ISLAMI, MUSLIMANËT DHE E ARDHMJA

Islami si fe qiellore paraqet sistem të përgjithshëm të të jetuarit njerëzor, gjë që është vërtetuar në të kaluarën e tij, ku me shekuj qe bartës dhe udhëheqës i civilizimit dhe kulturës botërore. Pas një shuarje apo më mirë thënë pas një stagnimi të përkohshem ai gjithnjë e më tepër dhe dal nga dalë, por me hapa të sigurt përsëri paraqitet në arenën botërore, kështu që sot Islami jo vetëm që jeton por zhvillohet dhe gjithë më tepër është duke u bërë tërheqës si për vet muslimanët të cilët u dhanë mbas ideve të huaja, po ashtu edhe për jo muslimanët. Ai me të madhe po depërton edhe aty ku para disa shekujsh ka qenë utopi. Ky depërtim në të gjitha anët e botës manifestohet nëpër mes të pranimit sa më të shpeshtë të Islamit nga ana e pjesëtarëve të ideologjive të ndryshme, si dhe nga ana e atyre të cilët e lëshuan për shkak të mosbindjes, mendimit të gabuar, interesit individual, “kompleksit të vlerës më të ulët” apo karrierizmit. Mu për këtë , sot jemi dëshmitarë për kujdesin dhe interesimin e madh që kanë qarqet e ndryshme për Islamin, Kur’anin, muslimanët dhe ngjarjet tjera aktuale në botën bashkëkohore Islame dhe jo islame. Në të njëjtën kohë po thehen iluzionet jo objektive të atyre që mendonin se islami i takon të së kaluarës , gjegjësisht se ai nuk mund ti plotësojë nevojat, nuk mund ta ndjekë zhvillimin e kohës dhe të jap zgjidhje për problemet e saja .Jo vetëm që thehen këto iluzione dhe tendenca por Islami në të njëjtën kohë paraqet befasi për ekspert të shumtë të marrëdhënieve shoqërore ndërsa shok për ata të cilët kanë menduar se me strategjitë e tyre do të mund të ndalin hovin e Islamit dhe kthimin e tij në ngjarjet botërore. Përkundrazi Islami si produkt i All-llahut xh.sh. sot paraqitet përsëri si udhëheqës i ideve të ndryshme humane me anë të të cilave ndërton individë të shëndoshë dhe në mënyrë më të shëndoshë rregullon marrëdhëniet shoqërore në vise të ndryshme.

Se Islami nuk i takon të së kaluarës e parapanë edhe disa figura mjaft eminente të krijimtarisë kulturore evropiane, kështu që filozofi dhe letrari i njohur gjerman, Gete para shumë kohe ka thënë:

“Para ose mbas do të duhet ta pranojmë Islamin, pse ai është në përputhshmëri me mendjen (e shëndoshë).

Po të njëjtën gjë e ka thënë edhe letrari i njohur anglezë Bernard: Gjithmonë lartë e kam çmuar religjionin e Muhamedit (a.s.) për shkak të vitalitetit të tij të çuditshëm. Islami si duket, është i vetmi religjion i cili posedon këtë aftësi të asimilimit deri në ndryshimin e fazave të ekzistencës, nga e cila mundë të bëjë thirrje për të gjitha kohërat.

“…Kam dhënë mendimin se religjioni I Muahmedit (a.s.) mund të jetë I pranuar për ardhmërinë, sikur që ka filluar të jetë I pranishëm për Evropën sot. Në shekullin e ardhshëm kjo mund të shkoj edhe më tutje, nëpërmes të njohjes se vlerës (dobisë) të këtij mësimi për zgjidhjen e problemeve të botës së sotshme, dhe në këtë kuptim duhet kuptuar thëniet e mia”.

Parashikimet e tyre sot po i vërteton edhe koha bashkëkohore., respektivisht ekspertët e rrjedhave politike dhe religjioze. Sipas tyre Islame tashmë nuk është fe e vdekur, siç është konsideruar deri në vitet 80, përkundrazi ai sot konsiderohet fe kolosale e cila, me mësimet e saja mbi Krijuesin, njeriun, natyrën dhe gjithçka që e rrethon atë, ngadalë po i konkurron edhe globalizmit perëndimor. Këtë e vërtetojnë edhe personalitetet më të njohura të studimeve politike dhe religjioze, kështu që etikologu dhe kulturologu i njohur bashkëkohorë, Francis Fukuyama në librin e tij shumë të njohur me titull “Fundi i Historisë” (The end of Histori) thot:

“Është e vërtetë se islami përmban ideologjinë koherente dhe sistematike, njësoj si liberalizmi dhe komunizmi, me kodet vetanake të moralit dhe doktrinën mbi politikën dhe drejtësinë sociale. Thirrja e Islamit ka potenciale universale, duke arritur te të gjithë njerëzit si krijesa njerëzore, e jo vetëm te pjestarët e caktuar të një grupi etnik dhe nacional. Islami në të vërtetetë, ka mundur liberalizmin demokratik në shumë vende të botës islame , duke u bërë kërcnim serioz për praktikën liberale, madje edhe në vendet në të cilat nuk ka arritur fuqinë direkte politike. Fundi i luftës së ftohtë në Europë papritur është zëvendësuar me provokimin e Irakut ndaj Perëndimit, në të cilën Islami, kuptohet, ishte faktor i rëndësishëm”

Pra, sipas Fukuyamës, Islami paraqet kërcnim për globalizmin perëndimor si ideologji koherente dhe me potenciale universale duke gjetur zgjidhje për të gjitha kërkesat që i provokon koha dhe vendi ku jetojnë njerëzit.

Shtetari dhe politikani i mirënjohur amerikan, Zbignjev Bzhezhinski, menjiherë pas ramjes së Bashkimit Sovjetik, në librin e tij “The out of control” (Jasht kontrolit), alarmon me të madhe duke tërhequr vërejtjen ndaj ekspanzionit islam në Azinë qëndrore, për të mbushur vakuumin që e la ideologjia komuniste në këtë hapsirë dhe ai në mes tjerash thotë:

“Duke patur parasyshë se natyra nuk duron vakuum, është evidente që fuqitë nga jashtë në veçanti vendet fqinje islame, janë të disponuara që të provojnë ta përmbushin zbarstiërn gjeopolitike në Azinë qëndrore, të paraqitur pas shkatrimit të pushtetit imperial rus. Turqia, Irani, Pakistani tashmë nxitojnë në zgjerimin e ndikimit të tyre, përderisa Arabia Saudite e largët finanson pjesën më të madhe të përpjekjeve me qëllim të revitalizimit të kulturës muslimane dhe trashigimisë fetare në regjion. Andaj, Islami përparon drejt Veriut duke përmysur inercionin gjeoplitik nga dy shekujt e fundit”.

Edhe Bzhezhinski, sikur Fukujama, islamin e shef si një fuqi e cila është në gjendje të paraqitet si sitem I plotë në transformimin sociopolitik të propocioneve globale duke qenë I aftë të jep përgjigje në të gjitha sferat e aktivitetit njerëzor.

Pra,në kohën në të cilën jetojmë, tashmë po vërtetohet parashykimet e personaliteteve të njohura të figurave më eminente perendimore.Islami jo vetëm që deporton në të gjitha anët e botës, por edhe Kur’ani si burim kryesor I tij është maksimalisht në vëmendjen dhe interesimin e publikut botëror , gjegjësiht në vëmendjen e qarqeve shkenocre, të cilit I thuhet nga të gjitha aspektet, duke filluar nga aspekti etik e deri te ai ekonomik, psikologjik, sociologjik, astronomik, arkeologjik, historik, letrar, etj.

Shtohet pyetja: Nga erdhi ky interesim kaq I madhë për mësimin Islam në botë?

Prezenca e Islamit në botën bashkëkohore , padyshim është mjaft i madh, për arsye se është tepër i nevojshëm për gjininë njerëzore, e cila, nëse pak më thellë mendojmë dhe analizojnë, në të vërtetë është në një krizë të madhe morale, gjegjësisht në një varfëri shpirtërore.

Këtë krizë morale dhe varfëri shpirtërore e kushtëzuan :

- tendenca e një pjese të botës për një jetë pa Zot dhe pa fe, motoja e të cilës tendencë është se feja dhe besimi janë të çikura nga vet njeriu dhe si e tillë I takon botkuptimit të vjetër, I cili duhet zhdukur. Nga kjo tendencë buron materializmi, natyralizmi, ateizmi, etj.

- tendenca e pjesës tjetër e cila pretendon një jetë me besim në Zot, por jo edhe të jetohet sipas rregullave të tij. Këtë lloj të besimit e ndjek bota perëndimore në moton:Zotit I takon e Zotit ndërsa mbretërisë I takon e mbretit, duke e ndarë fenë nnga jeta dhe duke e futur dhe mbyllur ate vetëm brenda objekteve fetare. Nga kjo I ka rrënjët edhe laicizmi dhe sekularuzmi I kohës moderne.

Tendencat e këtilla e sollën njerëzimin në një kaos të madhë dhe varfëri shpirtërore të paparë, në të cilin njëriu si subjekt kryesor e humb lirnë dhe dinjitetin e vet. Kjo varëfëri shpirtërore dhe morale në shumë dukuri të botës bashkëkoohre të cilat janë pjesë të pandashme të jetës dhe të cilat paraqesin rrezik të madhë për tërë njerëzimin. Këto dukuri destruktive janë egoizmi, alkoolozmi, narkomania. hOmoseksualizmi, lezbeizmi, prostitucioni, pornografia, smundjet e ndryshme, si psh Sida, etj. Armatimi I madhë , për të cilin dekadave të fundit po harxhohen qindra miliardë dollarë, e me të cilin mund të zhduken më se shtatëqind milardë njertëz, njeriu bashkëkohor, që është për t’u habitur e konsideron këtë “mjet paqeje” ose “mbajtje e barazpeshës” ndërmjet Përëndimit dhe Lindjes. Derisa armataimitkonsiderohet mjet paqeje, në anën tjetër ndodhin gjëra të cilat na bëjnë të rënqethemi dhe në japin një pasqyrë dhe fotografi të pastër të varfërisë shpirtërore dhe morale, injorancën e shekullit njëzet. Lajmet dhe njohurit tjera mbi luftërat në shekullin e fundit si dhe sot kur ne jetojmë vërtetojnë se sot në botë nga sëmundjet e ndryshme , nga uria dhe etja vdesin dyzet mijë fëmijë të pafajshëm për çdo ditë , e të mos flasim për krimet dhe vdekjet tjera, siç është rasti me ish vendet socialiste, ku nëna e shet fëmiun e vet për një shumë simbolike, apo nderin e vet për të mbajtur gjallë familjen e vet, vrasja e njerëzve për një shumë të vogël parashë, plaçkitjet e ndryshme, etj.

Kjo gjendeje është bërë kujdes dhe brengosje e vërtetë, ka tërhequr vëmendjen e humanistëve, etikologëve, sociologëve dhe kulturologëve të njohur në botë. Si dikur Shpengleri, Gëte, Bernard Sho, si dhe filozofi I njohur I kohës bashkëkohore Bertrand Rasël I cili në lidhje me këtë ai thot: “ Njeriu I bardhë (perëndimor) shkon drejt mbarimit, jo pse nuk ka përparim dhe zhvillim materialo-teknik, por pse I mungon moral dhe besimi (në Zot)”.

Këto lajme jo vetëm që janë pasqyrë e kohës në të cilën jetojmë , por në të njejtën kohë duhet të jenë apel për të gjithë botën që t’I kthehen njeriut, përkatësisht ta humanizojë dhe të kujdeset për vlerat e njerëzore.

Në këtë situatë parqitet nevoja që në praktikën e marrëdhënieve njerëzore te merr pjes ëedhe mësimi islam me konceptet dhe pikë[pamjet e tij të shenjta mbi të Vërtetën – Zotin, njeriun, natyurën, shoqërinë, historinë,,etj.

Bartësit e mësimit islam, përkatësisht të pikëpamjeve dhe koncepteve hyjnore, duhet të jenë vet pjestarët e besimit të cilët m’u për këtë arsye janë të obliguar të mendojnë se në çfarë mënyre do ta përfaqësojnë dhe shpjegojnë islamin, në mënyrë që sa më me sukses të inkuadrohen në rrjedhat botërore, për të dhënë kontributin e tyre për dalje nga kriza moralem.

Inkuadrimi I tyre në ngjarjet botërore duhet të bëhet për dy shkaqe kryesore:

- inkuadrimi I këtillë është imperativ hyjnorë Islam, sepse All-lahu xh.sh. obligon dhe urdhëron çdo një pjestarë të islamit që gjithmon të veprojnë drejt kultivimit të së mirës, konstruktives duke luftuar të keqen me të gjitha mundësitë dhe mjetet që posedojën;

- inkuadrimi i muslimanëve në këtë moment të krizës moralo-shpirtërore është nevojë e domosdoshme për vet kohën dhe njerëzimin në përgjithësi.

 

 

1. Kthimi në burimet kryesore të mësimit Islam

 

Ardhmëria e muslimanëve nuk do të jetë e suksesshëm poqe se nuk u kthehen burimeve kryesore të besimit Islam. Të kthyerit në fundamentet kryesore nuk do të thotë të medituarit dhe të jetuarit e muslimanëve të burojë nga Kur’ani Famëlartë dhe Sunneti. Të kthyerit në këto fundamente nuk do të thotë të kryerit mbrapa kah e kaluara e as të shiquar mbrapa , por të kthyerit nga fundamentet kryesore do të thotë gjetje inspirim të gjallë dhe dinamizëm kreativ në ato burime, pse Kur’ani si fundament kryesor, paraqet inspirim të vërtetë për gjithë njerëzinë dhe të gjithe kohërat, pse ai në të vërtetë si fjalë e All-llahut xh.sh është i gjallë, i hapur si në kuptimin problematik poashtu edhe në ate struktural dhe si i tillë gjithmonë aktualizohet ndaj çdo situate të re.

Është aktuale për çdo kohë, vend, popull pa marrë parasyshë nivelin itelektual të njerëzimit. Kur’ani pra paraqet burim të pashtershëm i cili gjithmonë ka paraqitur, paraqet edhe sot, padyshim do të paraqet edhe në të ardhmen ispirim i pashtershëm të ideve humane dhe progresive. Ai është si një oqean nga i cili kanë pirë, pinë, dhe do të pinë të gjithë gjeneratat që do të kalojnë pranë tij, varësisht nga aftësit dhe mundësitë e tyre, dhe përsëri do të mbetet i pashtershëm deri në Ditën e Kijametit. Është i këtillë pse është fjalë e All-llahut xh.sh. i cili gjithmonë udhëzon dhe drejton në atë që është e drejtë dhe e vertetë:

“Është e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e bësimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata padyshim do të kenë shpërblim të madhë”./El Isra: 9/.

“…Ne ty të shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët”./En Nehl:89/.

“Thuaj : Sikur të ishte deti ngjyrë për t’i shkruar fjalët e Zotit tim, deti (uji i tij) do të shterej para se të përfundojnë fajlët e Zotit tim, edhe sikur të sillnin shtesë edhe një si ai”./El Kehf:109/.

Pashtershmëria e ideve të Kur’anit Famëlart duhet të jetë forcë levizëse e besimtarëve, ndërsa Sunneti si shembëlltyrë e pashlyeshme e komentimit dhe praktikimit të tij.

 

2. Zgjimi i muslimanëve në çdo fushë të aktivitetit të tyre

 

Si bartës të mësimit Islam, muslimanëve u nevojitet një zgjim i përgjithshëm i cili duhet të jetë univerzal dhe i plotë, a nuk mund të jetë i tillë poqese ai zgjim nuk ndihet në të gjitha fushat e aktivitetit të tyre. Gjatë këtij zgjimi duhet tu bërmbahen disa kushteve me rëndësi:

a. Mos imitimi i ideologjive të ndryshme në botë. Kjo do të thotë se muslimanët duhet të trasojnë rrugën e vet në të gjitha sferat e jetës duke formuar rrugën e vet origjinale të jetës, pse në ardhmëri mund të nisemi vetëm me atë që është origjinale, e kjo mund të arrihet vetëm duke iu përmbajtur konceptit Kur’anor, i cili del nga këto fjalë të All-llahut xh.sh.:

“All-llahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre…”/Er Ra’du:11/

Këtë princip Kur’anor më së miri e kuptuan gjeneratat e para të muslimanëve, të cilët duke u bazuar dhe inspiruar nga Kur’ani Famëlart, për një kohë të shkurtër u bënë bartës dhe udhëheqës të një civilizimi gjigant në botë, me anë të të cilit disa shekuj me radhë diktuan aktivitete të ndryshme në të gjitha anët e botës duke vulosur kohën në të cilën jetuan. Me këtë ata treguan njiherë e përgjithmonë se si duhet praktikuar Kur’ani Famëlartë.

 

b. Mosimitimi i të së kaluarës

 

Mosimitimi i të së kaluarës do të thotë mosimitim i formulave dhe metodave të vjetra të cilat janë praktikuar në kohën e dekadencës së muslimanëve, a nuk do të përsëriten po qe se Kur’ani t’i hyhet nga të gjitha aspektet. Kjo arrihet poqese në mënyrë të denjë praktikohet imperativi i All-llahut xh.sh. për të mësuar, studiuar, duke përdorur metodë të organizuar e cila del nga fryma e Kur’anit Famëlartë. Në këtë mënyrë do të mbylleshin dyertë e takllidit-imitimit të verbët, dukuri e cila është fajtore kryesore për dekadencën e muslimanëve në të cilën kohë taklidit poashtu mundësoi mbështetjen parazitore të gjeneratave të mëvonshme në mundin dhe rezultatet e gjeneratave të mëparshme. Mbështetja në shpjegimet e mëparshme do të thotë të egzistosh jashtë kohës në të cilën jeton, pse asnjë gjeneratë nuk mund t’i zgjedhë pyetjet dhe problemet e të gjitha kohërave. Me kalimin e kohës pandërprerë paraqtien pyetje dhe probleme të reja për të cilat nevojitet zgjidhje. M’u për këtë Kur’ani çdo gjë shojegon në koncepcione dhe principe , përpunimi i të cilave mbetet në shoqëri që në çdo moment historik t’i gjykojë interesat, nevojat dhe mundësitë duke zbërthyer idetë Kur;anore. Kjo është nevoja e çdo kohe dhe imperativ për çdo gjeneratë që mos të mbeten aty ku kanë mbetur gjeneratat e kaluara në mënyrë që çdo gjeneratë të jep kontributin e vet në zbërthimin e ideve Kur’anore, e me këtë të luajnë rolin e vet dhe kontributin e tyre në çdo shoqëri dhe periudhë historike. Kjo njëherit është edhe obligim hyjnor, për arsye secila gjeneratë do të jep llogari për kontributin e zbërthimit dhe praktikimit të ideve Kur’anore në kohën dhe vendin ku ka jetuar dhe vepruar. Këtë e shohim në fjalët e All-llahut Fuqiplotë kur thotë:

“Ai është, një popull që shkoi, të cilit i takoi ajo që fitoi, e juve ju takon ajo që e fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që ata vepruan”/El Bekaretu:141/

Pra, do të ishte I pasuksesshëm dhe utopi zgjimi dhe ardhmëria të shëndoshë e pjestarëve të Islamit po qe se ata mendojnë se Kur’ani njëherë e përgjithmonë është zbërthyer para një mijë vitesh dhe se tash ka mbetur vetëm të këndohet, tu lexohet të vdekurve, të zbukurohen vendbanimet, të bëhet mjet trgtie dhe të largohet nga jeta dhe zhvillimi i saj. Nëse një gjë e tillë ndodhë, atëherë kemi bërë krim ndaj vetvetes dhe njerëzisë në përgjithësi dhe më në fund mund të themi se Kur’ani nuk është zgjidhje për ardhmëri. Që të mos ndodhë kjo pikë së pari duhet t’i hapen dyert institucionit të ixhtihadit, me anë të së cilit mund të zbërthehet feja e All-llahut xh.sh.. Mirëpo, hapja e institucionit nuk është proces i lehtë, për te duhet njohur mirë idetë islame, duhet depërtuar thellë në to si dhe nevojitet njohje e mirë e botës në të cilën jetojmë, vetëm në këtë mënyrë muslimanët mund të ecin përpara dhe vetëm në këtë mënyrë mund të paraqiten si element dhe subjekt konstruktiv dhe kreativ në rrjedhat bashkëkohore dhe vetëm në këtë mënyrë mund të jenë bartës të vërtetë dhe të denjë të Islamit në botë.

Integrimi i Islamit dhe i muslimanëve në rrjedhat botërore është më se i nevojshëm. Jo vetëm që është i nevojshëm, por ka edhe mundësi për një inkuadrim të tillë, gjatë këtij inkuadrimi kursesi nuk duhet t’i harojmë fjalët e Muhamedit a.s. i cili thotë:

“Ua kam lënë dy gjëra, nëse u përmbahuni atyre kurr nuk do të humbni, e ato janë : Libri i All-llahut xh.sh, dhe Sunneti i Pejgamberit të Tij”

Të përmbajturit në këto dy burime është përparësi e madhe, pse të dy këto burime gjithmonë thërasin në një aktivitet krijues dhe në një shiqim aktiv dhe racional ndaj jetës. Me këto burime Islami e gjeti legjitimitetin e vet në historinë njerëzore duke u ballafaquar me lloj lloj problemesh dhe duke i zgjedhur ata. Ata nuk guxon ti kap “kompleksi i vlerës më të ulët “ pse proceset dhe lëvizjet historike deri në ditët tona , tregojnë, se pjestarët e besimit Islam të udhëhequr me idenë Islame të kosmopolitizmit dhe humanizmit dhanë përpjekje dhe sakrifica të mëdha që jo vetëm të shpëtojnë dhe të ruajnë thesarin shpirtëror dhe kulturor të njerëzimit, të krijuar gjatë mijëra viteve, nga shkatërimi i dhëmbit të kohës dhe sulmeve barbare, por edhëe të japin shumë nga origjinaliteti i vet.

Shumë fe, ide, filozofi, sisteme dhe lëvizje me tolerancë në mes popujve, racave , gjuhëve dhe klasave, në periudhën mesjetare të njerëzimit në djepin e kulturave të dikurshme të Mediteranit, Lindjes së Mesme, Azisë qëndrore, Indisë, etj, pyetjet se sa do të vonoheshin proceset e humanizimit, arsimit dhe demokracisë sot në botë, sikur të mos paraqiteshte Islami në skenën botërore.

Erërat demokratike i përfshinë edhe trevat tona të cilat u bënë edhe realitet. Në këto treva pjestarët e besimit Islam deri më sot nuk kanë patur hapsirë të mjaftueshme për të vepruar dhe për te luajtur rolin e tyre në këtë nënqiell. Çdo tentim në këtë fushë është penguar në të kaluarën nga të gjitha anët, më të gjitha mjetet nga frika e prosperitetit të tyre. Edhe këtë herë në rrjedhat demokratike kur ata dëshiruan të zënë vendin e tyre që e meritojnë, përsëri u penguan duke mos i respektuarë të drejtat e tyre për një inkuadrim në këto rrjedha.Jo vetëm që u penguan por u cenua dhe u nënçmua dinjiteti i tyre i formuar me shekuj, duke i etikuar me emra të ndryshëm: si fashist, terorist, etj, e ajo që është më tragjike, ata edhe u fyen edhe me parolla të ndryshëm duke i identifikuar me emrin e kafshës dhe me lipjen e vdekjes së tyre (vetëm indijani I vdekur është I ndershëm). Në kohë të fundit , qenia e tyre u fye edhe me diçka më tronditëse, e cila edhe më tepër nënçmon nderin e tyre , ndodhi ajo e cila nuk harohet kurr e ajo ishte ku nëpërmes ekranit televizif u fye ideali më I lartë I pjesëtarve Islam -Qenia më e lartë-All-llahu xh.sh. dhe xhamija - tempulli I shejntë I cili gjithmonë ka qenë qendër humane, kulturore, fetare në rrethin ku ka vepruar.

Megjithate, pjestarët e besimit Islam askush në mund t’i ndalë që të futen në rjedhat demokratike për të zënë vendin e tyre që e meritojnë dhe për të dhënë kontributin e tyre në këto treva Këtë ua sigurojnë shumë gjëra, e ndër ta më kryesore janë:

Ata në këto treva paraqesin realitet, që do të thotë se këtu kanë lindur janë zhvilluar, kanë vepruar, dhe gjithmonë kanë qenë dhe janë të vetëdijshëm për qenien dhe integritetin e tyre, e cila mbrohet vetëm me gëzimin e të drejtave që e përbëjnë atë qenie dhe integritet;

Ata, si pjestarë të besimit Islam, të udhëhequr me fjalët hyjnore të pashtershme të All-llahut xh.sh. nga të cilat formohet koncepti ideal për njeriun dhe qenien e tij, e kanë të qartë se njeriu është qenie më e dalluar dhe vepër më madhështore e All-llahut xh.sh.. dhe si i tillë qe zevendës i Tij në tokë. Mu për këtë njeriu në kët botë është i ardhur me të gjitha të drejtat dhe obligimet , në të cilat askush nuk guxon ti prekë. Të prekurit në këto të drejta do të thotë prekje në ligjet dhe zakonet e All-llahut xh.sh. Pra, të drejtat dhe liritë e njeriut i jep All-llahu xh.sh. dhe askush nuk ka të drejt t’i mer ato.

Pra, inkuadrimin dhe integrimin e pjesëtarve të besimit Islam në rrjedhat demokratike jo vetëm që nuk mund ta ndal askush por kësaj kësaj askush nuk duhet t’i frikohet, për arsye se ata gjithmonë kudo që kanë vepruar kanë qenë element konstruktiv dhe forcimi i qenies dhe integritetit të tyre edhe më tepër do ta forcojë këtë element, pse ata janë të udhëhequr me Fjalën e All-llahut xh.sh. e cila gjithmonë paraqet garancën për të gjithë njerëzit pa marrë parasyshë vendin apo kohën.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme