Islami dhe terrorizmi

Se disa Myslimanë janë të angazhuar në akte terrorizmi nuk ka dyshim. Por këto akte nuk janë të kufizuara vetëm për myslimanët. Terrorizmi vjen nga secili religjion. Sidoqoftë, kur janë në pyetje Myslimanët, imediat më të popullarizuara zakonisht kanë dëshirë të përdorin termin Terroristët Islamik apo Terrorizmi Islamik duke lënë të kuptohet sikur terrorizmi është i lidhur me Islamin.
Si Myslimanë Amerikanë, është obligimi ynë të paraqesim fotografi të vërtetë për Islamin, se Islami nuk mëson për terrorizmin në asnjë rrethanë. Ndalon mbytjen e civilëve të pafajshëm. Libri i shenjtë i Islamit, Kurani thotë: “Nëse dikush mbyt ndonjë person të pafajshëm… do të konsiderohet sikur të ketë mbytur tërë njerëzimin.
Andaj, kush janë këta Myslimanë të cilët kryejnë akte të tilla të tmerrshme në emër të Islamit? Është e qartë nga citati i mësipërm i Kuranit se ata nuk e ndjekin Islamin e vërtetë. Prandaj, ata nuk janë të drejtuar nga Islami por nga motive të tjera (të tilla si urrejtja apo hakmarrja) për të kryer akte terrorizmi.
Myslimanët në të gjithë botën, pa varësisht se cilës gjuhë i takojnë, përshëndesin njëri tjetrin (dhe të tjerët) duke përdorur fjalë Arabe, Es-selamu Alejkum që do të thotë: Paqja qoftë mbi ju. Nuk ka dyshim se disa Myslimanë, duke përdor këtë përshëndetje mirëdashëse, bartin qëllime të këqija në zemrat e tyre. Libri i shenjtë i Islamit, Kur’ani, i dënon njerëz të tillë si vijon: “Pse e thoni atë të cilën nuk e praktikoni?” Andaj, Myslimanë të tillë nuk përfaqësojnë Islamin. Islami nuk ka të bëjë me ata të cilët kryejnë akte terrorizmi.
Andaj, është mençuri të dallohen Myslimanët nga Islami. Sikurse aktet e terrorizmit të kryera nga të Krishterët nuk mund ti atribuohet Krishterimit, po ashtu aktet e terrorizmit të kryera nga Myslimanët nuk duhet ti atribuohet Islamit apo mësimeve të tij.
Ekziston një ndjenjë e përhapur në Perëndim, po ashtu e “arsyeshme”, se Islami është religjion shtypës dhe “fondamental”. Por ky konstatim vije në saje të perceptimit të gabuar të Islamit, fatkeqësisht, si pasoje e praktikimit të Islamit nga disa vende Islame veçanërisht nga Arabia Saudite, Irani dhe së fundi Afganistani.

A e praktikojnë këto vende Islamin ashtu sikurse pretendojnë? Kur’ani, (pa mëdyshje dhe pa kushte) thotë: “Nuk ka detyrim në fe.” Sidoqoftë, ne shohim të gjitha llojet e dhunës në këto vende. (lloji I Islamit të Talebanëve p.sh. detyron meshkujt të rrisin mjekrën (në gjatësi të caktuar) dhe gratë të mbulohen nga koka deri në shputë; ndalon predikimin e feve tjera, etj.) Njerëzit nga këto vende janë të privuar nga shumica e të drejtave të njeriut. Ata janë të frikësuar të shprehin mendimet e tyre në publik kundër praktikave Islame nga Qeveria për shkak të frikës nga persekutimi.
Si mund që këto shtete të pretendojnë se e praktikojnë Islamin kur principet bazë të tolerancës dhe paqes i keqpërdorin? Ata praktikojnë regjim (d.m.th gurë hedhje deri në vdekje) për zinanë derisa një gjë e tillë nuk gjendet në Kur’an. Udhëheqësit e tyre thërrasin për adhurim, mëshirë dhe falje nga Zoti. Ndërsa nga vet ata, tregojnë shumë pak ose fare.
Andaj, cili është Islami i vërtetë?
Islami është fjalë Arabe rrënjë e së cilës është fjala silm që do të thotë paqe dhe mbrojtje nga rreziku. Andaj, Islami e ka qëllimin të dhurojë një ambient të paqes dhe të qetësisë për të gjithë qytetarët, si për Myslimanët po ashtu edhe për Jo-Myslimanët. Islami ka për qëllim të mbrojë secilin nga rreziku I jashtëm apo i brendshëm. Përderisa tolerance fetare (me respekt për fetë tjera) është një nga mësimet bazë të Islamit, i udhëzon Myslimanët të luftojnë madje edhe të japin jetët e tyre, po të jetë nevoja, për të mbrojtur vendet e faljes të feve tjera si ato tempuj, kishat dhe sinagogat.
Nëse Islami ua mëson këto ideale fisnike ndjekësve të tij, atëherë pse kemi një imazh lufte të islamit në Perëndim? Përgjigjja qëndron një një fjalë: Xhihadi, keq prezantimi dhe keqinterpretimi I tij në media. Sidoqoftë, Myslimanët nuk janë më pak të përgjegjshëm për këtë imazh lufte të xhihadit po ashtu. Regjimi i Myslimanëve tiranë dhe organizatat terroriste në mënyrë të vazhdueshme thërrasin për Xhihad apo për luftën e shenjtë për të terrorizuar apo mbytur njerëz të pafajshëm për të arritur qëllimet e tyre politike.
Fjala Arabe “Xhihad” do të thotë përpjekje. Kemi disa nivele të Xhihadit: përpjekja për të zhdukur varfërinë; luftimi kundër korrupsionit material dhe moral; luftimi kundër të gjitha llojeve të padrejtësisë sociale, politike dhe ekonomike, luftimi për të rishfaqur te drejtat themelore të njeriut; luftimi kundër tiranisë dhe shtypjes; njëkohësisht duke nxitur për avancimin e diturisë njerëzore; luftimi kundër ndotjes ambientale, etj. Dhe Xhihadi në kushte të luftës duhet të jetë I deklaruar dhe duhet të jetë vetëm për arsye të mbrojtjes. Nuk janë të lejuara operacione hileqare në Islam. Dhe mbi të gjitha, Xhihadi duhet të behët në të mirë të njerëzimit e që në Islam e ka kuptimin e luftës për Allahun. Në asnjë rrethanë, ata nuk iu lejohet të shprehin dobësinë dhe dhunën. Prandaj Islami mëson Myslimanët të respektojnë tradhtarët, dhe të bëjnë drejtësi – madje edhe ndaj armiqve të tyre. I mëson ata të themelojnë sistemin e tyre bazuar në konsultim të lirshëm, drejtësi dhe barazi. Këto janë mësimet e Librit të shenjtë të Islamit, Kur’anit.
Sidoqoftë, kemi të bëjmë me një reflektim të pikëlluar se Myslimanët duken se iu janë larguar mësimeve të lartpërmendura të Islamit. Amerikanët të cilët janë duke punuar për ideale të tilla janë më afër Islamit sesa disa Myslimanë. Islami nuk është domosdoja vetëm e Myslimanëve. Zoti thotë në Kur’an se nëse Myslimanët largohen nga idealet dhe mësimet e tij atëherë Ai to të sjell njerëz tjerë për ti zëvendësuar ata.
Çka do që Myslimanët kanë bërë (dhe janë duke bërë) në emër të Xhihadit e që është në kundërshtim nga mësimet e lartcekura nga libri I tyre I Shenjtë, Kur’ani, Islami nuk është përgjegjës për ta. Ata janë. Dhe kjo është një e vërtetë e pafat. Ngase një fe kaq e bukur si Islami njolloset për pasojë e akteve të tyre terroriste.
11 Shtatori ,2001 nuk ishte vetëm ditë zije për Amerikën. Po ashtu ishte ditë zie për Islamin.

Përktheu: Visar Korenica

http://www.alb-drejtesia.com/artikulli.php?id=123

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme