Në kohën e fundit në mjetet e informimit publik gjithnjë e më e pranishme është tema për fundamentalizmin islamik. Për këtë dëshmojnë edhe shumë shkrime në shtypin tonë. Në disa prej tyre hedhet poshtë çdo mundësi e vënies së miqësisë ndërmjet muslimanëve dhe jomuslimanëve, sepse Kur'ani jo vetëm që ndalon shoqërimin me pabesimtarët por edhe me kushërinjt më të afërt nëse nuk janë muslimanë.
Vazhdo leximin!
E Hënë, 17 Gusht 2009, 07:17Shkruan: JUSUF RAMIQ
Njëmendësia e botës, prej fillimit dhe, sigurisht, deri në perëndimin e saj, është llojllojshmëria dhe varieteti i besimit. Në të shumtën e rasteve njerëzit janë të hutuar me këtë fakt dhe pranojnë kryesisht atë që kanë takuar ose të parën që u është ofruar. Nëse vitet e pesëdhjeta të këtij shekulli kanë qenë të karakterizuara me skepticizëm, të tetëdhjetat duket se kanë sjellë njëfarë naiviteti të ri.
Vazhdo leximin!
E Hënë, 17 Gusht 2009, 07:15Shkruan: Mehmedalija Haxhiq
Në emër të All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Lavdia i qoftë All-llahut, Krijuesit të botërave. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër pos All-llahut, me të cilin askush nuk është i barabartë. Dëshmoj se Muhammedi është shërbëtor i Tij dhe i dërguar i Tij. Bekimi dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të.
Vazhdo leximin!
E Hënë, 17 Gusht 2009, 07:11Shkruan: Imam Ahmed ibn Tejmijje
1. Mu’tezilitët
A. FILLIMET
1. Fjala arabe kelam d.m.th. fjalë, bisedë, kurse fjala mutekel-lim emërton atë që flet, ligjëruesin (në gramatikë, veta e parë). Këtu nuk është e mundur të tregohet evolucioni me të cilin fjala kelam ka përfunduar në domethënien e teologjisë përgjithësisht, kurse fjala mutekel-limun (ata që merren me diturinë mbi kelamin, ‘ilm ul-kelam) në domethënien “teologët”. Njëkohësisht do të duhej dhënë analizën më të hollësishme të gjenezës së problemit si e shtron Kur’ani si Kelamull-llah, “Fjala e Zotit” dhe i cili më poshtë do të ekspozohet shkurtimisht. Përveç kësaj, dituria mbi Kelamin si teologji skolastike e Islamit, më në fund do të shërbejë për përkufizimin më të përafërt të një teologjie që predikon atomizmin që ta përkujton atë të Demokritit dhe Epikurit, por që prej tyre dallohet me tërë kontekstin e vet.
Vazhdo leximin!
E Hënë, 17 Gusht 2009, 07:04Shkruan: Henry Corbin
Personalitetet paraprake pjesërisht kanë qenë bashkëkohës të Ibn Arabiut: i kemi përmendur para tij për shkak të datës së vdekjes së tyre. Por tash dalim në bregun e detit pa kufij, arrijmë rrëzë bjeshkës majet e së cilës humbin në re; të gjitha këto metafora janë të përshtatshme sepse flasin për madhështinë dhe gjerësinë e veprës së Ibn Arabiut; për veprën e njërit prej teozofëve më të mëdhenj vizionarë të të gjitha kohëve. Është e rëndësishme që nga themeli ta ndryshojmë një shikim të gabueshëm mbi gjërat, të dhënë prej kush e di se çfarë paragjykimi të papranuar, i cili në paraqitjen e kësaj vepre ka parë fundin e epokës së artë të sufizmit.
Vazhdo leximin!
E Hënë, 17 Gusht 2009, 07:03Shkruan: Henry Corbin
Krishterizmi në Spanjë para pushtimeve islame
Vazhdo leximin!
E Hënë, 17 Gusht 2009, 06:57Shkruan: Thomas W. Arnold
Pushtimet arabe dhe përhapja e elementit arab pas vdekjes së Muhammedit alejhis-selam
Muhammedi a.s. e patë përgatitur ushtrinë për Siri. Këtë ushtri pas vdekjes së tij e mori për në Siri Ebu Bekiri. Edhe këtë e bëri përkundër kundërshtimeve të disa muslimanëve: Përse dërgohet atje ushtria kur gjendja në Arabi është rebeluese? Qortimet e tyre Ebu Bekiri i preu me fjalët: “Nuk mund të heq dorë nga urdhëri që Pejgamberi bujar e dha. Medineja mund të shndërrohet në strehimore të bishave të egra, por ushtria është e detyruar ta kryej dëshirën e Muhammedit a.s.
Vazhdo leximin!
E Hënë, 17 Gusht 2009, 06:53Shkruan: Thomas W. Arnold
Në ligjëratën që e ka mbajtur prof. Max Mülleri gjatë kohës së përshpritjeve në kishën e Westminsterit në vitin 1987 me rasti e arritjeve misionariste, është marrë për rregull që gjashtë religjionet e mëdha të ndahen në misionariste dhe jomistonariste. Në fetë jomisionariste bëjnë pjesë ajo: hebraike, brahmane dhe e Zoroastros, kurse në ato misionariste ajo: budiste, kristiane dhe islame. Në ligjëratën që e ka mbajtur prof. Max Mülleri gjatë kohës së përshpritjeve në kishën e Westminsterit në vitin 1987 me rasti e arritjeve misionariste, është marrë për rregull që gjashtë religjionet e mëdha të ndahen në misionariste dhe jomistonariste. Në fetë jomisionariste bëjnë pjesë ajo: hebraike, brahmane dhe e Zoroastros, kurse në ato misionariste ajo: budiste, kristiane dhe islame.
Vazhdo leximin!
E Hënë, 17 Gusht 2009, 06:49Shkruan: Thomas W. Arnold
Në literaturën bashkëkohore islamologjike dhe muslimane ceket se një prej problemeve kryesore teorike të Islamit modern është i lidhur për domethënien e ligjit fetar Islam (sheri'atit).[1] Pyetja është, me fjalë tjera, se a do të definohet Islami edhe më tej si "besimi dhe e drejta” (akida wa shari'a), "religjioni dhe shteti” (din wa dawla) dhe a do të jetë edhe më tej jurisprudenca (fiqh) e jo teologjia islame (kalam) manifestimi më tipik i mësimit fetar.2)
Vazhdo leximin!
E Hënë, 17 Gusht 2009, 06:47Shkruan: Fikret Karçiq
Të ka ruajtur ai që të ka qortuar, kurse të ka lëshuar ai që të ka përçmuar. Qortimi për mikun (shokun) është sikur shkrirja e metalit në shufra: çka është e pastër mbetet, e çka nuk është, shpërndahet.
Kush nga miqtë tu fsheh prej teje fshetësinë e vet që të përket edhe ty më shumë të ka zhgënjyer se sa ai që e ka zbuluar ndonjë fshehtësi tëndën. Sepse ai që zbulon ndonjë fshehtësi tëndën, të ka zhgënjyer vetëm, ty kurse ai që fsheh prej teje fshetësinë e vet, të ka zhgënjyer dhe ende dyshon në ty.
Vazhdo leximin!
E Hënë, 17 Gusht 2009, 06:46Shkruan: Ibn Hazmi