„Rezistenca në rritje“ në Afganistan

Pyetje: Ku qëndroni momentalisht?

Hekmatjar: Unë jetoj nën qiell dhe mbi tokë. Herë pas here unë e ndërroj vendqëndrimin.


Pyetje: Si duket përditshmëria juaj?

Hekmatjar: Unë korrespondoj me Muxhahidinët, unë u përgjigjem letrave dhe studioj. Në pesë vitet e fundit unë kam shkruar afërsisht 5000 letra, 10 libra si dhe kam përmbledhë dhe botuar dhjetëra artikuj. Kurrnjëherë më parë në 38 vitet e kaluara të luftës sime nuk kam pasur kushte më të mira për studimet dhe shkrimet e mia. Një kompjuter i vogël mjafton që librat thelbësore të botës t`i kesh pranë vetes. Në një majë të bjeshkës më krijohet përshtypja se gjendem në një bibliotekë shumë të madhe.


Pyetje: Gjatë kohës së okupimit sovjetik 20 anëtarë të familjes suaj u mbytën. Si ndodhi që tani trupat amerikane të gjenden në vendin tuaj?

Hekmatjar: Gjatë sundimit sovjetik unë kam humbur babain, dy vëllezër dhe anëtarë tjerë të familjes sime. I tërë rrethi im i ngushtë familjar që nga 70 vjeçarët e deri te fëmijët më të vegjël janë burgosur. Nga Amerikanët u burgosën tre anëtarë të familjes sime të ngushtë: dhëndrri im dhe dy nipër.Gjithashtu, janë burgosur edhe shumë anëtarë të partisë sime Hisb-i-Islam, si në Pakistan ashtu edhe në Afganistan. Disa janë në Guantanamo, disa në burgje të ndryshme amerikane dhe përsëri disa të tjerë janë zhdukur pa gjurmë.


Pyetje: Si e vlerësoni gjendjen aktuale në Afganistan?

Hekmatjar: E falënderojmë Zotin që rezistenca po rritet. SHBA-të as që kanë arritur që gjendjen ta sjellin nën kontroll dhe të garantojnë për siguri, e as të formojnë një qeveri. Ata nuk arritën, që nga Afganistani ta shtrojnë ndikim e tyre në Azinë Qendrore. Ata nuk arritën ta bllokojnë kultivimin dhe tregtimin e drogës. Mua më duket njëjtë sikurse në kohën e paralargimit të Bashkimi Sovjetik nga Afganistani. Mirëpo, këtë radhë regjimi ushtarak në Kabul, pas largimit të trupave të huaj do të bie menjëherë.


Pyetje: Si mund të shpjegohet gjendja shumë e vështirë e koalicionit Anti-Terror?

Hekmatjar: Dështimi i Amerikanëve ka shumë shkaqe: Ata mendonin, se Afganët ishin të stërlodhur nga luftërat e kaluara – prandaj, nuk do jenë në gjendje të luftojnë kundër tyre. Shtetet e Bashkuara e mbajnë Kabulin nën pushtim përmes trupave të Aleancës Veriore duke ua bartë aytre pushtetin, që këta të fundit të lidhur me Kremlinin dhe satrapët regjional të Kremlinit. Realisht, Afganistanin e shëndrruan në gjah Rus dhe Iranian. Gjë që ia arritën, ku shtetet në fjalë nuk do ta mbërrinin këtë edhe me humbje shumë më të mëdha.


Pyetje: Në Afganistan qëndrojnë rreth 40 000 ushtarë të huaj. A mund të sjellin ata siguri?

Hekmatjar: Ne jemi të bindur, që lufta në Afganistan është si rezultat i ndërhyrjes dhe pranisë së të huajve – dhe me përfundimin e përzierjes përfundon edhe lufta. Ata që proklamojnë, që për siguri është e nevojshme prania e trupave të huaj, rrenë është.


Pyetje: Si e vlerësoni rolin e presidentit Hamid Karzai?

Hekmatjar: Karzai gjatë luftë kundër Bashkimit Sovjetik ka vepruar me një parti shumë të vogël. Pastaj, është lidhur me Talibanët dhe përfundimisht ka startuar me gabimin më të madh. Ai nga Pakistani me një helikopter Amerikan fluturoi për në Kabul në postin që e drejton tani, pushtet ky i instaluar nga Amerikanët në Kabul.

Pyetje: A është Demokracia një sistem adekuat për Afganistatnin, apo duhet që në të ardhmen të vendoset nga populli.

Hekmatjar: Nëse kjo është demokraci si kanë vepruar amerikanët në Afganistan, Irak, Pakistan, Usbekistan dhe Taxhikistan dhe çka kanë instaluar paraardhësit e tyre anglez në vendet arabe, si mbretëritë, gjeneralët dhe ushtritë atëherë secili njeri i ndershëm, paqësor dhe liridashës do të rrijë në distancë.


Pyetje: A e shihni në rregull, që Afganistani udhëheq në prodhimin e opiumit?

Hekmatjar: Ne jemi kundër prodhimit dhe tregtimit të drogave. Vetëm Hisb-i-Islami është në gjendje me sukses ta luftojë narkomaninë.


Pyetje: Me çfarë kushtesh jeni të gatshëm për një armëpushim?

Hekmatjar: Ne propozojmë pikat vijuese:


Ø Largimin e të gjithë trupave të huaj nga Afganistani;

Ø Formimin e një qeverie provizore pa pjesëmarrjen e atyre grupeve që e nënshkruan Dokumentin gjunjëzues të Petersburgut të vitit 2001;

Ø Pezullimi i të gjitha Radio dhe TV-Stacioneve si dhe të gjitha mediave të shkruara, të mbajtura dhe kontrolluara me para nga jashtë si dhe

Ø Përfundimisht caktimin e përfaqësuesve të vërtetë të popullit për të vendosur mbi kushtetutën, parlamentin, qeverinë dhe armatën kombëtare. Si rezultat i kësaj mbledhjeje duhet që në bazë kushtetuese të formohet qeveria.

Nëse akceptohen këto pika, Muxhahidinët janë të gatshëm për armëpushim dhe për rivendosjen e sigurisë së jashtme.


Pyetje: Çka do të bënit, nëse vërtet të gjitha trupat e huaja e lëshojnë vendin?

Hekmatjar: Ne do t`i ftojmë të gjithë Afganët në bashkim dhe atyre do t`u rekomandojmë që ndërsjellshmërisht të heqin dorë nga hakmarrja. Ne do të angazhohemi për rindërtimin e një Afganistani të fortë, ku të gjithë Afganët mund të jetojnë në plotëbesim dhe siguri ku jeta dhe nderi i njëri tjetrit do të mbrohet nga secili. Në këtë drejtim, ne do ta thirrim popullin që çdo përzierje nga të huajt, posaçërisht nga fqinjët, ta refuzojnë.


Pyetje: Të drejtat e femrave Talibanët i patën shkelur tërësisht. Çka mendoni ju mbi rolin e femrës?

Hekmatjar: Ne ua japim femrave të gjitha të drejtat në të gjitha drejtimet, që edhe tani me ligj u takojnë. E drejta e shkollimit është e njëjtë me meshkujt. Femrës i takon e drejta e punës, ato mund të shkojnë në Xhihad, por e kanë të patjetërsuar. Ato mund të prezentojnë në lutje në xhami, por nuk janë të obliguara.


Pyetje: Çka mund të ndihmojë Gjermania në zgjidhjen e çështjeve të Afganistanit dhe vështirësive tjera në lidhje me muslimanët?

Hekmatjar: Politika aktuale gjermane në raport me Afganistanin nuk i shërben as Afganëve e as Gjermanëve. Tërhiqni trupat tuaj nga Afganistani. Bota islame nuk e duron më skllavëri. Koha e shtypjes dhe skllavërisë ka kaluar. Pranone këtë të vërtetë!


Pyetje: A ekziston ende mundësia e jetës së përbashkët dhe në paqë ndërmjet muslimanëve, të krishterëve dhe çifutëve?

Hekmatjar: Ne mendojmë, që religjionet e një Zoti garantojnë vëllazëri dhe paqë. Ne besojmë në dialogun paqësor të religjioneve. Islami nuk na mëson që besimtarët e religjoneve tjera duhet të konvertohen me forcë. Islami e ndalon shkatërrimin e qyteteve religjioze të të krishterëve dhe çifutëve. Islami e justifikon luftën vetëm, nëse mbrohet drejtësia dhe largohet shtypja. Dhe kjo lejohet vetëm derisa të përfundojnë veprimet luftarake dhe palët në konflikt t`i dorëzojnë armët.


Pyetje: Presidenti i SHBA-ve, për konfliktin në fjalë, e fajëson të ashtuquajturin “Islamo-Fashizëm”.

Hekmatjar: Bushi nuk e kupton çka do të thotë fashizëm. Fashizmi e përfshin një racizëm ndërmjet popujve, Fashizmi e lartëson një popull ndaj një tjetri. Muslimanët nuk luftojnë në Evropë apo në Amerikë. Në të kundërtën, Perëndimi ka një kohë që lufton kundër muslimanëve në shtetet islame. (Der Spiegel 3 / 2007 fq. 106-109)

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme