja vetėm brenda kėtyre
kushteve mund ta pėrdorė tė drejtėn e shkurorėzimit. Burri nuk mund ta marrė
prapė autorizimin e dhėnė gruas.
Veēse, edhe gruaja, ashtu si
burri, nuk duhet ta shpėrdorojė tė drejtėn e shkurorėzimit. Hz. Pejgamber
urdhėron e thotė: "Cilado grua qė kėrkon tė ndahet pa pasur rrethana detyruese,
asaj i ndalohet aroma e Parajsės".
A MUND T’I JEPET AUTORIZIMI
I SHKUROREZIMIT
NJE PERSONI TE TRETE?
Burri, qė bart tė drejtėn e
shkurorėzimit, pėrveē tė shoqes, pėr kėtė punė mund tė caktojė si pėrfaqėsues
edhe njė person tjetėr. Pėrfaqėsuesi vepron sipas udhėzimeve tė aktit tė
pėrfaqėsimit. Burri, ndėrsa nuk mund tė marrė prapė autorizimin e dhėnė gruas,
mundet ta shkarkojė personin e tretė tė caktuar si pėrfaqėsues.
A mund tė zotėrojė autorizimin
e shkurorėzimit njė person i tretė i paautorizuar nga burri? Mė drejt, njė
arbitėr a njė gjykatės a bart vetvetiu autorizimin e shkurorėzimit? Nė librat e
sė drejtės Islame, gjatė zbėrthimit dhe sqarimit tė konceptit tė shkurorėzimit,
nė disa kushte, edhe ndarjes qė realizon gjykatėsi dhe arbitri ose anulimit tė
kurorės i thuhet shkurorėzim. Por paraqitja gjykatėsit e kėrkesės pėr ndarje nga
ana e gruas nisur nga disa tė meta tė burrit ose largimi nga burri i gruas
jomuslimane qė ka pranuar Islamin, forma tė tilla pranohen nė kushte tė veēanta
e tė detyruara.
Nė situatėn e vazhdimit tė
pashkuarjes midis bashkėshortėve, arbitrat e caktuar a janė tė autorizuar pėr tė
bėrė shkurorėzim? Megjithatė, me qė arbitrat janė nga familjet e bashkėshortėve,
dinė gjendjet e veēanta tė secilės anė. Nė kėtė kuvend familjar, jo ashtu siē
ndodh nė gjykatat, nuk ekziston frika se mos pėrhapen tė fshehtat martesore tė
bashkėshortėve. Gjithashtu, shumica e fraksioneve juridike janė tė opinionit se
arbitrat bėjnė vetėm pajtim, pėr atė janė tė ngarkuar, nuk janė tė autorizuar
pėr shkurorėzim, sepse ky autorizim nė ajete dhe hadithe qartėsisht i ėshtė
dhėnė burrit. Porse Malikitė ua njohin arbitrave autorizimin e shkurorėzimit.
Sepse, siē kuptohet nga Kurani, Nisa (35), kjo duhet t’u jetė caktuar arbitrave
nga ana e gjykatėsit. Po qe se arbitrat e shohin tė pamundur pajtimin, vendosin
pėr shkurorėzim dhe ky vendim hyn nė fuqi. Nė komentet e Taberiut, Ibni Kethirit
dhe Shevqaniut, duke u dhėnė tė drejtė Malikive, parashtrohen prova tė vėrteta.
Madje Ibni Kethir transmeton se edhe sikur bashkėshortėt tė mos caktojnė si
pėrfaqėsues arbitrat pėr ēdo ēėshtje, vendimi i tyre pėr shkurorėzim njihet si
efektiv nga ana e shumicės sė dijetarėve.
Kėtu duhet tė preket edhe njė
veēori tjetėr. Udhėheqėsi i shtetit Islam, pėr tė tėrhequr popullin drejt njė
dobie posaēėrisht pėr tė ose pėr tė shmangur njė tė keqe tė pėrhapur, ashtu siē
mund ta shohė tė nevojshme tė pengojė disa praktika krejt tė zakonshme, ashtu
edhe tė vejė nė zbatim disa praktika tė tjera. Mbėshtetur nė kėtė, a mund t’ia
marrė burrit tė drejtėn e shkurorėzimit dhe a mund t’i japė shkurorėzimit njė
formė tjetėr? Nga pikėpamja e tė drejtės Islame, pėrgjigjja do tė ishte "jo",
sepse nė Islam, udhėheqėsi i shtetit zotėron kompetenca vetėm nė specifikat qė
nuk pėrbėjnė dogmė. Heqja dikujt e njė tė drejtė tė bazuar nė argumente tė
formės sė prerė (dogmė) do tė thotė anulimi i atyre argumenteve, gjė qė nuk
ėshtė nė kompetencė tė askujt. "Atje ku ka kundėrshtim ndaj Krijuesit, nuk ka
bindje ndaj krijesave". Nė Kuran ėshtė bėrė e qartė se shkurorėzimi i takon
burrit. Veēse, siē u pėrmend edhe mė sipėr, nė disa situata tė caktuara mund t’i
ndėrhyhet burrit nė kėtė autorizim.
LLOJET E SHKUROREZIMIT
Nė tė drejtėn Islame,
shkurorėzimi klasifikohet nė disa aspekte. Duke i quajtur tė gjitha nėn
emėrtimin "shkurorėzim", si njė e drejtė qė i pėrket burrit, do tė bėjmė fjalė
pėr disa aspekte esenciale tė tij.
Shkurorėzimi ėshtė ose
"tradicional - sunni" ose "i ri - bid‘ī". Shkurorėzim sunni quhet ai qė i
pėrputhet traditės fetare (sunnet). Kjo traditė fetare (sunnet), quhet rruga qė
duhet ndjekur nė shkurorėzim e urdhėruar nga Allahu. Kjo nuk pason fitimin e njė
tė mire (sevap), nė atė kuptim tė pėrhapur qė ka marrė nė praktikė fjala
"sunnet". Sepse shkurorėzimi nuk ėshtė si njė adhurim nga i cili njeriu fiton tė
mira, ai ėshtė vetėm njė rrugėdalje e zgjedhur nė kushte detyrimi.
Shkurorėzimi "i ri - bid‘ī", i
papėrputhur me sunnetin, si tė thuash, ėshtė shkurorėzim i sajuar, nė
antagonizėm me formėn e urdhėruar fetarisht.
Shkurorėzimi i pėrputhur me
sunnetin
Gruan qė u mbyll nė gjerdek me
tė dhe me tė cilėn nuk pati marrėdhėnie seksuale nė periudhėn e pastėrtisė midis
dy tė pėrmuajshmeve (menstruacioneve), burri e shkurorėzon me njė komunikim
ndarjeje. Ndarjen e dytė qė pėrfshihet midis bashkėshortėve, e jep nė periudhėn
e dytė tė pastėrtisė dhe tė tretėn (tė fundit) e jep nė periudhėn e tretė tė
pastėrtisė. Ja, pra, nė njė periudhė tremujore, komunikimi i tri ndarjeve "tė
prapsueshme" (rixh-i talak), secila nė periudhėn e vet. (Sipas dėshirės,
komunikimi mund tė prapėsohet). Kėtij i thonė shkurorėzim "i bukur ndaj
sunnetit" (sunni hasen). Ka edhe njė formė tjetėr tė kėtij lloj shkurorėzimi:
sunni ahsen. Pasi t’i jepet komunikimi i parė i ndarjes (me kusht qė tė mos ketė
pasur marrėdhėnie seksuale nė periudhėn e pastėrtisė midis dy menstruacioneve),
pritet pastrimi pas tri menstruacioneve dhe pastaj jepet komunikimi i dytė;
pėrsėri pas tri menstruacioneve jepet komunikimi i tretė. Natyrisht, nė kėtė
periudhė kohe nuk mund tė bėhen marrėdhėnie seksuale. Ky lloj shkurorėzimi zgjat
afėrsisht nėntė muaj.
Shkurorėzimi i papėrputhur
me sunnetin
Eshtė shkurorėzimi qė bie nė
antagonizėm me atė sunni. Eshtė shkurorėzimi i dhėnė gruas nė periudhėn e
menstruacioneve ose me tė cilėn ka pasur marrėdhėnie seksuale. Veēanėrisht,
qoftė i dhėnė nė periudhėn e menstruacioneve, qoftė nė kushtet kur me gruan janė
kryer marrėdhėnie seksuale, po qe se nė njė periudhė janė komunikuar mė tepėr se
njė ndarje, kėsaj i thonė shkurorėzim "i ri" (bid‘ī talak).
Tani le tė ndalemi nė kėtė
kategorizim.
Providenca Hyjnore i ka dhėnė
burrit autorizimin e shkurorėzimit dhe ia ka bėrė tė qartė mėnyrėn e pėrdorimit
tė tij. Kuptohet se nė kėtė ēėshtje sunneti ėshtė nė pėrputhje me urdhėrat e
Allahut. Nga Pasuesit, Abdullahu, i biri i Hz. Omerit, e kishte ndarė gruan nė
periudhėn e menstruacioneve. Hz. Omer e kishte lajmėruar Pejgamberin dhe ai,
nisur nga fakti qė ky shkurorėzim (ndarje) nuk pėrputhej me sunnetin, kishte
urdhėruar qė Abdullahu tė kthehej tek e shoqja dhe, nė se do tė ndahej, tė
vepronte nė pėrputhje me sunnetin.
Nė Islam, nė shkurorėzimin
sunni, si njė ndarje normale, shkaku i ndalimit tė ndarjes nė periudhėn e
menstruacioneve lidhet me gjendjen e posaēme tė papėrshtatshme seksualisht tė
gruas. Nė periudhėn e menstruacioneve jeta emocionale midis bashkėshortėve
dobėsohet; nė se para kėsaj do tė kishte ndodhur ndonjė ftohje eventuale, me
kėtė rast ajo pėrparon dhe mund tė finalizohet me njė shkurorėzim.
Kurse mosshkurorėzimi pas njė
marrėdhėnieje seksuale nė njė periudhė pastrimi (midis dy menstruacionesh), merr
shkak nga fakti qė nė njė marrėdhėnie tė tillė "tė re", burri mund tė jetė mjaft
i dėshiruar dhe, pas marrėdhėnies ndihet i ledhatuar nga gruaja nė vetvete dhe
nė kėtė periudhė lehtėsisht mund tė hyjė nė udhėn e shkurorėzimit. Shihet qartė
se pėr shkurorėzim ėshtė zgjedhur njė periudhė kur burri tė jetė sa mė i
dėshiruar pėr gruan psikologjikisht, nė mėnyrė qė tė mund tė pengohet, sa tė
jetė e mundur mė shumė hyrja nė udhėn e shkurorėzimit.
Shkurorėzimi i pėrputhur me
sunnetin, nė formėn "mė tė bukur" (sunni ahsen), zgjat nėntė muaj, ndėrsa nė
formėn "e bukur" (sunni hasen) merr fund brenda tre muayje. Brenda kėsaj
periudhe (nė tė dy format) burri, po deshi, mund tė ndryshojė mendim, tė kthehet
tek e shoqja dhe tė vazhdojė bashkėsinė martesore. Nė njė periudhė pastrimi
burri mund tė komunikojė jo mė tepėr se njė ndarje. Ja, kėtu realizohet e vetmja
dobi qė realizon rruga e shkurorėzimit me gjyq (mundėsia e mendimit, e
reflektimit). Kėtu i jepet pėrgjigje edhe asaj ēka u trajtua mė lart si forma e
katėrt e varianteve tė shkurorėzimit, "mundėsia e shkurorėzimit tė ngutshėm tė
burrit tė ndodhur nėn ndikim".
Imamėt e fraksioneve kanė rėnė
nė marrėveshje pėr ta konsideruar tė ndaluar si formė mosbindjeje e kundėrshtimi
shkurorėzimin "bid’i talak", tė papėrputhur me sunnetin. Nė lidhje me kėtė,
personi qė ndan gruan me shkurorėzim tė ri, sipas Hanefive dhe Malikive ėshtė i
detyruar tė kthehet te gruaja me urdhėr tė Profetit, ashtu siē u urdhėrua
Abdullah Ibn Omeri. Po qe se s’do tė kthehet, sipas Malikive, gjykatėsi e
detyron burrin. Po s’u kthye, megjithatė, gjykatėsi merr vendim "prapėsimi" mbi
burrin. (prapėsim shkurorėzimi) Kėshtu, shkurorėzimi quhet i anuluar. Sipas
Hanefive, edhe nė se gjykatėsi vendos njė gjobė tė domosdoshme ndaj burrit nė
mėnyrė qė ai tė prapėsohet, vendim "prapėsimi" nuk mund tė marrė.
Porse, edhe pse shkurorėzimi i
ri (bid‘ī) ėshtė i ndaluar, burri e ekzekuton atė; nė kėto kushte, edhe pas tri
komunikimeve, mos vallė nga pikėpamja ligjore ky shkurorėzim ėshtė efektiv?
Duhet qė ēeshtja tė parashtrohet nė njė formė mė tė hapur. Pavarėsisht nė se
ėshtė e ndaluar, nė se burri e ndan gruan nė periudhė menstruacionesh ose kur ka
bėrė marrėdhėnie seksuale me tė, kjo a pėrbėn njė fakt ligjor? Pėrsėri, edhe nė
se nuk ka bėrė marrėdhėnie seksuale dhe ndodhet nė periudhėn e pastėrtisė, po qe
se burri brenda njė periudhe i ka komunikuar mė tepėr se njė ndarje gruas, numri
i komunikimeve a do t’i numėrohet njė apo aq sa ka bėrė, dy apo tri?
Nga Pasuesit dhe praktika e
tyre e zakonshme gjer nė ditėt e sotme, shumica e juristėve islamė janė tė
opinionit se, edhe pse ėshtė i ndaluar, shkurorėzimi i ri (bid‘ī), ka gjetur
zbatim. Kėshtu shohim qė nė mes sistemeve juridike, e drejta Islame, e posaēme
pėr specifikat e personalitetit njerėzor, plotėson ndaj njeri-tjetrit sanksionet
materiale me ato shpirtėrore, shohim edhe njė herė harmonizimin e tė drejtave
hyjnore me ato njerėzore. Nisur nga fakti qė autorizimi i shkurorėzimit ėshtė nė
dorė tė burrit, edhe kur shkurorėzimi ėshtė i formės "sė re" (bid‘ī), burri, nė
fakt, pėrdor njė kompetencė tė vetėn. Vetėm se njė formė praktikimi e mbivėnė
kėsaj kompetence (shkurorėzimi i ri - bid‘ī), mbipraktikė, nė kufinjtė e kėsaj
bote nuk ia heq asaj fuqinė ligjore se ėshtė e ndaluar (haram). Kjo i ngjan
faljes sė namazit mbi njė sipėrfaqe toke tė rrėmbyer njė tjetri ose, pas ezanit
tė xhumasė, shitblerjes nė kohėn e namazit tė xhumasė qė pėrbėn njė detyrim
(farz). Nė kėto dy situata edhe pse ėshtė i ndaluar (haram) rrėmbimi i tokės
tjetrit, ose shitblerja pas ezanit tė xhumasė, ashtu siē ėshtė efektiv namazi
mbi tokėn e rrėmbyer, ashtu ėshtė efektive nga ana ligjore shitblerja pas ezanit
tė xhumasė.
Disa dijetarė si Ibni Hazmi,
Ibni Tejmije, Ibni Kajjimi e Shevqaniu, nga juristėt e periudhės sė fundit tė
Egjiptit, Ahmed Shakir Bej, dhe disa tė tjerė juristė, mbrojnė pikėpamjen se nuk
ėshtė efektiv dhe i zbatueshėm ligjėrisht shkurorėzimi i ri (bid‘ī). Nėn
ndikimin e kėsaj rryme, do tė ndodhte qė nė ligjin Nr. 29 datė 1929 tė Qeverisė
Egjiptiane, ligj i pėrfshirė nė "Ahval-i Shahsije", sanksionohet qė dy-tre
komunikime pėr ndarje, tė dhėna nė tė njėjtėn periudhė, do tė konsiderohen njė
(neni 3).
DISA ĒESHTJE TE RENDESISHME
Nė Islam, pėr tė njohur dhe
kuptuar urdhėrat dhe ndalimet fetare, njeriu duhet tė ketė arritur periudhėn e
pjekurisė e tė gjykimit tė shėndoshė. Edhe njė veēori e rėndėsishme qė kėrkohet
nė fjalėt dhe veprimet qė shprehin obligim, ėshtė "nijeti" (qėllimi i
paraformuluar). Porosia e nijetit, si njė nga parimet e palėkundura tė Islamit
dhe nga porositė mė kryesore tė transmetuara nga i Dėrguari i Allahut, fillon
kėshtu: "Veprimi ėshtė i kushtėzuar vetėm nga qėllimi. Ēdokujt do t’i jepet
pėrgjegjėsia e asaj ēka bėrė nijet". Pasi pėrmendėm kėtė veēori, le tė
pėrqėndrohemi nė disa ēėshtje tė rėndėsishme:
1. Nuk ėshtė efektiv
shkurorėzimi i fėmijės, i njeriut qė fle, i tė marrit, i njeriut tė metė
mendėrisht. Veprimet
e kėtyre konsiderohen tė paqena nga pikėpamja juridike e shkuroėzimit, sepse nuk
zotėrojnė mendjen ose aftėsinė e paraformulimit tė qėllimit - nijet (s’kanė
logjikė dhe vullnet).
2. Shkurorėzimi i realizuar
me shtrėngesė dhe detyrim.
Hanefitė e marrin nė konsideratė shkurorėzimin e shėmtuar (me shtrėngesė dhe
detyrim) kur ai ka gjetur zbatim. Sipas Shafiive, Malikive dhe Hanbelive, nuk
ėshtė i konsideruar. Sepse, si pasojė e shtrėngesės, nė mungesė tė dėshirės,
prirjes, qėllimit dhe vullnetit, shkurorėzimi kryhet nga frika, prandaj nuk ka
vlerė ligjore.
Nė periudhat e para tė Islamit,
politeistėt (mushrikėt), kur i kapnin ose i rrėmbenin muslimanėt, i torturonin,
i kėrcėnonin me vdekje dhe i detyronin tė shprehnin fjalė qė i ēonin ata nė
femohim. Nėn ndikimin e kėtyre torturave, Hz. Ammari, qė po jepte shpirt nė sytė
e prindėrve, pėr tė shpėtuar jetėn e vet, kishte zbatuar dėshirat e
politeistėve. Por, qė nė rastin mė tė parė, kishte shkuar menjėherė te i
Dėrguari i Allahut dhe i kish shprehur hallin e vet. Pikėrisht pėr kėtė zbriti
ajeti en-Nahl (16/106). Nė atė ajet pohohej qė personin qė ėshtė i lidhur me
besimin dhe e ka tė palėkundur nė zemėr, edhe po u detyrua tė shprehė fjalė
mohuese, ato nuk e dėmtojnė. Ashtu, pra, siē nuk pėson dėm besimi nėn shtrėngesė
dhe detyrim, ashtu kėrkohet qė edhe shkurorėzimi tė mos realizohet. Sipas Ligjit
tė Familjes nė Turqi, "Shkurorėzimi i realizuar pėrmes shtrėngesės, nuk merret
nė konsideratė" (neni 105).
3. Shkurorėzimi i tė
dehurit.
Shkurorėzimi i realizuar nė gjendjen e dehjes nė kushtet e pandaluara fetarisht,
nuk merret nė konsideratė. Edhe shkurorėzimi i personit tė dehur nga pija e
lėngjeve pėr tė cilat s’ka njohuri se japin dehje ose i personit tė dehur me
detyrim, nuk ėshtė efektiv. Sepse njė i dehur ėshtė njė i marrė i pėrkohshėm.
Posedimet e dikujt qė nuk ka mendjen ose drejtpeshimin nė vend, nuk mund tė jenė
ligjore. Por a mund tė merret nė konsideratė shkurorėzimi i njė tė dehuri qė me
dėshirė tė vet pėrdor njė kusht tė ndaluar fetarisht?
Njė grup nga bashkėkohėsit e
Pasuesve (tabiinėt), Imami Ebu Hanife, Imami Malik sipas njė tregimi tė vėrtetė,
Shafiiu dhe nė njė tregim Imami Ahmedi, njė shkurorėzim tė tillė e kishin
pranuar ligjėrisht. Sado qė tė mos jetė nė vend mendja e tė obliguarit nė fjalė,
kjo situatė ėshtė prodhuar nga njė gjendje jolegale (nga pirja e diēkaje tė
ndaluar). Pėr pasojė, fjala bėhet ligjėrisht efektive dhe kurora privohet nga tė
mirat e veta. Nė kundėrshtim me kėtė, me tregimet e Hz. Osmanit dhe Ibni Abasit,
sipas Kerhit, Tahaviut, Imam Zuferit, Muhammed b. Selemeit nga Hanefitė, dhe, nė
njė tregim, sipas Imami Ahmedit, shkurorėzimi i tė dehurit nuk merret nė
konsideratė. Edhe neni 104 i Ligjit tė Familjes nė Turqi e pohon kėtė. Edhe Ibni
Hazmi, Ibni Tejmijje, Ibni Kajjimi dhe Shevqaniu e mbrojnė kėtė pikėpamje.
4. Shkurorėzimi nė zemėrim e
sipėr. Shihet
gjendja e njeriut tė zemėruar me ose pa tė drejtė. Me njė zemėrim tė lehtė, nė
se nuk e ka humbur drejtpeshimin dhe e di kuptimin e fjalėve qė thotė, dhe nė se
nė veprimet e tij nuk vihet re ndonjė gjė anormale, shkurorėzimi i tij merret nė
konsideratė. Por shkurorėzimi i personit tė zemėruar rėndė qė flet poshtė e
pėrpjetė si i dehur, nuk ėshtė efektiv ligjėrisht. Sepse nė atė ēast
vetėzotėrimi dhe drejtpeshimi mendor i tij nuk konsiderohen tė plotė.
I ndjeri Prof. Kamil Miras, nė
Tecrid Tercemesi tė tij, pasi flet pėr shkurorėzimin nė gjendjen e zemėrimit,
dehjes dhe shtrėngesės, thotė kėshtu: "Nė njė bisedė, duke pranuar faktin qė
pasi dikush, nė krizėn e nervozizmit, me njė fjalė tė vetme komunikon tri ndarje
menjėherė, kur kjo fjalė i shpėrthen nga goja me emocion, pa vetėdijė dhe
vullnet, dhe pėrsa kohė gjendja e jashtme ia vėrteton kėtė gjė, nuk shkaktohet
shkurorėzim dhe jeta familjare vazhdon, do tė thotė se nė kėtė kuadėr bėhet njė
veprim qė i pėrket sferės sė dijės pėr tė mjekuar kėtė plagė nė botėn Islame.
5. Shkurorėzimi pėrmes
gabimit dhe shakasė.
Gjithashtu, njėri nga kushtet e shkurorėzimit ėshtė qė, nga ana e palės qė bėn
ndarjen, fjala tė jetė qėllimisht e pėrcaktuar. Atje ku duhej thėnė diēka
tjetėr, gabimisht tė pėrdoret njė shprehje qė bėn tė ditur ndarjen, shkurorėzimi
nuk realizohet. Tė thotė "ti bosh" nė vend tė "shtamba bosh", fjala bie poshtė
nga ana e Sheriatit, fjala nuk ka bazė. Nė ajete dhe hadithe bėhet e qartė se
veprat e kryera gabimisht ose si pasojė e harresės, nuk e ngarkojnė personin me
pėrgjegjėsi.
Sipas Hanefive dhe Shafiive,
ndarja e realizuar me shaka, merret nė konsideratė. Sepse pėr njė shkurorėzim tė
tillė nuk ka vend pėr kėrkesė faljeje. Nė ēėshtje serioze si ndarja nuk mund tė
bėhet shaka dhe lojė. Imami Malik dhe Ahmed b. Hanbel kanė thėnė se, duke u
nisur nga mungesa e nijetit (paracaktimit tė qėllimit), sjellje tė tilla nuk
merren nė konsideratė.
SHKUROREZIMI
NE SHKEMBIM TE GARANCISE SE
KURORES
Burri, si i autorizuari i tė
drejtės sė shkurorėzimit, kur e sheh tė pamundur vazhdimin e martesės, mundet
t’i japė fund asaj, pra, pėrdor tė drejtėn e ndarjes. Po nė se bashkėshortja e
sheh njė gjė tė tillė, a e ka kėtė lloj tė drejte? Ja, kėtu vihemi pėrballė me
atė qė quhet "muhalaa" -ndarje (veēim) zyrtare midis burrit dhe gruas nė tė
drejtėn Islame tė familjes. Kundėrshtimi dhe veēimi (hul ve muhalaa) janė ndarja
e gruas nga burri nė shkėmbim tė njė objekti. Kur gruaja e sheh tė pamundur
vazhdimin e martesės, duke ia kaluar nė pronėsi tė shoqit njė pjesė ose tė tėrėn
e garancisė sė kurorės, tė ndodhur nė formėn e pasurisė sė saj, kėrkon ndarjen
dhe shkurorėzimin. Po u muar vesh me tė shoqin nė kėtė ēėshtje, shkurorėzimi
ėshtė kryer. Sipas Malikive, po qe se gruaja i drejtohet gjykatėsit pėr
pashkuarjen me tė shoqin dhe shkurorėzimin, gjykatėsi merr vendim pėr
shkurorėzim me kusht qė gruaja njė pjesė tė garancisė sė kurorės ose tė tėrėn
t’ia kthejė tė shoqit.
Me ē’bėhet e qartė nė Kuranin e
Madhnueshėm, burrave nuk u miratohet (helal) tė marrin prapė garancinė e kurorės
qė u dhanė grave. Vetėm nė se bashkėshortėt ta kenė prerė shpresėn pėr zbatimin
e tė drejtės sė martesės, nė kėtė situatė, nuk ka ndėshkim pėr gruan qė heq dorė
nga e drejta e ndarjes as mbi tė dy bashkėshortėt. Gruaja e Sabit b. Kajsit nga
Pasuesit, vjen e i thotė kėshtu Hz. Pejgamberit: "O i Dėrguar i Allahut, nuk kam
asnjė ankesė pėr sjelljet dhe besimin e tim shoqi, por atė nuk munda ta dua. Si
muslimane qė jam, nuk dua tė shpreh mosmirėnjohje (kam frikė nga moskryerja e
detyrave bashkėshortore pėr shkak se nuk e desha burrin). Hz. Pejgamberi i thotė
asaj: "A dėshiron qė ta kthesh prapė bahēen qė tė dha ai?" Pasi ajo u pėrgjegj
"Po", Profeti e urdhėroi tė shoqin: "Pranoje bahēen dhe ndaje atė".
Po qe se pėr ndarje bėhet shkak
burri, duhet tė bėhet shkurorėzimi pa i kthyer atij garancinė e kurorės. Po qe
se pėr ndarje bėhet shkak gruaja, burri, duke i marrė gruas jo mė shumė se sa i
pėrcaktoi si garanci kurore nė kohėn e martesės, bėn shkurorėzim.
Eshtė e ndaluar sjellja e keqe
ndaj gruas ose detyrimi me qėllim qė gruaja tė kėrkojė shkurorėzimin nė shkėmbim
tė garancisė sė kurorės. Sipas Hanbelive, njė veprim i tillė nuk merret nė
konsideratė.
V
RIMARTESA E PENGUAR
(HULLE)
Ē’do tė thotė rimartesė e
penguar?
Po u kėputėn tri lidhjet e
pranuara si tė tilla midis bashkėshortėve, ndarja merr formė pėrfundimtare. Pas
kėsaj burri dhe gruaja janė tė huaj ndaj njėri-tjetrit. Sipas tė drejtės Islame,
kėta nuk mund tė rimartohen.
Le tė kujtojmė edhe njė herė se
martesa nė Islam ėshtė ngritur mbi bazėn e kėnaqėsisė, dashurisė dhe
dhembshurisė reciproke. Kurora e pėrkohshme nuk mund tė merret nė konsideratė.
Vazhdimi i kurorės, ngritja e bashkėsisė familjare, rritja e fėmijėve janė
ēėshtje tė posaēme tė cilave Islami u ka dhėnė rėndėsi. Ēiftet e ndarė, nė tė
kundėrt, duke zhvlerėsuar nė asgjė kėto synime tė larta, duke refuzuar tė mirat
e kurorės, ngulin kėmbė nė pamundėsinė e bashkimit tė jetėve tė tyre. Pėrfundimi
i natyrshėm i kėtyre dy sekseve ėshtė qė te mos bėhen bashkė edhe njė herė
tjetėr mė. Pas shkurorėzimit, rimartesa e tė njėjtit ēift pa hasur asnjė
pengesė, shton rastet e ndarjeve. Duke menduar "po tė pendohemi, martohemi
pėrsėri", palėt mund tė ndahen me njė shkak fare tė thjeshtė. Nė fakt, nuk ka
kuptim qė tė martohen pėrsėri pa kaluar njė pėrvojė dhe pa u maturuar edhe pak,
sepse, nė fund tė fundit, janė ndarė duke marrė vendim tė mos e vazhdojnė mė tej
folenė familjare, pasi e kanė ngritur atė, pasi e kanė provuar njėri-tjetrin.
Edhe nė tė drejtėn moderne,
gjykatėsi mund tė bėhet pengesė pėr rimartesėn e palės fajtore dhe kjo periudhė
pengese mund tė zgjasė njė-dy vjet.
Sigurisht, burri qė pėrdor
autorizimin e shkurorėzimit dhe ndahet nga gruaja, nuk mund tė rimartohet me atė
grua. Kurse gruaja, nga ana e saj, mund tė shkojė tek njė burrė tjetėr e, nė
qoftė se njė ditė ndahet nga ai ose burri i vdes, pas periudhės sė pritjes
(iddet), tė domosdoshme, mund tė rimartohet me burrin e parė. Nė Kuranin e
Madhnueshėm urdhėrohet kėshtu: "E nė qoftė se ai (burri) e lėshon
atė, pas atij lėshimi nuk i lejohet mė derisa tė martohet ajo pėr njė burrė
tjetėr. E nė se ai (burri i dytė) e lėshon atė, atėherė pėr ata tė dy, po
qe se mendojnė se do t’i zbatojnė dispozitat e Allahut, nuk ka pengesė tė
rikthehen (nė bashkėshortėsi)".
Sipas kėtij ajeti, gruas sė
ndarė pėrfundimisht nga burri me tė cilin ishte nė kurorė, i miratohet rimartesa
me kėtė burrė vetėm pasi tė jetė martuar me njė burrė tjetėr dhe tė jetė ndarė
prej tij. Kjo quhet "rimartesa e penguar" ("tahlil" ose nė gjuhėn Turke
"hulle").
PIKEPAMJET E JURISTEVE
ISLAME NE ĒESHTJEN E RIMARTESES SE PENGUAR
Nė ajetin e cituar mė lart,
bėhet e qartė se nė tė drejtėn Islame, gruaja e ndarė nga burri i parė mund tė
kthehet tek ai vetėm pasi tė jetė martuar me njė burrė tė dytė dhe tė jetė ndarė
nga ai. Vetėm se kjo nuk ėshtė e asaj forme qė kuptohet ose kėrkohet tė
interpretohet tek ne, nė Turqi. Nė radhė tė parė, le tė sjellim disa hadithe
lidhur me kėtė ēėshtje. Nga Pasuesit, Abdullah b. Mes’ud thotė: "I Dėrguari i
Allahut (a.s.) e kishte mallkuar atė qė bėnte rimartesa ose rimartohej vetė. "A
doni t’ju tregoj cili ėshtė "cjap me qira?" Po, i Dėrguari i Allahut", i kanė
thėnė. "Eshtė ai qė rimarton tė tjerėt ose rimartohet vetė. Allahu e mallkoftė
atė!" Hz. Omer kishte thėnė: "Po tė mė sillnin njė njeri qė ka rimartuar
tjetėrkėnd ose ėshtė rimartuar vetė, do ta dėnoja me vdekje me goditje gurėsh".
Abdullah b. Omerin e kanė pyetur: "Ē’bėhet sikur njė burrė i penduar pse ka
ndarė gruan, pėr t’u rimartuar me kėtė lidh njė kurorė tė pėrkohshme?" Ai ėshtė
pėrgjigjur: "Qė tė dy janė tė ndaluar. Le tė jetojnė njėzet vjet, pastaj".
Pėrsėri e kanė pyetur pėr tė njėjtėn gjė dhe ėshtė pėrgjigjur kėshtu: "Jo! Gjėra
tė tilla artificiale si martesa formale e gruas me njė burrė tė dytė me qėllim
pėr ta kthyer te burri i parė, nė kohėn e tė Dėrguarit tė Allahut ne i
konsideronim zina (adulter).
Siē kuptohet nga kėto
parashtrime, martesat e bėra formalisht dhe rimartesat janė tė ndaluara (haram).
Ē’mund tė jetė mė e shėmtuar se njė punė qė ka fituar mallkimin e tė Dėrguarit
tė Allahut? Le tė shohim, tani, nė kėtė ēėshtje, pikėpamjet e fraksioneve:
Tė gjithė juristėt kanė ardhur
nė njė mendim qė nuk duhet tė rimartohet gruaja e ndarė nga burri i parė qė ka
bėrė akt kurore me njė burrė tė dytė, por pa hyrė nė gjerdek me tė dhe pastaj
ėshtė ndarė edhe nga ai; ose gruaja sė cilės i ka vdekur burri i dytė pa hyrė nė
gjerdek me tė. Edhe fraksionet kanė arritur nė marrėveshje qė tė mos miratohet
rimartesa e njė gruaje mbi bazėn e njė kurore tė dytė formale. Sepse ky ėshtė
njė mashtrim. Nuk ka ndonjė ndryshim nga kurora e pėrkohshme. Ndėrkohė qė kurora
e pėrkohshme, sipas marrėveshjes sė dijetarėve sunni, konsiderohet e shėmtuar.
Sipas fraksioneve Maliki dhe
Hanbeli, nė se gjatė aktit tė kurorės, pa u pohuar kushti i rimartesės, ky
ekziston nė qėllimin e paramenduar (nijet) tė njėrės palė, kurora nuk ėshtė
efektive.
Sipas njė tregimi tė ardhur nga
Imami Shafii dhe Ebu Hanife, akti i kurorės ėshtė ligjėrisht efektiv me kusht qė
qėllimi i paramenduar tė mos shprehet. Kjo pikėpamje bazohet nė parimin e
dhėnies sė vendimit gjyqėsor mbėshtetur nė faktet e dukura, pa marrė nė
konsideratė qėllimin e paramenduar (nijet). Me njė fjalė, gjykatėsi i pėrballuar
me njė problem tė tillė, gjatė aktit tė kurorės mund tė marrė vendim duke parė
provat materiale me kusht qė tė mos pohohet rimartesa. Sepse gjykatėsi nuk ėshtė
i obliguar me njohjen e tė fshehtave tė zemrės sė palėve. Kurse nga Hanefitė,
Imami Muhammed dhe Ebu Jusufi, janė tė opinionit se kurora e lidhur me qėllim tė
paramenduar pėr rimartesė ėshtė e pakonsideruar. Madje edhe njė tjetėr tregim i
ardhur nga Ebu Hanife ėshtė pėr mosefektivitetin e njė kurore tė tillė. Sipas
njė tregimi tė tretė, Imami Adhami ėshtė shprehur qė, ndėrsa kurora ėshtė
efektive, kushti i rimartesės pėrbėn njė gjė tė shėmtuar.
Pėrmbledhtaz, autorizimi i
shkurorėzimit nė tė drejtėn Islame ėshtė bartur tek burri. Por janė marrė masa
qė burri tė mos mund ta pėrdorė pa qėnė nevoja, pėr shkaqe tė qėna e tė paqėna.
Njėri nga kėto ėshtė edhe ligji i rimartesės me gruan e ndarė. Gruaja mund tė
rimartohet vetėm nė kushtet kur tė shkojė tek njė burrė tjetėr e, pastaj, njė
ditė, tė ndahet nga ai ose burri i dytė t’i vdesė, nė kushtet e kalimit tė njė
pėrvoje tė gjatė, tė njė maturie dhe "pasi tė ketė formuar opinionin pėr tė
mbajtur tė qėndrueshme bashkėsinė e martesės". Por po qe se martesa e dytė e njė
gruaje tė ndarė bėhet me njė marrėveshje tė qėllimshme dhe me njė rimartesė tė
tillė, njė burrė tė tillė e kanė quajtur "cjap me qira", njė njeri tė denjė pėr
mallkim. Hz. Omeri dhe i biri Abdullah, kėtė rimartesė e patėn konsideruar
marrėdhėnie jashtėkurore (zina - adulter) dhe patėn thėnė se do tė praktikonin
pėr tė tė njėjtin ndėshkim si pėr zinanė. Edhe fraksionet, kanė qenė tė bindur
qė rimartesa pėrbėn njė veprim tė ndaluar (haram), vetėm se, nga pikėpamja e
provave materiale, kanė mbrojtur pikėpamje tė ndryshme.
Nė tė drejtėn Islame, njė grua
e shkurorėzuar, kushdoqoftė, pėr t’u martuar me njė burrė tjetėr pret "njė
periudhė pritjeje (iddet)" qė zgjat mesatarisht 3 muaj (3 menstruacione ose 3
periudha pastėrtie). Po qe shtatzėnė, pret gjersa tė lindė. Lidhur me kėtė,
kuptohet qė edhe sikur, nisur nga qėllime tė fshehta, tė bėjė veprime
mashtruese, gruaja e ndarė nga burri i parė do tė presė tre muaj, pas martesės
dhe ndarjes nga burri i dytė pėrsėri do tė presė tre muaj ose mė shumė dhe vetėm
pastaj mund tė rimartohet me burrin e parė. Kjo nuk ėshtė punė e njė nate, siē
mund t’u duket disave. Veēanėrisht, nuk konsiderohet kurorė vetėm njė akt i
nėnshkruar me burrin e dytė ose mbyllja me tė vetėm pėr pak orė. Eshtė kusht qė
burri i dytė tė mos jetė impotent, fėmijė, plak ose i sėmurė. Nė kohėn e tij,
Hz. Pejgamberi nuk i ka dhėnė lejė rikthimit tek burri i parė njė gruaje qė nuk
ka gjetur kėnaqėsi seksuale tek burri i dytė. Nė kėtė veprim nuk ka hile nga
gruaja, vetėm se nuk ka gjetur kėnaqėsi seksuale.
Shkėlqimin e asaj ēka pėrbėn
specifikėn turke, nė kohėn tonė, e ka mbuluar njė lloj murtaje: armiqėsia ndaj
Islamit. Nė mjediset tona turpėrohen nga urdhėrat mė tė bukura tė Islamit, me
vlerat e tij tė pangjashme; pasi i shtrembėrojnė dhe i veshin me veshjet mė tė
shėmtuara, i nxjerrin nė shesh. Nė njė vend qė mbetet pas, edhe jeta fetare, nė
ēdo aspekt, mbetet pas. Madje, duke u prishur jeta fetare, nė vartėsi tė saj,
gjithė jeta shoqėrore dobėsohet dhe prishet.
Nė kohėt e shkuara janė bėrė
shėnime, janė shkruar vepra pėr rolin qė ka luajtur nė shoqėri rimartesa.
Megjithėse u reflektua aq shumė kjo ēėshtje nė veprat e shkruara, megjithėse nė
shoqėrinė e asaj kohe nuk u prish dhe nuk u shfrytėzua, pėrsėri, edhe pse ėshtė
pohuar njė e vėrtetė e tillė nga autorėt e atyre veprave, pėrsėri, njė i sėmurė
nga fama, pasi shprehet pėr Sheriatin (si njė nga sinonimet e Islamit) "mendėsi
mesjetare e turpshme", u kėshillon "budallenjve truvegjėl tė sheriatit",
domethėnė njerėzve tė fesė, qė tė tregojnė "reputacionin e tyre duke pastruar
fenė Islame nga pėrrallat e mesjetės".
Burimi i fesė Islame nuk ėshtė
mendėsia mesjetare, malli i kristianėve. Nė tė gjitha shfaqjet e saj feja Islame
ėshtė hyjnore dhe qiellore. Kėtu nuk ka ndonjė rol njeriu. Nė se synimi i
historianit do tė ishte tė fiksonte kohėn e daljes nė shesh tė sistemeve
juridike, e, mbi kėtė bazė tė bėnte njė vlerėsim, le tė kujtojmė se dy nga
burimet e tė drejtės sė sotme moderne, njeri mbėshtetet nė tė drejtėn e vjetėr
romake, tjetri nė tė drejtėn e kishės kristiane, pra nė kristianizėm, tė dalė
katėr shekuj para mesjetės.
Siē kuptohet nga parashtrimet
qė u bėnė mė sipėr, situata e pėrshkruar nė pjesėn Hulleci (Hullexhiu), nuk ka
gjė tė pėrbashkėt me fenė Islame. Ky ėshtė njė mashtrim qė vihet re nė ēdo
popull. Siē pohoi edhe autori, kjo ėshtė pjesėrisht njė situatė dhe praktikė e
fshehtė. Nė pėrfundim tė shekullit tė njėzetė, nė njė epokė tė kompletuar me
kushtetutė, ligje e rregulla qė mbrojnė gruan nė ēėshtje tė martesės dhe
shkurorėzimit, po pėrballemi me situata e ngjarje akoma mė tė shėmtuara se
rimartesa. Pėr njeriun nuk ekzistojnė kufinj pėr intriga interesi ose epshi dhe
pėr mashtrime. Vite mė parė, kur njė shok avokat mė pat treguar se si njė person
i martuar me njė grua pėr paratė e saj, duke pėrdorur intriga i kishte marrė
gjithė paratė dhe pasurinė e patundshme, se si me anė tė dy avokatėve e kishte
futur nė gracka tė ndryshme dhe e kishte shkatėrruar krejt, kisha shtangur nga
ēudia. Ajo ndyrėsi mashtrimesh, ai mjerim dhe shkatėrrim i njė gruaje tė vetme
pa mbėshtetje, mė kish lėnė njė ndikim aq tė madh, qė vazhdoj ta pėrjetoj edhe
sot.
Sot, pėr popullin tonė, a
s’janė tė turpshme ndodhi tė tilla tė hapura e tė pangjashme qė shtohen
dita-ditės? Apo mos doni tė thoni se u falet njė gjė e tillė atyre qė duhet tė
turpėrohen se u mungon ndjenja e turpit, nderi dhe edukata?...
VI
GRUAJA NE TRASHEGIMI
"Meshkujve u takon pjesė nga
pasuria qė e lėnė prindėrit e tė afėrmit (pas vdekjes), edhe femrave u takon
pjesė nga ajo qė lėnė prindėrit e tė afėrmit, le tė jetė pak ose shumė ajo qė
lėnė, ju takon pjesė e caktuar (nga Zoti)".
(Kurani, Nisa, 4/7)
TRASHEGIMIA DHE GRUAJA PARA
ISLAMIT
Nė egjiptasit e vjetėr, vajza
dhe djali bėheshin trashėgimtarė pėrpjesimisht tė barabartė tė tė atit, veēse
djalit tė madh i jepej njė pjesė mė shumė. Sipas ligjeve tė Hamurabit,
trashėgimia e atit ndahej pėrpjesimisht barabartė midis djemve, kurse vajzat
s’mund tė merrnin gjė prej saj. Nė tė drejtėn kineze, nė fillim vajzat nuk mund
tė bėheshin trashėgimtare, pastaj, pas ndryshimeve tė bėra, vajzave u ish njohur
kjo e drejtė nė mungesė tė njė fėmije mashkull. Trashėgimia nuk mund t’u kalohej
prindėrve. Nė japonėt, djemtė merrnin nga njė pjesė, vajzat nga gjysmė pjese. Nė
tė drejtėn e vjetėr brehmene, djemtė bėheshin trashėgimtarė tė tė atit
barazisht, djali i madh merrte shtesė. Vajza nuk mund tė bėhej trashėgimtare. Nė
tė drejtėn e Iranit tė Vjetėr, djemtė dhe vajzat e pamartuara merrnin pjesė tė
barabarta trashėgimie pa testament. Paja e martesės e marrė nga vajzat e
pamartuara prej mallit tė tė atit, ishte pranuar si formė trashėgimie.
Nė tė drejtėn romake, po qe se
nuk ka akt trashėgimie, pasuria ndahej midis trashėgimtarėve, pėrpjesimisht
barabartė midis djemve dhe vajzave. E drejta e Izraelit tė Vjetėr i kishte lėnė
vajzat krejtėsisht jashtė trashėgimie. Por, sipas urdhrave tė Dhjatės e Vjetėr,
nė se dikush vdes duke lėnė meshkuj, vajzat s’mund tė bėhen trashėgimtare. Po
s’pati lėnė meshkuj, trashėgimi i kalon vajzės. Vetėm se vajza trashėgimtare (e
tė atit) nuk mund tė bashkohet me njė burrė tė njė fisi tjetėr veē atij tė cilit
i pėrket i ati. Sepse te ēifutėt s’duhet tė kalonte pasuria nga njė fis nė njė
tjetėr. Ēdo fis do tė zotėronte trashėgimin e gjyshėrve tė vet.
Nė periudhėn e injorancės para
Islamit, te arabėt, mashkulli qė s’kishte prekur pushkė, djemtė e vegjėl qė
s’mund tė mbronin vendin si dhe femrat, nuk mund tė bėheshin trashėgimtarė.
Malli i tė vdekurit u binte meshkujve mė tė afėrt tė moshės pėr luftė.
GRUAJA NE TE DREJTEN
TRASHEGIMORE ISLAME
Feja Islame, me ajetin e
kaptinės Nisa (4/7), i shpėtoi fėmijėt e vegjėl dhe femrėn nga njė padrejtėsi e
madhe siē ishte mohimi i tė drejtės sė trashėgimisė. Siē mund tė bėhen
trashėgimtarė meshkujt, nė tė njėjtėn formė bėhen trashėgimtarė edhe femrat. Nė
kohėn e Tij, i kishin shkuar Hz. Pejgamberit gruaja me tė dy vajzat e Sad b.
Rebi‘it tė rėnė dėshmor nė luftėn e Uhudit dhe i kishin thėnė me ankesė: "O i
Dėrguar i Allahut, kėto janė bijat e Sadit. ‹ ati u ra dėshmor nė luftėn e
Uhudit, kurse tani xhaxhai i tyre ua mori tė gjithė mallin pa u lėnė asgjė pėr
vete. Porse kėto vajza jetime nuk mund tė martohen pa pasuri". Pejgamberi i
ishte pėrgjigjur: "Allahu do tė bėjė tė njohur vendimin e tij nė kėtė ēėshtje".
Pastaj zbriti ajeti i trashėgimisė.
Kur kishte zbritur ajeti i
trashėgimisė, duke u bėrė trashėgimtarė djemtė dhe vajzat, veēanėrisht duke u
njohur si tė tillė edhe prindėrit, atė kohė, muslimanėt, qoftė duke parė
traditėn e vetė popullit tė tyre, qoftė jetesėn e popujve tė afėrt, ishin
ēuditur, madje ishin mėrzitur. Si mund tė bėhet qė bashkėshortes t’i jepet njė e
katėrta ose njė e teta, vajzės t’i jepet gjysma dhe djali tė njihet si
trashėgimtar? Porse askush nga kėta nuk lufton me armikun dhe nuk merr plaēkė
lufte (ganimet). Kjo situatė tregon madhėshtinė e pėrmbysjes qė realizoi Islami
nė ēėshtjen e trashėgimisė.
Pėrpjestimi dy me njė
Sipas ajeteve tė trashėgimisė,
nga pasuria e ardhur nė linjat bazė tė trashėgimisė (si nga prindėrit ose nga
burri a nga gruaja), i jepen dy pjesė mashkullit dhe njė femrės. Ky pėrpjestim
dy me njė i Islamit kishte forcuar dyshimet e atyre qė pandehnin se Islami e
quante femrėn "njė gjysmė krijesė tė parėndėsishme". Para se tė bėjmė tė njohur
shkakun e kėsaj ēėshtjeje tė rėndėsishme, ėshtė e nevojshme tė pėrmendim njė
pikė qė do tė ndriēonte tė gjitha problemet qė na dalin pėrpara nė kushtet e
zbatimit praktik tė njė shumice tė urdhrave tė Islamit.
Dijetarėt Islamė pohojnė se do
tė gėnjeheshim po qe se njė ose disa urdhėra tė fesė Islame tė sjella nė fusha
tė ndryshme, tė lidhura brenda njė sistemi, do t’i merrnim tė veēuara nga ai
sistem dhe do t’i vlerėsonim mė vete. Ashtu siē nuk mund ta zėvendėsonim njė
detal tė prishur tė orės sė dorės me tė njėjtin detal tė orės sė murit, ashtu
edhe tė gjitha ēėshtjet e sė drejtės Islame, si njė e drejtė e llojit tė vet,
origjinale midis sistemit botėror tė sė drejtės, mund t’i vlerėsojmė vetėm
brenda sistemit tė vet. Nė se do tė duhej tė bėnim krahasim, mund ta vemė
pėrballė tė tjerėve tė tėrė sistemin. Ky ėshtė njė parim qė do tė vlente pėr ēdo
sistem tė drejte tjetėr. Lidhur me kėtė, me mendėsinė e njė sistemi tjetėr tė
drejte jashtė Islamit dhe pa e njohur nė tė gjitha aspektet institutin e
familjes brenda tė drejtės Islame, pėrcaktimi "mashkullit sa dy pjesė tė femrės"
nuk mund tė shqyrtohet. Edhe ēėshtje tė tilla si shkurorėzimi, poligamia, masat
ndėshkuese pėrkatėse ndaj zbulimit dhe zinasė (adulterit), janė si kjo. Duhet
bėrė e qartė edhe kjo qė gjithashtu bazat e besimit, mėnyrat e adhurimit, kuadri
moral, etik dhe procedurial, duke mbetur thjeshtė njė "tekst i shkruar" nė
popujt ku Islami nuk zbatohet, nė se me ēėshtjet e shkėputura dhe situatat e
zgjidhjes tė marra nga Islami nuk mund tė shkohet vazhdimisht pėrpara, pėr kėtė
nuk mund tė bėhet pėrgjegjės e tė fajėsohet Islami.
Shah Velijjullah ed-Dihlevi, nė
veprėn e tij Huxhxhetull-llahi’l-bāliga (f. 671 etj.), duke numėruar bazat e
sistemit Islam tė trashėgimisė pėrmend edhe kėtė: "Gjithė pėrpjekjet dhe puna e
njeriut nė kėtė botė ėshtė pėr tė pėrgatitur njė pasues, njė zėvendės, qė do tė
vazhdonte emrin dhe gjenealogjinė e tij. Pėr njeriun kjo ėshtė njė dėshirė e
patjetėrsueshme. Siē dihet, nuk ėshtė as vajza as motra as gruaja ajo qė, duke
ruajtur gjeneratėn dhe mbiemrin e njeriut, i ēon ato mė tej, ky ėshtė vetėm biri
ose vėllai. Bashkėshortja, ndoshta njė kohė pas vdekjes sė tė shoqit do tė
shkojė tek njė mashkull tjetėr. Vajza dhe motra do tė martohen dhe do tė ēojnė
mė tej gjeneratėn e tjetėrkujt. Eshtė mashkulli (djali) ai qė do tė vazhdojė atė
harmoni tė arritur vetėm me pėrpjekje, zell e me djersė nga i vdekuri, ai qė do
ta mbajė gjallė mbiemrin e tij. Pėr pasojė, ėshtė mė me vend t’i japėsh pjesė mė
tepėr djalit, qėllimit tė tė vdekurit si zotėrues i mallit, sendėrtimit tė sė
drejtės pėr tė mos prishur harmoninė e krijuar.
Nė Islam, pėrpjestimi
trashėgimor midis personave pėrkatės ėshtė lidhur me nevojat dhe nivelin e
pėrgjegjėsisė sė tyre. Parimi "mashkullit sa dyfishi i femrės" nga prindėt tek
fėmija ose midis burrit e gruas nė trashėgim esencialisht zbatohet kėshtu:
a. Nė se femra ėshtė njė vajzė
beqare, ėshtė njė individ mė vete. Mbi tė nuk rėndon detyrimi pėr t’u kujdesur
pėr ndonjė individ tjetėr pėrveē vetes. Po qe e martuar, ėshtė detyra e burrit
tė plotėsojė ēfarėdo nevojash tė saj ose tė fėmijėve. Mbi tė gjitha, kur tė
martohet, femra do tė marrė garancinė e kurorės dhe, sipas zakonit, do tė bėhet
pronare e shumė dhuratave. Le tė vijmė tek djali i cili do tė marrė dyfishin e
pjesės qė e mori motra. Ky ose ėshtė i martuar, ose do tė martohet. Nė tė dy
rastet, mė e pakta, ėshtė i obliguar tė kujdeset pėr fėmijėt dhe bashkėshorten.
Kur tė martohet, do tė japė garanci kurore dhe do tė bėjė shpenzime. Mbetet tė
shtojmė se motra, po s’qe nė gjendje tė pėrshkohet me atė pjesė qė mori nga i
ati, i vėllai ėshtė i detyruar qė edhe atė ta ndihmojė.
b. Po qe se gruaja merr
trashėgim nga i shoqi, gjendja ėshtė po ajo. Po mbeti e ve, ėshtė mė vete, mund
tė pėrshkohet me trashėgimin qė mori nga i shoqi ose, pėrgjithėsisht, nga
prindėt. Po u martua prapė, kėsaj radhe ushqimi dhe kujdesi i saj do t’i
pėrkasin burrit tė ri.
Kėtu, jashtė rrugės qė u muar
nė diskutim, ka edhe disa lloje (variante) trashėgimie, sipas tė cilave
mashkulli dhe femra bėhen pjesėtarė proporcionalisht. Edhe kjo vėrteton atė qė
nė tė drejtėn Islame femra nuk konsiderohet gjysmėnjeriu. "...pėr prindėrit, pėr
secilin nga ata, u takon e gjashta nga ajo qė ka lėnė (i vdekuri)". "Nė qoftė se
(i vdekuri) ėshtė mashkull ose femėr, e trashėgohet nga ndonjė ii largėt (pse
ska as prindėr as fėmijė) po ka njė vėlla ose njė motėr (nga nėna), atėherė
secilit prej tyre u takon njė e gjashta". Siē shihet, nė kėto dy variante
trashėgimie, si midis nėnės dhe babait, si midis motrės dhe vėllait, bėhet
pėrpjestim i barabartė, pavarėsisht nga qėnia mashkull ose femėr. Po qe se femra
absolutisht do tė konsiderohej gjysma e mashkullit, edhe kėtu pėrpjestimi do tė
ishte njė me dy.
Nė Kuranin e Madhnueshėm ajetet
e trashėgimisė mbyllen kėshtu: "Kėto janė (dispozita) tė caktuara prej Allahut.
Kush i bindet Allahut dhe tė Dėrguarit tė tij, atė e dėrgon nė xhenete nėn tė
cilėt burojnė lumenj. Aty do tė jenė pėrgjithmonė. E ky ėshtė shpėtim i madh".
LIBRI I DYTE
GRUAJA DHE SHOQERIA
PJESA E PARE
MBULIMI - PROSTITUCIONI
I. Mbulimi
II. Prostitucioni
III. Masat qė mori Islami pėr
parandalimin e prostitucionit
IV. Ndėshkimi i prostitucionit
I
MBULIMI
"Turpi buron nga besimi".
(Hadithi sherif)
NEVOJA E MBULIMIT
Nga Librat e Shenjtė, nė
Dhjatėn e Vjetėr ka pjesė qė e quajnė turp zbulimin dhe urdhėrojnė mbulimin.
Nė Dhjatėn e Re thuhet kėshtu:
"Ēdo burrė, kur lutet ose profetizon kokėmbuluar, turpėron kryet e tij. Edhe ēdo
grua, qė lutet ose profetizon kokėzbuluar, turpėron kryet e saj, sepse ėshtė
njėlloj sikur tė ishte e rruar. Sepse nė qoftė se gruaja nuk mbulohet, le t'ia
presin flokėt; por nė qoftė se pėr gruan ėshtė turp tė qethet a tė rruhet, le tė
mbulojė kryet. Sepse burri nuk duhet tė mbulojė kryet, sepse ėshtė shėmbėllimi
dhe lavdia e Perėndisė, kurse gruaja ėshtė lavdia e burrit, sepse burri nuk
ėshtė nga gruaja, por gruaja nga burri, edhe sepse burri nuk u krijua pėr gruan,
por gruaja pėr burrin".
Sipas konceptit Islamik, gruaja
nuk ėshtė njė krijesė "djallėzore" e krijuar pėr tė kėqia. Pėrkundrazi, ėshtė
njė njeri i nderuar, njeriu i parė qė i besoi Islamit, dėshmori i parė nė
synimin drejt Islamit. "Parajsa ėshtė ndėr kėmbėt e nėnave". Vetėm se femra,
nisur nga bukuria trupore, nga delikatesa e ndjenjave, nga joshja e sjelljeve,
nga pastėrtia e zemrės, jep mundėsi (lejon, ėshtė e pėrshtatshme) pėr ta
shfrytėzuar, pėr ta gėnjyer, dhe, pėr kėtė shkak, pėr t’ia humbur vlerėn dhe
fisnikėrinė.
Shprehjet e pėrdorura nė ajetet
e Kuranit tė Madhnueshėm tė cilat urdhėrojnė qė gratė e burrat jo tė afėrt tė
mos shihen me njėri-tjetrin, nga pikėpamja e epshit, qė tė mbrojnė nderin e
tyre, qė tė respektojnė mbulimin, janė nė shkallėn mė tė lartė delikate dhe
respektuese. Qoftė mashkull apo femėr, asnjė njeri nuk ėshtė pėrshkruar si njė
qėnie e frikshme, si njė lugat-armik i nderit dhe i dinjitetit dhe nuk ėshtė
pranuar si burim imoraliteti. Nė lidhje me kėtė ēėshtje, nė kėshillimet ėshtė
vėshtruar nė parimin se vazhdimisht ka vepruar i kujdesshėm pėr tė prerė
ambicjen nė "sėmundjen e prostitucionit" tė mundshėm tek njerėzit. Nė ajetin qė
urdhėron muslimanėt tė mos ia hedhin sytė njė femre tė huaj, thuhet: "Thuaju
besimtarėve tė ndalin shikimet, tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre,
se kjo ėshtė mė pastėr pėr ta". Pėrsėri nė njė kėshillė, thuhet "...kjo ėshtė mė
pastėr pėr zemrat tuaja dhe tė tyre". Kurse ajeti qė urdhėron tė mos hidhen sytė
mbi mbulesėn e grave muslimane kur dalin nė rrugė,thotė: "...pse kjo ėshtė mė
afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen".
Atėherė nuk mund tė jetė e
drejtė shprehja "duke urdhėruar mbulimin, feja Islame e ka pranuar femrėn si njė
krijesė pa vlerė, i ka rrėmbyer nga duart asaj lirinė dhe tė drejtat". Nė tė
kundėrt, feja Islame, me urdhėrin e mbulimit ka dashur ta mbrojė atė, t’ia
shtojė vlerėn dhe tė provojė se ajo ėshtė njė njeri i denjė pėr respekt.
Disa pretendojnė se mbulimi
ėshtė mė tepėr tėrheqės ndaj epshit. Ky mendim ėshtė i gabuar. Jo mbulimi i
pjesshėm pėr tė fshehur tė metat trupore dhe pėr tė vėnė nė pah pjesėt e bukura,
por mbulimi i vėrtetė e shmang ngacmimin epshor. Sido qė tė jetė, mbulimi nxjerr
nė shesh tek burri dėshirėn pėr tė parė trupin e njė femre dhe kjo e ēon njeriun
nė martesėn e dėshiruar. Kurse zbulimi e ēon vėzhgimin e burrit nė lidhjet
seksuale, nė lidhje tė vazhdueshme e tė papėrgjegjshme sė cilave u thonė
prostitucion.
Nė se njė grua nuk ėshtė e
ndershme, nderi qė mund tė pėrftohet me forcė duke e mbuluar atė dhe duke mos e
pėrzier me meshkuj, nuk quhet virtyt. Nderi duhet tė jetė nė zemėr tė gruas,
pėrndryshe, me mbulim dhe pėr dukje nuk bėhet..." Edhe njė kundėrshtim i kėsaj
forme nuk ėshtė me vend. Sepse "virtyti formohet edhe pak me forcė". Nė kėtė
thėnie ka njė tė vėrtetė tė madhe. Nuk formohen shprehi pa kushte dhe pa vepruar
njė detyrim. Detyrimi bėhet shkak, e ruan personin, dhe kėshtu fitohet shprehi,
formohet virtyti. Mbulimi mėnjanon shkaqet e kėqia, pėrgatit mjedisin. Tė
mendosh tė kundėrtėn e kėsaj, do tė thotė tė kundėrshtosh krijimin dhe
kapacitetin njerėzor.
Burri duhet tė bėhet zotėrues i
shpirtit tė gruas, pėrndryshe mbulimi ē’vlerė ka?
Sė pari, ēdo femėr nuk ka njė
burrė. Pastaj, tė zotėrosh njė zemėr, nuk ėshtė e lehtė. "Femra jeton me
emocione". Zemrat janė tė lėvizshme, nuk qėndrojnė gjithmonė nė tė njėjtėn pikė.
Zemra e gruas ėshtė si njė lumė qė s'ka pėrpara asnjė pritė. Pėr ta zotėruar atė
lumė, i duhet bėrė njė pirtė. E, ja, ky ėshtė mbulimi.
Sa shumė gra tė mbuluara tė
pamoralshme ka, mė tė kėqia se tė mbuluarat". Kjo ėshtė njė shprehje e tepruar.
Le ta supozojmė tė drejtė. Njė grua e mbuluar e pamoralshme mund tė kuptojė
vetėm njė burrė tė pamoralshėm si veten dhe mund tė krijojė lidhje me tė. Por
ama nuk ushtron ndikim mbi shumicėn e tė rinjve tė padjallėzuar qė s’marrin vesh
asgjė. Ndėrsa njė grua e zbuluar, sido qė ta ketė mendimin apo qėllimin, me
paraqitjen dhe veshjen e saj i ngacmon njerėzit me fuqi seksuale, i shtyn ata nė
emocione seksuale. Ēdo njeri ėshtė i ndershėm, po s’ekzistoi i pandershmi.
Prandaj me veprimet dhe veshjen duhet tė respektojmė ndjenjat e tė tjerėve,
s’duhet tė ushtrojmė dhunė mbi ta.
Njeriu vjen nė botė duke
zotėruar mundėsi dhe dėshira tė ndryshme. Mes kėtyre, ashtu siē ndodhen mjaft tė
tilla tė vyera e tė respektuara, ashtu ndodhen edhe tė tilla tė ndyra e tė
shėmtuara gjer nė fund. Njerėzit qė na rrethojnė, qoftė edhe mė tė afėrmit, ndaj
dėshirave tona trupore qė shfaqen disa herė, edhe nė na ndihmofshin, nuk na
shohin njerėzisht. Perdja e hollė e delikate qė mbulon dėshirat e shėmtuara tė
njeriut, quhet "perdja e turpit". Po u gris ajo perde, nė shumicėn e kohės
njeriu duket si njė kafshė e paturpshme. Turpi ėshtė stolia e njeriut, ėshtė
njerėzorja tek personi. Kurse pėr gruan ėshtė pjesa mė e vlerė e qėnies sė saj.
MBULIMI DHE LIRIA
Ka qė thonė se mbulimi e
kufizon lirinė. Po marr njė artikull qė besoj se do ta lehtėsojė kuptimin e njė
koncepti shumė tė gjerė siē ėshtė liria.
"Pse nuk ēlirohemi nga
kufizimet e ndryshme? Pse jetojmė brenda gjithė atyre lidhjeve, pse e pengojmė
veten pėr t’u kėnaqur nga jeta?
Virtyti, vlerat e larta; tė mos
poshtėrohemi duke kėnaqur dėshirat e ulta... Ē’vlerė kanė tė gjitha kėto?
Ē’vlerė kanė gjithė kėto nė qoftė se nė anėn tjetėr tė peshores vemė atė vlerė
tė lartė me tė cilėn s’do tė matej dot asgjė, lirinė?
Liria, tė veprojė si tė dojė,
liria, tė bėjė ē’tė, dėshirojė, mendėsi lirie, jetesė lirie, ...liri!
Vallė, a mund tė gjendet nė
jetė diēka mė e rėndėsishme se liria? Qė nga kohet e para historike e deri mė
sot, lufta e njeriut a nuk ka synuar drejt lirisė dhe pavarėsisė, vallė?
Njerėzit, njeri pas tjetrit, nė botėn e tyre materiale, mendore, ekonomike, dhe
politike kanė kėputur dhe hedhur tė gjitha lidhjet. Tani kanė mbetur vetėm ato
imitimet e vjetra tė quajtura virtyt dhe moral. Edhe kjo ėshtė njė mbeturinė e
atyre lidhjeve tė vjetra tė copėtuara e tė asgjėsuara pėrballė inatit dhe
kėmbėnguljes qė tregoi njeriu nė rrugėn e realizimit tė ekzistencės dhe unit tė
vet. Nuk ka asnjė dyshim se edhe kjo mbeturinė do tė copėtohet dhe asgjėsohet.
Sepse njeriu do tė vazhdojė me kėmbėngulje atė luftė esenciale drejt fitimit tė
lirisė, pėrparimit, drejt zotėrimit tė plotė tė tė gjithė natyrės pėr t’u ulur
kėmbėkryq nė fronin e qėnies; kėshtu, do tė shndėrrohet nė "forcėn vepruese tė
botės ekzistente", gjė pėr tė cilėn ėshtė i denjė.
Ja, kjo ėshtė pamja e shekullit
tė njėzetė. Pamja e Europės dhe e botės mbi tė cilėn ajo zotėron. Nė kėtė
ēėshtje, lindje, perėndim, veri, jugė, ...ēdo anė ėshtė e njėjtė Njė pamje sipas
Europės, posaēėrisht njė pamje logjike, nė pėrshtatje me historinė e saj tė tre
shekujve tė fundit.
Por, ashtu siē nuk ėshtė kjo
njė pamje e jetės, nuk ėshtė as edhe njė konsideratė qė ve shenjėn e barazimit
midis njeriut dhe ekzistencės sė vėrtetė. Kjo logjikė e shkėlqyer qė vazhdon tė
pėrparojė, -logjikė e ēlirimit nga ēdo lloj kufizimesh e konvencionesh - me
qėllim pėr tė realizuar nivelet mė tė lartė qė ndodhen nė ekzistencėn e
njeriut... Por kjo nuk ėshtė logjika e logjikės sė vėrtetė.
Sot, Perėndimi qė vrapon si i
marrė, nuk qėndron as edhe njė ēast pėr tė parė tė vėrtetėn.
Njeriu ikėn nga e vėrteta, siē
ikėn ai qė e ka rrėmbyer zjarri, ku tė mundė, si i marrė. Gjithė shqetėsimi i
tij ėshtė qė tė largohet nga burimi i zjarrit.
Sidomos ai qė vrapon sikur tė
ishte rrėmbyer vėrtet nga zjarri, i sigurtė pėr kėtė, duke e parė zjarrin
pėrvėlues me sy, ai qė bie nė tė... Ja, pra, i marri i vėrtetė ky ėshtė, madje
pa pasur asnjė shkak pėr marrėzi!
Lindja muslimane ėshtė sot vetė
i marri qė vrapon drejt atij zjarri pėrvėlues ndėrsa Perėndimi ėshtė kah
pėrpiqet tė presė vrullin e vet.
Disa herė njeriu u ngjitet pas
dėshirave tė vrullshme e, kur ato fillojnė tė bėjnė pėrpara, lėshon frerėt dhe
me kėtė kujton se e ēliroi veten nga vargonjtė. Me qė nuk i nėnshtrohet moralit,
fesė, besimit, e pranon se ėshtė i lirė.
Unė s’dua tė diskutoj kėtu
mitin e lirisė tė shekullit tė njėzetė. Tė atij shekulli qė ėshtė dėshmitari i
diktaturės mė tė tmerrshme nė histori nė fushė tė politikės dhe ekonomisė. Njė
shekull i tillė qė nė emėr tė shpėtimit nga uria dhe lufta e klasave e ka
shndėrruar individin nė shėrbėtor tė shtetit. Gjithashtu nuk dua tė polemizoj as
mitin e lirisė pėr t’u siguruar nga frika, ndėrsa njerėzimi jeton epokėn mė tė
frikshme tė tmerrit dhe ankthit tė vetmisė, epokėn mė tė frikshme qė nga
periudha e parė historike e gjer mė sot. Ndėrsa njeriu, me raketat dhe bombat
atomike ėshtė vėnė vetė tė shkatėrrojė jetėn e tij, unė nė asnjė mėnyrė nuk do
tė bėj fjalė pėr mitin e zotėrimit tė forcave tė natyrės. Njeriu ende nuk ka
mundur tė jetė zotėrues madje as i forcave tė njė ylli tė shuar mbi tė cilin
jeton, mbeti tė bėhet zotėrues i njė gjithėsie pa anė e pa fund!
Po, unė s’do tė bėj fjalė kėtu
pėr kėto mite. Vetėm do tė polemizoj pėr njė mit tjetėr: mitin e vetėdijės sė
lirisė sė njeriut tė ēliruar nga prangat e moralit.
Vini re kėtė tė ri plot fuqi
dhe hare dhe kėtė vajzė tė lėvizshme qė lėshon klithma jete nga gjithė pamja e
saj.
Djaloshi e dėshiron vajzėn e
re. Natyrisht, njė dėshirė, njė dėshirė jete! Edhe vajza nėn tė njėjtėn ndjenjė.
Secila dėshirė ka gjetur pėrgjigje nė anėn tjetėr, i janė nėnshtruar thirrjes sė
seksit dhe secili, i ēliruar nga kufizimet, ka gjetur kėnaqėsi.
Ja dhe ky, njė person tjetėr.
Nuk ėshtė pėrzier nė "konceptin e lirisė" sė atyre tė parėve. Ndoshta si pasojė
e besimit, ose "vetėm kėtė ēast", kjo lloj pauze, mė qė s’ka ndjerė dėshirė ose
s’i vjen ndoresh. Por kjo gjė s’mė duhet mua. E rėndėsishme ėshtė kjo: ai ėshtė
i lirė, ngjarjet qė i kalojnė parasysh, vazhdon t’i ndjekė... Ē’sheh vallė?
Po sodit njė tabllo tė veēantė
qė s’e shohin ata dy tė rinjtė. Sheh njė pe qė tėrheq dy tė rinjtė tė lidhur nė
skajet e tij, perin e epshit. Njė pe epshi azgan dhe tė fuqishėm, qė ka
nėnshtruar secilin nga tė rinjtė tė cilėt s’kuptojnė gjė nė kėtė mes. Njė pe i
trashė i tillė, nga i cili askush nuk mund tė shpėtojė. Sepse pėrballė tij,
fuqia e tyre ėshtė mjaft e dobėt ose s’tregon rezistencė.
Por kėtė pe djaloshi i parė nuk
e sheh. Sepse kjo ėshtė njė forcė e fshehtė qė e tėrheq reciprokisht atė. Asaj i
ėshtė dorėzuar me tėrė qėnien dhe nė mėnyrė tė pavullnetshme, sepse vullneti i
vėrtetė ėshtė nė dorėn e saj. Po tjetri djalosh e sheh kėtė pe nė tėrė madhėsinė
e tij. Sepse ndodhet larg fushės tėrheqėse tė tij. Ose ėshtė larguar.
Cila ėshtė reale nga kėto dy
tabllo?
Tani le tė sodisim njė
fushėpamje tjetėr.
Ja pėr ju njė i ri qė pėrballon
nxitjet epshore me njė zemėr tė vendosur dhe me njė forcė zotėruese. Pėrball
mėsimet e epshit, por nuk tregon kujdes. Fuqinė e tij vėrshuese e drejton diku
tjetėr. Ai e ndien se ėshtė i lirė, nga presioni i epshit, i lirė nga ai lloj
dėfrimi si i kafshėve tė tėrhequr pėr hunde. Njė njeri i lirė qė mund tė
drejtohet nga tė dojė vetė, me forcėn e tij.
Dhe ky kėtu, njė tjetėr person.
Sheh nga larg, pa u futur nė kuadrin e djaloshit tė lirė. Ē’sheh vallė? Sheh njė
shfaqje tjetėr tė cilėn nuk e dallon vetė djaloshi i lirė.
Ai sheh vartėsinė nga
kufizimet, sikur sheh mishėrimin e diēkaje tė lartė. Ai po sheh perin qė ia ka
lidhur duart kryq, qė e ka kufizuar nga lėvizjet, ia ka penguar veprimet. Por
kėtė pe i riu vetė nuk e sheh dot, pasi mendon se veten e vuri vetė brenda
kufizimeve. Kėtė e ka kėrkuar vetė. Nė tė vėrtetė, nuk ėshtė peri ai qė e pengoi
t’i pėrgjigjej thirrjes sė seksit, vetė ai po qėndron larg, sepse s’e do atė.
Tani, nga kėto dy fushėpamje,
cila ėshtė e vėrtetė?
Unė s’kam ndėrmend ta le
lexuesin tė habitur brenda kėtyre dy pamjeve tė kundėrta; ta themi menjėherė:
secila nga tė dy pamjet ėshtė e vėrtetė.
Vartėsi dhe liri... Dy tė
vėrteta pranė njėra-tjetrės. Madje, njė e vėrtetė e vetme me dy fytyra.
Ai i riu shpėrthyes qė i ėshtė
pėrgjigjur thirrjes sė seksit, jashtė ēdo diskutimi, ka vepruar i lirė. Ai ėshtė
ēliruar nga kufizimet morale, fetare e shoqėrore, ēdo gjė qė e mbėrthen njeriun
e ka zgjidhur e thyer. Nė tė njėjtėn kohė, si kalė i hazdisur, qė i kanė vėnė
mėgojzėn, u ėshtė nėnshtruar dėshirave tė vrullshme. Sepse ka fituar pėrvojė
praktike nga qė nuk mundi tė tregojė rezistencė ndaj nxitjeve tė epshit. Ai qė
do, le ta provojė prapė.
Kurse i riu i lidhur me njė
kufizim mjaft tė fuqishėm, nuk do qė ta prishė premtimin qė realizoi me Zotin
mbi nefsin (dėshirat trupore) e tij. Duke valėzuar besimi nė unin e tij, e bėn
premtimin tė pashkatėrrueshėm. Nė tė njėjtėn kohė ky i ri ka shpėtuar edhe nga
presioni i ndjenjave tė ulta. Pėrballė dėshirave nxitėse nė nefsin e tij, duke
ndjerė njė liri tė vėrtetė, me fuqinė e tij ecėn pėrpara drejt horizonteve tė
shndritshme.
Njė liri e varur nga kufizime
dhe njė vartėsi, nė vlerėn e sė cilės ndodhet liria. Ja, pra, e vėrteta e
njerėzve...
Nuk ėshtė vartėsia nė njė pjatė
tė peshores dhe liria nė pjatėn tjetėr. Jashtė ēdo diskutimi, ēdo liri ka
vartėsitė e veta dhe ēdo vartėsi ka liritė e veta. Kėshtu qė nė ēdo pjatė tė
peshores ka liri dhe vartėsi.
Nuk ėshtė ashtu siē e mendon
bota Europėn nė lartėsinė e sė vėrtetės dhe zotėruese tė sė vėrtetės. Sepse
virtyti nuk ndodhet midis lirisė dhe vartėsisė, mund tė diskutohet midis dy
vartėsive ose dy lirive.
Nė tė vėrtetė, virtyti ėshtė
epėrsi e konceptuar midis lirisė sė njeriut dhe lirisė sė kafshės, tė vėna
pėrballė asaj qė tė jesh i kufizuar me kufizime njerėzore, ose i lidhur si
kafshėt.
Kufizimeve njerėzore u thuhet
virtyt, moral ose u thuhet besim.
Kurse kufizimeve kafshėrore u
thuhet ndjenja tė ulta, epsh ose, mė trashė, u jepet emri "kėnaqėsi".
E, sė fundi, individi ėshtė i
lirė tė zgjedhė midis tė qėnit njeri a tė rėnit nė nivelin e kafshės.
Mbulimi ėshtė pranimi i
urdhėrit tė Allahut, Krijuesit tė tė gjithė neve dhe tė ēdo gjėje tjetėr. Tė
vijmė tek zbulimi; do tė thotė tė bėhesh kurban i disa lloj skllavėrive drejt
synimit tė pėrdorimit tė njė lirie tė pavlerė. Para ēdo gjėje tjetėr, ėshtė
kundėrshtim ndaj uniformės (veshjes) kombėtare tė rikrijuar pas shkrirjes me
Islamin. Do tė thotė imitim i Perėndimit. Do tė thotė, nga njė pamje, tė bėhesh
rob i atyre qė dikur i kishim nėn mbrojtjen tonė, tė bėhesh shėrbėtor i
shėrbėtorėve tanė. Pastaj, pas ecjes zbuluar, nganjėherė mund tė fshihen edhe
qėllime tė tjera tė fshehta. Ndoshta ėshtė shumė naivitet tė thuash se zbulimi
ėshtė vetėm identiteti i pėrdorimit tė sė drejtės sė lirisė. Sepse femra nė kėtė
ēėshtje shkon shumė mė pėrpara se burri qė ėshtė zotėruesi i lirisė, hap vendet
qė s’duhen hapur. Atėherė shtrohet pėr diskutim zotėrimi i nefsit, epshit dhe
modės.
Nuk mund tė mohojmė se femra, e
pėrdor nė njė pėrpjestim tė gjerė trupin pėr tė ndikuar seksin tjetėr. Atėherė,
edhe nga ana tjetėr, meshkujt janė tė dėnuar. Shihet se pas pėrdorimit tė njė
lirie tė pavlerė diskutohet dalja nė shesh e robėrimeve tė panumėrta dhe e
dėnimeve.
VENDET QE DUHEN MBULUAR
Para Islamit, femrat arabe nuk
e respektonin mbulimin. Gjendja e femrės atė kohė, lart-poshtė, ishte e njėjta
gjendje qė sot tė vret sytė nė qytetet tona: "Gratė shėtisnin mes meshkujve me
gjoksin zbuluar. Pėrgjithėsisht nxirrnin nė pah qafėn, gėrshetat dhe vėthėt".
Te meshkujt
Nė Kuranin e Madhnueshėm ka
urdhėra tė veēanta pėr femrat dhe meshkujt qė tė mos shohin njėri-tjetrin kur
janė tė huaj dhe tė mbulojnė pjesėt e turpshme tė trupit: "Thuaju besimtarėve tė
ndalin shikimet (prej haramit), tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre se
kjo ėshtė mė pastėr pėr ta. Allahu ėshtė i njohur hollėsisht pėr atė qė bėjnė
ata".
Hz. Pejgamber urdhėron: "Pjesa
e turpshme e mashkullit ėshtė ndėrmjet kėrthizės dhe gjunjėve". Pėr kėtė zonė ka
pasur mosmarrėveshje. Sipas Hanefive, kupa e gjurit ėshtė vend i turpshėm,
kėrthiza jo.
Te femrat
Nė Kuranin e Madhnueshėm ka
disa ajete pėrkatėse pėr mbulimin e grave. Ajetet qė u janė drejtuar
bashkėshorteve tė Profetit, pranohen si tė tilla qė pėrfshijnė tė gjitha gratė
muslimane: "E kur tė kėrkoni prej tyre (grave tė Pejgamberit) ndonjė send, atė
kėrkonie pas perdes, kjo ėshtė mė pastėr pėr zemrat tuaja dhe tė tyre" dhe "O ti
Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave tė besimtarėve le tė vejnė
shamitė (mbulojė) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo ėshtė mė afėr qė ato tė
njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen. Allahu fal gabimet e kaluara,
Ai ėshtė mėshirues". Ajeti i dytė sqaron pėr mbulimin e grave kur dalin nė
rrugė.
Ajeti i tretė qė i pėrket
posaēėrisht mbulimit, ėshtė ajeti 31 i kaptinės Nur. Pasi te ajeti paraardhės u
jepen urdhėra muslimanėve meshkuj pėr kėtė ēėshtje, vazhdohet: "Thuaju edhe
besimtarėve tė ndalin shikimet e tyre, tė ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė
tyre, tė mos zbulojnė stolitė e tyre pėrveē atyre qė janė tė dukshme, le tė
vejnė shamitė mbi kraharorin e tyre dhe tė mos ua tregojnė bukuritė e tyre
askujt pėrveē burrave tė vet, baballarėve tė vet ose baballarėve tė burrave tė
vet, djemve tė vet ose djemve tė burrave tė vet, vėllezėrve tė vet ose djemve tė
vėllezėrve tė vet, apo djemve tė motrave tė veta, ose grave tė tyre (qė u
pėrmendėn) dhe robėreshave tė cilat i kanė nė pronėsinė e tyre, ose shėrbėtorėve
nga meshkujt tė cilėt nuk ndiejnė nevojė pėr femra dhe fėmijėt qė nuk kanė
arritur pjekurinė pėr gra. Le tė mos kėrcasin me kėmbėt e tyre pėr tė zbuluar
fshehtėsinė nga stolitė e tyre. Pendohuni tė gjithė te Allahu, o besimtarė, nė
mėnyrė qė tė gjeni shpėtim!"
Siē shihet, nė kėtė ajet u
kujtohet femrave tė mos shohin meshkujt e huaj, tė ruajnė nderin dhe copat e
mbulesės sė kryes t’i vėnė mbi jakat duke i mbuluar ato. Kjo ka pėr qėllim
mbulimin e kokės, veshėve, gjoksit dhe gjerdanėve. "Tė mos i zbulojnė stolitė e
tyre..." Nga kėto, veēohen si" pėrjashtim" ato pjesė tė trupit qė mund tė
zbulohen, pėr tė cilat, shumica, qė nga Pasuesit e gjer mė sot, janė bashkuar nė
mendimin se janė fytyra dhe duart. Formė e stolisė dhe stoli natyrore ėshtė
fytyra. Ose pėrdoret termi "zonė stolie". Nga kjo zonė, ēka mund tė hapet, janė
fytyra dhe duart. Ka pasur mosmarrėveshje pėr zbulimin ose jo tė kėmbėve,
shumica kanė dalė me opinionin se duhet tė mbeten tė zbuluara.
Forma e lejueshme e zbulimit tė
fytyrės dhe duarve ėshtė, pėr duart, gjer nė byzylyk, dhe pėr fytyrėn aq sa
ē’duhet pėr tė marrė abdes.
Nė njė hadith thuhet: "Allahu
nuk e pranon namazin pa mbulesė koke tė njė femre qė ka arritur pjekurinė".
Esmaja, vajza e Ebu Bekrit dhe kunata e Profetit, i kish dalė pėrpara njė ditė
Profetit me njė veshje tė hollė. Profeti, duke kthyer kokėn, kishte urdhėruar:
"Esma! Pasi femra tė vijė nė moshėn e pjekurisė, nuk ėshtė e lejueshme t’i duken
pjesė tė tjera tė trupit pėrveē tė... (bėn shenjė fytyrėn dhe duart e veta)".
Mbulim quhet mbyllja e vendeve
tė turpshme qė tė mos duken. Lidhur me kėtė, njė veshje e tejdukshme qė tregon
trupin, nuk quhet mbulim. Kjo i shfaq organet mė joshėse. Duke folur pėr gratė
qė kurrė s’do tė ndiejnė aromėn e parajsės, Profeti, me shprehjen "tė veshura,
por nė fakt tė zhveshura", me siguri ka shėnuar kėto gra.
Nė ajetin e kaptinės Nur (31),
pėrkthimin e tė cilit e dhamė mė lart, lejohet tė shohin stolitė e femrave
personat e afėrt ("mahrem" - me tė cilėt s’mund tė martohen). Komentatorėt, duke
parė hadithet e ndryshme dhe praktikimin nė kohėn e Hz. Pejgamberit, kanė thėnė
se pjesėt e trupit qė mund tė shihen, janė krahu, flokėt dhe veshėt, gusha dhe
qafa jo deri nė shpinė ose nė bark, kėmbėt nga kupa e gjurit gjer poshtė. Kėtu
futen edhe tė afėrtit e gjirit qė s’pėrmenden nė ajet.
Ajeti sqaron edhe se nuk ka
ndonjė tė keqe shikimi i femrės me njė plak tė kaluar nga aftėsia seksuale ose
me fėmijė qė akoma nuk kanė marrė njohuri pėr fshehtėsitė seksuale femėrore ose
me meshkuj tė lindur impotentė. Nė kohėn e Hz. Pejgamberit, njė burrė qė njihej
nga opinioni si mashkull me ndjenja seksuale tė pazhvilluara, mund tė hynte
nėpėr shtėpi, tė bisedonte me gratė, tė hante. Njė ditė i Dėrguari i Allahut e
kish parė njė njeri tė tillė nė shtėpinė e vet. Ai po i pėrshkruante kunatit tė
Profetit cilėsitė e gruas. Pėr pasojė, i Dėrguari e kishte ndaluar hyrjen e
kėtij burri te gratė.
Enesi, qė i shėrbeu njėzet vjet
Hz. Pejgamberit, atėherė kur ende nuk kish zbritur ajeti i mbulimit, si njė
pjesėtar i njerėzve tė shtėpisė, hynte e dilte pa drojtje nė mjediset intime tė
tė Dėrguarit tė Allahut. Pas zbritjes sė ajetit, hyrje-dalja e tij te gratė e
Profetit bėhej sipas rregullave.
Nė esencė, femra muslimane
ėshtė e detyruar tė mbulojė trupin, pėrjashtuar fytyrėn duart gjer nė byzylyk,
dhe, po tė duhet, edhe kėmbėt. Nuk ėshtė i detyruar mbulimi me ēarēaf. Mjafton
tė jetė e pastėr dhe e thjeshtė, e kujdesshme dhe e bukur. Ja, kjo ėshtė gruaja
qė nuk bėhet shembull pėr epsh, por pėr respekt. Kjo ėshtė gruaja qė lartėsoi
Islami, gruaja pėr tė cilėn Islami lajmėroi se nėn kėmbėt e saj ndodhet Parajsa.
* * *
Hz. Aishe tregon kėtu pėr gratė
e kohės sė vet se si, duke braktisur veset e vjetra, zakonet dhe modėn, iu
lidhėn Allahut: "Pėr Zotin, unė nuk pashė mė tė virtytshme se gratė ensare nga
pikėpamja e vėrtetimit tė Librit tė Allahut (Kur’anit ) dhe tė besimit mbi
zbritjen e tij. Me zbritjen e ajetit tė kaptinės Nur pėr mbulimin, i morėn pranė
burrat dhe u kėrkuan leximin e ajeteve tė Allahut. Secilli burrė ua lexonte kėto
urdhėra gruas, vajzės, motrės dhe gjithė tė afėrmeve. Secila, pa pėrjashtim,
duke iu pėrshtatur urdhėrave tė Allahut nė Kur’an, endėn mbulesa prej leshi ose
pambuku dhe, nė namazin e mėngjesit u ndodhėn pas Profetit, tė mbuluara". Njė
tjetėr pohim i saj ėshtė kėshtu: "Gratė muhaxhire - u dhėntė shpėtim grave nga
ana e Allahut - pas zbritjes sė ajetit tė mbulimit, ishin mbuluar pas mbulesave
mė tė trasha".
II
PROSTITUCIONI
"Dhe mos iu afroni amoralitetit
(zinasė), sepse vėrtet ai ėshtė vepėr e shėmtuar dhe ėshtė rrugė shumė e keqe".
(Kurani, Isra, 17/32)
HYRJE
Me qė prostitucioni e prish
bashkėsinė, e shkatėrron familjen dhe e shformon gjeneratėn, qė nga popullsi tė
vjetra gjer mė sot, ėshtė ndaluar, praktikimit tė saj i janė dhėnė ndėshkimet mė
tė rėnda. Para Islamit, te arabėt ishte pėrhapur mundėsia e marrjes sė njė
prostitute. Disa gra e bėnin kėtė punė nė vende tė caktuara. Nė dyert e
shtėpive, nė vend tė tabelave, varnin flamurė tė posaēėm tė shėnuar.
Kurse kristianizmi, pas tė
cilit ishin lidhur popujt qė zotėronin Perėndimin dhe njė pjesė tė madhe tė
botės, e kishte ndaluar prostitucionin. Por krahas iluzionit tė lirisė qė kishte
mbėshtjellė tė njėjtėn botė qė nuk njihte vlera tė tjera pėrveē epshit dhe
parasė, ndėr ata popuj pėrjetohej edhe mungesa e respektit pėr kėto urdhėra tė
fesė sė tyre. Nė veprėn e Max Kemerich'it Tarihte Garip Vakalar (tė pėrkthyera
nė turqisht nga Behēet Necati), zenė vend ngjarje rrėqethėse tė dėgjuara. Madje,
disa mbretėrve dhe suitave tė tyre, tek vizitonin qytetet dhe krahinat e tyre, u
ishte treguar mikpritje (!) nga ana e sunduesve tė qyteteve gjer duke u hapur
dyert e shtėpive publike.
Ashtu siē u bė e njohur nė
Kuranin e Madhnueshėm, kristianėt i shpikėn vetė priftėrinjtė, jo se ua dėrgoi
Zoti, megjithėse ndaj tyre, me tė drejtė, nuk kanė treguar respekt. Priftėrinjtė
dhe priftėreshat na qėnkėshin, me fjalė, "mohues tė botės" (braktisės sė tė
mirave dhe shijeve tė kėsaj bote). Nuk martohen dhe nuk bėjnė fėmijė. Nė fakt,
ky parim qė nuk i pėrshtatet krijimit dhe psikologjisė sė njeriut, nė realitet,
ėshtė marrė nėpėr kėmbė, disa priftėrinj dhe priftėresha, pėrmes intrigave tė
ndryshme, kanė ushtruar lloje prostitucioni.
"Nė shekullin e trembėdhjetė,
nė manastiret e murgeshave ishte zhvilluar lesbitizmi. Nė shekullin e
njėmbėdhjetė, nė Angli, pederastia ishte bėrė njė ēėshtje e rėndėsishme.
Veēanėrisht nė manastire ky lloj argėtimi praktikohej shumė, madje dėnimi me
djegie pėrsėgjalli nuk zbatohej kėtu.
Nuk mbaron me tė shkruar
imoraliteti i priftėrinjve tė mesjetės. Njė shėmbull: Nė qytetin Nördingen, mė
1472, kuvendi i qytetit, duke mos guxuar tė ndalonte hyrjen e priftėrinjve nė
shtėpitė publike, ishte mjaftuar me ndalimin vetėm tė kalimit tė tė gjithė natės
nė ato shtėpi.
Nė shekullin e
gjashtėmbėdhjetė, ēdo prift kishte nga njė mantenutė. Ligji u kishte njohur
priftėrinjve detyrėn pėr tė ruajtur gratė e ndershme.
Baroni Zimemrn, nė veprėn e tij
Chronik, shkruan se shumė kohė manastiret e murgeshave nuk ndryshonin nga
shtėpitė publike. Edhe nė shekullin e gjashtėmbėdhjetė gjendja ishte po kjo. Ky
prostitucion i fshehtė kohė mė kohė dilte edhe hapur. Pėrveē kėsaj, nė
Strasburg, njė natė, pas rėnies sė rrufesė nė njė manastir grash, kishte rėnė
zjarr dhe populli, duke thyer dyert, kishte hyrė brenda ku ishte pėrballur me
skandale tė ndryshme. Kishin parė shumė murgesha nė krahė tė djemve tė rinj. Ato
kohė nėpėr manastire, nė kuvli tė posaēme mbaheshin fėmijė ilegalė qė rriteshin
nga murgeshat. Me ngjarjen e zjarrit, u kuptua se kėta djem tė shndėrruar nė
mjet pėr tė kėnaqur epshet e murgeshave, ishin fėmijė ilegalė qė rriteshin nga
murgeshat. Kėta fėmijė, kur vinin nė moshėn e pjekurisė mashkullore, mbylleshin
me murgeshat plaka qė kundėrmonin myk dhe papastėrti. Nė manastire tė tilla
kishte hauze tė veēuara, ujrat e tė cilave kurrė nuk zbrazeshin. Sepse nė kėto
ujra murgeshat mbysnin frytet e marrėdhėnieve tė tyre tė paligjshme".
Njė shkak i pėrhapjes sė
prostitucionit nė Europė qe edhe detyrimi pėr t’u martuar me njė grua dhe,
veēanėrisht, ndalimi ose vėshtirėsimi i skajshėm i shkurorėzimit nga
katolicizmi. Nė tė njėjtėn kohė, kristianizmi kishte ndaluar edhe marrėdhėniet
jashtė kurore (adulter) si dhe kishte prapėsuar fėmijėt e lindur jashtė martese.
Ata i kishte shpallur fėmijė djalli, mėkati dhe turpi. Prof. Dr. Andreas B.
Schwarz, qė kritikon me forcė kėtė mohim kategorik tė fėmijėve ilegalė nga
kisha, pasi bėn tė njohur se nė fund tė shekullit tė tetėmbėdhjetė - shekull i
njė lėvizjeje tė gjerė tė quajtur "Epoka e dritės" - u shtua menjėherė numri i
fėmijėve jashtė martese, bėn historikun e kėsaj ēėshtjeje, mbron domosdoshmėrinė
e trajtimit tė fėmijėve ilegalė si fėmijė tė vėrtetė (legalė). Kisha, ndėrsa nė
njėrėn anė detyronte mjaftimin me njė grua dhe ndalonte divorcin, duke i hapur
rrugė, pėr pasojė, zinasė (adulterit), nė anėn tjetėr dėmtonte fėmijėt e lindur
nga zinaja. Duhej zgjidhur njėri nga kėto dy probleme.
Profesori nė fjalė kishte
zgjedhur rrugėn e trajtimit tė fėmijėve ilegalė si legalė. Europa po e bėn kėtė
trajtim nė formėn qė e dėshiroi ai. Nė rast mosmjaftimi seksual me njė grua ose
kur gruaja ėshtė impotente, martesa e burrit me njė grua tjetėr dhe jetesa
ligjore ėshtė njė punė mjaft e turpshme dhe e prapambetur. Por nuk paska ndonjė
tė keqe qė i njėjti burrė tė jetoka me disa metresa. Gjatė njė bashkėjetese tė
tillė, nė se fėmijėt e zėnė arrijnė tė lindin pa u mbytur me anė tė kyretazhit
ose metodave tė tjera, do tė njihen si legalė. Duke kaluar te shkurorėzimi, nė
tė drejtėn katolike turpi i zinasė (adulterit) ėshtė shkak ndarjeje. Porse,
bashkėshortėt e ndarė pėr kėtė shkak, pėrsėri, sipas tė njėjtės drejtėsi, gjer
nė fund tė jetės nuk mund tė martohen me tė tjerė.
Sėmundja e imitimit
Pėrkundėr njė trashėgimie
stėrgjyshore mjaft tė pastėr e tė thjeshtė, edhe tek ne ka qė e konsiderojnė
prostitucionin njė mėnyrė brenda prirjes sė Europės. Prostitucioni na qenka njė
domosdoshmėri e jetės moderne. Nė kėtė ēėshtje, Dr. Xhemal Zeki thotė kėshtu:
"Mashtrimi reciprok midis burrit dhe gruas gjen sendėrtimin e vet nė vendet e
fshehta publike, nė hotelet e caktuara, nė shtėpitė e takimeve, nė kėto fole tė
tradhtisė bashkėshortore. Kjo ndodh pėrgjithėsisht nė jetėn moderne. Familje tė
tilla tė mbėrthyera nė dėfrime, me koncepte familjare tė humbura, sikur tė
kishin degjeneruar, nė lojrat nė koktejet, luajnė sy ndėr sy lojra amorale.
Gjėrave tė tilla tė shėmtuara u thonė zbavitje.
"Skandali nė kolegjin amerikan
tė vajzave: katėr vajza qė kishin fshehur njė djalė qė kish hyrė disa herė nė
dhomėn e gjumit nga dritarja, u dėbuan nga shkolla". "Vazhdon hetimi i hapur nė
kolegjin amerikan tė vajzave pėr vajzėn qė kishte fshehur nė dhomėn e gjumit tė
dashurin e saj dhe pėr shoqet qė e kishin ndihmuar". Kėto lajme janė shumė
hidhėruese. Ato tregojnė pėr humbjen e identitetit tė konceptit tė moralit dhe
edukatės. Quhet i keq ai qė shkel nė shtėpitė e takimeve, quhet katil ai qė
shkel nderin e njė vajze dhe e vret atė. Po vajzės qė fut djalin nė dhomėn e
gjumit tė shkollės, si mund t’i thuhet? Po s’qe marrėzi, kjo ėshtė poshtėrsi.
Nė Amerikė, nė ēdo katėr minuta
lind njė fėmijė ilegal. Dr. Schauffer kėtė gjė tė hidhur e tregon me kėtė gjuhė:
"Nga dita nė ditė shtohen gratė e gėnjyera, shkatėrrohen vajza qė ende nuk e
kanė njohur botėn. Mė parė gjuheshin ato pa kulturė. Sot, pėr fat tė keq, janė
vajza tė familjeve tė mira dhe shumica nyėnėse tė kolegjeve dhe universiteteve.
Psikologu amerikan Greonwold thotė: "Shkaku mė i madh i rėnies sė vajzave nė
prostitucion ėshtė pashkuarja burrė-grua dhe mosinteresimi pėr fėmijėt".
Sipas Vjetarit Statistikor tė
emetuar nga Instituti Statistikor Shtetėror i Kryeministrisė, numri i ēėshtjeve
nė Turqi lidhur me prostitucionin qė shkojnė gjer nė gjykatė, ėshtė mjaft i
fryrė.
Nė tė vėrtetė, shifrat e dhėna
nė lidhje me prostitucionin, nė raport me tė vėrtetėn, tregojnė njė numėr mjaft
tė vogėl. Sepse, pėrgjithėsisht, prostitucioni bėhet me marrėveshje tė dyanshme,
ata qė shkojnė nė gjykatė, janė mjaft pak. Nė kushtet kur nuk kalojnė nė gjykatė
ose kalojnė dhe pėr shkak tė mungesės sė provave materiale nuk iu nėnshtrohen
dėnimeve dhe nė vėshtrimin ligjor nuk konsiderohen faj; gjithashtu, po qe se do
tė mendonim se ndodhitė pėrkatėse pėrbėjnė faj nga pikėpamja fetare e morale,
nuk vonojmė tė kuptojmė frikėn e kėsaj pune. Porse ne -siē tha edhe njė poeti
ynė- jemi nipėrit e njė gjenerate qė tregon zell nė rregjistrimet e popullsisė
kur pyetet emri i gruas, qė njeh nderin, fenė dhe gjėra tė tilla tė shtrenjta e
tė nderuara dhe qė e bėn shpirtin fli pėr to.
Presioni shoqėror
Sot si njė komb Islam qė jemi,
po heqim hidhėrimin e njė humbjeje tė madhe. Njė kohė nė ēdo qytet, nė ēdo
fshat, madje edhe nė ēdo mėhallė kishte "njė presion shoqėror" qė vepronte i
nisur nga koncepte dhe praktika Islame. Po qe se diku kryhej njė veprim nė
kundėrshtim me moralin Islam dhe traditėn kombėtare, muslimanėt e atyshėm nuk
mbyllnin sytė para kėsaj, protestonin ndaj veprimit, ose sillnin nė udhė atė,
ose ndėshkonin me njė farė mėnyre. Kjo ndjenjė e lartė dhe njė sanksion me
vlerė, ishte roja mė e madhe e moralit dhe e gjėrave tė shenjta. Nė njė vėnd tė
tillė, njė amoral, njė armik, ēdo kohė e ndiente veten tė vetmuar dhe pa tė
drejtė. Ky presion shoqėror bėhej njė edukator i madh pėr tė.
Kjo ndjenjė e lartė, pėr fat tė
keq, nė kohėn tonė ja ėshtė atrofizuar, ja ėshtė humbur krejt. Profeti ka thėnė
kėshtu: "Kush sheh njė tė keqe mes jush, ta pengojė me dorė, po s’i mjaftoi
forca, ta ndalojė me gojė, po s’i mjaftoi forca as pėr kėtė, tė paktėn me zemėr
tė mos e shohė pėr mirė. Eshtė pakėsuar mjaft numri i atyre qė i pėrshtaten
kėsaj porosie tė tij. Cilat janė shkaqet e kėsaj?
Sė pari, tek ne ėshtė dobėsuar
shumė, ka mbetur prapa shumė jeta fetare dhe vetėdija shoqėrore. Po qe se para
syve na kryhet njė veprim nė kundėrshtim me fenė dhe moralin dhe nė vetvete
s’gjejmė dot guxim pėr tė kundėrshtuar dhe ndėrhyrė, do tė thotė se kemi rėnė nė
nivelin mė tė ultė tė besimit. I dyti shkak dhe me rėndėsi ėshtė ky: Tek ne,
duke nisur nga qytetet e mėdha drejt qyteteve tė vogla, nė botėkuptim, nė
nocionin e jetės dhe nė urdhėra tė tjera fetare, nė krahasim me tė kaluarėn,
kanė dalė nė shesh ndryshime.
Sot, nėpėr rrugėt, bulevardet
dhe parqet tė bien nė sy sjellje e veprime cilėsisht amorale: prostitucioni i
beqarėve, prostitucioni i tė fejuarve dhe mungesa e edukatės tek tė martuarit.
Kėto a nuk janė pamjet e njė gjenerate qė ka humbur nderin dhe cipėn e syve?
Profeti urdhėron kėshtu: "Njerėzit, qysh nga profetėt e parė e gjer mė sot, janė
bėrė prezentė tė kėsaj fjale profetike: "Po s’pate turp, mund tė bėsh ē’tė
duash!".
Eshtė jashtė ēdo diskutimi qė
edhe nefsi ynė, forcat e kėqia tė fshehta nė qėnien tonė trupore e shpirtėrore,
shpesh herė, duke i dhėnė prarim punės mė tė keqe, na shtyjnė drejt kryerjes sė
saj. Helmin vdekjeprurės e fusim brenda njė gjelle tė shijshme. Po qe se nė njė
vend i dilet pėr zot jetės fetare dhe logjikės me mendėsi djallėzore, me dėshira
trupore dhe me epsh, atje ndodhin shmangiet seksuale qė e shfaqin, nė radhė tė
parė, veten, pėrmes ndjenjave tė kėqia kafshėrore tek njeriu. Sepse kjo ėshtė
tek njeriu forca mė e madhe shtytėse e fshehtė. Ata qė i janė dorėzuar kėsaj
force, mund tė kryeynė ēdo ndyrėsi.
PROSTITUCIONI
NGA PIKEPAMJA E ISLAMIT
Nė ēdo formė qė tė paraqitet,
prostitucioni ėshtė njė veprim i shėmtuar e i ndaluar nga Islami. Nė Kuran
zinaja (adulteri) cilėsohet si "njė paturpėsi e madhe, njė rrugė e keqe dhe e
shėmtuar". Prostitucioni ėshtė mungesė respekti ndaj njeriut si njė krijesė
tepėr e nderuar, e vyer gjer nė atė shkallė sa do tė bėhej shkak pėr tė merituar
sexhden e engjėjve, ndaj njeriut si mėkėmbėsi i Allahut nė tokė, mungesė
respekti ndaj Allahut tė tij dhe Profetit. Eshtė tradhti ndaj amanetit hyjnor.
Hz. Pejgamberi, nė haxhin e Lamtumirės, nė ligjėratėn qė ua drejto i mė se
njėqindmijė muslimanėve, urdhėron kėshtu: "O njerėz! Ashtu siē ju respektohen si
gjėra me vlerė kjo ditė vigjiljeje, ky muaj pelegrinazhi dhe ky qyteti juaj,
Meka, po kaq janė tė respektuar edhe shpirti, malli dhe nderi juaj qė janė tė
mbrojtur nga ēdo lloj dhunimi". Nė Kuranin e Madhnueshėm, duke u bėrė tė qarta
detyrat e atyre qė ia arritėn shpėtimit, pėrmenden ata qė "mbrojtėn nderin dhe
vendet e turpshme".
Hz. Pejgamber urdhėron: "Njė
njeri duke qėnė besimtar, nuk kryen zina. Hajduti, duke qėnė besimtar, nuk vjedh
mė dhe njeriu qė pi, duke qėnė besimtar, nuk pi". Kuptimi i zbėrthyer i kėsaj
porosie ėshtė qė kur njerėzit kryejnė veprime tė tilla, do tė thotė se kanė dalė
nga besimi (iman). Por edhe pse, duke qenė njė ndėr mėkatet e mėdha, zinaja dhe
veprimet e ngjashme me tė, ndėrkohė qė nuk pranohen si tė miratuara, ekziston
edhe pikėpamja se ato, megjithatė, nuk e nxjerrin njeriun nga besimi (iman).
Dijetarėt, nocionin e besimit tė shprehur nė kėtė hadith, e kanė quajtur "besimi
i pėrsosur" (iman-i qāmil). Kėshtu, kuptimi i hadithit vjen nė formėn: "Kush
zotėron besim tė plotė, nuk bėn zina, nuk vjedh dhe nuk pi". Por, ēfarėdo
kuptimi qė t’i jepet hadithit, kuptohet se ē’e keqe e frikshme ėshtė zinaja nė
Islam.
Prostitucioni u sjell tė kėqia
tė panumėrta individėve dhe shoqėrisė. Nga kėto, janė sėmundjet gonorrhea dhe
sifilizi. Si dje, ashtu edhe sot, nga tmerri statistikor qė pėrvijojnė shembjet,
tė ngrihen flokėt, tmerret nuk tregohen me gojė e me shkrim. Vetėm nė njė qoshe
tė Evropės vdekja e pesėqindmijė fėmijėve nė vit nga sifilizi, gjysma e tė
verbuarve tė Europės dhe Amerikės vetėm nga gonorrhea, janė njė tregues i vogėl
i fatalitetit qė pason kėto. Kėsaj duhet t’i bashkohet edhe sėmundja mė e
frikshme e shekullit XX e ndoshta edhe tė atij XXI, AIDS-i. Prostitucioni, nė tė
njėjtėn kohė, tė ēon edhe nė krim.
III
MASAT QE MORI ISLAMI
PER TE PARANDALUAR
PROSTITUCIONIN
Siē u bė e ditur, nė tė drejtėn
Islame ka dy lloje sanksionesh. Njėri ėshtė material dhe qė i pėrket kėsaj bote,
ashtu siē ndodh edhe nė sisemet e tjera juridike; kurse tjetri, si sanksion
shpirtėror, ka lidhje me botėn e Pėrjetshme. Personi i obliguar qė bėri gabim,
ngarkohet me dėnim edhe nė planin material, edhe me mėkat nė planin shpirtėror.
Nė kėtė kėndvėshtrim, ndėrsa ndaj personit tregohet kujdes qė tė ruhet nga
kryerja e ndonjė faji ose, e thėnė ndryshe, nga rėnia nė mėkat, feja Islame na
paraqitet si njė prind i dhemshur ose si njė mjek i mėshirshėm. E drejta Islame
nuk ėshtė njė rregull qė s’e pėrfill njeriun, madje qė ia lehtėson rrugėt pėr tė
kryer faj, por qė pastaj pas fajit, e dėnon pa u ngopur. Eshtė pėr kėto arsye qė
feja Islame e pengon individin nga ēdo veprim qė do ta ēonte nė prostitucion, qė
do tė pėrbėnte njė shkallare pėr tė drejt prostitucionit.
Seksi ėshtė njė ndjenjė e
fuqishme e zgjatur dhe e strehuar gjer nė thellėsitė mė tė thella tė qėnies sė
njeriut. Eshtė e natyrshme kėnaqja e kėsaj ndjenje. Po s’u realizua nė rrugė tė
rregullta, do tė kėrkojė rrugė tė parregullta. Nga ky kėndvėshtrim, feja Islame
e lehtėson kurorėn si njė rrugė tė rregullt tė kėnaqjes seksuale, nė raste tė
nevojshme poligaminė e konsideron normale dhe asnjanėse - mubah (as mėkat, as e
mirė). Nė rastet kur bashkėshortėt nuk mund tė kėnaqin njėri-tjetrin, nė
pashkuarjet e rėnda, lejon ndarjen dhe shkurorėzimin. Kėshtu, lumturinė e
secilės palė e kėrkon nė rrugė tė tjera tė rregullta.
RRUGET QE TE ĒOJNE NE
PROSTITUCION
Shikimi
Feja Islame e pengon zbulimin
qė kamxhikon epshin midis dy sekseve, shikimin e qėllimshėm seksual, prekjen,
qėndrimin bashkė. Sepse syri, veshi, dora janė dritare tė hapura drejt zemrės.
Zemrėn e pambrojtur nga entuziazmi seksual, e mbajnė vazhdimisht nėn veprim.
Kurse bota e brendshme psikologjike e mbetur nė vazhdim nėn presionin e
ndjenjave seksuale, ja ia prish shėndetin shpirtėror, ja i hapet si shtrojė njė
parregullsie.
Lidhja midis sekseve
pėrgjithėsisht fillon me tė parė. Ndikimin e shqisės sė tė parit nė jetėn
seksuale seksologėt e shpjegojinė gjerė e gjatė. Nė Kuranin e Madhnueshėm
urdhėrohen muslimanėt meshkuj e femra tė ruajnė sytė nga shikimi i ndaluar. Hz.
Pejgamber ka urdhėruar: "Ali, pas shikimit tė parė s’duhet tė shohėsh pėrsėri.
Sepse ndėrsa shikimi i parė pėr ty ėshtė i lejuar, i dyti, jo".
Nuk mund tė mohohet prania e
ndikimit tė shqisės sė tė parit nė jetėn seksuale. I rėndėsishėm ėshtė
parapėlqimi i njeriut dhe kėndvėshtrimi i tė parit. Nė kėto veprime nuk duhet tė
harrohen as mbivėniet pozitive e negative tė vullnetit, afėrsisht tė mjedisit
dhe tė tė gjitha drejtimeve. Pėrgjithėsisht, sakrificat e vogla e tė pėrkohshme,
nėnshtrimet, e zvarrisin njeriun drejt pasojave tė rėnda. Tek njeriu ka njė
ndjenjė respekti dhe drojtjeje ndaj Krijuesit dhe krijesave. Kjo cipė delikate,
edhe njė herė po u gris e ra, atėherė ėshtė e vėshtirė tė pengohen shėmtitė qė
do tė zenė dritėn e syrit.
Ruajtja e syrit ia mundėson
shijimin e besimit e tė adhurimit. Ashtu siē pohohet edhe pėrmes parimit
"ndėshkimi dhe shpėrblimi rjedhin nga lloji i aktit", po qe se njeriu pėrfiton
kėnaqėsi nga diēka jo e rregullt dhe pastaj heq dorė, Allahu i Madhnueshėm i
dhuron atij njė kėnaqėsi hyjnore dhe shpirtėrore. Kėtė tė vėrtetė i Dėrguari i
Madh (a.s.) e shpreh kėshtu: "Kur njė musliman i hedh njė shikim bukurive tė njė
femre dhe pastaj i mbyll sytė, Allahu i Madhnueshėm ia mundėson atij njė adhurim
nga i cili do tė ndiejė kėnaqėsi".
Ibni Kajjim el-Xhevzijje thotė
kėshtu: "Njeriu ėshtė i prirur tė shohė forma tė bukura trupore. Syri ėshtė
dorėzanėsi i zemrės; ai lėshohet tė shohė atė ēka ėshtė veē trupit. Po qe se
syri gjen njė gjė qė i vjen pėr shtat dhe i jep njoftim zemrės, ajo hidhet
pėrpjetė nga kėnaqėsia. Shumė herė, edhe zemra vetė, edhe dorėzanėsi i saj bien
nė vėshtirėsi, sepse, siē thotė edhe poeti, syri tė tilla bukuri lajmėron sa,
qoftė pėr t’i shtėnė nė dorė tė gjitha, qoftė pėr tė zgjedhur edhe njė pjesė tė
tyre, nuk mjafton forca e pėrballimit tė mundimit. Porse zemra, po e pengoi
dorėzanėsin e saj nga hulumtimi dhe zbulimi, edhe vetė shpėton nga vėshtirėsia e
kėrkesės dhe dėshirės. Ai qė s’pushon sė hedhuri vėshtrime, do tė jetė pėrherė i
pėrmalluar. Sepse shikimi lind dashurinė. Kėshtu zemra bėhet zotėruese e njė
lidhjeje. Pastaj kjo lidhje fuqizohet, bėhet njė dashuri e thekshme, e pushton
zemrėn. Pėrsėri merr forcė dhe bėhet njė dashuri e pandarė nga zemra. Forcohet
mė shumė dhe bėhet njė dashuri e vrullshme, e rrėmbyeshme, pra, kthehet nė
pasion. Fuqizohet prapė dhe kthehet nė marrėzi. Si pėrfundim, zemra kthehet nė
njė shėrbėtore. E kėshtu, zemra i bėhet rob diēkaje tė padenjė. Ja, tė gjitha
kėto janė krimet e shikimit. Mė nė fund, zemra ka rėnė nė robėri. Duke pasė qenė
njė zot, tani ėshtė bėrė njė rob, duke qėnė njė i lirė, tani ėshtė bėrė njė i
pranguar, nga sytė mjerimi digjet e ankohet pa pra. Kurse syri thotė: "unė isha
dorėzanėsi yt, nėpunėsi yt, ti mė dėrgove mua". E gjitha kjo ėshtė belaja e
zemrave tė mbetura zbrazur nga mungesa e lidhjeve me Allahun, me dashurinė pėr
Tė. Po qe zemėr, pa tjetėr do t’i lidhet njė dashurie. Pėr kė s’qe Allahu e
vetmja dashuri, i vetmi Zot dhe i vetmi tempull, zemra e tij pa tjetėr do t’i
robėrohet njė tjetri. Ashtu siē kishte rėnė nė ato aventurat e njohura Zelihaja,
e shoqja e Azizit egjiptas, njė grua e martuar, sepse ishte mosbesimtare; kurse
Jusufi, i ri, beqar dhe tėrheqės, por me zemėr tė mbushur plot ēiltėrsi pėr
Allahun, kishte shpėtuar, kishte mbetur krejt i pastėr...
Duhet tė bėjmė tė ditur edhe
kėtė qė mashkulli me parapėlqim tė sinqertė pėr martesė ka tė drejtė tė
natyrshme tė shohė nė se ėshtė, sipas kėrkesave tė tij, e bukur e e pėrshtatshme
shoqja e ardhshme e jetės. Madje, kjo gjė ėshtė e kėshilluar. Veēse kjo kėshillė
ka tė bėjė vetėm me shikimin. Lidhur me kėtė, nuk miratohet qė njė mashkull,
ende pa vėnė kurorė me njė vajzė, tė shėtisė e tė bredhė me tė, tė mbetet vetėm
pėr vetėm me tė. Sepse mes tyre nuk ka njė lidhje ligjore. Shihet vazhdimisht se
disa tė rinj tė lidhur me fjalė ose tė fejuar, pas njė farė kohe kthehen e bėhen
shokė.
Profeti e ka shprehur kėshtu
njė kufizim edukate e mirėsjelljeje lidhur me jetėn seksuale: "Asnjė grua tė mos
ia rrėfejė burrit duke ia pėrshkruar veēoritė seksuale tė njė gruaje tjetėr. Kjo
ėshtė sikur burri ta kishte parė atė grua". Sepse pėrshkrimi dhe propagandimi
mund tė bėhen mė nxitės se shikimi me sy.
Prekja
Nuk ėshtė e rregullt prekja,
takimi dhe kontakti midis mashkullit e femrės qė nuk kanė afėrsi me
njėri-tjetrin. Hz. Aishe thotė: "Dora e tė Dėrguarit tė Allahut nuk ka prekur
dorėn e njė femre tė huaj". Hz. Pejgamber urdhėron: "Sikur kokėn ta godasė njė
shufėr hekuri, ėshtė mė mirė pėr tė se sa kontakti me njė grua tė huaj!"
Mund tė ngulet kėmbė qė ndalimi
absolut i dhėnies sė dorės njė femre tė huaj ėshtė njė element fanatizmi, por
edhe po tė themi se ajo nuk le asnjė ndikim nė vetėdijėn ose nėnvetėdijėn
seksuale tė njeriut me ndėrtim tė posaēėm fiziologjik e psikologjik, do tė ishte
njė gjė fare naive.
Veēanėrisht, edhe nė mos
mungofshin puthjet qė vijnė si pasojė e shkaqeve tė tjera pėrveē afrimeve
seksuale, numri i kėtyre ėshtė akoma mė i paktė tek zemrat e shpėtuara ose qė
duken tė shpėtuara, sepse ndijimet seksuale janė ndėrthurur nė jetėn e
pėrditshme me njė intensitet mė tė madh se sa mund tė pranohet nga ca
parashikime tė pėrcipta ose disa mendime tė guximshme.
Dėgjimi
Njė nga nxitėsi e tjerė tė
ndijimeve seksuale, ėshtė edhe dėgjimi. "Ngjyra e zėrit (timbri), tingulli qė
formon melodi gjatė shqiptimit tė fjalėve, ndoshta edhe pa qenė njė eveniment i
rėndėsishėm, nė fakt, ushtron ndikime tė pabesueshme mbi emocionet dashurore".
"Ka edhe fetishe (epshe tė fuqishme frymėprerėse) pėr tingullin. Bie fjala,
disave u pėlqejnė shumė gratė me zė tė trashė. Ka gra qė duke u shtėnė gjer nė
harrim pas zėrit tė mashkullit, braktisin fėmijėt dhe e shuajnė vatrėn
familjare".
Zinaja (mėkati) i veshit ėshtė
dėgjimi i zėrit, nxitės i epshit. Nė Kuranin e Madhnueshėm u ėshtė ndaluar grave
tė Hz. Pejgamberit biseda me zė tėrheqės me burra tė huaj. Sepse, nė kėto
kushte, njerėzit me zemėr tė sėmurė mund tė rrėmbehen nga iluzione. Pėr pasojė,
fjalėn duhet ta thonė me seriozitet. Kjo porosi pėrfshin edhe gratė e tjera.
Sipas tregimeve tė
specialistėve tė sėmundjeve psikike, ndėr gjėrat e ēuditshme ėshtė edhe zgjimi i
emocioneve seksuale nga zhurma e kėmbėve. Nė Kuranin e Madhnueshėm urdhėrohet qė
"s’duhet tė pėrplasin kėmbėt pėr tė tėrhequr vemendjen pėr stolitė e fshehta",
domethėnė nuk duhet tė shfrytėzojnė zhurmėn e kėmbėve pėr joshje seksuale.
Kėnga dhe veglat muzikore
A ėshtė e lejueshme fetarisht
kėnga dhe dėgjimi i veglave muzikore? Pėr kėtė ēėshtje janė zhvilluar pikėpamje
tė ndryshme.
E para, nuk ėshtė mėkat qė nė
ditėt e dasmave ose tė festave t’i bihet defit (dajres) tė argėtohet, tė
kėndohen gjėra tė pėrshtatshme. Ky ėshtė argėtimi, gėzimi dhe emocioni i
muslimanėve. Pas kthimit nga njė luftė e shenjtė, njė mantenutė (grua zezake) i
kishte ardhur pranė Profetit dhe i kishte thėnė: "O zėvendėsi i Allahut, me qė
Allahu tė ktheu ty gjallė e shėndoshė nga njė luftė e shenjtė e unė kėndoj e i
bie defit duke i pėrkushtuar kėsaj njė kėngė, ē’thua?" Dhe i Dėrguari i Allahut
kishte urdhėruar: "Po qe se me tė vėrtetė i je pėrkushtuar kėsaj, kėndo,
pėrndryshe, s’bėhet!" Dhe mantenuta kishte kėnduar. Siē kuptohet edhe nga kjo
ndodhi, nė luftė dhe evenimente tė tjera tė ngjashme ėshtė e rregullt rėnia e
veglave muzikore, kėndimi i marsheve dhe i kėngėve.
Lidhur me ēėshtjen, ka edhe njė
hadith tė tillė: "Nga bashkėsia ime (ummet) do tė dalin edhe njerėz tė tillė qė
do t’i miratojnė zinanė, mėndafshin (pėr burrat), pijet dehėse dhe veglat
muzikore". Edhe nė pastė hadithe tė tjera pėrveē kėtij nė lidhje me kėngėn dhe
veglat muzikore, ato janė pranuar si hadithe tė dobėta.
Disa kanė pranuar se dėfrimi
muzikor me tė ftuar ėshtė i ndaluar. Edhe Birgiviu, nė librin e tij Tarikati
Muhammedijje e pėrmend kėtė. Por ky ėshtė njė gabim. Nuk ėshtė i paktė as numri
i atyre nga Pasuesit, nga bashkėkohėsit e Pasuesve (tabiinėt) dhe nga imamėt e
fraksioneve, qė nuk e quajnė tė ndaluar kėtė gjė. Pėrveē kėsaj, Shejhul Islami
bashkėkohės Ebu Suud Efendi, nė njė letėr drejtuar Birgiviut, ia kish bėrė tė
ditur se nuk ėshtė i drejtė se nė kėtė ēėshtje ka ixhma‘ (konsenzus). Sepse ka
edhe nga Pasuesit, bashkėkohėsit tė Pasuesve (tabiinėt) dhe imamėt qė kėsaj i
thonė diēka e zakonshme (mubah) ose e papėlqyeshme (mekruh). Shevqaniu, nė
librin e tij Nejlu’l-evtār pėrkatėsisht me kėtė ēėshtje pasi analizon dhe sqaron
gjerė e gjatė pikėpamjet dhe argumentet e secilės palė, nėnvizon se kjo, edhe nė
mos qoftė e ndaluar (haram), nuk shpėton nga tė qėnit"e dyshimtė", pėr pasojė,
nėnvizon se ėshtė e domosdoshme tė ruhemi veēanėrisht nga dėgjimi i kėngėve me
temė femrėn dhe dashurinė (VIII, 109).
Pasi qė nė tė njėjtėn kohė
ėshtė marrė edhe misticizmi me ēėshtjen e kėndimit tė kėngėve me zė tė bukur dhe
me recitimin e poezive, mistiku, i pyetur pėr kėtė, ėshtė menduar gjatė dhe
ēėshtjen e ka diskutuar mjaft nė njė auditor dijetarėsh tė ftuar. Imam
Suhreverdiu, nė librin e tij Avarifu’l-maarif, i ka veēuar njė diskutim tė gjatė
dėgjimit.
Gazzaliu, nė veprėn e tij Ihjāu
ulūmi’d-dīn, nė njė kapitull tė gjatė kushtuar dėgjimit, pas nėnvizimit tė
pikėpamjeve tė dijetarėve, shpreh se nuk gjendet ndonjė argument ose provė qė
dėgjimi tė jetė i ndaluar (haram), pėrkundrazi, dogma dhe analogjia provojnė se
dėgjimi ėshtė diēka e zakonshme-mubah (as e ndaluar, as e lejuar). Vetėm pėrmend
se ėshtė i ndaluar pėrdorimi i veglave muzikore pėr tė nxitur pirjen e pijeve
alkoolike, si gjė e ndaluar. Sipas Gazzaliut, nė pesė raste kėnga dhe veglat
muzikore janė tė ndaluara:
a) Dėgjimi i zėrit tė gruas apo
i njė personi tjetėr tė huaj, zė, i cili do tė nxiste entuziazėm seksual.
b) Pėrdorimi i veglave muzikore
qė do tė bėheshin shkak pėr pėrkėdhelje, pėr shpenzime ose pėr ndonjė punė tė
ndaluar.
c) Poezitė dhe kėngėt pėrkatėse
pėr prostitucionin, ato qė i ngarkojnė Allahut, tė Dėrguarit tė tij dhe Pasuesve
gjėra tė pavėrteta, ato qė bėjnė pėrshkrime tėrheqėse tė femrės.
d) Eshtė i ndaluar edhe dėgjimi
kur dėgjuesi ėshtė mjaft i ri, kur ēka dėgjoi, do t’ia pushtonte zemrėn dhe
epshet dhe do ta hidhte nė gjėra tė palejueshme.
e) Pėrsėri ėshtė e ndaluar qė
njė njeri i popullit (i thjeshtė) qė, megjithėse ēka dėgjon, nuk vepron
pozitivisht ose negativisht mbi tė, ta ēojė kohėn kot duke dėgjuar vazhdimisht
muzikė.
Pėrfundim:
Nuk ėshtė e drejtė qė, me
opinionin tonė tė japim vendime tė formės "absolutisht e lejuar" ose
"absolutisht e ndaluar" lidhur me pėrcaktimet "lejuar" (hallall), "asnjanėse"
(mubah), "e papėlqyer" (mekruh) dhe "e ndaluar" (haram) pėr kėngėn dhe veglat
muzikore.
Eshtė e nevojshme ta ndajmė
ēėshtjen nė pjesė kėshtu:
a. Nuk kanė ndonjė tė keqe
argėtimet nė dasma ose nė festa, nė pėrcjelljet pėr nė luftė ose pelegrinazh
(haxh), si evenimente kombėtare, si dhe nė kohė gėzimesh tė lejueshme.
b. Eshtė i ndaluar dėgjimi i
tingujve qė prodhojnė nxitje seksuale, janė tė ndaluara kėngėt dhe veglat
muzikore qė bėhen shkak pėr pije alkoolike dhe bixhoz e pėr gjėra tė veēanta qė
dihet se janė tė palejueshme, shkurt, qė bėhen shkak pėr amoralitet, pėr veprime
tė kėqia, pėr humbjen e vlerave.
c. Nė raste tė tjera nuk janė
tė ndaluara.
Jeta e pėrbashkėt
meshkuj-femra
"Jeta shoqėrore e ditės,
lumturia, fatkeqėsia, pasioni pas stolive, veēanėrisht jeta e qyteteve,
mbledhjet dhe argėtimet, pijet qė tė sjellin nė qejf, gruaja me kryet vėrdallė
nė tavolinat e kumarit, nė kėtė rrugė ndjen dobėsi..." Ky ėshtė njė fragment nėn
titullin "Tradhtia", i librit tė njė mjeku nė lidhje me seksin dhe martesėn.
Shoqėria Islame nuk ėshtė njė
shoqėri ku nuk mund tė rastiset asnjė grua nė rrugė e nė treg. Gjithsesi, gruaja
del nė rrugė e shkon nė pazar pėr punė, pėr ndonjė nevojė, pėr allishverish. Por
Islami s’ėshtė as dhe njė shoqėri ku gjenden pranė e pranė meshkuj e femra, ku
pėrzihen pa drojtje pa qenė kjo e nevojshme dhe pa iu lidhur asnjė kushti.
Madje, edhe shkrimtarėt dhe
dijetarėt seksologė qė nuk u japin rėndėsi parimeve shpirtėrore e rregullave
morale e fetare, e shohin tė domosdoshme qė nė pėrzierjen e dy sekseve me
njėri-tjetrin, tė zbatohen disa kushte. Tė marrim flirtin. Nė fjalorėt
shpjegohet nė kėtė formė: "Pėrkėdhelja pėrgjegjėse e mashkullit dhe femrės pa
shkuar mė tej". Nė librat e seksologjisė pohohet se flirti i njė femre dhe
mashkulli qė pandehin se e duan njėri-tjetrin, qė pėrjetojnė emocione nga
njėri-tjetri, ėshtė brenda kufijve tė edukatės, njė marrėveshje afėrsie
(intimiteti) pėr tė provuar vazhdimin ose jo tė kėtij emocioni. Nė kėto
shpjegime dhe pohime, po pati afėrsi, nė mendje tė vjen menjėherė njė pyetje:
Mes dy tė rinjve qė e duan njeri-tjetrin, qė ndiejnė emocion nga njeri-tjetri,
qė flirtojnė, kush do tė sigurojė se ata nuk do tė shkojnė mė tej, se nuk do tė
kapėrcejnė kufinjtė e njohur dhe se nuk do tė tejkalojnė afėrsinė? A mos ata
vetė qė janė braktisur nė vuajtjet e epshit pa ndonjė pengesė apo detyrim? Kėtė
e pėrgėnjeshtron krijimi i njeriut, realiteti, jeta e pėrditshme. Nė se nė
mendimet e mbrojtura nga pėrkrahėsit e flirtit, ka sinqeritet, Islami nuk e
lejon njė naivitet tė tillė, nė mos hipokrizi ose mashtrim.
Pėrzierja e femrave me meshkujt
mund tė ketė edhe disa tė mira. Nė ēfarėdo sistemi qoftė, nuk mund tė thuhet se
gjėrat e ndaluara nuk kanė asgjė tė mirė. Dobia dhe dėmi i njė diēkaje janė tė
matshėm, cila tė rėndojė mė shumė, ajo urdhėrohet. Sipas vjedhėsit, edhe vjedhja
ka tė mirat e saj.
Mbrohen dy dobi tė jetės sė
pėrbashkėt mashkull-femėr:
1. Gruaja fiton njohuri,
etiketė dhe pėrvojė. Dija e jetės nuk merret nga shkolla, merret nga jeta e
pėrbashkėt femra-meshkuj. Kurse mashkulli mėson delikatesėn dhe edukatėn e
respektin.
2. Jeta e pėrzier e lehtėson
kėrshėrinė midis dy sekseve, pėr pasojė, e lehtėson dėshirėn, kėshtu jepet edhe
edukatė seksuale.
E para, jeta e pėrbashkėt
femra-meshkuj nuk i siguron femrės aq njohuri sa ē’pandehet. Detyra mė e madhe e
femrės nė shoqėri ėshtė amėsia e kjo nuk mėsohet nga meshkujt. Pėrparimi i
Perėndimit nė planin material nuk duhet tė na i errėsojė sytė. Sepse edhe ky
pėrparim nuk ka ardhur si pasojė e kėsaj jete tė pėrzier.
Gjithashtu, nuk ėshtė e prerė
se, duke u hequr kuresht ja pėr tė hetuar, nė kushtet e jetės sė pėrzier, pėr
pasojė, zhduket edhe prostitucioni. Nė tė kundėrt, mbrohet kjo pikėpamje:
dėshirat e dy sekseve fuqizohen nė raport me sa kohė ndodhen bashkė. Vendet
perėndimore, ku praktikohet mė shumė pėrzierja, janė vendet me pėrhapje mė tė
madhe tė prostitucionit. Po qe se pėrzierja femra-meshkuj sjell te disa meshkuj,
nga pikėpamja seksuale, njė ftohtėsi, njė neveri, edhe kjo s’ėshtė njė gjė e
mirė. Kjo do tė thotė qė mashkulli tė mos ndiejė prirjendai seksit tjetėr, do tė
thotė "tė femėrzohet" dhe tė prishet specifika njerėzore mashkullore, njė
gjendje kjo qė pėrbėn njė dėshirė tė padenjė.
Moda
Nė fenė Islame, shėndetit i
jepet rėndėsi nė shkallėn mė tė lartė. Gjėra tė tilla si pijet dhe bixhozi, qė
prishin shėndetin, janė tė ndaluara nė fenė Islame.
Allahu i ka krijuar njerėzit nė
dy forma, nė meshkuj e femra. Format trupore tė tyre ndryshojnė nga
njėri-tjetri. Nė vartėsi tė kėsaj, edhe veshjet janė tė veēanta. Nė Islam ėshtė
e ndaluar kryerja e ndryshimeve nė organet e trupit, prishja e formės sė
veshjes, ngjasimi mashkull-femėr duke imituar njėri-tjetrin vazhdimisht nė ecje
dhe bisede, me fjalė tė tjera, mashkullizimin e femrės dhe femėrzimin e
mashkullit. Ky ėshtė depersonalizim, ėshtė rėnie morale dhe ērregullim psikik.
Ibni Abbasi thotė kėshtu: Hz. Pejgamberi i ka mallkuar burrat dhe gratė qė
pėrpiqen t’i ngjajnė njėri-tjetrit dhe ka urdhėruar: "Nxirrni nga shtėpitė ata!"
Pėr kėtė arsye, ai vetė, po ashtu edhe Omeri dikė tjetėr ka nxjerrė (nga
Medineja). Para tė Dėrguarit tė Allahut kishin sjellė njė burrė me duart dhe
kėmbėt tė lyera me kėna. "Ē’ėshtė ky? -ka pyetur dhe i janė pėrgjigjur se
pėrpiqet t’u ngjajė grave. Pejgamberi kishte urdhėruar zvarritjen e tij. Pyetjes
sė Pasuesve "A ta vrasim?", Pejgamberi i ishte pėrgjigjur: "Unė kam ndaluar
vrasjen e atyre qė falin namaz!"
Prof. Mazhar Osman thotė
kėshtu: "Tė stolisėsh njė vajzė tė vogėl si njė bebe (kukėll) t’i lyesh me bojė
sytė, fytyrėn, buzėt, t’i vesh perla nėpėr gishta e veshė, do tė thotė t’i
japėsh asaj para kohe mėsime histerie. Kurse tė shėtisėsh vajzat me rrobe
meshkujsh, do tė thotė tė pėrpiqesh pėr mbirjen e farės sė narcizmit (pasioni
ndaj vetes, pėlqimi i vetes dhe shrimi i epsheve tek vetja) dhe tė safizmit
(lesbitizmit, seksit midis femrave). Pėr kėtė arsye, kėrkohet qė jetesa dhe
shėtitja e fėmijėve tė bėhet me njė kujdes tė madh.
Siē kuptohet nga shpjegimet e
tė Dėrguarit tė Allahut, kur nuk ka ndonjė sėmundje, nuk ėshtė e pėlqyeshme tė
cėnohet forma e krijimit tė njeriut, makiazhi i tepruar. Kjo ėshtė gėnjeshtėr
dhe hile pėr t’i mashtruar tė tjerėt.
Njė grua, vajzės sė tė cilės i
kishin rėnė flokėt nga sėmundja, kishte shkuar te i Dėrguari i Allahut dhe i
kishte shfaqur kėrkesėn qė vajzės t’i vihej parruke (flokė artificiale). Hz.
Pejgamber kishte urdhėruar: "Allahu ka mallkuar atė qė vė parruke dhe qė ushtron
kėtė punė tek tė tjerėt". Abdullah b. Mes’ud thotė kėshtu: "Gratė qė bėjnė
tatuazh pėr vete e pėr tė tjerėt, gratė qė heqin qimet e fytyrės, gratė qė
lyejnė dhėmbėt pėr bukuri, duke prishur kėshtu, krijimin e Allahut, Allahu i ka
mallkuar ato".
Siē ka nėnvizuar Neveviu, floku
i njė njeriu nuk i vihet njė tjetri. Sepse pjesėt e trupit tė njeriut, copat
(organet) e kėputura prej tij, janė tė nderuara, nuk pėrfitohet prej tyre, vetėm
varrosen. Po u desh vėnia e flokėve tė kafshėve, mund tė bėhet, me kusht qė tė
jenė tė pastra, tė jetė e domosdoshme njė gjė e tillė dhe me dėshirėn e burrit.
Pėrsėri, lejohet makiazhi nė fytyrė dhe lyerja me kėna e duarve me lejen e
burrit. Sepse, nė kėto situata, ashtu siē nuk bėhet njė ndryshim nė kėto organe,
ashtu edhe bėhen pėr burrin, jo pėr tė pėrftuar njė gjendje tė palejueshme.
Nuk ka ndonjė tė keqe qė
gruaja, vetėm pėr burrin e saj tė pėrdorė kėna dhe erėra tė mira. Nga Hz.
Aisheja ėshtė treguar njė hadith lidhur me kėtė ēėshtje:
Te "prapėsitė seksuale", mbi tė
cilat janė pėrqėndruar gjerė e gjatė psikiatrėt, midis shkaqeve tė ndryshme njė
vend tė madh zė zakoni dhe imitimi, edukata dhe tė marrėt vazhdimisht me tė
(seksin), me njė fjalė, moda.
Kėsaj teme t’i japim fund me
njė hadith tė tė Dėrguarit tė Allahut: "Nga popullsia e Ferrit ka dy klasa qė
unė s’i kam parė (njė ditė ata do tė duken): njerėz me kamxhikė nė duar qė
rrahin popullin dhe tjetėr, gra tė veshura, nė fakt tė zhveshura (me pjesėt e
shėmtuara mbuluar dhe me pjesėt joshėse zbuluar ose veshur me rroba tė holla pėr
tė treguar ngjyrėn e trupit), qė kthehen majtas-djathtas, qė ecin me krenari dhe
me naze dhe me flokėt si jelet e gufuara tė deveve tė Horasanit... Kėto nuk mund
tė hyjnė nė Parajsė, as aromėn s’mund t’ia ndiejnė. Mirėpo aroma e Xhennetit
merret ja, nė kaq rrugė!".
Mjetet e informacionit
publik
Njėri nga faktorėt qė i ēon tė
rinjtė nė rrugė tė kėqia, janė filmat dhe pjesėt teatrale. Sigurisht, s’flitet
pėr ato tė dobishmet, pėr tė moralshmet, pėr ato qė bartin vlera artistike. Por,
pėr fat tė keq, brenda kėtyre veprave ėshtė mjaft i madh rasti i nxitjes sė
epshit dhe i dėshirave seksuale. Edhe nė temat mė serioze e dramatike qė s’kanė
lidhje me femrat dhe dashurinė, futen skena epshi duke sajuar marrėdhėnie. Vjen
kėtu thėnia e njerėzve: "Tė gjitha kėto i bėjnė pėr tė prishur moralin e tė
rinjve!" Sikur tė mos jetė kėshtu, atėherė pėr para, pėr pėrfitime materiale.
Kėtij veprimi tė keq ē’shpjegim tjetėr mund t’i jepet?
"Sa pėr filmat e kinemave qė
bėjnė edukim destruktiv, qė kapėrcejnė tė keqen, asgjė tjetėr s’mund tė jetė mė
e dėmshme. Filmat qė ngacmojnė epshin, qė mėsojnė vjedhjen, qė drithėrojnė
zemrat me skenat emocionante, janė mjet propagande pėr atė edukim tė keq qė s’e
duam. Edhe kinematė dhe teatrot, me tė njėjtat pamje, ndikojnė pėr keq mbi
femrat, fėmijėt dhe personat nervozė. Romanet me shqetėsime dhe hidhėrime kanė
shkaktuar te shumė gra neuroza".
Nga veprat e informacionit
masiv qė nxisin epshin, lipsen pėrmendur edhe njė pjesė e botimeve. Nė revistat
qė botohen nė vend ose qė vijnė nga jashtė dhe qė qarkullojnė nė duart e kujtdo,
nė ēdo numėr, duke bėrė njė lidhje nga afėr ose larg, shpalosin para syve tė
lexuesit format mė tė turpshme. Ēdo njeri duhet tė dijė se sa i ndikojnė tė
rinjtė kėto fotografi qė nxjerrin sheshit nė njė formė nga mė ngacmueset, anėt e
trupit tė njeriut, nxitėse tė dėshirave trupore. Edhe reklamat qė pėrhapin
mendimin se njerėzit janė tė dėnuarit e dėshirave trupore dhe epshit, se ata me
tė vėrtetė kanė ndjenja kafshėrore, janė tė mbushura me keto. Madje, edhe
ēokollatat qė u blejmė femijėve, janė tė rrethuara me fotografi tė turpshme...
Sot njė rini e shumtė, qė i
pėrket shtresave tė ndryshme shoqėrore, pėrpiqet tė gjejė kėnaqėsi seksuale nė
kėto lloj fotografish dhe pikturash. Fundi i njė ngacmueshmėrie tė tillė ėshtė
ose rėnia nė prostitucion, ose kėnaqėsia me dorė (onanizmi). Edhe onanizmi, si
prostitucioni, ėshtė rrezik i madh pėr shėndetin. Gjithė specialistėt pohojnė
dėmin e tyre pėr inteligjencėn dhe cilėsitė shpirtėrore.
Dhe diēka tjetėr, tregimet
erotike, romanet erotike, letrat erotike... Rrėnimi qė shkaktojnė kėto mbi
brezin e ri, ėshtė mbi parashikimet. Ēdo njeri e di sėmundjen e leximit tė
kėtyre lloj romanesh e tregimesh, veēanėrisht nga vajzat e reja. Duke mbetur nėn
ndikimin e kėtyre veprave, ato ngrihen pėr tė imituar heronjtė e tregimeve, tė
pėrjetojnė aventurat e tyre. Ndodh qė disa herė kėto aventura pėrfundojnė me
vetėvrasje.
I Dėrguari i Madh (Paqja dhe
Mėshira e Allahut qofshin mbi Tė), urdhėron kėshtu: "Ka shtatė lloj njerėzish qė
Allahu i Madhnueshėm do t’i mbrojė, do t’i marrė nėn hijen e Tij atė ditė kur
s’do tė ketė asnjė hije: kryetari i shtetit qė vepron me drejtėsi, i riu qė e
adhuron vazhdimisht Allahun, njeriu qė e ka zemrėn tė lidhur me xhamitė, dy
persone qė janė bashkuar pėr dashurinė e Allahut dhe janė ndarė pėrsėri pėr atė
dashuri, burri qė nuk e pranon ftesėn e njė gruaje tė bukur, duke i thėnė "unė
kam frikė nga Allahu", njeriu qė ndihmon nė emėr tė Allahut dhe kėtė e mban tė
fshehtė sa ta japė me tė majtėn e tė mos e kuptojė e djathta dhe ai qė e pėrmend
nė vete Allahun dhe i pėrloten sytė".
IV
NDESHKIMI I ZINASE
NDESHKIMI I ZINASE NE
HISTORI
Nė tė drejtėn e Egjiptit tė
Vjetėr, zinaja konsiderohej dhunė kundėr tjetrit dhe moralit tė pėrgjithshėm dhe
pranohej se pėrzjente gjeneratėn. Mashkullit qė kish bėrė zina, i pritej organi,
kurse gruas, hunda.
Nė tė drejtėn e Babilonisė,
gruaja e kapur nė zina nė faj e sipėr, dėnohej me vdekje sė bashku me partnerin
duke u mbytur nė ujė. Vetėm po qe se gruan e falte i shoqi, kurse partnerin
gjykatėsi, nuk dėnoheshin (Ligjet e Hamurabit, neni 129). Burri qė mashtronte
njė vajzė, dėnohej me vdekje (neni 130). Gruaja e pakapur nė faj e sipėr,
shpėton me betim nga ēėshtja gjyqėsore e ngritur prej burrit. Po qe se ēėshtjen
e ngre njė person tjetėr, gruaja trajtohet lidhur me praktikėn e lumit (nenet
131, 132). Zinaja ndėrmjet tė afėrmėve dhe farefisit duhej tė ndėshkohej me
internim, me hedhje nė zjarr ose nė ujė (nenet 153, 155, 156).
Nė dokumentet e sė drejtės
babilonase jashtė ligjeve tė Hamurabit, gjendja e gruas sė ndarė si pasojė e
zinasė, pėrshkruhej si shumė e hidhur. I shoqi, pasi i bėnte njė nishan nė
gjoks, e zbonte nga shtėpia pėr tė mos e pranuar mė kurrė si bashkėshorte.
Gruaja do tė shėtiste e vetme nėpėr sokakėt e qytetit dhe mund tė merrej me
prostitucion. Gjykatėsi do ta detyronte tė rrinte jashtė ku e priste shiu ose
kafshimet e gjarpėrinjve. Prindėrit nuk do ta njihnin. Dėnimi i dhėnė pėr tė
kurrė nuk do tė falej.
Nė Kinė, veprimet nė
kundėrshtim me edukatėn dhe moralin, pasonin domosdoshmėrinė e tredhjes sė
mashkullit. Ndėshkimi i mashtruesve ishte prerja e veshit.
Nė tė drejtėn mongole, kohėt e
para, rrėmbimi i nderit tė njė gruaje tė martuar (me burrė) duhej tė dėnohej me
vdekje, kurse mė vonė ēėshtja pėrfundonte me pajtim nė qoftė se tė shoqit i
jepej njė kalė, kurse mė vonė, nė qoftė se gjykatėsit i jepeshin nėntė kafshė.
Nė Japoni, ndėshkimi i atij qė
bėnte zina, ishte me vdekje, siē ishte edhe pėr katilin.
Sipas disa kodeve tė sė drejtės
brehmene tė vjetėr, zinaja duhej tė ndėshkohej vetėm me tė holla. Kurse sipas
kanuneve Manu, pėr nxitjen dhe favorizimin e prostitucionit kėrkohej ndėshkimi
me internim. Gjithashtu, ishte i ndaluar shikimi i gruas nė pjesėt e fshehta tė
trupit, dėrgimi i dhuratave, prekja me dorė. Gruaja qė bėnte zina, u hidhej
qenve, kurse mashkulli digjej. Sipas instituteve Narada, marrėdhėniet me njė
grua tė pamartuar nuk ndaloheshin. Veēse zinaja me njė grua tė shtresės sė lartė
dėnohej me vdekje.
Ndėshkimi i zinasė sipas
Librave tė Shenjtė
Sipas Dhjatės sė Vjetėr:
Po qe se njė beqar binte me forcė me njė vajzė, atit tė vajzės i paguhej njė
gjobė prej pesėdhjetė miskal argjend. Kurse djali do ta merrte vajzėn pėr grua
dhe nuk do ta ndante pėr jetė. Po qe se i ati refuzonte prerazi t'ia jepte
vajzėn, djali do t’i paguante shumėn e kėrkuar pėr pajėn e vajzave tė virgjėra.
Por, nė se dikush bėnte marrėdhėnie me vajzėn e priftit, dėnohej me vdekje,
kurse vajza digjej. Po qe se njė burrė bėnte marrėdhėnie me njė grua tė martuar,
qė tė dy silleshin nė sheshin e qytetit dhe vriteshin me gurė. Po qe se, nė kėtė
rast, burri kishte vepruar me forcė, vetėm ai vritej, gruaja s’prekej. Pėrkundėr
kėtyre ligjeve tė qarta, duke filluar njė shekull para erės sė re, ēifutėt
kishin hequr dorė nga praktikimi i tyre.
Nė krishterizėm:
Ēifutėt kishin sjellė para Hz. Isait njė fajtor pėr zina dhe kishin kėrkuar njė
vendim pėr tė. Qėllimi i tyre ishte tė venė Isanė nė pozitė tė vėshtirė: po tė
jepte dėnim me vrasje me gurė, do tė thoshin "a doni tė pranoni fenė e Isait qė
t’ju vrasė me gurė?"; edhe po tė mos jepte dėnim, do tė thoshin "Isai jep
vendime nė kundėrshtim tė hapur me librin tonė". Hz. Isai, duke mos qenė njė
gjykatės zyrtar, nuk posedonte as autorizimin e dhėnies sė vendimit. Pėr kėtė
arsye, nuk dha vendim pėr vrasje me gurė. Ja, pra, kristianėt nga kjo ngjarje
dhe nga disa tė tjera tė dėgjuara kanė nxjerrė konkluzionin vendimor se, "edhe
pse zinaja e beqarėve ėshtė mėkat, nuk ndėshkohet". Sipas tė drejtės kristiane,
po qe se njėri nga personat qė bėjnė zina, ėshtė i martuar, ky ėshtė njė faj,
faji i shkeljes sė kurorės. Ndėshkimi ėshtė kėrkesa e mundshme pėr ndarje nga
gjyqi i ngritur prej palės tjetėr, madje, burri mund tė marrė gjobė nga
mashkulli qė pati marrėdhėnie me gruan e tij. Por nė shekujt e hershėm kjo
ndarje nuk praktikohej, sepse asnjera nga palėt, pastaj, pėr gjithė jetėn nuk do
tė mund tė martohej pėrsėri.
VESHTRIMI I ZINASE SIPAS
ISLAMIT
Le t’i hyjmė ēėshtjes me
kuptimin e njė hadithi: "O njerėz tė Muhamedit, nuk ka diēka mė tė papėlqyer pėr
Allahun se sa ai nga robėrit e tij, burrė apo grua, tė cilin e sheh duke bėrė
zina. O njerėz tė Muhammedit, sikur ta dinit atė qė di unė, do tė qeshnit pak e
do tė qanit shumė!"
Sipas sė drejtės Islame,
zinaja, duke mos qenė vetėm njė ēėshtje "personale", ėshtė njė problem i lidhur
me ekzistencėn dhe shpėtimin e njė shoqėrie. Trajtimi i zinasė si diēka e
zakonshme, bėhet shkak pėr pėrhapjen e prostitucionit i cili sjell si pasojė
shembjen e familjes dhe shthurjen e shoqėrisė kurse feja Islame i jep rėndėsi
gjer nė fund vazhdimit dhe pėrjetimit tė shoqėrisė Islame tė fuqishme.
Ngarkesa e zinasė
Se sa e shėmtuar ėshtė zinaja
dhe se sa e thyen prestigjin e njeriut, mund tė kuptohet nga ndėshkimi pėrkatės
me goditje nė tė drejtėn Islame. Nė Islam, akuzimi i njė muslimani tė virtytshėm
pėr zina (kadhf), ėshtė pranuar si njė ndėr mėkatet e mėdha. Nė Kuranin e
Madhnueshėm urdhėrohet: "Vėrtet, ata qė akuzojnė gratė e ndershme, besimtare tė
pafajshme, janė tė mallkuar nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr dhe ata i pret njė
dėnim shumė i madh". Profeti ynė, "akuzimin pa fakte tė grave tė ndershme" e ka
quajtur ndėr mėkatet e rėnda qė e shkatėrrojnė njeriun.
Sipas sė drejtės Islame,
shpifėsit pėr zina ndėshkohen me tetėdhjetė shkopinj dhe nuk u pranohet dėshmia
gjer nė vdekje. Po qe se bashkėshortėt i ngarkojnė njėri-tjetrit faj pėr zina
dhe kėtė gjė nuk e provojnė nė masėn e duhur, gjykatėsi merr vendim pėr ndarje.
Kėsaj i thonė "mallkim" (lian). Po s’u bė ndarja, edhe ata i nėnshtrohen tė
njėjtit ndėshkim. Edhe akuzimi i njė muslimani pėr homoseksualizėm dhe
marrėdhėnie me kafshėt i takon njėjti ndėshkim. Nė kundėrshtim me kėtė, ky
ndėshkim s’i jepet akuzės ndaj njė muslimani pėr femohim. Sepse ėshtė e mundur
qė tė publikohet akuza pėr femohim, tė sqarohen njerėzit duke u treguar
pafajėsinė. Kurse ngarkesa e zinasė nuk ėshtė kėshtu. Njeriun e bėn me njollė,
ia thyen prestigjin. Eshtė mjaft e vėshtirė tė provohet pafajėsia e njeriut.
Ndėshkimi i veprės sė zinasė
Nė tė drejtėn Islame, ndėshkimi
i veprės sė zinasė pėr beqarėt ėshtė njėqind goditje. "Laviren dhe lavirin t’i
rrahni, secilin prej tyre me nga njėqind tė rėna dhe nė zbatimin e dispozitave
tė Allahut mos u tregoni zemėrbutė ndaj atyre dyve, nė se jeni qė i besoni
Allahut dhe botės tjetėr. E gjatė zbatimit tė ndėshkimit ndaj tyre, le tė jenė
tė pranishėm njė numėr besimtarėsh". Bashkė me kėtė, gjykatėsi, po e pa tė
nevojshme jep edhe njė vit burg ose internim. Sipas Malikive, Shafiive dhe
Hanbelive, gjykatėsi ėshtė i detyruar tė japė njė ndėshkim tė tillė.
Pėr ata qė, nė ēfarėdo forme
qoftė, kanė lidhur kurorė dhe janė mbyllur nė gjerdek, ndėshkimi ėshtė dėnim me
vdekje me goditje me gurė. Hz. Pejgamber kėshtu ka urdhėruar dhe kėshtu ka
vepruar. Hz. Omeri ėshtė shprehur se vrasja me gurė mbėshtetet nė Kitap dhe
Sunnet. Edhe po qe se nė marrėdhėniet seksuale jashtė kurore me njė grua, asaj i
bėhet pagesė, veprimi pėrsėri quhet zina. Edhe zinaja e personave tė afėrt me
lidhje gjaku qumėshti apo krushqie, kėrkon tė njėjtin ndėshkim.
Vetėm se nuk ėshtė i lehtė
faktimi i zinasė qė pasohet nga njė ndėshkim i tillė pėr pasojė, edhe zbatimi i
kėtij ndėshkimi, ashtu qė, zinaja, pėr dy palėt qė s’janė nė kurorė, ėshtė
bashkimi i tyre nė rrugėn e riprodhimit. Kjo provohet ligjėrisht nė dy forma:
a. Me dėshminė e katėr
dėshmitarėve meshkuj. Eshtė kusht qė kėta ta kenė parė vetė aktin e zinasė.
Posaēėrisht, kėta dėshmitarė nė tė gjitha drejtimet duhet tė jenė tė ndershėm
dhe tė drejtė. Po qenė mė pak se katėr dėshmitarė ose po s’patėn cilėsitė e
mėsipėrme, zinaja nuk konsiderohet e provuar. Edhe personat nė cilėsinė e
dėshmitarit, po ranė nė shpifje, i nėnshtrohen ndėshkimit tė goditjes (kadhf).
Pasi qė katėr meshkuj tė kenė dėshmuar, po mohuan, pa u marrė si tė pandehur,
ndėshkohen me nga tetėdhjetė shufra.
b. Njė njeri nė moshė tė
pjekurisė duhet tė pohojė zinanė e kryer nė katėr vende veē e veē. Nė secilin
rast gjykatėsi ia prapėson pohimin: "Gabohesh, ndoshta ishte jot shoqe, ndoshta
pe ėndėrr, nuk ishte plotėsisht zina..."; me fjalė tė tilla edhe e paralajmėron.
Veēanėrisht e analizon pėr nga mendja dhe kujtesa. Po qe se tė gjitha kėto dalin
pozitive dhe personi ngul kėmbė nė zinanė e tij, gjykatėsi jep vendim. I dėnuari
me vetakuzė, po qe se para ose gjatė zbatimit mohon, ndėshkimi ndėrpritet dhe
pėrjashtohet. Po qe se faji i dėshmuar me katėr dėshmitarė burra mbetet nė fuqi
dhe i dėnuari ēohet pėr ekzekutimin e dėnimit me vrasje me gurė, gurin e parė ia
hedhin dėshmitarėt. Po qe se njėri nga kėta i shmanget goditjes, ndėshkimi nuk
ekzekutohet.
Siē kuptohet nga ky shpjegim i
shkurtėr, nė praktikė, vėrtetimi i aktit tė zinasė dhe ndėshkimi janė njė gjė
fort e vėshtirė dhe e rrallė. Nė tė drejtėn Islame i largohet ndėshkimit duke
favorizuar ēdo shkak ose mundėsi pėr mohim. Hz. Pejgamber urdhėron: "Me sa ju
vjen pėr doresh, merrni rrugėn e moszbatimit tė kufinjve dhe ndėshkimeve. Po
pati njė rrugė shpėtimi, tė pandehurin lereni tė lirė. Pa diskutim. gabimi i
mundshėm i gjykatėsit pėrmes faljes, ėshtė mė i dobishėm se sa dėmi i dhėnies sė
dėnimit". Ashtu duket qė nė tė drejtėn Islame, ndėshkimet e pėrshtatshme ndaj
aktit tė zinasė, mbi gjithēka, tregojnė pėrgjegjėsinė e kėsaj pune tė shėmtuar.
Praktika, bashkė me moshapjen rrugė ndaj vdekjes ose goditjes, bart edhe
cilėsinė e pendimit. Duhet tė bėjmė tė ditur edhe kėtė qė gjykatėsi, edhe po
s’qe plotėsisht situatė zinaje, burrit dhe gruas qė iu provua se u ndodhėn nė
veprime tė pamoralshme, mund t’u zbatojė ndėshkime tė pėrshtatshme (ta‘dhir), me
kusht qė kėto tė jenė mė tė lehta se ato tė zinasė. Sė bashku me kėtė, duke e
bėrė tė njohur nė opinion ndėshkimin e zinasė, moszbatimi i tij nuk e shpėton
personin nga pėrgjegjėsia morale e shpirtėrore.
Dėshmorėt e urdhrave tė
Allahut
Kurani pohon qė njeriu ėshtė mė
i nderuari ndėr krijesat e gjalla, qė gjithėsia ėshtė dhėnė nė shėrbim tė tij.
Islami ka marrė shumė masa pėr tė ruajtur kėtė nder tė njeriut. Natyra joshėse e
femrės, psikika delikate e saj, pėrgjegjėsia e mashkullit dhe familja si njė
organizėm i denjė pėr respekt, e kanė detyruar Islamin pėr tė marrė masa. Ēdo
trėndafil ka gjemba. Ruajtja dhe mbrojtja e ēdo bukurie pėrmban nė vetvete
mundime qė duhen hequr, flijime qė duhen vėnė mbi tė. E, ja, nga ky kėndvėshtrim
do tė duhej tė vlerėsoheshin ndėshkimet e caktuara pėr aktin e zinasė. Burime tė
ndryshme tregojnė pėr shembujt e njerėzve qė flijojnė shpirtin pėr tė ruajtur
parimet e Islamit, pėr tė mos prishur bukurinė e familjes.
Ebu Hurejre dhe Pasues tė tjerė
tregojnė: "Njė ditė erdhi tek Profeti njė person i quajtur Maiz nga fisi Eslemi
e i tha: "O i Dėrguari i Allahut, mė pastro!" Hz. Pejgamberi e urdhėroi: "Sa
keq! kthehu nė shtėpi, pendohu dhe kėrkoji folje Allahut!" Shkoi dhe, pa kaluar
shumė, pėrsėri u kthye dhe i tha tė njėjtėn gjė. Edhe Profeti tė njėjtėn
pėrgjigje i dha. Si pėrfundim, tė katėrtėn herė Profeti e pyeti: "Pėr ēfarė tė
tė pastroj?" Ai iu pėrgjegj: "Nga zinaja". Sepse Maizi kishte bėrė zina me njė
mantenutė. Nė lidhje me kėtė, Profeti pyeti fisin dhe kushėrinjtė nė ishte i
marrė apo jo Maizi. Dhe ata i thanė qė ishte njė njeri i mirė me mend nė kokė.
Profeti i tha Maizit: "Gėnjehesh, ndoshta nuk ishte zina". Ai iu pėrgjegj: "Oh,
jo, ky nefsi im rezil e ka bėrė kėtė punė". Pasi ai i tregoi Profetit qė ishte i
martuar, profeti urdhėroi ndėshkimin e tij me vrasje me gurė dhe dėnimi u
ekzekutua. Njerėzit u ndanė nė dy pjesė pėr ēėshtjen e Maizit. Njė pjesė
thoshin: "Mėkati i ra mbi kokė, e shkatėrroi". Pjesa tjetėr thoshin: "Jo, nga
pendesa e Maizit s’mund tė ketė njė pendesė mė me vlerė; ai vetė kishte shkuar
te Profeti dhe kishte kėrkuar tė ekzekutohej me gurė". Dy-tri ditė mė vonė, i
Dėrguari i Allahut kishte shkuar pranė Pasuesve, kish dhėnė selam dhe, pasi
ishte ulur, kishte urdhėruar: "Kėrkoni falje pėr Maizin!" Dhe ata thanė: "Allahu
e faltė Maizin!" Pastaj i Dėrguari i Madh urdhėroi kėshtu: "Maizi u pendua me
njė pendesė tė tillė qė, edhe gjithė ummetit (bashkėsisė muslimane) t’i
pėrpjestohej, do t’i mjaftonte e tepronte!"
Njė kohė mė vonė, erdhi njė
grua nga fisi Xhuhejnė dhe tha: "O i Dėrguari i Allahut, pastromė!" Dhe Profeti
e urdhėroi: "Sa keq! Shko nė shtėpi, pendohu dhe i kėrko falje Allahut!" Ditėn
tjetėr gruaja erdhi pėrsėri dhe tha: "O i Dėrguari i Allahut, ndoshta edhe mua
po mė kthen siē ktheve Maizin, pėr Zotin, unė jam shtatzėnė!" "Atėherė, linde
fėmijėn!" urdhėroi Profeti. Pas njė kohe gruaja erdhi me fėmijė nė krah dhe tha:
"Ja, e linda fėmijėn!" Kėtė radhė Profeti e urdhėroi: "Shko, jepi gji gjersa tė
tė pritet qumėshti!" Pas prerjes sė gjirit gruaja kishte ardhur prapė te Profeti
dhe i kishte thėnė: "O Profeti i Allahut, fėmijės ia preva gjirin, ja, po ha
ushqim (dhe i tregon ushqimin nė dorė). I Dėrguari i Madh ia dha njė gruaje
ensare pėr ta rritur dhe urdhėroi ekzekutimin e gruas. Pas ekzekutimit, e
drejtoi personalisht faljen e xhenazes. Hz. Omeri i tha: "O i Dėrguari i
Allahut, si e fal namazin e saj, ajo ishte njė prostitutė!" Dhe Profeti urdhėroi
kėshtu: "Ajo u pendua me njė pendesė tė tillė qė, po t’i pėrpjestohej
shtatėdhjetė vetėve nga populli i Medines, do tė dilte tepėr! O Omer, a mund tė
gjesh gjė mė tė vyer se pendimi i njė gruaje qė ia bėn fli veten Allahut?"
PROSTITUCIONI BRENDA SEKSIT
Homoseksualizmi
Ata qė kėrkojnė kėnaqėsi
seksuale tė mbrapshtė brenda seksit, kryejnė aktin moral mė tė shėmtuar. Nė
Kuranin e Madhnueshėm sqarohet pėr fjalėt qė i tha Luti (a.s.) kombit tė vet qė
bėnte njė paturpėsi tė tillė: "Pėrkujto kur popullit tė vet Luti i tha: A punoni
tė shėmtuarėn qė asnjė nga popujt e botės nuk e bėri para jush? Vėrtet, ju, tė
shtyrė nga epshet, u afroheni burrave duke i lėnė gratė? Po ju jeni popull i
shfrenuar". Nė njė ajet tjetėr pėr kombin e Lutit flitet me fjalėn "habais"- tė
ndyrė e tė fėlliqur.
Nė njė hadith tė tij, Hz.
Pejgamberi urdhėron: "Ai qė vepron si kombi i Lutit, ėshtė mallkuar!" Nė njė
hadith tjetėr urdhėrohet: "Kur tė gjeni tė mbrapshtėt qė bėjnė homoseksualizėm,
i vrisni ata tė dy!"
"Eshtė maskarallėk tė pėrpiqesh
t’ua bėsh tė pranueshme njerėzve si tė natyrshme njė akt tė tillė pasioni dhe
epshi qė qėndron larg gėllimit tė krijimit pėr riprodhim. Hirschfeld, qė ka
marrė famė me shqyrtimin e riprodhimeve anormale, nė njė monografi tė tij tė
titulluar "Pushtėt e Berlinit", duke treguar se pushtėt janė tė dobėt, se
shumica e tyre janė krijesa shpirtėrore dyseksuale, kishte pretenduar se jo ēdo
rast do tė mund tė konsiderohej njė dobėsi".
Homoseksualizmi, me marrėveshje
tė dijetarėve, ėshtė i ndaluar, ėshtė njė ndėr mėkatet e mėdha. Sipas Imami
Malikit, Shafiiut dhe Ahmed b. Hanbelit, nga Hanefitė sipas Imami Muhammedit dhe
sipas Ebu Jusufit, homoseksualizmi dėnohet si zinaja. Sipas disave, ata qė
praktikojnė homoseksualizmin, qofshin tė martuar, qofshin beqarė, absolutisht
duhet tė vriten. Sipas Imami Adhamit, praktikuesit, po e patėn bėrė zakon kėtė
gjė, vriten, ndryshe, nė vend tė dėnimit me vdekje, i nėnshtrohen njė dėnimi tė
parė nė njė masė tė pėrshtatshme sipas gjykatėsit.
Lesbitizmi
Njė nga mbrapėshtitė seksuale
ėshtė edhe marrėdhėnia femėr-femėr. Femrat qė praktikojnė lesbitizmin, nuk
dėnohen si zinaja, por me njė ndėshkim tė pėrshtatshėm nga gjykatėsi.
Pėr t’u ruajtur nga njė dėfrim
i tillė i shėmtuar dhe nė kundėrshtim me natyrėn dhe krijimin e njė njeriu
normal, siē ėshtė homoseksualizmi dhe lesbitizmi, Profeti ka predikuar kėtė
parim moral: "Mashkulli mashkullin dhe femra femrėn s’duhet ta shohin te organi
gjinor. Mashkulli me mashkullin dhe femra me femrėn s’duhet tė ndodhen nėn njė
mbulesė (tė mos flenė nė njė shtrat)".
Marrėdhėniet me kafshėt
Edhe marrėdhėnia me kafshėt
ėshtė e panatyrshme, ėshtė e ndaluar. Hz. Pejgamber ka urdhėruar: "Atė qė gjeni
duke kryer marrėdhėnie me kafshėt, vriteni dhe kafshėn mundojeni!" Pėrkatėsisht
pėr kėtė ēėshtje, ashtu siē ka nga juristėt qė, duke marrė parasysh gjithė
provat, i japin kėtij akti dėnimin e zinasė, ka edhe tė tillė qė thonė se, sipas
vlerėsimit tė gjykatėsit, jepet njė dėnim mė i lehtė. I ēfarėdo forme qė tė jetė
ndėshkimi tokėsor, nuk ka dyshim se marrėdhėnia me kafshėt ėshtė fetarisht e
ndaluar dhe moralisht shumė e shėmtuar.
PJESA E DYTE
GJENDJA SHOQERORE E GRUAS
I. Instituti i dėshmisė dhe
gruaja.
II. E drejta e arsimimit.
III. Jeta e lirė, jeta nė punė
dhe nėpunėsia.
IV. Shėrbimi ushtarak, lufta
dhe gruaja.
V. Tė drejtat politike tė
gruas.
I
INSTITUTI I DESHMISE DHE
GRUAJA
"O ju qė besuat, vazhdimisht tė
jeni dėshmues tė drejtė pėr hir tė Allahut edhe nė se ėshtė kundėr vetvetes
(interesit) suaj, kundėr prindėrve ose kundėr tė afėrmėve, le tė jetė ai (pėr tė
cilin dėshmohet) pasanik ose varfanjak, pse Allahu di mė mirė pėr ta".
(Kurani, Nisa, 4/135)
RENDESIA E DESHMISE
Nė tė drejtėn Islame, dėshmia
ėshtė mjeti mė i rėndėsishėm i vėrtetimit. Sipas rastit, me pohimin e dy ose
katėr muslimanėve, merr formė e drejta mė e madhe qė i pėrket qoftė Zotit, qoftė
robit, jepen dėnime qė shkojnė gjer nė ekzekutimin me vdekje. Njė ditė, nė
praninė e tė Dėrguarit tė Allahut, kishte kaluar kortezhi i njė tė vdekuri. Nga
Pasuesit qė ndodheshin aty, kishin lavdėruar tė ndjerin, kurse Hz. Pejgamberi
kishte thėnė: "Atij iu dha Parajsa!" Njė fare kohe mė vonė, kishte kaluar
kortezhi i njė tė vdekuri tjetėr dhe kėtė radhė Pasuesit kishin folur keq pėr
tė, kurse Pejgamberi kishte urdhėruar e folur: "Atij iu dha Ferri!" Pasi
Pasuesit kishin pyetur pėr shkakun e kėtyre dy thėnieve, kishin marrė kėtė
pėrgjigje: "Besimtarėt janė dėshmitarėt e Allahut mbi tokė!" Njė ngjarje e tillė
kishte ndodhur edhe nė prani tė Hz. Omerit.
Nė Kuranin e Madhnueshėm janė
pėrmendur pranė e pranė largimi nga adhurimi i idoleve dhe ruajtja nga dėshmia e
rreme. Njė radhė, Hz. Pejgamberi, pasi ish ulur dhe mbėshtetur, i kishte pyetur
Pasuesit: "A t’ju tregoj pėr mėkatin mė tė madh tė mėkateve mė tė mėdha?" Pasi
Pasuesit i kishin thėnė "Urdhėro e fol!", i Dėrguari i Allahut kishte vazhduar:
"T’i bėsh shok Allahut, t’u dalėsh kundėr prindėrve!" Pastaj, duke u drejtuar,
kishte vazhduar: "Kujdes! Njė tjetėr ėshtė dėshmia e rreme!" Kėtė tė fundit e
kishte thėnė me njė emocion dhe forcė tė tillė duke e pėrsėritur aq herė, sa,
Pasuesit, tė ndodhur para njė pamjeje tė tillė, tė ēuditur, i kishin bėrė temena
me mendimin "ah, sikur tė qetėsohej!"
Edhe nė sistemet e vjetra apo
tė reja tė sė drejtės, i ėshtė dhėnė rėndėsi dėshmisė pėr rolin e madh qė luan
ajo pėr dhėnien e drejtėsisė. Nė tė drejtėn e Egjiptit tė Vjetėr ndėshkimi i
dėshmisė sė rreme ėshtė prerja e duarve dhe pastaj ekzekutimi me vdekje.
Nuk ka dyshim qė kjo rėndėsi qė
i jepet institutit tė dėshmisė, ėshtė pėr daljen nė shesh tė sė drejtės. Nga ky
kėndvėshtrim, nė tė drejtėn Islame kėrkohen disa kushte qė dėshmia tė ketė
vlerė. Mė tė rėndėsishmin nga kėto kushte e pėrbėn tė qėnit "i drejtė" (adl). Nė
Kuran kėrkohet nga dėshmitarėt qė tė jenė tė drejtė. Ē’do tė thotė "tė jenė tė
drejtė"? Hz. Omer thotė kėshtu: "Nė kohėn e tė Dėrguarit tė Allahut, ēėshtjet
dhe situatat e njerėzve vlerėsoheshin duke u kuptuar nga Revelacioni. Kurse tani
Revelacioni ėshtė prerė. Tani juve do t’ju bėjnė pėrgjegjės sipas veprės suaj.
Drejtėsia e kėrkuar te dėshmitari nga e drejta Islame, ėshtė qė te ai "tė mirat
tė jenė shumė mė tepėr se tė kėqiat, me fjalė tė tjera, ndėrsa u shmanget
mėkateve tė mėdha, tregohet kėmbėngulės pėr tė mos bėrė edhe ato tė voglat".
Gjykatėsi ėshtė i ngarkuar tė shqyrtojė cilėsitė e dėshmitarėve.
DESHMIA E GRUAS
Nė tė drejtėn Islame, dėshmia e
gruas vlen nė vetėn e njė dėshmitareje nė ēėshtje tė tilla tė posaēme tė sferės
sė femrės si virgjėria dhe lindja. Sipas Hanefive, nė tė gjitha tė drejtat dhe
aktet e tjera pėrveē atyre tė tipit "had" dhe "kisas", nė vend tė dy
dėshmitarėve burra ka vlerė dėshmia e njė burri dhe e dy grave. ("Had" quhet e
drejta dhe ndėshkimi pėrkatės hyjnor, tė tilla si pėr zinanė (adulter),
vjedhjen, pijet alkoolike. "Kisas" quhet e drejta dhe ndėshkimi pėrkatės, i
njėjtė nė formė dhe madhėsi me fajin, si dėmtimet trupore, plagosjet, vrasja).
Njė burrė nė vend tė dy
grave. Dėshmia e dy
grave vlen sa ajo e njė burri. Shkakun e kėsaj Kurani i Madhnueshėm e shpjegon
kėshtu: "Pėr atė se nė se njėra prej tyre gabon, t’ia pėrkujtojė tjetra". Kėtu,
fjala "gabon" pėrfshin rastet e harresės, gabimit pa dashje rrėshqitjes,
shmangies nga e vėrteta, tė ndodhurit tė papėrgatitur". Kjo ėshtė njė e vėrtetė
e pranuar qė lidhet me psikologjinė e posaēme tė femrės. Prof. Mazhar Osman, nė
lidhje me kėtė ēėshtje, thotė kėshtu:
"Ndryshimi i karakterit midis
femrės e mashkullit fillon qė nė moshė tė vogėl dhe thellohet mė tej. E para,
baza e karakterit tė femrės ėshtė tė qėnit e emotive. Gjurmėt e kėsaj hasen nė
tė gjitha psikozat femėrore. Pėrshembull, te gratė janė mė tė shumta shfaqjet e
psikozave ku emocioni ėshtė mbizotėrues, pėrshembull si sėmundjet psikike qė
kanė si indikacion mungesėn e besimit nė vetvete. Pa dyshim qė histeria formėn e
vėrtetė tė saj e shfaq te femrat. Nga fiset e egra gjer te femrat e kombeve mė
tė zhvilluar, nga njė vajzė fshati gjer te njė zonjushėz me njė edukatė tė plotė
bashkėkohore, te femrat hasen ndjenja tė pėrbashkėta, gjeste pa ndonjė ndryshim.
Ēdo femėr e kalon gjysmėn e muajit me pėrgatitje, pastaj menstruacione, pas
menstruacioneve, kudo qė tė jetė, e kalon periudhėn gjysmė e sėmurė. Ndėrsa roli
i mashkullit nė marrėdhėnien seksuale ėshtė identiteti i njė kohe prej pesė
minutash, i njė periudhe pasuese tė pakushtėzuar prej saj (marrėdhėnies),
pėrkundrazi, njė periudhe neverie, femra, frytin e dashurisė e mban nė bark
nėntė muaj dhe nė gji dy vjet. Mjaft ndryshime shpirtėrore pėrkatėse tė
shtatzanisė, lindjes dhe lehonisė shfaqin neuroza normale dhe tė kthyera nė
shprehi, qė duhen pranuar. Pėrkundėr kėsaj, si mundet qė femra dhe mashkulli tė
jenė tė barabartė? Duke pėrparuar kėrkimet psikiatrike, ndryshimet ndiesore dhe
mendore midis dy sekseve do t’i shohim edhe mė hapur. Femra jeton me emocione,
kurse burri bėn pėrpara me gjykim".
Dikush tjetėr na transmeton
kėshtu: "Gjykimet veprojnė jo nė mendjen e femrės, por nė zemėr. E me kėtė rrugė
ndikojnė mbi tė. Pamundėsia pėr tė qenė i paanshėm, prirja kah emocioni dhe
shqetėsimi, veprimi mė tepėr me ndjenja se sa me gjy |