Muslimanët zbuluan Amerikën para Kolumbit

Meritat për zbulimin e kontinentit të ri, tokës së shpresave dhe pasurimit, i takojnë Kristofer Kolumbos. Mirëpo, shumë tregues udhëzojnë se muslimanët nga Spanja dhe nga Afrika perëndimore kanë arritur në kontinentin e Amerikës disa shekuj para Kristofer Kolumbos.[3]

Si arritën muslimanët në Amerikë para Kristofer Kolumbos?, përse u heshtë ky fakt me shekuj?, ku janë këta muslimanë sot?, dhe shumë pyetje të tjera ndoshta në tërësi kurrë nuk do të marrin përgjigje të plotë. Ka shumë faktorë për këtë gjndje: Stagnimi i përgjithshëm i muslimanëve, fanatizmi kristian dhe nacional evropian, aktiviteti gjenocidal dhe etnocidal i kolonizatorëve ndaj popujve vendorë etj. Ndoshta më së afërmi të vërtetës është të thuhet se këta muslimanë janë tretur, janë asimiluar dhe mbytur dhe nuk ekzistojnë të dhëna se ka shpëtuar ndonjë koloni e tyre, pos ndoshta individëve apo grupeve të vogla, të cilët nuk i ka braktisur në tërësi vetëdija se dikur kanë qenë muslimanë.[4] Ndoshta, kësaj gjendjeje do të mund t’i ndihmojë hulumtimi historiko-linguistik i emrave, mbiemrave, vendeve dhe hulumtimi arkeologjik i vendeve për të cilat ka indikacione se ka pasur muslimanë më herët në to.

Ka indikacione se muslimanët ishin në Amerikë qysh herët. Kështu, është shënuar se gjatë gjysmës së shekullit X, gjatë sundimit të halifit Abdurrahmanit III (sundoi 929-961) muslimanët vendorë afrikanë me anije nga limani Delba (Palos) u nisën në drejtim të Perëndimit drejt “Oqeanit të mjegullës dhe territ”. Pas një mungese të gjatë, këta muslimanë afrikanë u kthyen në Afrikë të ngarkuar me pasuri “nga vendi i çuditshëm dhe i jashtëzakonshëm”.[5]

Përmenden dy dokumente që paralajmërojnë praninë e muslimanëve në Amerikën spanjolle para vitit 1500. Këto dokumente mund të klasifikohen në tri grupe:

1) Dokumentet historike;

2) Hulumtimet gjeografike dhe;

3) Mbishkrimet arabe (islame).



1. Dokumentet historike



1) Historiani dhe gjeografi musliman Ebu Hasan Ali Ibn El-Husein El-Mes’udi (871-957) ka shkruar ne veprën e tij udhëpërshkruese Muruxh’ udh-dheheb we meadin’ul-xhewher (Ultësirat e arit dhe xehet e margaritarëve) se gjatë kohës së sundimit të halifit spanjoll Abdullah ibn Muhammed (888-912), detari musliman Hashhash Ibn Seid Ibn Eswed nga Kordoba në Spanjë lundroi nga Delba (Palosi) në vitin 889, e kaloi Oqeanin Atlantik, arriti në tokën e panjohur (erd’ul-mexhhul) dhe u kthye me pasuri të mëdha. Në kartën e botës nga El-Mes’udi ekziston territor i madh në oqeanin e mjegullës dhe territ, të cilin ai e quajti territor të panjohur (Amerika).

2) Gjeografët muslimanë pohojnë se muslimanët kanë lundruar nga Spanja dhe Portugalia në Amerikë para shekullit X, kurse bregun e Brazilit nga viti 1150.[6]

3) Sipas një dokumenti kinez, të njohur me emrin Sung, detarët muslimanë lundruan dhe zbarkuan në token e njohur me emrin Mu-Lan-Pi (Amerikë) në vitin 1178, që do të thotë 300 vjet para “zbulimit” të Botës së re.[7]

4) Ka të dhëna se në shekullin XV dhe XVI shumë Moriskë (muslimanë spanjollë të cilët pas vitit 1492 e fshihnin besimin e tyre për shkaqe të frikës) shkuan në Amerikë së bashku me konkuistadorët. Mirëpo, sunduesit spanjollë dhe portugalezë nëpërmjet inkuizicionit i zhdukën muslimanët, të frikësuar nga numri i tyre i madh në Amerikë.[8]

5) Historiani musliman Ebu Bekr Ibn Umer El-Gatijjeh transmeton se gjatë kohës së sundimit të halifit Hishami II (967-1009), edhe një detar musliman me emrin Ibn Faruk lundroi nga Kadeshi (shkurt 999) në Atlantik, pushoi në Gando (Ujëdhesat e Mëdha Kanare) duke e vizituar mbretin Guanaring, dhe duke vazhduar drejt perëndimit ku i vërejti dhe i emëroi dy ujëdhesa, Caprairën dhe Pluitanën. Në Spanjë u kthye në maj të vitit 999.

6) Kolumbo u nis nga Delba (Palosi) në Spanjë. Arriti në Gomere (Ujëdhesat Kanare – Gomera është fjalë arabishte që domethënë urë (e zjarrit, copë dru që është pjesërisht e ndezur), atje u dashurua në Beatriz Bobadilla, vajzën e komandantit të parë të këtyre ujdhesave (emri familjar Bobadilla derivohet nga fjala Ebu Abdullah).

Bobadilla (Fransisco), më vonë si guvernator i mbretit e burgosi Kolumbon dhe e ktheu nga Santa Domunga në Spanjë, në nëntor 1500). Familja Bobadilla ishte në lidhje me dinastinë Abbadid në Sevilje (1031-1091).

Në tetor të vitit 1492 Kolumbo arriti në ujdhesën e vogël në Bahame të cilën vendorët e quajtën Guanahana kurse Kolumbo e riquajti San Salvador.

Ky emër është derivuar nga Mandingët (popull në Afrikën Perëndimore, i cili më së shumti kontribuoi në përhapjen e islamit) dhe fjalëve të modifikuara arabe: Guana (Ihwana) d.m.th. “vëllezër” kurse Han është emër arab. Sipas kësaj është emri burimor “Vëllezërit Hanë”.

Ferdinand Kolumbo, i biri i Kristoferit, iu ka shkruar zezakëve të cilët babai i tij i ka pare në Honduras:

“Njerëzit që jetojnë në lindje të Point Cavinasit, deri në vendin Cape Gracios a Dios, gati të gjithë janë lëkurëzinjë”.

Në të njëjtën kohë, në këtë rajon, ka jetuar fisi musliman i vendorëve të njohur si Almamy. Në gjuhën e Mandingëve dhe në gjuhën arabe Almamy domethënë El-Imam, personin që udhëheq namazin, prijësin e bashkësisë etj.

Historiani dhe linguisti i njohur amerikan Leo Weiner nga Universiteti Harvard, në librin e tij “Afrika dhe zbulimi i Amerikës” (1920) ka shkruar se Kolumbo ka qenë krejt i vetëdijshëm për praninë e popullit Manding në Botën e Re dhe se muslimanët e Afrikës perëndimore janë përhapur nëpërmjet Karibeve, Amerikës qendore, jugore dhe veriore (llogaritur edhe Kanadanë) ku kanë tregtuar dhe familjarisht janë lidhur me Indusët vendorë. [9]

7) Në veri të Amerikës, në vitin 1539 marcos de Niza, rregulltar franjwevit, i dëreguar ta hulumtojë Arizon[n, për udhëheqës rruge e kishte maurin, Ishtvan arabin.[10]

8) Në shekullin XVI, në Catskill, zona malore e Nju Jorkut të sotëm, ka jetuar egjiptiani Nasrudini. Po ashtu ka të dhëna se ka pasur muslimanë, populli me “prejardhje maure” edhe në zonën e Appalaçës, për t’u tretur në popuj tjerë, që më vonë njihen si Melungeon.[11]

9) Mbetje të muslimanëve të hershëm kemi edhe në shekujt e mëvonshëm. Për shembull, nga shënimet e Kongresit amerikan në shtetin Karolina e Jugut, në vitin 1790 kemi muslimanë[12]



2. Hulumtimet gjeografike



1) Historiani, gjeografi dhe kartografi musliman El-Sarif El-Idrisi (1099-1166) ka shkruar në librin e tij të lavdishëm Nuz`hat ul-mushtaq fi’Ihturak ‘il-afak (Shëtitja e dëshiruar në kalimin e sferave) se grupi i detarëve (nga Afrika veriore) lundroi në Oqeanin e mjegullës dhe territ (Oqeani Atlantik) nga Lisaboni (Portugali), me dëshirë që të zbulojnë fshehtësitë e tij dhe të caktojnë deri ku shtrihet. Përfundimisht arritën deri te ujdhesa në të cilën kishte njerëz dhe një looj qytetërimi ... ditën e katërt përkthyesi u është drejtuar në gjuhën arabe.

2) Enciklopeditë e dijetarëve muslimanë përmendin hollësisht përshkrimet e shënuara të rrugëtimit nëpër oqeanin e mjegullës dhe territ në të cilin ka udhëtuar Shejh Zejneddin Ali ben Fadl Al-Mazandarani. Rrugëtimi i tij nisi nga Tarfej (Maroku jugor, gjatë sundimit të Ebu Jakub Sidi Jusufit (1286-1307), të gjashtit nga dinastia marinidite, deri te ujdhesat e gjelbërta në Detin e Karibeve në vitin 1291. Hollësitë e këtij udhëtimi përtejoqeanik janë përmendur në enciklopeditë e dijetarëve muslimanë ashtu që shumë dijetarë kanë qenë të vetëdijshëm për këtë ndodhi të shënuar.

3) Historiani musliman Shihabuddin Ebu Abbas Ahmed ben Fadl El-Umari (1300-1384) ka përshkruar në hollësi hulumtimet gjeografike nëpër detine mjegullës dhe territ të ndërmarra nga ana e sulltanit të perandorisë së Malit në librin e tij të njohur Masalik ul- absar fi mamalik ul-amsar (Shtigjet e njohjes në provincat e mbretërisë).

4) Sulltani Mansa Kankan Musa (1312-1337) ishte sundues i njohur botëror Manding, sundues i perandorisë islame perëndimore afrikane të Malit. Deri sa udhëtonte për në Mekë, gjatë kohës së haxhit të tij të njohur në vitin 1324, i njoftoi dijetarët e pallatit sulltanor memeluk (sundonte Nasiruddin Muhamed III 1309-1340) në Kairo se vëllai i tij, Sulltan Ebu Bakr I (1285-1312) ka ndërmarrë dy ekspedita në Oqeanin Atlantik. (Meqë sulltani nuk u kthye në Timbuktu na udhëtimi i dytë në vitin 1311, Mansa Musa kështu u bë sulltan.).

Kolumbo dhe hulumtuesit e hershëm spanjollë dhe portugalezë ishin në gjendje që të udhëtojnë përtej Oqeanit Atlantik (rreth 24 kilometër) duke iu falënderuar të dhënave gjeografike dhe instrukcioneve naviguese në veprat e autorëve muslimanë, që vacant ka të bëjë me kartat të shprehura nga ana e tregtarëve muslimanë, duke pasur parasysh edhe El-Mes’udin, në veprën e tij Ahbar’uz-Zeman (Lajmet e kohës) e cila është e bazuar në materialin të tubuar në Afrikë dhe Azi). Edhe një gjë interesante është se dy kapitenët e Kolumbos në rrugën e tij të parë (Martin Alonso Pinzon - kapitan i anijes ”Pinta” dhe vëllai i tij Vicente Yanex Pinzon – kapitan i anijes ”Nina”) ishin me lidhje familjare të lidhur me sulltanin marokanez të dinastisë marinade (Ebu Zajjan Muhamed III 1362-1366).[13]



3. Mbishkrimet arabe (islame)



1) Antropologët kanë dëshmuar se Mandingët nën sundimin e sulltan Mansa Musës kanë hulumtuar shumë pjesë të Amerikës Veriore, përgjatë Misisipit dhe sistemeve tjera lumore. Në vendin Four Corners, Arizona shkrimet tregojnë se madje kanë sjellë edhe elefantë nga Afrika në këtë rajon.

2) Kolumbo ka pranuar në shkrimet e tij se të hënën, më 21 tetor 1492, deri sa anija e tij ka lundruar afër Gibares në bregun veri-lindor të bregut të Kubës, ka pare xhaminë në majë të një mali shumë të bukur. Mbeturinat e xhamive dhe minareve me mbishkrime të ajeteve kur’anore janë zbuluar në Kubë, meksikë, Teksas dhe Nevadë.

3) Gjatë kohës së ekspeditës së tij të dytë, Kolumbo ka dëgjuar prej indusve haitas se zezakët kanë qenë të ujdhesë para ardhjes së tij. Si dëshmi ata i treguan Kolumbos shtizat të cilat i kishin punuar muslimanët afrikanë. Këto armë ishin punuar nga metal ii verdhë të cilin Indusët e quanin Guanine (që në gjuhën e Afrikës perëndimore d.m.th. “legurë e artë”. Kolumbo mori me vete në Spanjë diçka nga këto armë dhe id ha në ekzaminim. Metali nga të cilat janë bërë shtizat përmbanin përqindjet e njëjta të arit, argjendit dhe bakrit sikur ede metal ii cili është prodhuar në Guinenë afrikane.

4) Në udhëtimin e tretë në Botën e re, Kolumbo pa kontnentin e Amerikës jugore, ku disa anëtarë të ekuipazhit të tij dolën në tokë dhe në kontakt me vendorët erdhën deri te faculetat e bujshme, me endje pambuku, stili, ngjyra dhe disejni i të cilave përkujtonin në ato të Afrikës perëndimore, ai i quajti Almayzars, që është fjalë arabe për teshat me të cilat njeriut mbështillet. Po ashtu, qe befasuar me faktin se femrat e martuara bartnin pantollona pambuku (bragas) që e shtyri të pyetet ku janë mësuar këto vendase me këtë mirësjellje. Hernando Cortez, pushtuesi spanjoll, gjithashtu i ka përshkruar funstanet e induseve si velo të gjata kurse teshat e meshkujve si tesha të disejnuara në stilin e maurëve spanjollë.

5) Dr. Barry Fell (nga Universiteti Harvard) prezanton në librin e tij Saga America në vitin 1980 tregues solid shkencor që e përkrahin tezën mbi ardhjen e muslimanëve në kontinentin e Amerikës para Kolumbos. Dr.Fell ka zbuluar ekzistimin e shkollave muslimane në vendin Valley of Fire, Allan Springs, Logomarsino, Keyhole Canyone, Washoe and Hickison Summit Pass (Nevada), Mesa Verde (Colorado), Mimbres Valley (New Mexico) dhe Tipper Canoe (Indiana) që datojnë ndërmjet viteve 700-800.

Ai ka gjetur tekstin, diagramet dhe tabelat, të latuara në gurë, si fragmente të relikteve të fundit nga ajo që sikur ishte sistem shkollor (edhe niveli fillor edhe i mesëm). Instukcionet ishin të shkruara me shkrim kufik, kurse merreshin me fusha të ndryshme të diturisë (religjioni, historia, aritmetika, astronomia etj.).

6) Ekzistojnë 565 emra të vendeve (maleve, liqeneve, lumenjve etj.) të ndryshme në SHBA (484) dhe në Kanada (81) të cilat mund të zbërthehen nga rrënja arabe apo islame. Këto vende në të shumtën e rasteve janë emërtuar nga ana e vendorëve në periudhën e para-Kolumbos. Disa nga ato vende si: Mecca (Indiana), Mekkah (fisi Indus - Washington), Medina (Idaho), Medina (NY), Medina (Ohio), Mahomet (Illinois) etj. Studimi i kujdesshëm i emrave të fiseve induse po ashtu do të tregonte se shumë prej tyre rrjedhin nga rrënja arabo-islame.

7) Është indikativ edhe prania e transmetimeve gojore për praninë e muslimanëve në Amerikë në kohët e hershme, por sidomos është interesant ekzemplari i Kur’anit nga ajo kohë e lashtë, të cilin e ka shkruar nga koka e tij në letër hafiz Ejjub ibn Sulejman Ibrahim Diallo (i njohur si Jab ibn Soliman), musliman nga Senegali, i cili si rob u soll në Amerikë në vitin 1730.[14]

Si përfundim të shkrimit të tij dr Bari Fell apelon në kremtimin e mileniumit të ardhjes muslimane në tokën amerikane (996-1996), pesë shekuj para Kolumbos dhe shpreson se kjo ide do të hasë në përkrahje dhe mirëkuptim të gjerë.

Meqë në këtë periudhë nuk jemi në gjendje të ofrojmë studim më serioz e më hulumtues, ky shkrim le të jetë një apel dhe nismë për studime më të hollësishme.[15]

Literatura:
1. www.znaci.com/art282_2.html.
2. Nexhat Ibrahimi, Zhvillimi i sekteve në historinë e mendimit islam, vepër e pabotuar.
3. Chatherine L. Albanese, Amerika – Religije i religija, Sarajevë, 2004.
4. Alex Haley, Korijeni, I-II, botimi II, Zagreb, 1978.
5. Alex Hejl, Autobiografija Malkolma Iksa, Beograd, 1980.
6. Atlas islamskog svijeta, Sarajevë, 2004.


--------------------------------------------------------------------------------

[1] Për këtë periudhë ka të dhëna më të plota, kurse ne poi referohemi: Catherine L. Albansese, Amerika, religije i religija, Sarajevë, 2004, fq. 332 e tutje.
[2] Chaterine L. Albanese, op. cit., fq. 332. Po ashtu: Atlas islamskog svijeta, Sarajevë, 2004, fq. 645.
[3] Alex Haley, Korijeni, I, botimi II, Zagreb, 1978, fq. 9 e tutje. Gjithashtu shih: Alex Hejl, Autobiografija Malkolma Iksa, Beograd, 1980.
[4] Shih romanin shumë të rendësishëm që fletë për prejardhjen e afro-amerikanëve. Ky roman ka qenë bestseller i vitit në shumë vende. Ai madje është ekranizuar dhe ka pasur ndikim të madh në zgjimin e vetëdijes së afro-amerikanëve se e kaluara e tyre ka qenë islame: Alex Haley, Korijeni (Rrënjët), I-II, op. cit..
[5] Omer Bajramovic, sipas: http://www.znaci.com/art282_2.html.
[6] Catherine L. Albansese, Amerika, religije i religija, Sarajevë, 2004, fq. 331.
[7] Atlas islamskog svijeta, op. cit., fq. 645
[8] Sipas: Atlas islamskog svijeta, op. cit., fq. 645.
[9] Të dhënat e sipërme sipas: http://www.znaci.com/art282_2.html.
[10] Chaterine L. Albanese, op. cit., fq. 331.
[11] Chaterine L. Albanese, op. cit., fq. 332.
[12] Chaterine L. Albanese, op. cit., fq. 332.
[13] http://www.znaci.com/art282_2.html.
Mendohet se edhe kapitenët në anijet Nina dhe Pinta të Kolumbos në vitin 1429 ishin muslimanë. Atlas islamskog svijeta, op. cit., fq. 645.
[14] Atlas islamskog svijeta, op. cit. fq. 646.
[15] Nëse nuk theksohet ndryshe, të dhënat e sipërme janë shfrytëzuar sipas: http://www.znaci.com/art282_2.html

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme