Karta e Medines (Sahifa)

Kushtetuta e parë e zbatuar në botë:


Karta e Medines


Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!


1. Kjo marrëveshje e Pejgamberit të Allahut, Muhammedit (s. a. v. s.) u drejtohet të
migruarve, Kurejshëve, qytetarëve të Jethribit (Medines) që e kanë pranuar Islamin dhe të
gjithë atyre njerëzve që janë në marrëveshje me grupet e përmendura më lart dhe marrin
anën e tyre në kohë lufte.
2. Të gjithë ata që bëjnë pjesë në këtë marrëveshje do të trajtohen si grup i ndarë prej të
gjithë atyre që nuk janë pjesë e kësaj marrëveshjeje.
3. Kurejshët e migruar, si edhe më parë, përbëjnë një grup më vehte, ata duhet të jenë
përgjegjës për shpagimin e gjakut të kriminelëve të tyre dhe ata vetë duhet t’i lirojnë
robërit e tyre pas pagimit të shpërblimit për lirim. I gjithë ky proces duhet të jetë në
përputhje me parimet e besimit (Imanit) dhe drejtësisë.
4. Benu Auf duhet të jenë përgjegjës për vetë fisin e tyre dhe duhet bashkarisht ta paguajnë
shpagimin e gjakut në përputhje me nenin 3 dhe duhet të jenë vetë përgjegjës për lirimin e
robërve të tyre pas pagimit të shpërblimit për lirim. I gjithë ky proces duhet të kryhet në
përputhje me parimet e ndershmërisë dhe drejtësisë.
5. Benu El-Haris duhet të jetë përgjegjës për vetë fisin e tyre dhe duhet bashkarisht ta
paguajnë shpagimin e gjakut në përputhje me nenin 3 dhe ata duhet të jenë vetë përgjegjës
për lirimin e robërve të tyre pas pagimit të shpërblimit për lirim. I gjithë ky proces duhet
të kryhet në përputhje me parimet e ndershmërisë dhe drejtësisë.
6. Benu Sa'ida duhet të jenë përgjegjës për vetë fisin e tyre dhe duhet bashkarisht ta paguajnë
shpërblimin e gjakut në përputhje me nenin 3 dhe ata duhet të jenë vetë përgjegjës për
lirimin e robërve të tyre pas pagimit të shpërblimit për lirim. I gjithë kky proces duhet të
kryhet në përputhje me parimet e ndershmërisë dhe drejtësisë.
7. Benu Xhusham duhet të jenë përgjegjës për vetë fisin e tyre dhe duhet bashkarisht ta
paguajnë shpërblimin e gjakut në përputhje me nenin 3 dhe ata duhet të jenë vetë
përgjegjës për lirimin e robërve të tyre pas pagimit të shpërblimit për lirim. I gjithë ky
proces duhet të kryhet në përputhje me parimet e ndershmërisë dhe drejtësisë.
8. Benu En-Nexhxhar duhet të jenë përgjegjës për vetë fisin e tyre dhe duhet bashkarisht ta
paguajnë shpërblimin e gjakut në përputhje me nenin 3 dhe ata duhet të jenë vetë
përgjegjës për lirimin e robërve të tyre pas pagimit të shpërblimit për lirim. I gjithë ky
proces duhet të kryhet në përputhje me parimet e ndershmërisë dhe drejtësisë.
9. Benu Amr duhet të jenë përgjegjës për vetë fisin e tyre dhe duhet bashkarisht ta paguajnë
shpërblimin e gjakut në përputhje me nenin 3 dhe ata duhet të jenë vetë përgjegjës për
lirimin e robërve të tyre pas pagimit të shpërblimit për lirim. I gjithë ky proces duhet të
kryhet në përputhje me parimet e ndershmërisë dhe drejtësisë.
10. Benu El-Wabijjat duhet të jenë përgjegjës për vetë fisin e tyre dhe duhet bashkarisht ta
paguajnë shpërblimin e gjakut në përputhje me nenin 3 dhe ata duhet të jenë vetë
përgjegjës për lirimin e robërve të tyre pas pagimit të shpërblimit për lirim. I gjithë ky
proces duhet të kryhet në përputhje me parimet e ndershmërisë dhe drejtësisë.
11. Benu El-Ews duhet të jenë përgjegjës për vetë fisin e tyre dhe duhet bashkarisht ta
paguajnë shpërblimin e gjakut në përputhje me nenin 3 dhe ata duhet të jenë vetë
përgjegjës për lirimin e robërve të tyre pas pagimit të shpërblimit për lirim. I gjithë ky
proces duhet të kryhet në përputhje me parimet e ndershmërisë dhe drejtësisë.
12. Nëse në radhët e muslimanëve një njeri i varfër është fajtor i ndonjë sulmi, për të cilin
shpagimi i gjakut bëhet i detyrueshëm ose ai merret rob dhe nuk është i aftë vetë ta
paguajë shpërblimin për lirim; duhet të jetë detyrë e muslimanëve të tjerë ta paguajnë në
emër të tij shpagimin e gjakut ose shpërblimin për lirim dhe ta lirojnë atë, me qëllim që, në
marrëdhëniet e ndërsjella të muslimanëve, të krijoheshin virtytet dhe dashamirësia.
13. Asnjë musliman nuk duhet të armiqësohet me një rob të liruar prej një muslimani tjetër.
14. Është detyrë e muslimanëve të kundërshtojnë hapur çdo person që shkakton dëme dhe
trazira, shqetëson njerëzit ose me forcë do t'iu grabisë diçka dhe përdor dhunën. Të gjithë
muslimanët duhet të mbeten të bashkuar njëri me tjetrin, në dënimin e një personi të tillë,
madje edhe nëse ai është djali i ndonjërit prej tyre.
15. Muslimani nuk ka të drejtë të vrasë një musliman tjetër në shkëmbim të një të pafeji (i cili
është në gjendje lufte) ose të ndihmojë një person, i cili është në gjendje lufte me
muslimanët.
16. Premtimi i Allahut, përgjegjësia dhe përkrahja janë të njëjta për të gjithë. Kjo do të thotë
se nëse një musliman i jep strehim ndonjërit, duhet të jetë detyrë e të gjithë muslimanëve
ta nderojnë atë, edhe nëse muslimani që e ka siguruar të strehuarin mund të jetë prej
shtrese të ulët. Të gjithë muslimanët janë të vëllazëruar ndërmjet vete, në krahasim me të
tjerët.
17. Është detyrë e të gjithë muslimanëve të ndihmojnë dhe t'u ofrojnë sjellje miqësore çifutëve,
të cilët kanë hyrë në marrëveshje me ta. Asnjë shtrëngim i çfarëdo lloji qoftë nuk duhet
ushtruar mbi ta dhe nuk duhen ndihmuar armiqtë e tyre kundër tyre.
18. Armëpushimi i të gjithë muslimanëve duhet të jetë i njëkohshëm: Kur ka luftë në rrugë të
Allahut, asnjë prej muslimanëve s'duhet të mënjanohet prej muslimanëve të tjerë, apo të
hyjë në traktat paqe me armikun, veçse nëse traktati është i njëkohshëm dhe i njëjtë për të
gjithë muslimanët.
19. Të gjitha grupeve, të cilat marrin pjesë në luftë bashkë me ne, do t’u jepet mundësia për të
pushuar me radhë.
20. Nëse një musliman bie dëshmor në rrugë të Allahut, furnizimi i jetës së atyre që varen prej
tij duhet të jetë përgjegjësi e të gjithë muslimanëve.
21. Pa asnjë dyshim të gjithë muslimanët e devotshëm që i frikësohen Zotit janë në rrugë të
drejtë dhe janë pasues së rrugës më të mirë të jetës.
22. Asnjë jomusliman që është palë e kësaj marrëveshjeje, nuk duhet të sigurojë strehim të
jetës dhe të pronës së ndonjë Kurejshi e as duhet të ndihmojë ndonjë jomusliman kundër
një muslimani.
23. Nëse dikush vret një musliman dhe për këtë ka fakte kundër tij, vrasësi duhet të
ndëshkohet. Por nëse farefisi i afërm është pajtuar të pranojë shpagimin e gjakut, vrasësi
duhet të lihet i lirë. Duhet të jetë obligim i të gjithë muslimanëve ta respektojnë këtë
vendim pa asnjë përjashtim. Asgjë tjetër përveç asaj që paracaktojnë urdhërat nuk duhet të
pranohet.
24. Për një musliman i cili pas pranimit të marrëveshjes, ka rënë dakord që ta respektojë atë,
dhe ai beson në Allah dhe në Ditën e Gjykimit, atij nuk i lejohet të sajojë asnjë veprim apo
zakon të ri e as do të ishte e pranushme që ai të ketë marrëdhënie tregtare me një person
që nuk e respekton këtë marrëveshje. Mallkimi dhe zemërimi i Zotit do të bierë në ditën e
Gjykimit mbi cilindo që shkel këtë marrëveshje dhe në këtë drejtim asnjë shfajësim dhe
asnjë kërkesë për falje nuk do të pranohet prej tij.
25. Kur të lindin mosmarrëveshje të dyanshme rreth ndonjë pike të kësaj marrëveshjeje,
çështja do të drejtohet për vendim Allahut dhe Muhammedit (s. a. v. s.).
26. Pas traktatit, çifutët do të jenë të obliguar t'iu dorëzojnë muslimanëve ndihmë financiare,
kur ata janë në luftë me armikun.
27. Çifutët e fisit Benu Auf, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të
muslimanëve, duhet të përmbahen me vendosmëri fesë së tyre dhe muslimanët së tyres.
Përveç çështjeve fetare, muslimanët dhe çiftutët duhet të konsiderohen se i përkasin një
grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej tyre kryen shkelje brutale, ose thyen betimin, ose është
fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij.
28. Çifutët e Benu En-Nexhxhar, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të
muslimanëve, duhet t'i përmbahen me vendosmëri fesë së tyre dhe muslimanët së tyres.
Përveç çështjeve fetare, muslimanët dhe çifutët duhet të konsiderohen se i përkasin një
grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej tyre kryen shkelje brutale, ose thyen betimin, ose është
fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij.
29. Çifutët e fisit Benu El-Haris, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të
muslimanëve, duhet t’i përmbahen me vendosëmëri fesë së tyre dhe muslimanët së tyres.
Përveç çështjeve fetare muslimanët dhe çifutët duhet të konsiderohen se i përkasin një
grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej këtyre kryen shkelje brutale ose thyen betimin, ose është
fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij.
30. Çifutët e fisit Benu Sa'id, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të
muslimanëve, duhet t’i përmbahen me vendosëmëri fesë së tyre dhe muslimanët së tyres.
Përveç çështjeve fetare muslimanët dhe çifutët duhet të konsiderohen se i përkasin një
grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej këtyre kryen shkelje brutale ose thyen betimin, ose është
fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij.
31. Çifutët e fisit Benu Hashim, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të
muslimanëve, duhet t’i përmbahen me vendosëmëri fesë së tyre dhe muslimanët së tyres.
Përveç çështjeve fetare muslimanët dhe çifutët duhet të konsiderohen se i përkasin një
grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej këtyre kryen shkelje brutale ose thyen betimin, ose është
fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij.
32. Çifutët e fisit Benu El-Avs, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të
muslimanëve, duhet t’i përmbahen me vendosmëri fesë së tyre dhe muslimanët së tyres.
Përveç çështjeve fetare muslimanët dhe çifutët duhet të konsiderohen se i përkasin një
grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej këtyre kryen shkelje brutale ose thyen betimin, ose është
fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij.
33. Çifutët e fisit Benu Sa'laba, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të
muslimanëve, duhet t’i përmbahen me vendosëmëri fesë së tyre dhe muslimanët së tyres.
Përveç çështjeve fetare muslimanët dhe çifutët duhet të konsiderohen se i përkasin një
grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej këtyre kryen shkelje brutale ose thyen betimin, ose është
fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij.
34. Çifutët e fisit Benu Xhafna, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të
muslimanëve, duhet t’i përmbahen me vendosëmëri fesë së tyre dhe muslimanët së tyres.
Përveç çështjeve fetare muslimanët dhe çifutët duhet të konsiderohen se i përkasin një
grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej këtyre kryen shkelje brutale ose thyen betimin, ose është
fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij.
35. Çifutët e fisit Benu El-Shataiba, që janë palë e kësaj marrëveshjeje dhe janë përkrahës të
muslimanëve, duhet të përmbahen me vendosëmëri fesë së tyre dhe muslimanët së tyres.
Përveç çështjeve fetare muslimanët dhe çifutët duhet të konsiderohen se i përkasin një
grupi të vetëm. Nëse ndonjë prej këtyre kryen shkelje brutale ose thyen betimin, ose është
fajtor për ndonjë krim, ai meriton të ndëshkohet për krimin e tij.
36. Degët e varura prej fiseve të përmendura më lart do të kenë të drejta të njëjta me ato që
gëzojnë degët bazë.
37. Asnjë prej hartuesve të traktatit nuk mund të marrë ndonjë aksion ushtarak pa lejen e
Muhammedit (s. a. v. s.).
38. Asnjë pengesë nuk duhet të shkaktohet në kompensimin apo shpagimin e ndonjë plage apo
goditje. Kushdo që bën shkeljen e betimit meriton të ndëshkohet për këtë dhe cilido që i
përmbahet me shumë vendosmëri këtij traktati, Allahu do ta ndihmojë atë.
39. Nëse një bashkësi e tretë zhvillon luftë kundër muslimanëve dhe çifutëve, pjesëmarrës në
traktat, ata do të duhet të luftojnë bashkarisht. Ata duhet ta ndihmojnë njëri-tjetrin
reciprokisht dhe ndërmjet tyre duhet të ekzistojë dashamirësia dhe besueshmëria e
ndërsjellë. Çifutët duhet t’i përballojnë shpenzimet e tyre të luftës dhe muslimanët
shpenzimet e tyre.
40. Është detyrë e palëve të kësaj marrëveshjeje të sillen me njëri-tjetrin sinqerisht dhe t'ia
dëshirojnë të mirën njëri-tjetrit. Asnjëri nuk duhet ta bëjë tjetrin objekt shtypjeje dhe
padrejtësie dhe i shtypuri duhet të ndihmohet.
41. Çifutët duhet t’i ndajnë shpenzimet së bashku me muslimanët për aq kohë sa ata luftojnë
bashkarisht.
42. Rafshina e Jethribit, e cila rrethohet prej kodrave do të jetë haram (strehim) për palët
pjesëmarrëse të traktatit.
43. I njëjti trajtim duhet të bëhet edhe ndaj një refugjati, që konsiderohet personi të cilit i është
dhënë e drejta e strehimit, ai nuk duhet të dëmtohet. I strehuari duhet ta respektojë këtë
marrëveshje dhe ai nuk duhet të lejohet ta thyejë premtimin.
44. Askush nuk duhet të strehojë një refugjat pa lejen e njerëzve të këtij vendi.
45. Nëse ka ndonjë moskuptim apo mosmarrëveshje të mendimeve midis palëve pjesëmarrëse
të traktatit, e cila mund të çojë në prishjen e paqes, çështja duhet t’i drejtohet për zgjidhje
Allahut dhe Muhammedit, të Dërguarit të Allahut (s. a. v. s.). Allahu do të jetë me atë, i cili
më së shumti i përmbahet traktatit.
46. Askush nuk duhet të garantojë mbrojtje për Kurejshët e Mekes apo për ndonjë nga
përkrahësit e tyre.
47. Nëse Jethribi (Medina) do të pushtohet, muslimanët dhe çifutët bashkarisht duhet t'iu
kundërvihen me një mbrojtje të bashkuar.
48. Nëse muslimanët bëjnë traktat paqeje me ndokënd, çifutët duhet ta respektojnë atë. Edhe
nëse çifutët bëjnë paqe me ndokënd, muslimanët janë të obliguar të ofrojnë bashkëpunim të
ngjashëm me çifutët. Por në rast të një lufte fetare të njërës palë, nuk do të jetë përgjegjësi
e palës tjetër të bashkëveprojë në të.
49. Në rast të pushtimit të Medines, secila palë duhet të mbrojë pjesën që është përpara saj.
50. Përkrahësit e fisit Evs do të kenë të drejta të njëjta ashtu sikurse gëzojnë edhe palët
pjesëmarrëse të këtij traktati me kusht që ata të dëshmojnë besnikërinë e tyre. Allahu është
Mbrojtësi dhe Përkrahësi i atij, që i përmbahet me vendosmëri më së shumti këtij traktati.
51. Nëse ndonjëri prej palëve pjesëmarrëse të këtij traktati, duhet të dalë jashtë Medines për
shkak të kërkesave urgjente të luftës, ai duhet të gëzojë të drejtën e mbrojtjes dhe
përkrahjes. Gjithashtu edhe cilido që qëndron në Medine gëzon të drejtën e
paprekshmërisë . As nuk duhet të dhunohet ndokush e as nuk duhet të lejohet që ai ta
shkeli premtimin. Allahu dhe i Dërguari i Tij (s. a. v. s.) do të jenë mbrojtësit e cilitdo, që
do ta respektojë me gjithë zemër këtë marrëveshje dhe do t'i bindet asaj[1].

 


Përktheu nga anglishtja: M. Sinani

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme