Udhëheqësi Ali Pash Tepelena ishte përgatitësi i Kryengritjes greke për të fituar pavarësinë. Ai në çifligun e tij përgatiti ushtarakët dhe gjeneralët e Revolucionit të 1821 që përfundoj me Pavarësinë e Greqisë. Por figura e këtij Veziri të Sulltanit që bëri përpjekje për shkëputjen e Vilajetit të Janinës nga Perandoria Osmane dhe themelimin e shtetit të tij nuk është zbardhur ende. Janë me qindra libra që shkruajnë për jetën, bëmat, intrigat e Ali Pashait që nuk kanë dalë në dritë.Pak kohë më parë dr. Irakli Koçollari na solli në dritë një poemë të panjohur që i kushtohej Ali Pash Tepelenës. Sipas studiuesit Koçollari kjo poemë është mbajtur shënim nga francezi Emile Legrand në vitin 1873 i cili gjendej me punë në Athinë.

Emile Legrand është njëri nga neohelenistët francez që është marrë me studimin e gjuhës së re greke, por edhe me letërsinë e shqiptarëve të Greqisë. Ai në vitin 1912 ka botuar librin: “BIBLIOGRAFIA E BOTIMEVE SHQIPTARE NGA SHEK.V-XIX”, e cila është botim i Bibliotekës Universitare të Parisit.Gjatë kërkimeve në arkivat greke ndesha një libër të vitit 1871 të këtij studiuesi. Titulli i libri është: “COLLECTION DE MONUMENTS POUR SEHVIR A L’ETUDE DE LA LANGUE NEO-HELLENIQUE nr.18- GENEALOGIE D’ALI PACHA” (Përmbledhje e Monumenteve për të shërbyer mbi studimin e gjuhës së re grek, nr.18 – Gjenealogjia e Ali Pashait). Libri fillon me një parathënie të Emile Legrand mbi poemën që i kushtohet Gjenealogjisë së Ali Pash Tepelenës, ngjitjen e tij në frontin e Vezirit të Janinës, lidhjet e ngushta me nënën e tij Hankon, këshillat e saja etj.Siç shkruan Legrand këtë poemë e ka njohur nga profesor z. Brunet de Presle që i kishte mësuar gjuhën e re greke. Poema është sjellë në Francë nga z. Grasset, agjent konsullor i Francës në Epir. Për fat të keq autori ka mbetur anonim, por Emile Legrand bënë vlerësimet më të larta nga ana e krijimtarisë letrare.Në këtë libër janë botuar edhe disa vargje në gjuhën shqipe që i kushtohen vdekjes tragjike të Ali Pash Tepelenës.

Vargjet e shkruar në gjuhën shqipe me alfabetin grek tregojnë çastet kur mbërrin ushtria e sulltanit dhe i bëjnë thirrje Aliut plak të dorëzohet.Sipas Emil Legrand vargjet në gjuhën shqipe janë gjetur në dorëshkrimet e konsullit M.Grasset. Sipas Legrandit këto vargje duhet të jenë pjesë të ndonjë kënge e cila në libër është përshtatur edhe në gjuhën greke nga ndonjë shqiptar. Si do të që jetë kemi të bëjmë me një libër që përmban vlera të larta për letërsinë dhe historinë shqiptare.

Siç kam thënë vite më parë një pjesë e mirë e pasurisë historike dhe letrare të shqiptarëve fshihet nëpër bodrumet e bibliotekave greke. Shqiptarët e Greqisë të shek.XIX kanë shkruar shumë libra në gjuhën shqipe, por ende nuk kanë dalë në dritë. Ndoshta shqiptarët që grekët i thërrasin arvanitas kanë shkruar më shumë se arbëreshët e Italisë, por për fat të keq letërsia e tyre shumë pak është studiuar. Libri ka edhe një kapitull mbi Monumentet Arkeologjike në Greqi, autor i së cilës është CH.GIDEL.

Më poshtë po sjellim të transkriptuar vargjet që janë në libër në gjuhën shqipe me alfabetin grek.

MBYLLJA E ALI PASHAIT

Ditne novruzit erdhi haberiMe gazep vjen RumëliaTë përpiqi si ësh nderiSi na e napi Perëndia.Kjo kalaja me bëndenjaShum asqeri që mbilltu ri brenda.Ali Pasha TepelenaSeç lëfton me nji padishahiAferim moj kulla shëraviÇë ruan kalain anembaniTrimëri gai bëri ishpatiMahmut bei allamanE beni selam HrushitiTë më prej mua plakSe unë jam veziriSulltan HamititSe ti më bjerItlah fermaniJu, begleri Anatolisi,I bëni rixhan Rumelisi.Se un jam veziri i ShqipurisiJu, xhohandari ju, ndevambi,Shikoki se dot më kujtoni,Kur tju shan Hasan bei VrioniPre mua hiç do thoni:“Sheh Islamin me PatriakutKale xun te mbretëriaVall ishtë ga ill PerëndiaSe të prun Ali pashani;”

Burimi i lajmit është agjencia INA