Menu:
 
Navigatori i Kur'anit:
 
 
Kontakti
Name:

Email Adresa:

Mesazhi juaj:

Index -> Shkrime tė bashkėpunėtorėve ->

Mrekullia matematikore e sures En-Nas


Jusuf Zimeri

Sureja En-Nas është sureja e fundit e radhitur në Kur’an, respektivisht sureja e 114 e Kur’anit. Kjo është sureja me të cilën përmbyllet Kur’ani. Atëherë a ekziston ndonjë sekret që Kur’ani të përmbyllet me këtë sure që dëshmon se radhitja e Kur’anit është nga Allahu xh.sh., apo e tërë kjo është rastësi, siç, ndoshta, pretendon dikush. Kjo është sureja për të cilën Pejgamberi s.a.v.s. i kishte thënë Ibni Abasit: “O Ibni Abbas, a nuk dëshiron të të informoj për më të mirën me të cilën mbrohen mbrojtësit? Tha: Po si jo, o i Dërguari i Allahut! Pejgamberi a.s. tha: Kul eudhu birab-bil feleki dhe Kul eudhu birab-bin-nasi.”
Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati


Kjo sure e Kur’anit Fisnik, kryesisht na mëson se si duhet mbrojtur nga djalli (Iblisi) dhe e keqja e tij. Mrekullia e kësaj sure përfitohet me numrin karakteristik që e përforcon Islami përmes Kur’anit Famëlartë e që është numri shtatë, pra (shtatë qiej, shtatë toka, shtatë ditë, shtatë tavafe, etj). Ndoshta këtu qëndron sekreti se, gjatë haxhit, haxhiu e gjuan djallin shtatë herë me nga shtatë gurë që bëjnë gjithsej 49 gurë (7 x 7 = 49). Tani të shohim të vërtetën e numrit 49 përmes sures En-Nas, sure kjo që në aspektin tematik ka lidhje me gjuajtjen e gurëve në Mina, dhe atë përmes tri të vërtetave shkencore që bindshëm vërtetojnë se Kur’ani është fjalë e Allahut xh.sh.

 

E vërteta e parë

 

Kjo sure sikur edhe suret e tjera përbëhet prej shkronjave dhe quhet En-Nas. Andaj nëse analizojmë përsëritjen e këtyre shkronjave në këtë sure do të shohim se këtu bëhet fjalë për mrekulli matematikore dhe shkencore. Ta marrim fjalën En-Nas, që është edhe emri i kësaj sure: Elifi ( ا ) që është shkronja e parë e kësaj sure, përsëritet 18 herë, kurse lami ( ل ) që është shkronja e dytë e emrit të kësaj sure përsëritet 12 herë; shkronja Nun ( ن ) si shkronja e tretë e emrit të kësaj sure, përsëritet 9 herë, kurse shkronja sin ( س ) si shkronja e fundit e emrit të kësaj sure përsëritet 10 herë. Në fund, pra numri i këtyre shkronjave të përmendura në këtë sure është 49 herë ( 18 + 12 + 9 + 10 = 49). Tani na bëhet i qartë roli i numrit se pse 49 herë e gjuajmë shejtanin me 49 gurë duke qenë në Haxh, ku po aq herë përmes kësaj sure Allahu xh.sh. na mëson se si duhet mbrojtur nga djalli.

 

E vërteta e dytë

 

Nëse i bëjmë një analizë sures së parë të radhitur në Kur’an, me të cilën fillon Kur’ani, e që është sureja El-Fatiha, gjejmë se lidhshmëria mes sures së parë El-Fatiha dhe sures së fundit En-Nas është e çuditshme. Meqë sureja En-Nas është sure ku Allahu xh.sh. na mëson se si duhet të mbrohemi nga djalli dhe të ligat e tij, sureja El-Fatiha ka zbritur që të na informojë se kush është Allahu xh.sh. dhe si duhet falënderuar Atë për mëshirën e Tij, si duhet adhuruar Atë dhe se vetëm prej Tij duhet kërkuar ndihmën. Nëse hulumtojmë në shprehjen “All-llah” brenda sures El-Fatiha, gjejmë se shkronjat e kësaj shprehje përsëriten gjithashtu 49 herë. Ja si shkoqitet kjo: Elifi ( ا ) që është shkronja e parë e fjalës All-llah, përsëritet në këtë sure 22 herë, shkronja Lam ( ل ) si shkronja e dytë e fjalës All-llah, po ashtu, përsëritet në këtë sure 22 herë, kurse shkronja Ha, ( هـ ) përsëritet 5 herë, e gjithsejtë bëjnë 49 herë (22 + 22 + 5 = 49).

 

E vërteta e tretë

 

Deri tani pamë mrekullinë në shkronja, por a mund të ketë mrekulli edhe në fjalë mes këtyre dy sureve. Nëse e lexojmë suren El-Fatiha si sureja e parë në Kur’an, vërejmë se përbëhet prej 29 fjalëve, kurse kur lexojmë suren En-Nas, si sureja e fundit në Kur’an gjejmë se përbëhet prej 20 fjalëve, që gjithsej bëjnë 49 fjalë. Këtu, gjithashtu, na bëhet e qartë se pse dijetarët muslimanë Bismil-lahin nuk e konsideruan si ajet i sures El-Fatiha.

 

Falënderimet i takojnë Allahut Jusuf ZimeriSureja En-Nas është sureja e fundit e radhitur në Kur’an, respektivisht sureja e 114 e Kur’anit. Kjo është sureja me të cilën përmbyllet Kur’ani. Atëherë a ekziston ndonjë sekret që Kur’ani të përmbyllet me këtë sure që dëshmon se radhitja e Kur’anit është nga Allahu xh.sh., apo e tërë kjo është rastësi, siç, ndoshta, pretendon dikush. Kjo është sureja për të cilën Pejgamberi s.a.v.s. i kishte thënë Ibni Abasit: “O Ibni Abbas, a nuk dëshiron të të informoj për më të mirën me të cilën mbrohen mbrojtësit? Tha: Po si jo, o i Dërguari i Allahut! Pejgamberi a.s. tha: Kul eudhu birab-bil feleki dhe Kul eudhu birab-bin-nasi.”Kjo sure e Kur’anit Fisnik, kryesisht na mëson se si duhet mbrojtur nga djalli (Iblisi) dhe e keqja e tij. Mrekullia e kësaj sure përfitohet me numrin karakteristik që e përforcon Islami përmes Kur’anit Famëlartë e që është numri shtatë, pra (shtatë qiej, shtatë toka, shtatë ditë, shtatë tavafe, etj). Ndoshta këtu qëndron sekreti se, gjatë haxhit, haxhiu e gjuan djallin shtatë herë me nga shtatë gurë që bëjnë gjithsej 49 gurë (7 x 7 = 49). Tani të shohim të vërtetën e numrit 49 përmes sures En-Nas, sure kjo që në aspektin tematik ka lidhje me gjuajtjen e gurëve në Mina, dhe atë përmes tri të vërtetave shkencore që bindshëm vërtetojnë se Kur’ani është fjalë e Allahut xh.sh.E vërteta e parëKjo sure sikur edhe suret e tjera përbëhet prej shkronjave dhe quhet En-Nas. Andaj nëse analizojmë përsëritjen e këtyre shkronjave në këtë sure do të shohim se këtu bëhet fjalë për mrekulli matematikore dhe shkencore. Ta marrim fjalën En-Nas, që është edhe emri i kësaj sure: Elifi ( ا ) që është shkronja e parë e kësaj sure, përsëritet 18 herë, kurse lami ( ل ) që është shkronja e dytë e emrit të kësaj sure përsëritet 12 herë; shkronja Nun ( ن ) si shkronja e tretë e emrit të kësaj sure, përsëritet 9 herë, kurse shkronja sin ( س ) si shkronja e fundit e emrit të kësaj sure përsëritet 10 herë. Në fund, pra numri i këtyre shkronjave të përmendura në këtë sure është 49 herë ( 18 + 12 + 9 + 10 = 49). Tani na bëhet i qartë roli i numrit se pse 49 herë e gjuajmë shejtanin me 49 gurë duke qenë në Haxh, ku po aq herë përmes kësaj sure Allahu xh.sh. na mëson se si duhet mbrojtur nga djalli.E vërteta e dytëNëse i bëjmë një analizë sures së parë të radhitur në Kur’an, me të cilën fillon Kur’ani, e që është sureja El-Fatiha, gjejmë se lidhshmëria mes sures së parë El-Fatiha dhe sures së fundit En-Nas është e çuditshme. Meqë sureja En-Nas është sure ku Allahu xh.sh. na mëson se si duhet të mbrohemi nga djalli dhe të ligat e tij, sureja El-Fatiha ka zbritur që të na informojë se kush është Allahu xh.sh. dhe si duhet falënderuar Atë për mëshirën e Tij, si duhet adhuruar Atë dhe se vetëm prej Tij duhet kërkuar ndihmën. Nëse hulumtojmë në shprehjen “All-llah” brenda sures El-Fatiha, gjejmë se shkronjat e kësaj shprehje përsëriten gjithashtu 49 herë. Ja si shkoqitet kjo: Elifi ( ا ) që është shkronja e parë e fjalës All-llah, përsëritet në këtë sure 22 herë, shkronja Lam ( ل ) si shkronja e dytë e fjalës All-llah, po ashtu, përsëritet në këtë sure 22 herë, kurse shkronja Ha, ( هـ ) përsëritet 5 herë, e gjithsejtë bëjnë 49 herë (22 + 22 + 5 = 49).E vërteta e tretëDeri tani pamë mrekullinë në shkronja, por a mund të ketë mrekulli edhe në fjalë mes këtyre dy sureve. Nëse e lexojmë suren El-Fatiha si sureja e parë në Kur’an, vërejmë se përbëhet prej 29 fjalëve, kurse kur lexojmë suren En-Nas, si sureja e fundit në Kur’an gjejmë se përbëhet prej 20 fjalëve, që gjithsej bëjnë 49 fjalë. Këtu, gjithashtu, na bëhet e qartë se pse dijetarët muslimanë Bismil-lahin nuk e konsideruan si ajet i sures El-Fatiha.Falënderimet i takojnë Allahut




E Martė, 12 Tetor 2010; 22:45


Kerko:

 
Ju rekomandojmë :
 
Akaid dhe Fikh Islam:
 
Të përhershme:
 
Prezantime (Powerpoint)
 
Ilahi:
» Zeriislam.com nuk qëndron domosdoshmërisht pas çdo teksti të autorëve «
Copyright © ZeriIslam 2005-2009
Free counter and web stats