Perceptimi i ligjit fetar Islam (Sheri‘atit) në epokën bashkëkohore muslimane

Në literaturën bashkëkohore islamologjike dhe muslimane ceket se një prej problemeve kryesore teorike të Islamit modern është i lidhur për domethënien e ligjit fetar Islam (sheri'atit).[1] Pyetja është, me fjalë tjera, se a do të definohet Islami edhe më tej si "besimi dhe e drejta” (akida wa shari'a), "religjioni dhe shteti” (din wa dawla) dhe a do të jetë edhe më tej jurisprudenca (fiqh) e jo teologjia islame (kalam) manifestimi më tipik i mësimit fetar.2)

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 06:47Shkruan: Fikret Karçiq

MBI MIQTË, MIQËSINË DHE KËSHILLËN

Të ka ruajtur ai që të ka qortuar, kurse të ka lëshuar ai që të ka përçmuar. Qortimi për mikun (shokun) është sikur shkrirja e metalit në shufra: çka është e pastër mbetet, e çka nuk është, shpërndahet.
Kush nga miqtë tu fsheh prej teje fshetësinë e vet që të përket edhe ty më shumë të ka zhgënjyer se sa ai që e ka zbuluar ndonjë fshehtësi tëndën. Sepse ai që zbulon ndonjë fshehtësi tëndën, të ka zhgënjyer vetëm, ty kurse ai që fsheh prej teje fshetësinë e vet, të ka zhgënjyer dhe ende dyshon në ty.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 06:46Shkruan: Ibn Hazmi

MBI SHËRIMIN E SËMUNDJEVE TË VESEVE MORALE

Kush është sprovuar me vetëdashuri, le të mendojë për veset e veta. Nëse është i magjepsur me virtytet e veta, le të hulumtojë a ka vese. E nëse nuk zbulon në vete as një mangësi, ashtu që të mendojë se ai është pa të metë, le të dijë se fatkeqësia e tij është e pafund dhe se ai është njeriu më i mangët, me të metat më të mëdha dhe me inteligjencën më të dobët. E para nga kjo është që njeriu me arsye të dobët është injorantë.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 06:42Shkruan: Ibn Hazmi

MBI MORALIN DHE SJELLJEN E MORALSHME

Përpiqu që gjithnjë të karakterizohesh si korrekt, e ruaju të karakterizohesh si dinak, e që të tjerët të ngurrohen nga ti, që mundet vetëm të të dëmtojmë ose tërërisht të të shkallmojë. Mësoje veten në atë që e urren dhe më pak do të brengosë kur kjo të të godasë, kurse as vetë mësimi aspak nuk të ka dëmtuar. E kur kjo çka e dëshiron, në çka as nuk ke llogaritur, të të godasë, shumëfishtë do të rritet gëzimi yt.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 06:41Shkruan: Ibn Hazmi

Rruga për në Mekë -VI - ËNDËRRIMET

Nëse jeni shok dhe musafir i Emirit të famshëm arab, atëherë ajo do të thotë se ai do t’ju konsiderojë shok dhe musafir dhe ashtu do të sillen me ju të gjithë shërbëtorët e tij, raxhaxhilët e tij, pronarët e duqaneve në kryeqytetin e tij bile edhe beduinët e shkretinës nën sundimin e tij. Musafiri sapo të mund të përmend ndonjë dëshirë menjëherë i plotësohet, kurdo herë kur ka mundësi; nga ora në orë e mbulon mirësia e ngrohtë, jokureshtare e cila e pështjellë në tregun e qytetit jo më pak se sa në korridoret dhe hajatet e gjera të oborrit.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 06:38Shkruan: Muhammed Asad

Rruga për në Mekë - IV - ZËRAT

Kalërojmë, kurse Zejdi këndon. Dinat ranore tash janë më të ulëta dhe më të rralla. Aty-këtu rëra ua lëshon vendin brezave zhuror dhe bazaltit të brishtë, kurse para nesh, larg nga ana jugore, ngriten konturat gurore të zinxhirit kodrinor: kodra Xhebeli Shamar.
Vargjet e këngës së Zejdit depërtojnë me nebulozitet në përgjumësinë time, por pikërisht ashtu që fjalët më ikin, sikur fitojnë kuptim më të gjerë, më të thellë plotësisht të pavarur për kuptimin e tyre të jashtëm.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 06:36Shkruan: Muhammed Asad

Rruga për në Mekë - FILLIMI I NJË RRËFENJE

Rrëfenjën që do ta shtroj në këtë libër nuk është autobiografi e njeriut të dalluar sipas rolit të vet në punët publike; kjo nuk është rrëfenjë për aventurën - sepse ndonëse kam përjetuar shum aventura të çuditshme, ato gjithnjë kanë qenë vetëm përcjellje të asaj që ndodhte tek unë; nuk është kjo madje as rrëfenjë për kërkimin e qëllimtë të fesë - sepse kjo fe më ka ardhur, gjatë viteve, pa kurrfarë përpjekjesh të mia që ta gjejë. Rrëfenja ime është rrëfim i thjeshtë i një evropiani për zbulimin e tij të Islamit dhe kyçjes në bashkësinë muslimane.

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 06:33Shkruan: Muhammed Asad

ISLAMI DHE TË STUDIUARIT E NATYRËS

“Struktura e botës përbinë unitetin e veçanësisë derisa sa mëvetësia Hyjnore rronë në Unitet si e vetmja”. Ibn ‘Arabi - al-Futuhat al-makkiyyah

Vazhdo leximin!

E Hënë, 17 Gusht 2009, 06:19Shkruan: Sejjid Husein Nasr

Zhvillimi i shkencës së Ilm’ul-kelamit

Faza e hershme


Kur’ani në esencë është dokument religjioz dhe etik, që synon cakun praktik të krijimit të shoqërisë të mirë moralisht dhe të drejtë, të përbërë nga njerëz të ndershëm fetarë, me vetëdije të zjarrtë e të gjallë për Zotin, i cili urdhëron të veprohet mirë dhe ndalon ligësinë.

Vazhdo leximin!

E Dielë, 16 Gusht 2009, 22:12Shkruan: Fazlur Rahman

MBI ARSYEN DHE RAHATINË

Kjo domethënë të mos kihet kujdes mbi të folurit e njerëzve por t’i kushtohemi të folurit të All-llahut xh.sh. Në këtë është tërë arsyeshmëria dhe tërë rehatia.

Vazhdo leximin!

E Dielë, 16 Gusht 2009, 22:11Shkruan: Ibn Hazmi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit