Rëndësia psikologjike e detajeve

Vendbanimi ynë momental është thënë në mënyrë fëmijërore, hapësirë që shohim nëpër dritare e në të cilën janë vendosur yjet, kodrat, livadhet, pemët së bashku me shumë detaje tjera. Që këto detaje, sa do që na duken të parëndësishme, nuk janë të parëndësishme. Më detalisht fletë Krijuesi: “Çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s'ka kokërr në thellësi të tokës, s'ka të njomë dhe s'ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (Levhi - Mahfudh).”1

Kompaktibiliteti i ndryshëm i kësaj bote është i njohur nëpërmes krijimit të Allahut të Madhërishëm, në të cilën shihet brenga enorme për detaje unikate, të cilat zbukurojnë çdo gjë të krijuar, duke n`a obliguar që nëpërmes gjithë prezencës së nuancave të shumta në qasje subtile të fateve njerëzore në të cilat nuk kemi drejtë të shohim bardhë e zi. Kështu në fillim, nga gjërat e imta në këtë jetë, sikurse farërat në brendësinë e tokës, të cilat me veprimin e tyre rriten në drunjtë të lartë që ndalin frymën.

Kështu është i njohur tregimi për pastruesin e rrugëve (Michael Ende-autor gjerman), i cili gjatë punës së tij ka pasur vetëm një brengë, se si me lëvizjen e fshesës të bëjë një punë sa më të mirë, duke mos menduar për gjatësinë e rrugës ose madhësinë e qytetit. Me atë qëndrim, hap pas hapi, rrugë pas rruge, kuart pas kuarti dhe tërë qyteti shndërritë nga pastërtia.

Njeriu apo shoqëria, e cila zhvillon tek vetja një fokus të këtillë jetësor, me përgjegjësi duke u munduar që secilën fjalë dje vepër të ardhshme ta bëjë në formën më të bukur, secilën minutë të ardhshme të jetës ta mbushë me bukuri sikur të jetë e fundit, pa mëdyshje do të rritet në madhështi dhe bukuri e cila fascinon.

Shkencëtarët e kanë definuar të kaluarën si grumbull ndjenjash, ndërsa ardhmërinë si grumbull dëshirash dhe shpresash. Shikuar nga ky aspekt, e vetmja periudhë reale është e tanishmja, gjegjësisht ky moment në të cilin p.sh. mu tani i lexoni këta rreshta ose koha në të cilën veprimi i caktuar ende vazhdon. Njerëzit të mashtruar me shpresa afatgjata d.m.th. me bindje subjektive që kanë kohë të mjaftueshme, në mënyrë të vazhdueshme i lejojnë vetes luksin e pa veprave duke lëshuar momentin që të tashmen ta sjellin në perfeksionim. Muhamedi a.s duke qenë tërësisht i vetëdijshëm i mashtrimit mental të përmendur (shpresat e gjata), ofron strategjinë mentale reale, duke thënë:

“Faleni namazin sikur të ishte i fundit.”2

Në mënyrë analoge më këtë këshillë mund të themi: jetoni secilën ditë sikur të jetë e fundit, shkruani secilën fjalë sikur me qenë e fundit, bisedoni me njerëzit sikur nuk do t`i shihni më dhe veprat tuaja do të jenë më cilësore.

Ndjenja e mungesës kohore e vënë njeriun nën presion të detyrueshëm, duke aktivizuar potencialin e tij psiko-fizik.

Njeri i mirë dhe i keq bëhet me zgjedhjet e ndryshme jetësore, të cilat janë të gërshetuara në fytyrat e njerëzve, duke lënë situata të qarta që i njohim në mënyrën e shikimit, lëpizës së gjerë, të buzëqeshjes, lëvizjeve të vogla të pavetëdijshme, formës së rrezatimit, të cilën e përjetojmë, etj.

Allahu i Madhërishëm fletë për rëndësinë e leximit të drejtë të mimikës dhe gjestikulacionit njerëzor, duke i përshkuar detajisht fytyrat dhe lëvizjet e profileve të ndryshme njerëzore. I Lartësuari thotë: “Pasha natën kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit)! Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë!”3 , ose

“Atë ditë zullumqari do t'i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: "I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!”4 , ose

“Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë prej All-llahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu i shumoi). Për t'ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. All-llahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh.”5

Cilësitë e mira dhe të këqija janë një formë e trupëzuar e veprave në të cilat kemi vazhduar, ngase rrugët prej një mijë milesh fillojnë me një hap. Fillimi i lumturisë së përhershme ose jo lumturisë, është me zgjedhjen e një fanari, tronditjet shpirtërore fillojnë me një shikim, trullosja mendore me një gëlltitje etj. Sugjestiviteti dhe naiviteti gjenetik nuk janë arsyetime as alibi për dështime kronike, por mallkim.

“IMTËSITË”, dhe fati

Nga fëmija i posa larë në prehrin e nënës, e cila me pëshpëritjet lutëse thërret tërë fatin e jetës e deri te plaku i pa shtëpi, i cili mezi lëvizte i dehur në mes tryezave të kafenesë, si shprehje e fundit të ruajtjes së krenarisë së tij, fshihet gabimi në të cilin ai fëmijë i deri djeshëm ka vazhduar.

Ka shumë faktorë që përshpejtojnë procesin e zgjedhjes së gabuar në jetë dhe të njëjtët shumë shpesh janë të vendosur me mjeshtri në detaje të cilat rrallë vërehen.

Mësuesja, e cila nxënësin në shkollën fillore e lavdëron duke i treguar vëmendje të veçantë, për shkak se e ka paraqitur shokun e klasës për shkak të një lëshimi; mbjellë farën e parë të përcjelljes dhe spiunimit në trurin e vogël të fëmijës, duke përcjellur mesazhin tërë gjeneratës që akuzuesi sjellë status dhe privilegj.

Dhe kështu sistemi arsimoro-shoqëror kultivon cikërrimtar, mashtrues, qyqarë, të cilët “rrëshqasin” në “kulmin” politiko-ekonomiko-fetar.

Profesori i vjetër në mënyrë provokative pyet studentët në orën e mësimit:

“Për çfarë jeni ju këtu?”, duke menduar në universitet. Studentët janë përgjigjur me një lëpezë përgjigjesh, të cilat kanë përfshirë forma të ndryshme të motiveve të larta e që në fund në mënyrë të qetë profesori u thotë:

“Jo, por për atë që nuk dini të luani me top.”

Shpesh njerëzit kalojnë sisteme të tëra të arsimimit me motive jo të qarta, duke gënjyer me sukses se arrijnë dituri në emër të qëllimeve të larta, ndërsa në esencë ka të bëjë me kërkim të të rëndomtë për jetë luksoze ose në një fushë të ngushtë ku mund të vijnë në shprehje duke kënaqur interesat e ngushta, pasi që e kanë të qartë kur shikohen në pasqyrë që nuk kanë predispozicionin e duhur për karrierë sportive të suksesshme, karrierën e Kazanovës etj.



LOJËRAT FËMIJËRORE



Lojëra të ndryshme të dominimit njeriu fillon t`i mësoj që në vegjëli. Fëmijët kënaqen në gjuajtjen e guralecëve në lumë dhe kështu kënaqin nevojën që edhe ata të jenë faktor i rëndësishëm. Të gjitha lojërat janë të bazuara në luftën për dominim. Lojërat e forcës dhe dominimit mbesin pjesë përbërëse e jetës së njeriut gjatë tërë kohës të rritjes së tij dhe kontakteve shoqërore.

Dominimi i prindërve bie në atë moment kur fëmija tregon interes më të madh në çështjet e ndryshme jetësore. Oficeri, i cili namin e tij dhe ndikimin e tij kryesisht e ka ndërtuar në uniformën me embleme të spikatura, me një paraqitje në pizhame mund të bie në sytë e ushtarëve. Ngjashëm qëndrimet e pozuara të prindit, i cili kurrë nuk luan me fëmijët ose nëpunësi fetar, i cili jetën e dyfishtë e fillon me montimin e çallmës në kokën e shabllonizuar, nuk qëndrojnë gjatë përveç nëse nuk janë të ndihmuara me trashëgime gjenetike.

Në jetën dinamike bashkëshortore, loja e shëndoshë e dominimit është përherë e pranishme, sepse shumicën e grave e mundon a thua meshkujt janë më të fuqishëm se gratë ose mos ndoshta ajo është një përjashtim. Nëse nuk e realizojnë dominimin, e respektojnë mashkullin qoftë edhe nëse kanë humbur. Nëse tregojnë mbizotërimin e tyre, e përbuzin lehtë mashkullin e mposhtur.

Prindi i pa përvojë, i cili përgjigjet me: ”Bën” në pyetjen e fëmijës së tij: “Bën nëse më blen diç?”, pasi e fton në shëtitje; tregon karakterin e butë dhe intelektin naiv sepse pranon në ultimatumin të cilin ia ka vendosur fëmija, duke treguar dominimin dhe rregullat e tij të lojës. Mospërfillja e këtij detaji garanton debutuesin në skenën politike me humbje të pashmangshme dhe shitjen e interesave kolektive.

Personi, i cili zgjedh sallën më të bukur për prezantimin publik, studion profilin e auditorit, prelatit informatat më të bukura me ndihmën e efekteve auditive-vizuale të teknikës së fundit, mund t`a prishë tërë prezantimin vetëm me intonimin e gabuar të zërit.

Nuk është fshehtësi që në kohën moderne të rrallë janë ata që kanë sukses të ngadalësojnë dhe të ndalen në mënyrë kontemplative në koloritin e jetës, sepse jeta është përplot mungesa kohore të pakëndshme, të cilat janë më të shkurtra se dilemat e pilotit izraelit para gjuajtjes së projektimit në fëmijët arab.

Pesë kohët e obliguara të namazit gjatë ditës janë spiranca të domosdoshme të cilat e mësojnë njeriun e vogël, të rrëmbyer me valët e fuqishme të ritmit jetësor, të ndalet dhe të mendojë më thellë me motivet e tij dhe kahen e lëvizjes. Kurthet fshihen në të ashtuquajtura detaje, të cilat është e pamundur të vërehen pa një dozë të inteligjencës e cila zhvillohet si rezultat i përpjekjeve jashtë shablloneve.





INSTITUCIONET DHE DETAJET



Muhamed Kutub, thekson në veprën e tij Vakiuna el-muassir, që anglezët gjatë kolonizimit të Egjiptit të mësuar nga përvoja negative e francezëve e kanë lënë të hapur Az-harin të punoj pa pengesa, ndërsa pranë tij ndërtuan kolegje private me qëllim të ndikimit pro-perëndimor të gjeneratave të ardhshme. Këto shkolla në programet e tyre kanë pasur edhe lëndën mbi Islamin dhe gjuhën arabe. Kurthi ishte në ndarjen e orëve, sepse këto lëndë, feja Islame dhe gjuha arabe kanë qenë në fund të ditës së fundit para vikendit, kur fëmijët kanë menduar për prindërit e tyre, lojën, vikendin, kështu që ndjenjat e lodhjes, plogështisë ose nevojën për ikje më vonë në jetë, gjithmonë e kanë sjellë në asociacion me Islamin. Bashkangjitur me këtë për ligjërues të këtyre lëndëve kyqe kanë zgjedhur njerëz të vjetër, jo atraktiv, të cilët kanë forcuar memorizimin e materialit me kërcënim me shkop. Në anën tjetër, lëndët e gjuhës angleze gjithmonë ishin në fillim të ditës së punës kur nxënësit ishin më të pushueshëm, me ligjërim të profesorëve të rinj dhe atraktiv, të cilët shfrytëzonin metodat e punës interesante. Me kohë nxënësit filluan të konkludojnë se në krahasim me anglishten, gjuha arabe është jo shkencore, e rëndë dhe e tejkaluar si dhe çdo gjë e shkruar në këtë gjuhë është e tillë.

Dhe procesi pro-perëndimor ishte i lëvizur me mjeshtri, ndërsa rezultatet analizoni vet...

Truri është një makinë asociative e ndjeshme, të cilën indoktrinuesit e sotëm nuk e lënë nga shikimi kur plasojnë programet e tyre publike.

Të gjitha entet arsimore islame në botën e sotme (mektebet, xhamiat, medreset, fakultetet, etj.), punojnë nën hijen e pushteteve sekulariste, të cilat gjithmonë kanë pasur mekanizmat për paaftësinë e realizimit të misionit teorik të këtyre institucioneve- islamizimin e shoqërisë.

Njëkahësia e sistemit arsimor fetar në vendet arabe dhe botës tjetër islame, kufizon shikimet e domosdoshme në sfidat e athëta nga këndvështrimet e ndryshme, duke i hendikepuar kuadrin e tyre fetar në shërbimin kualitativ dhe udhëheqjen e shoqërisë së gjerë.

Mjerisht, edhe ky vështrim një kohor nuk është me themel dhe kështu p.sh. në universitetet islamen tërë botën nuk mësohet fiku, hadithi, tefsir, etj. Me qëllim të revitalizimit të këtyre disiplinave dhe ngritjes së tyre në statusin e referencave të pashmangshme të shoqërisë moderne. Në vend të kësaj mësohet për fikun, hadithin, tefsirin, etj. Studiohet në paraqitjen e këtyre disiplinave, themeluesit e tyre, shkollat kryesore, zhvillimin historik e më vonë në dhënien sistematike të temave të disertacionit, të cilat do të kenë karakter përmbledhës jo kreativ.

Titujt kryesor të dijetarëve të sotëm Islam janë në shumicë absolute, disertacione mbi personat historik, detajet e çështjeve të rregullave fetare, studime mbi punën e dijetarëve Islam të kaluar, të cilat nuk kërkojnë gati aspak aftësi hulumtuese-analitike pasi që është e mjaftueshme të gjesh vepra ta shumta të personave të përmendur ose çështje që janë tani të studiuara dhe me përshkrime të mbushen hapësirat në mes dy kopertonave.

Disertacionet e tipit: “Mësimi teologjik i Abu Mensur al-Maturidiut” ose “Qasja e komentimit të Kur`anit sipas Kurtubiut”, “Dijetarët islam në trevat shqiptare në shekullin XIX”, etj. Në vend të këtyre më me prioritet të disertacioneve p.sh. “Themelet dhe detajet e mas-mediave të prezantimit të koncepteve themelore të Islamit në shekullin XXI”, ose “Vrimat në infrastrukturën Islame (mektebet, xhamitë, medresetë, fakultetet islame) të shoqërive moderne dhe programet konkrete të lidhshmërisë së tyre“, etj.

Paramendoni doktorin e elektroteknikës, i cili ka shkruar disertacionin e doktoraturës duke përshkruar punën e laserëve, por n`a ka ardhur me ide të re në këtë lëmi. Sa vlen ky njeri në shkencën e tij?

Ekziston një spektër i gjerë i metodave të ndryshme të infektimit të individëve më ndjenjën fatale të vet pëlqimit dhe vlerave të rrejshme.

Kurthi tjetër vërehet në mesazhet edukative, të cilat mentorët u përcjellin nëpunësve të ardhshëm fetar e të cilat titullohen: “Ju jeni elita, të parët mbi masën e rëndomtë dhe kështu duhet të silleni, etj.” Këta në vend që nga këto fjalë të nxjerrin ndjenjën e përgjegjësisë më të madhe për brengën komplete dhe udhëheqjen me përgjegjësi ndaj “masës” së rëndomtë, trajtojnë këtë botë sikurse delet, duke i plaçkitur financiarisht nëpërmes pagesës së hatreve dhe jasinave e si kthim u ofrojnë qetësi të rrejshme dhe humbje të betonuar.

Fenomeni i interesimit të pamjaftueshëm i gjeneratave të tëra për udhëzim të një udhërrëfyesi komplet dhe të freskët, siç është Islami duhet të analizohet në rrënjë.

Me gjithë infrastrukturën e vendosur (mektebet, xhamitë, medresetë, fakultetet islame, etj.), te të cilat me decenie rrokullisen përmbajtje të caktuara Islame, përqindja e praktikantëve të Islamit është tejet e vogël në krahasim me pjesën sekulare.

Islami, në përgjithësi ende përfshin hapësirë mediave në formën folklorike në të cilën paradojnë “më të suksesshmit”, apo në formë të ceremonive të ramazanit dhe bajramit, të cilat i udhëheqin “intelektualët” me thirrje të arritura në temat biografike-kaligrafike.

Truri i njeriut, por edhe i kafshës, reagon rregullisht në teknikat klasike të kushtëzuara, të cilat funksionojnë duke i`u falënderuar asociacionit të mendjeve tona.

Fiziologu rus Pavllovi në një eksperiment, e ka ushqyer qenin me tingullin e ziles. Në mënyrë identike funksionon edhe kushtëzimi negativ. Andaj, meqë ekzistojnë teknika të ndryshme të kushtëzimit klasik, ndikim më të madh kanë tek të rinjtë, mendjet e kthjella, të cilët do të mënjanojnë stereotipat negative të ngjitura në udhërrëfimin Islam. Duke ndërtuar mozaikë të asociacioneve më të bukura rreth objekteve të larta dhe koncepteve madhore.

Mesazhi i Kur`anit fisnik është:

“E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.”6

_________________

1 El-En`am, 59
2 Ahmedi
3 Esh-Shems, 4-5
4 El-Furkan, 27
5 El-Feth, 29
6 El-Zelzele, 7-8

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme