Trazirat e myslimanëve në Rusi po zgjerohen

Përderisa opinioni është fokusuar në kryengritjen islamike dhe nacionaliste në Kaukazin Verior, regjioni i Rusisë qendrore me një shumicë myslimane, njashtu po përjeton pakënaqësi dhe revoltë të mundshëm.
Popullata ruse prej 144 milion banorëve, përbëhet prej 25 milion myslimanëve ose 17.5 %.

Prej 182 grupeve etnike në Federatën Ruse, 52 prej tyre si religjion kanë religjionin islam. Vet Moska, sipas përllogarite ka popullsi myslimane prej 2.5 milion njerëz, më shumë se çdo qytete evropiane përveç Stambollit. Megjithatë, qeveria ka lejuar ndërtimin e vetëm katër xhamive dhe ndalesa për ndërtimin e xhamive tjera është shndërruar në pakënaqësi tek shtresat e gjëra.

Rritja e popullsisë
Përderisa popullsia ortodokse është në rënie, numri i popullsisë është rritur kryesisht në regjionet ku jetojnë myslimanët. Nga viti 1989 popullsia myslimane është rritur për 40 %. Liderët e Kishës Ortodokse Ruse kanë shprehur frikë se myslimanët shumë shpejtë mund të bëhen shumicë në Rusi. Realisht është ashtu, nëse ky trend vazhdon pa ndërprerë deri në mesin e këtij shekulli, në Rusi, myslimanët do të ishin gjysma e popullsisë.
Frikë e hapur e politikës ruse është rritja e nacionalizmit jo vetëm në Kaukazin Verior, por edhe në brendësinë industriale në Vollgën e Mesme, si dhe në të gjitha republikat me popullsi myslimane si në Tartar dhe në Bashkortistan. Regjioni në fjalë ekonomikisht është prosperues. Rezervat e naftës dhe rritja e suksesshme industriale siguron se dy republikat i sigurojnë më shumë para Moskës sesa vet buxheti federal rus, në krahasim me Kaukazin Verior, i cili pranon subvencione të mëdha.
Dy trendë tash janë të dukshme në regjion: rezistenca në rritje ndaj centralizimit të Moskës dhe radikalizmi i gjeneratës së re. Protestat janë shndërruar në pengesë kundër planit të Moskës që të eliminojë detyrimin që të gjithë studentët e republikave jo ruse të marrin kurse të gjuhës për nacionalitetin e tyre. Shumë janë duke besuar se kjo politikë e kryetarit Vladimir Putin është që të reduktoj statusin e jo rusëve dhe në këtë mënyrë t`i shkëpusë republikat jo ruse.
Militarizmi në rritje
Në Tataristan, Kongresi Botëror i Tartarëve, para do kohësh formuloi dhe pranoi një rezolutë ku kërkohet statusi i mbykqyrësit në Kombet e Bashkuara me emrin Republika e Tartarit. Kjo është shikuar si një hap konkret i pavarësisë nacionale.
Në takimin e paradokohshëm në Ufi, në Bashkortistan, u mbajt takimi i 95 vjetorit të deklarimit të autonomisë nacionale territoriale të kësaj republike, ku u gjykua politika nacionale e Moskës, dhe u thirr në rritjen e kërcënimit të integritetit territorial të Rusisë.
Si shenjë e rritjes së militarizmit, kryeqyteti i Tartarit, Kazan, para do kohësh u trondit nga vrasja me autobombë e liderit të njohur mysliman, myftiut kryesor të Tartarit Ildus Faizov. Nga qeveritarët rus, mbytja është paraqitur si një rritje e luftës për pushtet midis sufinjve të moderuar dhe selefinjve radikal. Viteve të fundit, ndikimi i selefizmit është rritur tek të rinjtë.. Pushtetarët janë përgjigjur me zakone të reja kundër shoqërisë selefiste, e cila do të sjell rritjen e militarizmit në nëntokë.
Si do të luftohet me radikalizmin e armatosur për herën e parë pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Moska ka pranuar se ka dërguar trupa në republikën mbi Kaukazin Verior për ti eliminuar kampet e ‘ bandave nacionaliste’ në Bashkortostan. Pranimi i Kremlinit tregon se situate e sigurisë në rajon është e rrezikuar.
Zona e Vollgës së Mesme është strategjikisht shumë e rëndësishme për Rusinë sesa për Kaukazin Verior. Nëse Moska e humb kontrollin e kësaj zone, ajo do të humbte lidhjet e mëdha të komunikacionit dhe transportuese me Rusinë Qendrore, Siberinë dhe Lindjen e Largët. Kjo do ti inkurajonte kryengritjet e separatistëve në lindje të maleve ural. Përfundimisht, Moska mund që të humb kontrollin mbi përqindjen më të madhe të territorit sesa pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.
Përktheu dhe përshtati: Hamdi Nuhiju

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme