Zhvillimi i vrullshëm dhe përhapja e shpejtë në sasi e cilësi e Bashkësisë muslimane (Ummetit) kulmoi me zgjerimin e kufijve të shtetit musliman në të gjitha anët. Prej tyre, shumë popuj e shumë grupe të mëdha prej tyre, të shtrënguar nga dhuna e ushtruar mbi ta nga popujt tjerë të ndryshëm të asaj kohe, apo nga grupet e popujve të ndryshëm, pra të shtrënguar nga kushtet e vështira të jetës e në kërkim të kushteve më të mira për jetë, si pasojë e luftërave të vazhdueshme e shkatërrimtare, herë-herë të shtrënguar nga mbretërit e ndryshëm u detyruan të migronin, të lëviznin nga një vend në një vend tjetër.
Vazhdo leximin!
E Dielë, 16 Gusht 2009, 17:12Shkruan: Nexhat Ibrahimi
Besimi në të qenmen e All-llahut Një e Absolut - لا إلاه إلا الله- është parim themelor i mësimit islam, sikur edhe i një pjese të religjioneve tjera.
Vazhdo leximin!
E Dielë, 16 Gusht 2009, 17:12Shkruan: Nexhat Ibrahimi
Çdo homo sapiens (1) në botën fenomenale do ta shtrojë pyetjen se çka e përbën Realitetin; çdo homo sapiens në botën fenomenale, me/pa vetëdije, jeton me konceptimin vetjak të asaj se çka e përbën totalitetin e ekzistencës.
Vazhdo leximin!
E Dielë, 16 Gusht 2009, 17:12Shkruan: Nexhat Ibrahimi
Çështja e 'besimit' (el-iman) nuk ka pushuar të jetë aktuale, frymëzuese dhe instruktive edhe për kohën tonë. Muhammed El-Gazaliu, dijetar i madh egjiptian nga shekulli XX, duke shkruar për çështjen e 'besimit' në stilin e krijuesëve eminentë, pohon:"
Vazhdo leximin!
E Dielë, 16 Gusht 2009, 17:12Shkruan: Nexhat Ibrahimi
Moto: "Elita evropiane ndërmori fabrikimin e një elite të indigjenëve; i zgjedhnin të rinjtë, në ballë ua skalitnin me hekur të skuqur parimet e kulturës perëndimore, u futnin në gojë lecka kumbuese, fjalë të mëdha veshtullore që ngjiteshin nëpër dhëmbë; pas një qëndrimi të shkurtër në metropolë i kthenin në vendin e tyre, të bastarduar". (Sartr në: F. Fanoni, Të mallkuarit e botës, Prishtinë, 1984.)
Vazhdo leximin!
E Dielë, 16 Gusht 2009, 17:12Shkruan: Nexhat Ibrahimi
Religjioziteti në histori është i pranishëm krahas ‘paraqitjes’ së njeriut në botën fenomenale. Sipas dijetarëve muslimanë, burimi i religjiozitetit është me fundament transcendental, respektivisht religjioziteti ka prejardhje nga koha kur shpirti (njeriu) u zotua ta bartë misionin e halifit të Allahut në tokë, ku do të ketë çrregullime dhe do të derdhet gjaku.[1]
Vazhdo leximin!
E Dielë, 16 Gusht 2009, 17:12Shkruan: Nexhat Ibrahimi
Maksima e njohur e Pejgamberit a.s. “Transmetoni prej meje qoftë edhe një ajet” prej kohësh ka preokupuar shumë dijetarë muslimanë. Janë shkruar vepra të shumta për këtë qëllim. Në kohën bashkëkohore maksima e cituar, pos individëve, preokupon edhe institucione të shumta muslimane. Mirëpo, gjatë historisë është krijuar konfuzion didaktik i llojit të vet, meqë teksti i cekur është perceptuar dhe konceptuar parcialisht, mekanikisht e tautologjikisht, që solli ‘monotoninë informatike’. ...
Ku shihet rrugëdalja!?!
Vazhdo leximin!
E Dielë, 16 Gusht 2009, 17:12Shkruan: Nexhat Ibrahimi
Moto:
“O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm ju sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.” (El-Kur’an: El-Huxhurat, 6).
Vazhdo leximin!
E Dielë, 16 Gusht 2009, 17:12Shkruan: Nexhat Ibrahimi