Menu:
 
Navigatori i Kur'anit:
 
 
Kontakti
Name:

Email Adresa:

Mesazhi juaj:

Index -> Femra dhe Familja muslimane ->

POLIGAMIA


Dr. Zakir, Abdul-Karim Naik

Poligmia nënkupton sistemin martesor perms se ciles një person ka me shumë se një basjkeshorte.Poligamia është dy lloje.Njeri lloj është poligjenia ku një burr martohet me shumë se një grua,ndersa tjetri lloj është poliandria ,kur nje grua martohet më shumë se një burr.Në Islam poligjenia e kufizuar është e lejuar perderisa poliandria plotesisht është e ndaluar.
Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati


POLIGAMIA


Pyetje: Pse është e lejuar në Islam qe nje burr te ketë më shumë se një grua? Pse është poligamia e lejuar ne Islam?

Pergjigjja: 1.Definicioni i Poligamisë.

Poligmia nënkupton sistemin martesor perms se ciles një person ka me shumë se një basjkeshorte.Poligamia është dy lloje.Njeri lloj është poligjenia ku një burr martohet me shumë se një grua,ndersa tjetri lloj është poliandria ,kur nje grua martohet më shumë se një burr.Në Islam poligjenia e kufizuar është e lejuar perderisa poliandria plotesisht është e ndaluar.

Tani te kthehemi tek pyetja e parë,pse është e lejuar që një burr të ketë më shume se një grua?

2.Kur'ani është libri i vetem i shenjte ne bote që thotë ,"martoni vetem një".Kur'ani është i vetmi liber religjioz,në fytyr te tokes, që permban frazen,"martoni vetem një".Nuk ka tjeter libër fetar që e mëson njeriun që të ketë vetëm një grua. Në asnjerën nga librat tjerë religjioz ,qofte ajo Veda, Ramajana, Mahabharata, Githa, Telmudi apo Bibla, nuk gjenë kufizime ne numrin e grave .Dhe sipas ketyre skripteve religjioze ,një mund të i martoj aq sa te deshiron ai. Dhe krejt vonë ,priftet hinduist dhe Kisha Kristiane bene kufizim ne numrin e grave.

Shumë personalitete hinduiste ,sipas librit të tyre te shenjte kanë pasur gra me nje numer te shumefisht.Mbreti Dashrat, babai i I Ramas, ka patur më shumë se një grua. Në kohët e hershme ,kristianet ishin te lejuar që te kene po aq gra sa të deshironin, perderisa Bibla nuk parashihte kufizim në numrin e grave. Dhe ishte para pak shekujsh kur Kisha vendos kufizime ne numrin e grave per një burr.

Poligjenia është e lejuar ne Judaizëm. Bazuar në ligjin e Telmudit, Abrahami ka patur tri gra, ndersa Solomoni ka patur qindra gra. Praktikimi i poligjenisë ka vazhduar deri ateherë kur Rabbi Gersom ben Jehuda (960 deri ne 1030…) nxjerr një dekret kunder saj. Komunitetet judaiste sefardike qe jetojne neper vende muslimane kanë vazhduar t'a praktikojne atë deri vone ne vitin 1950, kur nje Kryerabin i Izraelit publikon një ndales që të maertohet me shume se një grua.



3.Hinduset janë më shumë poligamik sesa muslimanet.

Në raportin e Komitetit per Statusin e Gruas ne Islam;i publikuar më 1975 permendet ne faqet 66 dhe 67 se perqindja e martesave poligamike ndermjet viteve 1951 dhe 1961 ishte 5.06% ne mesin e Hinduseve dhe vetem 4.31% ne mesin e Muslimaneve.Sipas ligjit Indian vetem muslimante jane te lejuar të kenë me shumë se një grua.Pavarësisht nga të qenurit ilegal per Hinduset, ata kane gra me numer te shumëfisht me shume se sa muslimanet .Më herët ,nuk kishte kufizim madje edhe tek burrat hinduist autoritativ ,ne numrin e grave te lejuara.Dhe ishte krejt vonë më 1954,kur Akti Martesor Hinduist behet legal apo i lejuar per Hinduset që të kenë më shumë se një grua.Dhe tani është ligji Indian ai që benë kufizimin e një Hindusi per të patur më shumë se një grua dhe assesi nuk ishin skripturat Hinduse (librat e tyre të shenjte). Na lejoni tash qe ta analizojme pse Islami lejon një burr që të ketë më shumë se një grua.



4.Kur'ani lejon poligjeninë e kufizuar.


Sikurse e permendur më parë ,Kur'ani është libri i vetem i shenjtë
në fytyrë të tokës që thotë:"Martoni vetem një".Konteksti dhe kuptimi i kesaj fraze gjendet në Kur'anin famëlartë ,ne suren En-Nisa:

"Në qoftë se frikoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj bonjakeve,atëherë martohuni me ato gra që ju pelqejnë;me dy,tri e me katra.E nëse i frikoheni padrejtësisë(ndaj tyre)atëherë vetëm me një,ose (martohuni)me ato që i keni nën pushtetin tuaj(robëreshat).Ky (përkufizim)është më afer që të mos gaboni. (En-Nisa, 3).

Para se kur'ani të shpallej ,nuk kishte ndonje kufizim për poligjenin dhe kishte te drejt që një burr te kete numer të grave po sa të deshiron ai,keshtu disa arrinin madje edhe ne qindra në numrin e tyre. Islami i jep njeriut të drejten të martoi dy,tri apo kater gra,vetëm nën kushtin dhe premtimin që ai të sillet në menyre të drejtë me to.Nën te njejtin kapitull Suretu En-nisa ajeti 129 thotë:

"Ju kurrsesi nuk do të mund ta mbani drejtësinë mes grave edhe nëse perpiqeni,pra mos anoni plotësisht nga ndonjëra e të lini tjetren të si të varur.E nëse permirësiheni dhe ruheni(padrejtësisë),Allahu ju falë dhe ju mëshiron." (En-nisa, 129).

Si rezultat poligjenia nuk është nje normë por një perjashtim.Shumë njerëz jane nën miskonceptin e te menduarit se është obligative për një Musliman që të martoj më shume se një grua.Ne pergjithesi Islami ka pesë kategori të të urdheruarave dhe te ndaluarave :

(i). " Fard" – obligative,detyrueshme

(ii) " Mustehab" e rekomanduara apo e preferuara

(iii)"Mubah" e lejuara e pranuara;

(iv)"Mekruh" jo e rekomanduar,jo e preferuara;

(v) "Haram" e ndaluara,jo e lejuara

Poligjenia i takon kategorisë se tretë nën gjerat që janë mubah, parimisht të lëjuara. Nuk mund të thëmi se një musliman i cili i ka dy,tri apo kater gra është më i mirë krahasuar me atë që e ka vetëm një.


5.Përqindja e numrit të femrave në ketë periudh kohore është më e
lartë se e meshkujve.

Meshkujt dhe femrat janë të lindur përafersisht më të njejtat proporcione. Mirepo një fëmijë femër ka më shumë imunitet se sa një mashkull.Për ketë arsye ,gjatë periudhes pediatrike ka me shumë raste vdekjesh në mesin e meshkujve se sa të femrave.

Përgjate luftërave,numri i njerëzve të vdekur në to është shumë më i madh i meshkujve se sa i femrave.Po ashtu më shumë meshkuj vdesin gjatë aksidenteve dhe sëmundjeve të nryshme .Keshtuqë perqindja e femrave në keto periudha është shumë më e lartë se e meshkujve,dhe në cdo kohe mund të gjenë me shume të veja(nga femrat) se sa të vej (nga meshkujt).


6. India ka numrin e popullsisë të meshkujve më të lartë bazuar në fiticidin dhe infantcidin e femrave. India është njera nga vendet e pakëta që ka numrin e populsisë me të vogel tek femrat krahasuar më meshkujt.Arsyeja qëndron tek fakti se perqindja e lartë e infanticidit(mbytjes, gjate periudhes foshnjeore të tyre) të femrave,dhe faktit se më shume se një million e fetuseve femrore janë të abortuara ne cdo vit në ketë vend,pasi që ato të jenë të identifikuara që janë femra.Nëse kjo praktik djallëzore do te ndalohej, atëherë India gjithashtu do të ketë perqindjen e numrit të femrave shumë më te lartë se sa të meshkujve.



7. Perqindja e popullates në botë gjithandej është më e lartë tek femrat se sa tek meshkujt.


Në SHBA, gratë ua kalojnë burrave në perqindje më 7.8 milion .Nju Jorku vetëm ka një million më teper femra krahasuar me meshkujt,dhe popullata mashkullore e këtij vendi një e treta janë homoseksualistë. SHBA-të si terësi kanë më shumë se 25 milion homoseksualë dhe lesbjanka .Kjo nënkupton qe keta njerëz nuk shpresojnë të martojnë gra.Britania e Madhe ka 4 milion më shumë femra krahasuar ne numrin e meshkujve.Gjermania ka 5 milion më shume femra se sa meshkuj .Rusia ka 9 milion më shumë femra ne krahasim me meshkujt.Dhe vetem Zoti e di se sa million tjerë ne Bote jane më shume femra ne krahasim me numrin e meshkujve.



8.Kufizimi i secilit njeri që të ketë vetëm një grua nuk është praktike.


Madje edhe nese secili njeri martohet vetëm me nje grua,akoma do të gjenden më shumë se 30 milion femra në SHBA që nuk do te kenë mundesinë të kenë bashkëshort(duke patur parasysh edhe faktin edhe se Amerika ka rreth 25 milion homoseksualë dhe lesbianka).Po ashtu mbi 4 milion do të gjendeshin në Britaninë e Madhe ,rreth 5 miloin në Gjermani ,dhe 9 milion në Rusi ,femra keto që nuk do te kenë mundesinë të kenë bashkëshort.Paramendo ndodh që motra ime te jetë njera nga gratë e pamartuara që jetojnë në Amerikë,apo supozo të jetë motra jote njera nga gratë e pamartuara në Amerikë.Opcionet e mundshme për të janë martesa me një burr i cili veq është i martuar apo të shenderrohet në:"pronë publike".Ata te cilet janë modest do te mendonin per të parin. Në shoqerit perendimore,është më se normale per një njeri të kete dashnore apo lidhje dashurie jashtamartesore ne një numer të dyfisht,me c'rast gruaja i paraprinë nje jetë të felliqur dhe të pambrojtur.Po e njejta shoqeri ,megjithatë, nuk mund ta pranoj një njeri që ka më shume se një grua,me c'rast kesaj gruaje i garantohet nderi,dinjiteti dhe pozita e saj në shoqeri drejt nje jetë te mbrojtur e të ruajtur. Në mes dy zgjidhjeve të një gruaje( e cila nuk mund të gjej një bashkeshort)ose të martoj një burr i cili veq ka nje grua,apo te shenderrohet ne "prone publike",Islami preferon që t'i ruhet nderi dhe pozita e gruas duke lejuar zgjidhjen e parë dhe duke e ndaluar dhe mos e lejuar ketë të dyten..Ka edhe shumë arsye tjera të ndryshme pse Islami e ka lejuar poligjeninë e kufizuar ,mirëpo qellimi kryesor është qe të mbrohet modestia e femres.


Nga: Dr. Zakir, Abdul-Karim Naik "20 Most Common questions about Islam".


Përgatiti në shqip : Imran Rasimi



E Dielė, 16 Gusht 2009; 17:49


Kerko:

 
Ju rekomandojmë :
 
Akaid dhe Fikh Islam:
 
Të përhershme:
 
Prezantime (Powerpoint)
 
Ilahi:
» Zeriislam.com nuk qëndron domosdoshmërisht pas çdo teksti të autorëve «
Copyright © ZeriIslam 2005-2009
Free counter and web stats