Alkooli dhe droga

Allahu xh.sh. e ka ngritur qenien njerëzore mbi të gjitha të tjerat, përveç tjerash me logjikë, gjegjësisht me aftësinë e të menduarit dhe dallimit të së mirës nga e keqja, të dobishmes nga e dëmshmja, të bukurës nga e shëmtuara, të vërtetës nga gënjeshtra. Islami e ka ndaluar çdo gjë që i bën dëm organizmit tonë, ndjenjave dhe trurit. Dijetarët pajtohen se të gjitha pijet dehëse, në sasi të vogël apo të madhe, si edhe droga dhe çdo gjë që e mjegullon mendjen është haram, e ndaluar. Muslimani, i cili i do xhaminë Kur’anin dhe Islamin asnjëherë nuk do ta lejojë shejtanin e as exhinin që ta zërë në grackën që ta provojë sasinë më të vogël të drogës, alkoolit, sepse është siguruar te Zoti i vet. ”Por mjaft, sepse nuk do të kesh kurrfarë dominimi mbi robërit e mi! E zoti yt të mjafton si mbrojtës”.

Ai që i qaset xhamisë dhe që të mbetet me të është person i rëndësishëm në shoqëri, nëse jo më i rëndësishmi . Kjo është edhe më e rëndësishme për të rinjtë. Rinia, e cila largohet nga xhamia, largohet nga shoqëria e mirë. Duke i përqafuar si miq personat me identitet të dyshimtë, ndaj gjithnjë e më shumë i afrohet alkoolit dhe drogës. Shpeshherë në një shoqëri të këtillë dhe në një gjendje të këtillë kjo rini i humb kriteret dhe ndjenjat e masës, duke u përfshirë në punët e ndaluara, siç janë vjedhja, vrasja, rrahja, dhunimi etj. që e çojnë në burg. Mirëpo , a mund të ketë të keqe më të madhe dhe mëkat më të madh nga shoqëria e keqe e alkoolit dhe e drogës?

Imam Beheki transmeton se r.a h. Uthmani r.a. ka thënë : “Njëherë një grua e ka thirrur një burrë për t’i sqaruar diçka. Posa arriti ky në shtëpinë e saj, ajo ia mbylli dyert dhe detyroi që ta bënte njërën prej këtyre punëve të këqija: të pijë alkool, ta mbysë një fëmijë, ose të bëjë zina. Duke menduar se pirja e alkoolit do të ishte në këtë moment e keqja më e vogël, ai e zgjodhi alkoolin nga i cili në gjendje të dehur e bëri në fund edhe zinanë edhe vrasjen”. Hazretin Hythmani r.a. pastaj ka thënë: “largohuni nga alkooli, sepse ai asnjëherë nuk mund të gjendet në zemër bashkë me imanin. Kështu që njëri-tjetrin do ta hedhin jashtë”.

Nuk duhet të mashtrohemi dhe të mendojmë se alkooli është i vetmi që është i ndaluar, për shkak se ai si haram është përmendur decidivisht në Kur’an. Fjala “hamer” ka një kuptim të gjerë dhe ka të bëjë me tërë atë që e mjegullon dhe e turbullon trurin njerëzor, inteligjencën dhe e largon njeriun nga gjendja e vetëdijshme.

Qysh në shek. XIII dijetarët janë ballafaquar me çështjen e definimit të “hamerit”, kur një musliman i mërzitur erdhi nga një vend i largët në Kajro që nga dijetarët të marrë përgjigje në pyetjen nëse ndalohet hashashi, pasi që nuk është përmendur në shpallje si haram ose i ndaluar. Si përgjigje është dhënë hadithi i pejgamberit, i cili gjendet në sunenin e Ebu Davudid “Pejgamberi a.s. i ka ndaluar të gjitha gjërat që e mjegullojnë dhe e mpijnë trurin, na ka bërë të palejuar konsumimin e tyre” .

Për fat të keq muslimanët sot, në një numër të madh, prezantojnë në zinxhirin e atyre që e prodhojnë drogën dhe që e konsumojnë, apo ua sigurojnë të tjerëve. Dikujt do t’i dukej e pabesueshme e dhëna se pikërisht muslimanët gjenden në fushat ku rritet droga, e që pastaj vetë muslimanët ua dërgojnë konsumuesve, e gjithashtu e konsumojnë edhe vetë. Nga prodhimi dhe shpërndarja e deri te konsumimi me të vërtetë është për të ardhur keq, sepse nuk merret parasysh se me paratë e fituara haram i mbajnë familjet e tyre, pra shumë të brengosur mund të pyesim: çfarë të ardhmeje do t’i sigurojnë vetes muslimanët e tillë.

Rinia jonë është e ardhja jonë. Sa më herët që mund t’iu përgjigjemi disa pyetjeve vijuese, aq më e mirë do të jetë e ardhmja jonë, në të kundërtën do ta kemi vështirë në të dyja botët. Këto pyetje janë:

1. A e kemi pranuar faktin se bashkësia jonë nuk është e përsosur dhe se ajo është nën ndikimin e përdorimit të alkoolit dhe të drogës?

2. A jemi të vetëdijshëm për përgjigjen islame dhe zgjidhjen lidhur me këto probleme?

3. A janë të aftë liderët tanë që t’i luftojnë këto dukuri?

4. A janë të aftë prindërit që t’i përgjigjen kësaj sfide në paraqitjen e këtyre gjërave ne familjet që janë të goditura nga këto të këqija?

5. Çka është për ne më mirë: të ballafaqohemi haptas me këto probleme, ose t’i zgjidhim pas dyerve të mbyllura, larg nga sytë e bashkësisë?

6. A e dini pse rinia jonë i ikën alkoolizmit dhe drogës.

7. Si mund t’iu ndihmohet atyre që janë të varur nga droga dhe alkooli, që ta ndërpresin marrjen ke këtyre helmeve dhe t’i kthehen zotit të tyre të pastruar shpirtërisht të rehabilituar dhe të plotësuar?

E lusim Allahun të gjithëfuqishmin që secili prind apo kujdestar ta kryejë me ndërgjegje detyrën e vet, ta udhëzojë në rrugë të drejtë, që rinia jonë të mos e gjejë ngushëllimin në alkool drogë ose në punë të ndyra, por ta gjejë veten në fe, në punë e rend dhe gjithmonë ta kemi ndërmend se secili nga ne jemi bari dhe secili prej nesh do të pyetet për tufën e tij në ditën e gjykimit.

 

 

Materiali i konsultuar

 Përkthimi i Kur’anit nga Sherif Ahmeti

 Musnedi i Ebu Davudit në gjuhën shqipe

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme