Libërthi i autorit shkupjan Hasan Fehmi efendiut, me titull Trajtesa mbi imanin, që e kemi para vetes, të përkthyer nga osmanishtja, paraqet edhe një ‘provë’ se tokat shqiptare të populluara me muslimanë paraqesin gurrë të pashterrshme për historinë, kulturën dhe traditën tonë islame, që pason traditën pasur të Suzi Prizrenit, Mesih Prishtinasit, Isak Çelebiut nga Shkupi, Jahja bej Dukagjinit nga shekujt XVI-XVII, të bejtexhinjve Muhamet Kuçukut, Ibrahim Nezimit dhe rilindasve si Naim e Sami Frashërit, Rexhep Vokës, Tahir Boshnjakut, Dervish Himës në shekujt XIX-XX dhe shumë të tjerëve gjatë shekujve të kaluar.