HISTORIKU I TURQISHTES

Dokumentet e para te shkruara ne gjuhen turke i gjejme rreth 1250 vite me pare. Keto dokumente te quajtura Orhun Abideler jane ruajtur deri ne ditet e sotme. Orhun Abideler te shkruara me germa Göktür-e mbi kolona guri te shekullit te VIII-te jane zbulime qe tregojne me se miri se gjuha turke eshte perdorur si gjuhe letrare para qindra viteve dhe ky fakt eshte teper i rendesishem per te pasqyruar historine e rrenjeve te thella te kesaj gjuhe.

Periudha nga fillimi i shekullit te IX- te duke vijuar deri ne gjysmen e dyte te shekullit te XIII-te, njihet si periudha e Turqishtes se Vjeter Ujgure, periudhe qe ka dhene nje sere veprash te shkruara ne gjuhen turke. Krahas veprave vellimore si Sekiz Yükmek ( Tete ngarkesa ) , Altun Yaruk (Altın Işık), ( Drita e arte ) gjate kesaj periudhe nisen te shkruhen edhe poezi ne gjuhen turke . Gradualisht kjo u shoqerua edhe me rritjen e dominimit te gjuhes turke . Tashme gjuha turke eshte nje gjuhe qe perdoret ne nje gjeografi teper te gjere.

Sërish gjate kesaj periudhe eshte pervetesuar Budizmi dhe Maniheizmi, ne shume prej veprave qe i takojne kesaj periudhe jane perçuar koncepte te lidhura me keto fe. Keshtu shkrimet e llojeve Sudur, Çatık, Vinaya dhe Abidarma te turqve budiste dhe shkrimet e llojeve Irk Bitig, Huastuanift te turqve maniheiste kane nxjerre ne pah historine e fuqishme te dialekteve te gjuhes turke.

Gjate periudhes se Turqishtes Katahanlı, qe pasqyrohej ne vepra te tilla si Kutadgu Bilig, Divanü Lûgati’t-Türk dhe Atabetü’l-Hakâyı, literarura ka ardhur duke u pasuruar dhe po ashtu eshte shtuar edhe perhapja e gjuhes turke. Se bashku me perqafimin e Islamit nga ana Turqve, nisi perdorimi i nje alfabeti te ri dhe hyrja ne nje kulture te re. Ne fjalorin e pare te gjuhes turke te shkruar nga Kaşgarlı Mahmud ne shekullin e XI-te me titullin Divanü Lûgati-eshte nenvizuar rendesia e gjuhes turke dhe eshte perhapur ideja se njerezit qe deshirojne te arrijne ne pozicione te caktuara te detyrave shteterore, duhet te mesojne gjuhen turke. Kjo situate, tregoi se edhe ne ate periudhe gjuha turke ishte shume e gjere.

Pas periudhes Karahanlı vjen periudha e turqishteve Harezm dhe Kıpçak Türkçeleri. Ndikimi i gjuhes turke u perhap ne Lindjen e Mesme duke nisur nga ajo periudhe dhe vjen deri ne ditet e sotme. Per t’u mesuar arabeve gjuhen turke jane krijuar shume fjalore. Krahas veprave si Nehcü’l-Ferâdis dhe Kısâsü’l-Enbiyâ, vepra te tilla si Codex Cumanimus qe perfshijne tekste te vleresuara nga goja e popujve turq, jane perhapur shume edhe fjalore re gjuhes turke dhe libra te gjuhes turke si Kitabü’l-İdrâk li-Lisâni’l-Etrâk ose Et-Tuhfetü’z-Zekiyye fi’l-Lûgati’t-Türkiyye.

Ne periudhen e Turqishtes Çağatay qe arriti kulmin me Ali Şir Nevayî dhe mori trajten e turqishtes se Lindjes, vijoi pasurimi i metejshem i gjuhes turke dhe botimi i nje sere veprave. Nga shekulli i XV-te deri ne shekullin e XX-te u krijuan vepra te tilla si Muhâkemetü’l-Lugateyn te cilat treguan pasurine e gjuhes turke dhe epersine e gjuhes turke ndaj gjuheve te tjera. Me kete turqishte, gjate kesaj periudhe u shkruan edhe shume libra me poezi dhe libra te tjere. Krahu lindor i turqishtes duke nisur nga shekulli i XX-te ia la vendin dialekteve bashkekohore te gjuhes turke.

Turqishtja Perendimore qe perfaqeson krahun perendimor te turqishtes nis me turqishten e Anadollit. Turqit Oghuze te cilet u vendosen ne Anadoll, nisen te krijojne edhe gjuhen e tyre te shkruar. Ne periudhen midis shekullit te XIII-te dhe te XV-te kane jetuar dhe kane krijuar vepra nga me te ndryshmet personalitete te tilla si Yunus Emre, Ahmed Fakih, Sultan Veled, Kadı Burhaneddin etj.

Pas kesaj vjen periudha e Turqishtes Osmane ku nisi te krijohet tradita e Permbledhjeve Letrare. Gjate kesaj periudhe jane krijuar shume vepra me poezi dhe Letersia Turke mori trajten e nje letersie klasike.

Periudha e Turqishtes Osmane ka perfunduar rreth shekullit te XX-te . Vendin e saj e zuri Turqishtja e Turqise. Me krijimin e Institutit te Gjuhes Turke ne vitin 1932, nisen zhvillimet per perteritjen e gjuhes per te ardhur ne trajten e sotme te turqishtes se Turqise.

Kaynak:
- Akalın, Şükrü Halûk. Türk Dili: Dünya Dili, 2010, ANKARA

http://www.tdk.org.tr/TR/dosyalar/Turk%20Dili%20Dunya%20Dili.pdf (03.10.2011)

HISTORIKU I SHKURTER I GJUHES TURKE

“Historia e shkrimeve ne gjuhen turke ka nisur me shkrimet e gjetura ne luginen Orhon gjate shekujve te VII-te dhe te VIII-te. Gjuha e zhvilluar dhe e perpunuar qe eshte perdorur ne shkrimet Orhon dhe informacioni mbi gjuhen gjetur ne burimet e fqinjeve, tregojne se gjuha turke e shkruar i ka rrenjet ne periudha shume me te hershme. Leximi i shkrimeve te gjetura se fundmi do te na çoje ne periudha me te hershme te gjuhes se shkruar. Tashme jane siguruar te dhena te rendesishme ne lidhje me moshen e gjuhes turke duke patur parasysh edhe studimet e formave dhe zerit, studimet e fjaleve te gjetura ne gjuhet e tjera. 168 fjale me rrenje turke qe tregojne kalimin nga gjuha turke ne gjuhen symere, kane bere te mundur te krijohet mendimi se gjuha turke ka te njejten moshe me gjuhen symere. Mes zbulimeve ne vendet e shenjta eshte edhe nje shkrim me dy rreshta me germa qe u ngjasojne shkrimeve te llojit Orhon, i zbuluar ne nje çanak qe i takon shekullit te katert Para Eres se Re. Ky shkrim konsiderohet si shkrimi me i vjeter i gjuhes turke.

Ne vjetaret kineze, ne nje pjese te gjetur ne vajtimet Hun, ne dy vargje dhe disa fjale, jepet mendimi rreth gjuhes turke gjate shekullit te IV te Eres se Re. Persa i takon shkrimeve te medha me karakteristika letrare ketu kemi te bejme me Shkrimet Göktürk, si Tonyukuk (725), Bilge Kağan (731) dhe Kol Tigin (732) . Fjalori dhe gramatika e pare per gjuhen turke eshte Divanu Lugati’t-Türk. Ky liber eshte shkruar ne vitin 1072 nga Kaşgarlı Mahmud.

Vepra qe permban rreth 9 mije fjale nuk eshte vetem nje fjalor dhe nje liber gramatike, por edhe nje veper monumentale qe studion gjuhen e shkruar dhe te folur turke, pasqyron vlerat kulturore. Kaşgarlı Mahmud ; ne vepren e pergatitur duke pasqyruar dhe permbledhur pasurite e fjaleve te grupeve shoqerore si Karahanlı, Uygur, Oğuz, Kıpçak, Kırgız dhe te grupeve te tjera te ngjashme pergatiti vepren Divanu Lugati’t Türk te cilen e cilesoi si Fjalor te Dialekteve te gjuhes turke. Kaşgarlı Mahmud, arriti te mbledhe mbi 20 lloje te gjuhes se shkruar e te folur turke duke sjelle nje te vertete shkencore. Keto gjuhe te shkruara dhe te folura jane te bazuara ne elemente gjuhesore te perbashketa dhe me kalimin e kohes kane vijuar zhvillimin e tyre te brendshem duke marre sot trajten e gjuheve te shkruara dhe zyrtare .” (Akalın 2010:1)

—————-

Burimi:

- Akalın, Şükrü Halûk. Gjuha Turke : Gjuhe Boterore , 2010, ANKARA

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme