Pjesë nga një intervistë e Alia Izetbegoviqit dhënë revistës

S.:Cili ishte miku i juaj më i mirë në burgë?

 A. I: "Shqiptari Fuad Gorana nga Ulqini. Ai kujdesej për mua si për babën e vet."

S: A ishte më vështirë të udhëheqësh me shtetin, apo me pension, të shtysh muajin deri në fund?

A.I.: "Të udhëheqësh shtetin vërtetë është vështirë, por mos e dhëntë Zoti edhe atë që të jetosh vetëm nga pensioni."

S:  Cili është politikani më i madh që e keni njohur?

A.I.: "Janë dy për të cilët jam në mëdyshje: Bill Klintoni dhe Helmut Koli."

S: Po cilit s'kishit pasur qef kurrë t'ia shihni bojën?

A.I.: "Dagllas Herdit, ministrit të atëhershëm të punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, do të kisha shtuar këtu po ashtu edhe Jasushi Akashin."

S: Si do ta përfundonit mendimin: Politika është...?

A.I.: "Politika mund të jetë një mjeshtri fisnike, por më shpesh është një e keqe e domosdoshme. Ajo rëndom është e ndytë si kanalizimi, por është edhe e dobishme sa kanalizimi. Shkëlqimi i një pallati, pa dyshim është meritë edhe e funksionimit të mirë të kanalizimit." 

S.: Si kryetar kur jeni frikësuar më së shumti?

A.I."Kur më njoftuan për shembjen e Urës së Vjetër. Ato ditë isha duke zhvilluar bisedime për paq me kroatët për ta mbyllur këtë front të dytë."

S.:Kur për shkak të arsyeve strategjike është dashur diç të gënjeni, dhe si arsyetoheshit para vetvetes?

A.I "Në pyetjen tuaj ndodhet përgjigja: me arsyet strategjike."

S.: A keni dyshuar ndonjëherë se nuk ka Zot?

A.I. "Po"

S.: Kur?

A.I. "Në rini. Kam lexuar literatura të ndryshme, nganjëherë me përmbajtje ateiste, mbase ta testoj besimin tim. Por dyshimet shpejt zhdukeshin. Kozmosi pa Zotin gjithmonë më është dukur i pa kuptimtë."

S.:Çfarë nuk do të mund t'ia bënit tjetrit hallall?

A.I. "Poshtërimin."

S.:A ua kishit bërë hallall fëmijëve martesën e përzier?

A.I. "Vështirë, por kurrë s'kisha hequr dorë prej fëmijës."

 S.:Çfarë mendoni për Osama bin Ladenin?

A.I."Njeriu që mashtron veten se me atentate dhe me terrorizëm mund të kompensohen 200 vjet të kaluara në gjumë, pa punuar e pa mësuar."

S.: Po, Xhorxh Bushi?

A.I. "Njeriu që mashtron veten se me dhunë mund të sundosh botën, ndërsa kjo mund të arrihet vetëm me ide. Edhe Amerika ka qenë ide, si duket, ka filluar të m0s jetë më."

S.: Vlladimir Putini?

A.I. "Kam një neveri refleksi ndaj spiunëve (obaveshtajcve).

S.:Po Haris Sillajxhiqi?

A.I. "Është një ters i ëmbël, me merita të mëdha për B e H."

S.:Bilana Pllavshiq?

A.I. "Pranimi i saj për gjenocidin e bërë mbi popullsinë jo serbe në B. e H. gjatë agresionit është shumë i rëndësishëm."

S.:Bill Klintoni?

A.I. "Një çun i madh dhe i dashur me saksofon, e përveç kësaj me inteligjencë të hatashme."

S.:Sadam Huseini?

A.I. "Kriminel lufte dhe gjakpirës. Në Lindjen e Mesme për këtë ia kalon vetëm Ariel Sharoni."

 S.: Kush është idhulli i juaj politik?

A.I. "Mahatma Gandi."

S.:Këshillat e kujt i dëgjonit me shumë ëndje?

A.I. "Këshillat e djalit tim Bakirit."

S.:Sot, po të takoheshit me Radovan Karaxhiqin, çfarë do t'i thoshit?

A.I. "Çdo gjë që kam pasur t'i them ia kam thënë më herët..."

S.:A jeni për një Bosnjë shekullare apo konfesionale?

A.I. "Sekulare me liritë e zhvilluara fetare dhe të gjitha liritë tjera."

S.:Çfarë mendoni kur e shihni ndonjë femër me perçe?

A.I. "Nëse mendoni në mbulimin e fytyrës, mendoj që këtë gjë duhet ndaluar. Por, shpejt më ndërron mendja: me ç'të drejtë duhet të përzihem unë apo kushdo tjetër në mënyrën e veshjes së njerëzve. Kjo duhet të mbetet çështje private."

S.: Si ju shkonte koha në burg?

A.I. "Përcillja afrimin e furtunës evropiane dhe lexoja shumë."

S.: Sa ditë keni qëndruar gjithsejtë në burg?

A.I. "Nëse llogaris herën e parë e të dytë diku rreth 3160 ditë." (Herën e parë A.I. u dënua më 1946 me tri vjet burg të rënd, i akuzuar si anëtar i organizatës "Muslimanët e Ri", ndërsa herën e dytë, sërish u burgos në vitin 1983, dhe u dënua me 14 vjet burg nga të cilat i mbajti diç më pak se 6 vjet. U lirua në kuadrin e lirimit të të burgosurve politik për delikte verbale. Sh. V.)

S.:Çfarë ju kujtohet më shumë nga ditët e burgut?

A.I. "Më kujtohet gëzimi që më pushtonte kur i merrja letrat që mi dërgonin fëmijët.

S.: A keni provuar apo a  keni menduar ndonjëherë që të ikni nga burgu?

A.I."Po kam menduar, por nuk kam provuar."

S.:Cili është personazhi më negativ në memoaret e juaja?

A.I."Është një njeri, me profesion të avokatit, një gënjeshtar i pashërueshëm dhe shpifës, i gatshëm të bëjë gjithçka."

S.:Cila është femra që ju ka mrekulluar?

A.I."Të pakta janë. Mrekullohesha me nënën time kur kujdesej për babanë tim shumë të sëmurë, dhe përveç kësaj arrinte t'i bëjë të gjitha."

S.:Kur keni marrë vendime të rëndësishme shtetërore, këshillat e kujt i merrnit parasysh?

A.I."Kryesisht mendimin tim. I dëgjoja me dëshirë mendimet e të tjerëve, këshillohesha me veten, pastaj vendosja."

S.:Kur keni votuar a keni rrumbullakuar emrin tuaj?

A.I."Po, me që vetë kandidatura nënkupton këtë gjë."

S.:Cila ishte afera më amorale që ju ofruan në karrierën tuaj politike?

A.I."Oferta e Millosheviqit që të jem kryetar i Jugosllavisë së cunguar. Me të nënkuptohej që të gjitha pozitat kyçe, sidomos në ushtri t'i kenë në dorë serbët."

S.:Sikur djali juaj Bakiri, t'ju thotë se dëshiron të kandidohet për anëtar të Kryesisë së BeH, apo në një të ardhme më fatlume për kryetar të B. e H, çfarë do ta këshillonit?

A.I."Që mos ta bëjë këtë. Dhe sa e di unë ai as nuk ka ambicie të tilla."

S.:Sa herë kanë tentuar të bëjnë atentat në ju?

A.I."Nuk e di. Ndoshta kanë tentuar, por unë nuk e kam ditur. Shtatëdhjetë herë kanë shtënë në ndërtesën e Kryesisë. A ishin këto atentate mbi mua? Në Igman shpesh kanë shtënë në veturën time, por nuk jam i sigurt a kishin të bënin me mua. Kanë shtënë në çdo gjë të gjallë që lëvizte." FUND.

                      Marrë nga "ZËRI", 20-nëntor, 2003.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme