KËMBIMI NDËRKOMBËTAR

Ndikimi i faktorit Tokë

Vështruar në këndin ekonimik kësajë pyetje mund ti përgjigjet më së miri “pamundësia që të gjitha burimet natyrore(nwntokwsore dhe mbitokwsore) të jenë të lëvizshme nga njw vend nw tjetwrin”. Këtu bëjnë pjesë mineralet nëntokësore që janë të shpërndara në pjesë të ndryshme të tokës(gazi natyror, nafta, metalet etj), pjesët tokësore të përshtatshme për zhvillimin e Bujqësisë, bimët e ndryshme në vende të ndryshme, dhe të tjera.
Po të ishte kjo mundësi që në të gjithë tokën të gjindeshin të gjitha mineralet, atëhetë nuk do të paraqitej nevoja që të ekzisonte këmbimi ndërkombëtar dhe nevoja e bashkëpunimit tregtarë që për ne është e njohur si “Tregtia e Hapur” do te ishte e zbehur.
Dhe kjo mund të jet një shkak mjaft i fuqishëm që Zoti i madhërishëm nuk e pasuroi secilën pjesë të tokës me të gjitha mineralet nëntokësore dhe pasuritë tjera mbitokësore.

Shembull tipik i këmbimit ndërshtetëror

Rusia është e detyruar që të bashkëpunoi me Shtetet e Bashkuara tëAamerikës për plotësimin e nevojave të popullsisë së sajë me ushqim, përshkak të pamundësisë së kultivimit të mjaftueshmë të Grurit në Rusi, qoftë nga kufizimi që vie nga toka jopjellore apo klima e papërshtatshme në vende të ndryhme, nevoja tjetër e bashkëpunimit është nevoja e bashkpunimit të Evropianëve me Rusët për importimin e gazit natyror nga Rusia.
Ose shembulli i Irakut që është vend i përshatshëm dhe me potenciale të mëdha për eksport të naftës në shtete të ndryshme përshkak të pasurive të mëdha me naftë që posedon një pjesë e këtij vendi.

Ndikimi i faktorit Klimë

Klima e ndryshme në pjesë të ndryshme të tokës (tropikale,subtropikale etj)është një faktorë tjetër që zë vend me rendësi në aspektin e këmbimit ndërkombëtarë.
Kjo mund të shpjegohet më së miri tek:
1. Bimët e ndryshme të cilat zhvillohen në vende të ndryshme (këtu zënë vend pershembull Bananeja e cila ka mundësi të zhvillohet vetëm në vende të nxehta, dhe përmes këmbimin ndërkombëtarë krijohet mundësia që kjo bimë të shijohet edhe nga njerëzit që jetojnë në vende më pakë të nxehta, si dhe shume bimët te tjera shëruese),
2. Në turizëm si atij dimërorë(skijim etj) dhe atij verorë, me të cilë krijohet intersi i përbashkët i këmbimit të mjeteve monetare me shërbimet, në përceptim më të përfërt me dobishmërinë që arrijnë ta shijojnë nga ato të mira natyrore.

Ndikimi i faktorit Ujë

All-llahu xh.sh. krijoi “Ujin” si faktor që zë vend shumë me rëndësi qoftë vitale por edhe në aspektin ekonomik të ezistimit të këmbimi ndërkombëtar, dhe me këtë rast krijon lidhje të fuqishme dhe me interesa të përbashkëta në mes popujve.
Kjo është e mundur përmes eksportit që realiohet me pesha shumë të rënda përmes anijeve ndërmjet shteteve dhe që realizojnë profit miliarda dollarësh, turizmit (lëvizjet e popullatës ndërmjet shteteve me qëllim rekreacioni), përdorimin e gjallesave nënujore për ushqim dhe shitja e tyre sidomos në vendet turistike me cmime shum të shtrenjëta, dhe që krijon norma pozitive në arkëtimet buxhetore të shtetit, dhe që reflektohet direkt edhe në standardin jetsorë të të punësuarve.
Dhe për fund konkluzion i të gjithë kësaj është se këta faktorë krijojnë nevojën e bashkëpunimit në mes njerëzve dhe krijimin e raporteve më të mira ndërnjerëzore; arritjen e dobishmërisë dhe knaqësisë nga shijimi i të mirave natyrore dhe realizimin e profitit, e që kjo reflektohet në ngritjen e të të ardhurave për kokë banori, dhe përmirësimin e kushteve për një jetë më të mirë te njerëzve.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme