Ikballi si vetëdijësues dhe krijues i ringjalljes islame në shek. XX

Gjysmë shekulli[1] na ndanë nga ato ditë kur poeti dhe filozofi Muhammed Ikballi ekspozoi koncepcionin e tij të përtëritjes së filozofisë fetare të islamit si kërkesë për rin­gjalljen e sërishme të burimit të harruar të ve­të­di­jë­simit ma­dhështor dhe të zgjimit kreativ të tërë jetës në is­lam.

Vazhdo leximin!

E Dielë, 16 Gusht 2009, 21:59Shkruan: Hilmo Neimarlija

Sofi Sinan Pasha Dhe xhamia e tij në Prizren

Disa fjalë rreth këtij botimi

Që nga fillimi i gjysmës së dytë të shekullit XIX e deri në ditët e sotme, Sofi Sinan Pasha dhe xhamia e tij në Prizren kanë qenë dhe janë, në kontinuitet, në qendër të vëmendjes, si të shkencëtarëve të profileve të ndryshëm, ashtu edhe të gazetarëve dhe të politikës ditore. Ndonëse është shkruar, pothuaj, më tepër se për çdo personalitet, përkatësisht më tepër se për çdo xhami tjetër, edhe sot e kësaj dite ende nuk janë sqaruar shumë gjera. Përpjekjet e deritashme (thuajse rregullisht të shkruara me qëllime të caktuara fetaro-politike pansllaviste) më tepër u gjasojnë gojëdhënave që i dëgjojmë nga nënëloket tona si fëmijë.

Vazhdo leximin!

E Dielë, 16 Gusht 2009, 21:57Shkruan: Dr. Hasan Kaleshi

ISLAMI DHE DEMOKRACIA

Në tërë botën është i shtrirë mendimi se qeverisja demokratike në Perëndim është regjimi më i mirë i mundshëm deri te i cili njerëzimi ka mund të arrijë. Në krahasimin e regjimeve – në qoftë se mendohet që për­kun­dër demokracisë qëndron monarkia e individëve, dinastia apo aristokracia e cila shumicën e popullit me të cilin qeveris e shpie në rrafsh të të marrëve, apo edhe teokracia në të cilat klerikët (priftërinjtë) konsiderohen të pa­ga­bu­e­shëm – demokracia, në zgjedhjen e shumicës së njerëzve, pa dyshim do të marrë vend parësor.

Vazhdo leximin!

E Dielë, 16 Gusht 2009, 21:55Shkruan: Dr. Ali Bulaç

Lëvizja filozofike në islam

Tradita filozofike



Teologjia e hershme skolastike, nën ndikimin e veprave të filozofisë dhe të shkencës greke, të cilat u përkthyen në arabishte në shekullin II h./ VIII, ndahet dhe zhvillohet në një lëvizje të fuqishme dhe të shkëlqyeshme të mendimit shkencor dhe filozofik, që dha vepra me vlerë të madhe në peiudhën nga shekulli III h./ IX deri në shekullin VI h./ XII.

Vazhdo leximin!

E Dielë, 16 Gusht 2009, 21:52Shkruan: Fazlur Rrahman

DEMOKRACIA DHE PARTITË POLITIKE

Në botë sot është i pranishëm mendimi se si ndërmjet participimit politik të popullit dhe demokracisë dhe ndër­mjet demokracisë dhe partive politike ekziston korelacioni a priori i pashmangshëm. Unë mbaj qëndrimin e dyshimit jo vetëm kur është fjala për këtë, por edhe për dëshirën e konstituimit të lidhshmërisë së domosdoshme të tregut të lirë dhe të drejtave njerëzore me demokracinë.

Vazhdo leximin!

E Dielë, 16 Gusht 2009, 21:51Shkruan: Dr. Ali Bulaç

PREJ GUTENBERGUT DERI TE MILENIUMI I TRETË

Hyrje



Si datë e fillimit të tipografisë (shtypit) modern merret data 1450, në të cilën Johannes Gutenberg, në qytetin Mainz, e përfundoi shtypjen e Biblës së vet me 42 rreshta. Ky vit, pikërisht për këtë arsye, merret edhe si përfundim i mesjetës dhe fillim i Kohës së re.

Vazhdo leximin!

E Dielë, 16 Gusht 2009, 21:48Shkruan: Mid'hat Shamiq

SUFIZMI

1. Vërejtjet hyrëse
1. Etimologjia përgjithësisht e pranuar e nxjerr fjalën sufi nga fjala arabe suf që d.m.th. “lesh”. Kjo fjalë aludon në traditën e sufive që të veshin petkat dhe pallton prej leshi të bardhë (hirka). Fjala, pra, nuk do të kishte kurrfarë lidhje etimologjike me mësimin shpirtëror që në Islam i karakterizon sufitë, që nuk do të thotë se nuk është në përdorim që nga koha më e hershme.

Vazhdo leximin!

E Dielë, 16 Gusht 2009, 21:45Shkruan: Henry Corbin

Islami dhe cionizmi

Islami nuk i kundërvihet hebraizmit por e konsideron religjion të Zotit. Islami e pranon Zotin hebraik, d.m.th. Zotin e Ibrahimit (Abrahimit), Ismailit, Is’haqut (Isakut), dhe Jakubit (Jakobit). Ai pranon Musanë (Mojsien), për felajmërues, dhe Torën si shpallje të Zotit. Islami nuk e sjellë në pyetje hebraizmin, por hebraikët, dhe këtë së pari lojalitetin e tyre ndaj ligjeve të Torës e pastaj edhe tërësinë e tekstit të Torës.

Vazhdo leximin!

E Dielë, 16 Gusht 2009, 21:44Shkruan: Ismail Raxhi El-Faruki

FILOZOFËT E FRYMËZIMIT HELENIST

Hyrje

Ka pasur tendenca që roli i filozofisë në Islam të reduktohet në aktivitetin e grupit të felasifëve (shumës prej fejlusuf, që është transkriptimi arab i fjalës greke philosophos). Ky redukim është plotësisht i gabuar dhe rrjedh nga paragjykimet. Është e vështirë ndarja e saktë e përdorimit të shprehjes felsefe (filozofia) nga shprehja hikme ilahijje (theosophia). Duket se, ndërkaq, pas Suhraverdiut "Suhraverdi, Shihabuddin Jahja" kjo shprehja tjetër më me dëshirë përdoret që të përcaktohet mësimi i urtakut, që është njëkohësisht filozof dhe mistik.

Vazhdo leximin!

E Dielë, 16 Gusht 2009, 21:41Shkruan: Henry Corbin

A është feja e mundur ?

Mund të pohojmë se, përgjithësisht, jeta fetare mund të ndahet në tri periudha: periudha e besimit (el-iman), e mendimit (el-fikr) dhe e zbulimit (el-istikshaf). Në periudhën e besimit, jeta fetare paraqitet si një for­më e disiplinës, të cilën duhet ta pranojë individi ose tërë populli si rend i pakusht pa kurrfarë konceptimi ra­cio­nal të domethënies dhe të cakut përfundimtar të këtij ren­di

Vazhdo leximin!

E Dielë, 16 Gusht 2009, 21:38Shkruan: Muhammed Ikball

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit