Amerikanët reformojnë islamin

Nuk ka dyshim se islami në gjendje tejet të ndezur, thellë është futur në konfliktin e brendshëm dhe të jashtëm lidhur me vlerat, identitetin dhe vendin e vet në botë. Versionet e konfrontuara garojnë për dominim shpirtëror dhe politik. Ky konflikt ka pasoja serioze dhe implikime ekonomike, shoqërore, politike dhe të sigurisë për pjesën tjetër të botës. Në pajtim me këtë, Perëndimi gjithnjë e më shumë përpiqet të pranojë, të kuptojë dhe të ndikojë në rezultatin e kësaj lufte.

Vazhdo leximin!

E Dielë, 16 Gusht 2009, 21:08Shkruan: Cheryl Benard

B r u n e j e t

Hyrje

Shteti Brunej “Shtëpia e paqës” (Negara Brunei Daru’s-selam) është sulltanat i vendosur në bregun veriperënduimor i ujdhesës Borneo. Në vitin 1987 Brunejet kishin 241.000 banorë të cilët, me shumicë, janë të koncentruar në kryeqendrën Bandar Seri Begawan dhe në disa qytete tjera. Sipas prejardhjes etnike shumicën e popullësisë e përbëjnë Malajët (66.6%), pastaj vijnë Kinezët (20%), vendasit (8.3%) dhe në fund pjesëtarët e grupeve tjera (7.1%). Prejardhja etnike kryesisht përcakton dhe përkatësinë fetare. Munslimanët përbëjnë 63.4% të popullësisë, budistët 14%, kristianët 9.7% kurse pjesëtarët e religjioneve tjera 12.9%.

Vazhdo leximin!

E Dielë, 16 Gusht 2009, 21:06Shkruan: Prof. dr. Fikret Karçiq

Implikimet e procesit global të sekularizmit

Duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se sekularizmi nuk është i kufizuar vetëm mbi botën e Perëndimit dhe së këndejmi duhet të dimë se përvoja e atij vendi dhe raporti kundrejt kësaj shfaqjeje në të vërtetë janë më këshillues për muslimanët. Islami në këtë rast nuk i ngjason kristianizmit, sepse sekularizmi, i cili, gjithashtu, në mënyrë të caktuar, sot është i pranishëm edhe në botën islame, nuk ka ndikuar dhe nuk do të ndikojë qenësisht në besimin tonë ashtu si ndikon ai në njeriun e Perëndimit.

Vazhdo leximin!

E Dielë, 16 Gusht 2009, 21:02Shkruan: Seyd Muhammed al-Naquib Al-Attas

X h a m i a - mësonjtorja e parë dhe më e vjetër -

Angazhimi shpirtëror i Arabëve para islamit ishte i kufizuar vetëm në poezi, që atëherë e arriti edhe lulëzimin e vet më të lartë. Njohuria e tyre në astronomi nuk ishte tjetër pos astrologji, kurse për njohjen e medicinës mos të flasim. Profesionet tjera të tyre ishin: studimi i gjurmave të njerëzve në rërë, prognoza atmosferike, duke u bazuar në re dhe drejtimet e erës, mohimi i të ardhmes etj., jo që nuk mund ta quajmë njohuri por edhe naïve. Të gjitha të mirat që mbështeteshin në mendjen e bijëve të shkretëtirës, me të cilën krenoheshin, mirë e ruanin dhe brezit të ri ia dorëzonin. Feja Islame, të cilën Arabët shpejt e pranuan, ua hapi fushat e reja të punës, për njohuri shum sferash.

Vazhdo leximin!

E Dielë, 16 Gusht 2009, 20:56

Të edukosh e të arsimosh

Një parabollë e njohur që e shënojnë librat e lashta fletë se në një debatë në prani të vet halifit janë kontestuar filozofët dhe ulemaja rreth asaj çka do të dominojë në qenien njerëzore, natyra apo arsimimi, trashëgimia fisnore apo edukimi, gjaku në damar apo djersa në bangat shkollore.

Vazhdo leximin!

E Dielë, 16 Gusht 2009, 20:52Shkruan: Enes Kariq

Fuqia dhe pafuqia e shkencës në kritikën e religjionit

Çfarëdo që ne mendojmë mbi religjionin – qoftë ai “fëmijë i padijes”, “pjesërisht shprehje e mjerimit real, e pjesërisht protestë kundër mjerimit real”, “opium i popullit”, “psherëtimë e krijesës së shtypur”, “shpirti i botës pa zemër”, “vetëndërdije dhe vetëndjenjë” e njeriut që veten ose ende nuk e ka arritur ose veten tashmë përsëri e ka humbur, “vetëdije e bastardhuar mbi botën”, “teoria e përgjithshme e botës”, “kompendiumi i tij enciklopedik”, “logjika e tij në formën popullarizuese”, “entuziazmi i tij”, “sanksioni i tij moral”, “plotësimi i tij solemn”, “shkaku i tij i përgjithshëm i ngushëllimit dhe arsyetimit”, “sendërtim fantastik i qenies njerëzore”, “lumturia iluzore e popullit”, “dielli iluzor”, “aroma shpirtërore”1) një fakt këmbëngulësisht na tërheq vëmendjen që të jemi objektiv: religjioni po jeton. Kjo është ajo që i gëzon besimtarët, i huton profetët e shkatërrimit të tij dhe i zemëron aktivistët ateistë.

Vazhdo leximin!

E Dielë, 16 Gusht 2009, 20:48Shkruan: Gjuro SHUSHNJIQ

Përçarja dhe pasojat e saj

Perkthim i kapitullit nga: Muharrem Omerdiq, Razdor i njegove posljedice, në veprën: Zhivjeti u Islamu, Stamboll, 1995, fq. 161 - 180. Përktheu: Nexhat S. Ibrahimi.)

Vazhdo leximin!

E Dielë, 16 Gusht 2009, 20:44Shkruan: Muharrem Omerdiq

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit