Menu:
 
Navigatori i Kur'anit:
 
 
Kontakti
Name:

Email Adresa:

Mesazhi juaj:


PĖRHAPJA E ISLAMIT NĖ MESIN E TĖ KRISHTERĖVE TĖ TURQISĖ EVROPIANE

Thomas W. Arnold

E Dielė, 16 Gusht 2009; 22:59

Raporti i Turqëve ndaj shtetasve të krishterë ka qenë në shenjë të tolerancës fetare



Per herë të parë emri i Turqëve osanlinj është dëgjuar në Evropën perëndimore kah fillimi i shekullit XIII. Ata - atëherë kanë qenë pesëdhjetë mijë - kanë ikur para Mongolëve. Më në fund i erdhën në ndihmë sulltanit të Konjës, dhe i kanë kryer shërbime në luftë kundër Mongolëve Bizantinas. Për këtë arsye iu janë dhënë disa vise në anën veriperëndimore të Azisë së Vogël. Ja këtu ka qenë boshti i shtetit i cili në ardhmëri ka marrë formën e Mbretërisë Osmane, e cila, duke i gëlltitur një nga një shtetet e vogla të Turqëve Selxhukë, është hedhur në anën evropiane dhe deri sa në vitin 1683/1090 H. para Vienës nuk i është vënë pengesa shtrirjes së saj të mëtejme, ia ka bashkangjitur shtetit të vet mbretëri pas mbretërise.1)

Ju rekomandojmë :
 
Të përhershme:
» Zeriislam.com nuk qëndron domosdoshmërisht pas çdo teksti të autorëve «
Copyright © ZeriIslam 2005-2009
Statistikat