Reagim ndaj


I nderuar Hafiz,



Ju lutem me kurseni nga perplasjet tuaja per poziten e Reisit. Jam i lodhur dhe nuk dua te behem objekt sharjesh nga njera apo pala tjeter. Une ju kam derguar leter private, e jo publike, ekskluzive ZHURNALIT apo tjeterkujt. Me keni abuzuar privatesine e letres dhe fotografise!

Demantin e bera jo per te fajesuar por as per te shfajesuar dike, por per te treguar se nuk jam i perfshire as direkt as indirekt ne keto afera. Personalisht, jam i irrituar me ate qe degjoj apo lexoj. As une nuk jam engjell, por as djall; njeri qe gabon por edhe permiresohet. Me habiti fakti se disa nga ata qe pranuan Demantin tim nuk kthyen pergjigjen, edhe pse intervenuan qe te bej nje demant. Do t'ju lusja te beni edhe nje intervenim, te pala e adresuar, qe te leni anash emrin tim, sepse nuk e meritoj me asgje. Edhe fotografia private eshte abuzuar, sepse eshte foto e para 10 vitesh, kurse ilustrohet nje ngjarje aktuale.

Aman, per hater te Zotit, shikoni interesin e fese, e jo personal, sepse jeta eshte shume e shkurter, e duhet dhene llogari. Une kam frike per mangesite e mia, e shpresoj edhe ju po, andaj reflektoni!

Me respekt per ju Hafiz efendi dhe te tjeret, qe i ceka ne adresim pa fajin e tyre!



Fakiri,

Nexhat Ibrahimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme