Historia e besimit mysliman nė fshatin Flet, Pukė



Fshati Flet ndodhet rreth një orë larg me makin nga qendra e qytetit të Pukës. Edhe pse jo shumë i madh është ndër fshatrat më të njohur dhe më të përmendur në rrethin e Pukës dhe më gjërë.
Sipas të dhënave rreth vitit 1888 ky fshat thuhet të ketë pasur rreth 35 shtëpi  myslimane dhe 4të besimit katolik.[1] Nga disa të dhëna të grumbulluara rreth viteve 1920-1929 del se fshatiFlet të ketë pasur rreth 34 shtëpi nga të cilat të besimit katolik.[2] Si myslimanet  ashtu edhe katoliket janë fis me Iballen, ku myslimanet quhen "Buçagjegjaj" ndërsa katolikët "Pergjegjaj".[3]

Nga ana administrative fetaro-islame fshatrat si: TrunFletLejthizë, Sakat (Blerim), Xathë dhe Kulumrimbuloheshin nga hoxhallarët e Myftinisë së rrethit Pukë.[4] Fshati Kulumri në vitin 1888 meësohet të këtë pasur rreth 35 shtëpi myslimane. Nga të dhënat popullore fjala "Kulumri" vjen prej fjalës "Kulm" "Kulmi i lodhjës", "mri"[5] në pikun e lodhjes".
Ndërsa nga ana shkencore del se fjala "Kulumri" vjen nga fjala "kulm" nga ku del fjala "kal" që do të thotë "Udhë". [6]
Fakti që Udh Madhja lidhte Shqipërin me Kosoven bëri që fshati Kulumri të bëhet një pik pushimi dhe referimi për ushtarët. Sipas të dhënave popullore kemi se në fshatin Kulumri ishte pike e rëndesishme pushim madje ata vendosen edhe nje mesxhid [7] ku të kryenin ritet fetare. Pas disa vitesh ushtarët Osmantë mbeshtetur edhe nga banorët e fshatit Kulumri vendosen  të ndertonin  xhamin e fshatit Kulumri. Xhamia u ndërtuar në Kulumri për faktin se ndodhet në mes të rrugës Udhe Madhe si dhe të fshatrave myslimane.

Xhamia e fshatit Kulumri kishte njeë kapacitet prej 100 përsonash. Xhamia ka qenë dy kateshe. Ka pasHajatin e Myezinit si dhe një hytbe(mimber) të gdhendur me dru arre. Xhamia sherbente për fshatrat;KulumriLejthizëSakatXathë e Flet.[8]

Sipas të dhënave në fshatin Flet paskan qenë tre vëlezer
1. Përgjegji,
2. Gegë Gjegji
3. Buç Gjegji.

Ky i fundit u ba mysliman. Sipas të dhënave të grumbulluara në vitin 1929 del se "Buçagjegjaj" janë bërë 30shtepi. Sipas këti shënimi fshati Flet ishte i ndarë në 3 lagje myslimane e një lagje katolike [9]

Edhe sot në fshatin Flet ndodhen 3 lagje myslimane të cilat quhen:

 1.Sylaj
 2.Xhauri 
 3.Velaj 

si dhe një lagje katolike që quhet 4.Kolaj.[10] Të dhënat sipas lagjeve në fshatin Flet është simëposhtë:
Nëe lagjen "Sylaj" ndodhen 7 familje të cilat jetojnë aktualish që përbëhen nga:

1. Qazim Baftija
2. Miftar Mustafa
3. Qamil Rexha
 4. Basri Selmani
5. Agron Syla
6. Muharrem Halili
7. Beslim Rexhepi.

Në lagjen "Xhauri" ndodhen rreth 7 familje të cilat jetojnë aktualisht në fshatin Flet dhe që përbehen nga:

1.Ismail Arifi
2.Agim Xhauri
3.Riza Huli
4.Sali Bajrami
5.Istref Mustafa
6. Bujar Isufi
7.Nezir Ismaili.

Ndërsa në lagjen "Velaj" ndodhen rreth 9 familje të cilat jetojnë aktualisht në fshatin Flet dhe qëe përbëhen nga:

1.Ali Hachia
2. Myrte Islami
3. Alfred Islami
4. Beslim Islami
5. Durim Hyseni
6. Vebi Hyseni
7. Halit Zeqa
8. Riza Zeqa
9. Xhemal Betja.

Ndërsa në lagjen katolike "Kolaj" aktualisht jetojnë rreth 4 familje.[11]

Fshati Flet si dhe fshatrat e tjerë si XathiTruni,SakatiFleti Kulumria ishtin të lidhur ngusht me njeri-tjeterin. Sipas Ali Zmakës (ish-banor i fshatit Flet) kemi se: "Në xhamin e fshatit Kulumri kan shërbyer si hoxhë imam Osman HoxhaAzman HoxhaZenel Hoxha dhe Mehmet Hoxha.Hoxhë Mehmeti e ka pas shtëpin në mes të fshatitFlet. Ndërsa Baram Haziri dhe Isen Hoxha kan qenë Myezina. Mbaj mend se për bajrame u mbushte xhamia dy kateshe. Ma do mendja rreth150 burra falshin bajramin. Nga kallaballeku i madh janë kan fal edhe jasht. Për faljen e bajramit vinin nga KulumriaLejthizaXathi, Fleti Sakati. Ka pas raste që vinin edhe prej fshatit Pistë. Fshati KulumriFletXahtë e kane pas për zakon me marr hoxhën nepër shtepia për me këndu "mevlud". I veçantë ishte muaji Ramazan ku u organizoheshin faljet e namazit të "teravive" në disa shtëpi të Fletit si dhe në xhami. Fletasit thirrnin hoxhën dhe ai fillonte sipas kërkesës duke ju sherbyer me namazin e teravive si dhe duke ju lexuar salavate dhe Kur'an. Kur vinte festa e bajramit u bashkoshim të gjithe burrat e fshatit dhe udhëtonim në këmbë për me fal namazin e bajramit në xhamin e Kulumrisë." [12]

Vitet e fundit Myftinia e rrethit Pukë ka treguar kujdes të veçantë për grumbullimin e fakteve historike të besimit islam në rrethin e Pukës.

(Material i përgatitur me rastin e 70 Vjetorit të Clirimit, Flet 25 nentor 2014)
_______________
[1] Shënime nga imam Gëzim Kopani, "Historia e besimit mysliman në fshatin Flet" viti 2006
[2] Karma, Gjon, "Ndër Malet Tona" fq.28
[3] Karma,Gjon, "Ndër Malet Tona" fq.28
[4] Arkivi i Myftinisë së rrethit Pukë
[5] Mri; arrit
[6] Mesxhid, vend ku myslimanet gjatë udhetimeve kryejne rite fetare
[7] Shënime nga imam Gëzim Kopani, "Historia e xhamisë Kulumri" viti 2006
[8] Shënime nga imam Gëzim Kopani, "Historia e xhamisë Kulumri", viti 2006
[9] Karma, Gjon, "Ndër Malet Tona" fq.28
[10] Arkivi i Myftinisë së rrethit Pukë
[11] Shënime nga imam Gëzim Kopani, "Historia e besimit islam në Flet" viti 2014
[12] Shënime nga imam Gëzim Kopani, "Historia e xhamisë Kulumri" viti 2011

 

Burimi: http://gezim-kopani.blogspot.al/2016/10/historia-e-besimit-mysliman-ne-fshatin_30.html

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme