Ebu Velid Muhammed Ibn Ahmed Ibn Rushd, filozofi nga Kordoba, u rritë në familjen, të cilët me të madhe janë marrë me drejtësi dhe gjyqësi. Babai i tij ishte jurist, por edhe gjyshi i tij arriti famë të madhe në fushë të shkencës juridike. Po ashtu quhet edhe Ebu Velid El-Xhedd për dallim nga Ebu Velid Ibn Rushd El-Halidi.
Vazhdo leximin!
E Mërkurë, 19 Gusht 2009, 09:23Shkruan: Ahmed Fuad El-Ehwani
Ibn Tejmijje (Tekijju’d-din Ebu’l-‘Abbas Ahmed ibn ‘Abdu’l-halim ibn ‘Abdu’s-selam ibn ‘Abdull-llah ibn Muhammed ibn Tejmijje El-Harrani El-Hanbelij), teolog e jurist arab (islam, vërejtje e përkthyesit), i lindur të hënën, më 22 janar 1263, në Harran. Duke ikur nga forcat ushtarake mongole, babai i tij me familjen u strehua në Damask kah mesi i vitit 1268. Në kryeqendrën siriane Ahmedi i ri iu përkushtua studimit të diturive islame, ndaj i përcolli ligjëratat e babait të vet, si edhe ato të Zejnu’d-din Ahmed ibn Abdu’ddaim El-Mukaddesit, Nexhmu’ddin Ibn Asakirit, Zejnebe bint Mekkij e të tjerëve.
Vazhdo leximin!
E Mërkurë, 19 Gusht 2009, 09:22Shkruan: Dr. Nerkez Smailagiq
Njëri nga mendimtarët më të shquar të këtij shekulli - Muhammed Asadi, kaloi në Ahiret me 20 shkurt 1992 në moshën 92 vjeqare. Është varrosur në varrezat e vogla muslimane të Granadës të cilën shumë e ka dashur, e cila në vitin e kaluar shënon 500 vjetorin e dëbimit të Maurëve muslimanë dhe Çifutëve nga Spanja.
Vazhdo leximin!
E Mërkurë, 19 Gusht 2009, 09:21Shkruan: Hilmo Qerimoviq