Zbulohet pakti sekret mes Francës dhe Izraelit

Libri publikon detaje të reja se ai, Peres, ka shërbyer si një arkitekt në prapaskenë i fuqisë ushtarake të Izraelit, duke siguruar armë në rrugë sekrete dhe duke blerë një reaktor atomik nga Franca. Ambasada Franceze në Tel Aviv nuk i është përgjigjur kërkesave për koment mbi lajmin në fjalë. Por, ekspertët besojnë se Izraeli e ka përdorur reaktorin Dimona, i cili është ndërtuar me ndihmën e Francës në vitet ’60, për të prodhuar pothuajse dyqind koka raketash bërthamore. Nga ana tjetër, as Izraeli nuk jep ndonjë konfirmim, por as e mohon se ai zotëron armë të shkatërrimit në masë, duke deklaruar se ai nuk do të jetë vendi i parë që e prezanton veten si fuqi bërthamore në Lindjen e Mesme. Biografia prej pesëqind faqesh e ish-kryeministrit Peres, “Shimon Peres - The Biography”, një edicion ky në gjuhën angleze përkthyer nga origjinali në hebraisht, i cili është publikuar kohët e fundit nga “Random House”, tregon disa nga detajet e bisedimeve sekrete të Peres me Parisin, për të mbyllur një marrëveshje mbi reaktorin. Sipas ekspertëve, fakti më i rëndësishëm është një pakt sekret i nënshkruar në vitin 1957 me kryeministrin e atëhershëm francez, Mauris Borges-Maunouri, në Paris, disa muaj pasi është përmbyllur marrëveshja për reaktorin. Sipas librit në fjalë, pakti konstatonte gjerësisht se dy kombet mund të bashkëpunonin në kërkimet dhe prodhimin e armëve bërthamore. Franca kohët e fundit ka debatuar se marrëveshja është mbyllur disa vjet pas presionit diplomatik të rëndë të ushtruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kërkonin nga Franca që ajo t’i jepte fund bashkëpunimit bërthamor me Izraelin. Megjithatë, ende disa ekspertë gjejnë një domethënie historike me faktet që tregojnë se marrëveshja është kryer. Sipas Avner Kohen, autor i një libri të publikuar në vitin 1998 mbi lindjen e programit bërthamor të Izraelit, shprehet fakti që pala franceze ishte e gatshme për të bashkëpunuar me Izraelin në zhvillimin e armëve të shkatërrimit në masë, është diçka jashtëzakonisht e brendshme në një skenë politike e diplomatike. Sipas tij, kjo tregon se Franca ka qenë shumë e përfshirë në programin bërthamor të Izraelit, duke shtuar se ajo që është ironike në këtë mes është fakti se Franca sot po përpiqet të ndalojë Iranin nga prodhimi dhe zotërimi i një potenciali bërthamor. Libri vazhdon më tej duke diskutuar mënyrën se si Peres ka treguar këmbëngulje në kundërshtimin e liderëve të tjerë izraelitë, siç ishin Golda Meir, i cili kundërshtoi fillimin e programit bërthamor, duke shprehur shqetësim për zemërimin që mund të shkaktonte ky hap në Perëndim në një kohë kur shumica e vendeve refuzuan t’i shesin armë Izraelit. Franca, e cila i shiti aeroplanët e parë luftarakë Izraelit, i ka qëndruar më pranë këtij vendi se çdo shtet tjetër perëndimor. Disa zyrtarë francezë e identifikojnë konfliktin izraelit me arabët në atë kohë me betejën e Francës kundër një revolte të armatosur ndaj sundimit të saj në Algjeri. Një shkrimtar veteran, njëkohësisht edhe ish-ligjvënës për Partinë e majtë Laburiste, e cila njëherë e një kohë është drejtuar nga Peres, Bar-Zohar, deklaron se ish-kryeministri Peres i kishte kërkuar atij t’ia shkruante biografinë, duke rënë dakord për publikimin e librit pa i treguar më parë atij një kopje të tij. Vetë ish-kryeministri izraelit, Shimon Peres, e vlerëson si librin, ashtu edhe autorin e biografisë së tij.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme