Fëmijë të dashur!
Kjo libër tregon për fuqinë e Allahut i Cili krijoi nënën tënde, babain, të gjithë njerëzit tjerë, kafshët, bimët, shkurtimisht të gjitha qeniet e gjalla, tokën, diellin, hënën dhe tërë gjithësinë. Mos harro, këto janë çështje shumë të rëndësishme, që do t’iu sjellin dobi shumë në të ardhmen!
Vazhdo leximin!
E Hënë, 17 Gusht 2009, 09:55
Javën e shkuar lexuam shkëndijën e parë, rrëfimin e iks-nxënësit nga Shqipëria se si e njohi, si e gjeti fenë e tij, Islamin.
Këtë javë kemi shkëndijën e dytë, rrëfimin e një nxënësi tjetër, i cili për fat të keq, nuk guxon të deklarohet me emër e mbiemër për siguri të vetvetes dhe të shokëve të tjerë. Regjimi real-socialist dhe atmosfera antiislame në Shqipëri ka lënë pasoja …
Do ta respektojmë dëshirën dhe kërkesën e tij për anonimitet. Djaloshi është nxënës i vitit të katërt, tejet i përkushtuar për Islamin dhe shpreson të studiojë në Universitetin e Tiranës, ku tashmë ka aplikuar. Në pyetjen time se “mos po e harron Islamin” përgjigjet: “Estagfirullah!”
N. Ibrahimi
Vazhdo leximin!
E Hënë, 17 Gusht 2009, 09:50Shkruan: Nexhat Ibrahimi
PARATHËNIE
Synim i çdo njeriu është që të ketë sukses në jetë. Prandaj, secili njeri bën përpjekje, që të arrijë sukses: në shkollë, në punë, në dashuri, në sport, në studim, në familje, në jetë përgjithësisht. Por, nuk mjafton të kemi dëshira dhe të bëjmë përpjekje. Dëshirat dhe përpjekjet tona duhet të jenë të harmonizuara me qëllimin e mirë.
Vazhdo leximin!
E Hënë, 17 Gusht 2009, 09:48Shkruan: Dr. Milazim Krasniqi
Hazreti Aliu r. a. dhe
Pejgamberi Muhammedi alejhisselam
Pejgamberi Muhammedi alejhisselam e kishte mixhën me emrin Ebu Talib. Ebu Talibi ishte tepër i kujdesshëm ndaj Muhammedit a. s. Pikërisht ky u kujdes për Pejgamberin e Zotit në shtëpinë e tij nga mosha gjashtë vjeçare e Muhammedit a. s. Tërë kohën që e kaloi tek ai, mixha është sjellur ndaj tij si ndaj të birit të vet. I ka ofruar dashuri dhe kujdes sikur edhe çdo baba i kujdesshëm. Në anën tjetër, Muhammedi a. s. e ka dashur dhe thellë e ka respektuar mixhën e vet. Pejgamberi i Allahut ka jetuar te Ebu Talibi deri te martesa e tij me hazreti Hatixhen radija’ll-llahu anha, kur edhe u transferua në shtëpinë e tij vetjake.
Vazhdo leximin!
E Hënë, 17 Gusht 2009, 09:45Shkruan: M. S. Kayani - Hurem Murad
Pasi që All-llahu është Absolut dhe Zot i Vetëm i njerëzve dhe i Gjithësisë, Ai është Krijues Suprem, i Amshueshëm dhe Furnizues, Mëshirues, mëshira e të Cilit përfshinë çdo qenie. Njerëzit në thelb janë të njëjtë dhe asnjë dallim i vërtetë nuk guxon të bëhet midis tyre, në llogari të dallimeve aksidentale siç janë kombi, ngjyra apo raca. Çdo qenie njerëzore disi është e lidhur me të tjerët dhe të gjithë bëhen një bashkësi e vëllazëruar në adhurimin e të Mëshirshmit All-llah të Universit. Në një atmosferë aq hyjnore Feja islame dhe të besuarit në Një All-llah, qëndron në mënyrë dominante e qendrore dhe detyrimisht urdhëron konceptin mbi unitetin dhe vëllazërimin e njerëzimit.
Vazhdo leximin!
E Hënë, 17 Gusht 2009, 09:35
Gusël apo pastrim do të thotë: Larja e trupit të njeriut me ujë (duke e përfshirë në tërësi). Gusli apo pastrimi është një ndër obligimet e Sheriatit islam.
Vazhdo leximin!
E Hënë, 17 Gusht 2009, 09:34
“Gjithsesi namazi për besimtarët është detyrim në kohë të caktuar”. (Kur’ani: 4, 103)
“Ajo që e dallon besimtarin nga jobesimtari është namazi”. (Muhammedi alejhisselam)
Namazi është kushti i dytë i Islamit pas Shehadetit, përndryshe ai është kushti i parë praktik i Islamit. Namazi është manifestim praktik i dëshmisë islamemeqë paraqet lidhjen e drejtpërdrejtë midis krijesës dhe Krijuesit, andaj prej këtu puna e parë për të cilën do të pyetet muslimani në botën e amshueshme është pikërisht namazi.
Vazhdo leximin!
E Hënë, 17 Gusht 2009, 09:33
Për religjionet si Judaizmi dhe Krishterimi, Pejgamberia nuk është e panjohur. Kjo në Islam përqëndrohet në një domethënie të posaçme.
Vazhdo leximin!
E Hënë, 17 Gusht 2009, 09:28
Gjatë kohës së Kryqëzatave qenë trilluar shpifje të llojllojshme kundër pejgamberit Muhammed alejhisselam. Mirëpo, me ardhjen e kohës moderne që karakterizohet me tolerancë fetare dhe liri të mendimit, u bë një afrim i madh në skicimin e jetës dhe të karakterit të tij nga autorët perëndimorë. Pikëpamjet e disa dijetarëve jomuslimanë për Muhammedin, të paraqitura kohëve të fundit, e vërtetojnë këtë mendim.
Vazhdo leximin!
E Hënë, 17 Gusht 2009, 09:26